• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kur lexova një libër dhe… një letër

September 30, 2015 by dgreca

Nga Eshref Ymeri/

Para pak ditësh lexova librin mjaft interesant të publicistit të mirënjohur Xhevdet Shehu, me titull “Prapaskena”. Sot, më 30 shtator, në gazetën “Dita”, lexova edhe letrën që Nexhmije Hoxha i drejtonte autorit të këti libri. Në librin në fjalë shkruhet e zeza mbi të bardhë dhe del në pah fare shkoqur se Enver Hoxha ishte duke përgatitur pasardhësin. Por pasardhës i denjë për mendësinë e Enver Hoxhës, i cili në çdo hap shikonte vetëm armiq, nuk mund të ishte Mehmet Shehu. Pasardhës duhej të ishte vetëm Ramiz Alia, njeriu pa “klorofil politik”, siç e ka karakterizuar bukur fare Xhelil Gjoni. Sepse, sipas bindjes sime të patundur, Enver Hoxhën, thellë në vetëdijen e tij, e kanë pasë munduar gjatë komplekset e inferioritetit para Mehmet Shehut, i cili, megjithëse pjellë e diktaturës komuniste, kishte një tjetër formim si burrë shteti dhe, siç del nga libri i Xhevdet Shehut, tjetër këndvështrim për zhvillimin e vendit, me orientim perëndimor. Ishin pikërisht komplekset e inferioritetit ato që e patën torturuar Enver Hoxhën edhe para lules së inteligjencies shqiptare, të cilën, fill pas luftës, ai e zhduku pa iu dridhur qerpiku. Sepse ajo kishte kulturë universitare perëndimore, kurse Enver Hoxha s’qe i aftë të përfundonte ndonjë universitet në Perëndim. Por Nexhmije Hoxha, në letrën që i drejton Xhevdet Shehut, e anashkalon qëllimisht arsyen e vërtetë të shpërthimit tërbimtar të Enver Hoxhës kundër Mehmet Shehur, fill pas ikjes së këtij të fundit për në botën e përtejme. Si shpjegohet që deri natën duke u gdhirë 18 dhjetori i vitit 1981, Enver Hoxha nuk dinte gjë absolutisht për “poliagjentizmin” e Mehmet Shehut dhe menjëherë pas (vetë)vrasjes së tij, ai na e shpalli poliagjent, pa i paraqitur opinionit publik asnjë fakt konkret? Shpërthimi egërsor i Enver Hoxhës kundër Mehmet Shehut, dëshmonte fare qartë se urrejtja mitike kundër këtij të fundit kishte kaluar një periudhë të gjatë inkubacioni në qenien e Enver Hoxhës. Prandaj ai ka pasë pritur rastin më të përshtatshëm për ta shfryrë atë urrejtje të ndërkryer, që është mjaft karakteristike për monarkët e diktaturave më të egra. Madje nuk u mjaftua me “vrasjen” e Mehmet Shehut në mbledhjen e Byrosë Politike, por iu turr edhe kufomës së tij në varrezat e Sharrës dhe e degdisi diku në një humbëtirë të Ndroqit. Kaq katastrofik na paskej qenë inati mizor i Enver Hoxhës kundër kryeministrit Shehu dhe familjes së tij. Po kush na siguron që atë punën e fejesës së Skënder Shehut me Silva Turdiun nuk e ka pasë kurdisur vetë Enver Hoxha me rrjetin e tij, në mënyrë që të gjente një vjegë ku të kapej për t’ia zënë kokën me derë Mehmet Shehut, siç edhe ia zuri konkretisht?

Në letrën e saj, Nexhmije Hoxha deklaron: “Nuk është Enveri që vrau Mehmetin, por është Mehmeti që vrau Enverin”.

Kjo është një deklaratë absurde. Me këtë deklaratë, Nexhmije Hoxha kërkon të fshehë gjurmët e krimit të Enver Hoxhës. Po a nuk ishte Enver Hoxha ai që e vendosi Mehmet Shehun para “skuadrës së pushkatimit” në mbledhjen e Byrosë Politike në pasditen e 17 dhjetorit 1981? A nuk ishte ai që ndërseu kundër tij turmën servile të Byrosë Politike? Vallë a nuk ishte Enver Hoxha ai që Mehmet Shehun e vrau për së gjalli atë pasdite ogurzezë? Pas asaj pasditeje gjëmëndjellëse, ku Byroja Politike, me yshtjen e Enver Hoxhës, kishte marrë përsipër rolin e “skuadrës së pushkatimit” të Mehmet Shehut, ç’rëndësi ka që lexuesi të rri e të përsiatë gjatë nëse ky i fundit ia hoqi vetes apo dikush tjetër ia shkrepi në zemër me një pistoletë pa zhurmë. Sepse Enver Hoxha e pati vrarë Mehmet Shehun që në atë mbledhje poshtëruese që pati organizuar kundër tij, në bashkëpunim të ngushtë me konet e veta, anëtarët e Byrosë Politike. Dhe e vetmja arsye, bindëse, sipas Enver Hoxhës, për poshtërimin e Mehmet Shehut në atë mbledhje të Byrosë Politike, na paskej qenë fejesa e djalit të tij me Silva Turdiun, paçka se babai i saj punonte profesor në universitet. Sigurisht që ajo fejesë shërbeu thjesht si vjegë, pas së cilës Enver Hoxha u kap me thonj e me dhëmbë për zhdukjen e Mehmet Shehut, me qëllim që drejt kryepushtetit t’i hapej drita jeshile Ramiz Alisë, njeriut pa shtyllë kurrizore që doli para publikut me deklaratën paradoksale, sipas së cilës Shqipëria nuk na qenkej as Lindje, as Perëndim. Kjo është edhe arsyeja që Nexhmije Hoxha e anashkalon qëllimisht motivin e vërtetë të zhdukjes së Mehmet Shehut prej Enver Hoxhës. Sepse pjellat e diktaturave i tremben së vërtetës si djalli vetëtimës.

Tiranë,  30 shtator 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: Eshref Ymeri, Kur lexova një libër dhe, Nje Leter

Çedomir Jovanoviq:Pavarësia e Kosovës, çështje e kryer

September 29, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 29 Shtator 2015/ Presidenti i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq, e konsideron si proces të pakthyeshëm pavarësinë e Kosovës. Ai thotë se realitetin në Ballkan nuk e njohin vetëm politikanët e papërgjegjshëm.

Shteti i Kosovës është një proces i pakthyeshëm dhe ai vazhdon të injorohet vetëm nga politikanët e papërgjegjshëm. Kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive sot në gazetën kosovare “Zëri”, presidenti i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq. Ai thotë se sa më shpejt që Kosova të pranohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe nga Bashkimi Evropian është më mirë që konfliktet e vjetra me Serbinë të kthehen në një marrëdhënie të respektimit të dyanshëm, “në shpresë dhe miqësi”. Politikani më i moderuar serb Jovanoviq, duke folur për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë ka thënë se shpallja si “fitore” nga ana e Serbisë me këtë Marrëveshje është vetëm një vazhdim i politikave destruktive në Beograd që humbjet t’i cilësojë si fitore. Duke pranuar se Serbia ka kryer krime të tmerrshme në Kosovë, Jovanoviq, që në Serbi e njohin si “Çeda”, i ka ftuar serbët e Kosovës që t’i mbrojnë vetë interesat e tyre e jo të lejohen të manipulohen nga Beogradi. Jovanoviq ka folur edhe për klasën politike në Serbi dhe në Kosovë, idenë e ish-kryeministrit, Zoran Djindic, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, si dhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: Çedomir Jovanoviq:Pavarësia e Kosovës, çështje e kryer

RIKTHIMI I FRAKSIONEVE ”XHEPI” & “QORRI”

September 28, 2015 by dgreca

Në vend të një eseje/
 
Nga Gëzim Llojdia/
 
1.Letra e shfaqur në mediumet e sotme shqiptare ,ka shumë ngjasim me ngjarjet e vitit 1943 .Ai me syze është i kuptueshëm që është :Qorri”,pra njeriu i regjistrimit të videove .“Qorri” funksionar i rëndësishëm. Ka një inat të vjetër me ish-kryetarin e partisë. Jam gati të tregojë videot, thotë fraksionisti Qorri. Ai tjetri me syze dielli. Sigurisht është :”Xhepi”.Xhepin e bënë hasha nga partia. Shënojë këto pika nga ditari i kësaj lufte  te heshtur, por të mara nga rendi i ditës.
a-Enveri nuk është më. As mbledhja nuk u bë te shtëpia me qerpiç,( herë u ndreq e herë u prish).As shtëpia nuk është më. Përpara se të shuhej,për të shkuar në harresën e madhe ,kishte  qëndruar,sipas fatit në majë të hierarkisë së ndërtesave shqiptare partiake. Rrugicat  e ngushta nuk janë  më ato të vjetra.
b-Thonë se Xhepi i  kësaj radhe nuk është jugor,dhe as Qorri nga veriu . Në një mënyrë ose tjetër,fraksionistët mund të vlerësohen për aftësitë e tyre ,sikurse edhe jeta e tyre. Historia fraksionistëve të sotëm a ngjason me atë të djeshmen?Besoj se jo, por dicka të përafërte ka .Fraksioni Xhepi dhe Qorri, c’gënjeshtër  e madhe sot. Me kë je me Xhepin e Qorrin apo me Tarasin?Unë vëlla s’jam nga kjo lagje.
2.Ngjarjet nuk përsëriten. Pothuajse kurrë nuk do të shkonte mendja se gjërat ndodhin,pas një copë kohe, tepër të gjatë. E kuptueshme :ngjarjet përsëriten në vendin e shqiponjave. Por lamtumira e një fraksioni,që  ngjau rreth’ 80 vite më parë ishte si  shpirti,që këputej nën dihatje të një nate të trazuar.I kishim harruar fraksionistët sëbashku me atmosferën e tyre dhe  të luftës.  Duke vazhduar kjo komentohej se kjo pakicë njerëzore nuk e ndërtonte dot raportin e të jetuarit,përveçse në tokë,por çfarë ishte për ata kjo e fundit,shqiptohet:shporruni Vendbanimi i atyre ku dërgoheshin si vdekatarë të zakonshëm. Por  dekret-bërësit e këqij  nuk e kuptuan se kjo ishte shuarje e shërbimeve partiake ,por  edhe një ndërprerje e përhershme e jetës,dhuratë nga Zoti. Gjitha jeta e si një dritare ku do te ndiqte lëvizjen yjore, gremisjen e tyre
3.
-Vëlla i dashur .Mos keni parë gjë Dushan Mugoshën andej nga Vlora ?Nga ditari mi kohëve të shkruara. Arkivi personal.
Shok i dashur Dushan Mugosha.Tash jam ma i forte atë ditë që u ndamë,por malli është kurdoherë i madh. Aliu qenkësh më i fortë nga ne sido që sigurisht e marr me mend ay e dinte se sa preku ndamja.Jo ne por të gjithë ishin prekur.Dr Nushani zuri te qajë duke thënë kujtojë poshtërësit që ka thënë armiku për Dushanë e Alinë,për këto dy shokë që të mirë,të vendosur,që kanë lënën familjet vendin e tyre, dhe erdhën te na ndihmojnë,te luftojnë tok me ne..Por te flasim për punë pak. Këtu kanë ardhur gati të gjithë Tuku,Besniku,Hulo,Daliju,Beqir Balluku,NexhipiPllumbi etj Naku me Shulen s’kanë ardhë edhe. Me ta kemi fillue me ba konferenca. Filloj Tuku me Besnikun disa konferenca publike për mbi aksionet e Brigadës,qëndrimin e partizanëve etj.Do të fillojmë dhe një kurs të vogël në biçim konferencash me këto tema:Lufta imperialiste e para dhe de dyta-luftë-e drejtë dhe pa drejtë. Partija në ushtri. Organizmi i pushtetit. Lufta nac.clirimtare
Tuku nuk është  shumë i kënaqur me Mehmetin.(Mos e merr se të shkruaj postafat këtë gjë dhe me tendencë).Por Tuku referon dhe thotë se që kur ka ikur Salo,Mehmeti nuk çmon njerëzit,përpara mbledhjes së brigadës ka nënvlerësuar aksionin kundër Haki Blloshmit dhe atë të Porgradecit.Urdhëra të çuditshëm dhe jo shoqëror i ka dhënë Tuku e mjaftë të tjerë.Të gjitha këto mos ki frikë se do të shohin me gjakftohtësi,pa paragjykim dhe do të veprojmë ashtu si vendosëm. Zgjedhjet për kongres po bëhen me sukses në zonat  elira ,por kemi frikë se do na vijnë shumë pak nga zonat e okupuara. Do të lajmërojmë për zhvillimin e gjërave .Vetëm na shkruaj dhe ti kurdo herë. Të përqafojë me shumë mall Taras
Pjesa tjetër:
:”I dashur shok Dushan,muarëm vesh nga shoku Taras se së shpejti do të largoheni për në terrene të largëta,prej nga do të jetë i pamundur takimi. Ky lajm qe befasi e hidhët për ne,siç mund të jetë për gjithë shokët që të njohin së afërti. Me një herë kur muarëm lajmin,na doli përpara syve Sala:mësuesi ynë.Ndenjëm disa minuta duke kujtuar përpjekjet e sakrificat e tua për Partinë tonë(ato që dimë ne)sigurisht që është nevoja e Partisë sonë Internacionale që të detyron të largohesh nga ne,në këtë fazë madhështore të lëvizjes sonë e të mos mundësh të shohësh së afërmi,me sytë e tu,frytet  e punës sate në një volum më të gjerë se deri tash.Kemi kaluar bashkë kaq kohë,kemi qarë hallet tona komuniste,kemi punuar bashkë,na ke udhëzuar,na ke korrigjuar,na ke mësuar.Pengesa të mëdha kemi kaluar,kemi luftuar armikun bashkë kaq kohë,jashtë brigadës  dhe brenda në brigadë.Ditë kritike kanë qenë ato që kemi kaluar bashkë(Mehmeti) në Vlorë e Mallakastër,ditë kur fraksioni  tradhtar i Xhepit na pat minuar organizatën dhe na e pat katandisur për ditë të hallit,e nuk mund të harrohet kurrë.Jeta jonë në brigadë e cila më ndihmën tënde serioze dhe me drejtimin e Partisë sonë e me sakrificat e partizaneve është bërë tmerr i reaksionit nuk mund të harrohet.Për më tepër puna konkretet që ti ke bërë për partinë tonë në përgjithësi është e paharrueshme,për ne,si për gjithë komunistat shqiptarë,sharrohen kurrë sakrificat personale që ti ke bërë për partinë tonë,duke mos lënën mal,fushë e lum pa kapërcyer duke vënë në në jetën kaq herë në rrezikNuk kishim parti,por ishim komunistë bashibozukë ishim një turli me zarzavate të hidhura e me udhëzimet e Miladinit dhe të tuat me ndihmat tuaja,mundëm të seleksionohemi,të formojnë partinë tonë Komuniste,ta forcojmë. Na dhatë dorën na mësuat,na ngritët si foshnja nënën e na bëtë të jemi në gjnedje te ecim me këmbët tona.me një Komitete Qendror tonin,me një organizatë tonën me një vijë tonën,të njohur e të aprovuar ngas Internacionalja komuniste.Dhe kemi besim të plotë si neve komunistët ashtu dhe populli mbarë se Partia jonë Komuniste është në gjendje që të drejtojë popullin drejt objektivit final….
……….22/IV/44 Fiqeret Snaxhaktari Mehmet Shehu
Rrahman Perllaku: Gjeneral Lejtnant , Nderi i Kombit,marrë nga shtypi I ditës.
Nuk më kujtohet data por në të njëjtën ditë dhe në kohë të ndryshme më vinin dy njoftime. I pari më vinte nga Liri Gega anëtare e deleguar e KQ të Partisë, dhe tjetri një Hysni Kapo sekretar i Komitetit të Partisë për Qarkun e Vlorës. Njoftimin e dytë ma solli Veiz Pipa dhe në të shkruhej: “Atletit (pseudonimi i Mihal Priftit) e Kralit (pseudonimi im). Vjen aty Byjku (pseudonimi i Veiz Pipës) që ishtë i porositur nga ne t’ju njoftojë për një problem tepër të rëndësishëm. Dëgjojeni më vëmendje dhe zbatojini porositë që iu kemi dhënë, pasi këto janë porosi të KQ të PKSH. Çdo vonesë ose mosveprim iu ngarkon me përgjegjësi të rëndë”. Poshtë kishin vënë firmat Muzhiku e Besniku. Porositë nuk i kishin shkruar në letër se mos i ndodhte gjë Veizit gjatë rrugës dhe letra binte në dorë të fraksionistëve.
Si e kujtoni ngjarjen e prillit 1943 kur dolën në skenë “Fraksionistët”?
Në fund të prillit na plasi ngjarja që mori emrin “Fraksioni i Xhepit”,e cila na gjeti të papërgatitur. Pjesa më e madhe e anëtarëve të partisë, sidomos ata të grupeve edukative e guerile nuk i njihnin dhe nuk dinin se çfarë ishin grupet komuniste, e aq më pak të dinin se cilat ishin pikëpamjet e veprimtaria e tyre, pas krijimit të partisë.Unë vet vija në lëvizje si antifashist, më vonë u bëra komunist. Kështu ndodhi edhe me shumë shokë të tjerë të mitë dhe të pakët, ishin ata që kishin ardhur nga grupet, pra ata njihnin aktivitetin e grupit të tyre. Në organizatat e partisë përciptazi ishte folur për grupet. Dihej që Partia Komuniste u krijua nga tri grupe komuniste dhe se grupi që kishte pasur pikëpamje më të drejta ishte ai i Korçës, por se ç’aktivitiet kishte grupi i të rinjve pas krijimit të partisë nuk dihej. Aq më pak dinin pjesëtarët e grupeve edukative e guerilasit. Duhet shtuar se konspiracioni në parti e pengonte diskutimin e problemeve organizative jashtë organizatës së partisë, pra që mund të mësoje nga shokët që dinin gjë rreth tyre. Unë isha anëtar i Komitetit të Partisë dhe nuk dija se çfarë ishte thënë e ç’masa ishin marrë për Anastas Lulën dhe Xhepin (Sadik Premten) e shokëve të tyre në aktivin e konsultën e partisë. Në këtë gjendje ishim kur plasi fraksioni. 
A u njoftuat nga lart për të quajturin “Fraksion i Xhepit”?
 Nuk më kujtohet data por në të njëjtën ditë dhe në kohë të ndryshme më vinin dy njoftime. I pari më vinte nga Liri Gega anëtare e deleguar e KQ të Partisë, dhe tjetri një Hysni Kapo sekretar i Komitetit të Partisë për Qarkun e Vlorës. Njoftimin e dytë ma solli Veiz Pipa dhe në të shkruhej: “Atletit (pseudonimi i Mihal Priftit) e Kralit (pseudonimi im). Vjen aty Byjku (pseudonimi i Veiz Pipës) që ishtë i porositur nga ne t’ju njoftojë për një problem tepër të rëndësishëm. Dëgjojeni më vëmendje dhe zbatojini porositë që iu kemi dhënë, pasi këto janë porosi të KQ të PKSH. Çdo vonesë ose mosveprim iu ngarkon me përgjegjësi të rëndë”. Poshtë kishin vënë firmat Muzhiku e Besniku. Porositë nuk i kishin shkruar në letër se mos i ndodhte gjë Veizit gjatë rrugës dhe letra binte në dorë të fraksionistëve.
Mihalin nuk mundëm ta gjenim, ndaj dhe porositë i mora unë. Dolëm nga lokali, që të ishim vetëm për vetëm me Veizin, dhe nëpërmjet një rrugice dolëm në qafën e Topit. Aty Veizi më foli me hollësi për “fraksionin”, se kush ishte përfshirë në të dhe qëllimet që kishin fraksionistët. M’u përgjigj për të gjitha pyetjet që i bëra. 
A e njihnit Sadik Premten?
 Unë “Xhepin” nuk e njihja, por njihja dhe i doja si shpirtin Pal Tërrovën, Vehbi Hoxhën, Neki Ymerin e të tjerë. Dilemë shumë e madhe ishte. Nuk dija se nga t’ia mbaja. Megjithatë disiplina e partisë ishte ligj, kështu qemë edukuar dhe për më tepër kur porositë vinin nga Komiteti Qendror i PKSH.
Përcolla Veizin dhe u ktheva në lokal. Selimi më dha një letër, të cilën më tha se e kisha nga Pali (Tërrova) dhe se shoku që e kishte sjellë i kishte thënë që letra kishte karakter urgjent. M’u prenë krahët, aq sa nuk po e hapja dot letrën. Selimi sapo më pa më pyeti nëse ndihesha mirë. Hapa veças letrën e Palit dhe lexova të thoshte se duhet të shkoja urgjentisht në Tragjas se kishte një punë serioze e shumë ugjente, që donte ta bisedonim bashkë. Në fund të letrës ishte shënimi që thoshte se po të mos e gjeja atë, mund të bisedoja me Zeqon (Vehbi Hoxhën) dhe se më priste sa më parë atje. Mbylla letrën dhe m’u mbushën sytë me lot. Dola nga dyqani se doja të takoja patjetër Mihalin. Nisa të mendoja se nga këtej e tutje siç dukej, Palin nuk do ta takoja më për mirë. Më vonë Mihalin e gjeta me Mitin, duke përgatitur një thirrje për anëtarët e grupeve edukative të rinisë dhe për guerilasit. Kjo thirrje bëhej për të dalë partizanë. Po krijoheshin formacione të reja të luftës dhe kërkoheshin djem dhe vajza nga qyteti, pasi ishin më të shkolluar dhe më të përgatitur në format e edukimit. Do të dërgoheshin edhe komunistë në këto formacione që po krijoheshin, pasi duheshin kuadro. U them të dyve se duhet ta lënë thirrjen, pasi na kishim dalë telashe të tjera. I vura në dijeni për porositë e Komiteti Qarkor që kisha marrë nëpërmjet Veizit. Edhe ata mbetën të habitur se nuk e prisnin atë që iu thashë. Vendosëm që të mblidhnin njëherë Komitetin e Partisë së qytetit, pasi edhe porosia ishte që të mbanim organizatat e partisë të paprekura nga “fraksioni”. Çdo fraksionist që vinte në qytet për të bërë njerëz për vete të paralajmërohej që të largohej menjëherë nga qyteti, përndryshe duhet të merrnim masa shumë ekstreme. Duhet të lajmëronim komunistët, të rinjtë e guerilët të ishin vigjilentë e të na informonin për çdo gjë. 
Çfarë ndodhi me fraksionistët më pas? 
Kur u ktheva në lokal gjeta aty Koço Kllapin, që ishte përgjegjës i një njësiti dhe më tha se edhe atë e kishte thirrur Pali, se e kishte shok. Kur vinte Pali në Vlorë, Koçon i jepja ta shoqëronte. E pashë shumë të shqetësuar dhe e pyeta se ç’kishte. Ai m´u përgjigj duke më thënë se kishte qenë në Tragjas. Ai ishte takuar me Palin dhe ky i fundit e kishte pyetur se përse nuk kisha shkuar unë atje, kur më kishte njoftuar. Më pas ai vazhdoi: “Nuk e di ti Rrahman se ç’po ndodh në parti. Palin e kishin arrestuar në Tragjas, por kishte ndërhyrë populli i asaj zone dhe të detyruar e kishin lënë të lirë. Ka tradhëti në parti. Komiteti Qarkor i Partisë është një klikë. Pali qante për rrezikun që i kanosej partisë dhe luftës”. Pasi e dëgjova i thashë se Pali dhe shokët e tij nuk ishin në rregull. Se ata po përgatisnin fraksion në radhët e partisë. I thashë se kisha marrë edhe porositë e KQ të PKSH që m´i dërgonte Hysniu dhe Liria, ku dënohej veprimtaria e Xhepit dhe e grupit që është bashkuar me ta, ku bëjnë pjesë Pali, Vehbiu e të tjerë. E porosita ta mbyllte gojën dhe të mosbisedonte me askënd se do të përgjigjej me kokë,por ai m’u përgjigj me të njëjtën gjuhë në mbrojtje të Palit e shokëve të tij. Madje u ngrit e iku pa më dhënë as dorën. Pa bërë as 200 metra u arrestojnë dhe në burg ai u sqarua sipas porosive të partisë.
Të nesërmen bëmë mbledhjen e Komitetit të Partisë dhe pas saj menjëherë u shpërndamë nëpër organizata dhe i vumë në dijeni për gjendjen e detyrat që duhet të zbatonin. I porositëm që këto gjëra t’u bëheshin të qarta edhe grupeve edukative, grupeve guerile e organizatave të rinisë. Me masat që morëm, fraksioni nuk mund të depërtonte në organizatat e partisë së qytetit. E them këtë se nuk patëm problem me asnjë komunist. A nuk u munduan “fraksionistët” të të kthenin në anën e tyre?
 Të jem i sinqertë që më pas mora një letër nga Neki Ymeri, që kishte qenë komadant i Çetës Plakë, ku më thoshte se donte të më takonte, por unë nuk i ktheva përgjigje.
Një herë kishte ardhur në qytet Haki Xhelo, më çoi fjalë të takoheshim në shtëpinë e Nënokes dhe shkova e takova. Sapo ai nisi të më flasë kështu e ashtu, i thashë se ishim shokë por në të tilla çështje ndaheshim. Po ashtu i tregova se kisha urdhër të prerë se kushdo nga “fraksionistët” që vjen në qytet me një mision të tillë, t’i ndalohej rreptësishtë kontakti me njerëzit e partisë dhe të mos lejohej që të qëndrojë në qytet. Prandaj i thashë të dilte që atë kohë nga qyteti, dhe se po të donte i jepja edhe ndonjë shok që ta shoqëronte, por se po të merrja vesh se takohej me njeri, isha i detyruar të merrja masa. E këshillova si shok që të hiqte dorë nga rruga që kishte nisur. Për ç’ka më tha në lidhje me fraksionin, nuk isha dakord dhe se ishim shokë dhe ishte mirë të ndaheshim po si shokë. Hakiu u largua nga qyteti, por siç dihet më vonë ai u pushkatua nga Brigada e Parë Sulmuese. E të jem i siqertë, ky qe rezultat i qëndrimit ekstremist që na udhëhiqte ne në Vlorë dhe që shkoi më vonë në krime, deri në vrasjen e shokëve pas shpine, siç ishte vrasja e Mynyr Xhindit, ish-anëtar i Komitetit të Partisë për Vlorën që në krijimin e tij. U vranë Xhemil Çakërri e Hydai Mëhilli (Dysheku) dhe versioni i dhënë për vdekjen e tyre është pak i besueshëm. Edhe vrasje të tjera kanë lënë hije dyshimi

Filed Under: Opinion Tagged With: Gezim Llojdia, qorri, rikthim fraksoni, Xhepi

Burrat e shteteve në OKB

September 27, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Edi Rama i foli panelit rutinë të Kombeve të Bashkuara sërish për harmoninë fetare në Shqipëri.Madje ndau me të pranishmit faktin e familjes shumë besimtare që ai ka, si katolikë, myslimanë apo ortodoksë etj. Madje solli si shembull se djali i tij i vogël që, ”është katolik dhe vetëm 1 vjeç duhet ende të vendosë se cilit besim t’i përkasë. Dhe ai është me fat sepse jeton në një vend ku askush përfshirë familjen e tij nuk do i bëjë kurrë presion të zgjedhi një besim të caktuar. Ai ka lindur në një vend të pagëzuar nga vetë Papa Françesku si vendi i vëllazërisë fetare, çka përfaqëson një garanci thelbësore për brezat e ardhshëm që ta gëzojnë këtë botë në paqe dhe prosperitet”, kështu tha Rama.

Këto e të tjera, janë sot si një lajm i madh për shqiptarët. Madje plot syresh po trumbetojnë edhe mbresat, apo se sa të magjepsur janë pjesëmarrësit. Deri edhe nënpunësit e administrates në OKB.

Edhe unë e ndoqa, pasi vi nga vendi kryeministër i të cilit është. Edi Rama. Për dhjetra arsye duhesha të kënaqesha. Duhej të besoja. Por ashtu si pjesa dërrmuese e shqiptarëve që vine prej andej. Apo edhe e ballkanasve në përgjithësi…, kërshërisë tonë për një pritshmëri sa më njerëzore, këta i japin një shqelm bythëve.

Kur thashë panelit rutinë, kush ka idenë e koferencave, e kupton këtë. Dhe sidomos në OKB­ën e cila si ngrehinë neutrale mes qiellit, u ka dhënë hapësirë edhe diktatorëve. Gjithkush flet për prosperitet, edhe pse shifrat nga vendet që vine janë anormale.

Megjithatë burrat e shteve aty flasin për prosperitet gjithfarësoj.

Të paktën kësaj rutine i është afruar edukata e qytetarit amerikan, ajo e tu treguarit i befasuar prej teje. Dhe për kortezi, i kanë kaq të shpeshta fjalët e mirësjelljes sa nganjëherë edhe ta shpifin duke të të thënë bravo apo bukur. Por kjo është thjesht kortezi pasi tek ata nuk ka asgjë të paditur rreth personit tend.

Ndërsa Papa Françesku vet, nga Filadelfia vendi ku u shpall pavarsia e Amerikës, flet për të varfërit, vendet e varfra, mbikqyrjen e borxheve, emigracionin dhe faktin e një dhune siç është ISIS­i; për pjesëmarrje më të ndjeshme të qytetarëve në vendimarrje, për absolutizmin dhe e keqpërdorimin e pushtetit karshi shoqërisë dhe ambjentit etj. Pra flet nga toka, nga mesi i njerëzimit. Kryeministri ynë flet nga qielli. Duke e bërë akoma më butaforik ambjentin shqiptarë.

Për amerikanët duket realitet komedie të qënit katolik, muslimanë, apo ortodoks. Kurse për myslimanët, sidomos kur flet me ata nga Lindja e Mesme, nga vendet e rërës, je absolutisht mysliman kur vjen nga prindër myslimanë. Zgjedhja është një realitet i paparanueshëm. Mirëpo neve na ngeli në gojë harmonia fetare. Harmonia fetare që është për tu marrë shembull. Pa përmenduar aspak dhe pa asnjë shenjë pendese për rrevolucionin feja është opium për popujt, atë të vitit 1967. Qoftë edhe për pak njerzillëk. Për pak pendesë.

Nga ana tjetër nga fundi i muajit gusht që sapo kaloi, vendosi veton dhe jo dialogun në një objekt kulti në Himarë. Prapë, Kryeministri flet për harmoninë fetare. Dhe e mbyll fjalën e tij, duke këshilluar apo kujtuar fenë, fetarët në përgjithësi, se ata mund të ndikojnë shumë në bashkimin shpirtëror të njerëzve. Asesi ai, dhe klasa e sojit politik nga ai vjen.

Megjithatë, pjesë e madhe e shqiptarëve mburren me ‘të. Me fjalimin e tij.

Filed Under: Opinion Tagged With: burrat e OKB, Ilir Levonja

Besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin

September 24, 2015 by dgreca

Federata “VATRA” dhe Gazeta “Dielli” urojnë të gjithë besimtarët myslimanë, në Diasporë dhe Vendlindje, me fat Kurban Bajrami!

Besimtarët shqiptarë, dhe ata në të gjithë botën, sot (e enjte) po festojnë Kurban Bajramin. Për nder të kësaj festë, e cila lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim, besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë, zakonisht dele ose qengj, si kurban dhe mishin e ndajnë me të varfrit dhe familjarët. Besimtarët në Shqipëri janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin e Kurban Bajramit, ndërsa në Kosovë, manifestimi qendror për këtë festë po mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Për nder të kësaj feste, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uroi të gjithë shqiptarët, duke thënë se “në këtë festë afrohen zemrat, harrohen urrejtjet, njerëzit shtrijnë dorën e pajtimit, ripërtërihen lidhjet shoqërore e njerëzore, me dashuri e sinqeritet, derisa çdo shtëpi dhe familje të mbushet me gëzim e hare”. Me një urim për këtë festë, të gjithë besimtarëve myslimanë, iu është drejtuar edhe kreu i bektashinjve, Baba Mondi. “Mbarë bota myslimane do të përjetojë emocionet e ditës së Kurban Bajramit, mëshirës universale dhe mirësisë hyjnore. Si çdo ditë e vitit hyjnor, ne presim 24 shtatorin me urimet më të mira për familjen, për njëri-tjetrin, për fqinjët tanë, të kujtdo besimit të qoftë, për kombin që të ecë në rrugën e prosperitetit”, uroi ai. Ndërkohë, edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke thënë se, vlerat e mirëfillta të kësaj feste manifestohen përmes sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit e humanizmit.

Filed Under: Kronike, Opinion Tagged With: Besimtaret myslimane, Gazeta Dielli, kremtojnë Kurban Bajramin, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 629
  • 630
  • 631
  • 632
  • 633
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT