• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ku po e çon mushka lidershipin e Kosovës?

January 4, 2013 by dgreca

Nga Nexhmedin Spahiu/

Gazeta më e madhe amerikane “New York Times” botoi artikullin e agjencisë më të madhe në botë “Reuters” me titull: “Kosova, imazh i Perëndimit të egër për investitorët” (http://www.nytimes.com/reuters/2012/12/31/world/europe/31reuters-kosovo-investment.html?smid=fb-share). Artikulli bën fjalë për atë që Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka tërhequr në mënyrë të paligjshme 4 nga 5 licencat sa i kishte dhënë kompanisë britanike “Fox Marble” për industrinë e gurit në Kosovë.

Artikulli linte mëdyshjen nëse kjo ka të bëjë me korrupsionin në Kosovë, të cilin e trajton edhe me raste të tjera (tenderi me pasaportat biometrike) apo me prapavijë politike.

Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, citohet të ketë deklaruar se është shumë i shqetësuar për këtë dhe se shefi i tij, ministri i Jashtëm britanik, William Hague, e ka ngritur këtë çështje në nivelet më të larta të Kosovës.

Artikulli trajton joseriozitetin kulmor të kryetarit të Komisionit të Pavarur për Miniera e Minerale, Ahmet Tmava, i cili i përgjigjet “Reutersit”, se obligimin ligjor që ky komision e ka pasur që ta njoftojë me shkrim kompaninë e licencuar e ka kryer, duke e njoftuar atë gojarisht.Deri më tani çdo veprim korruptiv që ka larguar investitorë nga Kosova, është arsyetuar me kinse politikën që Kosova e ka për ta rezervuar tregun e saj për shtetet aleate që e çliruan Kosovën.

Skandali me rumunët

Kur, p.sh., një kompanie rumune i janë plaçkitur mjetet e punës nga partnerët kosovarë dhe kësisoj i është djegur investimi i saj milionësh, mosreagimi i institucioneve të Kosovës është arsyetuar me atë se Rumania nuk po e njeh Republikën e Kosovës, dhe punë e madhe që digjen investitorët rumunë!

Skandali me sllovakët

Edhe kur Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës i nxjerr telashe banale shefit të Zyrës Diplomatike Sllovake në Kosovë (de facto ambasadorit sllovak në Kosovë) edhe ky veprim skandaloz arsyetohet me atë se Sllovakia nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, dhe kush po ua var sllovakëve!Në vend që prezenca në Kosovë e misioneve diplomatike të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën të shfrytëzohet për afrim me këto vende dhe lobim për njohje edhe nga këto vende, veprohet në mënyrë të kundërt, veprohet në stilin e diplomacisë, Zullu, sipas tregimit të Faik Konicës.

Skandali me britanikët

Skandali i fundit i përket një fushe krejtësisht tjetër. Tani loja e fëlliqur korruptive apo politika abuzive bëhet ndaj një kompanie të një prej vendeve më meritore për çlirimin e Kosovës, Britanisë së Madhe, sa detyron edhe sekretarin (ministrin) e saj të Jashtëm William Hague të shprehë shqetësim. Shtrohet pyetja: Ku po e çon mushka lidershipin e Kosovës?. Kjo shprehje përdoret nga populli i Tiranës, për dikë që nuk e di se kah është duke shkuar, por i vihet pas tekeve të tij jo të arsyeshme.

Shqelmim aleatit të madh në momentin vendimtar

Skandali i fundit është gjëja që më së paku i duhet Kosovës në momentin kur Kosova është në fazën finale të bisedimeve me Serbinë. Në fakt, bisedimet për veriun e Kosovës nuk janë asgjë tjetër, pos pazar se deri në çmasë Kosova, formalisht e pavarur, do të jetë realisht e varur nga Serbia.

Atëherë kur Kosovës i duhet t’i koncentrojë të gjitha energjitë që këtë pazar të kalojë sa më mirë e sa më lehtë, kur i duhet që edhe dreqin edhe të birin ta bëjë aleat për të nxjerrë një pazar sa më të favorshëm, Kosova shqelmon vendin, kryeqyteti i së cilit, Londra, është epiqendra e të gjitha pazareve politike në botë.

Tri kryeqytetet e botës: Stambolli, Parisi dhe Londra

Jo më kot thuhet se bota ka 3 kryeqytete: Stambollin që është pazari më i madh në botë i gjësendeve (veshmbathjeve, ushqimeve etj), Parisin që është pazari më i madh në botë i vlerave artistike, dhe Londrën, ku bëhet pazari kryesor: ai politik, ku vendoset për fatet e kombeve. Dhe lidershipi i Kosovës shqelmon hiç më pak se në Londër, dhe e bën Kosovën objekt të trajtimit negativ të agjencisë më të madhe në botë dhe gazetës më të madhe në Amerikë dhe shumë gazetave tjera në botë.

Varri për investitorët, tragjedi për Kosovën

Shkrimi i lartcekur me të drejtë citon Christopher Gilbert-in, drejtuesin e kompanisë britanike “Fox Marble”, tek thotë se kjo punë është një varr për kompaninë e tij, por një tragjedi për Kosovën.

Fati i “Trepçës”

Duhet pasur parasysh që Kombinati “Trepça” nuk është privatizuar deri më tani pikërisht ngaqë ende nuk ka përfunduar çështja e veriut. Britanikët janë ata që e kanë nisur “Trepçën” në kohën mes dy luftërave botërore dhe interesimi i tyre për të vazhdon të jetë i lartë edhe sot. Tani kur po vendoset fati i “Trepçës”, veriut të Kosovës dhe më ketë i gjithë Kosovës, të shqelmosh britanikët për çfarëdo arsye: korruptive, budallallëku apo çfarëdo tjetër është një vetëvrasje ekonomike e politike.

Epilogu i korrupsionit apo budallallëkut

Epilogu i këtij veprimi mund të jetë që kompania britanike ta padisë Komisionin e Pavarur për Miniera e Minerale, dhe t’ia marre nja 20-30 milionë euro. Apo mos ndokush shpreson se ky Komision ka juristë të aftë që ta fitojnë gjyqin kundër kompanisë britanike?! Por, për këtë si duket nuk mërzitet Ahmet Tmava, ngaqë ky ndëshkim paguhet jo nga xhepi i tij, por nga xhepi i taksapaguesve të Kosovës.

20-30 milionë euro ndëshkim mund të jetë fatura më e vogël për Kosovën, për faktin që Ahmet Tmava e mentorët e tij “i kanë hipur mushkës”. Dëmi për imazhin e Kosovës si Perëndim i egër për investitorët është katastrofik, ndërsa imazhi për Kosovën që shqelmon aleatët më të mëdhenj të saj është vetëvrasës.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: lidershipi i Kosoves, New York Times, Nexhmedin Spahiu

HASHIM THACI, JO ME KRYEMINISTER, I VE SYRIN PRESIDENCES

January 4, 2013 by dgreca

Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk do të kandidojë më për postin e Kryeministrit, duke hapur kështu dilema rreth të ardhmes së tij politike. Në PDK nuk japin përgjigje se ku do të vazhdojë karrierën Shefi i tyre. Por, analistët parashikojnë se Lideri i PDK’së do të shkojë në postin e Presidentit ose do të tërhiqet përkohësisht nga politika.

As zyrtarët e PDK’së nuk e dinë se ku do të vazhdojë karrierën politike Kryeministri aktual, Hashim Thaçi.Lideri i PDK’së ka thënë se nuk do të kandidojë më për të udhëhequr Qeverinë, por nuk ka treguar se a do të vazhdojë të mbetet në politikë apo do të pushojë përkohësisht.Zyrtarët e PDK’së thonë se përgjigjen se çka do të bëjë Thaçi duhet kërkuar tek vetë ai.

“Veç Kryeministri e di atë përgjigje”, ka thënë anëtari i Kryesisë së PDK’së Adem Grabovci, kur është pyetur se ku do të shkojë Kryeministri pasi ta përfundojë mandatin.Në një intervistë për mediet e shkruara, Lideri i PDK’së ka konfirmuar se nuk do të jetë më Kryeministër i Kosovës.“Një gjë është e sigurt, se PDK’ja do t’i fitojë zgjedhjet edhe në mandatin tjetër, por unë nuk dua të jem kandidat për Kryeministër”, ka thënë Thaçi.Për dallim prej zyrtarëve PDK’së, analistët politikë tregojnë se Kryeministri aktual ka dy opsione para vetës – të shkojë në Presidencë ose të pushojë përkohësisht nga politika, në mënyrë që të shpëtojë i pastër nga skena aktuale politike e përfshirë në skandale.

“Thaçi është qe gati pesëmbëdhjetë vjet aktiv në skenën politike. E ka mbuluar një periudhë të rëndësishme historike dhe shumë aktivitete. Vendimi për të mos kandiduar për Kryeministër ka dy tehe: e para, nuk dëshiron të jetë më Kryeministër dhe të distancohet nga politika aktuale dhe e dyta, mund të jetë se ai ka synime të bëhet Kryetar i Kosovës me mandat pesëvjeçar dhe të mbetet edhe më tej në politikë. Pas atij mandati të Kryetarit të vazhdojë karrierën ngjashëm si Milo Djukanovic në Mal të Zi, që gjithnjë po del si i pazëvendësueshëm”, parashikon Shkëlzen Maliqi, analist politik.

Më herët, Hashim Thaçi pati thënë se një mandat është pak për të qenë Shef i Qeverisë, ndërsa dy mandate shumë.

Po ashtu është përmendur mundësia që Thaçi të bëhet President në një koalicion të mundshëm me AAK’në.

Por, ky opsion është mohuar nga Kryeministri aktual.

Megjithëkëtë, është mbetur e hapur mundësia që ai të shkojë në postin më të lartë shtetëror.

Marrjen e postit të Shefit të shtetit, analisti Ardian Arifaj e sheh si fundin e karrierës politike të Hashim Thaçit.

“Nëse shkon President, atëherë është fundi i karrierës politike sepse duhet të tërhiqet nga posti politik. Hashim Thaçi është i ri edhe në moshë për me u tërheq prej politikës kaq shpejt. Për dikë që ka qenë në postin e Kryeministrit nuk është më tërheqës asnjë post tjetër”, ka thënë Arifaj për Express.

Sipas tij, në Kosovë posti më i rëndësishëm është ai i Kryeministrit dhe në këtë situatë është vështirë të parashikohet se ku mund të shkojë Lideri i PDK’së.

“Z.Thaçi politikisht kurrë s’ka qenë më i fortë. Nuk ka post më të lartë se ai i Kryeministrit. Posti i Presidentit është post më shumë ceremonial dhe jo politik për shkak të përfaqësimit të unitetit të popullit. Për nga pushteti, për nga fuqia posti i Presidentit është shumë më i dobët në raport me Presidentin”, ka thënë ai.

Hashim Thaçi ka ardhur në pushtet në vitin 2007, duke udhëhequr Qeverinë e parë me LDK’në, ndërsa aktualisht është në koalicion me AKR’në dhe minoritetet.

Nga mandati i parë vetëm një ministër ishte akuzuar për korrupsion, ndërsa në këtë mandat ka pasur aktakuza edhe për një Zëvendëskryeministër.

Krejt këto zhvillime, analisti Shkëlzen Maliqi i sheh si mundësi që Thaçi të reflektojë.

“Një moment tjetër është se ndoshta në një periudhë shumë të shpejtë mund të ngrihen akuza për figura të rëndësishme të skenës politike, ndoshta Thaçi vlerëson që është më mirë që përkohësisht të pushojë ose të ndërrojë pozitën dhe të dalë eventualisht më i pastër, sepse akuzat ndaj tij janë shumë të rënda që ka udhëhequr Qeverinë ku ka korrupsion në shkallë brengosëse”, ka thënë Maliqi.

Sikurse Arifaj, edhe Maliqi nuk dëshiron të parashikojë se kush mund të jetë pasardhësi i Hashim Thaçit.

Megjithatë, Maliqi thotë se Kadri Veseli është një opsion për zëvendësimin e Thaçit.

“Veseli gjithmonë ka qenë figurë në prapavijë e fuqishme që e ka mbajtur unitetin e PDK’së. Ai mund ta luajë këtë rol edhe në të ardhmen”.

Ndërkohë, Arifaj thotë se gjithçka do të sqarohet në Kongresin Zgjedhor të PDK’së, ku do të dihet për pozicionet e secilit zyrtar të partisë në pushtet.

