Ajet Delaj/New York/
Shqiperia fatekeqesisht vazhdon te qeveriset akoma me Kushtetuten e 1976 ku toka ishte grabitur nga shteti komunist e ndahej nga keshilli komunist . Shqiptaret me cfare po duket tere keto vite gjoja demokraci kane nderruar vetem kryetarin e keshillit.
Gjykata e strasburgut ku Shqiperia ka firmosur qe te jete nen juridiksionin e saje cdo dite e shton shumen qe shteti shqiptar detyrohet te paguaje qytetarve shqiptare.
Qeveria Rama nepermjet Ministrise se Financave deklaron se nuk kemi para te paguajme faturat e vendimeve te gjykates se Strasburgut e ne anen tjeter vazhdojne te shesin token e shqiptarve qe e kane pas grabitur baballaret e tyre . Vazhdojne te shkelin ne menyre te hapur Kushtetuten e Shqiperise.
Do doja te pyesja Kryeministrin Rama se me cilen Kushtetute jeni duke qeverisur Shqiperine pasi veprimet tuaja tregojne se ju jeni duke qeverisur me Kushtetuten e 1976?
A e dini z Kryeminister se ku po e coni Shqiperine duke shkelur ne menyre flagrante lirite dhe te drejtat themelore e njeriut ne Shqiperi ku falimentimi i buxhetit te shtetit eshte ne prag nese vazhdoni te grabisni pronat e Shqiptarve si Enveri ne 1946.
A e dini z Kryeminister cfare do te thote falementim i Shtetit Shqiptar? Nese nuk e dini ju sugjeroj te pyesni zv/ministrin tat te financave qe e ka paralajmeruar kolapsin e shtetit para ca muajsh nese vazhdohet ti bihet ndesh lirive dhe te drejtave themelore te njeriut ne fushen e pronsise qe mbrohen nga Gjykata e Strasburgut. Dua te them per qytetaret shqiptare se me falimentim te shtetit duhet te kuptojne zerim te parave te tyre ne banka. Mungese polici ne ruge, mesuesi ne shkolle e doktori ne spital. Institucionet bien e te tera sherbimet ndaj qytetarit nuk egzistojne me.
Nese Shqiperia shkon ne ate derexhe institucionet perendimore e shpallin shtet te deshtuar qe do te thote kaos total , me keq se pushtimi i vendit.
Ndonjeri mundet te thote se perse keto po i thua per Ramen, dhe tani. Per te verteten keshtu sic po vazhdon Rama ka shanse te permbylli projektin e Ramizit si shprehje e projektit te pansllavizmit rus per te dale ne Adriatik.
Vidhet thesari i shtetit, shqiptaret heshtin , vjedhin banken e Shqiperise ,shqiptaret prape heshtin. A pyet kush nese ka lidhje nepermjet ketyre dy vjedhjeve.
U vodhen miljarda me piramida financiare e u ngritet e dogjet Shqiperine per te nderruar hajnat ne krye te vendit . Ku shkuan premtimet dhe a i moret parate. Sa here eshte rritur pasuria e Nanos, Berishes, Metes, Rames qe nga 1997? Nje gje po jua garantoj shqiptarve me zemer ne dore sic ka thene Vani Bregu se nese vazhdoni ta harroni te shkuaren e nesermja ka per te qene per ju e familjet tuaja edhe me e zeze se e sotmja. O me falni jo per te tere pasi per hajnat dhe seren e tyre do jete me me shume para qefe turizem e shetitje por une e pata fjalen per shumicen e shqiptarve.
Vazhdoi te votoni, suportoni e konsideroni si djem burra gra e goca te zonja ata qe ju vjedhin buken e kalamajve e bashke me te edhe te tashmen e te ardhmen e tyre.
Ne mbyllje dua ti paraljmeroj bashkeatdhetaret se nese vazhdohet keshtu si po qeveriseni vertete 97ta ka per te qene “revolucion demokratik” sic ka thene Qosja pasi e nesermja ka per te qene si Somalia e perzier edhe me “pak” fondemetalizem vehabist.
”PRESIDENTJA DO TA MANDATOJE KOALICIONIN PASZGJEDHOR”
Opinion nga Faik KRASNIQI/Prishtine/
Pikë së pari duhet theksuar se Kryetari i LDK-së z. Isa Mustafa, u zgjodh në mënyrë të ligjshme me 65 vota kryetar i Kuvendit, si dhe dy nënkryetarët z.Glauk Konjufca dhe zonja Duda Balje. Kjo gjë s’mund të zhbëhet për një arsye: sepse 120 deputetët e Kuvendit bën betimin dhe ishte vullneti i shumicës për t’i zgjedhur organet e Kuvendit, kryetarin dhe dy nënkryetarët. Kështu që do të ishte kundër vullnetit të shumicës dhe shkelje e Kushtetutës nëse çdo gjë kthehet nga pika ”zero”. Puna e konstituimit të Kuvendit ka marrë fund, pavarësisht veprimit skandaloz të Gjykatës Kushtetuese. Kthim prapa nuk ka. Me këtë fakt duhet të pajtohet edhe koalicioni i PDK-së, por edhe filiali i saj juridik Gjykata Kushtetuese që po merrë vendime arbitrare dhe të njëanshme në favor të PDK-së.
”Topi” është tek Presidentja!
Presidentja Jahjaga pa nevojë është futur në konflikt me koalicionin LDK-AAK-NISMA. Shqetësimet e koalicionit LDK-AAK-NISMA, janë shumë të arsyeshme duke parë veprimet e saja të njëanshme, të pamatura dhe shpesh herë të çuditshme. Veprimet e njëanshme të Presidentes nuk kanë qenë shqetësuese vetëm për koalicionin, por edhe të popullit.
Duke e parë indiferencën e Presidentes ndaj zhvillimeve të fundit, është shumë i arsyeshëm që koalicioni LDK-AAK-NISMA ka ngritur dyshimin për paanshmërinë e saj. Presidentja e Kosovës si e para e vendit, nuk duhet të rrijë indiferente për çdo çështje madhore. Ajo për çëshjet e mëdha duhet të reagojë, në bazë të kompetencave që i ka.
Nuk është e arsyeshme që ajo t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çdo gjë. Kur ka pranuar të jetë Presidente e një shteti, ajo është dashur ta dijë që posti i Presidentit është me përgjegjësi të madhe dhe përgjegjësisë nuk guxon t’i ikë për t’i zgjidhur problemet madhore, e aq më pak një ngërçi politikë të shkaktuar nga PDK-ja dhe ”filiali” i saj juridik Gjykata Kushtetuese. Një pjesë të fajit për këtë ngërç politikë e ka edhe Presidentja Jahjaga. Pikë së pari ajo s’ka pasur nevojë t’i dërgoj pyetje fare Gjykatës Kushtetuese, por në bazë të kompetencave që i ka, t’i thërras koalicioniet që kanë shumicën për kirjimin e Qeverisë. E dyta, Gjykata Kushtetuese nuk është e thirrur t’i komentojë çështjet politike, kështu që Presidentja Jahjaga ka bërë shkelje të ligjit duke iu drejtuar Kushtetuesës.
”Tash ‘topi” është tek Presidentja Jahjaga dhe asaj i takon që ta zgjidh këtë ”ngërç” politikë të shkaktuar nga PDK-ja dhe ”filiali” i saj juridik Gjykata Kushtetuese. Çdo gjë tash varet nga Presidentja dhe ajo si e para e vendit në bazë të kompetencave që i ka duhet të reflektojë, e jo të rri duarkryq. Presidentja Atifete Jahjaga në bazë të kompentecave që ka, ajo duhet ta thërras koalicionin që ka shumicën ta mandatojë për krijimin e Qeverisë. Për të mos humbur më shumë kohë, Presidentja Jahjaga duhet ta thërras koalicionin që ka shumicën dhe mund ta krijojë Qeverinë. E, duke e ditur që PDK-ja respektivisht koalicioni i PDK-së nuk i ka numrat e nevojshme, atëherë ajo duhet ta mandatojë koalicionin LDK-AAK-NISMA për krijimin e Qeverisë. Kosova s’ka nevojë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme vetëm për dëshirat e PDK-së, kur kemi koalicionin LDK-AAK-NISMA që ka votat e mjaftueshme për krijimin e Qeverisë. Nëse Presidentja Jahjaga donë t’i evitojë zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe të tregoj se me të vërtetë është e paanshme, ajo duhet ta mandatojë koalicionin LDK-AAK-NISMA për krijimin e Qeverisë. Nëse ajo vepron ndryshe, me të vërtetë do të ishte skandaloze dhe antikushtetuese, dhe me këtë do tregonte se edhe ajo sikurse Gjykata Kushtetuese është vegël e PDK-së. Kam bindjen se Presidentja Jahjaga s’do të bie pre e provokimeve dhe kërcënimeve të koalicionit të PDK-së, por do të veprojë sipas vullnetit të shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
PER PALESTINEZET:KOSOVA, PJESE E SERBISE?!?
Nëse për palestinezët Kosova gjithmonë paska qenë pjesë e Serbisë,atëherë edhe Gaza dhe Bregu Perëndimor gjithmonë kanë qenë pjesë e Izraelit!/
Nga Rrezart Kalaja/
Përgjigjeje patologjistëve xhihadist si Gëzim Kelmendi dhe të disa qyqarëve të vetëvendosjes qe derdhin lot krokodili për popullin palestinez , që zyrtarisht në qendër të Beogradit ta përdhunon shtetin dhe ta mohon Kosovën si shtet. Ju përgjigjem fundamentalistëve të rrymave ekstremiste që përkrahin mohuesit e shtetit të Kosovës:/
Lufta e ashpër që po zhvillohet në kohët e fundit morri një përshkallëzim në mes forcave izraelite dhe atyre palestineze ,nga e cila po i qet në pah disa mbeturina të rrymave të krahut ekstremist islamik tek myslimanët e Kosovës . Këto fundërrina antishqiptare dhe dorë e zgjatur e ish pushtuesve, fatkeqësisht po viktimizojë edhe ndonjë shqiptar duke e mashtruar nga propaganda e ekstremizmit patologjik dhe veprimtarisë destruktive të “Partisë islamike të Drejtësisë ” të devalvuar edhe nga PD-ja e Hashim Thaçit e përbëre nga ekstremi islamik dhe xhihadist në Kosovë .
Gëzim Kelmendi, ka bërë thirrje për mos konsumim të Coca-Coles, , Fantës, Sprite dhe Schveppesit si hakmarrje ndaj Izraelit, që sipas tij, këto pije prodhohen nga “regjimi” që po vret palestinezët!!!???…Njeriut nga të dëgjuara të tilla i vjen të vjell nga aq njerëz brutal që i mbanë toka e Kosovës si , armiq të përbetuar të saj ,aq naiv , aq primitiv, aq të prapambetur me arsim dhe kulturë mesjetare, që me detyroj të reagoj pa e pasur plan të ditës këtë temë do t’u sjell edhe tekstin e plotë të këtij idiot mysliman -antishqiptari me sa vijon :
Të nderuar vëllezër dhe motra,
Kam një kërkesë- lutje për ju.
Duke besuar në virtytet dhe zemrat e juaja,ju lus me sinqeritetin më të thellë që të i bojkotoni,mos i konsumoni ” Coca Colën,Fantën,Sprite dhe Schweppes ”
Ngase këto produkte janë të atij “regjimi” që po vret dhe masakron popullin palestinez.
Mos të bëhemi edhe në mënyrë indirekte vrasës të palestinezëve me paratë tona.
Iu faleminderit për mirëkuptim.
Me respekt, Gëzim Kelmendi.
Këtij turkomani mysliman , po i sjell dhe qëndrimin zyrtar të Palestinës si dëshmi që rrymat islamike janë kundër popullit shqiptar si në tekstin e poshtë vazhduar:
Më vjen keq për viktimat që po bien nga të dy palët ndërluftuese posaçërisht nga fëmijët dhe gra e pleq të pafajshëm nga ana palestineze. Ai popull dhe politika e tij zyrtare, është kundër pavarësisë së Kosovës, nga e cila po ju sjell qëndrimet diplomatik të Palestinës cili është ambasador në Serbi …Ja citati i tij si ma poshtë në bazë të artikullit të botuar në mediat shqiptare:
” Arabët mbështesin Serbinë dhe asnjëherë pavarësinë e Kosovës”
Ja se ç’thotë ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan:
-Arabët mbështesin Serbinë, por asnjëherë pavarësinë e Kosovës, thotë ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan.
“Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”, kështu mendon ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan
Zhvillimet në Palestinë dhe çështja e Kosovës, janë dy gjëra diametralisht të kundërta, thotë ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan.Ai shprehet ma tutje se “Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, ndërsa Gaza dhe Bregu Perëndimor kurrë nuk kanë qenë në kuadër të Izraelit. Këto janë territore të okupuara, ndërsa Serbia kurrë nuk e ka okupuar Kosovën. Paralelja do të ishte e arsyeshme në rast se serbët do të ishin okupatorë”, thotë ambasadori palestinez në një intervistë për gazetën “Danas” të Beogradit.
-A thua kësaj propagande të erret t’i nënshtrohemi, që para pak vitesh populli shqiptar në Kosovë ishte në prag të shfarosjes dhe ky politikan se paska parë?!.. . Athua t’i nënshtrohemi qëllimeve të errëta të shteteve arabe siç thekson edhe ky antishqiptar?!… A thua të rrimë ne, si spektator kundër një politike të erret të Palestinës kundër popullit shqiptar?!… Këta, jo që se kanë njohur , Kosovën, po edhe bëjnë presion në të tjerët që mos ta njohin si shtet i pavarur nga Serbia ?!… A thua ne , shqiptarët të biem pre e miqve mysliman të Kosovës dhe t’u bëjmë qefin, ta dënojmë popullin mik izraelit, që po e mbron vendin nga terroristët e vëllazërisë myslimane e Gëzim Kelmendit dhe të disa qyqarëve të vetëvendosjes, që derdhin lot krokodili për popullin Palestinës që zyrtarisht në qendër të
Beogradit ta përdhunon shtetin dhe ta mohon Kosovën si shtet. Shqiptarët e Kosovës nuk kanë asnjë të keqe nga Izralelit,por Shqiptaret e Kosovës armikun me te madhe i kane Turkun,Grekun ,Arabin dhe Shkaun, këta gjatë gjithë Historisë shqiptare bashkëpunuan për ta shkatërruar Kombin shqiptare. Çfarë të drejte ka Ambasadori palestinez në Beograd të thotë së Kosova gjithmonë ka qene pjesë e Serbisë dhe që kurrë Kosova nuk ka qenë e okupuar nga Serbia . Fëlliqësirë dhe jashtëqitje arabe, Gëzim Kelmendi , nuk do të lejohesh të thirresh në emrin e shqiptarëve si mysliman çkordhatë , mbeturinë që as shqip s’dinë të flasësh?!.Qelbësirë antishqiptare kundërmimi i yt kundër shqiptarëve , nuk ka vend tjetër, pos në kosh të plehrave , atje e ke aromën që të përshtatet.
-Nëse për palestinezet Kosova gjithmonë paska qenë pjesë e Serbisë,atëherë edhe Gaza dhe Bregu Perëndimor gjithmonë kanë qenë pjesë e Izraelit dhe Izraeli e ka luftën e drejte për vetëmbrojtje. Amerikanet janë aleatët e shqiptarëve dhe nëse amerikanët e mbështesin Izraelin atëherë edhe shqiptaret duhet ta mbështesin Izraelin e jo Palestinën…
-Prandaj dihet se trojet tona kanë qenë deri të Beogradi i sotshëm !. Pra kush po del okupues dhe kush i okupuar?!… Vaj halli për Ty Kosovë se c’far varri të paramendojnë myslimanët dhe shërbëtor të huaj të dreqit e të birit që dinë shqip të shkruajnë dhe janë një njollë e zezë për Kosovën!!!???…
Terrorizmi dhe provokimi i grupeve militante kundër izraelit me raketa të Hamasit që prodhohen dhe barten në mënyrë ilegale kundër Izraelit . Kundërpërgjigjen murrën nga ushtria izraelite që po pësojnë popullata e pa fajshme brenda territorit palestinez .”Partinë e vëllazërisë myslimane ” qe hapi flakën në të gjitha shteteve në lindjen e mesme dhe para syve të botës i terrorizojnë popujt arab, pra popullin e vet!. Një njeri për ato forca ekstremiste me ide terroriste , nuk vlen ma shumë se një insekt , duke i prerë kokën dhe trupat i terrorizojnë edhe për së vdekuri për një hapje të një faqeje në FB, për këngëtare që del këndon para publiku, për artist që nuk dinë të falen në xhami!?, për ato gra që kanë dal kryeshtruar në publik !?, për ata që janë të një besimi tjetër fetar!?, për një te ri qe ka pare një film dashurie etj. Të njëjtin servim , po i gatuajnë sllavo-myslimanët e Kosovës si Gëzim Kelmendi , Shefqet Krasniqi , haxhi Irfanni Salihu ,Milazim Krasniqi etj , edhe Popullit shqiptare të Kosovës.
Ku ti nënshtrohemi një thirrje aq të erret nga një turkoman Gëzim Kelmendi që t’i bojkotojmë pijet e lartpërmendura që janë të pronarëve dhe biznesmenëve hebreo-amerikan, të cilat e kanë pushtuar tregun botëror . Këto pije janë shumë cilësore dhe të shijshme .Po këto pije konsumohen edhe në shtetet arabike si në ato shtete katolike po edhe islamike .Në tryezat e gjithë popujve të botës është e pa mundur që mos të jenë prezentë edhe këto pije ,po edhe tek populli shqiptar këto pije konsumohen mase tepërmi. Populli shqiptar duhet të jetë i kënaqur qe këto vlera i përkasin një populli mik të shqiptarëve qe tregon historia. Pse asnjëherë soji i Gëzim Kelmendave nuk kanë bërë thirrje të bojkotohen prodhimet e Serbisë, që ka vrarë e masakruar mijëra fëmijë shqiptarë?.A thua pse nuk thirrin me i ndal prodhimet serbe , që po e dëmtojnë ekonominë e Kosovës !Mbi të gjitha secili antiamerikan është një antishqiptar i madh!
ÇIKAGO-SHBA KORRIK 2014
Presioni ndaj institucioneve të pavarura dëshmon nivelin e liderëve politik
*Sikur është shkruar që Isa Mustafa të mos arrijë të ulët në ndonjë nga vendet udhëheqëse të vendit.- Deklaratat e Haradinajt tregojnë qartë se në cfarë niveli është kap[aciteti i tij intelektual si ” jurist” i pasluftës, sidomos kur thotë se Gjykata Kushtetuese po vendos me dy kute/
Opinion nga XHAVIT CITAKU/
Blloku opozitar i inatit po vazhdon lojërat dhe cirkun pas zgjedhor që pa dyshim se do të jetë njëri ndër shfrenimet më të paskrupullta të të eturit për pushtet që njeh aktualiteti i jonë politik nga fillimi i demokracisë në gjithë hapësiren shqiptare. C^është edhe më keq, në vend që liderët e këtij blloku të jenë shembull se si duhet të respektohen, normat, ligjet e posacërisht Kushtetuta, ata e bëjnë të kundërten duke paralajmëruar anarki që nuk do t^i dihet fundi. Thënë konkretisht, Gjykata Kushtetuese pezulloj vendimet e marra të 17 korrikut në Parlamentin e Kosovës dhe lideri i LDK-së Isa Mustafa u detyrua që t^i baj ” qaklat” e të shkoj në shtëpi pa pikë turpi. Në cdo demokraci të zhvilluar po të ndodhte një pezullim i tillë për shkak të shkeljeve të rregullorës së organit më të lartë legjislativ edhe atë me vetëdije të plot, liderët do të jepnin dorëheqje. Ndërkaq, udhëheqësit e këtyre subjekteve politike jo vetëm që nuk e kanë ndërmend të largohen nga këto poste, por nga lakmia e madhe për pushtet po bëjnë presion të pandërprerë në Gjykatën Kushtetuese si një institucion i pavarur e kredibil me të vetmin qëllim që të nxjerret vendim në favor të tyre.
Haradinaj në mënyrë paushalle vlerëson vendimin e Kushtetueses
Se sa të vërbuar pë pushtet janë disa nga këta liderë dëshmon edhe deklarata dhe vlerësimi paushal i Ramush Haradinajt rreth vendimeve të nxjerra të Kushtetueses duke e treguar kapacitetin e tij të ulët të dijes si një ” jurist” i pasluftës. Me një fjalë, ai dëshiron të barazoj vendimin e pezullimit të të gjithë asaj që ndodhi me 17 korrik në Parlamentin e Kosovës me atë të rastit të Behxhet Pacollit. Asnjë organ i drejtësisë në asnjë rast nuk nxjerr vendim të njëjtë, por gjithëcka bazohet sipas ngjarjeve dhe proceseve të zhvilluara si dhe të peshës që ka në momentin aktual. Edhe Gjykata Kushtetuese duke u nisur nga parimi se janë vërejtur shkelje të rregullorës së Kuvendit dhe nga bindja e lirë se mund të prodhohen pasoja të dëmshme nga ndonjë vendim i marrë nga ato vendime ” ilegale” që eventualisht do të merreshin, mori atë vendim që për momentin ishte më i drejti. Së këndejmi, Haradinaj jo që nuk ka të drejtë të deklaron se ky institucion i pavarur po punon me dy kute, por nuk do të duhej ta këtë guximin që të dalë para opinionit me thënie kuturru aq më parë kur ai po synon të bëhet ” Kryeminister”. Dhe me të drejt mund të themi se në mozaikun e filozofisë së ndërtimit të demokracisë dhe të shtetit njërez të tillë me veprime e deklarata të tilla i sjellin dëme të pariparueshme të të gjitha proceseve dhe të stabilitetit afatgjatë në vendin tonë. Ndërkaq, në anën tjetër lideri i AAK-së aq ndihet krenar që nga blloku opozitar i inatit është propozuar pë të parin e Qeverisë sa që ka harruar se këtë nuk e deshi elektorati, i cili e ndëshkoi rëndë duke e renditur partinë e tij në vendin e katërt.
Isa Mustafa po e shkatërron LDK-në
Nga humbja që pësoi në zgjedhjet lokale, pastaj në këto të fundit nacionale dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimeve të marra në Mbledhjen Konstituive të Parlamentit të Kosovës sikur na qenka e shkruar që Isa Mustafa të mos arrijë të zgjidhet në postin që ia ka mësye, post ky që nuk i ishte premtuar elektoratit. Me dukët e cuditshme që anëtarësia e LDK-së rri duarkryq dhe nuk reagon karshi këtyre veprimeve të liderit të saj që janë në kundërshtim të plot me ato që u janë premtuar gjatë fushatës zgjedhore. Ndoshta elektorati, anëtarësia dhe simpatizuesit e këtij subjekti politik janë lodhur me këto lojra e lakmi për pushtet, por, megjithatë, një gjë e tillë nuk mund të tolerohet e të shkatërrohet ky organizem politik që dikur ishte emër i përvecem në skenen tonë politike. Anëresisë së gjerë do të duhej ti kujtohet se Isa Mustafa kishte deklaruar me pompozitet se kishte lidhur marrëveshje me elektoratin se pos tjerash posti i Kryeministrit është i panegociushem, marrëveshje kjo që u shkel njëanshëm nga ai. Nga grupe të caktuara mund të dëgjosh se LDK nuk ishte fituese në zgjedhjet nacionale, që është e vërtetë, por në bllokun opozitar paszgjedhor ky subjekt ka 30 deputet apo dy herë më shumë se AAK dhe Nisma ndaj si parti e parë do të duhej të mbante postin e Kryeministrit. Fjala e dhënë para opinionit sidomos e një akademiku do të duhej të realizohej në praktik parasegjithash dorëheqja në rast të humbjes së LDK-së, por kjo gjë në asnjë moment nuk po i lë përshtypje këtij lideri dhe tash me duar në xhepa ” larickohet” dhe vazhdon së bashku me mbështetësit e tij të hartoj skenar të ndryshem pas cdo dështimi që po pëson.
VV-ja është lënë pak anash
Nga momenti kur blloku opozitar i inatit pati përkrahje nga minoritet sic po duket në të parë VV-ja disi është lënë anash me faktin se sic po deklarojnë përfaqësuesit e saj ky subjekt politik ende nuk është ftuar nga inatcoret pë të vazhduar dialogun e filluar. Megjithatë, do theksuar se nëse eventualisht nuk do të dialogohet me VV-në as Parlamenti e as Qeveria nuk do të kenë jetë të gjatë sidomos kur të kihet parasysh pozicioni i deputetëve të listës ” srpska”. Apo ndoshta blloku opozitar po pret që VV-ja ta lut bllokun opozitar që ta thërras në takimet që i organizon, gjë që nuk do të ndodh kurrë. Kur po flasim rreth këtij subjekti politik disi me ka lënë përshtypje mos reagimi i Rexhep Selimit në këtë skenar politik që po zhvillohet pas zgjedhjeve. Në të vërtetë, pas kalimit të tij nga PDK në AAK këtë të fundit e lëshoi me arsyen se nuk dëshiron të jetë ” aleat” i LDK-së, ndëkaq tash nuk i dëgjohet zëri. Ndoshta, më më shumë dëshirë e sfidon bashkëvendasin dhe bashkëluftetarin se sa të tjerët. Kështu e kemi ne.
Mocioni nuk parashihet me rregulloren e Kuvendit
Pa futur në detajet e ecurisë se punimeve të Mbledhjes Konstituive të Parlamentit të Kosovës, deputetët do të duhej ta dinin se rregullorja e këtij organi legjislativ nuk parasheh mocion për shkarkimin e Kryesueses se Kuvendit. Është tjetër cështje që shpesh po dëgjohet se ishin numrat që vendosen në përfundimin asisoj të asaj mbledhjeje inauguruese, mirëpo pavarësisht nga kjo rregullorja nuk bënë të shkelet nga askush e aq më pak nga zgjedhësit e popullit. Po ashtu as Kryesia e vjetër e Kuvendit të Kosovës nuk kanë kompetencë që të marrin vendim për përaktimin e grupit më të madh parlamentar, por vetëm të pëgadisë rendin e ditës sipas reziultateve të zgjedhjeve.
“E VËRTETA”…E PAVËRTETË E PROF.EMIL LAFE
Gjuha Shqipe si tipar themelor i kombit kërkon bashkim e jo ndarje/
Nga KOLEC TRABOINI/
Shkaku për të cilin ka patur nderin të dalë në opinionin publik prof. Emil Lafe në “Gazetën Shqiptare” më 20 korrik 2014, është se kërkon të shumëzojë me zero një shkrim mjaft serioz e konstruktiv të botuar në gazetën “Tirana Observer” të datës 7 qershor 2014 “Shqetësuese janë rrënjët e gjuhës shqipe” shkruar nga prof. dr. Luftulla Peza, kryetar i Shoqatës “Qendra e Studimeve Pellazgjike” Tiranë – Prishtinë.
Që në krye prof. Emil Lafe shpalos platformen e vet kundërshtuese duke përmbledhur së pari në 9 pika problematikat që shtron prof. Peza, për të patur kësisoj më të lehtë në kundërshtimin dhe minimizimin e vlerave të shkrimit në fjalë.
Po cilat janë pikat e dobëta të artikullit të prof. dr. Luftulla Pezës që sipas prof. Emil Lafe, u dashkan të konsiderohen si probleme të paqëna.
Ja dhe esenca e shkrimit të prof. dr. Luftulla Peza që u bë shkak i kësaj polemike në mes dy profesorësh të nderuar:
“1) standardi i sotëm i shqipes i vendosur në kohën e regjimit totalitar është i vjetruar, i plakur dhe duhet të ecë përpara me shoqërinë; 2) ruajtja e këtij standardi mbyll shtigjet e hulumtimit drejt lashtësisë pellazge; 3) kur u vendos standardi u shkelën mjaft rregulla të gjuhës shqipe, sepse vendosi politika; 4) gjuhëtarët dhe historianët shqiptarë, duke shkelur të gjitha rregullat shkencore, i kanë prerë rrugën gjuhës shqipe drejt gjuhës pellazge dhe ilire me të cilat ajo lidhet dhe ka vazhdimësi të plotë; veprat që e lidhin gjuhën e lashtë pellazge me gjuhën shqipe as analizohen, as kundërshtohen dhe as pranohen; 5) Homeri dhe Hesiodi, që kanë jetuar para shek. VIII para erës së re, i përkasin racës pellazge, që e përshkruajnë me dashuri dhe madhështi (d.m.th. nuk janë grekë); 6) gjuhëtarët shqiptarë njohin vetëm standardin të bazuar në toskërishten dhe e kanë shpërfillur gegërishten, prandaj nuk e përmendin lidhjen e fjalës së parë të “Iliadës” menin, me fjalën e gegërishtes mëni (toskërisht mëri), që ka po atë kuptim, por është jashtë standardit; 7) duke mohuar pellazgët si stërgjyshërit tanë, historianët dhe gjuhëtarët shqiptarë nuk mund të vërtetojnë autoktoninë tonë; 8) qindra mbishkrime me shkrimin ilir dhe në gjuhën ilire janë në muzetë e Durrësit dhe të Apolonisë, por padrejtësisht gjuhëtarët shqiptarë nuk i pranojnë si të gjuhës shqipe; 9) shqipja e njësuar është arritje e madhe e kulturës sonë, duhet mbështetur, por edhe do pasuruar dita-ditës. Disa nga këto nëntë pika kanë të bëjnë me gjuhën e sotme, me shqipen standarde, ndërsa të tjerat me lidhjet shqiptaro-pellazge.”
Prof. Emil Lafe pasi ka cituar objeksionet e mësipërme të prof. dr. Luftulla Pezës përpiqet lodhshëm të hedhë poshtë këto 9 pika, madje duke dashur ta bëjë këtë gjë zellshëm, në vënd të përdorë argumentin gjuhësor si profesionist që është , i lëshohet trajtimin rutinë si në shkrimet e rëndomta të gazetave të përditëshme. Duke harruar argumentin gjuhësor bie sa në ca kujtime të hershme fëminore aq edhe tek nostalgjitë e studimeve e hulumtimeve të kohës së komunizmit, por pa harruar t’i dalë punë edhe me varrosjen, bashkë me dialektet veriore të shqipes, edhe të problemit pellazgjik, që shqiptarët e kanë për zemër por që prof. Lafes nuk i pëlqen.
“Më kujtohet – shkruan prof. Lafe,- mësuesi im i gjuhës dhe i letërsisë në gjimnazin e Durrësit (1951-52), shkrimtari Bedri Rama, që më qortonte: Mos ngatërro dialektet! – kur unë, që vija nga 7-vjeçarja e Lushnjës, përpiqesha t’i shkruaja hartimet pak “durrsakçe”, si shokët.”
Duke dashur të tallet me problemin e paskajores si tipar themelor i dialektit të gegnishtës( dhe jo gegërishtes siç e përdor rëndom), prof Lafe merr ca citate të Enver Hoxhës psonisur në traktet e luftës ku qënka përdorur paskajorja jo siç duhet, ndaj, mendon e konkludon Prof. Lafe, nuk shtrohet si problem i pranueshëm paskajorja sepse krijoka ilaritet në të shkruar. Paskajorja është punë e kryeme për gjuhtarin e nderuar nga Lushnja që bën fole në Institutin Albanologjik në Gjuhësi dhe mbron gjithçka që është bërë në kohë të komunizmit. Ja dhe përsiatja me stilistikën e Enverit që na e sjell si argument për ilaritetin që sillka paskajorja në traktet e luftës:
“Apo është fjala për të “shartuar” në standard paskajoren, siç ka bërë ndër të tjerë edhe Enver Hoxha në shkrimet e viteve të luftës, kur shkruante p.sh.: … përpiqet me mish e me shpirt me e shpërnda frontin e gjerë të popullit tonë; … po shkelin vatrat tona për me gjuejtë patriotët; … ta gënjejë popullin, t’i hedhë hi syve për me muejtë më mirë me ja mbërritë qëllimeve të tija; … u përpoqën ta mobilizojnë popullin për me e çue të vritet në Libi; Fashizmi e ruante këtë spiun të vjetër (Mustafa Merlikën) për me e qitë kur ta shihte pisk … etj. Ky lloj shartimi, që pasqyron në gjuhën e shkrimit përzierje dialektore të rastit, nuk pati (e nuk mund të kishte) sukses dhe u la mënjanë.”
Për gjuhtarin Emil Lafe nuk ekziston asnjë shëmbull i mirë e i dobishëm i përdorimit të paskajores, nuk i gjen këtë as tek Pashko Vasa, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Migjeni po shkon e mbështetet në frazeologjinë politike të Enver Hoxhës shkruar në kushte ilegaliteti gjatë viteve të luftës. E drejtë e tij kujt i referohet. Po ky ka harruar pa cituar edhe Mehmet Shehun se edhe ai ka mbajtur një fjalim programor mjaft te gjatë e të mërzitshëm për punët e gjuhës, apo Mehmeti nuk u marrka në konsideratë se ka qënë poliagjent dhe armik i popullit siç e cilësonte ish miku i tij për kokë diktatori Hoxha.
Madje për të qënë bindës në kundërshtitë e veta profesori specialist i gjuhës, thërret në ndihmë krahas të tjerave edhe kujtimet e tij përsonale për dy dhëndurrët e prof. Aleksandër Xhuvanit, Ramiz Alia dhe Bilbil Klosi, pa arritur të na bindë se çfarë lidhje e funksion kanë këto dy emra në një përsiatje për Gjuhën Letrare. Inkursionet e prof. Emil Lafes në shkrimin e tij mjerisht vetëm gjuhësi nuk shprehin.
Është vërtetë i marramëndshëm sepse kur i fut një tëharrje problematike në brigjet italiane, shkon thellë në histori për të na treguar si u bë standardi përtej Adriatikut që nisi me 3 përqind( sipas tij) e tani na lulëzoka lumturisht me 100 për qind. Ky lloj tregimi me shifra përqindjesh më kujton shkrimet e “Zërit të Popullit” për rendimentin për hektarë të produkteve bujqësore, me statistika strikte, por që një herë nga pakujdesia e tipografeve titulli na doli i shtypur jangllësh, kësisoj bathët na dolën bythë shifrore në rendimentet për hektarë. I kanë gërmat këto rreziqe, kur nuk i përdor si duhet të bëjnë gjëmën. Por profesor Lafe vazhdon dhe me tutje përsiatjen e tij sikur të ishim ende në shekullin e kaluar. Madje përveç Enverit na sjell në kujtesë edhe një lugat tjetër me përmasa botërore, na kujton edhe programin e punës së vet në Kongresin e Drejtshkrimit ku, siç pohon jo pa krenari, ka patur si busull orientuese në Gjuhësinë shqiptare mësimet e Josif Visiarionoviç Stalinit. Që të mos duket sikur po sajojmë përralla me Stalin e luftë klasash, po paraqesim retorikën e të nderuarit gjuhëtarin tonë luftëtarit të ashpër kundër gegnishtes. Citojmë:
“Më takon të jap këtu nja dy sqarime të shkurtra, edhe si dëshmitar i punëve. Pas botimit të librit të Stalinit “Marksizmi dhe çështje të gjuhësisë” gjuhëtarët nuk u rrezikuan nga ndërhyrja e politikës. Pse? Sepse Stalini sqaroi në atë libër se gjuha është një fenomen shoqëror i një tipi të veçantë, nuk është as pjesë e bazës, as pjesë e superstrukturës së shoqërisë, se gjuha nuk ka karakter klasor, nuk është ideologji, ajo u shërben njësoj si klasave shfrytëzuese, ashtu edhe klasave të shfrytëzuara. Në atë libër Stalini kërkon që çështjet e gjuhës të zgjidhen nëpërmjet diskutimesh shkencore dhe ka formuluar atë thënien e njohur: “Gjithë bota e di se asnjë shkencë nuk mund të zhvillohet dhe të vejë mbarë pa luftë mendimesh, pa liri kritike.” Ky citat, i shkruar me shkronja të mëdha dhe me emrin e Stalinit poshtë, ka qenë një lloj embleme në veprimtari të ndryshme shkencore të asaj kohe.”
Të lumtë profesor Emil Lafe. Më bukur nuk ka si thuhet. Programi stalinist u jepte liri të plotë intelektualeve madje edhe liri kritike. I dënjë ky konsiderim për rrugën dhe ideologjinë staliniste, krenar për lugatin tonë që rrinte në Kongresin e Drejtshkrimit si një faraon përpara të cilit drithëronte vetë vdekja. Të lumtë që na e solle në kujtesë Stalinin që ne mëkatarët e kësaj bote të shekullit XXI mjerisht e kishim harruar. I nderuar profesor Lafe vazhdo në llogoren e luftës kundër dialekteve, vazhdo ekzekutimin e gegnishtës siç Enver Hoxha pushkatonte intelektualët veriorë veç për dy shkaqe, se ishin gegë dhe katolikë.
Nuk ka nevojë të bëhet gjykimi i thellë i Kongresit të Drejtshkrimit mjafton të lexojnë broçkulla të tilla për të kuptuar në çfarë bataku kishte rënë gjuhësia shqiptare në kazanin e shtrigave të komunizmit.
Dua të sjell në kujtesë të Profesor Lafes një emër shqiptari, studiuesi, shqipëruesi, profesor i gjimnazit të Shkodrës Nikollë Daka, një pinjoll nga Hoti i burrave kreshnikë, në kohën kur mblidhej Kongresi i Drejtshkrimit 1972 në Tiranë, ai pikllueshëm shkruante për tragjedinë që po ndodhte me të bukurën gegnishte dhe krijonte kësisoj në Shkodër poemën “Koineja e Gjuhës Shqipe”. Është shkruar bash atë ditë kur vendoste Kongresi, dhe stigmatizonte tërë atë teatër kukllash ku dijetarët vinin me shumë si servant se sa si shkencëtar sepse nuk kishte asnjë zë kundërshtues në atë sallë.
Dhe e dini çfarë u bë me këtë të vetmin zë kundërshtues në Shqipëri pikërisht kur ndahej me sopatë gegnishtja prej trungut kombëtar, u burgos dy herë dhe tërë jetën e kalbën në burg, sa kur doli nga burgu i dytë nuk shkoi gjatë dhe vdiq. Një atdhetar i madh, përkthyesi i madh i latinishtës, siç e cilësonte vetë albanologu i paharruar Norbert Jokli, pasi kishte lexoi përkthimet e tij.
Ju profesor Emil Lafe mund të vazhdoni e shkruani e botoni nëpër gazetat e Tiranës, të na flisni deri në ekstazë e stërlodhje për Enverin e Stalinin që paskan u dhënë liri të plotë për zhvillimet gjuhësore në Shqipëri, por mjerisht fjalët nuk e fshehin dot synimin tuaj për mbylljen e gjuhës shqipe dhe bjerrjen e pasurive gjuhësore dialektale, ato pasuri të paçmuara që ende falë Zotit mbahen gjallë. Ju kësisoj rrënoni tërë pasurinë e letërsisë shqipe që shpejt do të konsiderohet një minoritet. Kam pasur e ruaj mendimin që kushdo që kërkon të shkatërrojë dhe jo të pasurojë atë çfarë kemi ndërtuar në Gjuhësi, por dhe e kundërta, siç po bëni ju dhe kolegët tuaj konservatore që dërgoni dhe peticione në qeveri, që mbroni deri me histerizëm çfarë keni ndërtuar keq me abandonimin mizor të gegnishtës, u them me plot gojë se i keni hipur kalit mbrapsht dhe po kalëroni të gjithë në qorrollepsje. Gjuha është një trase e madhe, gjigante, që nis prej historise dhe vjen prej të gjitha skajeve të trojeve dhe shqiptarisë e ku mund të ecim të gjithë shqiptarët pa patur aspak nevojë të shtyjme, të anashkalojmë apo dhe shtypim e shkelim njëri-tjetrin, çfarë në komunizëm mjerisht është bërë. Ndaj le të guxojmë të bëjmë atë që kërkon koha dhe e drejta: Hapjen e arkapijave të gjuhës, heqjen e brakeshave të fanatizmit akademik mediokërr dhe bashkimin e natyrshëm gjuhësor nëpërmjet pasurimit të saj nga çdo burim i kthjelltë dialektor( ashtu siç lumejt krijohen nga burimet), për më tepër ashtu siç kërkohet dhe bashkimi kombëtar, sepse me ndarje e përçarje nuk shkohet kurrkund.
- « Previous Page
- 1
- …
- 730
- 731
- 732
- 733
- 734
- …
- 865
- Next Page »