Nga Ilir Levonja/
Përballë entuziazmit të shqiptarëve, Anxhela Markel ka diçka për të thënë. Qetë dhe me sqimë, ashtu si një gjermane, deklaron. ”Eshtë Komisioni Evropian ai që vendos nëse Shqipëria i ka përmbushur kriteret, dhe jo unë.” Mirëpo tironsve, u duket sikur në vend të saj është Valbona Mema, ndaj edhe këndojnë. Dum karamele tate, dum çokollata. E bëjnë në kor. Dum karamele tate, dum çokollata. Pse jo? Bjonde Valbona Mema. Bjonde po me leshë të verdha do thoshte Jovan Bregu, edhe Merkeli. Të dyja pra bjonde. Dhe kori i qeveritarëve tanë tironsa që duartrokisnin, buzëqeshnin… Dhe këndojnë gjithë qejf, dum karamele tate, dum çokollata.
Merkeli thotë kriteret, kriteret, kriteret. Ne avazin, dum karamele tate, dum çokollata.
Çuditërisht Kryeministri nuk e ngriti zërit t’i thoshte, zonjë o na bëni europianë ose u bëmë islamistë radikalë. Ashtu sikur i foli Europës disa ditë më parë. Nuk e di pse s’e bëri pasi dhe atmosfera qe diell. Ngjyra të gjalla. Kori në bulevard po ashtu, entuziast. Dum karamele tate, dum çokollata. Por thonë që me Merkelin e ka mirë, shkëmbejnë dhe batuta. Dhe neve kjo na bën të lumtur. E kemi Kryeminstrin gaztorin e koktejleve. Kështu që i bie të këndojmë. Të gjithë, dum karamele tate, dum çokollata.
1) Tiranë 8 korrik 2015. Në hyrjen kryesore të Kryeministrisë, për nder të çiftit Rama Merkel shfaqet një ballkon modern. Plot drita. Me ca krahë të zgjatur që e mbajnë. Fort. Po fort ama. Prurja e re të zotit të shtëpisë. Si shenjë proteste në ndërhyrjen me dhunë në ndërgjegjen historike të arkitekturës perandorake, në godinën qeveritare. Dolën në protestë disa nga heronjtë e mbrojtjes së monumenteve të kulturës për Shqipërinë. Shkreli, Tare dhe Lamja i Aluizmit. Tekstualisht ata thanë, ”është një krim që i bën ky burr shteti identitetit të saj perandorak. Ne e kundërshtuam edhe në komisionin shtetëror për mbrojtjen e monumenteve me vlera kulturore. Nuk na dëgjoi kush, por ne e bëm tonën. Besoj të na dëgjojnë edhe ata këshilltarët, të na dëgjojë edhe populli. Projekti fillestar i tre projektuesve italianë nga viti 1939 nuk ka ballkon”. E bën si burrat. Kështu e kanë bërë gjithmonë. Më kujtohet edhe për hekurat e Presidencës. Ato që preu Nishani në shkurtin e 2014. E bën edhe sot më 8 korrik 2015. Përpara çiftit Rama Merkel, por ata nuk i dëgjuan. Populli, bulevardi, tironsit këndonin. Dum karamele tate, duam çokollata.
2)Tiranë 8 korrik 2015. (si) Tha ministri Tahiri. Duhet marrë shembull nga ajo, bjondja. Respektoi qarkullimin. Rendin. I bëri përshtypje. Edhe mua më bëri përshtypje. Ndjeva keqardhje për veten. Merkeli ka rregullore qarkullimi kurse ministri im nuk ka. Po tjetër? Përfytyrova asetin politik gjerman Merkel. Çfarë të thuash. I ka hipur policëve në kokë në opozitë. Ndaj rri veshur me pantallona. U ka vënë zjarrin makinave. Eshtë organizatore e shkëlqyer e militantëve me altoporlant. Bredh në tarracën e qeverisë së saj me radio marrëse në gojë kur opozita proteston. Në këtë kontekst kemi të drejtë të krenohemi. Ngjakemi. Qënkemi për reforma. Dhe për merita të tilla. Si reformatorë, na takon të futemi në kryqëzim edhe kur është ndezur e kuqja. Mund të parkojmë në trotuar, mund t’ia grisim gjobën policit në surrat. Merkeli le të mbajë rregulloren. Neve meritat. E pse duhet marrë shembull nga ajo aliene. Nga ajo jashtokësore. Nga ajo bjonde që shikon e dëgjon gjakftohtë ritin tonë prej tironci. Ahengun e njerëzve të lumtur. Këngën, dum karamele tate, dum çokollata.
3) Tiranë 8 korrik. Shtatori është gjithmonë muaji i bereqetit. Në shtator do i bëjmë dhe ne të gjitha. A ka në drejtësinë shqiptare sot, korrupsion? Ç’është ajo fjalë. Korrupsioni fillon në shtator? Atëhere do fillojmë edhe ne reformat.
Mu kujtua vite më parë. Vjeshtë e 99-ës. Kur një ministër i brendshëm, bëri ca deklarata të forta. U tha shqiptarëve, shumë shpejt dhe nuk do përmenden më të fortët apo bandat e tyre nëpër qytete. Dhe kur nisi fushata pas 1 jave. Në bazat e përfolura u gjetën vetëm gjynahqarët, ushtarët. Kapot kishin fluturuar.
Mu kujtua ajo shprehja franceze. Nëse thua nesër, nuk ke për ta bërë asnjëherë. O bëje sot, o nuk e bën kurrë.
Në bulevard po këndon një bjonde, dum karamele tate, dum çokollata.
Nuk na e “ mbushë “ mendjen, Oliver Schmitti!
Nga Fahri XHARRA/*
….folna shqip në dheun tonë hirësi, nëse keni perëndi
nese keni fe e zot/
jemi vec nga tjetërkush, rrimë në mal edhe në fushë/
jemi vetëm në këtë botë/
në këtë botë të mallkuar, në urrejtje dashuruar/
aq përcarë e bashkë gjithmonë/
flisni shqip hoxhë e uratë, ju urojmë jetë të gjatë/
flisni shqip sa s’ është vonë…( Fatmir Gjata )
/
“Historianët turq dhe disa historianë shqiptarë pranojnë tezën që shqiptarët janë pasardhës të Pellazgëve dhe se kanë ardhur nga Kaukazi ose nga Azia.” -( Këto teori serbe gjithashtu ),kurse Hasan Kaleshi thotë se teza që Ilirët kanë qenë të parët e shqiptarëve duhet parë me rezerva dhe këtë e argumenton me atë që shqiptarët nuk kanë pasur një traditë shteti dhe një trashëgimi kulturore të mirëfilltë; në lidhje me historinë e Ilirisë nuk ka legjenda dhe epope e epika popullore; nuk është gjetur një mbishkrim i vetëm i shkruar në gjuhën ilire dhe nuk kemi një organizim të kishës ilire. (Hasan Kaleshi, “Türkler’in Balkanlar’a Girişi ve İslâmlaştırılma Arnavud halkının etnik ve milli varlığının korunmasının sebepleri”, Tarih Enstitüsü Dergisi, sayı:X-XI, sene:1979-1980, Edebiyat Fakültesi Matbaası, İstanbul, 1981, s.179.)
“Sot shqiptari ka mbetur edhe pa traditë edhe pa shtet, i është humbur orientimi, ka mbetur pa bërthamën e tij, masa shqiptare akoma është e hutuar dhe individi mundohet me rregulla at-hok të krijuara aty për aty, që t’i bëj fre egersisë së vet. Nga mungesa e trashëgimisë shpirtnore, dikush pranon një paketë sjelljesh nga ISIS, dikush përfundon në amoralitet të skajshëm, dikush mbështetet te narkotikët, dikush ja arrijnë ta zbus sado pak veten, e dikush shumë lehtë kalon në ekstremin e djeshëm. Zgjidhja për të dal nga kjo katrahur është forcimi i shtetit që t’i përafrohet besueshmerisë që ka patur shqiptari për traditën e tij, për kanunin e tij. Forcimi i shtetit nuk mund të arrihet pa instaluar vetëdijen kombëtare në arsim. Në anën tjetër, tendenca për ta përdor përsëri kanunin (edhe pse në menyrë të shkaravitur si pasoj e ndërprerjes së traditës), është tregues i dobesisë së shtetit, dhe jo faj i kanunit, prandaj elemente të caktuara të traditës duhet të rimodelohen dhe të përshtaten me arritjet e shekullit ku jetojmë, dhe te vendosen në praktikë, apo të futen në sistemin tone edikativo-arsimor, që të shërbejnë si përkahës të vet shtetit. Se aty ku nuk mund të qendroj polici mbi kry, të qëndroj morali dhe tradita. Nuk duhet të kopjojmë një model kryekëput të huaj, sepse ne kemi specifikat dhe rethanat unike, ashtu siç i ka cdo komb tjetër, prandaj zgjidhja duhet të buroj nga vet ne. ( Besir Bajrami )
Nuk jam përqendruar me këtë shkrim në tendencën që kanë armiqët tanë për ta shrytëzuar këtë huti shqiptare dhe me infiltrimin e tyre, kjo huti të na shfaqet pikerisht ku dhe kur duan ata, megjithatë, ne duhet të shohim brenda vetes që të zgjidhim devijimet tona, në mënyrë që të mos u japim material për manipulim edhe armiqëve , si ato te shmitëve dhe të tjerëve
Vijon nga dje : “Këto e shumë tjera i shmang Schmitt-i me selektivitetin e tij ne ‚librin‘ kundër Skënderbeut, duke provuar ta reduktojë Ate në ‚hakmarres e mizor‘ e „vrasësin më të madh të shqiptarëve“ ne një kohe kur tëgjitha viset e trojet shqiptare ne Evropen Juglindore e gjithë shqiptarët e asaj kohe ndjekeshin, vriteshin e pjekeshin nga Perandoria Osmane dhe vazalet e saj, derisa i masakruan, ose perndjeken ne Italine Jugore, ne feudet e Kastriotit.
Pak dhe aspak shkencore kjo, për më shumë e më keq, me shumë elemente te një ‚shkence selektive‘ dhe brum për agjenda percarese (nderfetare), spin ky tash që sillet ne kokat e ‚imameve‘ si mullaosmaneve, irfansaliheve, mazllammazllameve, shefqetkrasniqve, apo naimternavave, apo të politikaneve si gezimkelmendet e feridaganet, e deri tek publikues te tjere si lubonjet, (kloset), putot, ceket etj.
Vendimi i ASHAK-ut për pranim te Schmitt-it si anëtar të saj ishte shpallur dy vite më pare, kështu vonesa e ardhjes së tij ne Prishtinë per ceremoninë e pranimit nuk ka të beje me shqyrtimin e punimeve te tij, por me kohën e mungur të ketij për te pranuar një nderim të tillë, prandaj deklarimet e tij me kete rast, si me të ‚buta‘ nuk kane te bejne me ndryshim, apo afrim te qendrimeve me ASHAK-un, por me shperfaqje të kontradiktave në shkrimet dhe deklarimet e tij, si psh nga qendrimet e tij se ‚nuk ka fakte te mjaftueshme qe shqiptaret kane prejardhje nga ilirët“ (kuptohet se nuk ka ne shkencen e tij selektive) ne deklaraten e tashme ne Prishtine se ‚shqiptaret nuk ishin cliruar nga Perandoria Osmane, pasiqe ata nuk ishin te pushtuar‘, duke iu pervjedhur keshtu pranimi e fakti se ne Kohen e Skenderbeut dhe para ardhjes se Osmaneve ne Gadishullin Ilirik kishte shqiptare, Zot të vehtes, dhe atë pra të besimit orthodoks dhe katolik, dhe si i tille duke demantuar vet shkrimet e tij për Familjen Kastrioti në tendencën per ti nxjerr si sllav e serbë, gjoja per shkak te nenës “serbe “ Vojsaves, kur dihet se në kohen e feudalizmit paternalizmi ishte ne kulmin e tij dhe percaktimi i familjes sipas babait, aq me shume kur ishte fjala per feudale e princer !
Pra në një kohë kur në Gadishullin Ilirik kishte shqiptarë Zot të vehtes, ishin paria e tyre që u bashkua te mbrojë po këta shqiptare nga sulmet dhe pushtimet e Perandorise Osmane dhe vazaleve te saj, ishte e perbashketa shqiptare, gjuhesore, kulturore, territoriale e politike qe i bashkoi në një luftë të perbashkët për mbrojtje te ketyre vlerave dhe te vlerave te Evropes ne një Udheheqje të zgjedhur politike dhe ushtarake ne krye me Gjergj Kastriotin Skenderbeun dhe me nje organizim ushtarak, ekonomik dhe diplomatik te perbashkët, atribute këto te një Mbreteria në bazë kombetare.
Të tjerat janë fabula te treguara me tekst te formuluar në formate shkencore të shquar me selektivitet dhe njëanshmeri. ASHAK-ut nuk i ka bërë mirë ky vendim dhe ky perafrim qe paralajmerohet.
“…Prandaj, jo rastësisht, tendenca e poligonit qitës, i cili në vazhdimësi rrjedhë nga ujërat e zeza që burojnë nga tokat sllave dhe agjenturat e tyre sekrete, të orkestruara nën psikozën e shkencës së urrejtjes, mundohen me mish e me shpirt për t`i zhvlerësuar dhe çmitizuar figurat më eminente të kombit shqiptar së bashku me identitetin tonë kombëtar, që nga Skënderbeu e deri tek Nëna Terezë e Kadareja dhe shumë personalitete tjera të shquara kombëtare me reputacion ndërkombëtar, të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në mozaikun e përgjakur të popullit shqiptarë për të arritur deri tek e sotmja dhe për të qenë vetvetja…! (Remzi Limani )”
Fahri Xharra ,08.07.15
Gjakovë
-Pjesa 3
Murgesha çeke që jeton në Shkodër: Vrasja nuk ka komb, më habiti reagimi i shqiptarëve
Quhet Michaela Kubickova.Ajo është një murgeshë çeke që jeton në Shkodër.
Duke folur për gazetën Dita në lidhje me vrasjen e dy turistëve çekë, ajo ka thënë se krimi nuk ka komb, pasi vrasje të tilla ndodhin në gjithë botën.Kubickova thotë se e ka habitur reagimi i shqiptarëve.
Ajo vlerëson lart mikëpritjen dhe besën shqiptare, ndërsa shpjegon edhe arsyen përse çekët vijnë kaq shumë në veriun e Shqipërisë.“Në çdo vend të botës, fatkeqësisht, ka persona që veprojnë keq.
Ata nuk kanë lidhje me kombin.Të keqen nuk e bën njeri sepse është shqiptar apo çek, por ai njeri që nuk di të jetojë mirë mes njerëzimit.
Të them të drejtën më ka habit ky reagim kaq i ndjeshëm dhe fisnik i popullit shqiptar, jo që nuk ia njoh këto vlera, por nuk besova që do të reagonit në mënyrë kaq të dukshme.
E di që populli juaj e njeh dhimbjen e paragjykimeve nga të huajt. E di që kjo ngjarje mund të shkaktojë një paragjykim të ri.
Dhe për këtë më vjen sinqerisht keq. Për këtë jam duke kërkuar të flas edhe në Çeki e të tregoj sa të prekur ndjeheni nga kjo ngjarje.
Ajo që më duket shumë e bukur është tradita e besës. Besa, e cila nuk ka nevojë të nënshkruhet në ndonjë kontratë sepse jepet, është dhe pikë.
Mikpritja juaj është vërtetë e denjë e admirimit. Më kujtohet dreka mbretërore në zonën e Shllakut. Në fund vura re që zonja e shtëpisë po hante lakna të zeza.
Kuptova që për drekën tonë ka shku në tërë fshatin duke kërkuar borxh ushqimin, vetëm që ne të mos na mungojë asgjë.
Ne na pëlqejnë malet.
Na pëlqejnë malet e paprekura. Kemi zakon të ecim në këmbë. Të shijojmë natyrën, ta sfidojmë, të flemë në natyrë.Nuk kërkojmë hotele, na mjafton një copë tokë dhe mundësisht ndonjë kron me ujë”, thotë ajo.
Z. PRESIDENT, KTHENI DENIMIN ME VDEKJE!
Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe”/
New York, 7 Korrik 2015/
Deklaratë/
Drejtuar Presidentit të Shqipërisë Z. Bujar Nishani/
I nderuar Z. President!/
Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane “Shpresë & Paqe” (Hope & Peace) me Qendër në New York, ndjek me vëmendje ngjarjet në vend. Konkretisht jemi të shqetësuara për situatën e rëndë sociale që ndodhet Shqipëria përsa i përket vrasjeve ndaj të huajve e dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve jetimë.
Duke qenë se armët tashmë ndodhen në duart e njerëzve të pa ndërgjegjshëm e kriminelëve, organizata jonë është e mendimit se, Shqipëria duhet të aplikojë dënimin kapital – Me Vdekje.
Ngushëllojmë me këtë rast familjet e viktimave të dy turistëve çek si dhe popullin çek, si dhe dënojmë këtë akt barbar të shqiptarit kriminel në veri të vendit.
Njëkohësisht dënojmë dhunën që është ushtruar ndaj të miturve jetimë në Jetimoren e Shkodrës dhe e shikojmë të udhës që kujdestaret e kësaj qendre jo vetëm të pushohen nga puna, por edhe të marin dënimin e merituar nga drejtësia.
Për Organizatën e Gruas “Shpresë & Paqe”
Me respekt
Kryetarja
Mimoza Dajçi
Ne Foto:Ekzekutimi i denimit me vdekje per te fundit here eshte kryer 25 qershor 1992 në mes të qytetit të Fierit dhe trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër për t’u parë nga turma njerëzisht që erdhën dhe nga qytetet e tjera.Dy personat e ekzekutuar me vdekje ishin vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit. Ata u shpallën fajtorë për vrasje të shumëfishtë në atë që u quajt “Masakra e Libofshës”. Ata vranë pesë persona, mes tyre një foshnjë 8 muajshe.
Si të mbrohemi nga mashtrimi ISIS? Shpëtimi është Skënderbeu!
Është tragjike, dhe lënduese për shqiptarët kur sheh se si djem të rinjë, të cilët për vite të tëra morën zemrat e shqiptarëve, por edhe të tjerëve, dhe sot përfundojnë tragjikisht.
Tragjikisht, pasi në lulen e rinisë vdesin duke humbur botëkuptimin për ardhmërinë e jetës, si njeri së pari, dhe pastaj si shqiptar.
Shqiptarët ende nuk kanë asnjë ide, as iluzion se kush në të vërtetë është ISIS-i, aq shpejt u shfaq, u fuqizua dhe aq shumë tmerrshëm po e trondit botën, sa edhe sikur të ishin nga ndonjë planet tjetër nuk do të mund të justifikoheshin sjelljet aq makabre të tyre.
Është e pashpjegueshme ende, se si të rinjë shqiptarë jashtë Kosovës dhe diasporës rekrutohen nga qendra e ISIS-it!
Në Kosovë, sidomos, mbretëron ideja se lidhjet e rekrutimit për në ISIS kalojnë nëpërmjet Serbisë, sikurse edhe në Maqedoni, nëpërmjet Serbisë dhe shërbimit sekret Maqedonas, e po ashtu edhe në Shqipëri janë të përfshira shërbime të huaja.
Por, a ka ndonjë të përbashkët me shqiptarët, ideali i grupit ISIS?
Përgjigja është e menjëhershme, jo dhe aspak. Shqiptarët e kanë të konstituuar identitetin e tyre kombëtar, nuk kanë probleme me besimet e tyre. Shqiptarët janë i vetmi komb në Ballkan, i cili që në mesjetë nuk identifikohej me fenë, dhe ky ka qenë çelësi që i ka shpëtuar shqiptarët nga çdo lloj asimilimi, pra ia ka siguruar mbijetesën etnike dhe kombëtare, dhe nuk e ka bërë këtë as ajo ortodokse, që më së shumti ka asimiluar, por as ajo islame, pasi që të dyja fetë kanë asimiluar dhe vazhdojnë të asimilojnë, si në grek, serb, maqedonas, por edhe në ‘mysliman’ si në Sanxhak, në Rozhajë e tutje, në turq e në boshnjak, si në Kosovë e në Maqedoni, dhe veçanërisht në Turqi, ku janë shqiptarë ose me origjinë 5-9 milionë shqiptarë. Pra, po të ishte për islamin apo perandorinë turke, sikur ta kishte pasur qëllim ruajtjen e shqiptarëve, shqiptarët sot në Turqi do të kishin edhe universitete të tyre, mos të flasim për shkolla që nuk i kanë, as ato fillore, dhe do të ishin në Parlament të përfaqësuar më shumë se kurdët, duke pasur mbi 80 deputetë.
E dyta, shqiptarët nuk kanë të përbashkët me urrejtjen që përfaqëson dhe artikulon sot ISIS-i. Shqiptarët janë shembull në botë, se si një komb i ndarë në tri besime fetare të mëdha, nuk ka pasur asnjëherë konflikte, dhe se si të gjithë jetojnë në paqe dhe madje kanë edhe martesa të përziera.
Shqiptarët brenda identitetit të tyre, të nisur që nga mesjeta kur u quajtën arbër, janë identifikuar me të parët e tyre. Skënderbeu e identifikonte veten si pasardhës të Pirros së Epirit, dhe Aleksandrit të madh. Pra, ai nuk e shihte veten si pasues fetar, përkundrazi ai erdh si një shpëtimtar shqiptar, si shpëtimtar kristian ai shihej nga katolicizmi, dhe bile edhe nga ortodoksia. Skënderbeu mblidhte gjithë energjitë e mundshme për ta sfiduar një perandori, që nga do shkelte nuk mbinte bari!
Ishin idetë skenderbejane ato që mrekulluan Rilindjen kombëtare shqiptare për të ngjizur ideologjinë kombëtare shqiptare!
(I. Morina-Bota Sot)
- « Previous Page
- 1
- …
- 645
- 646
- 647
- 648
- 649
- …
- 859
- Next Page »