• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

POEZI NGA RAFAEL FLOQI

October 21, 2021 by s p

Covid Halloween-i

Në park duke ndjekur ëndrrat,

kam parë vjeshtën të qajë me lot gjethesh,

e t’ua fshehë vjedhurazi piktorëve ngjyrat.

Kam dëgjuar krisjen e degëve të thata,

të pemëve të rrëzuara në brigjet e lumit,

kam ndjerë sesi po më dhemb ikja e kohës,

si klithma çjerrëse e një qyqeje,

dhe domosdo tani që është vjeshtë 

qaravitëse si ky prag Halloween-i.

Kam parë diellin të përvidhet mes trungjeve të thata 

që përqafojnë pemët që rrëzuan gjethet, 

kam parë të lazdrohen në lëndinën e pellgut patat

tok me kungullin portokalli që lundron serbes,

në pellgun që e harruan shirat e fundit.

Kam qeshur me kollotumbat bythëpërpjetë të rosave,

që peshkonin nën ujë larvat e zeshkëta   

që lanë këto duhma vampire mushkonjash,

që pickojmë më shumë tani se në verë,

sikur ta dinë që e kanë kohën, 

pasi është prag Halloween-i.

Kam futur këmbët në përrua,  

kam ndjerë vorbullat e këmbëve të rikave,

që shtyheshin të notonin nga nëna, 

kundër rrjedhës së të fryrë me shtjella.

Kam parë dy vajza që kërkonin përdhe 

më kot ca brumbuj të zinj kokorith,

që ishin mbledhur si kokrra rrushi të zi të egër 

që ecnin papri… 

në gjurmët e hijeve dhe të gjetheve të rëna,

ku era me zhurmë si yshtje shtrigash 

rrëmujshëm me vrull i përdridhte , 

si medalje të rremta në mësallën e blertë të fushës,

të cilat nga lart një skifter i uritur i këqyrte,

dhe etur më shumë për gjak se nga hera

dhe i turrej një zogu të lebetitur

në këtë prag të zymtë Halloween-i,

dhe i ndukte puplat dhe s’çante kokë 

për kriptomonedhat e gjetheve 

që i vidhte me duhma era.

Kam parë pleq të menduar që ndiqnin me nge retë,

duke u tërhequr nga një kone qesharake që kuiste, 

duke pluguar kujtimet e kohëve të zverdhura.

Kam ndjekur me bisht syri në mes të pyllit ata, 

s’di pse ndjeja brenda vetes që diçka kërciste

dhe rrëzonte gjethet si vitet e mia nga supet 

që i shkundja më shpejt se t’i rrokulliste era,

tok me degët e thata.

Po filloja ta urreja vjeshtën,

më shumë se zukatjen e bezdisshme të një droni,

që më pickonte më fort se mushkonjat 

që duke filmuar nga lart trembte zogjtë

më shumë se dordoleci kashtor i Hallowee-nit 

që i përthithtë jetës vrushkullin e ngjyrës së fundit …

Qëndroja para tablosë së gjetheve të një peme

si një penel i menduar, kafe, e verdhë, e kuqe e blertë,  

i një piktori fantazmë, që se gjente dot ngjyrën e mangët …

dhe për inat kullonte nga një tubet veç zi, hi, kafe dhe gri, 

duke ngjyrosur ata trungjet që ende mbaheshin,  

aty në pyll në kërrabën e njeri-tjetrit, siç qenë 

përplasur dikur vrullshëm sot si skelete të vyshkur 

nga stuhitë e acarta të dimrit…

Ky trung gjysmë i kalbur mendoj 

duhet të jetë baulja e vjedhur nga ndonjë anije fantazmë,

apo kazani i fundit i pavarrosur e shtrigave,

është vendi kua ato fshehin fshesat e gjineshtrave

dhe mshelur në zgavra thesaret e kohës që shkoi

foto të rrufeve e shkulmeve të harruara…  

Në çast nga radioja e një makine disi larg  

shpështillet një lajm si piskatje kukuvajke

apo gërricje ultratingujsh lakuriqi që dalin për gjah

se “në bankat e gjakut në spitale, 

s’ka më gjak”.  

Ç ’ka ndodhur them me vete , ç’po ndodh 

Covid-i apo ai shtrigani, kukudhi  Halloween-i? 

Por përtej aty në horizont

ku edhe dielli rrëqethshëm rrëkëllehej në muzg 

një çift po ndante dashurinë e tij me vjeshtën,

në një selfi përqafimi harruar 

mbi urën ku lumi rrjedh, dhe rikat gajaseshin duke lodruar 

duke u puthur përtallnin porositë e mjekëve, 

paçka… pak sa 

A duhet për Halloween 

të vëmë apo mos vëmë maska?

Kur s’e ke gjetur veten

Sa keq,

Të takosh një mik të vjetër pas 25 vjetësh 

Që të kuptosh sa kohë ke humbur.

Kohë që ta vodhën duke shprishur gonxhen e fatit,

Që e shinë në mes pëllëmbëve 

Dhe i morën erë… 

Dhe ti mbete atje në kufijtë e kotësisë 

Pa arritur atë që mund të ishte fati yt,

Dhe të hodhën aty 

Ku dialogoje për Elyarin  

Vetëm me erërat dhe kallamishtet 

Dhe u shërbeje të gjithëve

Vetëm për të mbijetuar. 

Harrove kush ishe,

Dhe ç ’mund të bëheshe

Një yll që e përlante murrlani, 

Së bashku me kuisjen e qenve

Aty ky ku thirrja për të jetuar humbiste 

Dhe ishte shtrembëruar nga erërat si plepat e Zejmenit. 

Dhe zgjodhe të ishe plep i përulur 

Që të mos thyheshe.

Qe tjetër kohë thua, 

Dhe harron se ke vetëm 10 vjet që s’e ke parë atë njeri,

Që t’i dinte vlerat.

Por janë njëzet e pesë.

Ndoshta çdo kohë mërgimtari ndahet në dy pjesë:

Para dhe pas Krishtit.

Dhe ti s’e gjen dot se cila është më e shenjta.

Tolerimi 

Tolerimi, lejimi, durimi 

Na e vranë guximin pa lindur 

Guximi ka imazhin e një plake 

Që nduk flokët dhe këlthet: Pse, pse?.

Pa gjetur asnjë përgjigje

Si thua, 

Nëse Zoti e di nëse janë të mira paratë,

pse ia jep ato budallenjve?

Apo vetëm pse ishin aq të marrë 

sa mos e kishin frikë guximin?

Himalaja e jetës

Kur ngrica tutkune të përplaset në fytyrë si e vërteta

Duhet të jetosh 

Që të ngresh Himalajën që s’guxove ta ngjisësh

Vizitë mjeku

Shkojmë tek mjeku për të parë se sa na peshon jeta, 

glicemia, insulina, diabeti, 

zemra, tensioni, kolesteroli

i mirë i keq,

për dreq 

Ikja po më gërryen ngadalë.

duart këmbët shpojnë si gjembat 

në kurorën e Krishtit para amshimit. 

Të lesh mbi botë disa copëra ëndrrash 

do të thotë të lesh asgjë 

nga ideja nga u ngjizëm.

Mendo, 

Për ata që do të lesh 

dhe udhët që mbyllen

nëse ti s’do jesh.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Rafael Floqi

Poezi nga Julia Gjika

October 12, 2021 by s p

FJALE E PAPESHUAR

Një fjalë e pa peshuar,

ku ti vendos tërë helmin

që mban, si zjarr

djeg jo vetëm lëkurën,

por depërton thellë në asht.

Dhimbja lëpin kockat

si reumatizma,

e dobëson zemrën, gati e plas.

BUZE OQEANIT

Endërroja një ëndërr

buzë oqeanit madhështor,

një dallgë gjigande,

la shtratin e vet,

u ngrit lart,

gati afër reve. Stërkalat

filluan të luajnë me to.

Pastaj dëgjova zhurmën,

dhe pashë përplasjen

e ujrave të shkumëzuara

pas shkembit.

Betejën kish humbur dallga.

U var në qafë të tij e ra

e pafuqishme.

thërmuar e rënuar.

Nuk dukej cfare ishte.

Faqja e shkëmbit shkëlqeu,

si asnjëhere nga rezet e diellit.

Nuk ishte as e para , as e fundit betejë

e dallgës kokëfortë,

fituar në qetësi, nga shkëmbi

pa levizur në vendin e vet.

10/11/2021.

VJESHTA NE NEW ENGLAND

Kjo vjeshtë,

shirat ja fali verës

gjethet në pemë

me përtesë ndrojnë ngjyrat.

E blerta është fuqizuar

dhe nuk pyet për erërat,

as për furcën e piktorit.

që s’kursehet.

E ngopur në lagështi.

Kjo vjeshtë stoike,

më dhuron.

një zemër të re

dhe një shpirt të ri.

Retë e ngarkuara

më ulen në sy

je këtu,

luan me flokët e mi.

Shihemi,

me duar prekemi.

Gjethet e tua,

si zogj fluturojnë,

udhën i hapin dimrit.

Prapa derës pret ai,

ndjej trokitjen e tij

dhe ty vjeshtë,

që sakaq jep shpirt.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Julia Gjika

Nga “Paqja” te “Deti plak” dhe “Fati”

August 20, 2021 by s p

Poezi nga Sokol Demaku

En bild som visar person, inomhus, tak

Automatiskt genererad beskrivning

 PAQE 

Një ditë, 

Unë pashë shumë njerëz, 

Njerëz jo të zakont, 

Pashë njerëz me fytyrë të qartun, 

Unë pashë kur këta njerëz, 

Zemër nuk kishin, 

Unë pashë kur këta njerëz, 

Ishin të krisur. 

Unë pashë kur këta njerëz, 

Erdhën kalur, 

Unë pashë kur këta njerëz, 

Kundër njerzve u sulën, 

Kundër njerëzve të mbetun, 

Deri sa u sollën vdekjen . 

Unë pashë mizori, 

Në fytyra satrapi, 

Se ata kishin fytyrë xhelati.

Eh, 

Njerëz fytyrë qartun, 

E shpirt prishur, 

Zemër krisur, 

Sot ke sa te duash, 

Në botën e ndyrë, 

Më shpirt prishur. 

Te metunit kërkojnë mëshirë, 

Paqën e duan shumë, 

Të lodhun në shpirt, 

Mallkojnë pse egzistojnë. 

E duan lirinë, 

Paqën ta gëzojnë, 

Nuk duan zemër krisurit, 

Jetën tua shaktërrojnë. Paqë, paqë, 

Në jetë kërkojnë.

DETI PLAK

Kjo lundër imja,

Udhëton në detin e trazuar.

Nëpër valët e zemruara,

Të detit plak.

O ti det, o zemrak,

I trazuar nga pak,

Kujdesu të lutëm,

Për mua se jam plak.

O det i kaltër,

Me shumë avaze,

Shumë vëllezer të mi,

Kërkova të mi falje.

Të bëra lutje, 

Por jo me shkrim,

O det i hapur,

Kujdes shpirtin tim.

FATI

I adhurojë ëndrrat,

Në tokën e njomë,

Aty ku fshatari hedhë farën,

Aty ku njeriu gjënë të lashtën rrënjë.


I adhurojë ëndrrat,

Në këtë tokë të njomë,

Kur njeriu prehet,

Me zemër e shpirt.

Po pse kjo jetë,

Është vetëm një fytyrë,

Si mostër,
E zhveshur nga jeta.

I adhurojë ëndrrat,

Në tokën e thatë,

Por e kotë se koti,

Njeriu është i pa fat.

E KUJTOJ

E  kujtoj gushtin,

Shëtitjen buzë detit,

Zhegun e verës,

Freskinë e detit.

E ndjej ne shpirt,

Këtë freski,

E ndjej këtë aromë,

Që e mbaj në gji,

Është aromë jete,

Që shëron plagë.

E ndjenë këtë çdo mërgimtar,

I kujton mbrëmjet,

Buzë detit të qetë,

Kaltërsi çdo kund..

Jetë e gjallëri,

Që çdo kush ka lakmi,

Shetita buzë detit ,

Mblodha ca guaca,

Kujtova të kaluarën,

E pash të ardhmen,

Në kaltërinë e detit,

Shijova aromën,

Ndjeva gjallëri,

Në vargjet e mia,

Hetova në fytyrë,

Lotët e mi,

Që val më rodhën,

Si rreke shi.

Sokol Demaku është poet, prozator, pedagog, publicist, redaktor. U lind më 1954, në Arbri të Drenicës, ku kreu edhe shkollën fillore. Ne Prishtinë kreu shkollën Normale dhe studioj Gjuhën dhe letërsinë shqipe. Ka studiuar në Universitetin Göteborg të Suedisë ku ka diplomuar lëndën e matematikës ne 2007, në Shkollën e lartë në Borås studioi pedagogjinë. Ushtron profesionin e mësuesit të lëndës së matematikës dhe drejton revistën e përmuajshme “Dituria” që del në Borås të Suedisë si dhe një radio lokale në shqip “Radio Dituria”, si dhe nga qershori 2013 edhe nje kanal TV në shqip në Borås-Suedi. Është anëtar aktiv i Lidhjes së Shkrimatrëve të Suedisë, si dhe anëtar i Lidhjes së përkthyesve të Suedisë, është një ndër përkthyesit më eminent të letersisë suedeze në gjuhën shqipe dhe asaj shqipe në suedisht. Ka përfunduar studimet e magjitraturës pran Universitetit në Göteborg të Suedisë në degën e Pedagogjisë.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Letersi, poezi, Sokol Demaku

SOFRA POETIKE-MIKU IM ESHTE NJE ZOG

June 9, 2021 by dgreca

JULIA GJIKA

MIKU IM ESHTE NJE ZOG.

Shpirti i pastër ecën përpara,

kurioz për ato që e rethojnë.

Miku im është një zog,

që më jep lirinë të shkoj kudo.

Rruga ku eci gjarperon luginave, 

shkembinjve, buze humnerash,

asfalteve që ndizen nën diell Mesdheu.

Nuk e vë re rezikun 

e di, kudo jeta është plot surpriza.

Dikush ka shpirtin e gllabërimit

qysh se kur u krijua,

i pangopur mbeti deri sa mbylli sytë.

Kurse unë duhet të rezikoj për të dhënë,

për të aritur diku,

ku duhet të jem.

DIKUR…

Dikur isha një buf,

por jo ai që e përflasin njerëzit,

ata që e kanë gjuhën e lagur.

Isha ai, i cili ri në majën e pemës së mocme,

me rrënjë në thellësi,

që ja ngroh dhe i cel sytë

rezja e parë e dritës.

Natën, nën reflekset e hënës,

që derdhet si ujëvarë, 

lahen sytë e mij të mëdhenj në formë zemre,

vegimet e mija notojnë aty.

I lexoja, e i lexoja

një vajze të vogël,

e cila mblidhte boce bredhi në vjeshtë,

në pyllin pranë shtëpisë së saj

që gjyshja të kish me se të ndizte zjarrin.

i lexoja e i lexoja të arthmen e saj,

ndërkohë gjethnaja e pyllit reth nesh 

shpërthente, shpërthente.

Qershor 2021

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Julia Gjika, Miku im Eshte nje Zog

SHQIPONJA

May 13, 2021 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Vendi mbulohet me turp,/
Kur njerëzit, si ujqërit, luftojnë/
Pa plan, pa diell, pa ditë,/
Në dritë të zymtë të mjegullt/
Nuk shohin cilin godasin;/
Papritmas, mes tyre, dikush/
Flet me guxim për të Drejta/
Përfshihet në garën brutale/
Mes korbave që sulmojnë/
Shqiponjën, e cila bërtet/
Fytyrë-mpirë, pa gjak,/
Sy-mbyllur, përplas buzët
Në lutje – “Oh Zot, jam unë!” –
Në vite këto fjalë s’janë thënë –
Perëndia s’e njeh, dhe me një gisht
E hedh larg mijëra lega në det.

Ura
Astrit Lulushi

Nëse nuk do të kishte dimër,
Pranvera nuk do të ishte e ëmbël;
Nëse nuk do të provonim
Shijen e hidhur të fatkeqësisë,
Mirëqenia s’do të ishte e mezipritur.
Gabimi nuk është gabim;
Nuk janë gabime
Ngjarjet që i sjellim vetes,
Pa marrë parasysh sa tê pakëndshme,
Janë të domosdoshme
Me qëllim për të mësuar
Atë që duhet të mësojmë,
Çfarëdo hapash që hedhim;
Janë të nevojshme, si urat,
Për të arritur,
Ku kemi zgjedhur të shkojmë.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Astrit Lulushi, Shqiponja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 133
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi
  • “BORDI I PAQES”, NJË SPROVË PËR SHQIPTARËT NË NJË BOTË QË PO NDRYSHON
  • “Have You Listened to Radio Prishtina?”
  • Tribuni i lirisë, Major Abas Kupi u përkujtua në Krujë
  • KOMUNITETI KRAJAN NË NEW YORK MBAJTI MBLEDHJEN E ZHJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME TË KRYESISË SË RE TË SHOQATËS “KRAJA”
  • Fan Noli, Federata Vatra dhe John F. Kennedy: Lidhjet e Diasporës Shqiptare me Politikën Amerikane dhe Demokracinë Globale
  • Today marks the 84th anniversary of the Voice of America
  • MËRGATA SHQIPTARE, NGA KUJTESË E SË KALUARËS NË SUBJEKT AKTIV
  • Përse duhet t’i lexojmë klasikët?
  • ANNA KOHEN: Nuk harrroj vlerat humanitare dhe bujarinë e shqiptarëve
  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT