• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bekim Fehmiu, shqiptari i roleve të mëdha kinematografike, ai që shkëlqimin e sojit të vet e dëshiron mbi të gjitha

June 2, 2025 by s p

Nga Albert Vataj/

Në panoramën e artit botëror, rrallë ndodh që një emër nga një vend i vogël të ngjitet në majat e kinematografisë ndërkombëtare dhe të ruajë dinjitetin, identitetin dhe krenarinë kombëtare siç bëri Bekim Fehmiu. I lindur më 1 qershor 1936 në Sarajevë dhe i ndarë nga jeta në mënyrë tragjike më 15 qershor 2010 në Beograd, ai mbetet figura më emblemë e aktorit shqiptar në skenën ndërkombëtare. Një jetë që u shkrua me pasion, sfida dhe dinjitet, një karrierë që shënoi historinë e filmit europian, një shpirt që nuk reshti së mbarturi emrin “Shqiptar” me krenari e pa droje, edhe në kohët më të rënda për identitetin dhe lirinë.

Bekim Fehmiu rridhte nga një familje e njohur shqiptare nga Gjakova, me rrënjë të thella atdhetarie. I ati, Ibrahim Fehmiu, ishte një nga mësuesit e parë të gjuhës shqipe në Kosovë dhe veprimtar i shquar i arsimit kombëtar. Kjo trashëgimi shpirtërore dhe morale do të bëhej themel i pandashëm i profilit të Bekimit si njeri dhe si artist. Në çdo rol që interpretoi, në çdo fjalë që tha publikisht, rrahu thellë zëri i një shqiptari që nuk e mohoi kurrë origjinën e tij – madje e ngriti në piedestalin e artit. “Atje ku shkel këmba ime, atje është Shqipëri,” ishte një nga shprehjet e tij më të njohura, një përkufizim poetik i një përkatësie që nuk i kërkonte dokument as shpjegim.

Pavarësisht se nuk pati rastin të interpretonte ndonjë vepër shqiptare, ai mbeti gjithnjë ambasador i shpirtit shqiptar në kinemanë botërore. Me një karrierë të pasur që e çoi nga teatri i Beogradit deri në Hollywood, Fehmiu u bë simbol i përfaqësimit të denjë të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. Filmi “Mbledhësit e puplave” (“Skupljači perja”, 1966), i cili e bëri të famshëm në gjithë Europën, ishte porta hyrëse drejt një serie rolesh të mëdha që do të pasonin në kinemanë dhe teatrin botëror.

Ai interpretoi në një sërë filmash me regji dhe produksion ndërkombëtar, duke ndarë skenën me emra të mëdhenj si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shaw, Dirk Bogarde, Charles Aznavour, Irene Papas, Claudia Cardinale. Ai fliste dhe interpretonte në shumë gjuhë – shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, rome, spanjisht, anglisht, frëngjisht e italisht – duke dëshmuar një elasticitet të rrallë artistik dhe kulturor. Në filmat “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Dezertori”, “Të kuq dhe të zinj”, “Eskadronët e partizanëve”, ai skaliti figura komplekse me një thellësi shpirtërore që e bëri të pavdekshëm.

Përmasat e Bekim Fehmiut nuk kufizohen vetëm në interpretimin. Ai ishte një zë i fuqishëm kritik ndaj padrejtësive, dhe nga viti 1987 mori një qëndrim të jashtëzakonshëm moral: braktisi skenën jugosllave në mënyrë demonstrative gjatë shfaqjes “Madame Kolontine” për të protestuar ndaj propagandës antishqiptare. Ky akt ishte një dorëheqje artistike, por një ngritje e jashtëzakonshme në sferën e dinjitetit njerëzor dhe kombëtar.

Në vitin 1972 vizitoi Shqipërinë, një ngjarje që e mbajti në zemër gjithë jetën, ndërsa malli për atdheun ishte një prush që nuk u shua kurrë brenda tij. Edhe pse jetoi dhe punoi në një sistem politik të ndërlikuar dhe shpesh armiqësor ndaj shqiptarëve, Bekimi mbeti gjithmonë i pandikuar në thelbin e tij, një figurë e pakompromentuar, një mit i gjallë për shumëkënd.

Ai ishte i martuar me aktoren Branka Petrić dhe kishte dy djem, ndër të cilët Uliksi vijon rrugën artistike në SHBA. Në hyrjen e librit me kujtime të Bekim Fehmiut, Blistavo i strašno (“E shkëlqyer dhe e tmerrshme”), Uliksi shkruan për braktisjen e teatrit nga i ati si një akt proteste ndaj urrejtjes etnike dhe një përballje me ndërgjegjen kombëtare. Libri i tij fillon me një përzgjedhje kuptimplotë të vargjeve të Carlo Goldonit për tokën Ilire:

“Në tokë Ilire kam lindur, këtë nuk e mohoj,

Në dejet e mia qarkullon i njohuri gjaku im famëlartë,

Gjaku i heronjve të shquar, vend i lavdisë së përjetshme, Ku fjala e dhënë është më e rëndësishme se jeta…”

Bekim Fehmiu mbetet një figurë monumentale jo vetëm për artin shqiptar, por për vetë ndërgjegjen kombëtare që ai mishëroi. Një aktor që u bë simbol, një simbol që u kthye në mit, dhe një mit që vazhdon të frymëzojë breza të tërë me forcën e artit dhe guximin e vet. Ai është “Odisea” që gjeti Itakën, por vdiq zemërplasur për Kosovën. Heshtja e tij nuk ishte dorëzim, por revoltë. Nuk ishte ikje, por mesazh. Dhe sot, më shumë se kurrë, Bekimi na kujton se arti nuk është vetëm shfaqje – është qëndrim.

Filed Under: Sofra Poetike

NARRACION I PIKËLLUESHËM PËR FATIN E KEQ NE DASHURI DHE EMIGR A CIONIN APO MURTAJA E BARDHË PËR SHQIPTARËT

May 26, 2025 by s p

Mhill Velaj*/

Tema e emigracionit, dëbimeve, masakrave, e zhberjes se krahinave është një Sagë që nuk mbaron kurrë per shqiptaret sepse tragjik ishte edhe fati I tyre për keto 2000 vjet histori. Shikuar nѱ prizmin e narracionit të këtij romani dhe planit ideo artistik që në fillim mund të themi se subjekti letrar i Age Gjokaj – Ivezaj është shumë i qëlluar njekohesisht trondites, sfidues dhe faktografik për fatin tragjik të shqiptareve me theks të veçant shqiptareve të pjesës tjetër të etnisë – pra atyre të Malësisë së Madhe. Drama familjare dhe kolektive fillon që në faqët e para të rrëfimit romanor sikur do të na pasqyroj realitetin tragjik të një familjeje e cila në breza që e sakrifikuar për lirinë e kombit.

Narratorja thekson se: ,, Babai i tij Pjetri ishte pushkatuar, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore nga regjimi komunist, ndërsa gjyshi, Gjoka, ishte vrarë në luftë nga malaziasit, në mbrojtjen e Shkodrës. Leka ishte i vetmi trashëgimtar i familjes, ai kishte mbetur jetim, akoma pa i mbushur dy vjet, u rrit vetëm me ledhatimet dhe kujdesin e nënës, babain nuk e mbante mend fare ‘’.
Është ejeta e vuajtur e shqiptareve e përshkruar në këtë roman, bazuar në kanunin e Lekës dhe gjakimit për mbijetesë. Është kumti i përbuzjës së shqiptarit nga ana e pushtetit të Malit te Zi dhe kulmit të mllefit për të emigruar në SHBA. Njeriu malësor paraqitet si i huaji në Atdheun e tij në këtë roman andaj edhe drama që i shoqeron personazhet në këtë roman është një Odisediade pikëllimi, zhgenjimesh e mbijetese.

Personazhet si ajo e Hanës, Prenes, Mrika, Gjeka, Pashkja, Kola, e Lizës etj që e mbajnë gjallë dhe dinamik rrefimin romanor personifikojnë mjerim ekonomik të jetës së Malësoreve që vuajne deri në zgripin ekzistencial si në kuptimin ekonomik poashtu edhe ate politik sepse masat e represaljet etnike ndaj shqiptareve ishin të medha. Emigracioni i Lekës për në Itali shkaku i këtyre shkaqeve të lartëcekura është një tabllo e mbijetesës së individit në kërkim të lirisë por pas një vuajtje e sakrifice të pa shoq. Në këtë roman nuk lihen pa u theksuar edhe fenomenet tradicionale anti feministe shkaku i traditave rigjide dhe botëkuptimeve fisnore dhe të Kanunit.

Fuqia narrative e e Age Gjokaj – Ivezaj ka një shtrirje shumë dimensionale duke u nisur nga jeta familjare, fisnore, krahinore e deri të ballafaqimet me ekzistenciale ekonomike e shoqerore ku individi i gjendur në mes të dilemes të heqi dore nga e kaluara atdheu e familja detyrohet ta shkëpus të kaluarën e tij nga shkaqe e rrethana demoniake të presionit politik. Ngjarja zhvillohet në gjysmen e shekullit të kaluar pra pas Luftës së Dytë botërore, ku regjimi Jugosllav kishte intensifikuar masa drastike ndaj etnisë shqiptare gjegjësisht malësorëve të Malesisë së Madhe.

Është saga e fëmijerisë e përshkruar në këtë roman dhe vuajtjet e një nëne fisnike e cila lufton me kodet zakonore, ekonominë, perplasjet e ëndrrën për ta ndertuar një jetë të re në rrethana krejtësisht të pa favorshme për mentalitetin e kohës. Janë mozaiqe letrare e faktike të rrëfyera bukur për tragjiken familjare dhe dilemes se partnereve të cilët të gjendur në mes dashurisë, krizës e mbijetesës vendosin të ndahen jo nga deshira por nga drama që iu kishte afruar atyre.

Vorbulla e mërgimit i kishte perlarë Lekën dhe Gjekën të cilët pas shumë veshtiresishë kishin arritur në portin detar. Anija ishte gati të nisej drejt Italisë. Ata bashk me mallin e plaget e tyre po mirrnin edhe një copë kujtesë por barrë shpirterore iu kishte bërë edhe sherbetoret e UDB –së. Jeta në kampet Italiane për dy protagonistet ishte pak me ndryshe sepse gjersa gjindeshin në Podgoricë ata kishin përjetuar vetëm dhunë, përbuzje e diskriminim.
Në këtë kaos jetesor figura e Ramizit na del pozitive i cili kishte arsyen e shendoshë dhe kërkonte me ngulm që ti sherbenin vendëlindjes.

Akt dramatik emocional paraqet Prena, Mrika dhe Hana të cilat futën në anije ku nga aty do emigronin në Amerike. Hana qante në heshtje. Mrika e gjorë i fshinte lotët me mëngë shpreht e reflekton autorja Ivezaj. Udhëtimi pertej Atlantikut do bëhej nga aeroporti “Fiumaicino Leonardo Da Vinçi,” për ta përqafuar me pas botën e re.
Gjatë këtij rrëfimi aq tronditës romanor si protagonist na del edhe Shaqiri me të cilin ishin njohur në kamp derisa qendronin në Itali.
Jeta e re në botën e re ( USA ) do fillonte me peripeci tregon narratorja e këtij romani por mbi të gjitha ngadhënjen ideali I punës, përkushtimi , qëllimi I mirë dhe këmbëngulja e protagonisteve.

Në krahun tjetër të botës Hana shkonte në shkollë në Hot të malësisë duke thurur endrra për jetën e kthimin e të atit. . Familja mbijetonte në të dy brigjet. Ajo gjakonte shkollimin, emancipimin dhe daljen nga rrethi vicioz. Me një fjalë I pelqente dritë e diturisë larguar nga zerat e keq e miop që nuk e kuptonin madheshtinë e endrrën E femres. Nuk ka asgjë më të rëndë në jetë për pleqërinë sesa vetmia thekson narratorja e romanit duke reflektuar në kohë e hapesirë për sagën familjare të protagonisteve. Në këtë vorbull ideshë e perplasje të mentaliteteve nuk mungojnë as polemikat, fiksionet e tendencat për refuzim për tu shkolluar por mbi të gjitha ngadhenjen vizioni se ,, femra shqiptare duhej të shkollohej ‘’ dhe të bëhej zot i fatit të saj.

Në këtë litar kohe të mentaliteteve të ngurtësuara zhvillohet drama familjare për emancipim, thyerje tabushë e për tu shkolluar apo për ti qendruar besnik traditës kanunore dhe pasojave e mentalitetit të pushtuesve. Vajza e etur për emancipim po luftonte me mullinjtë e eres dhe kokat e trazuara e të ngurtësuara të prindërve dhe rrethit se ku jetonte ngre kumtin rrefimtarja Age Ivezaj. Familjaret e saj edhepse të emigruar në shtetin me të integruar të botës prap se prap kishin mbetur peng të traditës dhe ideve rigjide që vendnumerojnë në kohë e hapesirë. Ketij shtegu iluminizmi e emancipimi iu kishin bashkangjitur edhe shoqet e saj Katrinën dhe Marijen, keshtuqe akujt e paragjykimeve kishin filluar të shkriheshin.

Netet e dimrit me borë dhe monotonia nuk ishin asgjë për protagonisten e romanit në raport me mungesen e indiferencën e prindit të saj. Po perplaseshin dy mentalitete e shumë fate njerezore perbrënda një drame më shumë akter e pak maska.
Perbrenda dashurisë Tabu në Malësi dhe gjakimit për emancipim heronjtë e rrëfimit romanit mbesin në luftë të përhershme. Vajza e bukur ka luftë me fisin sepse në traditën e Malesisë duhej ruajtur vija e gjakut dhe lulet e bukura mund të mbinin vetëm në bjeshkën tjetër.
Ky roman i Age Gjokaj – Ivezaj ka elemente edhe etnopsikologjike sepse aty rrefehen e shperfaqen shumë zakone tribale, egoizmi e indiferentizmi mashkullor në raport me familjen, kriza ekonomike, refuzimet e mohimet në dashuri, mbetjet ideologjike dhe sakrificën e gruas malesore shperndarë në shumë fronte të jetës.

Hoti, Gruda, Këlmendi, Shkreli, Kastrati, Trieshi dhe Koja, mbesin të gjalla gjatë rrëfimit të këtij romani. Aty është tharmi i memorizimit të romanit dhe autores. NË PJESËN E ROMANIT ,, FILLIMET NË NJU JORK ‘’ pershkruhen 4 vite të kaluara në qytetin shumë milionesh, krejt ndryshe nga Malesia e madhe dhe për një familje të ndarë në dysh emocionalisht dhe fizikisht mes gjakimit për ta ruajtur traditen dhe emigrimit pa adresë. Ketu na del në pah edhe familja Gjoni që kishte shtatë djem e katër vajza. Jeta në Nju Jork rikapitullon edhe një pjesë interesante të jetës së përsonazhëve të përshkruara në këtë roman ku pronari na del me prejardhje Arbereshe, ku kishte punësuar shumë shqiptarë nga, Malësia e Madhe, Shqipëria, Kosova, Struga, Dibra, Shkupi, Prizreni, Ulqini, Plava, Gucia, etj, që kishin arrtr në Nju Jork.

Figura e Tomait na del si një njohës i mirë i historisë shqiptare që kishte ndërvepruar për qeshtjen shqiptare deri në Kongresin Amerikan I ndihmuar edhe nga Gjoni, Leka, Gjeka mësuesi Kolë dhe një plejadë e shqiptareve nga Lugina e Preshevës dhe viseve të Maqedonisë. Pra është një mozaik shqiptar I ndërveprimit shqiptar i përshkruar në këtë roman sa psikologjik e etnik poaq edhe trondites sa i perket fatit të personazheve. Lekën e tundonin endrrat e kqija për babain dhe kërkon të kthehet në Malësi për ta vizituar, por një ditë tragjike peson lendime të rënda trupore gjersa po punonte në katin e katërt.
Koha në rehabilitim e tij nuk ja kishte zbehur deshiren për ta vizituar Malesinë e Madhe. Malli prinderor shuhej disi permes letërkëmbimit në mes të Lekës dhe se bijës duke e gjakuar endrrën që të takoheshin prap në vendlindje.
Raporti i mirë me Markun ia kishte ndezur idenë që vajzën ( Hanën ) e tij që gjindej në Malësi ta fejonte pikërisht me këtë djalë të formuar.
Ëndrra e Lekës për ta takuar familjen shuhet nga vdekja e tij. I zoti i shtëpisë të vdekur kurse tri zana po e prisnin plot pikëllim.
Pjesa e tretë e romanit ,, JETA NË HOT ‘’ perveq dramës së shumëfisht familjare dhe një kohe të gjatë plot mall e tensione në qender të rrëfimit romanor na shfaqet një situatë e histori e re : ,, Dashuria në mes Nikës e Hanës rritej dita ditës fshehurazi, pa ia thënë njëri tjetrit dhe pa i treguar askujt’’ por sfidë e madhe ishte martesa në mes të një fisi, pra fisit Hot.
Ky roman është rrëfim i tronditjeve të mëdha që endezohen here rreth mergimit e here rreth vuajtjes, dashurisë, pesimit, vdekjes, e shpresës. Shuarja edhe e Lizës dhe varrosja e saj pran Lekës tregon gjëmën e madhe të fatit njerëzor. Roman dramë për jetën dramatike të shqiptarëve të lidhur keq nga traditat e huaja varfëria, emigrimi diskriminimi e shkurtpamësia njerëzore. Etja në dashuri ka petkun e tragjikës në këtë roman sepse shumë mendime të erreta e mundin dy zemra të rinjësh.
Pjesa e fundit e romanit ,, VIZITA E GJONIT NË HOT TË MALËSISË ‘’ shton edhe me tepër gamen e tragjikës dhe dramës familjare sepse tani ata kanë ardhur ta fejojnë djalin me Hanën dhe të rregullojnë dokumentacionin e nevojshëm për ta marrë Hanën në Amerikë.
Në këtë Odisediadë e kaos sfidash traditash e dramash psikologjike me rastin e refuzimit të fejesës së vajzës me Gjonin dhe vendimit së saj për te mbetur gjithmonë peng i kulmit të shtepisë na zhyt në dimensione edhe me të thella të psikologjisë shqiptare dhe traditave të tyre te ngurta por edhe fisnike.
Refuzimi i Gjonit nga ana e vajzës atij do ti sillte ankth e humbje shprese, kurse pleqeria do I’ia shkaktonte humbjen familjares se saj Prenen. Vajza që kishte filluar jetën duke u marr me art e kulturë po e perjetonte vetminë e madhe dhe aromen e varrit. Një dhimbje e madhe po e shterngonte vajzën në gjoks. Ajo vdiq në praninë e fqinjeve pa asnjë familjar afër. Familja iu kishte shuar. Vdiq në duart e NIkës – dashurisë së pare dhe të fundit në jetën e saj.
Hanën e varrosën pranë prindërve të saj, Lekës dhe Prenës.
Nika në pleqëri mbeti i vetmuar pa dy të dashurat e tij; Hanën dhe nënën, Tereze. Dhe krejtë në fund mund të konstatojmë se mjeshtria rrefimore e Age Gjokaj, është një mozaik mbresëlenës në letërsi për fatin njerëzor dhe dashurinë që nuk shuhet kurrë… edhe pertej varrit e kujtesës që dhemb deri në kufinjtë e shpirtit…

*Reflektim për romanin “Kush na Mallkoi” të Age Gjokaj – Ivezaj.

Filed Under: Sofra Poetike

LATE SPRING PROMENADE

May 20, 2025 by s p

Ergin Oda/

Join us for an unforgettable Gala Evening that celebrates New York’s diversity and multicultural soul!

This production paints the city’s rich mosaic in vibrant musical colors! Like spring itself, it sweeps you into a promenade where genres and cultures blend as one, gliding from Baroque elegance to the passion of tango and the melancholy of fado in a true emotional roller‑coaster.

A standout cast, resident instrumentalists from Carnegie Hall alongside former Broadway performers, will deliver a Gala Evening that lingers in your memory.

After the concert’s kaleidoscope of spring hues, join us for a lavish cocktail reception featuring exquisite cuisine and fine wines, a chance to mingle, toast to life, and celebrate music together.

RSPV Required

TICKETS AVAILABLE: EVENTBRITE

Linkfor tickets:

https://www.eventbrite.com/e/1371886241679?aff=oddtdtcreator

WELCOME ☺️

Filed Under: Sofra Poetike

Book Promotion Event: “Who Cursed Us…!?” & “Sorrow and Hope”

May 9, 2025 by s p

Join us for a special literary celebration as the Albanian-American Writers Association and the Albanian Alliance of New Jersey proudly present a book promotion event featuring the works of author Age Gjokaj Ivezaj.

📖 Two powerful titles will be showcased:

“Who Cursed Us…!?” and “Sorrow and Hope”

🗓️ Saturday, May 24, 2025

⏰ 11:00 AM – 2:00 PM

📍 Garfield Public Library

500 Midland Ave, Garfield, NJ 07026

This event is held in collaboration with the Garfield Public Library. Come meet the author, explore themes of identity, heritage, resilience, and hope—while connecting with members of the local literary and Albanian-American communities.

Free and open to the public. All are welcome!

————————————————————————

📚 Event Promovimi i Librave: “Kush na Mallkoi…!?” & “Pikëllim dhe Shpresë” 📚

Bashkohuni me ne për një festë të veçantë letrare ndërsa Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe Aleanca Shqiptare e Nju Xhersit kanë kënaqësinë të prezantojnë promovimin e librave të autores Age Gjokaj Ivezaj.

📖 Dy tituj të fuqishëm do të prezantohen:

“Kush na Mallkoi…!?” dhe “Pikëllim dhe Shpresë”

🗓️ E shtunë, 24 maj 2025

⏰ Ora 11:00 AM – 2:00 PM

📍 Biblioteka Publike e Garfield

500 Midland Ave, Garfield, NJ 07026

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me Bibliotekën e Garfieldit. Ejani të takoni autoren, të eksploroni temat e identitetit, trashëgimisë, qëndrueshmërisë dhe shpresës—dhe të lidheni me anëtarë të komunitetit letrar dhe shqiptaro-amerikan.

Falas dhe i hapur për të gjithë. Mirë se vini!

Filed Under: Sofra Poetike

Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, martirët e parë të zhvillimit të një letërsie moderne

May 6, 2025 by s p

Bujar Leskaj/

Sot, datë 6 maj 2025, organizova promovimin e veprave: Genc Leka-Vepra dhe Vilson Blloshmi-Vepra, në kuadrin e Studimeve Politike të Institutit “Ismail Qemal Vlora”. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka ishin martirët e parë të zhvillimit të një letërsie moderne.

Gjatë referimit të mbajtur në promovimin e këtyre veprave, theksova se në asnjë vend tjetër nuk ka kaq shumë shkrimtarë të martirizuar sa pati giatë sundimit të diktaturës në Shqipëri. Tashmë që vepra e plotë e tyre ka parë dritën e botimit, jemi të bindur se metafora dhe alegoria politike në poezitë e tyre dëshmonte një fuqi të madhe paraprijëse për formimin dhe botëperceptimin iluminist të letërsisë dhe arteve në vendin tonë.

Vepra e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës janë vepra “disidente”, por si një rast i rrallë kjo disidencë është e tjetër lloji, frymore, në mënyrë figurative dhe simbolike, e ngjashme me atë të “Krishtit të Kryqëzuar”.

Mbajtën referencat e tyre, ish-deputeti dhe ish-kryetari i Bashkisë Vlorë z.Gëzim Zilja, Prof.as.dr Monika Hasani Hoshafi, Dr.Alta Azizi Haluci, si dhe përshëndeti në këtë promovim z.Bedri Blloshmi, i cili u ka kushtuar jetën veprave të Genc Lekës e Vilson Blloshmit. Në përfundim të aktivitetit, shpërndava veprat e Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit.

Filed Under: Sofra Poetike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 133
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi
  • “BORDI I PAQES”, NJË SPROVË PËR SHQIPTARËT NË NJË BOTË QË PO NDRYSHON
  • “Have You Listened to Radio Prishtina?”
  • Tribuni i lirisë, Major Abas Kupi u përkujtua në Krujë
  • KOMUNITETI KRAJAN NË NEW YORK MBAJTI MBLEDHJEN E ZHJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME TË KRYESISË SË RE TË SHOQATËS “KRAJA”
  • Fan Noli, Federata Vatra dhe John F. Kennedy: Lidhjet e Diasporës Shqiptare me Politikën Amerikane dhe Demokracinë Globale
  • Today marks the 84th anniversary of the Voice of America
  • MËRGATA SHQIPTARE, NGA KUJTESË E SË KALUARËS NË SUBJEKT AKTIV
  • Përse duhet t’i lexojmë klasikët?
  • ANNA KOHEN: Nuk harrroj vlerat humanitare dhe bujarinë e shqiptarëve
  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT