• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Trump kërkon mbylljen e kufijve amerikanë për myslimanët

December 8, 2015 by dgreca

WASHINGTON, 8 dhjetor /– Kandidati në krye të garës së paraparakeve republikane për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, Donald Trump kërkoi nëpërmjet një komunikate ndalimin e hyrjes së myslimanëve në SHBA.

“Donald Trump kërkoi ndalimin total dhe të plotë të hyrjes së myslimanëve në SHBA derisa të zgjedhurit e vendit tonë të kuptojnë se çfarë po ndodh”, shkruan ekipi i tij i fushatës në një komunikatë të titulluar “Komunikatë e Donald Trump për të penguar imigracionin mysliman”.

Deklarata nuk saktëson nëse myslimanët amerikanë janë gjithashtu të parashikuar.

Por, duke përmendur një sondazh të realizuar me myslimanët që jetojnë në SHBA, Donald Trump konfirmoi se shumë myslimanë kanë urrejtje për amerikanët.

“Nga ku vjen gjithë kjo urrejtje, ne duhet ta përcaktojmë. Derisa ne të jemi të aftë të përcaktojmë dhe kuptojmë këtë problem dhe kërcënimin që përbën, vendi ynë nuk mund të jetë viktimë e sulmeve të tmerrshmenga ana e njerëzve që besojnë vetëm në xhihad dhe nuk kanë asnjë respekt për jetën njerëzore”, deklaroi Donald Trump në këtë komunikatë.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Shtëpisë së Bardhë që i dënoi me forcë deklaratat e kandidatit republikan, Donald Trump duke i vlerësuar këto deklarata kundër vlerave të Kushtetutës amerikane.

“Deklaratat e Trump janë totalisht kundër vlerave tona si amerikanë”, deklaroi për CNN, Ben Rhodes, këshilltar i presidentit amerikan, Barack Obama.

“Respektimi i lirisë së besimit është shkruar në Deklaratën tonë të të Drejtave (Bill of Rights)”, nënvizoi ai.

Edhe Franca u shpreh e indinjuar nga deklarata për të ndaluar hyrjen e myslimanëve në SHBA bërë nga miliarderi amerikan, Donald Trump, favorit në parapraket e republikanëve për Shtëpinë e Bardhë.

Edhe kryeministri britanik, David Cameron e gjykoi sot të gabuar dhe të një natyre për të nxitur përçarje deklaratën e Donald Trump për myslimanët.

Filed Under: Opinion Tagged With: kërkon mbylljen e kufijve amerikanë, për myslimanët, Trump

PJELLORIA MAHNITËSE

December 8, 2015 by dgreca

(Një lehtësi e padurueshme e sundimit)/

Nga Rexhep Kasumaj-Berlin/

“Papa Xhulio i dytë ishte aq i rrëmbyer dhe koha kur jetonte kje aq e përshtatshme për këtë sjellje, saqë ai realizonte gjithmonë qëllimet e veta”, shkruan Nikolo Makiaveli, një borgjez laik, diplomat, ushtarak e poet fiorentinas në “Sundimtari-n” e famshëm (1513), librin, që do ta bënte filozofin më të largdëgjuar të politikës dhe shtetit.

Që në hyrje, tek i drejtohet prijësit Lorenco de Mediçi, të cilit i kushtonte veprën e tij, thotë përvujtnisht se s’mund ti ofronte shkelqësisë princërore diç më të mirë, sesa mundësinë për të përfituar në pak ditë, atë që ky kishte mësuar tërë jetën.

Pastaj, në hullinë e mendimit të sipërdhënë,
alkimisti që i hoqi fuqisë pushtetëse etikën ose maskën e saj, do t’nënvizonte se është i suksesshëm vetëm ai Princ që i shkon për mbarë fryma e kohës. Ndaj, po të rronte dhe ca Papa i hallakatur e, njëherësh, koha të ndërronte trillet papritur, aherë do të ndëshkohej rëndë prej saj…

Këto janë ligjet e historisë dhe kohët nuk i lëmojnë përherë sundtarët…Por çuditërisht, trualli i Kosovës, i veçantë në shumëçka, jep provën e pakëputshme të së kundërtes! Sepse, ndryshe, nuk shpjegohet dot përse motet e saj kanë një pjellori mahnitëse për të ngjizur e fryrë kurorën e së Keqes!

Behnin rend këndej, tufanesh të përgjakura, Vali e Zhupan, Hazjajin e Komitetar, Vozhd e Mëkëmbës dhe, të gjithë e përherë, gjenin në vitet e saj atë frymën ideale të Nikolos, për të prishur e shprishur çdogjë: me doktrinë e mort, plaçkitje e dëbim biblik. Ata vinin e iknin dhe kohët dukej se lëviznin shenjën, ornamentin a ideologjinë, por, sërish, secilit që fronsohej i dhuronin lehtësinë e padurueshme të sundimit që mjeronte jetën e brezave të flijuar.

A nuk ngjan kështu dhe sot? Republika e mosvarme vijon me një bujari të askundparë përshtatshmërinë e përsosur: që frymën e fatit të vet ta bëj shtrojë komode për guvernantët fillhumbur, të stolisur, tashmë, me petkun joshës kombëtar!

Ndërsa, pra, si pohonte Makiaveli, kohët duke ndryshuar ndëshkojnë princat e paintuitë – në Kosovën shqiptare ato ruajnë ngulmërisht tharmin e tyre konstant ndër shekuj… Madje, kultivojnë si prurje jetike pllenimin frytbartës për demonët politikë që, dhe në cikël perëndimesh, riqarkullohen paprerë në role e misione të errtë, si vetë nata e saj!

Filed Under: Opinion Tagged With: PJELLORIA MAHNITËSE, Rexhep Kasumaj

Farsa e kuvendimit!

December 7, 2015 by dgreca

Nga Rexhep Kasumaj-Berlin/

Ka një kohë për gjithçka, thotë Bibla, po përse nuk e marrin vesh këtë mësim të vjetër regjimtarët e fortifikuar i Prishtinës?Jo, jo. Çuditërisht ata as  nuk duan dhe as nuk dijnë. Janë obskurë e të trëmbur si askush. I tmerron alternimi rregullar dhe përballja me statusin e qytetarit të lirë…Ndaj dhe, duke keqlexuar Sekretarin Kerry, të pajisur shprese se janë favorizuar pozicionalisht, bëjnë ftesën bajate për dialog!

Dhe ndërsa qëllimmirët (Meta i Tiranës) nuk posedojnë asgjë pos hirit të fismë, hipokritët (Hashim e Isa), nga ana e tyre, kanë hedhur një kartë të ligë në qarkullim: arnimin e imazhit të rrugëdalësit nga nyja e krijuar vetë.Si rrëfen historia pllitike, çdo negociatë nënkupton një përafrim palësh drejt qendrës pajtimore! Aherë: meqë opozita refuzon në plotni dy Marrëveshjet, për “Zajednicë” e “Demarkacion”, ç’kuptim do të kishte një kuvendim i tillë. Dhe mbi ç’premisë?

Ndoshta Premieri nuk pret thyerjen e vështirë opozitës por, pas syzimit me të, këtë kuvendtarin e zott e sugjestiv, së paku, tërheqjen pjesore të saj. Arritja e këtij caku të shenjuar do ti  nënshtronte pastaj gjithçka së njëjtës logjikë, formulë e pikëfillesë: tregtimi i tokave dhe interesit kombëtar. Mbase Statusi i ”Zajednicës” pudrosej mashtrueshëm, si  nuset e pabukura, ndërkohë që për Demarkacionin do të rihapej tregtimi, jo për ti kthyer, po për të rimatur kuotën e hektarëve që i falen Malit të Zi: 10.000, 5000, 7000…apo sa?!

Dhe titullarët do festonin saturnalisht, i madh e i vogël, fitoren shkëlqimtare. Belgradi poashtu, madje pa fshehur gëzimin e triumfit historik, si do të shprehej shefi i diplomacisë tek rezymonte punën njëvjetore të qeverisë. Kurse kundërshtarët e Serbisë që përceptohen si armiqë të klikës lokale vetë: edhe do mposhten edhe do poshtërohen. E bashkë me ta dhe kauza e shtetit që lëkundet ecjesh si një fëmijë i retarduar…

Kuvendimi, vërtetë, s’ka si të mos jetë një farsë për moralin dhe i pamundshëm për të drejtën!

Berlin, dhjetor 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: Farsa e kuvendimit!, Rexhep Kasumaj

Sali Berisha dhe kartolina

December 7, 2015 by dgreca

Berisha ne replike me Taulant Ballën: : “Atë që u bëra etërve tuaj nuk ua ka bërë kush ndonjëherë”….

* ** “Etërit” e tyre i eliminoi vetë koha dhe mosha. Por, ai bëri, ai bëri shumë, kundër atyre që u persekutuan nga “etërit” e tyre: kundër ish-pronarëve, kundër ish- të persekutuarve, kundër njerëzve të ndershëm dhe atdhetarë. Ai nuk ktheu pronat, ai nuk ndihmoi financiarisht, moralisht dhe politikisht të persekutuarit e komunizmit, ai nuk hapi dosjet. Të gjitha këto ai mund t’i bënte fare lehtë, pa i thënë kush se përse i bënte, të gjitha këto ishin hapat e parë që duheshin bërë për t’u larguar nga komunizmi.

Opinion nga   ILIR HASHORVA-New York/’

  Më 4 dhjetor, 2015, pasi Taulant Balla lexoi në Kuvendin e Shqipërisë një kartolinë që Sali Berisha i dërgonte plot dashuri dhe respekt nga Parisi në vitin 1979 Hysni Kapos dhe Vito Kapos, me rastin e lindjes së një nipi në familjen e tyre, u ngrit Sali Berisha për replikë. Në vend që të përqendrohej te kartolina, iu drejtua Edi Ramës me një fjalim gjysmë poezi e gjysmë prozë, çdo strofë apo paragraf të të cilit e fillonte, duke përsëritur një herë apo disa herë, fjalën: Edi Rama. Fjalimi që mbajti ishte përgatitur, me sa duket, kohë më parë për ta përdorur kur t’i a lypte nevoja, sepse ai nuk kishte kurrfarë lidhje me kartolinën, pra me çështjen që diskutohej. Nga fjalimi i Sali Berishës që zgjati 4 minuta shkëputa këtë frazë: “Atë që u bëra etërve tuaj nuk ua ka bërë kush ndonjëherë”.

…   Sali Berisha, në të vërtetë nuk u bëri asgjë “etërve” të tyre, ndonëse me fuqitë që pati dhe me përkrahjen e popullit të asaj kohe, mund dhe duhej t’u bënte diçka, qoftë edhe të vogël. “Etërit” e tyre i eliminoi vetë koha dhe mosha. Por, ai bëri, ai bëri shumë, kundër atyre që u persekutuan nga “etërit” e tyre: kundër ish-pronarëve, kundër ish- të persekutuarve, kundër njerëzve të ndershëm dhe atdhetarë. Ai nuk ktheu pronat, ai nuk ndihmoi financiarisht, moralisht dhe politikisht të persekutuarit e komunizmit, ai nuk hapi dosjet. Të gjitha këto ai mund t’i bënte fare lehtë, pa i thënë kush se përse i bënte, të gjitha këto ishin hapat e parë që duheshin bërë për t’u larguar nga komunizmi.

Sali Berisha rrahu barbarisht ish-pronarët kur ata u futën në grevë urie. Ai rrahu barbarisht ish-të përsekutuarit kur ata u futën në grevë urie, madje i detyroi edhe të vetëdigjen, ai nuk hapi kurrë dosjet, por i përdori ato për qëllimet e veta të trembjes së njerëzve dhe të mbajtjes së pushtetit. Ai, në vend që disa parti historike antikomuniste dhe atdhetare si Balli Kombëtar e Legaliteti t’i përkrahte e t’i kishte aleate të forta, i shpartalloi duke u futur farën e përçarjes, i ndau në dy ose më shumë pjesë e i shndërroi, ashtu siç janë sot, në kufoma. Ai po këtë gjë bëri edhe me të persekutuarit politikë të komunizmit: ua ndau shoqatën e tyre në shumë shoqata, duke i vënë nga prapa shoqatës që i shkonte mbas dhe cilësorin “demokrate” dhe “antikomuniste”, a thua se grupet e tjera nuk qenë demokrate dhe ishin komuniste.

Dhe nga këto probleme që duhej t’i zgjidhte jo vetëm si çështje drejtësie, por edhe si çështje pushteti, ai e humbi pushtetin. Ai e humbi pushtetin jo se ata që e morën ishin më të mirë, por sepse ai gaboi rëndë: në vend që të mbante pranë njerëzit që trumbetonte se përfaqësonte, pra të persekutuarit e komunizmit, antikomunistët dhe jokomunistët, intelektualë të ndershëm me personalitet, me integritet dhe me guxim, ai e rrethoi veten me servilë pa asnjë lloj vlere, me njerëz me lidhje të forta me komunizmin, madje edhe me spiunë dhe persekutorë të tij, duke menduar se ashtu do ta mbante më mirë pushtetin.

Ai nuk u ndesh kurrë në kuvend me opozitarët e tij për çështje të një rëndësie të veçantë për të gjithë vendin dhe popullin si, për shembull, për çështjen e pronave, të dëmshpërblimit të të persekutuarve të komunizmit, të hapjes së dosjeve, të zvogëlimit të privilegjeve të deputetëve etj. Jo, për këto ai nuk u ndeshe kurrë, madje ka qenë në pajtim të plotë me kundërshtarët e tij, me ata që pretendon se u ka bërë namin etërve të tyre, se atë që ua ka bërë ai nuk ua ka bërë kush. Por, ai ndeshet përditë, për jetë a për vdekje, me ta për çështje që nuk kanë asnjë rëndësi të vërtetë dhe kjo i gënjen kundërshtarët e komunizmit dhe e bën atë popullor midis tyre. Megjithatë, pas shumë kohësh, sado demagogji të përdorë për t’i kamufluar sjelljet e tij, dhe më duhet të pranoj se është mjeshtër i demagogjisë, njerëzit kanë filluar ta kuptojnë.

Ah, sikur atë fjalim pasionant që mbajti gjoja për kartolinën, ta mbante për çështjet e rëndësishme që përmenda më lartë! Të ishte i sigurt se pushtetin, ëndrrën dhe pasionin e tij më të madh, do ta kishe përjetë dhe historia do t’i siguronte një vend nderi. Ai këto tashmë i ka humbur dhe nuk ka gjasa t’i fitojë më. Me politikën që ndoqi rilindi pikërisht bijtë e “etërve” që pretendoi se i shkatërroi, rilindi kundërshtarët e tij.

Nju Jork, dhjetor 2015 – Ilir Hashorva

Filed Under: Opinion Tagged With: dhe kartolina, Ilir Harshova, opinion, Sali berisha

Shqipëri, po vijnë serbet!

December 7, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Sa bujar që jemi ! Kthehen serbët në vendin e krimit dhe ne iu lejojmë që ata t`i thonë botës se ja këtu e kishim “ golgotën “ serbe ku i humbëm 10 mijë ushtarë .
– Do të shkojmë deri në Shkodër dhe t`i qëndisim varret e ushtarëve serbe me kurora lulesh, Thuhet që janë mbi 10 mijë, e pastaj do të vazhdojmë rrugën deri në Durrës dhe Vlorë , ku nga portet e këtyre qyteteve ushtria e mbetur serbe iku për në Korfuz. Udhëtimi e ka edhe krenarinë tjetër se do bartim të njejtin flamur serb , atë të 1915-tës të cilin e kishin ushtarët serbe të asaj kohe “(Odredište je Skadar, gde ćemo položiti vence na ostatke grobova srpskih vojnika. Kažu da ih ima više od 10.000 tamo i nakon toga ćemo nastaviti put do Drača i Valone, odakle se iskrcavala srpska vojska prema Krfu. Ponosni smo na činjenicu da ćemo nositi tu istu zastavu koju su nosili srpski vojnici.)
A është kush nga Shqipëria që të pyetet se pse ata ushtarë kishin ardhur në Shqipëri ? A e di kush nga Shqipëria se çfarë tmerresh kishin bërë po ata ushtarë në tokat shqiptare ? A e di kush nga Shqipëria që ata erdhën si pushtues ,dhe i siguruan vetes daljen ne Adriatik ? po? Pse nuk flisni ?Nëse duhet që karshi botës të dalim të civilizuar se edhe armiqve iu lejojmë që të përkujtojnë vrasësit tonë, pushtuesit dhe çnjerëzuesit tonë, mirë. Por së pari ne marshin e tyre të turpit së pari të kërkonin falje për gjenocidin ndaj një Shqipërie të varfër dhe të pafuqishme .
(“Spremni smo, pod ovom zastavom možemo i više od toga – kaže jedan od učesnika Batica Pavlović.”)
Jemi të gatshëm që nën këtè falamur të mundemi të bëjmë edhe më shumë- thot një nga pjesëmarrësit e marshit , Batica Pavloviq. Unë e morra si kërcnim ! Po ju ?
Pse Shqipëria nuk kërkon reciprocitet? ata po i vizitojnë mbetjet e vrasësve tanë , po ne nuk guxojmë të dërgojmë libra tek shqiptarët e Luginës .
Shqipëri ! ki mendjen . Nga Patriarkana e Pejës deri në Shkodër një udhëtim 240 km i gjatë, të cilin para 100 vitesh e kaluan serbët duke u terhjekur nga Shqipëria ; u nis një ekip gazetaresh dhe alpinistesh
(.Od Pećke patrijaršije do Skadra, na put od 240 kilometara koji je pre 100 godina prešla srpska vojska povlačeći se prema Albaniji, krenula je devetočlana ekipa planinara i novinara sa juga Srbije. http://www.blic.rs/Vesti/Srbija/611935/)
Po , ju ka rènë ndër mend të pyesni , pse mbeten ato 10 000 “stërvina “ në Shqiperi ? Kush i solli mbi tokat e Arbërit ?
Sa lehtë është kur të shlirojnë të huajt , ta hjekin lakun nga fyti , ta shpëtojnë vendin dhe ardhmërinë !
Ishte Austro-Hungaria e kohës qe e dërgoi Ismail Qemalin të ngri flamurin e Pavarësisë ne Vlore.; po ashtu ishte po ajo Austro- Hungari që i shpetoi shqiptarët dhe Shqipërinë nga pushtimi serb.
E ne sot i lejojmë serbet te bëjnë homazhe të turpit në tokat tona ! Marre!
Fahri Xharra,07.12.15
Gjakovë

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, po vijnë serbet!, shqiperi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 626
  • 627
  • 628
  • 629
  • 630
  • …
  • 868
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lena Rexhepi: “Atdheu që dua”
  • SHKRIMTARI ME I MADH PER LIRIKUN ME TE MADH
  • MBI MONUMENTIN E PAVARËSISË NË VLORË
  • NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE KËRCËNIMI I URISË GLOBALE: NJË GRADË MË SHUMË, MILIONA JETË NË RREZIK
  • KUR FLITET PËR PROCESIN KRIJUES – ROMANI “I ARRATISURI”
  • NËNTORI 2026 MES FLAMURIT DHE PROTESTËS
  • Plagët e heshtura të luftës…
  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT