Nga Marjana Bulku/New York/
Edhe pse nuk dua të shkruaj për politikën duket se nuk e shmang dot .Jo pak herë në jetën time ”ma ka zënë rrugën”edhe pse jam përpjekur ti jap jetë nga nderi,dinjiteti, pervoja e marrë nga shkollat dhe raportet me njerëzit që jeta më ka dhuruar.Ajo tashmë është shndërruar në një mjet pa zot hedhur për konsum.Jo pak herë kam preferuar ti ”afrohem” asaj përmes disa formateve që shkollat perëndimore ofrojnë,i qasem përmes letërsisë së angazhuar, pikturës ,,,edhe pse ajo është karrikaturë ,por papritur kuptoj se ajo qenka shndërruar në sport, në një lloj sporti që akoma nuk ka as rregulla e as platformë,as strategji ku cdo aksident i mundshëm mund të jetë një lloj kërcënimi jete.Në fakt politika ajo që duhet të shtrojë ”rrugët ” nga ku kalon jeta jonë është shndërruar në tokë të minuar, në bunker, në mister , në aksident nga ku priten vetëm pasoja ndërkohë kur Bismark e konsideronte atë art i zgjidhjes. Po e quaj aksident më mirë (jo rastësisht),,,sepse të gjithë tashmë e kemi parasysh momentin kur ai ndodh ,,,por pasojat i shohim më vonë edhe pse ndodh që mund edhe të mos i shohim kurrë kur ky aksident ka gjymtuar mendjen.Cfarë e udhëheq ekonominë??? Po arsimin, drejtësinë? Ne po shohim shpërthimet si prej eksplozivi në cdo aspekt dhe jo vetëm në ndërtimet me leje/pa leje,pastaj zhurmën që krijohet për ta , debatet pro dhe kundër , shfaqjet se po ndërtojmë gjithpjesmarrjen ku fjalët nuk kanë as forcë dhe as mundësi të shërojnë pasojat që aksidenti politik ka shkaktuar. Biznese të rrënuara, djersë e cuar dëm, ëndrra e projekte gjithashtu , nuk po them para,por vepra të lena peng i aksidenteve politike dhe politikanëve aksidentalë.Trashëgimnija jonë politike është sa e varfër aq dhe e pasur, sa e njohur aq dhe e panjohur ,por ajo ekziston dhe nuk mund tia leme aksidentit politik dhe atë ta shkulë nga themelet në aksidentin-pritë e rradhës.Trashëgimnija jonë ekonomike e ndërtuar me mund dhe djersë është në duar politikash sezonale. Modelet e krijuara po përmbysen para syve tanë si ikonat e shenjta në vitin 67 duke mallkuar të ardhmen pa të ardhme. Duket si luftë për të ndërtuar cfarë? -Ndonjë perandori ?! Duket si një rrugë që nuk të con askund. Si një fat i paracaktuar që të përmbys në mënyrë fatale…
Edhe pse nuk dua të flas për politikën …po e bëj sepse nuk dua që përgojimi i saj të jetë ”axhetacione -propaganda ” e dikurshme që kryqëzonte jetë, njerëz , fate .Sipas një raporti të OKB -së vetëm 57 % e popullsisë së botës mund të quhen plotësisht demokratike nga ku lind dilema ime nëse një popull gëzon demokracinë a është kjo meritë e tij apo e liderëve që zgjedh?!
Politika jonë duket si një aksident ku populli tifoz, viktimizohet, deformohet ,anohet ,duke shkaktuar një kaos jo vetëm politik por dhe shoqëror ,kulturor, që madje ndërhyn edhe në cdo qelizë jete. Dilemë e madhe ; ta refuzosh këtë lloj aksidenti politik, apo ti nënshtrohesh atij ! Duket sikur ka kthyer përmbys edhe bazat mbi të cilat u ndërtuan sistemet politike . Kur Sartori etimologjikisht shprehej …”Demokraci = Demos + Popull+kratis= sundim, pushtet” keqpërdorimi vazhdon , regjimet keqpërdorin konceptet si ajo kafshata e hedhur në turmën e uritur … Nuk e di nëse populli është i etur për demokraci apo nuk ia njeh aspak konturet asaj, si tërësi të drejtash por edhe përgjegjësish nga ku rregulli është djep i cdo lirije.Unë nuk e di se kush i drejton fatet e vendit tonë , edhe pse thellë -thellë mendoj se sejcili duhet të drejtojë jetën e tij, fatin e tij në mënyrë jo aksidentale, as të nënshtruar deri në verbëri kulturore, ekonomike, politike.Askush nuk mund të jetë dhurues i të mirave tona, nuk duhet të jetë,përndryshe prirjet autoritare janë aty, si metastaza të vjetra regjimesh të padrejta që na përndjekin. Ata që drejtuan shkencën duket se duhet ta drejtojnë edhe politikën si jo aksident.Dikur Ajnshtajni fliste për ”antropologji globale”si një sistem vlerash civile ,qytetare, morale dhe juridike…Ishte viti 1947…Ishte vetëm një përpjekje gjeniu drejt qëndrueshmërisë globale. Antropologjia e shumicës në demokraci është e lidhur ngushtë me atë individuale që nuk duhet mbytur kur i shërben jetës ( tri pyetjet e Erisa Zykajt )…që politika aksident të mos përmbysë liri, të drejta ,përgjegjësi, detyra … Edhe pse termi ” aksident” shkakton frikë parandalimi i tij në politikë është i mundshëm, është njerëzor .Si ta shpëtojmë politikën aksident nga pasojat që vazhdojnë të kërcënojnë ardhmërinë ?
Brooklyn, tetor 2014
Politika e Beogradit sulmon Shqipërinë përmes mercenarëve shqiptarë!
Shkruan Asllan Dibrani/
Rastin e ngritjes së flamurit etnik shqiptar mbi Beograd serbët e shfrytëzojnë si propagandë edhe në fushën diplomatike. Nga urrejtja dhe primitivizmi shekullor i tyre, Ministria serbe dhe organet zyrtare deri në kryetarin e tyre Nikoliç, tha se në fluturaken (dronin) me flamur shqiptar ka munguar vetëm eksplozivi në mënyrë që gjithçka të ndërlidhet me terrorizmin. “Është shqetësuese që ekstremistët janë duke shkruar mesazhe të urrejtjes në Manastirin e Deçanit. Gjë që nuk ka as edhe një lidhje ngritja e flamurit me ato teza të tij shoviniste. Pastaj vazhdon citojmë:Shqiptarët janë ata që shkojnë për t’iu bashkuar ISIS-it në Irak dhe Siri”, tha Nikoliç ndër të tjera. Kjo politike që po shfrytëzohet nga qeveria serbe në këto dite dramatike pas eksesit në Studionin e Beogradit , po krijohet një huti nga se vet organet shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë e deshën atë gjë që lejuan ekstremizmin islamik të krijoj aq hapësire në trojet tona, sa që edhe vet Departamenti Amerikan na e tërhoqi vërejtjen që disa herë. Vet Bashkësia ndërkombëtare po edhe ajo evropiane u prononcuan kundër këtij fenomeni aq brutal dhe antikombëtar…!!! Po ashtu ka krijuar një hamendje se çka po ndodh me shqiptarët, që me aq vrull veprojnë kundër vetvetes, kundër vlerave të veta ,kundër interesave nacionale , sa që vet Beogradi dhe shtet islamike ruse dhe greke e nxiten një gjë të tillë në prapaskenë me thikë me dy teha .Ndërsa ekzekutimin e vallëzimit drejt kësaj të keqe i mbeti qeverive shqiptare dhe të Kosovës. Shqiptarët dhe zyrtarët e tyre duhet ta luftojë këtë dukuri të tillë, një orë e ma parë qe ta heqin një barrë qe i kanë vënë vetvetes.. Të zhduket ky fenomen nga trojet tona me qellim që të demaskohet politika serbo-sllavo-greke , që janë financues dhe protagonist kryesor të realizimit të kësaj dogme në demin e shqiptarëve. Medalje në vete mbi akuzat apo edhe nxitjen e humbej se imazhit kombëtar prej këtyre mercenareve islamik që janë bërë mashë e dreqit e të birit vetëm jo në interesin e kombit shqiptar, por mish i egër në trupin e shendosh të shqiptarëve… Që serbët po e shfrytëzojnë si poteza në interesin e Serbisë dhe në dëm të shqiptarëve ajo s’ka dilemë ,po përsëritet edhe përmes diplomateve nëpër botë. Shqiptarë është koha që mos të merreni me injorancë dhe mos bini në kurthat serbo-ruso -greke. Ndalni fondet e tyre nga Serbia , Rusia , Turqia dhe vendet islamike në financën e ekstremizmit fetar islam nga e cila dinakëria sllave dhe propaganda e tyre, po na kushton si komb dhe popull negativ ,i pa kulturë i pa integritet të pa emancipuar dhe ma në fund edhe po na epet epiteti si terroristë.
“NGA KËMBËT BORROVIQ, NGA MENDJA EKSIQ (MANGËT)!?“
… “Mendimi shqiptar lindi me kandil, u ndërtua nga atdhetarët me fener dhe sot po vdes me qiri”…, ndërkaq Kosova u ndërtua me gjakun e martirëve të saj dhe jo nga parti-të politike ekzistuese. Ajo nuk do vdesë!/
Nga Fadil LUSHI/Tetove/
Është një refren i një kënge të vjetër qytetare, ku pos të tjerash thuhet: “Kush m’i qan hallet e mia…, bini ju moj dajre bini, juve hallin moj nuk ma dini…, e mos qaj e mos qaj, të kam shpirt moj, të kam xhan!”. Kjo këngë rrallë dëgjohet dhe nëse “i shkon” dikujt në vesh, atëherë shkon në veshin e atyre që “hiqen” paksa të moshuar apo janë “jashtë moshës mendore!”. Kjo këndohet gjithandej ku jetojnë shqiptarë, qofshin ata jugorë, veriorë, “shqiptarë maqedoncë, kosovarë, luginas dhe malazias”, të krishterë, ortodoksë, myslimanë, gegë, toskë, fukarenj, të dashuruar a edhe të dëshpëruar. Secili e këndon në dialektin dhe zhargonin e vet, qoftë ai të jetë amator a profesional. Këtë këngë, dikur moti e këndonin edhe të burgosurit politikë shqiptarë në “Petrova Rupa” të Goli Otokut famëkeq…, ata paksa ndryshonin ca fjalë të refrenit dhe thoshin: “kush i qan hallet e fëmijëve tanë!?”… Këto refrene i donte edhe arabaxhiu i mirë dhe i respektuar i mëhallës sonë. Se i kishte për shpirt këto refrene arabaxhiu, e dimë vetëm ne që e njihnim nga afër. Sot, kohë pas kohe, këtë këngë e “parapëlqejnë” edhe nipërit e ish-politikanëve të lartë komunistë si dhe ata stërnipërit e spahinjve që u shërbenin bejlerëve dhe pashallarëve. Sot, këtu pari duken ca pasanikë “të moderuar” që nuk e kanë “për qejf” këtë këngë, për faktin se punët i kanë në “terezi” (e çfarë “terezie” se!). Ata në vend të kësaj kënge e preferojnë atë refrenin: “Ti (pushtet, nënvizim yni) je drita e syve të mi!?”. Ne që shkruajmë këtë vështrim, nëse do ta respektojmë institucionin e mendimit ndryshe, atëherë duhet të themi se e gjithë kjo është një shije e përzgjedhjes së tyre dhe këtu nuk ka kurrgjë të keqe.
Miqtë e mi të nderuar do të pyesin me të drejtë se po ç’lidhje ka pasthirrma e këtij refreni të këngës në fjalë me shkrimin tim dhe të tjerë të tillë si ky. Para se t’u përgjigjem (nëse nuk harroj t’ua kthej “xhevapin”), më duhet të parashtroj një paragraf të ndërtuar nga një komunikim mes dy zonjushash, diku në kufirin shqiptaro-shqiptar…, një “llaf muhabet” që edhe sot e kësaj dite të Perëndisë nuk më “ik a nuk më del nga fiqiri!?”. Një zonjushë nga jugu i Shqipërisë, që ishte shumë e bukur dhe me take të larta, por që në fakt ishte e papërmbajtur, me veshët e mi dëgjova kur një tetovares i tha: “…, që ti nuk je shqiptare, por maqedonce…, dhe kështu siç e mban të folmen (aludonte në idiolektin e saj) tënde vetëm një dreq i mallkuar mund ta kuptojë!?”. Tetovarja e mençur nuk iu përgjigj, jo se i mungonte “hazër- xhevapi!?”, por pse kishte nxjerrë përfundimin se kjo “jugorja”, lëre që nuk kishte fare “haber” për të folmet krahinore por njëkohësisht dukej si një “lopë e gjallë komuniste!?”. Ndoshta kjo “budallaqe” ishte në të “drejtë”, sepse nuk kishte njohuri për faktin se ne jemi një komb me dy dialekte dhe shumë të tjera sociolekte, me një gjuhë standarde, me një kulturë, me dy shtete, me dy kuvende popullore, me dy “vezirë e nënvezirë”, me dy presidentë, me dy “bajrakë” (njëri me shqiponjë dykrenore), me dy himne, me shumë parti politike, me kushedi sa e sa të përzgjedhur të popullit, “me shtatë palë inate homerike “ si dhe me pesë shtëpi, tri prej të cilave i mbajmë me qira.
Në vazhdim të këtij vështrimi gazete do të parashtrojmë pyetjen se a mos vallë “banda (politike) frymore” e Prishtinës (nuk) e pëlqen refrenin: “…, kush (duhet) të na i qaj hallet tona…, bini ju moj dajre bini, juve hallet nuk na i dini…, mos qani e mos qani, ju kemi shpirt, ju kemi xhan!??” A mos vallë Republika e Kosovës nuk vonohet në formimin e qeverisë së re, a mos vallë partitë politike të Republikës së Kosovës bashkë me presidenten nuk e nëpërkëmbin Kushtetutën, a mos vallë ata që e ndërtuan “ligjin themelor të shtetit, ligj ky që përcakton rendin politik dhe ekonomik e shoqëror të tij, dhe në veçanti sistemin e zgjedhjeve, organet e larta dhe lokale të pushtetit shtetëror e të administratës shtetërore” e të tjera, sot nuk dinë ta lexojnë a edhe ta interpretojnë (drejt a gabimisht) ose “për inat duan t’i ngjisin bisht të paqenë”, a mos vallë atë e lexojnë sipas rregullave të alfabetit arab, a mos vallë qëllimisht duan t’i ngjisin gjymtime të sajuara, a mos vallë, duan ta bëjnë me “paterica”, a mos vallë kjo zvarritje a ky luks nuk i shkon përshtati politikës së shovinizmit shtetmadh të Beogradit , a mos vallë kjo vonesë e zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe e formimit të qeverisë nuk abuzon afatet, a mos vallë e gjithë kjo nuk e vë në dyshim cilësinë e Kushtetutës dhe detyrimet e presidencës…, a mos vallë ky ligj themelor duhet të lexohet nga gjithsecili ashtu si t’i teket dhe kur t’i teket…, a mos vallë politikanët që duan të “bëjnë pazare” me Kushtetutën dhe me detyrimet kushtetuese të presidencës, një ditë do të detyrohen ashtu pavullnetshëm të shkojnë te punëtoria e qelqpunuesit për të porositur një kornizë për të vënë “fotografinë e tyre artistike” dhe më pastaj ta varin në murin e partisë politike dhe në atë “Murin e Vajit-Ankimit” (jo të Jerusalemit)!??? Ta nëpërkëmbësh kushtetutën, është njësoj sikur “një besimtar katolik njëkohësisht të bëjë kryqin ortodoks, avdesin dhe lutjet myslimane si dhe ritet bektashiane” dhe anasjelltas…, atij dhe komuniteteve të tjera u mbetet të respektojnë fetë e njëri-tjetrit dhe asgjë tjetër.
Një ditë, një njohësi të shkëlqyeshëm të instrumenteve muzikore i parashtrova pyetjen me sa vijon: A mund të ekzekutohet gajdja, dajrja, lodra dhe borizani bashkë me qemanen…, ma ktheu: Gjithsesi jo, sepse katër prej tyre janë shumë zhurmues dhe rrjedhimisht nuk mund të prodhojnë harmoni zërash (“politike”). Dhe, së fundi, a mos vallë politikanët e Prishtinës, me “axhamillëkun e tyre politik”, një ditë nuk do ta “aneksojnë” tërë territorin administrativ të Republikës së Kosovës (përjashto Mitrovicën e Veriut dhe Graçanicën)!??? Ndonëse në këtë kaos dhe ngërç politik nuk ka logjikë, prapëseprapë ca “politikanëbërës që hiqen për të mençur dhe për fodullë”, gjurmojnë a kërkojnë logjikën e paqenë…, kjo i vjen si ajo thënia: “Kur s’ke ara në mal, pse bën dava me çakejtë?”.
Dikur moti, kur babait tim doja t’ia tregoja “kufijtë e arës sonë të zaptuar me manaferra si dhe t’ia zbërtheja filozofinë” e një kryetitulli të një shkrimi tim, ma ktheu si me inat: a mos vallë edhe ti ke hise në të…, sikur donte të më thoshte: “edhe ti, nga mendja je eksiq (i mangët)!?”. Kishte pasur të “drejtë”, sepse nuk më “doli” ajo fjala e urtë popullore: ”Bëmë nënë të të ngjaj”…, unë “asnjëherë nuk i ngjava” Nënës Nazë në mendime. Eh, sikur ta kisha gjallë, do ta luftoja kralin! Ndjesë pastë Nëna Nazë!
“Mendimi shqiptar lindi me kandil, u ndërtua nga atdhetarët me fener dhe sot po vdes me qiri”…, ndërkaq Kosova u ndërtua me gjakun e martirëve të saj dhe jo nga parti-të politike ekzistuese. Ajo nuk do vdesë!
Udhë e mbarë z/Kryeministër.. Ndihmoje SERBINE!
Nga Ilir Levonja/Florida/
Udhë e mbarë z/Kryeministër!
Vetëm vendet e Ballkanit dhe ato pas tij, nuk kanë kuptuar akoma asgjë se çfarë është demokracia. Dhe jo rastësisht problemet më të mëdha pluskojnë gjithmonë nga kjo anë. Çfarë ndodhi gjithë këto ditë, qoftë në Shqipëri apo Serbi, dëshmon qartë këtë. Por edhe një fakt tjetër, ne jemi entuziast më shumë se sa duhet. Diçka që I përket absurdit kolektiv nga koha e për zgjimin e ndërgjegjes së masave. Vigjilent dhe të pamëshirmësh në luftën e klasave. ndërkohë kur ai poeti provincial pëshpëriste me zë të ulët vargjet tashmë të famshme ”ku e dija unë I varfri/ se armiku ishim ne”. Pra vetvetja.
Gjithë këto ditë I kam pare me trishtimin më të madh. Si unë edhe serbët me të cilët jetoj e punojë. Njëri nga ata, trupkaba, më tha midis të tjerave se, nuk vumë dhe zor se vëmë mend ne.
Në kor beteja e studiove televizive. Nuk e di se sa patriot është, sa luftëtar në front, aty ku digjet baruti, fjala vjen, Reis Çiço. Nuk kam asgjë me ‘të, e solla thjesht si shembull. Pasi kam pare kaq shumë patriotë këto ditë, sa sikur vërtet të fitoheshin betejat me entuziazëm. Ne do të kishim ngjallur perandorinë Ilire, ose Epirin e Pirros, brenda pesëmbëdhjetë ditëve.
Sinqerisht është një vënie në dukje, e mire, jo për tu fyer. Unë jam pjesë e juaj. Nuk mund të fyej. Do fyeja veten.
Një tubim në heshtje do I bënte më shumë efekt vendeve tona. Do I jepte frymëmarrje realitetit. Mendoj se në këtë aspekt, ai pak nacionalizëm I mbrapsht, I pretenduar, tërë këto ditë rifitoi territor më shumë se demokracia e Amerikës. Nuk ngeli miss, showgirl pa u armatosur. Ndërkohë kur një vajzë, një gazetare profesioniste me emrin Erisa Zyka, vetëm me tre pyetje bëri më shumë se milionat e korit nacionalizëm.
Diçka për Kryeministrin. Në të njëjtën kohë për suferinën e brohoritjeve.
Duhet të shkosh zoti Kryeministër. Ndihmoje Serbinë. Këtë e kam theksuar disa kohë më pare, kur në burgjet e Greqisë, masakrohej një shqiptar. Atëhere u drejtohesha njerëzve, ndihmojeni Greqinë. Ndofta duket vërtet me rrugën e Krishtit, por edhe nënë Tereza, që e deshi aq shumë Jezusin, bija e jonë ishte. Me rrugën e Jezusit eci. Derisa mburremi me ‘Të. Eshtë e udhës të bëjnë si ajo.
Ndihmoje Serbinë zoti Kryeministër. Sidomos nga makthi i prezencës së Shqipërisë së Madhe. Po ta mbyllën derën, prapë, je ti Fitimtari.
JA PËRSE NJË PJESË KANË NOSTALGJI PËR ATË KOHË
NGA HASAN KOSTRECI/New York/
Debatet që po zhvillohen këto muajt e fundit në lidhje me ditën e 29 Nëntorit, po krijojnë edhe njëherë ndasira, prej të cilës ne shqiptarët kemi vuajtur aq shumë dhe na ka kushtuar. Përça e sundo është një fenomen i njohur dhe i aplikuar tek ne qysh nga pushtimi Otaman, por duke u itensifikuar edhe më shumë gjatë diktaturës, na mbeti i trashëguar dhe herë pas here e kur duhet, përdoret edhe sot. Nxjerrja nëpër ekranet televizive, përshëmbull, e disa figurave të diskutueshme, të cilat, me hallet dhe problemet që shoqëria jonë aktualisht ka ,veçse e iritojnë edhe më shumë. Tentimi gjithashtu për të rrëzuar ndonjë bust apo monument dhe sidomos ballafaqimi me portretin e duktatorit në disa manifestime, janë veprime flagrante, të cilat të lenë te dyshosh se më njëzet e nëntë, do avancohet edhe më tepër e do bëhen aventura.
Dihet që nazizmi gjatë luftës së dytë botërore, pushtoi pothuajse krejt Europën dhe pavarësisht rezistencës së disa vëndeve, si Franca, Greqia, Jugosllavia, sidomos Polonia, përfshirë këtu edhe angazhimin modest të Shqipërisë, pa pjesmarrjen dhe aleancën e tri fuqive të mëdha; Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe ish Bashkimit Sovjetik, ai regjim do qe përhapur dhe do kishte përfshirë gjithë botën.
Pra, vetëm këto tri shtete me potenciale të fuqishime arritën që ta gjunjëzojnë dhe më
9 Maj të dyzet e pesës, të shpallin edhe kapitullimi pa kushte të tij.
Kjo datë festohet në të gjithë Europën dhe quhet si dita e fitores mbi nazizmin, por deri sa në koalicion, siç thuhet, me anglo – amerikanët paskemi qënë dhe jo me lindorët, pse të festojmë vetem 29 Nëntorin, të cilën gjatë diktaturës e frymë me aq shumë ngjarje e historira, një pjesë të pa qëna, sa dolëm edhe jashtë realitetit.
Në përvjetorët që çdo vit me këtë rast organizoheshin, bëhej gjithashtu mjaft bujë e pompozitet dhe topat e tanket që nxirreshin nga hangarët vetëm për atë ditë, ishin vetëm një çfaqje teatrale, që ashtu si ato shtatë qind mijë bunkerët e ndërtuar në të katër anët e vëndit, kishin për qëllim t’i mbushnin mëndjen popullit shqiptar të pa informuar dhe të izoluar nga bota, se qemë një forcë e madhe dhe e pa thyeshme, që nuk i trëmbeshim çdo lloj armiku, të brëndëshëm apo të jashtëm. Sot ky lloj donkishotizmi, sigurisht nuk shkon dhe është një detyrë e historianëve, jo vetëm profesionale, por edhe patriotike që të rishikojnë edhe njëherë ç’ka është thënë dhe të thonë të vërtetën, ndryshe sa herë që do diskutohen Kongresi i Përmetit, i Beratit, i Pezës, i Labinotit e kështu me radhë, gjithmonë e më shumë do krijohen debate e sherre dhe gjithmonë e më shumë përpara gjeneratave të reja, do bëhemi qesharakë.
Komunizmin nuk e shpikëm ne, por na u importua dhe Jugosllavët, për të realizuar qëllimet e tyre, zgjodhën pikërisht Enverin, i cili karierën e tij e nisi, e ndërtoi dhe e mbylli vetëm me mashtrime, vrasje dhe eliminime jo vetëm ndaj kundërshtarëve të tij politikë, por edhe ndaj bashkëpuntorëve, që ai supozonte se mund t’i zinin karriken, prandaj, nëqoftëse për pesëdhjet vjet e kemi pranuar si komandant, udhëheqës dhe strateg të madh, sipas fakteve, por edhe nga të thënat e ish kolegëve të tij, del një dinak, vrasës e kriminrl, epitete me të cilat e cilësoi gjatë një interviste në kanalin televiziv “Shqip”edhe vetë zoti Rahman Perllaku. Atëhere a do vazhdojmë akoma me të tilla iluzione, apo do thënë realiteti, që edhe shqiptarët si brënda dhe jashtë atëdheut, të qetësohen shpirtërisht, të lenë euforitë dhe të nisim rrugën e pajtimit.
Me të drejtë zoti P. Milo, thotë, se periudhën mbas luftës e kemi dënuar dhe vazhdojmë ta dënojmë. Fjalën e ka, sigurisht për krimet dhe diktaturën që u instalua mbas vitit dyzet e katër, atëhere nëqoftëse vetëm dyzet e treshi, paska qënë një vit i mbrapshtë i cili na përçau dhe po na shkakton akoma andralla, e lemë në harresë dhe të merremi e të nderojmë ata që u vranë, nga të dyja krahët, të cilët u flijuan për idealizëm dhe pa ditur se ç’do ndodhte më pas.
Nëqoftëse nismëtarët e komunizmit, përfshirë edhe ato pak femra, pjesmarjen e të cilave, zoti P. Xhufi e cilësoi si emancipim, diktatori i vrau dhe i masakroi; Nacionalistët dhe kundërshtarët politikë, gjithashtu po, atëherë kush pjesë e shoqërisë janë këta që paskan aq shumë nostalgji për atë periudhë dhe duan ta kujtojnë. Mos ndofta brezi i dytë apo edhe ndonjë i tretë i atyre që sistemi diktatorial, për të mbushur vakumin, i zgjodhi nga baza dhe nga që për karriken e tij, nuk paraqisnin rrezik, u lanë të lirë që të xhvasin dhe të shpërdoronin sa mundën pasurinë e popullit. Këta me siguri që ndjejnë nostalgji, sepse kanë ç’të kujtojnë, por në parakalimin që me rastin e kësaj date mendojnë të bëjnë, do t’u rrëfejnë gjeneratave të reja, se jemi ne ata që e shkatërruam këtë vënd dhe e sollëm në këtë gjëndje. Jemi ne që i detyruam ata mijra të rinj, gra, pleq apo fëmijë, të braktisën vëndin dhe të marrin arratinë; Jemi përsëri ne fajtorë për ata qindra të tjerë që në kërkim të lirisë, përfunduan në ujrat e Jonit apo të Adriatikut. Nëqoftëse për këto e të tjera, s’u nxihet faqja dhe nuk u vjen zor, le të parakalojnë, sepse ndofta atë ditë në tribunë del edhe e veja e diktatorit dhe u përshëndet.
- « Previous Page
- 1
- …
- 709
- 710
- 711
- 712
- 713
- …
- 868
- Next Page »