• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) u prit në një takim të veçantë pune nga Presidentja e Republikës së Kosovës, SH.S. Znj. Vjosa Osmani – Sadriu

December 17, 2022 by s p

Prishtinë, 16 Dhjetor 2022.

Në vijim të vizitës zyrtare në Prishtinë, delegacioni i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), u prit në një takim të veçantë pune nga Presidentja e Republikës së Kosovës, SH.S. Znj. Vjosa Osmani – Sadriu.

Gjatë këtij takimi, u shkëmbyen mendime e vlerësime në lidhje me zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe në rajon, si dhe sugjerime mjaft të vlefshme për bashkërendimin e përpjekjeve e iniciativave, në funksion të zgjidhjes së situatës së krijuar në veriun e Kosovës, si dhe të avancimit të përmbushjes së objektivave eurointegruese të vendeve tona.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerësoi kredencialet demokratike të Republikës së Kosovës, si një shembull për të gjithë rajonin. Në këtë kontekst, u vlerësua si një ngjarje sa historike, aq edhe e argumentuar e plotësisht e mbështetur në arritjet e standarteve të kërkuara evropiane nga ana e Republikës së Kosovës, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Anëtarët e KASH dhe Presidentja Osmani theksuan rëndësinë e përqëndrimit të të gjitha përpjekjeve në drejtim të negociatave Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuara nga BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkundër përpjekjeve te Beogradit, edhe nëpërmjet veglave të tij në veriun e Kosovës, për të përshkallëzuar artificialisht tensionet, me qëllim bllokimin e negociatave për normalizimin dhe njohjen reciproke të dy vendeve, që do të shërbenin për forcimin e mëtejshëm të paqes, sigurisë e zhvillimit ekonomik të të gjithë rajonit.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) beson se unifikimi i faktorit politik shqiptar dhe kapërcimi i ndasive politike për përballimin e situatës së krijuar me Serbinë, janë me një rëndësi themelore kombëtare.

Presidentja Osmani u shpreh se ndjek me vëmendjen më të madhe veprimtarinë e KASH dhe vlerësoi rolin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë në këto momente delikate për Kosovën. Presidentja kërkoi një angazhim edhe më të madh për të ndihmuar me përvojën dhe kontaktet tona, por edhe me vlerësime gjeopolitike, në mbështetje të Kosovës dhe institucioneve te saj.

Filed Under: Politike

VATRA PËRSHËNDET APLIKIMIN E KOSOVËS PËR ANËTARËSIM NË BASHKIMIN EUROPIAN

December 15, 2022 by s p

New York, 15 Dhjetor 2022 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA përshëndet dhe mbështet aplikimin e shtetit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ky është një akt historik për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

E ardhmja e shtetit të Kosovës është pa dyshim familja e madhe europiane, BE dhe Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO. Kosova përfaqëson më së miri vlerat dhe aspiratat evropiane.

Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm vitet e fundit në konsolidimin e institucioneve, forcimin e demokracisë, respektimin e shtetit ligjor, luftën ndaj korrupsionit, respektimin e lirive e të drejtave themelore të njeriut, transformimin rrënjësor të shtetit në standarde për ta sjellë sa më afër Bashkimit Evropian.

Pranimi sa më parë i Kosovës në BE dhe NATO rrit sigurinë, paqen, stabilitetin, zhvillimin dhe bashkëpunimin në Ballkan e më gjërë.

VATRA dhe shqiptaro-amerikanët do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar shtetin e Kosovës në në rrugën e saj drejt BE-së dhe integrimit europian.

Për Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA
Kryetari
Elmi Berisha

Filed Under: Politike Tagged With: Be, Elmi Berisha, kosova, Vatra

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe Vatra nderojnë Dalip Grecën më 22 Dhjetor 2022

December 14, 2022 by s p

Union i Gazetarëve Shqiptarë në bashkëpunim me Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA do të nderojnë Dalip Grecën, Editorin e Diellit (2009-2021), Pas Vdekjes, me çmimin Karriera.

Pjesë e kësaj ceremonie do të bëhet edhe promovimi i librit të Kryetarit të Unionit të Gazetarëve z.Aleksandër Çipa “Dheas të fjalës”.

Ceremonia do të zhvillohet në Selinë Qëndrore të Federatës Vatra: 2437 Southern Blvd, The Bronx, NY 10458, ditën e Enjte, 22 Dhjetor 2022, ora 6 PM.

Ftohen mediat dhe komuniteti të marrë pjesë.

Filed Under: Politike Tagged With: dalip greca

VATRA DËNON SHOVINIZMIN SERBO-RUS NË VERI TË KOSOVËS

December 13, 2022 by s p

New York, 13 Dhjetor 2022- Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA ndjek me shqetësim në rritje situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe dënon shovinizmin serbo-rus.

Federata VATRA dhe shqiptaro-amerikanët mbështesin fuqishëm shtetin e Kosovës, Institucionet demokratike dhe ligjzbatuese, integritetin territorial, sovranitetin e paprekshëm, rendin, sigurinë publike dhe të mirën e qytetarëve të Kosovës.

Serbia e ka humbur përgjithmonë luftën me Kosovën.

Federata Vatra dënon ashpër çdo shfaqje dhune, tensioni, bllokimi dhe provokimi me regji në Beograd e Moskë. Asnjë strukturë paralele kriminale që vepron me regji të Moskës e Beogradit nuk do tolerohet në veri të Kosovës.

Federata Vatra mbështet me çdo kusht e çdo mjet sundimin e ligjit, sigurinë, kushtetushmërinë, paqen dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve në Kosovë.

Federata Vatra inkurajon dhe fton aletatët ndërkombëtarë të kombit shqiptarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Perëndimin që të dënojnë dhe ndalojnë këtë shovinizëm që minon në rajon sigurinë, stabilitetin dhe ligjshmërinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës e më gjërë.

VATRA apelon për qetësi, dialog, bashkëpunim e bashkëbisedime mes Kosovës e Serbisë deri në njohjen përfundimtare.

Me shqetësim dhe pranë Kosovës

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Politike Tagged With: Elmi Berisha

STOP KERCENIMEVE DHE PROVOKIMEVE SLLAVE. QEVERIA E DARDANISE KA PERGJEGJESINE TE RIVENDOSE RENDIN NE VERI NE BASHKEPUNIM ME PARTNERET PERENDIMORE

December 12, 2022 by s p

Dr. Dritan Demiraj/

Prej disa vitesh kam denoncuar neper shkrime dhe intervista per provokimet serbe ne veriun e Dardanise, per mbeshtetjen e tyre me inteligjence, nga ana financiare, logjistike dhe me pajisje luftarake te grupeve mercenare serbe te cilat perdoren dhe urdherohen nga BIA dhe lidershipi i Serbise.

Nga ana tjeter keto provokime jane krejtesisht ne linje me politiken e jashtme ruse te mbeshtetjes se grupeve “proxy” per te destabilizuar situaten ne vendet e tyre te interesit ne menyre te fshehte, duke perdorur ato metoda qe ne rusisht sherbimi GRU dhe SVR i quan ‘maskirovka’, nepermjet kombinimit te masave aktive (aktivnyye meropriyaatiya), luftes asimetrike (asimetrichnym), konfrontimit informativ (informatsionnoye protivoborstvo), sulmeve kibernetike dhe doctrines ruse te luftes se gjenerates se re (RNGW).

Situata e sigurise ne veri vazhdon te jete e tencionuar jo vetem per shkaqet sa me larte, por edhe per fajin e qeverise se Dardanise dhe politikes jo te prere qe po ndjek BE dhe SHBA ne raport me Serbine.

Çdo dite e me shume qe kalon, sa me shume qe tolerohet Serbia te provokoje qeverine dhe popullin e Dardanise, aq me shume diplomacia perendimore genjen veten se po ti jape edhe pak kohe me shume Serbise, do te çlirohet nga Rusia dhe do te afrohet nga perendimi.

Aleksander Vuçiçi ne çdo rast me ze, figure, deklarata dhe vendime e ka treguar orientimin dhe vartesine e tij nga Putini gje te cilen e pranoi se fundi edhe gjate samitit Europian me Tirane.

Toleranca e metejshme, mosdenimi dhe marrja e masave konkrete per keto rreziqe dhe kercenime qe ben vazhdimisht presidenti i Serbise bashke me kryeministren e tij perfshire edhe kete te fundit se do fusin me Dardani 1000 ushtare serb, po krijojne nje precedent te rrezikshem nga njera ane duke krijuar idene sikur NATO e ka frike Serbine dhe nga ana tjeter sikur nuk ka interes shume te madh ne kete rajon per shkak te luftes ne Ukraine.

Gjykoj se sa me shume qe te tolerohet kjo situate, aq me shume mund krijohen kushtet qe ne nje moment te caktuar, nepermjet nje skenari per te cilat ruset dhe serbet ‘dallohen’, situata te agravoje ne nivele te frikshme.

Ketij qellimi i sherben edhe infiltrimi i mercenareve serbe dhe ruso sllave ne veri te vendit nga Grupi Wagner por jo vetem, nga shefat e tyre ne Moske te cilet gjenden atje ne pritje te nje urdheri per te ekzekutuar skenarin e percaktuar.

Kjo situate e tencionuar i intereson padyshim presidentit Putin qe te terheqe vemendjen dhe te demtoje unifikimin e aleances nga asistenca ushtarake ne Ukraine dhe te ule presionin e krijuar ne frontin e lindjes dhe ne jug.

Dardania eshte çliruar me ndihmen e Amerikes ne vitin 1999. Liria e saj është fituar me gjakun e luftetareve trime te UÇK-se dhe pavaresisht presioneve te vazhdueshme te Milosheviçeve ne pushtet sot ne Serbi, nuk mund të falet në tavolinën e bisedimeve.

Varianti i shkëmbimit të territoreve ështē një kerkese e padrejte dhe një intrigë politike e Serbisë per krijimin e “ Botës serbe”, fatkeqesisht e përkrahur nga politikanë të korruptuar dhe tradhtare shqiptarë ne te tri krahet e kufirit.

Ne gjykimin tim, Serbia nuk duhet te perkedhelet dhe te tolerohet, deri ne momentin kur qeveria e saj te pranoje genocidin historik qe ka realizuar pergjate dekadave te fundit kunder popullit Shqiptar, pa paguar gjithashtu demshperblimet per grabitjen e pasurise kombetare te Dardanise.

SHBA-te si vendi qe drejtuan fushaten kunder kriminelit te Ballkanit Sllobodan Milosheviç, si vendi qe ka ndihmuar pergjate gjithe historise vendin tone, kane forcen dhe pergjegjesine qe te na ndihmojne me tej ne forcimin e ushtrise dhe te shtetndërtimit të Dardanise.

Në kete kendveshtrim per keto arsye por edhe shumë te tjera, Serbia ne rast se nuk ndryshon qendrim vazhdon te jete armiku me i rrezikshëm i Kombit Shqiptar por edhe i sigurisë ne rajon.

Prandaj ka vetem nje zgjidhje, qe ne bashkepunim me SHBA-te, forcat e NATO-s dhe forcat e policise se Dardanise, të planifikohet dhe ekzekutohet me profesionalizem nje operacion i gjere anti-terrorist per arrestimin dhe shkaterrimin perfundimtar te strukturave paralele kriminale qe veprojne ne veri.

Ka ardhur koha qe ne Ballkanin Perendimor te mos lejohen me vatra nga ku Rusia dhe aleatet e saj ne Ballkan te kercenojne sigurine dhe te destabilizojne rendin në rajon.

Filed Under: Politike Tagged With: Dritan demiraj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 186
  • 187
  • 188
  • 189
  • 190
  • …
  • 668
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT