
Me 12 Maj ndërroi jetë në Shqipëri nëna e vatranit Alfons Grishaj, anëtari i Këshillit të Vatrës, ish kryetari dhe rithmeluesi i degës së Vatrës në Michigan, Pishtar i Demokracisë.
Mirela, bashkëshortja e Alfonsit e dha lajmin në faqen e saj
në fb me 12 Maj 2019:” Sot që gjithë bota feston
ditën e nënave,familja Grishaj i dhuroi qiellit një engjëll.Pushofsh në paqë
vjehërr e nënë e dashur Shaqe Grishaj!
Bekuar qofshin të gjitha Nënat!”
Federata Pan Shqiptare e Amerikës dhe Redaksia e Gazetës “DIELLI” i përcjellin ngushëllimet më të thella z. Alfons Grishaj me familje si dhe të gjithë familjes Grishaj me miq.
I dashur Alfons: Pushoftë në Paqë Shpirti i Nënës Tuaj të dashur!