• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Haradinaj: T’i kujtojmë e të përulemi para atyre që ia kushtuan jetën atdheut

November 26, 2015 by dgreca

Gjithmonë e veçanërisht në festat kombëtare, përulemi me respekt para atyre që jetën ia kushtuan  lirisë dhe atdheun. Ndjehemi më të obliguar që t’i falemi veprës së tyre sublime, por edhe më të bindur e më të përcaktuar që t’i përmbushim ato që sot i njohim si amanetet e tyre.

Kështu ka deklaruar Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili me bashkëpunëtorë, sot në vigjilje të 28 nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, ka bërë homazhe te varri i presidentit Rugova, Shtatorja e Zahir Pajazit, dhe më pas, edhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz e në Reçak.

 

AAK

Filed Under: Opinion Tagged With: atdheut, Haradinaj: T’i kujtojmë e, ia kushtuan jetën, para atyre që, të përulemi

PËRSE KA FRIKË EVROPA?

November 26, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
 1.
Tanket në  kryeqytetin e Evropës ,cfarë tregojnë:frikë.pasiguri apo forcë?
Pamjet që edhën  këtë javë nga kryeqëndra e Evropës treguan edhe një  herë në cfarë  gjëndje është sot Evropa.Pamjet ku tankerat lëviznin rrugëve të kryeqytetit evropian fillimisht u kujtuan se i përkisnin  luftës së dytë botërore, vetëm foto apo ndërtesat,njerëzia e veshur shik  të sollën pamjen e vitit 2015 në zemër të Evropës plakë  në një stinë dimri ta sapofilluar me mjete lufte.Evropa kështu ka qenë gjithëkohës mospërfillëse ose tejet e shtirur dhe prandaj punësit kanë rrjedhur në këtë mënyrë.Shumë  vende të kësaj Evropa përfshi Ballkanin ndodhen sot larg saj nga murret që ajo ka krijuar vetë.Murre të cilat ajo i ngriti me kujdes dhe   po me kaq kujdesë i ruan.Këto murre, që c’praj fillimit të luftës së dytë botërore ende janë prezentë,hiqen diku e vendosen  në tjatër vend të saj.Këtu e ka edhe faktin frika e saj që në zemër të kryeqëndrës së saj, sot të lëvizin tanket.Terrorizmi është prezent sot në botë,mirëpo ai nuk godet kurr ball për ball.Atëherë kur se pret dhe pas shpine terrorizmi godet.Shikoni pak  rastet e terrorizmit të viteve ‘70-80 si godiste dhe nga vinte .Prandaj frika e Evropës  tregon dobësi të saj,kurrsesi forcë.
Pamje të tilla nga kryeqëndra e Evropës tregojnë  më së miri se Evropa jonë e madhe ka frikë, madje është trembur e tëra e sikletosur deri në fund, ajo nuk është sulmuar ushtarakisht   nga ndonjë shtet tjetër, por vetëm nga kamikaz të cilët ajo i ka pranuar bujarisht në gjirin e  saj fillimisht si emigrantë dhe më tej si shtetas të saj. 
Me një llaf labërishte Evropa është sulmuar nga shtetasit e saj.Përse Evropa është kaq e dobët dhe trembur kjo ka shumë arsye për tu shqyrtuar, por një gjë duhet kuptuar.Evropa pa Ballkanin ka mbetur si një trup pa krahun e djathtë të saj.Ballkani ka qenë historikisht  mburoja  nga stuhit e shekujve.
2.
Tanket në zemër të Evropës tregojnë gjumin e Evropës përball terrorizmit.Franca goditet brenda një viti për të dytin herë.I kujt është faji mos vall i një shteti tjetër.Përse shteti francez e kërkon fajin tek forma e luftës si xhihadismi dhe jo tek vetja e saj që duhet të mbrohej dhe të merrte masa, që kur u goditën gazetarët e një reviste humoristike në Parisë.Dihet se xhihadistët prej vitesh kanë synuar dhe realizuar goditje të objektivave  të Perëndimit dhe sidomos viktimizimi njerëzor me kamikaz duke e akuzuar këtë të fundit për armatimin e diktatorëve ose mbajtjen në këmbë të diktaturave në vendet e tyre duke ditur edhe faktin tjetër, që xhihadistët e sotëm shtrëmbërojnë doktrinën islame  apo janë në papajtueshmërin me doktrinat e saj.Mirëpo përball këtij rreziku Evropa ka qenë shpesh liberale ose masat karshi tij kanë qenë  foshnjarake.Viti 2015 u hap me përkujtesa dramatike që
xhihadizmi ende përbën një kërcënim të rëndësishëm për sigurinë
e shumicën e vendeve evropiane. Sulmet që gjakosën
rrugët e Paris(janar kundër zyrave
të revistës  Charlie Hebdo dhe sulmi në  Kopenhagë (shkurt kundër lirisë e ngjarjes fjalës dhe një sinagogë  fetare konfirmoi frikën që kishte qenë prej kohësh
shprehur nga autoritetet në të gjithë kontinentin.Vdekja e Osama bin Laden dhe entuziazmi nga Pranvera Arabe,(shkruan L
orenzo Vidino, PhDDirector of the Programme on Extremism Center for Cyber and Homeland Security, George.Ëashington University, Ëashington DC,) kishte shkaktuar fillimisht shpreson se lufta kundër terrorizmit dhe trashëgimia e saj toksike kishte
të bëhet një gjë e së kaluarës.Megjithatë, gjatë dy viteve  të fundit
ka pasur një realizim trishtues se lëvizje globale xhihadist është asgjë, papo  u zhduk.
Përkundrazi, ajo ka përjetuar një rigjallërimnë mbarë botën, duke përfshirë edhe në Evropë.Nuk ka tregues më domethënës i kësaj dinamike se
mobilizimin e luftëtarëve të huaj evropiane përkonfliktin në Siri dhe më pas në  Irak,mobilizimi ixhihadistëve evropian në fushë betejat e huaja nuk është një fenomen i ri.Ajo daton në vitin 1980(Afganistan),vazhdoi gjatëtë 1990 (Bosnja dhe Çeçenia), dhe u rrit nëtë viteve 2000(Afganistan,Irak dhe Somali).Edhe kështu,numri i luftëtarëve evropian me bazë që kanë arriti në Sirinë dhe Irakun që nga viti 2011 është paprecedente.Mirëpo si reagoi kjo Evropë për këtë raste.Shqyrtimi që sjell Lorenzo Vidino, PhD Director është se:Autoritetet evropiane kanë reaguar në një shumëllojshmëri mënyra.Ndërsa qasjet ndryshojnë nga vendi në
vendi.Mirëpo përse duhet  mbajtur ngrehur alarmi kundër xhihadizmit.Në të njëjtën kohë motivet fetare luajnë një rol vendimtar.Lufta fetare në lindje ka vijuar prej shekujsh në atë rajon  majde që kur u krye ndarja mes shitëve,alevitëve  dhe synive.Shumica që bashkohen me grupeve xhihadiste janë nxitur nga një urrejtje të thellë për alavitëve dhe shiitëve në shikimin e përgjithshme dhe të shohim se çfarë ata e konsiderojnë luftimin e devijuar  kundër sekteve (ndarjeve ) islamike një detyrë fetare.
Shteti islamik i qeverisur nga një interpretim i rreptë
por dhe i gabuar i Sheriati në Siri dhe Irak ,ka ngallur entuziam  tek xhihadistët me fitoret e tyrre. Kjo perspektivë në mesin e atyre që kanë përkrahur ideologjinë xhihadiste edhe për shkak të rëndësisë së veçantë të Sirisë në historinë islame dhe
eskatologjisë.Shumë faktorë të tjerë që vijnë nga këto vende duhen arsyetuar dhe shikuar se xhihadizmi sot ka një  precendet të ngulur në Sirir në këtë shtet  të copëtuar që prej katër vitesh vijonë lufta fetare për pushtete mes Assadit dhe synive opozitar dhe më tej krijimin e një minishteti islamik që ka terrorrzuar botën me vrasjet gjakatare.
A mos vallë ato shkëndija, që u ndezën tej përposh vende me  fushat  naftëmbajtëse të mos përcilleshin   deri përtej Mesdheut  në territoret e Evropës plakë?
Nga janari i sulmit të parë përshkuan  plot 11 muaj për të rigoditur në të njëjtin vend, por me një mënyrë tjetër terroriste.Përse Evropa sot që nxjerr tanket e saj nuk mori masa   duke forcuar kontrollet për emigrantët që vijnga nga vendet e luftës?
Sa i cuditshëm është fakti që Evropa ngre murre e barriera për ballkanasit, që nuk i sjellin asaj  rrezik  sepse janë banorët e saj autoktonë dhe hap kufinjtë për emigrantët mes të cilëve ,luftëtarët e xhihadit   kanë depërtuar  deri në zemër të saj,madje duke u bërë edhe banorë rezident të kryeqendrës evropiane.Në rradhë të parë Evropa duhet ta shoh veten e saj,vendimet që merr dhe në një tejqyrë të shikojë  mundësin që të integrojë Ballkanin shpejt si pjesë e saj  duke mos e lënë të pakënaqur aq edhe duke mos e lënë pre të xhihadistëve apo rrymavev fetare, që kërkojnë të penetrojnë në këto vende.

Filed Under: Opinion Tagged With: Evropa, Gezim Llojdia, PËRSE KA FRIKË

VETFLIJIMI I ENTELA KASËS

November 26, 2015 by dgreca

Nga Novruz Xh Shehu/
Në Gazetën Shqiptare, shkrimtarja, poetja, publicistja e njohur, presidentja e Pen Klub Albania, proferoi te jap dorëheqjen nga arsimi duke vetflijuar buken e gojës, për dhënien e një akti madhërisht të rëndësishëm intelektual në shoqërinë dhe politikën shqiptare.
Ajo është autore e disa veprave të rëndësishme letrare dhe drejtuese e një organizmi letar të përmasave kontinentale e mëtej. Penda e saj është e nje krijueseje të mirëfilltë, të talentuar dhe poezia dhe proza e saj janë të një niveli të lart artistic dhe të një stili bashkëkohor që të imponon nderim dhe besim për një autore të shquar.
Dorëheqja e saj nga buka e gojës, duke ju drejtuar kryeministrit te Shqipërisë Edi Rama, është akt i rëndësishëm deri në madhështi i një intelektualeje antikonformiste.
Më kujtohet, dhe më kanë ngelur në mend fjalët e një djali të intervistuar nga një TV kur u pyet se pse do të emigronte në Gjermani. Ai ish rreth 17 vjec mjaft i trishtuar, i bindur se do gjente lumturinë në një vend tjetër. Tha pikërisht: Do iki, …Le ta gëzojnë Shqipërinë Sali Berisha, Edi Rama, Lulëzim Basha…!” Këtë britmë të tij besoj se nuk e kam dëgjuar vetëm unë, por askush, as unë, nuk shkruam për këtë britmë. E lamë tëzhdukej në shkretëtirën e heshtjes që përfshin tërë Shqipërinë, ku edhe vdekja është bërë e zakonshme, sado tragjike qoftë ajo.
Ndoshta ish e domosdoshme të shtohej britma e Entela Kasës:
“ E keqardhur , por e bindur në parimet në të cilat besoj , po ju them publikisht se unë nuk i kthehem ushtrimit të detyrës sime si mësuese e gjimnazit Qemal Safa, deri ditën kur prej atij institucioni të jenë larguar mercenarë të terrorrit politik…”
Në essenë për romanin e saj dinjitoz “Të korrat e krishtlindjeve,” kam proferuar titullin “ Britma universale e Entela Kasës” …Po, përvec romanit të saj ne kemi aktin dhe britmën e saj universale për “cminimin” e Shqipërisë nga mediokrriteti, dhuna psikologjike, mosvlerësimi i njerzëve ta aftë, të ndershëm, idealist.
Vlerësimi deri në parlament i përfaqësuesve të ligjvënies nga mediokërr e injorantë klasikë, vlerësimi më shumë i një zuzari se sa injë shkrimtari,i një krimineli shumë më tepër sesa i njeriut të ndershëm eshte britma reale e Enteles. Mbarsja e atmosferës shqiptare me dhunë, krime, hemoragji intelektuale, shkatërrim ekonomik, mos ndëshkim të kriminelëve, gjykatësësve që vetëm gjykatës s,mund të jenë, me mjekë që të vrasin pa pikën e pendesës,me shkencëtarë pa një vepër shkencore,me akdemikë pa një vepër intelëktuale krijuese, me universitete që prodhojnë diploma si tullat e fabrikave, me analistë që marrin leje nga Padronët, me media që jetojne nën ankthin se ja sot ja nesër mund ti priten tërë arteriet në emër të ligjit etj etj , ja kojo eshte britma e Entela Kases.
Britma e Entela Kasës është një britmë sa kombëtare aq universale…Vetfljimi i saj është nje akt nga ku duhet kthyer vëmëndja me tërë seriozitetin e duhur…Mos të shndërrohen njerzit në kamikaz duke sakrifikuar bukën e gojës!….E kupton apo se kupton këtë politika shqiptare?!
Është në nderin e tërë intelektualëve shqiptarë, por dhe të jashtkufijve, të mbështetim Entela Kasën, tw mbeshtetim Britmen e saj, dukë pasur parasysh se duke mbështetur atë , mbështetim një Shqipëri tjetër, se mbështetim rilindjen e një shoqërie tjetër të pa përfshirë nga viruset e Murtajës që po na merr Lirinë, qetësinë, bukën, të ardhmen e fëmijëve tanë.
E ardhmja shumë më e frikëshme duhet të na shqetësojë. Dëgjojeni mirë britmën e Entela Kasës, vlerësojeni të dashur bashkëkombas vetflijimin e saj. Jemi gurë që rrukullisemi vazhdimisht dhe s’dihet se kur do na japin mundësinë të ndalemi kjo farsë e tërë politike që s’duhet lënë më të livadhis ne jetën tonë, që ka te drejte të na i marrë vetëm Zoti!

Filed Under: Opinion Tagged With: I ENTELA KASËS, Novruz Xh. Shehu, VETFLIJIMI

PETICION MBARËSHQIPTAR PER LIRIMIN E DEPUTETES DONIKA KADA-BUJUPI

November 26, 2015 by dgreca

Në Tiranë nisma: Peticion dërguar presidentes Jahjaga për lirimin e Donika Kada- Bujupi/

PETICION MBARËSHQIPTAR/
I bëjmë thirrje Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga që të urdhërojë lirimin e menjëhershëm e pa kushte të deputetes Donika Kada – Bujupi sepse së pari nuk ka bërë asnjë krim por ka ushtruar të drejtën e saj për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar të Kosovës dhe gjithashtu se është turp që ndërkohë që lakohen emrat e zyrtarëve lartë për korrupsion dhe allishverishe, gjendet kohë e vend të arrestohet dhe burgoset një femër përfaqësuese e ligjshme e popullit. Kjo i jep Kosovës një njollë sa i përket trajtimit të femrave shqiptare, që në të vërtetë në Kosove është edhe ashtu plot problematika dhe duhet bërë gjithnjë e më shumë për emancipimin e shoqërisë qe ende ka një mentalitet të vjetruar në trajtimin e grave e vajzave shqiptare. Prokurorët meshkuj arrestojnë një femër deputete, ky akt i pa precedent i jep Kosovës gjithashtu një fytyrë provincializmi anakronik dhe prapambetje në sy të botës perëndimore në të cilën aspirojmë të gjendemi në të ardhmen .
Shpresojmë qe kjo kërkese do te merret parasysh.
Nismëtar i Peticionit
Kolec Traboini

Filed Under: Opinion Tagged With: Donika Kada Bujupi, Jahhjaga, Kolec Traboini, Peticion

Donika Kada Bujupi në burg, kriminelët të gjithë jashtë

November 26, 2015 by dgreca

Nga Elida BUÇPAPAJ/

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesën e avokatit për lirimin e deputetes të Kuvendit të Kosovës Donika Kadaj – Bujupi.Apeli ka vendosur ta mbajë Donika Kadajn në paraburgim, ndërsa gjithë kriminelët e Kosovës janë jashtë, të lirë,duke na bërë moral e duke justifikuar me ligj e kushtetutë se burgosja e Donikës është shprehje e shtetit ligjor.

Shteti ligjor i një regjimi kriminal, një qeverisje pazaresh të pista, që ka rregulla të hekurta për cilindo që rebelohet kundër diktaturës të një aleance monstrum, siç është aleanca PDK-LDK.

Donika Kadaj është kundër çdo lloj dhune. E kam intervistuar janarin që shkoi, dhe ma ka thënë shprehimisht. Donika është grua e nënë, dhe nuk ka nënë në botë që të ngrihet kundër shtetit kur shteti është i drejtë, sepse çdo nënë kërkon shtet ligjor për bijtë e saj dhe për gjithë bijtë e botës.

Arrestimi i Donika Kadajt është kërcënim dhe dhunë shtetërore. Që vjen nga një shtet burracak që arreston gratë dhe të gjithë kriminelët i ka lënë jashtë për të friksuar dhe terrorizuar shoqërinë.

Dy ditë më parë u kujtua 15 vjetori i vrasjes të Këshilltarit të Ibrahim Rugovës, intelektualit të shquar Xhamail Mustafa, vrasje e pastër politike. Deri sot vrasësit bredhin të lirë, ndërsa ideatorët e vrasjes na bëjnë moral për shtetin ligjor.

Xhemail Mustafa u kujtua sa me larë gojën nga partia që ka degjeneruar në një parti antirugoviste. Kjo është LDK-ja sot. Sepse janë dhjetra veprimtarë, gazetarë e personalitete të vrarë për motive politike që prej 1998, të krahut Rugovist dhe deri më sot asnjë vrasje nuk rezulton të jetë e zbardhur, asnjë ideator i krimeve i gjykuar, asnjë ideator i krimeve i përballur me drejtësinë, asnjë ideator i krimeve i burgosur; të gjithë ideatorët e krimeve bashkë me ekzekutorët nuk kanë paguar para drejtësisë dhe nuk janë pas hekurave, ndërsa kori i laraskave dhe i sorrave na bëjnë moral për shtetin ligjor, na bëjnë moral për ligjin dhe na justifikojnë burgosjen e një gruaje, e cila kundërshtoi një regjim i cili s’ka lidhje as me shtetin ligjor dhe as me demokracinë, sepse shtet ligjor ka kur drejtësia punon në favor të lirisë e sigurisë.

Kjo është Kosova e sodit. Të gjithë kriminelët jashtë hekurave dhe Donika Kadaj-Bujupi brënda në burg, se qëlloi me vezë dhe domate qeveritarë kukulla që kanë kapur shtetin dhe nuk kanë legjitimitet pasi qendrojnë  në krye të shtetit me këtë soj aleance në kundërshtim të hapur me verdiktin e popullit, që i votoi në zgjedhjet e qershorit 2014. Janë oligarkët e Kosovës, të pasuruar me paret e popullit, ndërsa populli vuan, populli ka marrë ikën sepse s’ka bukë, s’ka punë, s’ka siguri, s’ka drejtësi sepse regjimi lë jashtë kriminelët dhe brënda në burg fut një grua, e cila e kundërshtoi këtë regjim dhe u rebelua.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, kriminelet jashte

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 627
  • 628
  • 629
  • 630
  • 631
  • …
  • 866
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Posta nga Haga – Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, 12.04.2026
  • Bedri Dedja (20 nëntor 1930 – 13 prill 2004)
  • Aty ku historia nuk lexohet, por përjetohet…
  • Pafajësia kolektive…
  • Diaspora shqiptare në botë: Nga “Të ndërtojmë Amerikën” tek “Të ndërtojmë Shqipërinë”
  • Noli dhe Konica në dritën e “Diellit”
  • Personalitete kombëtare në New York nderuan jetën dhe veprën e Eliot Engel
  • Shtypi shqiptar në vitet e fundit të sundimit osman
  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT