• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUR FESTA S’ËSHTË PËR TË GJITHË, KUJTOHET THEMELIMI I PARTISË DHE ARRESTIMET E SAJ…

November 8, 2019 by dgreca

Nga Visar Zhiti/

Të jesh arrestuar në 8 nëntor, shumë vite më parë, kur në këtë datë përkujohet themelimi i Partisë së Punës, dikur Partia Komuniste e më pas Partia Socialiste e Shqipërisë, pra të jesh i arrestuari i kësaj partie, ka një dualitet të rënde në festë, qoftë dhe në fetën e pa shpallur dhe të braktisur të saj tani ashtu siç e kishte të fshehtë dhe vetë themelimin …

Pushteti i asaj partie dënonte kundërshtarët e saj dhe përndiqte këdo që e mendonte si të të tillë..

Nëse tani, përkujtohet shëmbja e Murit të Berlinit, që ndante mirzorisht botën dhe njerëzit dhe perandoria komuniste ka 3 dekada që ka rënë, pra kur nderohen viktimat, qëndrestarët, disidentët, kundërshtarët, martirët e totatalitarizmit, të ngresh në qiell, qoftë dhe për ca ditë, heronjtë vetëm të asaj partie, kauza e së cilës solli rrënime të vendit dhe gjak të popillit, pra jo heronjtë përbashkët të atdheut dhe lirisë, pavarsisht bindjeve, para të cilëve biem në gjunjë, pra ndarja e heronjve dhe ngritja tendecioze e disave, është hap pas, akt i pa pranueshëm, antihistorik, me pasoja në besim dhe moral. Dhe ndoshta jo vetëm kaq. Dhe përgjegjësia është e përbashk:et.

Po sjellim këtu pjesë nga burgologjia “Rrugët e ferrit”, ku rrëfehet se si është përjetuar një arrestim në atë ditë, në 8 nëntir, që ndryshoi tërësisht rrjedhën e një jetë, por dhe gjithë jetën e vendit.

Kështu nis, nga ndjesitë e para të gjithkujt……

ARRESTIMI NË RRUGË:

Më arrestuan në ditë feste, më 8 nëntor, në mesditë…

          Sipas një ligji të pashkruar, në data të tilla të shënuara nuk duhej të bëheshin arrestime, të mos dukeshin pranga në festë, jo egërsi e qen policie, por, edhe nëse do të ishte i shkruar, nuk ndryshonte gjë. Thuhej se përjashtoheshin rastet flagrante, por gjithsesi të mos prishej hareja, se populli duhej të gëzonte medoemos, madje me forcë. Brohorimat, vallet, fjalimet, ai ngazëllim gjeneral, si mund të turbulloheshin, kur për to ishte derdhur gjaku lumë? Natyrisht, që të ndërtohej një botë e re, socializmi – dhe ku? – në gojë të ujkut, mes armiqve të jashtëm e të brendshëm…

      – Ej, ti, ec me ne!                                                                                             Pse, mbaroi festa, pa filluar? S’do të kishte veprimtari të tjera, tjetër akt, vetëm kaq? Ç’ishte kjo e ndalur në rrugën kryesore, afër sheshit të qytetit verior, Kukësi i Ri, ku që prej disa vjetësh punoja si mësues, por larg, pas malit të parë, edhe më larg, pas malit tjetër, tjetrit, male prapë, në fundin e botës?!…   Një arrestim, jo shumë larg urës së madhe, ku ujërat e dy Drinave, i Ziu dhe i Bardhi, megjithatë nuk dremitnin. (Lumi fle, por jo armiku, thoshte proverbi popullor).                                                                                     …S’m’u dha të kundërshtoja, ndoshta ngaqë e njihja thirrësin, një gjatosh i zbërdhulët si negativ, operativi i zonës. Por po bënte të ashprin… ai e mbante dorën të rrasur në xhepin e xhupit dhe një si tytë formësohej aty. Revolveri…     Po këta njerëz përreth, të rastësishëm? Pse po më shikonin aq vëngër? – Futu! – gati më shtynë.                                                                              Te vendi përpara, anash shoferit, një qenie e trashë dukej si e plandosur. Ndërkohë dhe na priste. Ku e kisha parë? Qytet i vogël, të gjithë njiheshin… nënkryeta… Dega e Punëve të Brend… Në ndenjësen e pasme të makinës, në anë, qe strukur një polic (po ky, çne?!), që nxinte si perdja e zezë mbi xhamin e mbyllur. Dhe menjëherë ndjeva një të shtyrë. Operativi gjatosh u shtrëngua pas meje duke u palosur. Ajo thirrja e tij me kërcëllimë dhëmbësh u përsëdyt rrapëllyeshëm me mbylljen e derës. Heshtje dhe pezm për pak çaste. Qenia e trashë u kthye përkëtej. Me ballë tmerrësisht të ngushtë, aq sa dukej sikur flokët e sertë i fillonin fill mbi vetullat.                                                                        – Je i arrestuar! Ti!                                                                                          – Pse? – u trondita.                                                                                            – Ta tregojmë atje…                                                                                     – Vërini prangat! – Befas, i pashë duart e mia të shtrënguara me hekura, aq shpejt m’i vunë, polici sigurisht, kurse operativi, po në atë çast, gati m’i shkuli jakat, teksa i shikoi me zell e kompetencë, se mos kisha helm në to.                     Sikur nuk më thanë: në emër të popullit je i arrestuar? Të jetë rrëmbim dhe jo… “Gazi i degës” shkrofëtiu përhumbshëm dhe pastaj ngarendi egërshan nëpër ankthin gjithë xixëllima të padurueshme. Pallatet shembeshin pas meje, pa zhurmë, në shurdhëri. Pse u kthyem prapë? Jo, po iknim, por pallatet ishin tmerrësisht njëlloj. S’e kuptova ku ndaluam, pse i ngjitëm ca shkallë, ç’pati që bërtiti një shkurtan përtej një tryeze, ndërsa mua, pa m’i hequr prangat, më kontrollonin, duke më marrë gjithçka, stilografin, paratë e pakta, letrat nëpër xhepa, mbanin procesverbal për to, këpucët, çfarë, hiqi, edhe rripin, kërkonin medoemos të kisha orë. Ku e ke orën, ë? S’kam, s’u besoj orëve, dhe pastaj zbritëm shkallët. Shkallë prapë. Sa më poshtë shkonim, aq më tepër pakësohej drita, derisa edhe shkallët u bënë prej terri.                                           

      NË QELI DHE KUNDËR FLOKËVE

      Më flakën në një qeli boshe, pa asgjë, veç mureve të trasha, ciklopike – shiheshin te dera, te dritarja ngushtalaqe në fund – rrafsh me tokën përmatanë. Pra, ishte nëntokë këtu. Hekurat e saj të trashë si gjarpërinj me kokë e bishta të prerë, të kokolepsur radhë-radhë, e ndanin atë pak pamje në katrorë dhe e bënin vepër kubiste, pra të dënueshme. Përsipër, për të shtuar sigurinë, ishte mbërthyer edhe një rrjetë e ashpër teli, edhe ajo me katrorë fare të vegjël, që më sollën ndër mend plëndësa kafshësh të mëdha.                       Ndërkohë isha ende me pranga. Kurrë nuk i kisha pasur duart aq keq, të fyera dhunshëm, megjithëse ç’nuk kisha prekur më parë, plehra, thika, edhe armë zjarri, u kisha dhënë dorën maskarenjve, ndodhte, kisha shfletuar gazeta, fjalime të diktatorit, i kisha larë pellgjeve. Përkundruall, dera e rëndë, e errët, me një sportel të vogël, vuv. Rrëshqiti, u hap përgjysmë dhe një copëz fytyre vëzhgoi ca, pastaj e mbylli me trokëllimë. Ç’kanë me mua? Po rrija pa lëvizur, më këmbë. Përsipër, në anën tej, në një si zgavër katrore mbi portë, ishte llamba. E gjithë kamarja e saj qe e mbështjellë po me atë rrjetë teli si edhe frëngjia. Përhumbshëm, m’u nëpërmendën turinjtë e ngritur të një qeni prej flakësh, që ia kishin zënë gojën ashtu, për të mos më kafshuar tani. Dyshemeja e drunjtë lëshoi një rënkim.

       *   *   *

      Njëri nga policët se kë thirri, i cili, me t’u futur brenda, pa folur me askënd, hapi një çantë të zezë, më hodhi një vështrim, u turbullua një grimë, desh tha diçka, që i ngeci, sikur më njohu, por prapë u bë i huaj, i largët përfundimisht. Ai, pikërisht ai, afroi drejt kokës sime diçka të zezë, tip revoleje. Kështu do të më vrisnin, kot? E ndjeva diçkanë e zezë, bëri trak dhe çuditërisht unë s’rashë. Po gumëzhinte koka ime brenda apo çfarë? Cullufe kaçurrelash binin përdhe si copa mermeri të errët. Po dërrmonin ndonjë statujë kështu, jeniçerët i binin me topuz? Grumbulli i flokëve si një grumbull muzgu po shtohej mbi këmbët e mia të zbathura. Ah, po më qethnin, ç’mëkat! Berberi ai. Qethje e pazakonshme, i lidhur me pranga. Eh, të gjithë kështu i qethin këtu, sigurisht me pranga, por unë e kam për herë të parë e për herë të parë më bënin tullë. Po më vinte më keq se nga vetë arrestimi. U meka fare. Nuk fola. Edhe flokët nuk paskëshin qenë të mitë, çështje shtetërore edhe ata, dihej. Do t’i hidhnin te plehrat apo do t’i digjnin? Kisha pasur flokë të bukur, të dendur, i urrenin…

      Në qeli po ndihesha më i shkretë dhe i fyer fare. Mirë që është frika, thashë me vete. Dhe ajo brerja e largët. Kokën e rrjepur si prej akulli e zura me duar, ndoshta për ta ngrohur sadopak a që ta mbroja të mos rrokullisej, por edhe duart s’i urdhëroja dot. Kishin ende ftohtësinë e prangave. Edhe dimri duhet të jetë afër, punë ditësh, punë prangash… Gjithçka dhe të gjithë tani do t’i kisha kundër. Ndërsa ankthi shtohej, frika ime po mpakej, ngaqë s’mund të më mbronte. Dhe kështu sikur donte të ikte, të më linte vetëm. Jo, jo, prit aty, ti, frika ime! Më duhesh. Edhe akuza më duhet, që të përballem. Akuza është si flokët, do të më jepte forcë. Mosfaji i ngjan kokës së qethur poshtërueshëm. E njënjëshme. Copëz shkretëtire. I ngjan mëkatarit pa asnjë mëkat. Gjëra të dëgjuara këto. Kur një kohë është e fajshme, është faj të mos bësh faje. Por e pëson keqas.

       HETUES DHE MINJ

      – …agjitacion dhe propagandë… – sikur më akuzuan, kur më çuan sërish të prangosur, s’di se ku, nëpër një mesore tjetër dhe po ajo mugëtirë, iknim dhe iknim për të mbërritur, ndoshta te po ajo karrige ku më qethën, në një pasdite të përgjysmuar, në një dhomë të zhveshur, jo, ishte e tjetërllojshme, më e pasigurt, si në një tjetër realitet, ku asgjë s’të ndihmonte.                      – Kush më akuzon? – pyeta zymtë.

      – Organet e Sigurimit të Shtetit. – Rreptësia e përgjigjes sikur më solli më në vete.

      – Prano! – më urdhëroi qetësisht një zë tjetër.

      – Çfarë? – u çakërdisa unë.

      – Fajin.

      – Cilin faj?

      – Që ke bërë.

      – Ma thoni ju, se nuk e di.

      – Këtu s’bëhet shaka dhe s’të hyn në punë zgjuarsia, nëse e di veten të tillë, – po ngulmonte zëri më i rreptë, gati në hakërrimë.

      – Po kush jeni ju? – guxova të them. Vërtet, kush ishin, ç’simbolizonin?

      – Siç nuk është zakon këtu, po të paraqitemi, po ta bëjmë këtë nder. Unë jam kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, Agron Kokona, dhe shoku tjetër është shefi i Hetuesisë, Nexhat Selimi, e kemi ndër më të mirët në Republikë dhe ka zbërthyer armiq shumë të mëdhenj e grupe të tëra armiqësore, që kanë merituar plumbin, kuptove? – po fliste me të butë më i vjetri prej atyre të dyve, nëse ishin dy, sepse më vinin përqark më shumë zëra e fytyrat më rishfaqeshin: njëra me më shumë rrudha, maskë plaku babaxhan, pa shprehje,             e ftohur, gri, donte të ngjante për mirë, si e rënduar nga përvoja, kurse tjetra, e nxehur, e kuqërremtë, kacafytëse, edhe pse pa flokë, më e re, që gjithsesi i kishte duruar me shkëlqim konsumimit. – Po ta përsërit, se ndoshta je i hutuar, se e dimë, shkollarët hutohen kollaj. – Po, po, dy fytyra përsëriteshin dhe muri i shpëlarë përreth.

      – Mos e përkëdhel, shoku kryetar, – e ndërpreu tjetri dhe më hodhi një vështrim përvëlues, aq sa e plasariti maskën e vet. U përqendrova i tëri për të kuptuar sa më shumë.                                                                                      – As ne s’jemi prej këndej, vijmë nga Jugu, – nisi të fliste maska kryetar, vjetërane e tëra, – punojmë ku do Partia, ku ka nevojë atdheu, por s’jemi ankuar si ti. I kemi provat që ti je fajtor, po deshe prano, po deshe jo, me dru kokës nuk do të të biem.                                                                                                 – Hëpërhë.

      – …

      – Ndize një cigare, – tha kryetari dhe më zgjati një kuti të drunjtë me duhan të hapur.

      – Nuk di ta dredh, – thashë.

      – Ta dredhim ne, – tha kryetari. Edhe ai, besoj, me kuptimin tjetër. E vërejta. Ishte shumë thinjosh, i tymtë, çka e bënte ca hijerëndë. Pasi përgatiti cigaren për mua, ma dha ta njomja me gjuhën time letrën e saj, për ta ngjitur. Më bëri përshtypje. Ndezi çakmakun e tij dhe ma afroi siç bëjnë njerëzit.

      – Do të punojmë bashkë, – u mëshoi fjalëve kryehetuesi pas tymit që e përmbyti shpejt dhomën e vogël ku kishim rënë. Nuk pyeta dot se çfarë quante punë ai. Që ta shkulje tjetrin nga jeta e vet dhe ta mbyllje mes këtyre mureve nën dhe?

          *   *   *

      Makina e shkrimit kërcëllinte e zezë.

      …Në hetuesi po merresha rëndom natën. Pastaj vetëm natën. Pas mesnate. Afër mëngjesit. I pranguar. Të sqaroja armiqësinë time, që Partia të mendonte për mua. Ka shumë rëndësi pendimi dhe të tregoja përgjumësh… shokët… ata e kishin më shumë fajin… që kisha rënë në këtë rrugë të gabuar… nëpër ankth më kërkohej se ç’kishin ndër mend të bënim. O-r-g-a-n-i-z-a-t-ë ?! Çfarë? Ç’thamë kur u pushkatua ministri i Mbrojtjes? Ku donim të arratiseshim, kur? Po të tregoja, pra, po të isha i sinqertë me Partinë, do të dënohesha më pak, po, por edhe mund të lirohesha. Jo, jo, ti s’lirohesh. Ti do të dënohesh e do të ridënohesh. Pse s’do që ndëshkimi i Diktaturës së Proletariatit të bjerë mbi ata që të morën më qafë, që desh të morën më qafë, ë, pse s’flet? Ç’është kjo kokëfortësi që do të të thyejë kokën?

      E vazhdonin të derdheshin mbi mua sharjet e bërtitjet si vërshim llumi mbi gjumin tim të keq, në qeli, dhe e përmbytnin dyshemenë sërish, ashtu siç kishin bërë një gjysmë ore më parë a në mijëvjeçarin që shkoi, gjatë seancës më të fundit të hetuesisë, kur mbi përgjumjen time më këmbë, i lidhur me pranga, ndërsa pyetesha ulëritshëm, ndieja rrëketë e baltës, vërsuljen e saj, moçalin gjithpërpirës. Befas dilte prej andej një qen-robot, më hidhej, më ngulte dhëmbët metalikë në mish, varej rëndshëm e kërkonte të mbërrinte skeletin tim, për ta brejtur. Djersë apo gjak rridhja?

                                                                                                                                      *   *   *

      Këta të dy merreshin me mua tani. Ai, miu që njihja, pak si gri, me një xixëllimë sysh të gjilpërtë, që dilte nga një vrimë e dyshemesë, ndalej, më afrohej, pranonte ndonjë thërrime buke, që ia jepja, por, kur më gjente shtrirë, vinte e shëtiste nëpër trupin tim. Ia ndieja gudulisjen më shumë në qafë. Nuk doja ta trembja, prisja derisa të ikte vetë. Seç e thërriste në vrimën e tij dhe ikte me vrap. Vështrimi i tij përndizej, prushëronte shumë më tepër në sytë e hetuesit. Kishte shtuar këmbënguljen dhe ashpërsinë. Më goditës dhe primitiv. Sikur është dobësuar dhe i flihet. Ku do të ketë qenë? Mungoi kaq gjatë! Në hetuesi të tjera, në ndjekje bandash, me pushime, në pushkatime, jashtë shtetit fshehurazi? Apo aty, pas derës e më përgjonte, ndërsa unë vërdallisesha i trallisur kafazërisht? Eh, të kisha çuar miun! Nuk besoj, ai është i mirë, i gjorë… Si ti…

      – E pse ke frikë të jesh armik? – më ndërpreu sikur unë të kisha kundërshtuar një blatim.

      – S’kam dhe aq frikë, – i thashë, – por s’jam.

      – Kemi prova. Je kundërshtar, armik, njëlloj janë.

      – Prova janë betejat…

      – Ato pret ti, i pandehur, – më ndërpreu, – por ne jemi fitimtarë! – Dhe u kujtua të shtojë: – Të ndërtosh socializmin, nuk të duket betejë ty? Serioze, madhështore! Maskara!

      * * *           Po rrija më këmbë në mes të qelisë. Nga trupi im vareshin poshtë jo vetëm copa lëkure të shkruara, por edhe vena të shkulura, të këputura keq, inde, nerva, fije lidhëse të shqyera me dhëmbë, damarë të përgjakur, nga rridhnin ndjenja dhe mendime dhe tërë siguria e ruajtur deri më tani. Ndihesha fajtor. U binda. Kisha qenë. Pse s’ndenja i tërhequr mes qetësisë prej vdekjeje. Pse guxova të jem normal këtë herë mes çmendurisë së përgjithshme? Dhe po ndëshkohesha me të drejtë. S’kisha pse të kërkoja falje ose mëshirë. Me shpejtësi trallisëse po vazhdonte hemorragjia prej vetvetes. Po boshatisesha mrekullisht. Çengela e ganxha, e kavo, linja të tjera të padukshme që më lidhnin dikur me botën dhe nuk më dukeshin asgjë, tani qenë këputur dhe unë mes tyre, me këmbët ngatërruar nëpër to si në një kurth kaotik, kisha shtangur. Nuk ndieja më gjë. Kishin vdekur edhe valët në ajër. Në një cep të vuajtjes, që kaq shpejt u bë e pakohë, gjeta përçartjen e një poezie për gjyqin tim. Më priste kjo ditë e ferrit që në gjallje.             

Filed Under: Opinion Tagged With: Visar Zhiti- I arrestuar me 8 nentor

Unë kërkoj ndjesë…

November 7, 2019 by dgreca

Nga Lek Mirakaj/

Kohë më parë një nostalgjik i vockël i diktatorit pati pafytyrsinë që ti kërkojë fëmijve të ashtuquajturve “kolobracjonist”të kërkojnë të falur shqiptarve për kolobrocjanizmin e prindërve.Natyrisht kur kjo thirje vinte nga një “minuk”si Petro Koqja,nuk meritonte asnjë lloj konsiderate.Po kur kjo kërkesë vjen edhe nga “historijanë “që me modesti e vetëquajnë vetvehten”shkencetar”meriton që të merret në konsideratë.Dhe Unë I biri I njerit nga më të anatemuarit,Kol Bib Mirakës, po i kërkoj të falur shqiptarve se im atë nuk e bëri detyrën e tij për ta zhdukur që në embrijon kolerën e kuqe.I kërkoj të falur atyre qindra fëmijve të pa fajshëm që vdiqën nëpër kampet e internimeve se Im atë nuk e bëri detyrën e tij, të vriste ujkun me yllin e kuq në ballë, që i thoshte atyre ferishteve që u shuan në Tepelenë. Gjyshi ytë më ka turbulluar ujtin.I kërkoj të falur fshatarve që të pashpirtët me yllin e kuq në ballë nuk i la as pula dhe e detyronte atë që prodhonte grurin,të ushqehesh me dekalbin e tmershëm që nuk e hanin as derrat.I kërkoj të falur bashkëvuajtësve të Tepelenës ,Gradishtës,Spaçit ,Qafë Barit se Im atë nuk e bëri detyrën ta zhdukte farën  e keqe që e mbushi Shqipërinë me kampe e burgje të panumurt, ku vuanin pa asnjë faj, mijra shqiptar dhe fëmijë që nga mosha  e djepit.I kërkoj të falur se Im atë nuk e bëri detyrën ,për ta zhdukur kolerën e kuqe kur ishte mundësija,të gjithë atyre që ju kacavjerën vaporëve dhe një pjesë edhe humbën jetën ,vetëm për të shpëtu nga skëtera komuniste.I kërkoj të falur shqiptarve se po ta kishte bërë detyrën si duhet tim atë,sot pleshtukët trashëgimtarë të etërve të tyre kriminelë,nuk do të guxonin të fyenin ,të talleshin me kujtesën e hidhur të popullit,duke ekspozuar portretet e të njëjtve si diktatori ,në bulevard.E pse Enveri mungon tek ato portrete,po e merituen se luftuan ,i takon komandarit të jetë në ballë bashkë me të gjithë kriminelët e tjerë që i vrau vetë.

Sa shumë kam për të kërkuar falje se im atë nuk e bëri detyrën.Ti kërkoj të falur atyre myzeqarëve që komunistët e udhëhequr nga Dushani i vranë pa asnjë faj.Ti kërkoj të falur Dibranve, që kur e pushtuan Dibrën ,komunistët hidhnin valle duke kënduar “”…Dibrës s’madhe ja bëmë nënën”.Ti kërkoj të falur popullit të Kosovës për djemtë që u masakruan në Tivar .

Oh sa shumë kemi ne fëmijët e atyre “armiqve” për të kërkuar të falur.Po vëllezër ,kanë të drejtë të na kërkojnë që ne të kërkojmë të falur,ne ishim fajtorë se kishim lindur fajtorë,sipas mësimeve të partisë.Po vëllezër ,po a mundet njeri të më ndihmoj për të evidentuar  krimet që komunistët kryen ndaj popullit.Jo.Janë qindra dhe mijra,duhen volume të tëra për të përshkruar krimet e atyre që janë përgjegjës aq sa Enveri dhe që sot turpërojnë atë shesh ,që pak kohë më parë ,qe  zbukuru me viktimat e këtyre kriminelve, që me ekspozen e tyre provokojnë memorjen e hidhur të një populli të tërë.Dhe për mos tu zgjatur ,po Ju drejtohem juve gjoja shkencëtar.Nuk e ndjejë aspak vehten të detyruem për të kërkuar ndjesë.E para se im atë u përpoq ,( për këtë jam krenar,),aq sa pati mundësi dhe e luftoi kolerën e kuqe ,pa bërë asnjëherë kompromis me kriminelët ,që tradhëtuan interesat e qytetarve të vetë(tradhëtia më e madhe e kosideron Xhon Reed,tradhëtinë që i bëhet aspiratave të popullit),nuk po flas për tradhëtinë ndaj Kosovës,nuk po flas për “kolboracjonizmin “ me armiqtë tanë jugosllavë,me rusë e kinezë e me dreqin e mallkuar vetëm për pushtet.Krenar se as unë ,as nëna ime,as vëllai im ,as njerëzit e familjes nuk bënë asnjëherë kompromis me të parët tuaj.Krenar se im atë derdhi gjak duke luftuar kundër invazorve serbve,krenar se im vëlla ,xhaxha e kushurinj derdhën gjak duke luftu kundër pushtuesit shqipfolës komunist,krenar se Mirakajt e mbajtën të gjallë rezistencën antikomuniste deri në vitin 1951.Është koha që Ju që i dilni për zot të keqes, të kërkoni të falur për krimet e atyre që kujtoni se i nderoni duke i ekspozuar dhe rifrskuar edhe njëherë memorjen akoma të freskët të krimeve të atyre që “pushtuan” Shqipërinë 75 vjet më parë .

Filed Under: Opinion Tagged With: Lek Mirakaj-kërkoj ndjesë

Z. KRYEMINISTËR: KUSH I PERSEKUTOI KLERIKËT QË UA VENDOSE PORTRET ATY KU SOT KE VENDOSË EKZEKUTORËT?

November 7, 2019 by dgreca

Letër nga SHBA për Kryeministrin e vendit tim zotit Edi Rama/

Nga Muharrem Xhydollari ( Hudenisht)/

Zoti Kryeministër, /

Kur juve së bashku me të ndjerin Ardian Klosi, muarët nisjen për tu futur në polititkë, tek një pjesë e mirë e popullit u ngjall pak shpresë, sepse juve jo vetë se ishit të rinjë (pa komplekse) vinit nga familje me biblioteka dhe do të vinte në ndërgjegjen tuaj që Shqipëria duhej të dekomunistizohej por jo teorikisht sic po bëni juve sot, por me një praktikë që mbarë populli shqiptar ta kuptonte dhe ta shihte mirë se po largohej e keqja që i kishte skllavëruar për gjysëm shekulli dhe përfundimisht do ti shkëputej këtij konfuzioni politik të tranzicionit post diktatorial. Rruga që muarët për ta përshkruar të la vetëm. Këtë nuk e deshëm, por ajo ndodhi.

Zoti Kryeministër, ju bashkangjitëm slloganit “bashkëvuajtes e bashkëfajtor”. Kjo do të ishte e papranueshme mbasi edhe vet ju duhet ta dinit se i hipur në dy kuaj lumi nuk kalohet. Vuajtësit nuk u muarën nga fajtorët që sëbashku ti bënin vendimet sesi duhej të ndertohej demokracia apo si do të vendosej drejtësia. Qeveria nën drejtimin tuaj për ti treguar botës perëndimore se do të ishte kundra asaj diktature cnjerëzore, Atit të Shenjtë do ti ekspozonit portretet e viktimave të komunizmit në horizontin e kryeqendrës Shqiptare. Këto veprime perëndimi ti quajti marifete dhe kërkoi prej jush që Shqipërinë, këtë vend të shumëvjuatur, ta dekomunistizoje. Me reforma të guximshme do të shkëputeshe përgjithmonë nga e kaluara masakruese dhe do ta shëroje popullin tënd nga sëmundja e kolerës komuniste.

Tani e besojmë përse nuk e bëre, që sot të vendosje në horizontin e sipërshënuar portretet e vrasësëve të viktimave ndërkohë edhe njëherë e faktove vetë përse Evropa të kishte përbuzur dhe ti dipllomacisë së perëndimit i the se për inat të vjerrës shkove të flije me mullixhiun.

Për të crrënjosur komunizmin, merrje modelin gjerman dhe do të kuptoje sesi u shkul nazizmi edhe shumë më shpejt komunizmi, diktatura këto që botës I shkaktuan ato plagë që do të duhet shumë kohë për shërim. Duhet të mendojmë se ishte ajo Gjermania që juve e rreshtuat me humbësit kur ajo doli më e fituara. Këtë ajo, Gjermania e arriti si rezultat i atyre reformave trimërore dhe të domosdoshme për kombin e tyre. Këtë praktikë të Gjermanisë juve nuk e bëtë por mendohet dhe as mund ta bënit dot sepse akoma keni inxhinierët dhe specialistët që ndërtuan muret e ferrit dhe ata nuk mund të projektojnë dhe të ndërtojnë parajsën. Ata, komunistët nuk dalin dot nga ferri ku i ka futur mizoria që vet e kanë ndërtuar. Dekriminalizimin ju mund ta eliminoni me dekomunistizimin mbasi ky i fundit është burimi i së parës. Atëherë, do të sillje atë që kërkon Brukseli me Washingtonin, atë pra Drejtësinë. Atë që ju vet e nëpërkëmbni, mbasi e dini shumë mirë pasi të vendsoni drejtësi do humbisni pushtetin.

Zoti Kryeministër, humbe pushtetin, por vetëm vendos drejtësinë se vetëm atëherë do të zesh vend në histori. Ndryshe nuk do të kesh ndryshim prej pararendësve të tu. Ka ardhur koha të “zbrazësh thesarin e mendjes” (f.k) natyrisht po e pate. Pozicionohu me të moralshmen dhe jo me të kundërtën sic ndodhesh sot. Edhe kur të “qartësohen ujrat, atëherë mat thellësinë” (m.k).

Përshëndetje,

Muharrem Xhydollari ( Hudenisht)

6.11.2019

Filed Under: Opinion Tagged With: Muharrem Xhydollari-Leter Edi rames

OTHER NYC ELECTION RESULTS – 2019 BALLOT QUESTIONS

November 6, 2019 by dgreca

Prepared by Rafaela PRIFTI/

In 2019 NYC Election, the Board of Election had rolled out early voting (October 26-November 3) and had provided brand new electronic tablets, in anticipation of the 2020 primary at the end of April and the general election next November. On the first page of the city ballot were the candidates for local offices. The only citywide race was for public advocate, where the Democratic incumbent Jumaane D. Williams of Brooklyn faced Councilman Joseph Borelli, a Republican from Staten Island. There were the District Attorney’s race in Queens and a few judges’ positions, in some districts. The five ballot questions were on the second page. The issue was that each one comprised several proposed changes to the City Charter, altogether 19 proposals. 

For example, Question Nr. 2 which covered the Civilian Complaint Review Board that asked the voter to decide whether to empower the Board to conduct its own inquiries into police officers’ statements, also deals with four other changes to the Board’s makeup and operations, a Yes-or No vote applied to all five issues. The same approach applied to four other proposed revisions of the City Charter. If each measure is tied to several more and the voter slightly disagrees with one part of the question, then the decision of voting ‘all or nothing’ needs to be made at the expense of fairness. New Yorkers voted YES on all five:

  • YES on Question 1: Elections, namely bringing ranked-choice voting to primary and special elections for Mayor, Public Advocate, Comptroller, Borough President, and City Council; and extending the amount of time between vacancy of office and the special election.
  • YES on Question 2: Civilian Complaint Review Board, including reforms like increasing the number of members from 13 to 15 and giving the City Council and Public Advocate more say in the appointments; setting a minimum headcount budget that’s at least 0.65 percent of the NYPD’s budget for police officer headcount; more transparency from the Police Commissioner when he/she makes decisions about police discipline; and more power for the CCRB executive director to issue subpoenas and to investigate false statements given by officers during probes.
  • YES on Question 3: Ethics and Government, such as lobbying reform; creating a mayoral office for the director of the Minority and Women Owned Small Business Enterprise program; having the City Council approve the mayor’s appointment for Corporation Counsel; preventing Conflicts of Interest Board employees from participating in local political campaigns; and giving the Public Advocate and Comptroller one appointment each to the COIB.
  • YES on Question 4: City Budget, which will create a “rainy day fund” for NYC; set minimum budgets for the Public Advocate and Borough Presidents; require the Mayor to provide non-property tax revenue estimate in April (versus June); and require the Mayor to submit a revised budget modification to the Council within 30 days of making changes to the financial plan.
  • YES on Question 5: Land Use, which will give more information and time to Borough Presidents and Community Boards when they review development projects under Uniform Land Use Review Procedure.

A sample ballot was made available on the New York City Board of Elections website; clicking “Ballot Information” on the top right; and, on the next page, clicking “View Sample Ballot.” Each question, as well as comments in support of and opposition to each one, were posted on the Campaign Finance Board’s website. Each question is more than 100 words long. For English speakers, the questions total more than 950 words. The questions are also printed in Spanish, an addition of 1,200 words. To get all those words — more than 2,100 of them — on a single ballot page, they were printed in tiny, seven-point type, according to a Board of Elections spokeswoman.

Question 1: Elections

The main proposal creates ranked-choice voting for primary and special elections, starting in 2021. Instead of voting for just one candidate, voters would be asked to rank up to five candidates in order of preference.

Under this system, if no candidate gets at least 50 percent of the vote, the lowest-performing candidate is knocked out. If your first choice is eliminated, your vote goes to your next highest-ranked candidate. This process continues until one candidate gets at least 50 percent of the vote. Supporters say these changes empower voters and encourage candidates to compete for broader swaths of support. Critics said the new system might confuse voters.

The other main changes being proposed are extending the length of time before a special election can be held, and requiring that City Council districts be redrawn before candidates start their efforts to get on the ballot.

Question 2: Civilian Complaint Review Board

It allows the review board to investigate and potentially prosecute officers suspected of lying during a review board investigation. Currently, the board recommends those cases to the Police Department’s Internal Affairs Bureau for further action.

In both instances, disciplinary matters are ultimately decided by the police commissioner; that would not change under this proposal. Police reform advocates support this move. Even some staunch supporters of law enforcement favor it.

People debating this question have also focused on two other changes covered in the ballot issue. One would give the review board’s executive director the power to authorize subpoenas. Currently, the board issues subpoenas through a vote of its board members, usually at monthly meetings. The other would require the police commissioner to send a written note to the review board whenever he or she deviates from disciplinary recommendations made by the board or departmental judges.

Supporters of the changes say they would reshape the Police Department’s culture and improve investigations. Opponents including the Police Benevolent Association, the labor union representing officers, say they would have “a chilling effect on law enforcement that will make the city less safe.”

Question 3: Ethics and Government

If approved, it will extend the ban applied to officials lobbying their former agency colleagues to two years. Currently, there is a one-year ban on this type of activity when people leave public service. It would also restrict campaign activities for members of the New York City Conflicts of Interest Board, who act like referees on local ethics matters. The board members would, for example, be barred from participating in local campaigns. Supporters say the changes would bolster the public’s confidence in the board. Others question whether they would unfairly restrict the First Amendment rights of some city employees.

Question 4: City Budget

This proposal would allow the city to employ a “rainy day” fund. State approval would still be required to create the fund. The city is currently barred from creating this type of fund, though mayoral administrations have found creative ways to squeeze money from one year’s budget for use in another year. Critics, like the Libertarian Party, say a fund would discourage tax cuts or simply operate as a slush fund for lawmakers. Supporters, including the fiscally conservative Citizens Budget Commission, said the move would provide the city with financial stability. The other main proposal here would set minimum funding levels for the offices of public advocate and borough presidents.

Question 5: Land Use

Every inch of New York City is controlled by one zoning rule or another. To deviate from them, a person or business needs permission from the City Council. It also helps to get the local community board’s backing. If this proposal is approved, developers seeking that kind of approval would have a summary of their plans sent to the local community board earlier in the review process. The proposal would also extend the length of time during the summer when community boards can respond to those plans.

Numerous good government groups favor this, saying community boards play an important role in urban planning. And the extra time in June and July is needed, they argue, because the boards are run by residents who often do not meet in the summer.

Some critics say that it does not include funding for professionals to assist with the analysis of community boards.

Filed Under: Opinion Tagged With: Prepared by Rafaela PRIFTI-2019 BALLOT QUESTIONS

KERKOHEN DY METRA VEND PER BUSTIN E ANTON ÇETES….

November 5, 2019 by dgreca

Nga Nue Oroshi/

Edhe pas 24 vjetësh të kalimit në amshim Prishtina nuk gjenë dy metra vend për Monumentin e Profesor Anton Çetta/

Sot në Prishtinë është dashur të këtë festë dhe të gjithë shqiptarët së bashku pa dallim feje, krahine apo ideje ta vendosin Monumentin e profesor Anton Çettës para Institutit Albanologjik në Prishtinë.Por fatkeqësia është se një pjesë e elitës politike shqiptare që është në ikje së bashku me kryetarin e Komunës së Prishtinës ShpendAhmetin e penguan këtë festë për profesor Anton Çettën.Edhe sot e kësaj dite Prishtina nuk gjenë një vendë për ta vendosur kolosin e kulturës traditës dhe pajtimit kombëtar profesor Anton Çetta.Kjo ide fillimisht ka ardhurë si fryt i dy shoqatave shqiptare “Trojet e Arbrit” dhe dhe “BISHZ-në” Zvicërr.

Këto dy Shoqata më datën ,7 qershor 2014 në Zvicërr organizuan një akademi shkencore në Solothurn të Zvicrrës ku ju kushtua jetës dhe veprës së profesor Anton Çettës dhe pas kësaj akademie shkencore të dy shoqatat dolën me propozimin e përbashket që Instituti Albanologjik në Prishtinë të merr emrin e professor Anton Çettës si dhe Monumenti i professor Anton Çettës të vendoset para Institutit Albanologjik në Prishtinë. Fatkeqësisht kjo kërkesë e jona tash e pesë vjet u injorua. Tash e pesë vite me radhë është duke shkuar lëmsh lufta në mes të orjentimit perëndimor pro evropian që dëshiron ta ketë Monumentin e profesor Anton Çettës në Prishtinë dhe orjentimit aziatiko-karpatian që janë duke e bllokuar këtë projekt kombëtar.

Edhe pse çdo gjë ishte gati që të vendoset gurëthemeli i Monumentit në oborrin e Institutit Albanologjik në momentin e fundit drejtuesit e Institutit Albanologjik e kundërshtuan këtë ide duke mos e lejuar vendosjen e Monumentit të profesor Anton Çettës.Ndërkohë që Shpend Ahmeti dhe Komuna e Prishtinës edhe pse e kishin lëshuar lejen fillimisht për vendosjën e monumentit ata i hëngren fjalët e tyre dhe e anuluan vendimin e tyre.Kështu që Prishtina e cila ka një hapësirë të madhe nuk po ka mundësi të gjej dy metra vend për të vendosur monumentin e Profesor Anton Çettës në Prishtinë. Vërtetë është tragjike se deri në çfarë shkalle ka ardhur humbja e vetëdijës kombëtare dhe deri në çfarë shkalle janë ardhur një pjesë e politikanëve të Kosovës sa që të kontestohën veprimtarët kombëtar shqiptar vetëm që me veprimtarinë e tyre kanë bërë pajtimin e kombit. Shpend populli ta trogoj vendin në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, njëra ndër këto arsye se pse të gjuajtën nga politika është edhe ky rast i bllokimit të vëndosjes së Monumentit te profesor Anton Çettës në Prishtinë.

Ne do të presim edhe disa muaj se çka do të ndodhë me vendosjën e këtij Monumenti nëse neglizhohen punët ashtu siç janë duke shkuar përseri do te thirrën shqiptarët nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe në mënyrë solemne do ta vendosim Monumentin e profesor Anton Çettës para Institutit Albanologjik në Prishtinë.

Shpesh e mendoj se si ka mundur ai drejtor i Instutit Albanologjik, ta vendos nënshkrimin për të mos u vendosur Monumenti i profesor Anton Çettës para Institutit Albanologjik në Prishtinë.

Mos qofsha në lëkurën e juaj!Kurse at Gjergj Fishta do t´iu thoshte:”Ore te shkretë, ore të mjerë që u ka marrë koka erë.”

Filed Under: Opinion Tagged With: Nue Oroshi-Anton Ceta

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 357
  • 358
  • 359
  • 360
  • 361
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT