Ngs Fahri XHARRA/
Pa asnjë dyshim Kadare është shqiptar i madh Perandor i letrave shqipe, njeri i mendjes dhe i pendë dhe vetëm urimi nuk mjafton , por duhet çdo shtëpi shqiptari ta ketë ne bibliotekën e vete edhe kompletin e librave te Kadaresë . Ky çmim i bene nder te gjithë shqiptareve – shkruan miku .
Zhurma e madhe kundër Kadaresë nga ata që nuk e kanë lexuar asnjë shkronjë nga romanet e tij; zhurmë neveritëse nga një Shqipëri e vogël nga e cila në kohën e Kadaresë të gjithë ishin me libreza të Partisë; zhurmë e pa artikuluar po nga ata që e duan Dumbabën; zhurmë nga ata që edhe prindërit e tyre kanë marrë pjesë në rrënimin e kishave me urdhrin e partisë ; zhurmë nga ata që edhe sot së paku bijtë e tyre janë në poste publike në Shqipëri ; zhurmë nga ata që nuk dinë se çka duan ; zhurmë nga antikombëtarët të veshur në petkun e myslimanit të devotshëm, të katolikut të devotshëm të demokratit të devotshëm : dhe në thelb nuk dinë se çka duan .
Mbrojtja e identiteti europian nga Kadareja i pengon shqiptarët ( jo të gjithë,por zhurmuesit) mysliman dhe shqiptarët ortodoks se duan të jetojnë në frymën e Lindjes; sharja e” kohës që nuk fliste Kadareja në kohën e persekutimeve të krishterimit në Shqipëri “ ndodhë nga një shlyerje antishqiptare ( Lexoni At Zef Pllumbin ); sharje Kadaresë si “këlyshë i partisë” ndodhë nga vet çarqet ish partiake që duan mjegull dhe mëshehjen së “ klyshisë “ së tyre ndaj Partisë në kohën e tyre.
“ Ikja “ e Kadaresë në Perëndim shahet po mu nga ata që e deshën Kadarenë të vdekur .
Të përzier idealistët ( musliman, katolik , ortodoks , komunist ) nuk prajnë së njollosuri figurën më të lartë kombëtare shqiptare të kohëve të reja.
Mua nuk më çuditë kjo klithmë, kjo zhurmë shurdhuese kundër këtij vigani ; por më shumë më vjen turp nga bota e civilizuar që na rrethon.
Një popull që i ngritë përmendore Ivo Andriqit , Dumëbabës ; një popull që e mohon Skënderbeun , Nenën Terezë , Ismail Qemalin , Idriz Seferin ; nuk mund ti themi popull .
Një popull që shkon binarëve të sllavizmit , radikalizmit islamit. ekstremizmit katolik, ortotoksizmit grek , mundet të përfundon aty ku as vetë nuk e dimë – humnerën e pafund të vrimës së zezë .
Fahri Xharra,02.01. 16
Gjakovë
KRYEMINISTRI HARRON ÇAMЁRINЁ
MESAZH KRYEMINISTRIT SHQIPTAR, EDI RAMA/
Zotit Kryeministёr, Edi Rama,/
Tiranë/
Z. Kryeministёr, ju pёrshёndetёt popullin Shqiptar nё trevat etnike pёr festat e fund vitit dhe pёr vitin e Ri 2016 uruat: Popullin Shqiptar tё Shqipёrisë, tё Kosovёs tё Maqedonisё, tё Malit t Zi dhe tё Luginёs sё Preshevёs. Ju nuk e zutë nё gojё Popullin e EPIRIT TЁ ÇAMЁRISЁ Shqiptare me epiqendёr Tempullin e lashtё tё Dodonёs Pellazgo- Shqiptare. Aty jeton populli ortodoksё shqiptar dhe ёshtё djepi i shqiptarizmit, ёshtё vendi i Kronit, i Zeusit, i Akilit, Odiseut,(Odisës),i njё sёrё mbretёrish pёrpara dhe pas Pirros sё Madh, i Gjin Bua Shpatёs, Marko Boçarit, Faik Konicёs e tj. Ju nuk pёrmendёt Arvanitёt Shqiptarё, qё zënë 70% të popullatёs greke, nuk pёrmendёt Arnautёt shqiptarё tё Turqisё qё numurojnё mbi 6 milion frymё. Nuk pёrmendёt Arbёreshёt shqiptarё tё Kalabrisë, me figura tё mёdha tё Rilindjes Kombёtare dhe figurën mё tё fundit qё jeton, Prof. Dr. Antonio Bellusçi. Gjithashtu nuk përmeendët as shqiptarёt e pёrhapur nёpёr botё, prej Zelandёs nё Kaliforni dhe prej Kejptaunit nё Fjordet e Skandinavisё.
Pse e pёrgjysmuat mesazhin e urimit pёr mbarë popullin shqiptar të shpërndarë në të gjithë rruzullin tokësor?…
Unё Z. Kryeministёr po ta jap edhe pёrgjigjen:
Jeni pёrlyer nё ujërat e qelbura greke, tё cilat tё forcojnё karrigen dhe nuk i jep ultimatumin pёr largimin nga Shqipёria tё Peshkopit famëkeq Janullatos, qё ёshtё mё i poshtёr se Shёn Kozmai, i cili gjeti vdekjen si antishqiptar nga qeveritarёt e asaj kohe.
Z. Kryeministёr Edi Rama, ju jeni nё karrige, por duhet të dini se edhe karrikja ka kornizat e saj. Dhe mbi tё gjitha, Atdheu ёshtё tërë shqiptaria kudo ku ndodhet, për shkak të vështirësive ekonomike që i kanë shkaktuar pushtetarët paraardhës, deri tek ju vetë. Megjithatё, ju e keni nё dorё se çfarё emri do t’i lini vetes prapa nё histori…
Rasim Bebo, Addoson IL USA, rasimbebo@att.net
Viti 2016 e kërkon angazhimin e të gjithëve për shtetin
Shkruan: Hashim Thaçi/
Fundi i vitit është koha kur krijojmë distancë nga gjërat rreth nesh, për t’i shikuar nga një perspektivë tjetër, për të krahasuar të sotmen me atë ku ishim, por edhe me atë ku duam të jemi. Kur e shohim vitin 2015 nga kjo perspektivë, del se ishte vit i të arriturave të shumta të Kosovës, ndonëse sfidat me të cilat jemi përballur nuk na kanë lejuar t’i shohim shumë ato.
Një zyrtar i lartë nga Londra, në një takim të përzemërt që kishim, kujtoi sesi para vetëm një dekade Kosova po angazhohej që ta bindte bashkësinë ndërkombëtare që të pranonte të diskutohej statusi politik i Kosovës. Dhe tash, vetëm tetë vite më vonë, ne nënshkruam Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, duke hyrë kështu në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian. Kjo është mirënjohja më e mirë për zhvillimin e Kosovës në rrafshin e ekonomisë, sundimit të ligjit dhe instalimit të institucioneve demokratike.
Qeveria që u instalua para një viti vuri në epiqendër ekonominë dhe zhvillimin e vendit. Kështu, këtë vit, Kosova arriti të tërheq më shumë se një miliard e gjysmë euro investime nga jashtë. E si vlerësim përfundimtar i suksesit të këtij angazhimi erdhi edhe pranimi i Kosovës nga “Millenium Challenge Coroporation” i SHBA-së. Kriteret e rrepta për t’u bërë kandidat për të marrë kredi nga “MCC” dëshmojnë më së miri përparimin e qëndrueshëm që ka bërë Kosova në ekonomi.
Në rrafshin e sundimit të ligjit, institucionet e Kosovës kanë arritur të ndërtojnë, nga zeroja, një kornizë ligjore që garanton një sistem të drejtësisë të pavarur dhe profesional. Ndërsa, në fushën e instalimit të demokracisë, falë marrëveshjeve në Bruksel, Kosova ka arritur të shtrijë shtetësinë e vet edhe në pjesën veriore të vendit, ku tani vlejnë vetëm ligjet e Kosovës.
Përveç konsolidimit të brendshëm, Kosova ka arritur suksese edhe në konsolidimin e jashtëm. Në muajin mars, Kosova ka qenë nikoqire e takimit të ministrave të jashtëm dhe atyre të infrastrukturës nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, në të cilin u morën vendime të rëndësishme në kuadër të Procesit të Berlinit. Kurse, në Samitin e Vjenës në muajin gusht, u përmbyllën këto projekte të nisura në Prishtinë.
Kemi vazhduar dialogun me Serbinë, duke dëshmuar pjekuri politike dhe duke e konfirmuar rolin e Kosovës si promovuese të dialogut dhe paqes në rajon. Dialogu dhe bashkëpunimi është në interes të Kosovës, të rajonit dhe tërë bashkësisë ndërkombëtare që intervenoi për të mbrojtur Kosovën në vitin 1999. Prandaj edhe bashkësia ndërkombëtare është bërë garant i implementimit të të gjitha marrëveshjeve që arrihen në Bruksel.
Për ne është i mirëseardhur edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen e Parimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që përcakton se marrëveshja nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese qartëson se statuti që do të përpilohet duhet t’i përmbushë zbrazëtitë që ka Marrëveshja e Parimeve si dokument i ndërmjetëm, i cili nuk prodhon efekte ligjore, si dhe të garantojë se do të respektohen parimet e Kushtetutës së Kosovës.
Kemi përfunduar edhe procesin e shënimit të kufirit me Malin e Zi, pasi më parë të njëjtën gjë e kemi bërë edhe me Maqedoninë e Shqipërinë. Kurse, tani na ka mbetur ta përfundojmë vetëm edhe me Serbinë.
Gjithashtu, edhe në kuadër të angazhimit diplomatik kemi pasur një agjendë shumë intensive që na ka mundësuar të zgjerojmë dhe thellojmë marrëdhëniet dypalëshe me shumë vende që kanë njohur Kosovën. Në fokusin e vizitave bilaterale në rajon ishte ndërtimi i një fqinjësie sa më të mirë, ndërsa i atyre në Evropë ishte përshpejtimi i integrimit të Kosovës dhe lobimi për procesin e nënshkrimit të MSA-së dhe liberalizimit të vizave. Në këto takime kemi nënshkruar edhe shumë marrëveshje dhe sot ne kemi rreth 200 marrëveshje të nënshkruara ndërshtetërore, ku një pjesë e mirë e tyre janë nënshkruar pikërisht gjatë këtij viti.
Kemi marrë pjesë edhe në shumë forume rajonale e ndërkombëtare, prej atyre që promovojnë bashkëpunimin rajonal, si “SEECP” në pranverë, deri te ato që luftojnë ekstremizmin dhe radikalizmin në botë, siç ishte Samiti i Liderëve për Luftimin e ISIL dhe Luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, në vjeshtë në New York.
Edhe brenda në Kosovë kemi bërë hapa që kanë pasur jehonë ndërkombëtare. Kemi organizuar për herë të tretë konferencën ndërkombëtare “Inter-Faith Kosova”, me të cilën kemi promovuar Kosovën si shembull për tërë globin për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare.
Me fushatën për anëtarësim në UNESCO, ndonëse nuk kemi arritur rezultatin e dëshiruar, kemi portretizuar një Kosovë tjetër nga ajo çfarë e paraqesin armiqtë e shtetit të Kosovës. Kemi treguar një Kosovë, që ka gjetur forcë të tejkalojë dhimbjet dhe vuajtjet e së kaluarës dhe të kthehet kah e ardhmja në paqe dhe bashkëjetesë, kah një e ardhme më e mirë për të gjithë. E ndonëse nuk u pranuam për tri vota, për diplomacinë e Kosovës ishte sukses i madh sigurimi i përkrahjes së shumicës cilësore të botës për Kosovën. Dhe kjo lë të kuptohet, që diplomacia e Kosovës dhe përkrahësit e shtetin tonë, me punë dhe angazhim kanë bërë që Kosova të jetë e mirëpritur nga shumica e shteteve në botë.
Ngjashëm është edhe me çështjen e liberalizimit të vizave. Kemi plotësuar kushtet edhe pse për Kosovën kanë qenë dy herë më shumë se sa për vendet e tjera të rajonit. Edhe ato që u raportua se i kemi përmbushur pjesërisht, i kemi adresuar dhe tani me të drejtë presim që t’i korrim rezultatet e punës tonë në vitin që po vjen.
Është diskutuar shumë edhe për njohjet. Por, nëse shohim kontekstin gjeopolitik, vërejmë se sa kemi arritur të forcojmë subjektivitetin tonë ndërkombëtar. Kosova është njohur nga 82 për qind e BE-së, 86 për qind e NATO-s dhe 56 për qind e OKB-së. Është njohur nga 61 për qind e shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe 49 për qind e Unionit Afrikan. Vetëm CIS apo “Komonuelthi Rus” e ka njohur Kosovën me 0 për qind. Pra, po operojmë në një botë gjithnjë e më të polarizuar, ku Kosova ka arritur me sukses të gjejë vendin e vet dhe të bëhet kontribuuese e suksesshme në zhvillimet që e prekin atë.
Në anën tjetër, jemi bërë anëtarë të konventave të ndryshme, tash së voni edhe në Konventën e Apostilës, që është me shumë interes dhe dobi për qytetarët e Kosovës.
Të gjitha këto suksese ndoshta nuk kanë pasur vëmendje publike, sikur përpjekja jonë për anëtarësim në UNESCO, por kjo nuk e zvogëlon rëndësinë tyre dhe suksesin e politikës së jashtme kosovare.
Sfida kryesore e vitit 2015, me të cilën po hyjmë në vitin 2016 është përpjekja politike e opozitës në Kosovë që të provokojë zgjedhje të reja, duke e penguar funksionimin e institucioneve demokratike të Kosovës dhe duke i sulmuar institucionet e shtetit. Zgjidhja edhe për këtë është e lehtë: Të respektohen rendi dhe ligji, të respektohen parimet e demokracisë dhe të vihen interesat e Kosovës mbi interesat partiakë dhe individualë.
Askush nuk duhet ta shoh Kosovën e vitit 2015 si Kosovë të gazit lotsjellës, sepse fotografitë nga Kuvendi i Kosovës janë të mjegulluara nga politika. Kosova e vitit 2015 është Kosova e vendosur në binarë drejt BE-së dhe NATO-s. Ky rrugëtim do të vazhdojë edhe në vitin që po vjen. Ekonomia dhe zhvillimi i vendit do të mbeten në qendër të angazhimit. Fuqizimi i sundimit të ligjit, gjithashtu. Megjithatë, prioritete më konkrete dhe të menjëhershme për ne mbeten udhëtimi pa viza nëpër Evropë, anëtarësimi në FIFA dhe UEFA, por edhe pjesëmarrja në Lojërat Olimpike.
Me punën që kemi bërë këto vite kemi ndërtuar themele të forta, të qëndrueshme dhe të shëndetshme për shtetin tonë të ri, që qytetarët tonë të jetojnë në prosperitet dhe me dinjitet. Të gjithë do të dëshironim që kjo të arrihej menjëherë, brenda natës. Por, e vërteta është se kjo kërkon angazhim të madh nga të gjithë ne. Kërkon një angazhim, le ta quajmë “Kenedian”, që çdo ditë ta pyesim veten jo se çfarë bëri shteti për mua, por çfarë bëra unë për shtetin?! Sa punova unë për shtetin?!
Fundvit të hareshëm dhe fillimvit sa më të mbarë për të gjithë juve!
Gëzuar, 2016-ta!
*Editorial i zëvendëskryeministrit të parë, njëherësh ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi
“Gallup”: Clinton e Obama, më të admiruarit
Presidenti amerikan Barack Obama dhe kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton janë burri dhe gruaja më të admiruar nga amerikanët, sipas një sondazhi të “Gallup”.
Më 17% Obama kryeson listën për herë të 8 rradhazi, ndërsa Clinton, e cila siguroi 13% të votave të amerikanëve, shpallet si gruaja më e admiruar për herë të 14 rradhazi dhe për të 20-n herë në total. Në vend të dytë e të tretë mes burrave janë Papa Françesku dhe kandidati republikan për President, Donald Trump, secili me nga 5%. Trump ka qenë edhe më parë mes dhjetë më të admiruarve, nga viti 1988 deri në 1990 dhe përsëri në vitin 2011. Lista vijon me Bernie Sanders, Bill Gates, Dalai Lamen dhe George Bush. Aktivistja pakistaneze, Malala Yousafzai dhe Oprah Winfrey renditen në vend të dytë dhe të tretë mes grave me 5% dhe 4% respektivisht. Ato ndiqen nga Michelle Obama, Carly Fiorina, Mbretëresha Elizabetha II-të dhe Angela Merkel. Sipas përfaqësuesve të “Gallup”, sondazhi reflekton emrat e atyre personave që janë shfaqur më së shumti në titujt e shtypit të shkruar dhe atij elektronik.
Kosovë-Tahiri: Serbia shkeli marrëveshjen e Brukselit dhe…
-…Pengoi integrimin e pjesëtarëve të ish-Mbrojtjes civile në institucionet e Kosovës/
PRISHTINË, 30 Dhjetor 2015-B.Jashari/ Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri, deklaroi sot se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit duke penguar që pjesëtarët e të ashtuquajturës “Mbrojtje civile” në veriun me shumicë serbe të integrohen në institucionet e Kosovës, proces ky që ishte paraparë të realizohej dje, më 29 dhjetor 2015.
Ajo njoftoi se Kosova kishte kryer të gjitha obligimet për integrim, duke përfshirë procesin e verifikimit, rekrutimit dhe selektimit të kandidatëve në pajtim me Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dhe se ceremonia e nënshkrimit të kontratave ishte paraparë të mbahej më 29 dhjetor 2015 në Kuvendin Komunal të Mitrovicës veriore në praninë e BE/EULEX-it.
Ministrja bëri të ditur se, përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës, nga institucione qendrore kanë qenë prezentë në këtë ceremoni, por pjesëtarët e ish Mbrojtjes civile kanë refuzuar të nënshkruajnë kontratat e punësimit, madje as nuk janë paraqitur fare në ceremoni sipas direktivave të Beogradit për refuzim.
“Ne kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian gjatë ditës së djeshme për të kërkuar angazhimin e tyre që të realizohet ky proces i integrimit. BE-ja ka provuar pareshtur që të kontaktoj me autoritetet e Serbisë, mirëpo përpjekja e tyre ka qenë e kotë sepse zyrtarët e Serbisë as që iu janë përgjigjur telefonatave të BE-së”, tha ministrja Tahiri.
Kjo sjellje e Serbisë, vijoi ajo, nuk është për t’u habitur, sepse shkelja e kësaj marrëveshjeje është vetëm një shkelje e radhës nga ana e Serbisë.
“BE-ja po ashtu na njoftoi se paraprakisht kishin marrë konfirmim nga Serbia do ta zbatojë marrëveshjen, mirëpo në realitet dështoi ta zbatoj atë”, tha ministrja Tahiri.
Ajo theksoi se ka njoftuar zyrtarisht Bashkimin Evropian për shkeljen e kësaj marrëveshje nga ana e Serbisë.
Ministrja Tahiri njoftoi se dje është dashur integrohen 378 pjesëtarë të ish-mbrojtjes civile, ku prej tyre 328 në institucione qendrore të Kosovës dhe 50 në fondin e kontigjencës, ndërsa më herët në tetor janë integruar 105 persona. Numri i përgjithshëm i personave që integrohen është gjithsejtë 483 dhe qeveria e Kosovës duke respektuar obligimet e zbatimit të kësaj marrëveshje ka nxjerrë vendimin përkatës për integrim.
- « Previous Page
- 1
- …
- 606
- 607
- 608
- 609
- 610
- …
- 859
- Next Page »