“Më 26 janar do të sqarohen shumë gjëra. Aty e kanë Kuvendin e Përgjithshëm dhe aty dihet se kush po mbetet në parti, kush po bëhet Kryetar. Gjithçka do të sqarohet aty”, ka thënë Ardian Arifaj.(Kortezi Faton Ismajli Expressi)

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Hashim Thaci, i ve syrin, Presidencez

Klubi i Patriotëve të Rinj reagon ndaj Agimit te Arte grek

January 4, 2013 by dgreca

Deklarata e fundvitit nga Agimi i Artë shashkë për tensione artificiale/
KPR i bën thirrje qeverisë të ndalojë hyrjen e çdo personi të lidhur me Agimin e Artë/
Nëse shteti nuk vepron, do t’i ndalojmë vetë/
Trimërinë e tyre të shtirur e pamë gjatë provokimit në Këlcyrë/
Deputeti neonazist u kthye kur u përballë me rininë patriote shqiptare/
I njëjti fat do të jetë edhe për këdo neonazist tjetër që do tentojë të hyjë në Shqipëri/
Nëse shteti nuk funksionon, do ta vendosim vetë dinjitetin e kombit tone;\
Çdokush të bashkohet me KPR që të bëhemi barriera e antishqiptarëve/
Ata që Agimi i Artë zotohet t’i mbrojë të distancohen nga neonazistë/
Në të kundërt do të marrin përgjigjen e merituar edhe “të mbrojturit”/

Deklarata e fundvitit e grupimit neonazist Agimi i Artë është një tjetër shashkë që hidhet për të prodhuar tensione artificiale. Klubi i Patriotëve të Rinj i bën thirrje qeverisë shqiptare që të ndalojë hyrjen në Shqipëri të çdo personi që është pjesë e këtij grupimi terrorist neonazist. Nëse shteti shqiptar nuk vepron, atëherë ne, rinia shqiptare, do të ndalojmë çdo tentativë të Agimit të Artë për të hyrë në vendin tonë. E kemi parë edhe përpara dy muajsh trimërinë e tyre të shtirur, kur deputeti i kësaj organizate-parti tentoi të shkonte në Këlcyrë dhe u kthye nga mesi i rrugës, i trembur nga bllokada e patriotëve të rinj. Të njëjtin fat do të kenë edhe përfaqësuesit e tjerë të neonazistëve që do të tentojnë të hyjnë në Shqipëri. Klubi i Patriotëve të Rinj zotohet që, nëse shteti shqiptar nuk funksionon ashtu siç duhet, do të jemi ne ata që do të vendosin në vend dinjitetin kombëtar përballë neonazistëve grekë. KPR dëshirën të ftojë çdo bashkombas, që të bëhemi barriera e pakalueshme e antishqiptarëve dhe të japim përgjigjen tonë evropiane ndaj atyre që duan të na nëpërkëmbin. Gjithashtu, u bëjmë thirrje atyre që Agimi i Artë “zotohet që do t’I mbrojë“ që të distancohen në mënyrë të menjëhershme ndaj neonazistëve. Në të kundërt edhe ata do të gjejnë përgjigjen e merituar.

Filed Under: Opinion

NEXHMEDIN SPAHIU BËN SHQYTARIN PROFAN TË RUDINA XHUNGËS!

January 4, 2013 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Reagimi im lidhet me dy shkrime të botuara tash së fundi që kanë ngjallur diskutime. I pari nga Rudina Xhunga titulluar «Serbi afër teje… » dhe i dyti nga Nexhmedin Spahiu „Rudina Xhunga dhe dallimi Kosovë – Shqipëri“.

Nuk është e vërtetë se ne dhe fqinjët tanë nuk e dimë historinë e njëri-tjetrit; nuk është e vërtetë se ne shqiptarët prodhojmë mite; nuk është e vërtetë se historiografia shqiptare minimizon kontributin e fqinjit tonë verior në Europë, sepse ne nuk kemi fare historiografi; nuk është e vërtetë se shqiptarët shohin me lente zmadhuese të shkuarën e largët me qëllime denigruese ndaj fqinjit tonë verior apo me qëllim dëmtimin e fqinjit tonë verior; nuk është e vërtetë se jemi treguar ndonjëherë agresivë ndaj pakicave; ne jemi dalluar gjithnjë nga mikpritja, bashkekzitenca, toleranca fetare e shqiptarëve është unike; nuk është e vërtetë se kemi ndërhyrë në punët brendshme të fqinjit tonë; se kemi dërguar ne njerëzit tanë të themelojnë partinë komuniste në Beograd, përkundrazi. Ne jemi duke folur për të tashmen ose për të shkuarën e afërt, kur ndodhi një konflikt i përgjakshëm, ku viktimat ishin shqiptarët dhe agresori ishte një shtet kriminal. „Falni, por mos harroni“, u tha shqiptarëve të Kosovës Presidenti Clinton. Dhe kurrsesi të harrojmë. Kujtesa na bën veç mirë. I bën mirë edhe fqinjit tonë verior.

Nuk kemi arsye t’i largojmë frikat se fqinji ynë verior nuk i ndal pretendimet ndaj Kosovës; nuk është e vërtetë se jemi ne inatçorë, hakmarrës apo urrejtës ndaj fqinjit tonë verior.

Nuk është e vërtetë se ne jemi fajtorë ndaj fqinjit tonë verior; nuk kemi kryer asnjë faj, asnjë vepër që të na bëjë të kërkojmë ndjesë, nuk e kemi shqetësuar kurrë fqinjin tonë verior, nuk e kemi përdorur kurrë historinë për të ushqyer asnjë lloj nacionalizmi apo patriotizmi e krenarie. Nuk jemi krenuar ne me Nishin por Serbia, nuk jemi krenuar për turpin tonë as me perandorin iliro-romak Shën Konstandinin, që ligjëroi dhe përhapi krishtërimin, por Serbia.

Gjithmonë jemi sulmuar prandaj na është dashur të mbrohemi. Kjo është e gjitha, kjo është e vërteta, por ne duam të fillohet një faqe e re e historisë moderne, si fqinj dhe vende të integruara në Europë.

Nuk kishte asnjë simpati, dyzim apo dyshim, siç pretendon Rudina Xhunga në programin e Ivo Andriçit kur firmosi “Memorandumin e Akademisë Serbe” që siç e pohon vetë Rudina programonte shfarosjen e shqiptarëve.

Programin e Andriçit e ekzekutoi pikë për pikë Milosheviçi në luftën e fundit në Ballkan që shkaktoi mijra viktima dhe 1 milion të dëbuar. Pas 14 vitesh edhe sot e kësaj dite nënat shqiptare të Kosovës presin një lajm apo një trumbë eshtra të fëmijëve të tyre vrarë gjatë këtij konflikti mizor, ku urrejtja etnike dhe fetare ishte monstruoze. Rudina Xhunga tani do të bëhet nënë dhe sa ta marrë foshnjen e saj në krahë uroj që ta kuptojë dhimbjen e nënava të Kosovës.

Shqiptarët e Kosovës dhe shtetit amë kanë treguar shumë vullnet pas konfliktit që të ndërtojnë me fqinjin tonë verior marrëdhënie të fqinjësisë të mirë në kontekstin e reciprocitetit e integrimeve europiane. Janë zhvilluar për herë të parë në historinë midis dy vendeve takime të nivelit më të lartë në të mirë të dialogut, ndërkohë që Serbia e Nikoliçit reagon me platforma që cënojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës. Ashtu si u shpreh edhe Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracy Jacobson, e cila nënvizoi se «platforma e Serbisë për Kosovën është pengesë për dialogun në mes të Prishtinës e Beogradit».
Këtë qëndrim do të duhej të mbante pseudoelita shqiptare në Shqipëri ndërsa vazhdon e mbetet puthadore si në kohën kur Enver Hoxha do t’i justifikonte të gjitha vrasjet e shokëve se ishin kryer me orientimin e Miladin Popoviçit.

Tani janë zbuluar fakte të reja që hedhin dritë se Enver Hoxha ka patur lidhje të ngushta me Serbinë, më tepër përmes Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës. Për një fije floku, Shqipëria nuk u bë republikë e shtatë e Jugosllavisë. Masakra e Tivarit është një krim, ku janë të përfshirë regjimi i Enver Hoxhës dhe Serbia. Por gjatë diktaturës, në asnjë kohë – edhe në ato më të tendosurat midis dy vendeve, – asnjëherë nuk u ndal bashkëpunimi. Edhe tani. Serbia nuk i ka dorëzuar kurrë dosjet e spiunëve të saj midis rradhëve të shqiptarëve dhe kjo do të thotë se njerëzit e Serbisë në trojet shqiptare, përfshi edhe shtetin amë kanë qenë e vazhdojnë të mbeten të privilegjuar, ndërsa politikanët janë shumë prudentë në qasjen ndaj Serbisë. Ndërsa opinionistët si puna e Rudina Xhungës janë ultrakonformistë dhe puthadorë.

Dhe prandaj nuk kemi si të mos pretendojmë se ndodhemi përballë fasadës së një segmenti të politikës, si vijim i atij të Enver Hoxhës, në kushtet të reja.

Si konkluzion do të thosha, se dëshirat e mira dhe vullneti i mirë duhet të jetë i kompensuar nga pala tjetër, në mënyrë reciproke, nëse jo, elitat duhet të kujdesen që të ndihmojnë afrimin nga pozita të barabarta dhe jo të përgjunjëzuara, siç bën Rudina Xhunga.

Shkrimi i Xhungës shkaktoi me të drejtë shqetësim në Kosovë dhe opinioni publik reagoi me pyetjen „e si është e mundur të shkruhet kësisoj“.

Ndërkohë, nervozizmi kaloi të gjitha përmasat dhe Xhunga u sulmua me një gjuhë të padenjë dhe të patolerushme, kur, në vend të iracionalitetit, do të duhej të hapej temë për diskutim dhe të ftoheshin gazetarë të Tiranës e të Kosovës për t‘u shprehur. Por gazetarët e Tiranës janë plaçka më e pavlerë e konsideruar nga politika e tranzicionit dhe oligarkët e mediave, ndërsa opinionistët-oligarkë kushedi se ku lluksozeshin në ndonjë rezort lluksi në kontinentet e ngrohta, për turp të botës.

Dhe Rudina Xhungën nuk kishte se kush ta mbronte. Atëherë sollën në skenë Nexhmedin Spahiun, një kalorës pa kalë, që i doli në krah Xhungës, i doli në mënyrën më donkishoteske të mundshme, por për çudi, jo nuk është aspak çudi, donkishotizmi i tij u botua gati në të gjitha gazetat e Tiranës. Shikoni pra pushtetin e oligarkisë mediatike si instrument të një segmenti të politikës të Tiranës, që ka pushtet politik dhe ekonomik, por që s’ka asnjë lidhje me demokracinë dhe marrëdhëniet midis dy shteteve në kohën e sotme.

Po ndalem tek reagimi i Nexhmedin Spahiut, i cili vë në diskutim pozitën e tij si intelektual dhe publicist. Në pseudoargumentat që ai jep për të mbrojtur Rudina Xhungën, shkruan se reagimi negativ i shqiptarëve të Kosovës ndaj shkrimit të Rudina Xhungës „ vjen për shkak të një moskuptim thelbësor mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë…”, sepse, sipas Nexhmedin Spahiut,„shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri përbëjnë dy kombe të ndryshme, jo se ka dallime në gjuhë dhe gjak, por dallimi është në konceptimin politik“.
Një përçartje tjetër e Nexhmedin Spahiut është kur del me deduksionin se „Të jesh viktimë nuk është gjë për t’u mburrur“. Po ky zotëri nuk është fare në vete, sepse, natyrisht, asnjë shqiptar i Kosovës nuk mburret se ka qenë viktimë e Serbisë, por çdo shqiptar i Kosovës kërkon drejtësi dhe një shtet ku të jetojnë të gjithë bashkë në liri, demokraci dhe të integruar në Europë!

Kulmi arrin kur Nexhmedin Spahiu shkruan se „shqiptarët e Kosovës sapo kanë lindur si komb dhe janë në foshnjërinë e tyre kombëtare, ata madje ende nuk e kuptojnë se kanë lindur si komb. Ende trashëgojnë mentalitetin e pakicës etnike.“
Mentalitet foshnjor nuk kanë shqiptarët e Kosovës, por mentalitet të një të vonuari ka pikërisht i ashtuquajturi publicist Nexhmedin Spahiu, i cili e arrim një kulminacion tjetër të padijës së tij kur shkruan se „Rudina Xhunga i takon një kombi tashmë 100-vjeçar… për dallim prej kombit kosovar që po mbush 5 vjet jete, ai shqiptar tashmë ka mbushur 100 vjet.“
Zoti na ruajtë! Ky profan nuk e ka idenë dhe nuk e bën dot dallimin midis shtetit dhe kombit! Shqipëria dhe Kosova janë një komb disa mijëra vjeçar, nga më të lashtët në Europë, flasin një gjuhë, kanë një histori dhe në mileniumin e tretë jetojnë në dy shtete, shteti amë posa ka hyrë në qindshin e dytë, ndërsa Kosova së shpejti feston 5 vjetorin e pavarësisë dhe çlirimit të saj nga një ish-pushtues, si Serbia e cila do t’i bashkohet një ditë me Kosovën dhe Shqipërinë në BE, por që tani për tani ka shprehur qartë se nuk dëshiron që t’i bashkangjitet aleancës Verio-Atlantike të NATO-s, e cila i shpëtoi shqiptarët e Kosovës nga konflikti i fundit i urrejtjes etnike në Ballkan.

 

Tani nuk ka më dyshime se e ardhmja e rajonit është integrimi dhe shqiptarët janë fatlumë ngaqë u ka trokitur fati në derë që të jenë faktorë integrimi, paqeje dhe stabiliteti, por nuk kanë asnjë arsye të shfaqin kompleks inferioriteti ndaj fqinjit tanë verior, i cili ende nuk është shkëputur nga e shkuara e tij mitomane dhe vazhdon t’i pengojë proceset në të mirë të gjithë banorëve të rajonit.

Disa muaj më parë Vuk Jeremiçi, ish-Ministri i Jashtëm serb ishte vizitë zyrtare në Zvicër dhe gjatë një konference për shtyp me gazetarë e pyeta se përse ai, duke qënë i ri në moshë e duke i takuar gjeneratave të reja, të edukuara në Perëndim, Europë dhe SHBA, kalonte pjesën më të madhe të kohës në qiell duke fluturuar nga njëri kontinet tek tjetri për t’i bindur vendet që vizitonte për të mos e njohur Kosovën, kur do të duhej që kjo kohë të përdorej për të ndërtuar ura midis dy kombeve, sepse tani e kemi një fat të përbashkët siç është integrimi europian.

Por deri më tani nuk e kemi asnjë shenjë të tillë. Ne të gjithë ishim dëshmitarë se njohja e pavarësisë të Kosovës nga ana e Pakistanit shqetësoi Beogradin për të vazhduar turin që të mos lejojë pavarësinë e Kosovës! Ne po ashtu jemi dëshmitarë se si po tensionohet situata në Bujanoc dhe Luginën e Preshevës për shkak të kërcënimeve të kryeministrit serb Ivica Daçiç për heqjen e Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së apo për heqjen e Flamurit Kombëtar. Ky është realiteti. No comment.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, ne dhe fqinjet, Nexhmedin Spahiu, reagim, Rudina Xhunga

APOLOGJI PËR ALBANOKAUSTIN USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS DHE PËR KOMBIN SHQIPTAR

January 3, 2013 by dgreca

KUNDËRPERGJIGJE PËR SHPIFJET DHE INSINUATAT E KARLA DEL PONTES E TË DICK MARTIT ME KOMPANINË E TYRE/

Nga Xhemail Peci/

“Krimi nuk fillon aty ku derdhet gjaku po ay ku vitet arsyeja”.-  John Milton, Poet Anglez, Autori i Kryeveprës: Parajsa e Humbur/

“Dhe shkruajeni vendimin e drejtësisë suaj, jo me bojën e pendës, por si gjykatësit e Athinës së lashtë kur i shkruanin vendimet e tyre me gjakun e vet”./

            Xhorxh Gordon Bajron, Poeti i Madh Roamnik Anglez, që ra duke luftuar per Pavarësinë e Greqisë e që i këndoi me po aq Admirim dhe Pasion: Shqipërisë, Zvicrës dhe Greqisë./

Thënje e shkëputur nga Fjalmi i Tij i Famshëm në Dhomën e Lordëve të Parlamentit Anglez, në Mbrojtje të Të Drejtave të Punëtorëve Anglezë.

Solomon, mos ma pre foshnjen, mos e pre, n’emër t’Zotit,

le të mbetet pjella ime e paprekur, pa cenuar!

Dhe ju, o perëndi të qiellit, ju o perëndi të paqes,

jepjani mollën e sherrit, drejtësisht, kujt i takon”.

 

Naim Frasheri, Poeti Kombëtar i Shqiptarëve,

                          Thënje e marrë nga Vepra e Tij:

                          Dëshirë e Vërtetë e Shqiptarëve

Kujtesa është Bekim. Harresa është Mallkim.

Ai që Ty të mallkon, të jetë i Mallkuar,

Ai që ty të Bekon, të jetë i Bekuar.

 

Gjon Buzuku: Meshari

 

 

Zonja dhe Zotërinj të Nderuar,

Anëtarë të Nderuar të Parlamentit të Konfederatës së Zvicrës dhe Europarlamentarë të Nderuar, Përfaqësues të Nderuar të Ideve Liridashëse, të Parimeve Demokratike e të Principeve Parlamentare, Zbatues të Vullnetit Politik të Popujve të Përparuar të Europës Moderne e të Europës së Bashkuar, Shkëlqesi të Tempullit të Lirisë e të Demokracisë Europiane:Jo rastësisht, kemi vënë në ballë të këtij shkrimi citatet/shkëputjet e lartpërmendura, të cilat janë thenë me kuptimësi të thellë nga poetë të shquar, si dhe nga njëri prej lëvruesve të parë të gjuhës shqipe, e që kanë hyrë në histori dhe që rrejdhimisht edhe kanë ndikuar të bëhet historia.

Qenie Qielli, siç i ka quajtur me të drejtë poeti lirik shqiptar Lasgush Poradeci, dhe për te cilët Rozhe Kajoa në eseun e tij të shquar Arti Poetik, thoshte me të drejtë se në përgjithësi Poetët shafëjsohen vetëm përpara Një Gjyqi Ideal, e që si në Apologjnë e Famshme të Sokratit të shkruar nga Platoni ku mbrohet e Drejta e Qenies Njerëzore, ashtu si në Apologjinë për Poezinë të Poetit Filip Sidni (ku shkruante se luleve u vjen era e mire më shumë në vjershat e poetëve se sa në kopshet e tyre. Bota e poetit është një botë e përsosur ku të gjithë lumenjtë janë të këndshëm, të gjithë drurët japin pemë, të gjithë dashnorët janë besnikë e të gjithë miqtë janë të fjalës), ashtu si dhe në Apologjinë e Famshme të cilën Emilie Edouard Charles Antonio Zola ia bëri Alfred Drajfusit në artikullin e tij të njohur Akuzoj (J’Acuse), Kryeradhë kjo e Letrës së Hapur dërguar Presidentit të Republikës lidhur me oficerin Alfred Drajfus, i cili akuzoj për tradhti e fajtor kryesor ishte në të vërtetë Ernest Everhardi që ishte lënë qëllimisht i lirë (artikull i shkruar me 1898), ashtu si dhe ne Apologjinë e Famshme për Skëndërbeun, të shkruar nga shkrimtari shqiptar Frano Bardhi, pasi që më 1631 Toma Marnaviçi kishte botuar një shkarravinë ku pretendonte ta nxirrte Heroin Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastriotin-Skëndërbeun jo me origjinë shqiptare, por çuditërisht me origjinë boshnjake–nga familja e Marnaviëçve, falsifikim këtë të cilin Frano Bardhi e quajti me të drejtë “të kobshëm”; ashtu si fjala vjen edhe ne Apologjinë qe ka bërë për Shqipërinë dhe Shqiptarët, Dom Nikollë Barcola (pseudonim i Dom Nikollë Mazrekut) duke shkruar Apologjinë me titullin: Skandali Kordignano dhe Mbrojtja e Kombit Shqiptar); e Dom Ndre Zadeja me Apologjinë e tij të shquar: Letër e Hapur At Fulvio Cordignanos (e shkruar mjeshtërisht në vargje), kur Kordignano një misionar italian që kishte jetuar për mbi 20 vjet në Shqipëri, duke mohuar mikpritjen që i kishin bërë shqiptarët, shkroi pamfletin e tij denigrues për Shqipërinë në mars të vitit 1941, duke e tallur si një vend të vogël dhe duke u shprehur për shqiptarët si një popull primitiv, e që kishte ngjallur reagime të shumta në qarqet e atëhershme atdhetare shqiptare sa që në mes të tjerash në një letër të studentëve katolikë shqiptarë të Shkodrës, datuar me 20.7.1941, thuhej: Na ka fye si shqiptarë faqe mbarë botës tuj shkrue çka s‘asht aspak e vërtetë…Mbas njëzet e sa vjetësh që jeton në mes të një populli…çohet e mohon kombin dhe origjinën, për të cilat krenohemi aq fort…; një Gjyq Ideal, Zonja dhe Zoterinj, nuk është asgjë tjetër përveç se Gjyqi i Bekimit Hyjnor nën të cilin, na lejoni Shkëlqesi që të marrim Kënaqësinë e Rrallë dhe Krenarinë e Ligjshme të themi, se punon edhe Urdhëri i Vepirmit Njerëzor, i Cili u Lartësua si i Tillë në Vendimin e Gjyatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Legjitimitetin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Shkëlqesi, Zonja dhe Zotërinj, le të na lejohet e drejta e të shprehurit objektiv dhe racional, pra le të dëgjohet edhe ana tjetër: Auditorio et altera part:

Gjyqit të Bekimit Hyjnor le t’i shërbejë edhe Urdhëri i Dëshmimit Njerëzor: “Thikat e gjata i prehnin para syve tanë dhe i fërkonin në fytyrat e fëmijëve tanë. Njërit prej fëmijëve ia morën dorën, ia shkyen këmishën dhe ia prenë një copë të mishit nga llëri i dorës, për të parë se a kishin mprehur mirë thikën. Fëmija u alivanos nga plagët dhe pas nje agonie të shkurtër vdiq. Vdiq edhe një pjesë jona..Nga zgjërimi i plagëve më doli mishi përjashta dhe me dorën time e nduka dhe e gjuajta përjashta. Vrushkujt e gjakut vërshuan sërish.

Kështu ka pohuar Dëshmitarja e Gjallë e së Vërtetës Historke për krimet makabre e rrënqethëse. Dëshmia e saj, Zonja dhe Zoterinj, është botuar në shtypin shqiptar nën titullin: Naxhije Doci – Femra gjatë luftës së tmerrshme në fshatrat e Klinës: Bakajë dhe Kërnicë. Gazeta Bota Sot, 27 & 28 shkurt 2004, 11 mars 2004, pjesa , 5 & 17, faqe 13.

Në po të njëjtën hapësirë, është botuar edhe Dëshmia Tjetër, akoma edhe me rrenqethese:

Mihrije Qllapeku, një Dëshmitare e Gjallë e së Vërtetës Historike dhe e Dhimbjes Tragjike, në rrëfimin e saj thotë se djalit të kunatit të saj:

“ Mirsadit 6-vjear i pëlciti gjaku për hunde e për goje, kur pa copën e mishit të prerë nga dora e fëmijës viktimë dhe për një kohë të gjatë mbeti ashtu i shtrirë, pa iu larguar fare alivanosja. Ne menduam se djalin e qëlloi ndonjë plumb snajperi nga lartësitë dhe vdiq. E rrotulluam ngadalë Mirsadin, me mendimin qe t’ia gjenim ndokund plumbin nëpër trup dhe se gati nuk jemi çmendur nga gëzimi, kur e pamë se ai ishte i gjallë. Tmerri i fundëm sa ndejtëm rrëzë maleve të Çiçavicës, ishte kur ushtarë e policë serbë i hynë me furi brendësisë së maleve për të na përzënë prej aij vendi. Gjuanin me armë dhe vranin kë mundnin dhe kë donin, me gra e me fëmijë. Taktorët i kallën me krejt çka patën. Nga trishtimi njerëzit vetëm lëviznin pa kontroll. Kërkonin që të gjenin rrugën për t’u larguar nga aty, por nuk dinin se barbarët serbë i kishin zënë pritat gjithkah. Ata vetëm gjuanin në ne që të na mbysnin të gjithëve. Thuhej se mbi 140 vetë janë vrarë e masakruar gjatë kësaj kohe në malet e Çiçavicës…Ushtria serbe ishte përqëndruar edhe në Polac dhe gjuanin va e pa va, herë sipas urdhërave e herë thjeshtë vetëm për t’u argëtuar, se donin të krijonin panik në popullatë”…

Zonja dhe Zotërinj, Lusim Shkëlqesinë Tuaj që të na lejohet që të sjellim Dëshminë e Dëshmitarit Tjetër të së Vërtetës Historike e të Dhimbjes Tragjike, të Ahmet Aliut nga Livoçi i Epërm i Gilanit, e për të cilin atikullshkruesi, Zotëri Avdush Canaj sqaron se qe arrestuar me 15 maj të vitit 1999 në shtëpinë e tij, e që akuza serbe e rëndonte si “terrorist”, por në mungesë të fakteve pas 10 muajsh lirohet:

“Në një fshat të Podujevës, kishte treguar ai, nga frika e dhunës kishin ikur të gjithë banorët, pos një plaku rreth te 60-tave, që ende kishte guxim t’i ruante  delet. Ai kishte vazhduar më tej se, ne çdo ditë shkonim dhe ia rrëmbenim nga një dele për ta pjekur. Kur iu duk plakut se ne e tepruam, e kishte mbushur armën plot. Ne shkuam prapë në drejtim të tij, por katër prej nesh i çoi në botën tjetër. Vërtet kishte një sy shqiponje, ishte shprehur paramilitari serb në burg. “ Dhanë urdhër dhe e zumë të gjallë. E lidhëm për dy tanke. Tanket filluan të ecnin me shpejtësi duke e këputur në dysh trupin e tij”.

Ai ishte shprehur se ende më rri parasysh trupi i tij i copëtuar që avullonte. Ai më pastaj ka treguar se shumë të vrarë i kanë zhdukur për t’i fshehur gjurmët e krimt. “Vet i kam parë dhjetëra e dhjetëra kamionë përplotë me trupa të pajetë të të vrarëve duke i dërguar në drejtim të Zveçanit. Atje të gjithë i kanë djegur deri në një”, i ka thenë para një viti në burgn e Vrajës, Ahmet Aliut Novica Jovanoviç nga Vraja, paramilitar, pjesëmarrës i krimeve në Kosovë që akuzohej për drogë, por më vonë, siç tregon z. Aliu ishte liruar për t’u mbrojtur në liri. (Avdush Canaj: TRUPIN E PLAKUT NGA LLAPI E NDANË TË GJALLË NË DYSH TANKET SERBE, Bota Sot, 16 shkurt 2001, faqe 4.)Shkëlqesi, Zonja dhe Zoterinj, Le të na Lejohet e Drejta e Patjetërsueshme e Paraqitjes së Provave dhe të Dëshmive të Krimeve Monstruoze Kundër Shqiptarëve Të Pafajshëm, pra Le të Lejohet Dëshmtari tjetër i Te Vertetes se Patjetersueshme Historike, Rami Berisha i cili ka sjellur një dëshmi tepër rrënqethëse të krimeve makabër:

“Është një nënë në Kosovë që nuk e di se ku e ka varrosur të birin. Ajo mund ta dijë, por edhe mund të mos e dijë se cili është fati i të birit të saj. Ajo e kërkon të birin…e kërkon edhe më shumë se dy vjet pas luftës…Në Varrezat e Prizerenit është një varr i vogël i paidentifukuar…Në të është i varrosr një  fëmijë… Kam hapur shume varre në Kosovë, kam zhvarrosur e rivarrosur shumë kufoma, por asnjëherë nuk kam qarë si sot, thotë Sami Hajzeraj dhe shton: Shikojeni se si e kanë varrosur…e kanë varrosur ulur…nuk e kanë shtrirë fare. Në bazë të disa rrëfimeve të varrtarëve të varrrezave të Prizerenit ky fëmijë është varrosur në orën dy pas mesnatës. Dita atyre nuk u kujtohet. Dihet se ka qenë njëra nga ato ditët kur serbët vrisnin dhe digjnin anekënd Kosovës”.

Nuk janë pra as magjistricat e as shtrigat, as varrtarët dhe as varrmihësit e tragjedive te Uilliam Shekspirit.

Duke shkruar për historinë e krimeve të përgjakshme në hapësirat ballkanike, Eruditi i Kombit, Mithat Frashëri në udhëpërshkrimin e tij ‘Mbresa nga Kosova’, shkruante: “Në të mëngjër të Boletinit, nga veriu, maje një kodre, duket një gërmadhë fortese, Sveçani, që i duken së largu ca mure akoma në këmbë. Kjo kështjellë ka qenë pak kohë në duart e mbretit Samuel, prej të cilit e muarën Birantinjtë; lufta që u bë në mes të Samuelit dhe të imperatorit Vasil i Dytë ngjau në Melnik (Serres) në 1014. Bullgarët u thyen dhe Vasili, të pesëmbëdhjetë mijë robërve që kishte zënë të gjallë u nxori sytë, duke lënë për çdo qint njerëz një me një sy të vetëm që t’i shpjerë në Prilep, tek ishte hequr Samueli. Mbi luftën e Melnikut, pra Sveçani ra në duart e birantinjtë prej të cilëve e muarën serbët, në kohë të mbretit Stefan Nemanja. Në këtë kështjellë ka ndenjur mbyllur dhe është vrarë Uroshi i Tretë, i themi Deçenski, me urdhër siç duket të birit të tij Stefan Dushanit, se froni i serbëve s’është gjakosur vetëm në kohën e Obrenoviçëve. Ky zakon ka qenë edhe më parë”(Mid’hat Frashëri, Mbresa udhëtimesh, Tirane 1999, faqe 31-32).

Është pra mënyra më makabre e krimeve që përsëriten në format e tyre më të tmerrshme e rrënqethëse. Këto skena te llahtarshme ngjethin mishrat: Kryqe dhe ikona mesjetare serbe të gdhendura me tehe të pergjakura thikash të netëve më të zeza – nëpër lëkurat e shqiptarëve; bijtë i detyronin ta pinin gjakun e të atit në gotë, para syve të tij dhe të atit i urdhëronin ta pinin gjakun e të bijve në gotë, përpara syve të tyre: Dick Marty.Krimet Makabre si këto na kujtojnë ato që bënë pushtuesit shekullorë të tokave tona. Marin Barleti, në Kryeveprën e tij Historia e Skëndërbeut, në Librin e VIII-të, duke rrëfyer vdekjen e Muzak Topisë, burrit të Mamicës – të motrës së Skëndërbeut, shkruante:

“Muzakës i qe destinuar jo vetëm koka por çfarëdo shëmtimi dhe dhunimi, por edhe gjymtyët, të cilat ia shqyen dhe ia flakën në të katër anët, si ndonjë hajduti te urryer…I ripnin dhe mbanin vetem lëkurën, të cilën, për të ruajtur trajtën e fytyrës, e mbushnin me kashtë”…

Zotëri Dick Marty, vallë kaq shpejt e keni harruar skenën e llahtarshme përpara të cilës edhe Penda e Uilliam Shekspirit do të dridhej, dhe perpara te ciles edhe brusha e gjeniut te Gernikes, Pablo Pikasos, gjithashtu do te didhej si purteka. Vallë kaq shpejt e keni harruar se si u vranë të dy djemte e avokatit qe mbronte Drejtësinë – si Urdhër të Veprimit Hyjnor për Rendin Njerëzor, Zotëri Bajram Kelmendit, dhe dy bijtë e tij, do me thënë Familja e ish – Ministres së Drejtësisë, Zonjës Nekibe Kelmendi? Te atit i thanë t’i vriste të bijtë, dhe të bijve u thanë ta vrisnin të atin. Nuk ju ka vajtur mendja kurrë që si avokat dhe prokuror me përvojë të bënit një Raport për krime të tilla monstruoze, apo shqiptarët janë me pak të dhimbshëm se sa të tjerët, dhe se gjaku i tyre u bëka ujë?! Mbase përgjigja më e drejtë në këto pyetje është pohimi i Zonjës së Nderuar Doris Pak, se ju i keni ngatërruar profesionet…

Racë e stërkeqne, farë e manafikun

Skotë e përzieme hithrash ariane!

Kenka Shqipnija? O tempora! O Mores!

Na komb bastardash, na t’huej n‘vend ton, na preja

E votrës sonë, emen haruem, rrugaça?

Përjargë a penda jote, Cordignano!

Me dangë të zezë ti ja zhigate ftyrën

Vendit e ne…

Njikshtu n’kurriz t’shqiptarve grumbullove

gaca mbi gaca. Cordignano, e bota

veshin ta vuni e përmbi letra t’mëndafshta

orën kundroj leçiste albanofobe.

Veprën e misionarit lavdiplotë

raven e kambve t’tija koha e amshimi

me bindje e përkujton, por vepra jote,

ravizë e zbehtë tradhtije, a gjurmë gamilli

qi vetun e perlan shtërgata e breshni.

Zonja dhe Zotërinj, kështu do ta sfidonte në vargje mençurie, poeti e patrioti Ndre Zadeja, Fulvio Cordignanon, që si Karla dela Ponte e Dick Marti me kompani, fyente kombin dhe atdheu tonë. Ndre Zadeja, ky burrë i urtë e ky poet atdhetar, e përmbushte kështu misionin e vet historik: “Ty djelmëni, të përket me i qitë poshtë fjalët e ati zemruemit qi tha: Rrezikzi kush len shqiptar, i pa dije idear!!

Shkëlqesi, Ansambleja e Mjekrrave të Thinjura të Politikës së Vjetër të Europës së Vjetër e Mendjet e Saj Tepër të Çekuilibuara, mjerisht po shfaqet prapë nën maskat e saj te çjerra si fantazmë e si metastazë kanceri që na i kujton për të satën herë vendimet e padrejta te Kongresit te Berlinit me ne krye Kancelarin e Hekurt Otto von Bismarkun (i cili thoshte se Shqiperia ishte nje shprehje gjeografike dhe se ekzistencen e njerit prej kombeve me te vjetra te Gadishullit te Ballkanit e vinte ne pikepeyetje), e të Konferencës Famëkqe te Ambasadoreve ne Londër.

Zonja dhe Zoterinj, Fushata e shfrenuar, e kordinuar për të denigruar dhe e sinkronizuar për të qëlluar, për të hedhur gurin e për të fshehur dorën, e paramenduar dhe e dirigjuar mirë nga qarqe te caktuara të Politikes së Vjetër të Mendësisë së Tejkaluar e të Demoduar, të asaj që në analet politike quhet mjerisht jo rallë si Europa e Vjeter, na ka prekur jashtëzakonisht thellë në krenarinë tonë të ligjshme kombëtare të të qenunit shqiptarë dhe na ka indinjuar po aq thellë për shkak të pavërtetave dhe shpifjeve, të cilat kanë pasur për mentor vetëm njerëz si Vlladan Gjrogjeviqi e Jovan Cvijiqi, Ivo Andriqi e Dobrica Qosiqi.

Një Fushatë e tillë e Orkestrës Simfonike të Shpifjeve (me Dirigjentët: Karla Dela Ponte, Dick Marty e Shmidt) të qarqeve të caktuara të Mendësisë së Vjetër, të Demoduar dhe Anakronike, e që njihet tani në terminologinë e marrëdhënieve ndërkombëtare si Politika e Vjetër e Europës së Vjeter, nuk është zgjedhur rastësisht.

Në të vërtetë, një fushatë e tillë ka ekzistuar që më parë ndaj kombit shqiptar në përgjithësi, e tani mjerisht po përsëritet dhe po shafqet në veçanti në format dhe në metamorfozat e saj më të shëmtuara, si vet metastazat e kancerit.

Kjo fushatë, sa tinzare aq edhe qyqare, sa e padrejtë aq edhe e rrezikshme, sa mjerane po aq edhe trumpetonjëse, e drejtuar kundër kombit shqiptar, kundër dinjitetit të tij, kundër lirisë dhe pavarësisë shqiptare, kundër kulturës dhe traditës sonë liridashëse dhe demokratike si komb, e në mënyrë të veçantë si një mynxyrrë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën synon dhe mëton me çdo kusht ta shpallë si heretike dhe si kriminale, te cilen synon me cdo kusht ta demonizojë, ta satanizojë, ta linçojë, ta denigrojë, ta degradoj dhe ta delegjitimoj luften e saj te drejtë dhe heroike, ka për qëllim të vetëm rrezikimin e paqes edhe ashtu të brishtë në hapësirën e luftërave dhe fushëbetejave të përgjakshme e të panumërta në hapësirën ballkanike, ka për synim të vetëm prishjen e paqes dhe të stabilitetit, dhe përfundmisht ka për objektiv çekuilibrimin e balancës politike të cilën bashkësia ndërkombëtare, e edhe Qeverite e Popujve të cilët Ju i përfaqësoni, kanë arritur me aq mund, përpjekje dhe investime të mëdha.

Zonja dhe Zotërinj, jo rastësisht këto qarqe anakronike, zgjodhën ndofta momentin më të gëzuar në historinë e shqiptarëve si komb, Liberalizmin e Vizave. Pa iu gëzuar mirë festës, fill pas këtij evenimenti kaq të rendësishëm për ne si komb dhe për atdheun tonë të shumëvuajtur, me qëllim që të na prishnin harenë dhe kremten, gazin dhe gëzimn e kësaj feste të madhe, për të cilën breza dhe gjenerata të tëra të shqiptarëve kishin pritur dhe ëndërruar me shekuj, një gjuhë gjarpri derdhi helm e vrerë mbi krenarinë dhe dashurinë tonë të përmasave sa reale po aq edhe mitike: Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Kur Shqiperia po shijonte për herë të parë në historinë e saj si shtet, më në fund, Dorën e Ngrohtë te Europës Mëmë, prej prehrit të së cilës, Politika e Ftohtë e Ansambleve të Mjekrrave të Thinjura të Qarqeve Hipokrite të Padrejtësive Historike të së Kaluarës, e kishte mbajtur aq larg, padrejtësisht larg, dhe kur Kosova – Firmamenti i Përgjakur i Shqiptarëve ndër shekuj, populli i saj dhe shteti i porsalindur e i pagëzuar nga bota përparimtare liridashëse me të drejtë aq simboliksiht si Newborn, po shpallnin fituesin e zgjedhjeve, mjerisht historia u përsërit kundër nesh.

Dick Marty me një gur synoi të vriste dy zogj: Shtetin e Republikës së Shqipërisë dhe Shtetin e Posaformuar të Republikës së Kosovës: Merrini, ua solla, ishte një terren i vështirë dhe vazhdimsht binte shi. Kështu do të shprehej Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur në romanin e Ismail Kadaresë. Kështu bëri edhe ky Gjeneral i Ri me një mision tepër të vështirë – si vet Guri i Sizifit, herë avokat dhe herë prokuror ky që me veprimet e tij na kujton thënjen e moçme latine se padrejtësinë e urrejnë edhe ata që e bëjnë, e që në qëllimin e vet dinak e perfid na kujton gjithashtu thënjen e shquar të Denis Didëros, se kur e keqja mbërrin kulmin, zëron të kthehet në të mirë, sepse po këtë politikë e ka pohuar edhe vet Dobrica Qosiqi kur thoshte se gënjeshtra po të përsëritet njëqind herë, ajo bëhet e vërtetë: “Ne gënjejmë…Ne gënjejmë, e kemi gënjyer veten, se ngushëllojmë veten; ne gënjejmë se na vjen keq për veten, ne gënjejmë kur themi se nuk kemi frikë, se jemi të guximshëm, sepse fshehim fatkeqësinë tonë dhe të tjerëve. Ne gënjejmë kur themi se e bëjmë këtë nga dashuria dhe mirësia njerëzore, ne gënjemë për hir të nderit, për hir të lirisë. Gënjeshtra është lloji ynë i patriotizmit dhe rrëfimi i intelektualeve tonë të degjeneruar. Ne gënjejmë me qëllim, me këmbëngulje dhe vazhdimisht. Të gënjyerit është një aspekt i patriotizmit tonë dhe një prapambetje e intelegjencës sone të lindur”. Duke iu referuar kësaj pjese të njohur të shkrimeve te Dobica Qosiqit, poeti Agim Gjakova, duke shkruar për librin e studiuesit të njohur te historisë Sherif Delvina “The Truth On Kosova” (E Vërtata për Kosovën), me të drejtë shkruan se Delvina e ka nënvizuar pohimin e njohur të Qosiqit, ndaj “dhe këtë shkrim e mbyll me fjalët e lordit Owen se ‘në Serbi norma të nderit nuk ekzistojnë dhe njeriu rron në gjirin e kulturës së gënjeshtrave’ (Agim Gjakova, “The Truth On Kosovo” (“E Vërteta për Kosovën”, Bota Sot, 11 prill 2005, faqe 23).

Zonja dhe Zotërinj, në qoftë se është e vërtetë se historia është mesuesja e jetës, në qoftë se është e vërtetë se Eva është nëna e njerëzimit, në qoftë se është e vërtetë se liria ështe bija e fitores, në qoftë se është e vërtetë ajo që e ka thenë Napoleon Bonaparta se në perehër të nënave lindin kombet, në qoftë se është e vërtetë se shtypshkronja është nëna e të gjitha revolucioneve, në qoftë se është e vërtetë se Europa është Nëna e Lirisë dhe e Arteve, ashtu siç e ka cilësuar ate aq bukur poeti romantik gjerman e me origjinë hebreje Hajnrih Hajne, atëherë s’ka se si të mos jetë e vërtetë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është Bekimi më Hyjnor me te cilin Zoti i Madh e i Plotfuqishem ia ka dhënë Misionit dhe Vizionit Njerëzor, e njekohesisht përmes Urdhërit të Tij dhe Bekimit Të Tij Hyjnor na e ka dhënë Ate:

Për Lirinë, Për Pavarësinë, për begatinë dhe lumturinë e një kombi të cilit ne e kemi tepër për Nder dhe për Krenari të ligjshme që i takojmë.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është Paja me të cilën Atdheun dhe Kombin tonë e ka pajisur Zoti vet.

Prandaj akuzat dhe shpifjet me paramendimet dhe prapavijat janë pa bazë reale. Të lindur dhe të rritur në një traditë të fortë familjare e shoqërore, në një rreth intelektual tepër të gjërë e premtues sa dhe rrezatues, shqiptarët kanë respektuar gjithmonë normat që parcaktuan të parët tanë që në Kanunin e Lekë Dugagjinit, se as robi e as kufoma e të vrarit nuk guxojnë të preken, e lëre më të shëmtohen.Këto fakte të dokumentuara historike flasin vetvetiu sa herë që dalin kësi kauboje si Dik Marti, mendje tejet të çekilibruara që herë akuzojnë e herë shpifin në raportet e tyre me imagjinatë të trilluar (siç e tha me të drejtë ish Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Z. Vlora Çitaku në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara), që merren me profka dhe jo me prova, që merren me llafe dhe jo me fakte, që herë qeshin e herë qajnë, që herë na shajnë e herë na kërkojnë falje; që herë na vrasin e herë na përqafin, apo edhe të tjerë të cilët mund të shfaqen e përshfaqen nesër apo pasnesër, prej të cilëve nuk është çudi që një ditë do të dëgjojmë të thonë se edhe arkitekti gjenial Karl Gega i ka projektuar kryeveprat e veta gjeniale arkitektonike në Europë (ura, tunele -si ai i Semeringut, e hekurudha me të cilat lidhi më shpejt Alpet dhe Europën), me qëllim që shqiptarët, përkatësisht Guerilët e UÇK-ës të kalojnë andej për të transplatuar veshkët; se edhe Marko Boçari, edhe Bubulina Laskalina e edhe poeti romantik anglez Xhorxh Gordon Bajroni, i cili i ka kënduar Zvicrës me po aq admirim sa edhe Shqipërisë dhe Greqisë, kanë luftuar dhe sakrifukuar – jo për Lirinë e Greqisë, por për ku ta dish se çka do të shpifin, se edhe Gjergj Kastrioti, se shqiptarët që luftuan përkrah Garibaldit…madje edhe Nëna Terezë apo qoftë edhe Aleksander Moisiu, Asim Vokshi, Xhemal Kada e Petro Marko duhet hetuar se mos kanë shkuar për të marrë mëlçi, veshka a zemra e jo për të lënë kockat për Republikën edhe Lirinë e Spanjës, e rrjedhimisht edhe për Lirinë e Europës së Bashkuar e Demokratike.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është Nderi dhe Krenaria e Kombit.Ushtria Çlirimtare e Kosovës është Rrufepritësi i Lirisë dhe i Pavarësisë së Kosovës.Ushtria Çlirimtare e Kosovës është Gjaku i Derdhur Lum, i Bijve dhe Bijave më të Mirë të këtij Kombi.Ushtria Çlirimtare e Kosovës as nuk ka qenë dhe as nuk është Ushtri grupesh e klanesh.Ushtria Çlirimtare e Kosovës është Ushtri e dalë nga gjiri i popullit dhe me rrënjët në popull.Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vetë ajo që e ka shkruar Elena Gjika:Liria, thonë Fatosat e Sulit në përsëritjen e një kënge që e kanë fort për zemër, ka qenë kurdoherë e bija e ngadhënjimit.Ushtria Çlirimtare e Kosovës është themeluar, është formuar, është konsoliduar, është masovizuar, është drejtuar dhe është profilizuar në pozicionn e saj më të drejtë kombëtar e historik, nga intelektualë, studentë, profesorë, ushtarë, oficerë dhe ushtarakë të dalë nga masat e gjëra të popullit e me pjesemarrje masive në baza vullnetare dhe kurrsesi në baza mercenare; ajo është formuar dhe është konsoliduar nga bijtë dhe bijat e saj më të mirë dhe më të devotshëm, me një traditë të formuar familjare, kombëtare e liridashëse përparimtare, të cilët kanë punuar, kanë vepruar dhe kanë luftuar duke u mbështetur fort në bazat e parimeve dhe principeve themelore të filozofise politike e ushtarake kombëtare shqiptare si dhe të asaj euro-perëndimore.Ushtria Çlirimtare e Kosovës për platformë të saj politike, praktike dhe ideologjike, nuk e ka pasur krimin te cilin mëtojnë me çdo kusht t’ia veshin, por çlirimin dhe përparimin e vendit dhe të popullit. Ajo, siç e ka thënë me të drejtë Gjenerali Kudusi Lame (ky Strateg i Doktrinës Ushtarake), ka pasur dy detyra, dy role, dy merita historike: Shpëtimin e kombit dhe çlirimin e atdheut.Ushtria Çlirimtare e Kosvës e ka Meritën e Pamohueshme Heroike dhe Historike, sepse i ka dhënë fund njëherë e përgjthmonë Padrejtësisë së Shëmtuar e cila me dhunë dhe me gjak e mbante nën thundër e nën lak, me topa dhe me tanke, mes kudhrës dhe çekanit, mes Scillës dhe Haridbës, mes gjëmës dhe gjakut, truallin dhe popullin e Kosovës.Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka Meritën e Pakontestueshme Heroike dhe Historike, sepse e ka shkëputur njëherë e përgjithmonë nga zinxhirët e skllavërisë e të barbarise shoveniste serbe të Hiltlerit të Ballkanit – Sllobodan Millosheviqit, gjymtyrët e torturuara mizorisht të popullit e të truallit të Kosovës Martire.Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e ka Meritën e Patjetersueshme Heroike dhe Historike, sepse i ka dhënë fund, njëherë e përgjithmonë, siç e ka thënë Kryemisnistri Sali Berisha, kolonisë së fundit në Europën e fundshekullit të XIX dhe të fillimshekullit të XXI.Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e ka Meritën e saj Kombëtare sepse mbi The melet e Gjakut te Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, ka mundësuar që të ngriten Themelet e Shtetit te Kosovës, të Republikës së Kosovës, Shtet i Pavaur, Sovran dhe Demokratik, ku respektohenn parimisht, si të drejtat e shumicës ashtu edhe të pakicave.Ushtria Çlirimtare e Kosovës e Meriton Mirënjohjen më Të Lartë dhe Më Të Thelleë si Kombeëare ashtu edhe Ndërkombëtare, sepse Kosovën pas Njëqind Vjet të sundimit të egër, gjakpirës e tiranik okupues serb, ia ka kthyer Europës Mëmë, do me thenë ia ka kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur popullit te vet dhe e ka kthyer Kosoveë në gjirin e Europës, aty ku e ka vendin e vet të merituar, ashtu siç kanë gjakuar breza dhe gjenerata të tëra të shqiptarëve atdhetarë.Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e ka Meritën e Pamohueshme, Të Pakontestueshme e të Patjetërsueshme, Heroike dhe Historike, sepse de jure dhe de faco, ia ka kthyer Mona Lizën Muzeut të Luvrit, do me thënë se Kosovën e vjedhur, të grabitur e të plaçkitur, të robëruar  e të masakruar padrejtësisht me shekuj e të sakatuar mizorish dhe egërsisht, ia ka kthyer Europës Mëmë, Nënës së Lirisë dhe Ateve, Gjirit të Saj dhe Prehrit te Saj, ku ajo e ka vendin të cilin e don dhe e meriton.Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është vet Bekimi dhe Urimi që ka bërë Poeti Atdhetar, Pjeter Budi:

 

QOFTË PËR TË MIRËN E DHEUT TË ARBRIT.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, po të na lejohej të merrnim lirinë e të parafrazonim Pjetër Bogdanin dhe Librin e Tij “Çeta e Profetëve”, është vargu vargan – i larë me gjak: Veshur me Diell e mbathur me Hënë.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është Ajo që e pat thenë Poeti Lirik e po aq Atdhetar, Lasgush Poradeci :

 Pelerinata e Gjakut.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, thenë me gjuhën e Eposit të Kreshnikëve, është Ajo që nuk lejoi, siç do të thoshte këtu e 70 vjet me parë, Dom Ndre Zadeja: “Me na trajtue si teprica të përgjakuna të këtij trungu të vjetër”.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka deëhmuar, e dëshmon dhe do ta dëshmojë kurdoherë, qartë dhe zjarrtë, se shqiptarët nuk do të pranojnë më kurrë të trajtohen, as si turma të përgjakura e as si diamante të pagdhendur, ajo e ka dëshmuar, e dëshmon, dhe do ta deshmojë kurdoherë, se:

DASHURIA NDAJ ATDHEUT ËSHTË USHTRIA MË E FORTË E NJË KOMBI.

 Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është Ajo që na kanë mësuar këngët dhe legjendat tona popullore, apo siç do te thoshte Fishta: Lacromatoriumet (Lotoret) tona: Sa dhemb gjaku nuk dhemb deti/na kanë mësuar nënat tek djepi (siç do të këndonte këngëtarja shqiptare Liri Rasha).

Ushtria Çlirimtare e Kosvës është Kthesa e Madhe (siç e ka quajtur me të drejtë në librin e tij, ish Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Z. Jakup Krasniqi), e Motit të Madh (siç do të shpreheshin Arbëreshët për Gjergj Kastriotin dhe luftën e fitoret e tij).Ushtria Çlirimtare e Kosovës është Ushtria Çlirimtare e Europës e cila po mbahej ne ate cep e Ilirisë së Moçme, (siç e ka thenë autori i shquar i Poemthit Kosovar si dhe te Poemës për Shen Naumin, Mitrush Kuteli), akoma e robëruar dhe e kolonizuar nga regjimi brutal i dhunës dhe i gjakut që po bënin serbët për të satën herë, mbi kombin tonë dhe mbi tokat tona.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë Luftë të Drejtë per Liri dhe Pavarësi Kombëtare, nën Flamurin e Gjergj Kastriotit, nën palët e të cilit janë zhvilluar te gjitha betejat hisorike dhe heroike për çlirimin kombëtar dhe shqoqëror, nën palët e të cilit janë shpalosur virtytet më sublime dhe tiparet më dalluese të kombit shqiptar, trimëria dhe heroizmi, besa dhe krenaria, dhe më në fund nën palët e të cilit jo rrallë, siç e ka thënë Faik Konica, janë shkruar me gjakun tonë fletët e historisë së Europës, në mbrojtje të lirisë së cilës shqiptarët jo vetëm njëherë, kanë vënë për mburojë gjoksin dhe jetën e tyre.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, formacionet e saj ushtarake dhe liridashëse, siç do të shprehej për qëndresën historike të shqiptarëve të Kosovës, poeti patriot Ndre Zadeja: “pa marrë parasysh rreziqet e jetës, i dualën zot me gjoks e me gjak Kosovës së shkretë”, sepse do të theksonte ai: “Ideali përfiton lirinë e liria përfiton jetën”, sepse do të nënvizonte Ndre Zadeja: “Në këtë shkurticë kohe/Njeriun kur e drejton e randë detyra/Jeta s’kushton sa deka”.

Ushtria Çlirimtare e Kosoves i dha fund regjimit gjakatar serb që e kishte shëndrruar Kosovën në një burg hekurash, vuajtjesh dhe torturash, i cili duhej shpërthyer me çdo kusht, e që do të behej vetëm me grykë të armëve, jehona e te cilave çau si rrufe shtigjeve të lirisë, duke i dhënë fund Jugosllavisë Karagjorgjeviqo-Titisto-Millosheviqiste, kësaj Bastilje te fundit që po mbillte vdekje prej zemrës se saj te quajtur Beograd, një emër për të cilin s’kemi se si të mos e kujtojmë thënjen e njohur të Fransua Mari Arue Volterit – bir i shekullit të dritës, se një emër si ky ikë nga epiteti i vet…

Ushtria Çirimtare e Kosovës, gjithësesesi e ka respektuar edhe ndjenjën e nderit por edhe ndjenjën e respektit të ligjit, pikërisht sipas asaj qe Hugo Gratius shkroi në ‘Belli ac Pacis‘, në vitin 1625, faqe 716: “A sense of honor may be said to forbid what the law permits”, që përkthyer shqip do të thotë: Ndjena e Nderit nuk e lejon ate qe ndoshta ligji do ta lejon.

Lidershipi ushtarak dhe politik i Ushtrrise Çlirimtare të Kosovës, prirë nga intelegjenca dhe elita kombëtare shqiptare, për synim te saj historik ka pasur parimin e njohur të qytetërimit dhe të politikes perëndimore: I govern, so I serve; do me thenë unë qeveris, unë sherbej, pra të zhvillosh dhe të përfaqësosh çështjet shtetërore është art = arti i zhvillimit të çështjeve shtetërore.

Në të vërtetë të gjitha betejat historike për çlirimin kombëtar e shoqëror, që nga koha e Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut e deri me sot, janë zhvilluar nën Flamurin e Lirisë, lufte kjo të cilën Pal Ëngjelli “prelat fetar, intelektuali dhe diplomati i shtetit shqiptar të Skëndërbeut, kryepeshkev i Durrësit” (Dr. Musa Ahmeti: Pal Ëngjëlli, personalitet i madh i kohës së Skëndërbeut, Ekskluzive, nr.38, qershor 2003, faqe 85) në një letër të vitit 1463, i shkruante Skëndërbeut.

“O princ i pamposhtur, do thërriste Platoni, e bukur dhe e begatë është republika, mbretëria dhe perandoria, kur ajo udhëhiqet nga njerëz shumë të mirë dhe shumë të ditur. Kështu, në fakt, në këtë kohë ne shikojmë (admirojmë) dritën e qartë që i ka ardhur Shqipërisë sonë, e cila udhëhiqet nga ti, nga një princ shumë i ditur, perandor i përsosur, kont i pamposhtur. Për këtë shkak, jo pa arsye, të gjithë fqinjët, princërit dhe mbretërit e afërt të drejtohen ty, si kommandant të vetëm energjik, të dërguar nga qielli për të mbrojtur perandoritë dhe mbretëritë e tyre nga çmenduria dhe nga egërsia otomane e barabre, të cilët presin të udhëhiqen nga ushtria jote…Tunde forcën dhe ndjenjën shpirtërore, fto të gjithë komandantët dhe ushtarakët tu, mblidh kryepleqtë e fiseve dhe popullin, fto fqinjët, mbretërit dhe sunduesit që i ke aleatë…Për këtë, Skëndërbe, vertet të them: Skenderbe, ti, po ti, nderi i të gjithë princërve, mbretërve dhe sunduesve, me çetat tua, fillo luftën me tiranin barbar, sulmo tokat e tij dhe futi frikën e tmerrin deri në kockë” (Dr. Musa Ahmeti, po aty, faqe 86-87).

Të tillë e kanë mbajtur Gjergj Kastriotin-Skëndërbeun, shqiptarët atdhetarë ndër breza si Krye-Komandant të Perjetshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, kurse armiqtë me të cilët do të ndesheshin shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre shumëshekullore, janë po si ata të cilët në pendën e mprehtë të kryediplomatit të shquar të Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut, Pal Ëngjëllit, janë portretizuar kështu:

“Megjithatë, të kalojmë te karakteri i tij. Mehmeti ka fuqi të shumta fizike dhe shpirteëore; por edhe vese të këqija dhe të degjeneruara; armik i gjinisë njerëzore; gjakpirës, koka e krimit, kampion i të gjitha dredhive, nxitës i vdekjes, baba i të gjitha poshtërsive, vrasës ordiner. Kishte lindur te njerëz që kishin një traditë të tillë, duke ruajtur shfrenimin dhe egërsinë barbare; gjithashtu në çdo moshë ishte i bastardhuar. Në rininë e tij, luftërat, vrasjet, rrëmbimet dhe plaçkitjet, i kishte shumë qejf. Shpirt të paturpshëm, tinëzar, mashtrues, dëshirues i të huajës, i pakontrolluar në epshe, kërkues dhe i pangopur, insistues për plotësim dëshirash, i pabesë.Në të, pra kishte më shumë sesa mund të thuhet me fjalë, i ishte rritur dëshira për paranë dhe pastaj edhe për pushtet. Ky është ai Mehmeti i II-të i cili nga verbëria për pushtet ka therrrur të vëllanë; me dredhi vrau sunduesit e Rashës dhe mbretin e Bosnjes, ndërsa të afërmit e tyre i bëri robër dhe skllevër, duke ua nxjerrë sytë ose duke ua gjymtuar ndonjë pjesë tjetër të trupit. Çfarë të të them për të tjerët në të cilët ka provuar të gjitha mynxyrat e torturave? Kështu që karakteristikat dhe vetitë e tij jonjerëzore, kurrë nuk mund t’i ndryshojë.

Në besim ndaj Zotit është i pamoralshëm, ndaj njerëzve-armiqësor; çdoherë shkon drejt shkatërrimit. Miqësitë dhe armiqësitë nuk i bën sipas rastit, po sipas fitimit. Për asgjë nuk ka masë, nuk vepron me arsye, ndaj miqve sillet me neveri dhe ashpërsi, hapur dhe në emër të tij plaçkitë dhe dhunon vendet e shenjta, rrëmben çdo gjë, grabitë çdo gjë, pa asnjë arsye ngatrron ndershmërinë, pastërtinë dhe shenjtërinë njerëzore. Pothuajse të gjithë kundërshtarët i ka vënë nën zgjedhë, dhe i ka vrarë dhe kthyer në skllevër të tjerët” (Dr. Musa Ahmeti, po aty).Zonja dhe Zotërinj, ne i bëjmë thirrje Arsyes Suaj (sepse forca e bindjes nuk ka tjetër tempull përveç fjalës, shkrunate Eskili, sepse poeti antik Virgjili e ka thënë aq bukur: Pagere pavros, debellare superb as – Të mbrosh të vegjlit e të mposhtësh kryelartët; sespe fuqia e një fjale, e një rime ka fuqinë e një peranorie, shkruante Bajroni, sepse Miltoni thoshte me të drejtë: Të bësh krim mbi dike duke derdhur gjak ke bërë krim, të bëshh krim ndaj arsyes, do të thotë të bësh krim të dyfishtë) si pëfaqësues më të nderuar e më të lartë të Europës prej ku Rene Dekarti gjithashtu i thirri Arsyes (siç do të thoshte poeti gjenial Omar Khajami: Duke shenjtëruar ndërgjegjen time) e prej ku filozofi eminent Viktor Imanuel Kanti definoi Paqen Universale, do me thënë Paqen Botërore; duke shtruar pyetjen:A do të fitojë Europa e Dick Martit, e Karla de La Pontes, e Shmidit, apo Europa e Vilhelm Telit, Europa e Oliver Kromuellit, Europa e Gjergj Kastriotit, Europa e Janosh Huniadit, Europa e Xhuzepe Garibalit, Europa e Uinston Çërçillit, Europa e Sharl De Golit, Europa e Volfgang Amadeus Mocartit dhe Luvig van Bethovenit apo Europa e Salierit; Europa e Eskilit, Europa e Dante Aligerit, Europa e Uilliam Shekspirit, Europa e Filozofisë së Viktor Emanuel Kantit për Paqe Universale (si vet Doktrina e Gëtes për Letërsinë Botërore/Universale), Europa e Osman Kazazit (i cili bëri 40 vjet burg nën diktaturën komuniste të Perdes së Hekurt, për shkak të besimit në parimet dhe në idealet e botës demokratike euro-perëndimore), Europa e Nënë Terezes, Europa e Aleksandër Moisut, Europa e Ismail Kadaresë, Europa e Adem Demacit, Europa e Vehbi Ibrahimit, Europa e Enver Hadrit, Europa e Jusf Gervallës, Bardhosh Gervallës e Kadri Zekës – që ranë nga plumbat e shërbimit sekret jugosllav në truallin e Europës vetëm e vetëm sepse nga zemra e Europës luftonin për çlirimin e kolonisë së fundit që kishte mbetur në trupin e Europës; Europa e Vaclev Havelit, Europa e Adem Jasharit e Ukshin Hotit, Europa e Parimeve të Proklamuara të Vëllazërisë, të Lirisë e të Barazisë,  Europa e Françesko Petrarkës, Europa e France Preshernit, Europa e Shandor Pëtefit, Europa e Denis Didëros dhe Europa e Monteskejeut, Europa e Isak Njutnit dhe Europa e Aleksander Flemingut, Europa e Marie dhe Pjer Kyrit, Europa e Alfred Nobelit, Europa e George Vilhelm Firiderih Hegelit, Europa e Fransua Mari Arue Volterit dhe Europa e Zhan Zhak Rusoit, Europa e Hajnrih Hajnes, Europa e Johan Volfgang Gëtes dhe Europa e Friderih Shilerit, Europa e Xhorxh Gordon Bajronit, Europa e Onore de Balzakut dhe Europa e Viktor Ygos, Europa e Emil Zolës dhe Europa e Zhan Baptist Pokëlen Lily Molierit, Europa e Leonardo Da Vinçit, Europa e Mikleanxhelo di Lodvigo di Buanaroto Simonit, Europa e Rembrantit, Europa e Van Gogu, Europa e Pablo Pikasos, Europa e Miguel de Servantes Savaderës dhe Europa e Federiko Garsia Lorkës, Europa e Gjenive të Njerëzimit dhe e Korifejve të tij, Europa e Bashkuar dhe Europa e Re apo Europa e Vjetër dhe Europa e Ndarë, Europa e Alfred Nobelit apo Europa e Ansamblesë së Mjekrrave të Thinjura të Politikës së Vjetër të Europës së Vjetër, Europa e Shkëlqesisë së Saj Mbretëreshës Elizabeta e II,  Europa e Shenjtërisë së Tij Papa Gjon Pali II, Europa e Qeverisë së Shkelqesisë së Tij Alberti i II, Europa e Shkëlqesisë së Tij Huan Karlosi, Europa e Zonjës së Nderuar Angela Merkel, Europa e Doktrinës së Ndërhyrjes Humanitare të Toni Blerit, Europa e Zhan Dark dhe Europa e Marie Kyrit, Europa e Shkelqesise se Saj Micheline Anne-Marie Calmy Rey, Europa e Zotëri Bart Staes (një belg që ka dhënë një kontribut të veçantë në Parlamentin Europian për çështjen shqiptare), Europa e Zonjës së Ndjerë Anna Lindt të Suedisë, Europa e Zonjave Fisnike dhe Bujare Doris Pak dhe Tanja Fajon, Europa e Aleksander Dymas, Europa e Gustav Flobertit, Europa e Sigmund Frojdit, Europa e Herman Hesses dhe Europa e Stefan Cvajgut, Europa e Bashkuar me Kosovën si tërësi territoriale e si shtet integral në Aleancën Euro-Atlantike, apo Europa e Ndarë, e  Copëtuar, e  Sakatuar dhe e Fusnotizuar, e Torturuar dhe e Injoruar në të Drejtën e Saj Demokratike dhe Historike, e Përçarë me Urën e Ibrit të këputur ne dysh; Europa e Galileo Galileut, Europa e Xhordano Brunos, Europa e Jan Husit, Europa e Alfred Drajfusit, Europa e Promethenjve që Zjarrin e Lirisë e çon tutje apo Europa e Ernest Erverhardit?!

Zonja dhe Zotërinj, Shkëlqesi, marrim lirinë e shprehjes dhe Shprehim kënaqësinë e veçantë që të kërkojmë të shtrojmë pyetjen, për të cilën jemi të prirur të besojmë se shpreh edhe shqetësimin dhe preokupimin e të gjithë atyre që paqen e duan jo vetëm në fjalë por edhe në vepra:

Cili vizion dhe cili mision do të fitojë?

Le të na lejohet pra të citojmë Herman Hessen, një poet nobelist e një shiprt i ndieshëm po aq sa dhe kryengritës, i cili gjatë Luftes së Parë Botërore, për shkak te ideve pacisifiste qe shrënguar ta linte Gjermaninë dhe të shkonte në Zvicër, ku iu dha shtetësia zvicerane me 1923. Një ditë para se të vdiste, ai shkroi poezinë e tij të fundit, me titull: ‘Klithja e një dege të thyer’ ku në mes të tjerash shkruante:E tharë kumbon dhe këmbëngulëse është kënga e saj,/kryeneçe rikumbuese dhe në fshehtësi ankthi/do të vazhdojë për gjthë verën/për gjithë dimrin gjithashtu.Do me thënë: Këmbëngulëse është kënga e saj. Pra, Kënga e Lirisë, Kënga e Europës dhe Kënga e Kosovës së bashkuar.

Eppur si muove, me fjalë të tjera. Po, Zonja dhe Zotërinj, Eppur si Muove.E megjithatë, ne prapë e shtrojmë pyetjen: Cili vizion dhe cili mision do të fitojë? Ai që e tha Gëte se njëlloj si Lindja ashtu edhe Perëndimi të Zotit janë, apo ajo që tha Kiplingu, se Lindja është Lindje dhe Perëndimi është Perëndim, pra bashikmi apo ndarja, e kaluara apo e ardhmja, lufta apo paqja? Europa me Turqinë si urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit, në Vizionin e Qeverisë së Shkëlqesisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta e II? Vallë cilën tablo dhe cilat pamje do të preferojë Europa, ate të Mona Lizës apo Gernikën? Vallë, ku do të ishte sot Europa dhe ku njerëzimi sikur të mos bëheshin dy luftërat botërore, që nisën në territorin e saj?! Vallë çka mendon Marti dhe të gjithë ata që me Raporte që s’janë gjë tjetër veç se Aborte të politikave anakronike të qarqeve të vjetra te Europës së Vjeter, se vërtetë KFOR-i e EULEX-i i ka ndaluar dhe i ndalon shqiptarët për të bërë masakra?

Jo Zonja dhe Zotërinj. Adem Demaçi beri 28 vjet në burgjet më të tmerrshme të Jugosllavisë, po kurrë kush nuk e dëgjoi të thërriste për hakmarrje. Shqiptaret nuk i lejon as tradita, as edukata familare e as ajo kombëtare, as dija dhe madje as kulura perëndimore të bëjnë vepra të tilla, për të cilat mentorët e Politikës së Vjetër të Europës së Vjeter, i akuzojnë pa pra.

Shqiptari nuk e bën një gjë të tillë, e tha shumë qartë në Prishtinë, ish Presidenti i Shqperisë, Z. Alfred Moisu.

Pa egoizëm e pa fanatizëm, siç i ka thenë Ndre Zadeja Fulvio Cordignanos, kur ky po fyente randë kombin dhe atdheun tonë, duke lëshuar piskamën: Dëshmitare ty të thërras o e tepruemja/ duresë shqiptare, ti qi vuen pa za/ e bren pa ndi, e kjan pa ankim,/ e therr pa vra..Ata nuk i ndalon as Frika dhe as Ndëshkimi. Ata i Ndalon Ndërgjegja dhe Paqësimi, sepse e gjithë Rilindja Kombëtare Shqiptare fillon dhe mbaron, mëson, këshillon dhe frymëzon nën thirrjen e qartësisë lapidare që bëri poeti, publicisti, diplomati dhe burrështeti i shquar, Poeti i Pushkëve të Bardha, Shkodrani i Mençur e Shqiptari i Madh, Pashko Vasa, se: Urdhërat e Ndërgjegjës Kombëtare duhet të na vijnë për Krerë dhe të na bindin për Ushtarë.- Solomon…

Apo edhe siç do të thonin Bajroni dhe Diogjeni: Unë jam qyetar i botës, ki kurajon, mos ke frikë, eja me mua.

Shkoni, thoshte Xhek Keid, digjni arkivat mbretërore, dhe goja ime ka për të qenë Parlament i Anglisë, shkruante Ipolit Ten. Merrrni, ua solla, ishte një terren tepër i vështirë dhe vazhdmisht binte shi, do shprehej Generali i Ushrisë së Vdekur. Ju Lutemi, le të shkojnë dhe le t’i hapin varrezat masive; le të numërohen dhe identifikohen trupat e masakruar, le të hapen arkivat serbo-jugosllave, arkivat e monarkive ballkanike e të shteteve të tyre shoveniste, madje jo vetëm ato, dhe krimet që historikisht janë bërë kundër shqiptarëve, kanë për të qenë vet Apologjia Jonë më e mirë dhe më e drejtë në Parlamentin e Zvicrës dhe në Parlamentin e Europës. Prandaj Zonja dhe Zotërinj, më shumë Drejtësi për shqiptarët, më shumë korrekteëi Zonja dhe Zotërinj, sepse politika nuk është më e lehtë se fizika, siç ka thenë me të drejtë gjeniu i shkencës Albert Ajnshtajni, por edhe për vet faktin që e ka dëshmuar historia vet, se kurrë me nuk do të ketë paqe në kurriz te shqiptarëve, këtij populli që i ka kënduar me pasion Bajroni, Ronsari (Fanar i Rinisë e Kënga e të Urtëve (për Skëndërbeun), Viktor Ygo etj.; jo vetëm pse në hapësirat euro-atlantike kemi një realitet të ri, një njëmendësi të re, jo vetem pse rrethanat gjeo-politike nuk janë më aq te disfavorshme siç kanë qenë më përpara për shqiptarët, por pse do të na mallkojnë brezat qe vijnë.

Më shumë Dritë. Më shumë Drejtësi. Më shumë Paqe.

Rrëfe, o Mal i Sopotit/dhe ti, Tomor i Zotit, siç do të përkujtonte vargjet e Naim Frashërit, poeti qe ka hyjnizuar Zvicrën ashtu si vet Shqipërinë-Agim Shehu, e i cili gjithashtu në shkrimin për Naim Frashërin e ka ritheksuar thënjen e Lamartinit se: “Dheu ish vet perëndi e stërgjyshërve të shqiptarëve, siç qe dhe Dielli dhe Deti, ndaj besoheshin dhe adhuroheshin prej tyre”Ashtu siç do të shprehej Papa Gjon Pali i II: Falë dashurisë se jashtëzakonshme të kësaj shenjoreje të gjallë në mesin tonë, menjëherë pas popullit tim polak, thellë në zemër e kam popullin shqiptar, që është një popll i madh, sepse nuk mund të jetë i vogël një komb që botës i ka dhuruar shenjtëreshën e madhe – Nënën Terezë.

Ashtu siç do të shprehej ish Presidenti i Nderuar, Bill Klinton: Nënë, ndihem shumë krenar, dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin. Tashë populli yt në Kosove është i lirë dhe po ndërton demokracinë (Bill Klinton duke u lutur mbi varrin e Nënës Terezë në Kalkutë). Apo ashtu siç ka thënë një prej ikonave më të shquara të njerëzimt, Abraham Linkoln: “Ata që ua mohojnë lirinë të tjerëve, nuk e meritojnë ate për vete, sepse edhe drejtësia e Zotit do t’ua heqë atyre lirinë. Gjerësa unë nuk dua të jem skllav, nuk dua te jem as pronar skllevërish…Duke mos ia dashur të keqen askujt, duke ua dashur të mirën të gjithëve, me përkushtimin aq shumë ndaj së drejtës, sa Zoti na krijon mundësi ta shikojmë të drejtën. Atëherë, le të përpiqemi që ta mbarojmë punën që kemi ndërmarrë: t’ia shërojme plagët kombit, të kujdesemi për ata që ia kanë kushtuar jetën luftës, për të vejat e tyre dhe për jetimët e tyre, të bëjmë gjithëçka për të arritur një paqe të drejtë dhe afatgjatë brenda nesh dhe me të gjitha vendet e tjera”.

Pra, edhe një herë, Zonja dhe Zoterinj:

Mbrojtje/Apologji për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për të drejtën tonë demokratike, legjitime, krejtësisht të natyrshme dhe pse jo edhe të perëndishme, Apologji për kombin shqiptar, Apologji për të vrarët dhe të zhdukurit në Masakrat e kryera nga klikat shoveniste ballkanike të Aleksandër Karagjorgjeviqit, të Nikolla Pashiqit, të Mareshalit Josip Broz Tito (sidomos në Drenicë – ne Arbninë e Vogël), të Gjeneral Jankoviqit, te Apisit e te Dorës se Zezë Serbe, të Drazha Mihajlloviqit, të Aleksandër Rankoviqit e të Sllobodan Millosheviqit, të Sava Batares e të Miliq Kërstes, Apologji per krimet e kryera nga Napoleon Zerva e bandat andarte greke të frymëzuara edhe nga Venezillosi për ëndrrën e çmendur të Vorio-Epirit, Apologji për bashkatdhetarët tanë – mish nga mishi ynë e gjak nga gjaku ynë – rënë në gjenocidin dhe etnocidin kundër shqiptarëve, Apologji për Albanokaustin, Apologji për të Masakruarit në: Masakrën e Tivarit e Lugut të Baranit, per Masakren e Isnqit kur me 1921 u prenë dhe u masakruan nga serbet 38 vete; të Becit, të Mejës, të Reçakut, të Preakzit, të Qyshkut, të Rahovecit, të Krushës së Madhe, të Belegut, të Burgut të Dubravës, Apologji për të Masakruarit në Masakrën e Peshkopisë, Apologji për Shpirtrat e Bardhë të Shqiptarëve të Zhdukur e të hedhur nëpër puse e shpella, Apologji për shqiptarët/europianët e djegur nëpër furrënalta e të ngrirë në frigoriferë, Apologji për Personat-Shqiptarët e Pagjetur e të Zhdukur, Apologji për të Masakruarit, të Torturuarit, të Karbonizuarit, Apologji për gjakun e brerë nga mijtë, Apologji për të masakruarit në kazamatet jugosllave, Apologji për Arkivolet e Djemve qe u ktheheshin nënave të vdekur nga shërbimi ushtrak jugosllav, Apologji për të Helmuarit e të Paralizuarit nga Helmi í Serbisë së Sllobodan Millosheviqit, Apologji për të torturuarit në Goli Otokun famëkeq, në Qelikullat e Nishit, në CZ-n famëkeqe të Beogradit e në Kullën e Sheremetit, Apologji për të Vrarët, të Masakruarit e të Torturuarit e hedhur nëpër Varrezat Masive – me të cilat janë mbushur tokat shqiptare, Apologji për klavikulat e vjedhura, Apologji për faktet e fshehura e për artefaktet e vjedhura nga toka jonë, Apologji për arat e mbjellura me mina, Apologji për Plisat e Përgjakur, Apologji për të zhvendosurit nga vatrat stërgjyshore dhe nga trojet shekullore, Apologji për Urën e Ibrit të këputur në dysh, Apologji për Kosovën si tërësi territoriale – pra Apologji për Europën e Bashkuar, Apologji për Paqen edhe ashtu të Përgjakshme dhe Apologji, Zë-Thirrje dhe Zemër-Thirrje për Një Paqe të Përhershme në Hapësirën e Përgjakur Ballkanike, Apologji për nënat me lotë në sy, për nuset, për motrat, për vajzat që nuk dinë se ku i kanë djemtë, vëllezërit e burrat, Apologji për fëmijët që nuk dinë se ku i kanë prindërit, Apologji për kalamjtë e cfilitur të Kosovës martire, Apologji per motrat që nuk i lanë të bëheshin kurrë nuse, Apologji për nuset që s’i lanë kurrë të bëheshin nana, Apologji për gjymtyret e këputura e për kurmet e sakatosura, Apologji për Armatën e të Papunëve, Apologji për Varfërinë Ekstreme, Apologji për Shqiponjat që fluturojnë lart ndër shekuj por që presin si në një shtetrrethim për të marre një vizë (Shqiponjat fluturojnë lart – Ismail Kadare & Një shqiponjë e arratisur fluturon – Lasgush Poradeci), Apologji për Tragjedinë e Otrantos e për të mbyturit në lumin Tisa, Apologji për Europianët që nuk mund të venë pa viza në Europë, Apologji për viganin e mendimit e të veprimit politik e të vizionit Euro-Atlantik për Kosovën – Ukshin Hotin, Apologji për Albanokaustin…Kemi Kënaqësinë prandaj Zonja dhe Zotërinj, Shkëlqesi dhe Përfaqësonjës të Denjë të Tempullit të Lirisë dhe të Demokracisë Europiane, që t’Ju Lusim të Denjoni e Të Pranoni Paraqitjen e Ndjenjave Tona më të Sinqerta e të Konsideratave Tona më të Larta, së Bashku me Respektin e Thellë – si Përfaqësonjës të Denjë të Atdheut dhe të Kombit, të cilit e kemi për Krenari të Veçantë dhe të Ligjshme t’i Takojmë, e me të cilat Ndjenja Kemi Njëkohësisht dhe Nderin Krejtësisht të Veçantë:

Të Jemi;

Ne,

Kombi i Gencit, i Teutes, i Pirros e i Agronit, Ne – Kombi i Gjergj Kastriotit (Kënga e rinisë e fanar i të urtëve, të cilit i këndoi Ronsari e Bajroni), Kombi i Shën Florit dhe Shën Laurit (që u martirizan në atdheun e tyre Dardaninë antike e ku si vend matirizimi ishte Ulpiana), kombi i Pjetër Bogdanit, Pjetër Budit (që u mbytë mu në Ditën e Krishtlidnjeve – mizorisht duke kaluar Drinin) e i Shtjefën Konstatin Gjeçovit (që u vra nga dora e zezë mizore serbe duke kaluar edhe ky Drinin) e i Nënës Terezë (për të cilën janë shprehur me pietete dhe me admirim të pashoq personalitetet më të shquara botërore, si Papa Gjon Pali II, Ronald Regan, Xhimi Karter, Bill Klinton), kombi i Elena Gjikës (e cilësuar me të drejtë si një nga tri gratë më të famshme të shekullit XIX, bashkë me G.Sand – (Arnandine Luçia Aurora Dupin) dhe me konteshën d’Agoult (Marie Chatheine Sophie), kombi i Bubulina Laskalinës (që luftoi me heroizëm kundër zgjedhes turke), kombi i Jeronim de Radës (të cilit Lamartini i shkruante se poezia kish lindur nga atdheu i tij dhe se atje duhej të kthehej, duke shtuar se shqiptarët i karakteizon sentimenti i lirisë dhe i të kaluarës së lavdishme historike), kombi i Naim Frashërit (për të cilin poeti disident shqiptar Agim Shehu ka shkruar: Si një kurorë besnikërie mbi gjithëçka që ka thënë, vjen betimi i tij si poet dhe shqiptar i madh: “Po të jetë se humbasim ne Atdhenë e dashur tonin/, qielli le të përmbyset, me të edhe perenditë”), kombi i Gjergj Fishtës (Homeri i shqiptarëve), i Hoxhë Hasan Tahsinit (Rektor i Parë i Universitetit të Stambollit, i doktouar për drejtësi në Universitetin e Sorbonës, Sokrati shqiptar siç e kanë quajtur me të drejtë, kurse turkologu rus V.D. Smirnov, e quajti Lomonsovi i Turqisë; “njeriu që e njihte aq thellë filozofinë e illuministëve fancezë e që zotëronte teorinë e Dekartit“), kombi i Pashko Vasës (guvernator i Libanit, autor i vargut vargmal ‘feja e shqiptarit është shqiptaria)’,kombi i Adyl Frashërit (politikanit largpamës të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit) e i Ismail Qemalit (ky diplomat i shquar, baba i kombit e themelues i shtetit kombëtar shqiptar), i Hasan Prishtinës, i Sami Frasherit (Ideolgut të Madh të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, që vuri themelet e Enciklopedisë Turke), i Faik Konicës (Princi i Gjuhës Shqipe, siç e quajti me të drejtë Gijom Apoliner) e i Fan Stelian Nolit (pa dyshim Kryeministri më erudit në historinë politike të Ballkanit e themelues i Kishës Autoqefale Shqiptare) i Karl Gegës (arkitekt i shquar që projektoi mbi dhjetera ura, hekurudha e tunele në Europë) e kombi i Aleksandër Moisiut (një aktor me famë botërore, të cilin me të drejtë e quajnë Aleksandri i Madh), i Naum Panajot Bredhit-Veqilharxhit e i Konstantin Nelko Kristoforidhit (Babai i Gjuhës Shqipe), i Eçrem Çabejt (Kurora e Albanologjisë) e kombi i Selman Rizës (jeta dhe vepra e tij prej albanologu e mëton ta dëshmojë nëvizimin që i ka bërë poeti Agim Shehu vlerësimit të studiuesit të shquar Robert d‘Anzheli, te “Enigma e Zgidhur”, se: “Shqipja si gjuhë është gjeniale, e është për t’u ardhur keq që ende nuk e kanë kuptuar rendësinë universale të saj”, ate që e pat thenë me të drejtë albanologu Holger Pedersen, se gjuha shqipe të fisnikeron shpirtin, ate që e ka thenë albanologu hungarez Ishtan Shfyc, se Gjuha shqipe është Zonja e Bllakanit);

Ne,

Kombi i Mic Sokolit (që i vuri gjoksin grykës së topit në luftën kundër ushtrive turke që shuan me lak e me gjak Lidhjen Shqiptare të Prizrenit) e Kombi i Oso Kukës (që hodhi në erë pushtuesit shekullorë të tokave shqiptare pasi këta ia kishin rrethuar Kullën e Vraninës e donin ta zhduknin ate dhe kombin të cilit i takonte) e i Selam Salarisë (që hidhte gunën mbi tela në Luftën e Vlorës me 1920 kundër pushtimit Italian të Shqipërisë).

Ne,

Kombi i Komandantit Legjendar të Ushtrise Çlirimtare të Kosovës – Adem Jasharit, i cili si Kryekomandantët e Motit të Madh të Skëndërbeut, i Nderoi dhe i Lartësoi Armët e Kastriotit, i cili Shpatën dhe Përkrenaren e Heroit të Kombit Gjergj Kastriotit – Skëndërbeut (të cilat akoma mbahen në Vjenë) jo vetëm që i solli prapë më afër kujtesës së bjerrur historike europaine por figurativisht edhe i nxorri nga muret e Vjenës e në muret e Kullës së Tij Kreshnike e mu ne log të luftës titanike për lirinë e Atdheut e të Kombit; e për të cilin Zotëri Bernard Kushner qe shprehur me të drejtë në Shtëpinë e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se po të kishte një Çmim Nobel për Lirinë, ky do t’i takonte Familjes Jashari, e të cilës do t’i përshtatej aq shumë, aq bukur dhe po aq madhërishëm, Vargu i Poetit të Kombit, Naim Frashërit: Lum si ti, shpirt i pamort, lum si ti zemër hyjnore…

O forcë e shpirtit, ti qëndron sipër njerëzimit dhe i përket qiellit…

Ne,

Që kemi vetëm një Urim, vetëm një Zotim:

PERËNDIA I MBAJTË DORËN SIPËR BALLIT, KOMBIT DHE SHTETIT TË GJERGJ KASTRIOTIT, TË ABDYL FRASHËRIT, TË ISMAIL QEMALIT E TË ADEM JASHARIT.

DHE KREJTËSIHT NË FUND, DUKE PARAFAZUAR NJË PSALM TË LASHTË IRLANDEZ:

ZOTI I MADH E I PLOTFUQISHËM U MBAJTË JU DHE POPUJT TUAJ LIRIDASHËS E DEMOKRATIK, KOMBET E EUROPES SË BASHKUAR E TE LIRË, NË PËLLËMBËT E DUARVE TË TIJ TË SHENJTA.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Apologji, e kosoves, per Albanokaustin, ushtria clirimtare, Xhemail Peci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 843
  • 844
  • 845
  • 846
  • 847
  • …
  • 864
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Dilema e Ismailit”, një film sfidë e kinematografisë shqiptare
  • Pse prap zgjedhje? Pse kjo tallje?
  • RACIZMI NDAJ SHQIPTARËVE NË IDEOLOGJINË NACIONALISTE SERBE
  • Në përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
  • Vangjush Mio, korçari që qëndisi me dritë poetike, tablotë e shpirtit të peizazhit
  • Lavdi Komandantit të Përgjithshëm, Heroit Kombëtar Adem Jashari !
  • THEMELIMI I KOLEGJIT PAN-SHQIPTAR TË KIRURGËVE
  • PATRIOTI RRUSTEM GECAJ “NDERI I KOMBIT” SHTROI DREKË NDERIMI PËR PROF.DR. RIFAT LATIFIN
  • Zef Serembe, in memoriam…
  • Reading Di Lellio and Kraja’s The Strongest Link with Dr. Nevenka Tromp
  • Pak çaste me Edi Pashkon pas Koncertit në Carnegie Hall
  • Gazeta “Dielli” krijuesit dhe roli i saj i madh kombëtar në fillimet e saj
  • Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global
  • BRANKO MANOILOVSKI E THA NË ÇIKAGO: JAM SHQIPTAR!
  • Plisi i Bardhë si Simbol i Identitetit dhe Vazhdueshmërisë Kulturore Shqiptare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT