• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KU JE TI BAJAME HOXHA-ÇELIKU?

April 17, 2020 by dgreca

-Komente nga Vasil Çepele, Përkthyes./

Zonje e nderuar,/

 Bajame Hoxha-Çeliku/

Po ju përcjell disa mbresa te miat nga leximi i parë i krijimeve tuaja poetike.Faleminderit për kënaqësinë qe me dhuruat duke i lexuar ato si edhe për mirëkuptimin  e mendimeve modeste te miat.

Ne poezinë tuaj unë pashe origjinalitet si te poezia:

JETEN

Eh, kuptojmë dhe ndjejmë njëri tjetrin,

Po sa para bën, s’ja vlen më, s’ia vlen,

Kur dashuritë çelin ,

kërkojnë vetëm pranverë.

Gjeta shpirtin  rezistent te poetit te vërtetë dhe bukurinë e gjesteve te tij si ne poezitë:

EJA ME MERR

S’dimë o miq,  a është mëkat,

Akoma s’e mësuam, mjerisht,

Do të isha një  grua me fat,

të ndiqja, rrahjet e zemrës lirisht.

Si ndoqa kurrë, se i quaja: Mëkat

Dhe kisha frikë nga i tmerrshmi ferr,

Tani, i dua rrahjet e zemrës shtrëngatë,

Tani, i them ferrit: eja më merr!

IRENES

Në ato vite të vrara të rinisë tënde

Ti ishe më e bukura Irenë… 

Ti ishe…një shkëndijë lirie Irenë….

Ti ishe, një pikë qytetërimi Irenë.

Gjeta një figuracion poetik te rafinuar:

Jam unë

Në rast se të rrahurat e zemrës,

Trokasin tek ty pa reshtur,

Jam unë, që lëviza zemberekun.

Gjeta një kombinim për tu pasur zili te vargut metrik tradicional me vargun e lire:

IKJA

Ike si dielli 

apo si hija,

apo si të dyja?

Ike me tjetër, 

apo me ëndrrat e mia,

Apo me të dyja?

Në zjarr je me tjetër, 

apo me mua, 

Apo me të dyja?!

ENDERROJ

Eci rrugës, ëndërroj,

më bëhet se fluturoj,

tek ai që dua shkoj…

„Hë, mo hë, pse s’më thua,

pse s’më thua që të dua,

jeta  ime je për mua?!“

Gjeta një nga poezitë me te bukura për dashurinë qe kam lexuar ndonjëherë:

U ngjita deri tek ty, 

dhe e shova etjen… 

e josha shpirtin ethshëm,

duke të zbërthyer ty, të tërin

thellë…thellë…

Dhe  gjeta rrënjët e tua, 

për ti mbjell në qenien time.

Përherë.

Gjeta romantizëm i cili shfaqet aq bukur ne vargun tradicional shqiptar:

Dikur

Mbetën puthjet varfanjake,

Malli e flladi, nëpër shi,

Puthjet flasin, e zemra ime,

Digjet zjarr, të kërkon ty.

Të kërkon  o syth i bukur,

Se dashuri mban nëpër sy

Bëhu fluturak e unë flutur

Mbi zambakë të flamë të dy. 

Marrëzi !

Ëndrrën ma vrave ti!.

Rrugëve…

internimeve 

Le dashurinë,

Veten tënde 

More me vete.

Gjeta shume trishtim te natyrshëm:

Trishtim

Pa ty, jam hiç i hiçit të zi,

Oh,

pa ty!

Gjeta shume revolte te natyrshme. Veçoj poezinë për mërgimin, nuk ka mërgimtar, te çdo kombi apo epoke qe nuk i flet hapur një dite vendit te vet se perse e flaku ne dhe te huaj:

S’KA SHTRAT PËR MUA NË ATDHEUN TIM

Shumë të desha, edhe të dua

O mëmë, e bukura Shqipëri,

Ti s’më deshe, asnjëherë mua

Më trete, më trete në internim.

Që fëmijë për ty punova, 

Fushat ti mbolla me grurë,

Kanale të thella të hapa,

që ty, mos të të mbyste ujë.

Myzeqenë ta zbukurova,

Ta qëndisa oh me blerim,

Të tëra shërbimet ti bëra,

Tamam, si një bijë e mirë.

Po ti mëmë e mirë, ç’ bëre për bijën,

Në fund  më flake në mërgim,

Dhe dua të vij mikeshë një natë,

S’ka shtrat për mua, në atdheun tim.

Dhe së fundi  vjershën “Sikur”:

Sikur pikat e lotit tim

Gjerdane te qene stisur

Te gjitha gratë e botës

Me to do kish stolisur

Vasil Çepele, Përkthyes.

Amay, me 29 dhjetor 2012

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: koment

VARGJE TE LIRA NE NGUJIM

April 17, 2020 by dgreca

-SOFRA POETIKE E DIELLIT-

Pershtatur ne shqip nga Rafaela Prifti/

Brenda mureve nuk ngujohet/

Hëna dhe drita e diellit/

As mendimi i njeriut,/

As letrat e shpirtit, /

As mirësia e mikut, /

As arti i krijuesit, /

As fantazia e fëmiut, /

As dijenia e filozofit, /

As humori i gastorit, /

As këshilla e dijetarit, / 

As notat e muzikantit,

As veprat e mjeshtrit, 

As lojrat e buzeqeshjet,

As dashuria e emocionet, 

As shpresat per neser.

Shenim: Vargjet ne anglisht jane shkruar nga nje grup autoresh, ne kushte izolimi gjate pandemise se koronavirusit.   

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Rafaela Prifti

SHERIF BALI NE SOFREN E DIELLIT

April 15, 2020 by dgreca

POEZI NGA SHERIF BALI/

I PATJETËRSUAR/

Njerin vesh-të majtin-e kam Bethoven/

Por tjetrin-të djathtin-/

E kam Sherif./

O miq, diktatura, s’më bëri dot apokrif!/

PS:/

Armët e Skënderbeut Austria na mban’

                     Me këtë rast, Vjenës:

Të jap Bethovenin-na jep Skënderbenë?!

   *** 

SA HËNË E BUKUR

Sa Hënë e bukur sonte mbi Dajt!

                  Poshtë saj duhet shkruar:

                                              Ndalohet Duhani-

                                                                   Rrezik Zjarri! 

Se flakë papritur ajo mund të marri…

             E kush do ta shuaj?

Shqiptarët kanë ikur në dhe’ të huaj….

  ***

PERËNDI

Perëndi!

Sa mirë që Adamin

E zbove

Nga Parajsa.

Se dhe sot mollët s’do t’i fusnim ndër trajsa.

                Të falenderoj, për besë-

Në emrin tim dhe…të gruas: Aishesë!

***

SHQIPËRI

Shqipëri!

Një pishë e vetme s’e formon dot pyllin,

Për të formuar pyllin duhen shumë pisha.

                                                                       Kaq Kisha!

***

B L E T A (NJERA FAQE)

Miq!

Në daç paqe, në daç luftë,

Bleta,

Ka vetëm një zeje:

Të bëjë mjaltë pa i marrë kurrkujt leje!

 *** 

B L E T A (Faqa Tjetër)

E urtë bleta

Por nëse do ta ngacmonin

Ajo do sulmonte

Me jataganin-

Dhe vetë presidentin(Rexhep Meidanin)

Nëntor 1988

***

Ç’PO BËN 

Ç’po bën, moj e bukur?

 Si i marrosur,

Për ty 

U bëra.

Ç’vjeshtë me 7 gajda e 33 zëra!

                                                   Tani dhe Dajti…

Më ngjan si  një shtërg që do ta marrë Kuvajti…!

 *** 

AISHE RABIA

Më 12 Tetor 1986

Me Aishe Rabien u martova.

Nga gëzimi dhe Korbit të Poes

Ftesë Dasme i çova.

Diktatura ishte e egër,

S’donte të martohej kulaku i gjorë

Por ajo e sfidoi me guxim

Me datën e lume: 12 Tetor!

Prandaj atë e dua kaq shumë

Siç dua dhe zogjtë këngëtarë të Kories.

Francë, a ma jep kullën Ejfel,

T’i bëjmë me të dy vëthë Aishe Rabies?

   ***

NEBI BALI                                            

Një ditë të bardhë nuk pa babai im,

Shkonte punonte nga Balaj në Gollare,

Teksa Hënën pinte sa pinte

Dhe bishtin ia flakte( O ç’dreq cigare!)

As kur erdhi ajo…(Demokracia)

Gëzim s’i solli…(qe një lloj revolucioni!)

Fatin e tij e qau dhe qyqa),

E qau dhe Gjoni….

Relike të tij unë nuk mbajta

Por nëse do të duhet në vështirësi s’do më vërë.

Ja, ja relikja e tij më e mirë:

Hëna(Cigarja që s’e piu të tërë!)

***

SHAHE BALI

Veç nëna ime, darsianka Shahe Bali,

Ajo që mua një ditë Vjeshte më solli,

Ka qenë më e bukura nga gjithë fshataret

Dhe jo devollitka Hatixhe Agolli!

Kur shkruan kështu për nënën e tij ,

Dritëro Agolli e ka gabim,

Se ai po ta ksih parë nënën time

Do ta kish bërë vetë këtë përgënjeshtrim.

Mbase do shkruante dhe një vjershë

Për nënën time që ën Shqipëri shetit hijen

Dhe ajo do t’i fuste në trajsë dy ftonj,

Një për mbesën:

                              Anën….

                                         Një për gruan:

                                                                   Sadijen!

G R E K J A

S’me duhen salla e muzika

Që emocionet ty t’i prekja.

As dhe përkthyes për ët folur,

(Nuk jam Pushkini e ti grekja)

Më duhet veç një pellg i vogël

Ku fytyrën të shikosh

E ku dhe ujin po e piva…

Grekja të mbetet përposh…!

***

P U SH K I N I

Në fushë të shpura ty, ku Hëna,

Si një iriq që s’ka një gjemb,

Pup-pup na hidhet mu tek këmbët

Me dashuri(Se mos e tremb!))

Ah, edhe ty s’të duhet tjetër,

Veç ai pellgu aq me besë,

Ku dhe ti ujin po e pive

Pushkini prapë përposh të mbesë!

***

DRERI

Mbaroi Lufta e Ftohtë 

  Tejembanë TV-të

E dërguan

Haberin…

U Çarmatos BRSS, po kush çarmatos drerin?

Shigjetat-

                                  Ende në kokë ai i mbanë të shkretat! 

***

O K B

Drer:

Pse I mban ende ato shigjeta në kokë? 

Se OKB-ja e ka larg selinë, more shokë…!

***

KAFJA

Kush hënën si një xhezve ari

E vuri sipër mu tek retë?

S’e di por, ja, ajo tek është,

Pa kafe e ujë.(Ia futni vetë)

Tani, meqenëse ma dhe,
përfundimisht ti mua llafen,

Xhezven e Hënës a e marrim

E pijmë më së fundi:Kafen?

***

Xhezves së Hënës ujë e kafe

I futa unë nën muzgjet blu

Dhe dy filxhanë, që të mbaj fjalën,

Plot mbusha.(Nuk e patë Ju?)

S’ka gajle se jam i martuar,

Sepse kështu e ka poeti:

Një gruaje i vë kurorë

E tjetrës Jo….

                   E ç’ti bëj shteti?

***

NUN I BUKURESHTIT

Emri i kryeqytetit të Rumanisë, Bukureshtit,

Vjen nga shqipja:

                            Bukur është, ç’është i bukur!)

Shqipe e pastër që s’do mund për t’u dukur.

                       Rumani, Rumani

      Pse pret ta them unë?:

Që Kryeqyteti yt Shqipërinë e ka NUN?

   ***

V D E K J A

Kur jemi të rinj

Për vdekjen

Flasim shpesh…

Se e dimë që ëshët larg…(në Bangladesh)

                          Kur plakemi

                          Flasim më rrallë…

Se e dimë që është afër…(Nën portokall!)

***

    H Ë N A 

Nuk ka një cep të tokës sonë

Ku të mos gjesh një varr të thjeshtë

E ku gjinkalla ca minuta

Në shenjë nderimi të mos heshtë!

E të mos hapen varre fare

Nuk ka një ditë gjithashtu

Por vetëm dhunë, gjak e vrasje,

Tmerrohem nga kjo gjëmë? Po Ju?

Prandaj kaq shumë e dua Hënën

E flas për të si një i marrë,

Se në kontrast me tokën tonë:

Nuk ka një varr! Nuk ka një varr!

*Poezitë janë shkruar në Tetor-Nëntor 1998. Poeti, miku im Sherif Bali m’i pat dërgua në një fletorë të shkruar me kaligrafinë e tij të mrekullueshme. Aso kohe iu botu një faqe gazete në suplementin letrar të “Republikës”, kur unë isha Kryeredaktor, por një pjesë mbetën. Po i publikoj në kohën e Koronavirusit se mendoj e keni kohën e bollshme për t’i shijuar. Ata që e njohin penën dhe stilin e Sherif Balit, jam i bindur se do të kënaqen.(Dalip Greca)…

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Sherif Bali-Poezi

HENA

April 11, 2020 by dgreca

Hëna/

MARGARITA MITLLARI NE SOFREN E DIELLIT/

Ti ,o Diell ,që ngroh botën/
a thua erdhe pranë për mua,/
të më ngrohësh/
të mos kem ftohtë /
me të fortat rrezet e tua…?/
Thuamë !,-në isha unë /
Hëna që doje ti /
Hëna që soditi botën./
kur binte në qetësi…
Hëna që të vinte në gjumë,
Hëna që shoqëron natën
dhe jep dritë në gjithësi.
Hëna që hyn nëpër dritare
ndriçon mirë në çdo shtëpi.?

Hëna ngrohtësinë donte,
netëve të ftohta shumë.
Dielli ngrohte diku tjetër…
ngrohtësi Hënës 
s’i dha kurrë . 
Hëna zonjë kryelartë
vazhdoi udhën si më parë.
Dielli qënka i tërbuar 
paska rreze për të përvëluar!!!
Diellin ,
Hëna s’e bëri dot shok
vetë shetit edhe sot….

10.04 2020 (ora 15 .43′ )
*M.(Vera)Mitllari

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Hena, Vera(Margarita) Mitllari

Kush e Prishi Paqen?

April 5, 2020 by dgreca

Kush e prishi paqen/

Shkruan Lola Spahiu-Jacksonville-Florida/


Kush e prishi paqen/

Në gjithë botën mbarë?!/
Kush vallë po mundohet/
Njerzimin për të ndarë?!/
Kush jetët po rrëmben/
Çdo orë që kalon?!/
Kush nuk do gëzimin/
Buzëqeshjen ton’?!/
Kush frikën po mbjell/
Tmerrin, kobin e zi?!/
Kush kërkon të mposht’/
Të çmuarin Njeri?!/
Kush ndali vogëlushët/
Të lozin të bredhin?!/
Kush pranverën ndali
Dhe lulet të çelin?!
Kush solli errësirë
Në çdo zemër,çdo shpirt?!
Kush botën po mund
Ta shkatërrojë në qelizë?!
…..
Ky,o njerëz të dashur
Është mikrobi i zi
Kurrë!,s’do mund rrëmbejë
Të njerëzimit,dashuri
Me Zotin në krye
Dhe me njëri-tjetrin 
Ne të gjithë të fortë
Me këmbë kalojmë detin….!

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Lola SpahiuKush e prishi Paqen?

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • …
  • 134
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Ekzistenca e kombit shqiptar varet nga ekzistenca e kombit amerikan
  • Flamuri Shqiptar: Nga Emblemë Perandorake në Identitet Kombëtar
  • ATHANAS GEGAJ VEPRIMTAR DHE STUDIUES SHQIPTAR NË AMERIKË  I SHQUAR PËR ROLIN E TIJ NË ÇËSHTJEN KOMBËTARE 
  • DR. ATHANAS GEGAJ, EDITORI I DIELLIT DHE SEKRETARI I VATRËS U PËRKUJTUA NË NEW YORK
  • Ismail Qemali në gazetën franceze “Le Bloc”
  • Grupi artistik shqiptar “Albanian Eagles Dance” përformoi në “ArtFest Fort Myers” në Florida
  • INSTITUCIONALIZIMI I BARAZISË SË SHQIPTARËVE – NGA MARRËVESHJA POLITIKE TE GARANCIA JURIDIKE
  • ALBANIAN HERITAGE BOOKSHELF INITIATIVE
  • Stuhitë “Bomb Cyclone”: Kur natyra teston kufijtë e shoqërisë moderne
  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT