• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NARRACION I PIKËLLUESHËM PËR FATIN E KEQ NE DASHURI DHE EMIGR A CIONIN APO MURTAJA E BARDHË PËR SHQIPTARËT

May 26, 2025 by s p

Mhill Velaj*/

Tema e emigracionit, dëbimeve, masakrave, e zhberjes se krahinave është një Sagë që nuk mbaron kurrë per shqiptaret sepse tragjik ishte edhe fati I tyre për keto 2000 vjet histori. Shikuar nѱ prizmin e narracionit të këtij romani dhe planit ideo artistik që në fillim mund të themi se subjekti letrar i Age Gjokaj – Ivezaj është shumë i qëlluar njekohesisht trondites, sfidues dhe faktografik për fatin tragjik të shqiptareve me theks të veçant shqiptareve të pjesës tjetër të etnisë – pra atyre të Malësisë së Madhe. Drama familjare dhe kolektive fillon që në faqët e para të rrëfimit romanor sikur do të na pasqyroj realitetin tragjik të një familjeje e cila në breza që e sakrifikuar për lirinë e kombit.

Narratorja thekson se: ,, Babai i tij Pjetri ishte pushkatuar, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore nga regjimi komunist, ndërsa gjyshi, Gjoka, ishte vrarë në luftë nga malaziasit, në mbrojtjen e Shkodrës. Leka ishte i vetmi trashëgimtar i familjes, ai kishte mbetur jetim, akoma pa i mbushur dy vjet, u rrit vetëm me ledhatimet dhe kujdesin e nënës, babain nuk e mbante mend fare ‘’.
Është ejeta e vuajtur e shqiptareve e përshkruar në këtë roman, bazuar në kanunin e Lekës dhe gjakimit për mbijetesë. Është kumti i përbuzjës së shqiptarit nga ana e pushtetit të Malit te Zi dhe kulmit të mllefit për të emigruar në SHBA. Njeriu malësor paraqitet si i huaji në Atdheun e tij në këtë roman andaj edhe drama që i shoqeron personazhet në këtë roman është një Odisediade pikëllimi, zhgenjimesh e mbijetese.

Personazhet si ajo e Hanës, Prenes, Mrika, Gjeka, Pashkja, Kola, e Lizës etj që e mbajnë gjallë dhe dinamik rrefimin romanor personifikojnë mjerim ekonomik të jetës së Malësoreve që vuajne deri në zgripin ekzistencial si në kuptimin ekonomik poashtu edhe ate politik sepse masat e represaljet etnike ndaj shqiptareve ishin të medha. Emigracioni i Lekës për në Itali shkaku i këtyre shkaqeve të lartëcekura është një tabllo e mbijetesës së individit në kërkim të lirisë por pas një vuajtje e sakrifice të pa shoq. Në këtë roman nuk lihen pa u theksuar edhe fenomenet tradicionale anti feministe shkaku i traditave rigjide dhe botëkuptimeve fisnore dhe të Kanunit.

Fuqia narrative e e Age Gjokaj – Ivezaj ka një shtrirje shumë dimensionale duke u nisur nga jeta familjare, fisnore, krahinore e deri të ballafaqimet me ekzistenciale ekonomike e shoqerore ku individi i gjendur në mes të dilemes të heqi dore nga e kaluara atdheu e familja detyrohet ta shkëpus të kaluarën e tij nga shkaqe e rrethana demoniake të presionit politik. Ngjarja zhvillohet në gjysmen e shekullit të kaluar pra pas Luftës së Dytë botërore, ku regjimi Jugosllav kishte intensifikuar masa drastike ndaj etnisë shqiptare gjegjësisht malësorëve të Malesisë së Madhe.

Është saga e fëmijerisë e përshkruar në këtë roman dhe vuajtjet e një nëne fisnike e cila lufton me kodet zakonore, ekonominë, perplasjet e ëndrrën për ta ndertuar një jetë të re në rrethana krejtësisht të pa favorshme për mentalitetin e kohës. Janë mozaiqe letrare e faktike të rrëfyera bukur për tragjiken familjare dhe dilemes se partnereve të cilët të gjendur në mes dashurisë, krizës e mbijetesës vendosin të ndahen jo nga deshira por nga drama që iu kishte afruar atyre.

Vorbulla e mërgimit i kishte perlarë Lekën dhe Gjekën të cilët pas shumë veshtiresishë kishin arritur në portin detar. Anija ishte gati të nisej drejt Italisë. Ata bashk me mallin e plaget e tyre po mirrnin edhe një copë kujtesë por barrë shpirterore iu kishte bërë edhe sherbetoret e UDB –së. Jeta në kampet Italiane për dy protagonistet ishte pak me ndryshe sepse gjersa gjindeshin në Podgoricë ata kishin përjetuar vetëm dhunë, përbuzje e diskriminim.
Në këtë kaos jetesor figura e Ramizit na del pozitive i cili kishte arsyen e shendoshë dhe kërkonte me ngulm që ti sherbenin vendëlindjes.

Akt dramatik emocional paraqet Prena, Mrika dhe Hana të cilat futën në anije ku nga aty do emigronin në Amerike. Hana qante në heshtje. Mrika e gjorë i fshinte lotët me mëngë shpreht e reflekton autorja Ivezaj. Udhëtimi pertej Atlantikut do bëhej nga aeroporti “Fiumaicino Leonardo Da Vinçi,” për ta përqafuar me pas botën e re.
Gjatë këtij rrëfimi aq tronditës romanor si protagonist na del edhe Shaqiri me të cilin ishin njohur në kamp derisa qendronin në Itali.
Jeta e re në botën e re ( USA ) do fillonte me peripeci tregon narratorja e këtij romani por mbi të gjitha ngadhënjen ideali I punës, përkushtimi , qëllimi I mirë dhe këmbëngulja e protagonisteve.

Në krahun tjetër të botës Hana shkonte në shkollë në Hot të malësisë duke thurur endrra për jetën e kthimin e të atit. . Familja mbijetonte në të dy brigjet. Ajo gjakonte shkollimin, emancipimin dhe daljen nga rrethi vicioz. Me një fjalë I pelqente dritë e diturisë larguar nga zerat e keq e miop që nuk e kuptonin madheshtinë e endrrën E femres. Nuk ka asgjë më të rëndë në jetë për pleqërinë sesa vetmia thekson narratorja e romanit duke reflektuar në kohë e hapesirë për sagën familjare të protagonisteve. Në këtë vorbull ideshë e perplasje të mentaliteteve nuk mungojnë as polemikat, fiksionet e tendencat për refuzim për tu shkolluar por mbi të gjitha ngadhenjen vizioni se ,, femra shqiptare duhej të shkollohej ‘’ dhe të bëhej zot i fatit të saj.

Në këtë litar kohe të mentaliteteve të ngurtësuara zhvillohet drama familjare për emancipim, thyerje tabushë e për tu shkolluar apo për ti qendruar besnik traditës kanunore dhe pasojave e mentalitetit të pushtuesve. Vajza e etur për emancipim po luftonte me mullinjtë e eres dhe kokat e trazuara e të ngurtësuara të prindërve dhe rrethit se ku jetonte ngre kumtin rrefimtarja Age Ivezaj. Familjaret e saj edhepse të emigruar në shtetin me të integruar të botës prap se prap kishin mbetur peng të traditës dhe ideve rigjide që vendnumerojnë në kohë e hapesirë. Ketij shtegu iluminizmi e emancipimi iu kishin bashkangjitur edhe shoqet e saj Katrinën dhe Marijen, keshtuqe akujt e paragjykimeve kishin filluar të shkriheshin.

Netet e dimrit me borë dhe monotonia nuk ishin asgjë për protagonisten e romanit në raport me mungesen e indiferencën e prindit të saj. Po perplaseshin dy mentalitete e shumë fate njerezore perbrënda një drame më shumë akter e pak maska.
Perbrenda dashurisë Tabu në Malësi dhe gjakimit për emancipim heronjtë e rrëfimit romanit mbesin në luftë të përhershme. Vajza e bukur ka luftë me fisin sepse në traditën e Malesisë duhej ruajtur vija e gjakut dhe lulet e bukura mund të mbinin vetëm në bjeshkën tjetër.
Ky roman i Age Gjokaj – Ivezaj ka elemente edhe etnopsikologjike sepse aty rrefehen e shperfaqen shumë zakone tribale, egoizmi e indiferentizmi mashkullor në raport me familjen, kriza ekonomike, refuzimet e mohimet në dashuri, mbetjet ideologjike dhe sakrificën e gruas malesore shperndarë në shumë fronte të jetës.

Hoti, Gruda, Këlmendi, Shkreli, Kastrati, Trieshi dhe Koja, mbesin të gjalla gjatë rrëfimit të këtij romani. Aty është tharmi i memorizimit të romanit dhe autores. NË PJESËN E ROMANIT ,, FILLIMET NË NJU JORK ‘’ pershkruhen 4 vite të kaluara në qytetin shumë milionesh, krejt ndryshe nga Malesia e madhe dhe për një familje të ndarë në dysh emocionalisht dhe fizikisht mes gjakimit për ta ruajtur traditen dhe emigrimit pa adresë. Ketu na del në pah edhe familja Gjoni që kishte shtatë djem e katër vajza. Jeta në Nju Jork rikapitullon edhe një pjesë interesante të jetës së përsonazhëve të përshkruara në këtë roman ku pronari na del me prejardhje Arbereshe, ku kishte punësuar shumë shqiptarë nga, Malësia e Madhe, Shqipëria, Kosova, Struga, Dibra, Shkupi, Prizreni, Ulqini, Plava, Gucia, etj, që kishin arrtr në Nju Jork.

Figura e Tomait na del si një njohës i mirë i historisë shqiptare që kishte ndërvepruar për qeshtjen shqiptare deri në Kongresin Amerikan I ndihmuar edhe nga Gjoni, Leka, Gjeka mësuesi Kolë dhe një plejadë e shqiptareve nga Lugina e Preshevës dhe viseve të Maqedonisë. Pra është një mozaik shqiptar I ndërveprimit shqiptar i përshkruar në këtë roman sa psikologjik e etnik poaq edhe trondites sa i perket fatit të personazheve. Lekën e tundonin endrrat e kqija për babain dhe kërkon të kthehet në Malësi për ta vizituar, por një ditë tragjike peson lendime të rënda trupore gjersa po punonte në katin e katërt.
Koha në rehabilitim e tij nuk ja kishte zbehur deshiren për ta vizituar Malesinë e Madhe. Malli prinderor shuhej disi permes letërkëmbimit në mes të Lekës dhe se bijës duke e gjakuar endrrën që të takoheshin prap në vendlindje.
Raporti i mirë me Markun ia kishte ndezur idenë që vajzën ( Hanën ) e tij që gjindej në Malësi ta fejonte pikërisht me këtë djalë të formuar.
Ëndrra e Lekës për ta takuar familjen shuhet nga vdekja e tij. I zoti i shtëpisë të vdekur kurse tri zana po e prisnin plot pikëllim.
Pjesa e tretë e romanit ,, JETA NË HOT ‘’ perveq dramës së shumëfisht familjare dhe një kohe të gjatë plot mall e tensione në qender të rrëfimit romanor na shfaqet një situatë e histori e re : ,, Dashuria në mes Nikës e Hanës rritej dita ditës fshehurazi, pa ia thënë njëri tjetrit dhe pa i treguar askujt’’ por sfidë e madhe ishte martesa në mes të një fisi, pra fisit Hot.
Ky roman është rrëfim i tronditjeve të mëdha që endezohen here rreth mergimit e here rreth vuajtjes, dashurisë, pesimit, vdekjes, e shpresës. Shuarja edhe e Lizës dhe varrosja e saj pran Lekës tregon gjëmën e madhe të fatit njerëzor. Roman dramë për jetën dramatike të shqiptarëve të lidhur keq nga traditat e huaja varfëria, emigrimi diskriminimi e shkurtpamësia njerëzore. Etja në dashuri ka petkun e tragjikës në këtë roman sepse shumë mendime të erreta e mundin dy zemra të rinjësh.
Pjesa e fundit e romanit ,, VIZITA E GJONIT NË HOT TË MALËSISË ‘’ shton edhe me tepër gamen e tragjikës dhe dramës familjare sepse tani ata kanë ardhur ta fejojnë djalin me Hanën dhe të rregullojnë dokumentacionin e nevojshëm për ta marrë Hanën në Amerikë.
Në këtë Odisediadë e kaos sfidash traditash e dramash psikologjike me rastin e refuzimit të fejesës së vajzës me Gjonin dhe vendimit së saj për te mbetur gjithmonë peng i kulmit të shtepisë na zhyt në dimensione edhe me të thella të psikologjisë shqiptare dhe traditave të tyre te ngurta por edhe fisnike.
Refuzimi i Gjonit nga ana e vajzës atij do ti sillte ankth e humbje shprese, kurse pleqeria do I’ia shkaktonte humbjen familjares se saj Prenen. Vajza që kishte filluar jetën duke u marr me art e kulturë po e perjetonte vetminë e madhe dhe aromen e varrit. Një dhimbje e madhe po e shterngonte vajzën në gjoks. Ajo vdiq në praninë e fqinjeve pa asnjë familjar afër. Familja iu kishte shuar. Vdiq në duart e NIkës – dashurisë së pare dhe të fundit në jetën e saj.
Hanën e varrosën pranë prindërve të saj, Lekës dhe Prenës.
Nika në pleqëri mbeti i vetmuar pa dy të dashurat e tij; Hanën dhe nënën, Tereze. Dhe krejtë në fund mund të konstatojmë se mjeshtria rrefimore e Age Gjokaj, është një mozaik mbresëlenës në letërsi për fatin njerëzor dhe dashurinë që nuk shuhet kurrë… edhe pertej varrit e kujtesës që dhemb deri në kufinjtë e shpirtit…

*Reflektim për romanin “Kush na Mallkoi” të Age Gjokaj – Ivezaj.

Filed Under: Sofra Poetike

LATE SPRING PROMENADE

May 20, 2025 by s p

Ergin Oda/

Join us for an unforgettable Gala Evening that celebrates New York’s diversity and multicultural soul!

This production paints the city’s rich mosaic in vibrant musical colors! Like spring itself, it sweeps you into a promenade where genres and cultures blend as one, gliding from Baroque elegance to the passion of tango and the melancholy of fado in a true emotional roller‑coaster.

A standout cast, resident instrumentalists from Carnegie Hall alongside former Broadway performers, will deliver a Gala Evening that lingers in your memory.

After the concert’s kaleidoscope of spring hues, join us for a lavish cocktail reception featuring exquisite cuisine and fine wines, a chance to mingle, toast to life, and celebrate music together.

RSPV Required

TICKETS AVAILABLE: EVENTBRITE

Linkfor tickets:

https://www.eventbrite.com/e/1371886241679?aff=oddtdtcreator

WELCOME ☺️

Filed Under: Sofra Poetike

Book Promotion Event: “Who Cursed Us…!?” & “Sorrow and Hope”

May 9, 2025 by s p

Join us for a special literary celebration as the Albanian-American Writers Association and the Albanian Alliance of New Jersey proudly present a book promotion event featuring the works of author Age Gjokaj Ivezaj.

📖 Two powerful titles will be showcased:

“Who Cursed Us…!?” and “Sorrow and Hope”

🗓️ Saturday, May 24, 2025

⏰ 11:00 AM – 2:00 PM

📍 Garfield Public Library

500 Midland Ave, Garfield, NJ 07026

This event is held in collaboration with the Garfield Public Library. Come meet the author, explore themes of identity, heritage, resilience, and hope—while connecting with members of the local literary and Albanian-American communities.

Free and open to the public. All are welcome!

————————————————————————

📚 Event Promovimi i Librave: “Kush na Mallkoi…!?” & “Pikëllim dhe Shpresë” 📚

Bashkohuni me ne për një festë të veçantë letrare ndërsa Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe Aleanca Shqiptare e Nju Xhersit kanë kënaqësinë të prezantojnë promovimin e librave të autores Age Gjokaj Ivezaj.

📖 Dy tituj të fuqishëm do të prezantohen:

“Kush na Mallkoi…!?” dhe “Pikëllim dhe Shpresë”

🗓️ E shtunë, 24 maj 2025

⏰ Ora 11:00 AM – 2:00 PM

📍 Biblioteka Publike e Garfield

500 Midland Ave, Garfield, NJ 07026

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me Bibliotekën e Garfieldit. Ejani të takoni autoren, të eksploroni temat e identitetit, trashëgimisë, qëndrueshmërisë dhe shpresës—dhe të lidheni me anëtarë të komunitetit letrar dhe shqiptaro-amerikan.

Falas dhe i hapur për të gjithë. Mirë se vini!

Filed Under: Sofra Poetike

Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, martirët e parë të zhvillimit të një letërsie moderne

May 6, 2025 by s p

Bujar Leskaj/

Sot, datë 6 maj 2025, organizova promovimin e veprave: Genc Leka-Vepra dhe Vilson Blloshmi-Vepra, në kuadrin e Studimeve Politike të Institutit “Ismail Qemal Vlora”. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka ishin martirët e parë të zhvillimit të një letërsie moderne.

Gjatë referimit të mbajtur në promovimin e këtyre veprave, theksova se në asnjë vend tjetër nuk ka kaq shumë shkrimtarë të martirizuar sa pati giatë sundimit të diktaturës në Shqipëri. Tashmë që vepra e plotë e tyre ka parë dritën e botimit, jemi të bindur se metafora dhe alegoria politike në poezitë e tyre dëshmonte një fuqi të madhe paraprijëse për formimin dhe botëperceptimin iluminist të letërsisë dhe arteve në vendin tonë.

Vepra e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës janë vepra “disidente”, por si një rast i rrallë kjo disidencë është e tjetër lloji, frymore, në mënyrë figurative dhe simbolike, e ngjashme me atë të “Krishtit të Kryqëzuar”.

Mbajtën referencat e tyre, ish-deputeti dhe ish-kryetari i Bashkisë Vlorë z.Gëzim Zilja, Prof.as.dr Monika Hasani Hoshafi, Dr.Alta Azizi Haluci, si dhe përshëndeti në këtë promovim z.Bedri Blloshmi, i cili u ka kushtuar jetën veprave të Genc Lekës e Vilson Blloshmit. Në përfundim të aktivitetit, shpërndava veprat e Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit.

Filed Under: Sofra Poetike

“Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”

May 4, 2025 by s p

Instituti Albanologjik i Prishtinës/

Më 30 prill 2025, në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë, u zhvillua një tjetër takim pune i rëndësishëm i grupit hartues të projektit “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë: akademik Valter Memishaj (sekretar shkencor i Fjalorit dhe hartues), prof. asoc. dr. Anila Kananaj (hartuese dhe koordinatore), msc. Eglantina Shtylla dhe msc. Engjëllushe Karaj (hartuese).

Instituti Albanologjik i Prishtinës u përfaqësua nga: prof. dr. Shefkije Islamaj (hartuese dhe anëtare e redaksisë së Fjalorit), prof. asoc. dr. Naim Berisha (hartues dhe ushtrues i detyrës së drejtorit të Institutit), prof. asoc. dr. Abdurrahim Maxhuni (hartues dhe shef i Degës së Gjuhësisë në IAP), si dhe prof. ass. dr. Sejdi M. Gashi (hartues).

“Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” është projekt madhor dhe gjithëpërfshirës, që po realizohet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, nëpërmjet Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës, si dhe me disa institucione tjera akademike në hapësirat mbarëkombëtare.

Aktualisht, puna për përmbylljen sa më shpejt të Fjalorit ka arritur në një fazë të rëndësishme për nga volumi dhe cilësia e përmbajtjes. Deri tani janë përpunuar rreth 103.000 fjalë, mbi 12.500 njësi frazeologjike, 1.400 shprehje të paasimiluara, 1.200 akronime, rreth 4.000 emërtime të pathjeshta dhe afro 3.000 – 4.000 fjalë të përfshira brenda lemave të tjera. U konstatua me kënaqësi se procesi hartues dhe redaktues në nivelin e parë është përmbyllur.

Megjithatë, puna vazhdon në redaktimin shkencor, në njësimin e elementeve gramatikore dhe të formulave të shpjegimit të kuptimeve, si dhe në shtimin e fjalëve e kuptimeve të reja të nxitura nga analiza e korpusit apo nga vjeljet në proces. U diskutuan dhe u zgjidhën çështje të rëndësishme të harmonizimit dhe të unifikimit teknik e përmbajtësor. Po ashtu, u nënvizua rëndësia e zgjerimit dhe përpunimit të mëtejshëm të korpusit leksikografik, duke ruajtur frymën e mirë të bashkëpunimit mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Në kuadër të kësaj vizite pune në Prishtinë, grupi i hartuesve të Fjalorit u prit gjithashtu në një takim të veçantë nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik, prof. asoc. dr. Naim Berisha. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për projekte të reja me karakter kombëtar në fushën e albanologjisë, të cilat parashikohet të nisin në një të ardhme të afërt. Këto projekte do të mbështeten mbi bashkëpunimin e qëndrueshëm ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të studimeve albanologjike në hapësirën mbarëkombëtare.

Në përmbyllje, akademik Valter Memishaj falënderoi të gjithë hartuesit për angazhimin, mirëkuptimin dhe arritjen e objektivave të planifikuara, duke vënë theksin te rëndësia që ky projekt ka për pasurimin dhe njësimin e gjuhës shqipe në nivel mbarëkombëtar.

Filed Under: Sofra Poetike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT