Nga Ilir Levonja/Florida/
Udhë e mbarë z/Kryeministër!
Vetëm vendet e Ballkanit dhe ato pas tij, nuk kanë kuptuar akoma asgjë se çfarë është demokracia. Dhe jo rastësisht problemet më të mëdha pluskojnë gjithmonë nga kjo anë. Çfarë ndodhi gjithë këto ditë, qoftë në Shqipëri apo Serbi, dëshmon qartë këtë. Por edhe një fakt tjetër, ne jemi entuziast më shumë se sa duhet. Diçka që I përket absurdit kolektiv nga koha e për zgjimin e ndërgjegjes së masave. Vigjilent dhe të pamëshirmësh në luftën e klasave. ndërkohë kur ai poeti provincial pëshpëriste me zë të ulët vargjet tashmë të famshme ”ku e dija unë I varfri/ se armiku ishim ne”. Pra vetvetja.
Gjithë këto ditë I kam pare me trishtimin më të madh. Si unë edhe serbët me të cilët jetoj e punojë. Njëri nga ata, trupkaba, më tha midis të tjerave se, nuk vumë dhe zor se vëmë mend ne.
Në kor beteja e studiove televizive. Nuk e di se sa patriot është, sa luftëtar në front, aty ku digjet baruti, fjala vjen, Reis Çiço. Nuk kam asgjë me ‘të, e solla thjesht si shembull. Pasi kam pare kaq shumë patriotë këto ditë, sa sikur vërtet të fitoheshin betejat me entuziazëm. Ne do të kishim ngjallur perandorinë Ilire, ose Epirin e Pirros, brenda pesëmbëdhjetë ditëve.
Sinqerisht është një vënie në dukje, e mire, jo për tu fyer. Unë jam pjesë e juaj. Nuk mund të fyej. Do fyeja veten.
Një tubim në heshtje do I bënte më shumë efekt vendeve tona. Do I jepte frymëmarrje realitetit. Mendoj se në këtë aspekt, ai pak nacionalizëm I mbrapsht, I pretenduar, tërë këto ditë rifitoi territor më shumë se demokracia e Amerikës. Nuk ngeli miss, showgirl pa u armatosur. Ndërkohë kur një vajzë, një gazetare profesioniste me emrin Erisa Zyka, vetëm me tre pyetje bëri më shumë se milionat e korit nacionalizëm.
Diçka për Kryeministrin. Në të njëjtën kohë për suferinën e brohoritjeve.
Duhet të shkosh zoti Kryeministër. Ndihmoje Serbinë. Këtë e kam theksuar disa kohë më pare, kur në burgjet e Greqisë, masakrohej një shqiptar. Atëhere u drejtohesha njerëzve, ndihmojeni Greqinë. Ndofta duket vërtet me rrugën e Krishtit, por edhe nënë Tereza, që e deshi aq shumë Jezusin, bija e jonë ishte. Me rrugën e Jezusit eci. Derisa mburremi me ‘Të. Eshtë e udhës të bëjnë si ajo.
Ndihmoje Serbinë zoti Kryeministër. Sidomos nga makthi i prezencës së Shqipërisë së Madhe. Po ta mbyllën derën, prapë, je ti Fitimtari.
JA PËRSE NJË PJESË KANË NOSTALGJI PËR ATË KOHË
NGA HASAN KOSTRECI/New York/
Debatet që po zhvillohen këto muajt e fundit në lidhje me ditën e 29 Nëntorit, po krijojnë edhe njëherë ndasira, prej të cilës ne shqiptarët kemi vuajtur aq shumë dhe na ka kushtuar. Përça e sundo është një fenomen i njohur dhe i aplikuar tek ne qysh nga pushtimi Otaman, por duke u itensifikuar edhe më shumë gjatë diktaturës, na mbeti i trashëguar dhe herë pas here e kur duhet, përdoret edhe sot. Nxjerrja nëpër ekranet televizive, përshëmbull, e disa figurave të diskutueshme, të cilat, me hallet dhe problemet që shoqëria jonë aktualisht ka ,veçse e iritojnë edhe më shumë. Tentimi gjithashtu për të rrëzuar ndonjë bust apo monument dhe sidomos ballafaqimi me portretin e duktatorit në disa manifestime, janë veprime flagrante, të cilat të lenë te dyshosh se më njëzet e nëntë, do avancohet edhe më tepër e do bëhen aventura.
Dihet që nazizmi gjatë luftës së dytë botërore, pushtoi pothuajse krejt Europën dhe pavarësisht rezistencës së disa vëndeve, si Franca, Greqia, Jugosllavia, sidomos Polonia, përfshirë këtu edhe angazhimin modest të Shqipërisë, pa pjesmarrjen dhe aleancën e tri fuqive të mëdha; Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe ish Bashkimit Sovjetik, ai regjim do qe përhapur dhe do kishte përfshirë gjithë botën.
Pra, vetëm këto tri shtete me potenciale të fuqishime arritën që ta gjunjëzojnë dhe më
9 Maj të dyzet e pesës, të shpallin edhe kapitullimi pa kushte të tij.
Kjo datë festohet në të gjithë Europën dhe quhet si dita e fitores mbi nazizmin, por deri sa në koalicion, siç thuhet, me anglo – amerikanët paskemi qënë dhe jo me lindorët, pse të festojmë vetem 29 Nëntorin, të cilën gjatë diktaturës e frymë me aq shumë ngjarje e historira, një pjesë të pa qëna, sa dolëm edhe jashtë realitetit.
Në përvjetorët që çdo vit me këtë rast organizoheshin, bëhej gjithashtu mjaft bujë e pompozitet dhe topat e tanket që nxirreshin nga hangarët vetëm për atë ditë, ishin vetëm një çfaqje teatrale, që ashtu si ato shtatë qind mijë bunkerët e ndërtuar në të katër anët e vëndit, kishin për qëllim t’i mbushnin mëndjen popullit shqiptar të pa informuar dhe të izoluar nga bota, se qemë një forcë e madhe dhe e pa thyeshme, që nuk i trëmbeshim çdo lloj armiku, të brëndëshëm apo të jashtëm. Sot ky lloj donkishotizmi, sigurisht nuk shkon dhe është një detyrë e historianëve, jo vetëm profesionale, por edhe patriotike që të rishikojnë edhe njëherë ç’ka është thënë dhe të thonë të vërtetën, ndryshe sa herë që do diskutohen Kongresi i Përmetit, i Beratit, i Pezës, i Labinotit e kështu me radhë, gjithmonë e më shumë do krijohen debate e sherre dhe gjithmonë e më shumë përpara gjeneratave të reja, do bëhemi qesharakë.
Komunizmin nuk e shpikëm ne, por na u importua dhe Jugosllavët, për të realizuar qëllimet e tyre, zgjodhën pikërisht Enverin, i cili karierën e tij e nisi, e ndërtoi dhe e mbylli vetëm me mashtrime, vrasje dhe eliminime jo vetëm ndaj kundërshtarëve të tij politikë, por edhe ndaj bashkëpuntorëve, që ai supozonte se mund t’i zinin karriken, prandaj, nëqoftëse për pesëdhjet vjet e kemi pranuar si komandant, udhëheqës dhe strateg të madh, sipas fakteve, por edhe nga të thënat e ish kolegëve të tij, del një dinak, vrasës e kriminrl, epitete me të cilat e cilësoi gjatë një interviste në kanalin televiziv “Shqip”edhe vetë zoti Rahman Perllaku. Atëhere a do vazhdojmë akoma me të tilla iluzione, apo do thënë realiteti, që edhe shqiptarët si brënda dhe jashtë atëdheut, të qetësohen shpirtërisht, të lenë euforitë dhe të nisim rrugën e pajtimit.
Me të drejtë zoti P. Milo, thotë, se periudhën mbas luftës e kemi dënuar dhe vazhdojmë ta dënojmë. Fjalën e ka, sigurisht për krimet dhe diktaturën që u instalua mbas vitit dyzet e katër, atëhere nëqoftëse vetëm dyzet e treshi, paska qënë një vit i mbrapshtë i cili na përçau dhe po na shkakton akoma andralla, e lemë në harresë dhe të merremi e të nderojmë ata që u vranë, nga të dyja krahët, të cilët u flijuan për idealizëm dhe pa ditur se ç’do ndodhte më pas.
Nëqoftëse nismëtarët e komunizmit, përfshirë edhe ato pak femra, pjesmarjen e të cilave, zoti P. Xhufi e cilësoi si emancipim, diktatori i vrau dhe i masakroi; Nacionalistët dhe kundërshtarët politikë, gjithashtu po, atëherë kush pjesë e shoqërisë janë këta që paskan aq shumë nostalgji për atë periudhë dhe duan ta kujtojnë. Mos ndofta brezi i dytë apo edhe ndonjë i tretë i atyre që sistemi diktatorial, për të mbushur vakumin, i zgjodhi nga baza dhe nga që për karriken e tij, nuk paraqisnin rrezik, u lanë të lirë që të xhvasin dhe të shpërdoronin sa mundën pasurinë e popullit. Këta me siguri që ndjejnë nostalgji, sepse kanë ç’të kujtojnë, por në parakalimin që me rastin e kësaj date mendojnë të bëjnë, do t’u rrëfejnë gjeneratave të reja, se jemi ne ata që e shkatërruam këtë vënd dhe e sollëm në këtë gjëndje. Jemi ne që i detyruam ata mijra të rinj, gra, pleq apo fëmijë, të braktisën vëndin dhe të marrin arratinë; Jemi përsëri ne fajtorë për ata qindra të tjerë që në kërkim të lirisë, përfunduan në ujrat e Jonit apo të Adriatikut. Nëqoftëse për këto e të tjera, s’u nxihet faqja dhe nuk u vjen zor, le të parakalojnë, sepse ndofta atë ditë në tribunë del edhe e veja e diktatorit dhe u përshëndet.
Cili është faji shqiptar, sportiv apo zyrtar?
Nga Saimir LOLJA/
Më 14 Tetor 2014 filloi në Beograd të Serbisë ndeshja e futbollit midis skuadrave serbe dhe shqiptare, e vlefshme për hapat për të shkuar në kampionatin europian të futbollit që do të luhet në Francë pas dy vjetësh. Afër fundit të pjesës së parë ndeshja e futbollit u ndërpre përfundimisht për shkak të dhunës që së vazhdueshme në stadium kundër lojtarëve shqiptarë e cila arriti pikën e shpërthimit kur një zog me një flamur me përmbajtje shqiptare fluturoi mbi stadium.
Ana shqiptare
Edhe në rastin se ai që e bëri zogun të fluturonte qe shqiptar, edhe sikur ai të ketë qenë aq tepër i aftë me kaluar fshehtas materialet dhe shmangur kontrollet e imta të policisë serbe për në stadium, ai ishte një tifoz, një individ.
Ana sllave
Në anën tjetër, pa filluar ndeshja, gjatë ndeshjes dhe mbas saj në stadium tërë tifozat serbë kishin me mijra flamurë e parrulla kundra shqiptare, brohorisnin në kor “vrsini shqiptarët” dhe duke gjuajtur me shishe e fishekzjare lojtarët shqiptarë. Biles, albitri e ndërpreu ndeshjen pak për ato goditje pa dalë zogu me flamur.
Kur fluturoi, fluturoi, fluturoi zogu me flamur, atë e kapi një lojtar serb, ia mori një lojtar shqiptar, ia dha përfaqsuesit të UEFAs – mëse normale. Duhej të mbaronte këtu dhe me kaq dhe ndeshja të vazhdonte.
Të tjerat mëpastaj ishin fillim e mbarim rrugaçëri kriminele bandisteske nga ana e serbëve: lojtarë, tifoza, roje, policë, shërbim i fshehtë, të gjithë bashkë. Të tërë këta u sollën kundra sportistëve shqiptarë ashtu si sillej ushtria serbe 100 vjet më parë kundër popullsisë shqiptare të pambrojtur gjatë luftrave ballkanike. Nenet 14, 15 te rregullave disiplinore të UEFA-s (Articles 14 and 15 of UEFA Disciplinary Regulations) e bëjnë të qartë se si veprohet ndaj sjelljeve të tilla në stadiumet e futbollit.
Cili është atëhere faji shqiptar, sportiv apo zyrtar?
Dikush mund të thonte se ndoshta shqiptarët kanë faj se nuk dijnë të urrejnë.
Serbët edhe me këtë rast treguan se nuk janë Europianë, se krenohen duke qenë bisha të egra stepash sllave, se mburren se janë janë sllavë të egër dhe barbarë, se kryerja e krimit është e mira e tyre, se genocidi, përzëniet e popullsive janë vetë egzistenca e tyre. Kjo është një sjellje e tyre të cilën e shfaqin të gjithë: injorantet, të pashkolluarit, të paedukuarit, profesorët, studentët, ushtarët, mbretnorët, artistët, sportistët, politikanët; nuk ka serb që te ketë pranuar dhe jo më të ketë kërkuar falje për krimet e kryera në Kroaci, Bosnje, Kosovë.
Pse? – vazhdon të përsëritet kjo pyetje e pyetur edhe më 1878 kur kryhej genocidi masiv dhe përzënës ndaj shqiptarëve në Sanxhak, Njish e më sipër. A mos edukohen dhe urdhërohen ato prej një kishe sllave apo bizantine e cila nuk nuk ka në bosht paqen e Jezusit por idhuj luftëtarësh që kanë kryer krime e genocide ndaj popujve te tjerë?
Pse urrejtja e tyre, sidomos kundër shqiptarëve, është e pakufijshme dhe e vazhdueshme? Ashtu si grekërit, pse serbët t’i friksohen pamasë egzistencës shqiptare-arbërore dhe rrjedhimisht t’i urrejnë pa kufi shqiptarët? Çfar shkaku apo emocioni i shtyn ato të kenë këtë urrjetje?
Meqenëse krijimi i tyre si grup shoqëror është i lidhur vetëm me një histori kishtarë disa qindra vjeçare, a mos lindja dhe egiztenca e tyre lidhet drejtpërsëdrejti me mohimin e kombësisë shqiptare-arbërore?
Në Konferencën e Ambasadorëve më 1913 në Londër, më shumë se gjysma e popullsisë dhe tokave shqiptare u lanë jasht shtetit foshnjor shqiptar mbi bazën e “të drejtave historike” imagjinare të serbëve dhe grekërve. Para më shumë se 100 vjetësh serbët krijuan Jugosllavinë Nr. 1 dhe para rreth 20 vjetësh i sulmuan të tërë në Jugosllavinë Nr. 3 të shtyrë prej “të drejtave historike” të tyre imagjinare. E njëjta sjellje i përket edhe grekërve: pasi fuqitë europiane krijuan shtetin grek rreth 190 vjet më parë, Greqia zmadhoi sipërfaqen e saj të tokave dhe popullsinë gjashtë herë duke u mbështetur në “të drejtat historike” të saja imagjinare; natyrisht jo të grekërve të sotëm.
Serbët dhe grekërit i hynë rrugës së masakrave, përzënieve, genocideve ose përndryshe shndërrimeve të arbërorëve-arbanasve -ilirëve-shqiptarëve pasi u krijuan si njësi feudale dhe fetare për të ndjekur “të drejtat historike” e tyre imagjinare. Pra ata e bëjnë veten të besojnë në “të drejta historike”, në rrëfime historike imagjinare për periudha që nuk iu përkasin atyre. Sepse, për shembull, një hartë e vitit 395 e.s. e cila paraqet Europën Juglindore të sotmen Prefekturë të Ilirisë (Prefecture of Illyricum), çfar të drejte historike do krijonte kjo sot dhe për kë?
http://en.wikipedia.org/wiki/Stridon#mediaviewer/File:Roman_Empire_about_395.jpg
Ç’domethënë e drejtë apo rrëfenjë historike? Ç’kuptim mund të ketë ajo? Mbi të gjitha dhe në përgjithësi, nëse “të drejtat apo rrëfenjat historike” do merreshin parasysh, atëhere të gjithë kanë të drejtë t’i kërkojnë të gjitha; në mënyrë të veçantë nëfillimët e Biblës (Genesis 6:4).
ÇAMERI…..DIKTATURA , DEMOKRACIA APO…?
Së pari dua të jem I qartë, nuk kam asnjë pretendim se njoh teoritë përkatëse se çfarë janë praktikisht diktaturatë ose demokracitë e sotme në botën që po jetojmë. Por nga rruga e gjate e jetes sime, ende nuk e kam shume te qarte se si duhet te zgjidhet e Drejta e Çamerise Shqiptare, atje ku kam lindur; e cila prej vitit 1913, në sajë të politikave filogreke të fuqive Europiane, vazhdon e pushtuar nga Greqia.
Faktikisht, kur isha ende 7 vjeç, shovinistat grekë, në Greqinë e sotme, mbasi masakruan dhe vranë 7 njerës të pafajshëm të families time,(I vetmi faj I tyre se ishin Shqiptare të besimit musulman lindur në shtëpijat e tyre); pa kryer asnjë shkelje të legjislacionit grek; nga mosha 2 deri në 82 vjeçarë. Vlen për tu theksuar se Shqiptarët e krishterë Çamë nuk pësuan asnjë vrasje, as u dëbuan, por edhe atyre ju është mohuar gjuha Shqipe dhe vazhdon mohimi për tu quajtur Shqiptarë. Mbas mbajtjes si të burgosur në kampin e përqëndrimit në qytetin tonë të lindjes Paramithi, në nëntor 1944, na dëbuan në Shqipërinë Nënë.
Dhe per çudi, me vone lexova se në Greqinë e lashtë paska lindur demokracia??!
U pritëm shumë ngrohtë nga vëllezërit tanë të një gjaku; megjithëse edhe në Shqipëri në ato kohëra ishin shumë shkatërime dhe mungesa nga lufta që porsa kishte mbaruar.
Ndersa qeveria komuniste nuk na trajtonte mirë sepse më 1949, dështoi në realizimin e tentativave të saj per të dërguar djemtë Çamë si ushtarë të ushtrisë komuniste greke.Faktikisht gjatë luftës djemt edhe vajza Çame u rreshtuan në batalionet Çamëria dhe Ali Demi, dhe luftuan kundër pushtuesave nazifashistë në bashkëpunim me njësitet e EAM-it të PK Greke; por kur ushtarët grekë nën komandën e gjeneralit famëkeq Zerva filluan masakrat e vrasjet ndaj popullësisë Çame, ato njësi “mike” të komunistave grekë nuk deshen te ndihmojne Camet qe po masakroheshin. Kështu edhe djemtë Çamë nuk pranuan të luftojnë atje me flamurin grek; deklaruan me ndershmëri dhe Atdhetarizëm se do shkonin të luftonin në Çamëri vetëm me Flamurin tonë Kombëtar
Qeveritarët komunista të Tiranës, si “shperblim”, të refuzimit të internacionalizmit ndaj “vëllezërve komunistë grekë”, dënoi me punë të detyruar, dhe internoi 900 burra e djem Çamë në ndërtimin e rrugës Gramsh-Lozhan. Ay keq trajtim vazhdoi duke e”mbyllur” Problemin Çam, pavarësisht se mbi 5000 Shqiptarë Çamë ishin vrarë e mbi 30.000 Çamë të tjerë, mbas dëbimit me dhunë nga trojet e tyre Shqiptare mijëravjecare, vuanin nga uria dhe sëmundjet si refugjatë në Shqipëri
Më 1971, në një kohë që në Greqi sundonte e ashtuquajtura Diktatura e kolonelëve të zinj përçudi, u lidhën marëdhanie diplomatike midis Shqipërisë komuniste dhe Greqisë diktaktoriale. Filluan shkëmbime grupesh artistike që lenin mbresa shumë mallëngjyese tek Shqiptarët Çamë të krishterë që vazhdonin të jetonin në vatrat e tyre në Çamëri. Por ajo që të le përshtypje shumë domethënëse ishte vizita e Ambasadorit Shqiptar L.Seiti në krahinën e Çamërisë. Aty, I shoqëruar edhe nga Ministri përkates Grek, bisedoi Shqip në Bashkinë e Gumenicës . Vetë kryetari I shprehte ambasadorit Shqiptar faktin se atje ka shumë fshatra që flasin Shqip, bile shumë plaka as nuk dinë të flasin greqisht; në Prevezë janë mbi 40 fshatra që flasin Shqip, ndërsa në Kastrizë me 1800 banorë flasin të gjithè vetëm shqip dhe ndigjojnë përditë me gëzim e mall Radio Tiranën!!
Këtu dua të nënvizoj se me këto të dhëna jam njohur vetëm në vitin 2002, këtu në New York gjatë promovimit të librit të Prof. Beqir Metës “Tensioni Greko Shqiptar“. Pra megjithëse njiheshin nga qeveria shqiptare, nuk i bëheshin popullit të njohura ato të dhëna. U deshën mbi 30 vjetë që Intelektuali Atdhetar Prof. B.Meta, ti nxirte nga arshivat shtetërore dhe tu bëheshin të njohura publikut të gjërë .
Megjithëse Diktatura fashiste I lejonte Ambasadës Shqiptare të Athinës të vizitonte Shqiptarët e Çamërisë, diktatura komuniste nuk I lejonte Shqiptarët e Shqipërisë të dinin se Çamëria vazhdonte të banohej nga Shqiptarë Çamë?!.
Pra diktaturat I lejonin njera tjetrës vizita në Çamëri, por në Shqipëri populli nuk kishte të drejtë të njihte realitetin e Camërisë së atëhershme
Tashti jetojmë në një kohë demokracie në të dyja vendet fqinje. Jo vetëm që vazhdojmë të kemi marëdhanie diplomatike, por jemi së bashku edhe antarë të NATO-s, bile kohët e fundit Shqipëria është dhe kandidate për në BE(ku Greqia është antare). Kemi nënshkruar edhe një Pakt Miqësie që nga viti 1996. Ne fjalimet e qeveritarëve të Tiranës, si në Athinë ashtu edhe në Tiranë, ndëgjojmë shpesh herë se kemi “mar♣dhanie të shkëlqyera” duke “harruar” se Greqia mban ende në fuqi Ligjin e luftës të 1940 midis dy vendeve tona fqinje.
Vecse kjo “demokraci reciproke” në shumë raste nuk vepron si democraci e vërtetë Përkundrazi ! Qeveria greke megjthëse lavdërohet se në Greqi paska lindur demokracia, nuk e njeh ate ?!.
Pavarësisht se janë pajisur me visa Shengen si shtetas Shqiptarë, me të drejtë shetitje në Të gjitha vendet e BE, Shqiptarët e lindur në Çamëri, të dëbuar prej andej kur ishin ende fëmijë, sot kur janë në mosha mbi 70 vjeçare, nuk u lejohet të vizitojnë shtëpijat dhe vatrat ku kanë lindur. Justifikim nuk japin grekët, vetëm se nuk të lejojnë të hysh atje
Megjithëse I kanë shkatërruar të gjitha varezat qindra vjecare dhe mbuluar varezat e përbashkëta të Çamëve të pushkatuar me fusha të betonuara, asnjë Çam nuk paska të drejtë simbas grekëve “demokratë” të vendosin një tufë me lule në vendet ku ishin varezat aqë më pakë të takohen e të çmallen me Çamët e krishterë që kishin bashkëjetuar ata dhe prindërit e tyre?! Tamam “demokraci greke”! Dhe qeveritarët e Tiranës vazhdojnë me shprehjen “maredhanie te shke….iera”. Si mund të kuptohen këto lloj marëdhaniesh?
A mund të shpjegohen ulërimat djallezore të ushtarëve,në parakalim para udhëheqësave grekë, kundër shqiptarëve ? A mund të shpjegohen thirrjet e neo Nazistave grekë në parlamentin e Athines? Qeveritaret e Athines thone se “nuk ekziston Problemi Çam”, por kur Parlamenti Grek ju miraton, Hebrejëve të përzën në kampet e përqëndrimit të Nazi stave, shtetësine greke më 2011, disa deputete pyesin: “Po sikur të kerkojne shtetesin Çamët, çfarë do bëhet me ta?!” Edhe atëhere kur del në qarkullim një libër për Çamërinë e Masakruar, qoftë në Kanadanë e largët, menjëherë, pa mbushur mirë java, Drejtoria e shtypit pranë qeverisë greke, nxjerr njoftimin për qarkullimin e atij libri?! Kur Presidentit të Greqisë z.Papulasit I bëhet pritje në Tiranë dhe I kujtohet se ai është ushqyer me qumështin e një nëne Çame, ai bën sikur nuk ndëgjon se ka Çamëri?! Por ditët e fundit ai “kujtohet” në zyrën e tij për gjasme “Himarën e vorioepirit?!”
Në rastin konkret, padrejtësisht, del se Diktatura qenka më e mire se “demokracia e sotme greke”
Tashti del pyetja se si do zgjidhet Problemi I Çamërisë Shqiptare. Në Programin e qeverise se z.Rama, përfshihet Problemi Çam, veçse me qenë se Kryeministrit, duke shtetitur shpesh nëper botën mbarë, nuk I tepron koha për tu ulur dhe diskutuar e zgjidhur deklaratën e tij :”zero probleme me fqinjët”
Analisti e studjuesi anglez, Prof.James Pettifer dhe njohës I historisë se Ballkanit, në studimin e publikuar nga Qendra e Studimeve dhe Kërkimeve të Konflikteve pranë Ministrisë së Mbrojtjes se Britanisë së Madhe, midis te tjerave nënvizon :
Marrëdhëniet greko-shqiptare rrezikohen seriozisht nga dështimi për të zgjidhur Çështjen Çame“ Greqia deri më sot refuzon njohjen se ky problem është për tu diskutuar.Një aspekt I rëndësishëm I këtij qëndrimi nuk janë pretendimet e Çamëve, ato janë shumë të qarta në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar. Kjo temë më se e qartë duhet të zgjidhet përfundimisht jo vetëm për të ndihmuar zgjidhjen e Çështjes Çame, por edhe në interes të marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe anëtarësimit të ardhshëm të Shqipërisë në BE
Zgjidhja e duhur e këtij problemi do të krijoi mundësit e nevojshme për ngritjen e urave të Miqësisë midis dy vendeve fqinje mijëra vjeçare.
S.Bollati New York, Tetor 2014.
Balona me flamurë që tronditi serbët
Nga Zaim Kuçi/
U thanë dhe stërthanë, u karikaturizuan dhe u qeshëruan ato që ndodhën në stadiumin serb, por le të sjellim një tjetër kënd vështrimi se çfarë fshihej pas kësaj loje futbolli, a ishte rezultat trazire tifozash apo skenarë i mirëpërgatitur serb?
Sipas meje, ajo që ndodhi në këtë stadium dhe qëndrimi i mëpastajshëm zyrtar serb, tregoi se situata e krijuar ishte një fushë betejë me skenarë të përgatitur për t’u zhvilluar, para/gjatë dhe pas ndeshjes që, ushtarakët mbi këto skenarë ndërtojnë vlerësim situate. Në këto skenarë ndërrthureshin qendrime politike dhe diplomatike të një historie të shkuar që sa vjen dhe trazohet në hapsirën e gjeopolitikës konfliktuale serbe.
Ajo që u bë keq në këto skenarë ishte prezenca me forca në ekstremitet në të gjitha situatat; e cila tregoi më shumë paaftësinë e rendit serb për ta demostruar këtë force, më pas dhe për të menaxhuar një situatë të pritshme të mundshme. Ajo që ndodhi në Beograd erdhi nga mbimobilizimi, mjete dhe forca, gati në kufijtë e një situate të vlerësuar- Shtetrrethim. Stacionimi i kësaj force para fillimit të ndeshjes zbuloi atë që parashikohej të zhvillohej nga vet serbët në këtë lojë, ku dihej se tifozët shqiptarë ishin teje të limituar kohë më parë nga vet shteti serb. Në këtë lojë, sigurisht serbët e dinin se « kundërshtarë » kishin pjesëtarët e ekipit të futbollit, të medias dhe të ftuarit vip. U dhunuan futbollistët nga tifozët të ndihmuar nga ata që duhej t’i mbronin siç parashikojnë rregullat e zhvillimit të lojës. Ateherë, kujt i sherbeun, ato më shumë se katër mijë forca të rendit? Ushtarakisht, e pakuptimtë…planifikuan forca me kundërshtarë imagjinarë.
A ishte balona shkak për të filluar betejën kundër shqiptarëve? Terreni antishqipar tashmë u duk se kishte kohë që përgatitej. Duhet kuptuar se irritimi serb kishte filluar qekur ata u nisën për të ardhur në stadium, pra ishte një organizim. Është e turpshme të merret në konsideratë për t’u vlerësuar irrituese një ballonë si ato të fëmijëve ku varej një banderolë me simbole kombëtare. Dhuna e ushtruar mbi sportistët ishte barabare që zor bota e civilizuar do ta gëlltisë atë. Kemi parë irritime huligantësh në stadiume por ata janë të veçuar, të grupuar por kurrë nuk kemi parë një urrejtje në kor në një stadium të tërë me thirrjen “vdekje shqiptarëve”. Ata vepronin të orkestruar, të mirëdirigjuar, kjo është për të analizuar, kjo duhet t’i sherbejë Evropës si analizë për veprim. Sa herë u shkelën hapsirat ajrore të shteteve elitë nga avionët gjuajtës luftarakë rus, edhe pse ishin shumë larg kufirit të tyre, edhe pse Rusia ishte në gjendje lufte, dhe u mjaftua me notë proteste simbolike midis shtetesh- kjo në emër të ruajtjes së paqes.
Serbët nuk u trembën aq shumë as dhe nga avionët gjuajtës dhe bombardues më të sofistikuar të vendeve më elitare dhe demokratike të botës, të marsit -99 tës, se sa u trembën nga ballona lodër fëmijësh e cila nuk ishte as helikopter apo dron zbulimi.
Flamuri ishte një revoltë e një pakice tifozësh shqiptarësh që nuk mundën të hynin si qytetarë të ballkanit për të parë një loje futbolli. Teknologjitë kanë avancuar dhe banderola simbolike në këtë stadium sherri tregoi sa larg dhe sa e vjetëruar është sjellja serbe në sofrën ballkanike dhe europiane.
Serbët përfundimisht e kanë humbur Kosovën, histeria serbe e shumë mediatizuar në botë përforcoi edhe më shumë të padëshirueshmen, kthim mbrapa, duke rritur distancën Prishtinë-Beograd.
Postndeshja. Ajo që duhet të na shqetësoj ne shqiptarët është fakti se serbët janë ekspert manipulues të kontinentit tonë. Ata dinë të transformojnë lajmin, imazhin të cilin e kanë prodhuar me kujdes në laboratoret e sajimeve duke futur në lojë kartën e nacionalizmit shqiptar edhe me fqinjët tanë. Më keq se kaq, ata kanë organizma dhe shtete në Europë dhe më gjerë që i mirëlobojnë. Diplomacia e jonë është ende larg këtij lobingu të kërkuar edhe pse kemi çfarë të shesim për imazh, atë që ndodhi dhe të tjera sjellje modele shqiptare ndaj të huajve.
Realisht pamjet filmike e vendosin shtetin serb absolutisht në bazën e akuzës, kjo varet edhe nga sa të aftë jemi në vijimësinë e çuarjes deri në fund të kësaj situate që sipas meje diskreditoi serbinë dhe lartësoi krenarisht qëndrimin paqësor të atyre sportistë përballë një tifozerie rebele dhe një force të madhe sigurie por totalisht inegzistente. Asgje nuk nxiti dhe turp të analizosh veprimin paqësor të marrjes së simbolit kombëtar nga ana e sportistëve tanë dhe t’ia dorëzosh personit zyrtar te fushës së lojës, kjo është qytetare, më tepër patriotike. Qëndrimi zyrtar shqiptar ishte real, politikisht i qartë, kurajues, me vlera që distancuan të keqen e këtij shteti, më tepër është një qëndrim europian. Shqiptarët në Beograd fituan autoritet, më tepër kulturë, më tepër qytetari, më tepër jemi europian.
Vizita e pritshme e Kryeministrit shqiptar në Beograd.
Janë dy pamje per t’u vlerësuar, së pari pala serbe ende është larg për t’u afruar në sofrën e shtruar për diskutime ballkanike. Ata, mendoj se sajuan mediatikisht edhe këtë çorpë të prishur për të qënë larg këtij bashkëpunimi, më tepër se kaq udhëheqësit aktual serb thirrën në skenë kartën nacionaliste shqiptare për të dalë nga paaftësia e tyre ku ata janë vendosur dhe së dyti, ata kanë një aleat të vetëm strategjik, ajo është Rusia. Aktualisht, Serbia për Rusinë është një prioritet emergjence, ajo do të luajë të gjitha kartat e mundshme (me te ndjeshmen- ekonomike për të cilën serbia ka nevojë) për të forcuar interesat e saj.
Pa rivlerësuar tradicionalen serbe, urrejtjen ndaj nesh, duhen marrë në konsideratë edhe lëvizjet e fundit të suksshme të Kryeministrit shqiptar drejt Evropës sigurisht ato nuk janë sukses apo të vlerësohen të tilla për politikën serbe. Edhe në fushën e luftimit palët ndërluftuese organizojnë bisedime për kompromise apo dhe vijim lufte.
Guzhina propagandistike serbe nxitoi dhe prodhoi fabrikime të pallogjikshme madje edhe qesharake duke na dhënë pamje të dyshimta ndaj vizitës së pritshme të kryeministrit tonë, por kjo nuk duhet të jetë pengesë për palën shqiptare, koha ka ardhur që të kuptohet mirë se 7.5 miljon shqiptar, brenda dhe jashtë kufirit, tashmë janë faktor në rajonin e ballkanit.
Vizita në Beograd, në situatën e krijuar, nuk është e lehtë për t’u zhvilluar, por është e domosdoshme për t’u realizuar, ai shkon atje politikisht i qartë, me kufij tashmë të kthyer imagjinarë me shtetin kosovar, me aleatë të fuqishëm evropiane, me politika të konsoliduara integruese NATO-BE. Kryeministri Shqiptar i del për detyrë qe të zhvillojë vizitën në Beograd duke afruar modelin moderator shqiptar për një Ballkan me më shumë paqe, që do të jetë jo shumë vonë, vlerë dhe interes padyshim dhe për popullin serb.
Së fundmi, por kryesore, vizita e pritshme e Putinit….Ndeshja u zhvillua pak kohë më parë kur Beogradi përgatitej për paradën ushtarake për vizitën « buj » të Putinit, të sajuar apo e programuar sigurisht pas një triumfi të tij të rihapjes luftë në Ukrainë. I kundërshtuar tërësisht nga gjithë bota mbarë Putini si udhëheqës shpirtëror i serbëve gjen mbështetje tek shteti serb, i cili është e vetmja bazë apo burim ku mund të turbullohen ujrat në ballkan dhe më gjerë.
Ballkani vazhdon të hallakatet në të kaluarën e tij historike, herë herë e shikojmë larg atë dhe herë herë ajo është shumë pranë….kjo kërkon maturi dhe kthjelltësi diplomatike.
- « Previous Page
- 1
- …
- 707
- 708
- 709
- 710
- 711
- …
- 865
- Next Page »