• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA NGUSHËLLON Z. ALFONS GRISHAJ PËR HUMBJEN E NËNËS SË DASHUR

May 14, 2019 by dgreca

Me 12 Maj ndërroi jetë në Shqipëri nëna e vatranit Alfons Grishaj, anëtari i Këshillit të Vatrës, ish kryetari dhe rithmeluesi i degës së Vatrës në Michigan, Pishtar i Demokracisë.

Mirela, bashkëshortja e Alfonsit e dha lajmin në faqen e saj në fb me 12 Maj 2019:” Sot që gjithë bota feston ditën e nënave,familja Grishaj i dhuroi qiellit një engjëll.Pushofsh në paqë vjehërr e nënë e dashur Shaqe Grishaj!
Bekuar qofshin të gjitha Nënat!”

Federata Pan Shqiptare e Amerikës dhe Redaksia e Gazetës “DIELLI” i përcjellin ngushëllimet më të thella z. Alfons Grishaj me familje si dhe të gjithë familjes Grishaj me miq.

I dashur Alfons: Pushoftë në Paqë Shpirti i Nënës Tuaj të dashur!

Filed Under: Opinion Tagged With: Shaqe Grishaj-Nena e Alfons Grishaj

PETICIONET E BEOGRADIT NE FRANCE

May 13, 2019 by dgreca

Deklaratat e Prishtinës për aleancën me Amerikën dhe loja politike e
Beogradit për të angazhuar Evropën në krahun e vet/

NGA RAFAELA PRIFTI/

Radio TV B92 me qendër në Beograd ka publikuar një lajm nga agjencia Tanjug për mohimin e njohjes së Kosovës nga Parisi. Sipas këtij burimi, historiani francez Alex Trude është një nga nënshkruesit e
peticionit ku kërkohet tërheqja e njohjes së Kosovës nga Franca. Nxitja e kësaj nisme vjen nga organizata Peace Collective Kosovo, të cilin e kryeson z. Trude. që thotë se ka mbledhur 1,500 firma brenda një dite dhe synon të arrijë 100,000 në fillim të korrikut në prag të vazhdimit të dialogut në Pallatin Elize. Sipas organizatorit, hapi tjetër i nismës do jetë parlamenti francez dhe hapja e një debat kombëtar. Alex Trude ka dhënë  deklaratë edhe për shtypin serb se kjo lëvizje është në dobi të zgjidhjes së situatës së përgjithshme në Ballkanin Perëndimor duke shtuar se ngritja e problemeve të lidhura me Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut nuk i ndihmon asnjë pale.
“Ne duam të mbahet debat për Kosovën në Asamblenë Kombëtare të Francës përpara 1 Korrikut dhe ardhjes së Presidentit Vuçiç në Paris.
Kemi arritur të kontakojmë disa politikanë të cilëve do t’jua dorëzojmë peticionin. Ata do të flasin përpara Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit.” thotë z. Trude. Sipas tij, kjo do ta ndryshojë situatën sepse nuk ka pasur debat në Francë përpara se të njihej pavarësia e Kosovës. “Nikola Sarkozi e ndërmori këtë akt vetë në pasditen e së dielës më 17 shkurt 2008 me përkrahjen entuziaste të Ministrit të tij të Jashtëm Bernard Kushner… Ekipi u ka dërguar disa komisioneve parlamentare raporte alarmuese për gjendjen e të drejtave të njeriut dhe situatën e përgjithshme në Kosovë,” ka deklaruar z. Trude.
Lajmi nuk e publikon kohën se kur e ka nisur historiani francez fushatën për mbledhjen e firmave për tërheqjen e Francës nga njohja e pavarësisë së Kosovës. Por rrjetet sociale serbe u gjallëruan me diskutime për metodat e firmosjes së një peticioni që thuhet se synon të japë Kosovës autonomi, duke kthyer mbrapsht historinë. 

Në fund të prillit në krahun tjetër të oqeanit Atlantik, organizata dhe shoqata të komunitetit shqiptar morën pjesë në seancën dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan kushtuar viktimave të luftës së Kosovës, duke i kujtuar opinionit botëror se Serbia ishte vendi agresor i konfliktit njëzet vjet më parë. Seanca dhe mesazhi i përcjellë tek parlamentarët amerikanë si edhe protesta përpara ambasadës serbe në Uashington patën jehonë në fushën mediale.
Pa kaluar as dy javë, z. Alex Trude deklaron se ka planifikuar të mbledhë firmat për t’ia mohuar njohjen e pavarësisë Kosovës nga Franca dhe se ta çojë peticionin e tij në zyrat e polikanëve dhe zyrtarëve lokal francezë për ta nënshkruar atë pas zgjedhjeve në BE. Dhe e gjitha kjo në emër të hapjes së debatit për Kosovën në Francë përpara bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Përballë deklaratave të Prishtinës për aleancën me Amerikën, politika e Beogradit po luan lojën për ta angazhuar Evropën në krahun e vet me peticione.

Filed Under: Opinion Tagged With: Rafaela Prifti-Kosova me Ameriken-Sebet me Evropen

DR. MHILL GECAJ, KRYETAR I SHOQATËS NIKAJ-MËRTUR, U PRIT NGA KRYETARI I VATRËS

May 10, 2019 by dgreca

Të Premten, 10 Maj 2019, Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, priti kryetarin e Shoqatës së Nikaj-Mërturit, Dr. Mhill Gecaj, i cili shoqërohej nga anëtari i Këshillit të Vatrës z. Astrit Gjonpali, si dhe nga Petrit Sokoli e avokati Mark Gecaj.

Kryetari i Vatrës i uroi mirëseardhjen mikut të tij Gecaj dhe shoqëruesëve të tij dhe i informoi rreth veprimtarive dhe qëndrimeve të Vatrës si dhe i njohu me përpjekjen që po bën ai vetë gjatë mandatit të tij për të afruar rreth Vatrës edhe bashkëatdhetarë që jetojnë jo vetëm në SHBA dhe Kanada, por edhe në Europë, përmes atyre që tashmë njihen si “Miqtë e Vatrës”. Pas hapave të parë në Zvicër, së shpejti edhe pritet të nisë puna edhe në Londër. Më pas u fol edhe për zhvillimet në Shqipëri dhe qëndrimet e Vatrës.

Editori i Diellit u përshkroi mysafirëve rrugëtimin 107 vjeçar të Vatrës, dhe veprimtaritë e organizuara me rastin e 110 vjetorit të gazetës DIELLI.

Mysafiri solli përvojën që ka shoqata e Nikaj-Mërturit për urëlidhjen e Vendlindjes me Diasporën.

Dr. Mhill Gecaj e drejton Shoqatën e Nikaj – Mërturit që nga prilli i vitit 2018, kur e mori mandatin pas avokatit Gjin Niklekaj. Shoqata shquhet për veprimtaritë e saj, por mbi të gjitha, për frymën e bashkëpunimit sic e tregoi edhe rasti i ndërtimit të  rrugës nga Lekbibaj deri në Curraj të Epërm, ku financimi ishte nga vetë banorët dhe ish banorët e shpërngulur nga perla e Alepeve.

– Edhe vetë ne nuk e besonim se do të realizonim atë mrekulli. Një zonë magjepse po boshatisej thuajse plotësisht për shkak të izolimit, tregoi dr. Gecaj. Por ia arritëm dhe e gjithë Shqipëria e mësoi se çfarë mund të bëjë bashkëpunimi mes njerëzëve edhe kur nuk e kanë ndihmën e shtetit. Ai veçon kontributin e kryetarit të Bashkisë së Tropojës z. Besnik Dushaj, deputetit Isuf Çelaj, mërgimtarëve,  dhe shumë e shumë të tjerëve.

Dr. Gecaj tregoi plot emocione detaje, se si u angazhuan nikajmërtursit për ndërtimin e rrugës e deri tek përurimi dhe bekimi i saj. U realizua një ëndërr, që pakëkush e besonte. Ishte në festën e përurimit edhe presidenti i vendit Ilir Meta si dhe Ipeshkëvi i Sapës, Imzot Simon Kulli, që e bekoi rrugën përmes Meshës  që bëhej për të parën herë pas më shumë se 80 vitesh në Kishën e Shën Sebastianit.

 Fshati Curraj Epër shtrihet në veri të Shqipërisë në rrethin e Tropojës, dhe është ndër fshatrat më të bukur të kësaj zone, por mungesa e rrugës e ksihte izolua nga pjesa e tjetër e vendit. Tash është hapur porta e rigjallërimit, të rindërtimit të shtëpive karakteristike, për të sjellë atje turistët.

 Kryetari i Vatrës dhe Kryetari i Shoqatës së Nikaj Mërturit diskutuan edhe për mënyrat e bashkëpunimit dhe për afrimin e e Nikaj-Mërturësve që jetojnë në SHBA rreth Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA.

Dr. Mhill Gecaj mbresat nga vizita në VATER i shkroi në librin e vizitorëve.

Filed Under: Opinion Tagged With: Dr. Mhill Gecaj-Nikaj-Mertur- Dritan Mishto-Vatra

KRYETARI I VATRËS DHE EDITORI I DIELLIT U TAKUAN NË MANHATTAN ME DR. VILI MINAROLLI

May 8, 2019 by dgreca

SHKRIMTARI VILI MINAROLLI DHUROI 8 LIBRA TË SHKRUARA PREJ TIJ PËR BIBLIOTEKËN E VATRËS/

Dr. Vili Minarolli është një figurë e njohur e politikës, diplomacisë, por edhe e publicistikës dhe letërsisë shqipe. Edhe pse ai zyrtarisht është tërhequr nga politika, herë pas here, shfaqet me prononcime publike, kryesisht në faqen e tij në rrjetet sociale dhe analizon apo jep këshilla për politikën, siç ka qenë rasti  i mesazhit publik me të pakënaqurit e Partisë Demokratike ose Letra publike drejtuar së bijës së Azem Hajdarit etj.

      Dr. Minarolli e kalon jetën mes Tiranës dhe Otavës në Kanada, ku ka marrë edhe shtetësinë kanadeze. Sot, e Mërkurë 8 Maj 2019, ai ishte për vizitë turistike në Nju Jork, në kryeqendrën e  biznesit botëror, në Manhattan dhe në pamundësi për të ardhur në VATËR, për shkak të kohës së kufizuar, ai u takua në Manhattan me Kryetarin e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, z. Dritan Mishto, dhe Kreredaktorin e Diellit, Dalip Greca. Ishte një takim i ngrohtë miqësh për një kafe të mëngjesit.

         Kryetari i Vatrës e informoi z. Minarolli për veprimtaritë dhe qëndrimet e Vatrës, ndërkohë që editori i përcolli detaje nga veprimtaritë e Vatrës të organizuara për 110 vjetorin e Gazetës DIELLI. U shkëmbyen mendime për situatën në Shqipëri dhe krizën politike që ka mbërthyer vendin si dhe për rolin e diasporës në zhvillimet e vendit të lindjes.

    Dr. Minarolli ka qenë dhe mbetet një figurë me kontribute cilësore në politikën dhe Diplomacinë shqiptare, por edhe në publicistikë me analiza e opinione, ndërsa pas dorëheqjes nga funksionet që mbante në politikë e diplomaci, i është kthyer pasionit të vjetër të Letërsisë. Ai i ka dhënë lexuesit shqiptar romane, që pasqyrojnë jetën e shqiptarëve jo vetëm në rreth 3 dekadat e  tanzicionit, por më gjërë.

        Shkrimtari Minarolli dhuroi për bibliotekën e VATRËS romanet e  tij: “APOKALIPS” botuar nga Shtëpia botuse”Dituria”, “KONTRABANDISTI”-2016; “NË KAFENENË E BENIT NË SHESHIN OMONIA”-2016; “FYTYRA DHE MASKA”-2016; “TRAFIKANTI” -2016, “NDODHI NGA XHUNGLA”-2017, “JETA E DYFISHTË E NJË AGJENTI”-2019, si dhe librin”NGJARJE QË NUK HARROHEN-BISEDË ME VETVETEN”-2017, me përkushtimin:”Prindërve të mi, të cilët vuajtën fizikisht dhe shpirtërisht gjatë regjimit të egër e antinjerëzor komunist në Shqipëri.

Të gjitha librat mbajnë dedikimin për bibliotekën e Federatës VATRA prej autorit Vili Minarolli.

Filed Under: Opinion Tagged With: Dr. Vili Minarolli-Kryetari Dritan Mishto-Editori Dalip Greca

VIKTIMAT E LUFTES NE KOSOVE KERKOJNE DREJTESI

May 5, 2019 by dgreca

VIKTIMAT E LUFTES NE KOSOVE KERKOJNE DREJTESI NE KONGRESIN AMERIKAN NE UASHINGTON

-Pasqyrim i zgjeruar i Seancës Dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme/

Nga Rafaela Prifti/

Foto: Qemal ZYLO/

Pas njoftimit të mëhershëm dërguar për Diellin online nga Uashingtoni, po paraqes për lexuesit shkrimin e zgjeruar me pjesë nga dëshmitë e folësve të ftuar në seancë, pyetjet nga anëtarët e Komisionit të Punëve të Jashtme, dhe një përshkrim të atmosferës në sallë. Shkrimi mund të jetë i gjatë por jep të dhëna dhe informacion me interes për disa pika, të cilat mund të përdoren si referencë në studimet e ardhshme. Pas punimeve të seancës, në program kishte vizita te zyrat e deputetëve dhe protestë përpara Ambasadës së Serbisë në Uashington. Për këtë pjesë, sjell përgjigjet nga biseda me anëtarin e Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, z. Marjan Cubi, të cilit i shpreh mirënjohje.     

Kryetari i Komisionit* të Kongresit Amerikan për Punët e Jashtme, z. Eliot Engel e hapi seancën me një përshkrim të shpejtë të rrethanave globale njëzet vjet më parë. Në atë kohë tri shtete të cilat kishin qenë dikur në kampin komunist, Hungaria, Polonia dhe Republika Ceke u anëtarësuan në aleancën atlantike NATO, Boris Jelcin dha dorëheqjen dhe posti i presidentit të Rusisë kaloi te Vladimir Putin, Marrëveshja e Dejtonit kishte filluar të implementohej, ndërsa në Kosovë kishte nisur fushata e spastrimit etnik të popullsisë shqiptare. Në bazë të raportit të vitit 2017 nga Qendra per Legjislacion Njerëzor, të titulluar “Fshehja e provave të krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë”, qysh nga viti 2001 janë gjetur 941 trupa të shqiptarëve të Kosovës në katër varre masive në Serbi. Sipas raportit, vendimi për fshehjen e trupave dhe provave të krimit është marr në nivelet më të larta qeveritare qysh në mars 1999. Asnjë person i vetëm nuk është thirrur përpara ndonjë gjykate në Serbi për fshehjen në masë të të vrarëve shqiptarë në varreza masive. Raporti tjetër nga Organizata për të Drejtat Njerëzore tërheq vëmendjen tek një direktivë tjetër e ardhur nga Beogradi, dhunimi si mjet i vazhdimit të luftës në forma të tjera dhe instrumente të spastrimit etnik. Për viktimat e dhunës nuk ka pasur drejtësi, tha z. Engel. Si Amerika, ashtu edhe aleatët evropianë nuk ndërmorën veprime me vend. Madje Amerika dhe BE e detyruan Kosovën të krijonte ‘gjykatën speciale’ për të hetuar rastet e shkeljeve nga forcat e UCK-së. Ndërkohë Departamenti i Shtetit dhe aleatët tanë evropianë nuk kërkuan nga Beogradi që të vinte në zbatim drejtësinë si pjesë e programit të vendit drejt integrimit evropian. Z. Engel tërhoqi vërejtjen tek mandati i Dhomave të Specializuara të cilat deri tani kanë ndjekur penalisht vetëm shqiptarët. Ai tha se Komisioni i Punëve të Jashtme do ta monitorojë nga afër Gjykatën Speciale në mënyrë që të ndjekë ligjërisht të gjithë ata që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë. Prandaj ka rëndësi që dëshmitë e panelistëve të ftuar këtu të dëgjohen, theksoi z. Engel, dhe prezantoi me radhë folësit.

Përfaqësuesi Republikan i nivelit të lartë i Komisionit, Michael McCaul tha se ndonëse ndërhyrja e NATOS përfundoi agresionin në qershor 1999 por lufta nuk ka përfunduar për një numër të madh të viktimave. Duke shtuar se seanca është jo vetëm mundësi për të dëgjuar dëshmitë por dhe për të kërkuar rrugën e vendosjen së drejtësisë së mohuar. Z. McCaul shtoi se kurajo dhe guximi i tyre i jep zemër edhe të tjerëve të japin dëshmitë e tyre. Në emër të drejtësisë dhe në emër të atyre që e kërkojnë atë, folësit paraqitën dëshmi gojore të detajuara: Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga foli për statusin e grave të dhunura, Vasfije Krasniqi për mbijetesën prej dhunimeve të kohës së luftës, Ilir Bytyqi për rastin e tri vëllezërve të tij dhe Profesor Paul R. Williams për diskordancën midis mandatave ligjore të instancave ndërkombëtare dhe vendore që kanë mundësuar moszbatimin e drejtësisë deri më sot.

Ish-Presidentja e Kosovës iu drejtua Përfaqësuesve me fjalët, “sot mbaj peshën e mijra jetëve që u sakatuan nga lufta në Kosovë. Ato duan të dëgjohet zëri i tyre dhe kërkojnë drejtësi për krimet e kryera ndaj tyre.”  Në kontekstin e sotëm të përpjekjeve për normalizim të marrëdhënieve me shtetin fqinj dhe ish-agresorin, për të negociuar paqen, tha ajo, del parësore cështja e drejtësisë ndaj krime të luftës dhe krime ndaj njerëzimit të kryera nga forcat e regjimit serb gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Është fjala për jetët e civilëve dhe të pafajshmëve, për të mbijetuarit që ende vuajnë pasojat e luftës, për të pagjeturit dhe familjet e tyre. Znj, Jahjaga citoi disa të dhëna nga dokumentet e mbledhura nga Humanitarian Law Center, Kosovo, për periudhën 1998-2000. Sipas dëshmive, numri i civilëve të vrarë arrin 13, 535 prej të cilëve 1,230 fëmijë dhe 1,647 ende të pagjetur, përafësisht 20,000 femra dhe meshkuj shqiptarë kanë përjetuar dhunë seksuale si taktikë lufte, në periudhën mars-prill 1999, në kulmin e fushatës së spastrimit etnik, rreth një milion refugjatë u shpërngulën nga vendi, Gjatë periudhës 1998-1999 kanë ndodhur qindra ekzekutime në masë por vetëm 74 prej tyre janë të dokumentuara. Në shtojcën e dëshmisë së saj, ajo ia dorëzoi Komisonit të dhënat për datat dhe vendet e 74 varreve masive. Në lidhje me Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet në ish-Jugosllavi në Hagë, folësja tha se nuk ka arritur të vendosë drejtësinë për viktimat si edhe të krijojë dokumentacion të plotë të akteve kriminale të kryera gjatë kohës së luftës. E njëjta ineficiencë u përcoll nga gjykatat e drejtuara nga OKB-ja në Kosovë të cilat ndonëse kishin mandate për hetime në shkallë të gjerë bënë shumë pak për evidentimin e krimeve, sqaroi znj, Jahjaga.

“Ne që kemi përjetuar luftën, ia dimë më shumë vlerën paqes.” tha folësja e parë e seancës. Por paqja nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse autoritet serbe nuk pranojnë përgjegjësitë e regjimit të Milloshevicit për krimet e kryera në Kosovë. Për të ecur drejt pajtimit, Serbët kanë rastin më të mirë të distancohen dhe të tregojnë senuk janë si paraardhësit e tyre. Ndërsa poltika e shmangieve nga tema, fshirjes së dallimit midis agresorit dhe viktimës, ambiciet për ndryshim të kufijve flasin për mungesë interesi për një të ardhme në paqe. Duke marrë si shembull edhe fjalimin e presidentit serb Vucic në Mitrovicën veriore vitin e kaluar, znj. Jahjaga dëshmoi se klasa politike që drejton Serbinë sot po ecën në hapat e regjimit të Milloshevicit. Pasojat e gjuhës së urrejtjes i kemi përjetuar dhe e dimë mirë se ku cojnë, shtoi ajo. Ish-presidentja e Kosovës e përfundoi dëshminë me porosinë “Kosova është e përkushtuar të ndërtojë të ardhme në paqe për vendin dhe rajonin, dhe dëshirojmë që edhe serbët të demonstrojnë të njëjtin përkushtim.”

Profesori i të Drejtës Ligjore dhe Marrëdhënieve Ndërkombetare në degën juridike në Universitetin Amerikan si edhe president dhe bashkëthemelues i Entit të Udhëzimeve dhe Legjislacionit Ndërkombëtar mbajti dëshminë gojore për t’i dhënë fund shkarjes nga përgjegjësia për aktet krimanale gjatë kohës së luftës në Kosovë. Analiza e tij e plotë prej 22 faqe iu dorëzua Komisionit. “Për cdo viktimë duhet të vendoset drejtësia dhe cdo kriminel duhet të përgjigjet për krimet e veta.” tha profesori Williams. Duhet të kemi kujdes nga sllogani se të gjitha palët janë përgjegjëse. Gjatë luftës në Kosovë forcat e angazhuara nga regjimi serb ishin autorë përgjegjës për më shumë se 80 për qind të akteve kriminale. Duke cekur periudhën e pasluftës, folësi tha se mekanizmat hibride të krijuara nga UNMIK-u dhe EULEX-i vepruan në raporte shpërpjesëtimore për zbatimin e drejtësisë. Ai tha se gjykimet për dhunën seksuale gjatë luftës duhet të jenë pjesë e padive për krimet e luftës. Në vitin 2015 komuniteti ndërkombëtar ushtroi presion ndaj Kosovës për krijimin e Dhomave të Reja të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Specialist me seli në Hagë. Aty pritet të gjykohen vetëm shqiptarët që ishin në radhët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Nëse ky është funksioni i Gjykatës, tha ai, atëherë kjo në thelb i jep amnesti të gjithë autorëve që kryen krime me nxitjen e regjimit serb dhe efektivisht i mbyll derën drejtësisë për qindra mijra viktima në Kosovë, përfshirë 20,000 viktima të dhunimeve seksuale të kohës së luftës. Hendeku i përgjegjësisë për krimet e luftës është krijuar nga bashkësia ndërkombëtare ku hyn edhe Shtetet e Bashkuara, theksoi eksperti ligjor. Profesori Williams e paraqiti dëmin e shkaktuar deri më sot nga miopia e sponsorëve ndërkombëtarë, me këto fjalë: “…ekuivalenca morale e pavërtetë, ngritja e gjykatave të llojit etnik, mohimi i dhënies së drejtësisë për viktimat, dhe kultivimi i padrejtësive etnike, e dobëson legjitimitetin e mekanizmave të sjelljes përpara përgjegjësisë dhe aftësisë së tyre për t’i hapur rrugë pajtimit –cka është thelbësore për një paqe të qëndrueshme.”  Në fund, folësi dha mendime për ta rivendosur integritetin e Dhomave të Specializuara duke sqaruar mandatin e dekretuar nga parlamenti i Kosovës për ndjekjen e krimeve të luftës. Si edhe bashkëpunimin midis Amerikës me qeverinë e Kosovës, për të kërkuar nga Zyra e Prokurorit Specialist t’i jap përparësi hetimit të krimeve të përdhunimeve të lidhura me periudhën e luftës.      

Folësi i tretë i seancës Ilir Bytyqi, shqiptaro-amerikan nga Staten Island, nga Fondacioni i vëllezërve Bytyqi iu drejtua Komisionit me fjalët: Viktimat nuk mund të injorohen. Nëse doni paqen në Ballkan, ne mund të injorohemi.” Ai tha se nuk mund të arrihet marrëveshje afatgjate midis Serbisë dhe Kosovës, pa ngritur cështjen e viktimave. Trupat e tre vëllezërve Bytyqi u gjetën në një varr masiv në një qendër trajnimi në Petrovo Selo në Serbinë lindore. Autoritetet serbe hapën një hetim për rastin në vitin 2002, por deri më tani nuk janë ngritur akuza. Ilir Bytyqi akuzoi autoritet serbe për mbrojtjen e vrasësve. Ai tha përpara Komisionit se Presidenti Aleksandër Vuçiç mbron kriminelët që vranë vëllezërit e tij, të cilët u vranë pasi u arrestuan nga policia serbe në vitin 1999 pas përfundimit të luftës së Kosovës. Në fushatën e tij për drejtësi ai kërkoi nga Kongresi, Bashkimi Evropian, Serbia dhe Kosova që të japin ndihmë për raste të tilla dhe të tjera të mbetura pa përgjigje. Në dëshminë e tij Ilir Bytyqi tha se Rezoluta 32 e paraqitur nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësueve dhe të Komisionit për Punë të Jashtme, Lee Zeldin, Kryetari Engel dhe Grace Meng dhe  miratuar nga Kongresi verën e kaluar, pati shumë efekt në Serbi. Dhe për më tepër, folësi mbështeti qëndrimin e shprehur nga Kryetari i Komisionit Engel që Serbia të mos lejohet të hyj në Bashkimin Evropian derisa të jetë në gjendje të provojë se do të sjellë para organeve të drejtësisë kriminelët e luftës dhe ata që janë përgjegjës për fshehjen e krimeve. Z. Bytyqi kërkoi nga autoritetet në Serbi ta ndërrojnë kursin e drejmit të politikës së tyre, ndërsa qeveria e Kosovës të shtojë përpjekjet për të kërkuar drejtësi për viktimat.

Folësja e katërt ishte Vasfije Krasniqi Goodman, një nga gratë e para në Kosovë që ka treguar publikisht se ishte viktimë e përdhunimit gjatë kohës së luftës. Ajo dëshmoi se kur ishte 16 vjeçe u përdhunua nga policia serbe në fshatin e saj në vitin 1999. Më vonë ajo e raportoi rastin në UNMIK dhe EULEX. Ndonëse autori i krimit është identifikuar, kanë kaluar njëzet vjet dhe për mua nuk ka pasur drejtësi, tha znj. Krasniqi. Në fund, ajo iu drejtua anëtarëve përfaqësues të Kogresit Amerikan të veprojnë pa humbur kohë në emër të drejtësisë për viktimat.   

Pasi u paraqitën dëshmitë gojore, seanca vazhdoi me pyetje për folësit.

Kryetari i Komisionit, z. Engel i drejtua znj. Jahjaga me pyetjen: Si mund të ndihmojnë Shtetet e Bashkuara për këtë pikë?

Ajo u përgjigj se për viktimat e luftës nuk ka pasur drejtësi. Nuk ka pasur drejtësi për të dhunuarat gjatë luftës, për të pagjeturit, për të shpërngulurit. Human Rights Watch ka mbledhur dhe paraqitur statistikat për periudhën e konfliktit, por organet e drejtësisë nuk kanë vepruar.

Në përgjigjen e tij Profesori Williams tha se gjykata speciale duhet ta ketë të qartë mandatin nën autoritetin e qeverisë së Kosovës. Administrata e UNMIK-ut nuk ushtroi juridiksionin e vet në bazë të mandatit të dhënë. Qeveria e Kosovës ka kompetenca ligjore të bëjë amandamente/shtojca të statutit. Juridiksioni i dhënë nga një organ i Këshillit Evropian është rast i rrallë i diplomacisë që merr rolin e legjislativit.

Deputetja Karen Bass pyeti se cilat janë veprimet që mund të ndërmarrë qeveria amerikane. Profesori Williams u përgjigj se Departamenti i Shtetit duhet të shqyrtojë krijimin e Tribunaleve hibride me mandate, statute dhe kapacitete të përcaktuara. Dhe vërehet se Shtetet e Bashkuara e kanë dobësuar sferën e veprimeve vitet e fundit.

Deputeti Steve Chabot u interesua për përfundimet e nxjerra nga shembuj të ngjashëm si masakrat në Ruanda, Afrikën e Jugut etj. Profesori Williams theksoi se është me rëndësi të kuptohet natyra e marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, ku drejtësia të shihet si pjesë e procesit të paqes. Në Ruanda dhe Kamboxhia ndodhi i ashtuquajturi ‘Katarsi i Viktimave”. Një qasje gjithëpërfshirëse do të kërkonte shtrirjen e mekanizmave eksiztues në gjykata të nivelit lokal.

Deputetja Spanberger komentoi se pas miratimi të ligjit për njohjen e statusit të grave të mbijetuara nga dhuna e luftës, nuk ka pasur numër të madh të tyre që të dalin si rrjedhojë e ligjit. Znj. Jahjaga u përgjigj se statusi ligjor u miratua në shkurt 2018 por duhen vite për të kundërvenë stigmatizimin që ekziston ende në shoqëri që kërkon platformën e duhur.

Kryetari i Komisionit z. Eliot Engel tha se ai vetë e ka pyetur Presidentin Vucic dy here për të zgjidhur rastin e vëllezërve Bytyqi dhe të dyja herët ka marr vetëm premtime dhe asgjë nuk është bërë në përgjigje të kërkesës.

Deputeti Lee Zeldin e mori fjalën dhe tha se përfaqësuesit e të dy partive nuk heqin dorë nga cështja e vëllezërve Bytyqi. Ai tha se nga kjo seancë i dërgon një mesazh të qartë Presidentit Vucic, “Shtetet e Bashkuara kërkojnë drejtësi për viktimat sipas Rezolutës 32. Kjo është pikë që do ta pengoj Serbinë të bëj hapa drejt synimeve të ardhshme.”             

Në fjalën e tij deputeti Brad Sherman tha se përkundër perceptimit të përgjithshëm Shtetet e Bashkuara i përkrahin shtetet me shumicë myslimane sic është rasti I vendeve si Bosnja dhe Kosova. (Lexoje te plote en Diellin e Printuar)

Filed Under: Opinion Tagged With: Rafaela Prifti-Kronika e plote-Viktimat e Luftes-Kosove-Kongres

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 381
  • 382
  • 383
  • 384
  • 385
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT