
Deklaratat
e Prishtinës për aleancën me Amerikën dhe loja politike e
Beogradit për të angazhuar Evropën në krahun e
vet/
NGA RAFAELA PRIFTI/
Radio TV B92 me qendër në Beograd ka publikuar një lajm
nga agjencia Tanjug për mohimin e njohjes së Kosovës nga Parisi. Sipas këtij burimi,
historiani francez Alex Trude është një nga nënshkruesit e
peticionit ku kërkohet tërheqja e njohjes së Kosovës nga Franca. Nxitja e kësaj
nisme vjen nga organizata Peace Collective Kosovo, të cilin e kryeson z. Trude.
që thotë se ka mbledhur 1,500 firma brenda një dite dhe synon të arrijë 100,000
në fillim të korrikut në prag të vazhdimit të dialogut në Pallatin Elize. Sipas
organizatorit, hapi tjetër i nismës do jetë parlamenti francez dhe hapja e një
debat kombëtar. Alex Trude ka dhënë deklaratë edhe për shtypin serb se
kjo lëvizje është në dobi të zgjidhjes së situatës së përgjithshme në Ballkanin
Perëndimor duke shtuar se ngritja e problemeve të lidhura me Bosnje Hercegovinën
dhe Maqedoninë e Veriut nuk i ndihmon asnjë pale.
“Ne duam të mbahet debat për Kosovën në Asamblenë Kombëtare të Francës përpara
1 Korrikut dhe ardhjes së Presidentit Vuçiç në Paris.
Kemi arritur të kontakojmë disa politikanë të cilëve do t’jua dorëzojmë
peticionin. Ata do të flasin përpara Komisionit të Punëve të Jashtme të
Parlamentit.” thotë z. Trude. Sipas tij, kjo do ta ndryshojë situatën sepse nuk
ka pasur debat në Francë përpara se të njihej pavarësia e Kosovës. “Nikola Sarkozi
e ndërmori këtë akt vetë në pasditen e së dielës më 17 shkurt 2008 me
përkrahjen entuziaste të Ministrit të tij të Jashtëm Bernard Kushner… Ekipi u
ka dërguar disa komisioneve parlamentare raporte alarmuese për gjendjen e të
drejtave të njeriut dhe situatën e përgjithshme në Kosovë,” ka deklaruar z.
Trude.
Lajmi nuk e publikon kohën se kur e ka nisur historiani francez fushatën për
mbledhjen e firmave për tërheqjen e Francës nga njohja e pavarësisë së Kosovës.
Por rrjetet sociale serbe u gjallëruan me diskutime për metodat e firmosjes së
një peticioni që thuhet se synon të japë Kosovës autonomi, duke kthyer mbrapsht
historinë.
Në fund të prillit në
krahun tjetër të oqeanit Atlantik,
organizata dhe shoqata të komunitetit shqiptar morën pjesë në seancën dëgjimore të Komisionit të Punëve të
Jashtme të Kongresit Amerikan kushtuar
viktimave të luftës së Kosovës, duke i kujtuar opinionit botëror se Serbia ishte vendi agresor i konfliktit njëzet vjet
më parë. Seanca dhe mesazhi i përcjellë
tek parlamentarët amerikanë si edhe protesta përpara ambasadës serbe në Uashington patën jehonë në fushën mediale.
Pa kaluar as dy javë, z. Alex Trude deklaron se
ka planifikuar të mbledhë firmat për t’ia
mohuar njohjen e pavarësisë Kosovës nga Franca dhe se ta çojë peticionin e tij në zyrat e polikanëve dhe
zyrtarëve lokal francezë për ta nënshkruar
atë pas zgjedhjeve në BE. Dhe e gjitha kjo në emër të hapjes së debatit për Kosovën në Francë përpara bisedimeve mes
Kosovës dhe Serbisë.
Përballë deklaratave të Prishtinës për
aleancën me Amerikën, politika e Beogradit po luan lojën për ta angazhuar
Evropën në krahun e vet me peticione.