Marko Kepi, kandidati republikan për Këshillin e Bashkisë Nju Jork, në një deklaratë për mediat ka sqaruar opinionin publik rreth përplasjes në Komisionin e Numërimit të votave, padinë për racizëm dhe manipulim rezultatesh si pasojë e mos numërimit të votave shqiptare. Marko Kepi akuzon Georgia Kontzamanis, me pozicion Drejtoreshë e KQZ-së në Nju Jork e cila sipas Kepit ka provuar çdo mundësi brenda dhe jashtë ligjit që shqiptarëve në Staten Island Nju Jork mos t’u numërohen votat. Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Kepit së bashku me politikanë të tjerë grekë- amerikan kanë bërë të mundur mohimin e numërimit të votave të 370 shqiptarëve, e ndërsa politikanë shqiptarë në Nju Jork po heshtin. Georgia, sipas Marko Kepit është një aktiviste e Komunitetit Grek në Nju Jork dhe një nga Drejtueset e Parades Greke në Manhattan ku çdo vit marshojnë me parulla “Vorio Epiri” dhe propoganda të ndryshme. Një rast që vlen për t’u përmendur është kur Marko Kepi organizoi Paraden për Çamërinë në zemër të Nju-Jorkut, Georgia përdori pushtetin e saj brenda partisë së vetë asaj Republikane që Senatori Golden, t’a pushonte Kepin nga puna, nga zyra dhe ambientet e tij, ku Kepi për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e stafit të Senator Marty Golden, por ky i fundit ka refuzuar në mënyrë kategorike të bëjë një veprim që i kërkohej patjetër për heqjen nga puna të Kepit. Në fushatën për Asamble që Kepi garoi kundër Michael Tannousis, ajo drejtoi fushatën e grekut kundra Kepit dhe bëri gjithçka që shqiptarët e sapo regjistruar për të votuar mos të kishin të drejtë vote në “primary” gjë që i kushtoi Kepit rreth 800 vota. Ndërsa këtë vit që matematikisht Kepi ka fituar, Georgia Kontzamanis ka ndaluar numërimin e 370 votave të shqiptarëve dhe KQZ i dha Kepit vetëm 7 ditë që ti kontaktojë 370 shqiptarë që të firmosnin formularin ku ato vërtetonin se kanë votuar dhe vota e tyre t’u numërohet. Për shkak të afatit të shkurtër kohor dhe shumë shqiptarë u gjenden në pushime, ekipi i Kepit siguroi 330 firma nga 370 që përsëri i siguronin Kepit fitoren me 130 vota plus. KQZ e Shtetit te Nju Jorkut dha urdhërin që çdo votë të numërohet me 15 Korrik. Kur filloi numërimi nga 156 zarfa që u hapen 155 vota ishin të Kepit. Në atë moment KQZ lokale Staten Island ndaloi numërimin e 175 votave që kishin mbetur dhe i quajti “të pa vlefshme”. Sot kundërshtari i Kepit është vetëm 41 vota përpara që e çon këtë garë sipas ligjit në gjygj dhe në rinumerim të çdo vote nga fillimi i procesit. E gjitha kjo lojë po bëhet që të përfitojë kundërshtari demokrat që Kepi të ketë sa më pak kohë të bëjë fushatë në garën gjenerale që cakton fituesin e Këshillit Bashkiak Qarku 50. Rinumërimi i votave fillon më 27 Korrik 2021 dhe seanca gjygjësore fillon më 9 Gusht 2021. Dita e votimeve gjenerale është më 2 Nëntor 2021- thuhet në deklaratën publike të kandidatit republikan Marko Kepi.
ZBULIMI I VARRIT MASIV NË PËRMET…
ZBULIMI I VARRIT MASIV NË PËRMET – PËRGJEGJËSIA E INSTITUCIONEVE SHTETËRORE DHE NDËRKOMBËTARE/

NGA FRANK SHKRELI/
Mediat shqiptare njoftuan pardje, zbulimin e një varri masiv të viktimave të komunizmit në Përmet. Zbulimi u bë aksidentalisht nga një firmë ndërtimi. Për një shumicë të mediave shqiptare, zbulimi i këtij varri masiv, u trajtua si diçka e re, si një “lajm”, sikur nuk e dinin deri tani se anë e mbanë Shqipërisë, ka varre masive të tilla nga periudha e komunizmit, të zbuluara dhe të pazbuluara. Varre të tilla masive viktimash të pafajshme të komunizmit ka gjithandej, të nderuar: Buzë Dajtit, nën pallatet e larta në Tiranë dhe në qytete të tjera. Në brigjet e liqenjve due të lumenjve. Shkoni kërkoni brigjeve të Lumit Buna dhe Drinit në Veri të vendit, si dhe përgjatë kufirit, mund të shkelni mbi to kudo. Do “zbuloni” mjaft eshtra, megjithëse eshtrat e shumë viktimave të komunizmit, lumi Buna dhe Drini i kanë përcjellë në Adriatik due nuk gjënden më, përfshirë edhe eshtrat e At Gjergj Fishtës dhe të shumë anëtarëve të elitës antikomuniste, jo vetëm në Veri, por anembanë Shqipërisë.
Heshtja e medias, heshtja dhe mosveprimi i organeve qeveritare dhe shtetërore shqiptare, heshtja e përfaqësive diplomatike Perëndimore në Tiranë — në lidhje me varrezat masive të komunizmit në Shqipëri është e turpshme, moralisht dhe ligjërisht e pamundur për t’u mbrojtur, as në nivel kombëtar, as ndërkombëtar. Fatkeqësisht, duket sikur ekziston një marrëveshje e shëmtuar, e heshtur midis të gjitha këtyre palëve, për të mos i trazuar ujërat për krimet e komunizmit dhe për të mos u përballur seriozisht me të kaluarën komuniste në Shqipëri. E kam thënë shpeshherë, kjo heshtje është e turpshme due e pa moralshme, sidomos, për Perëndimorët në Tiranë, të cilët, ndryshe nga kjo klasë politike shqiptare e tre dekadave të kaluara, për çështje të tilla, diplomatët perëndimorë duhej të udhëhiqeshin nga vlera të tjera morale dhe drejtësie për çeshtje të tilla siç janë krimet e komunizmit në atë vend.
Nuk mund të vendoset një drejtësi e re në Shqipëri pa u marrë me krimet e vjetra të komunizmit në Shqipëri dhe nuk mund të heshtë drejtësia e re,përfshirë SPAK-un ndaj përgjegjësisë dhe pandëshkueshmërisë për ato krime nga organet e sotme të drejtësisë shqiptare. Të gjithë Perëndimorët deklarohen shpesh se mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Vërtetë!? Si mund të konsiderohet anëtarësimi i Shqipërisë në BE kur, si asnjë vend tjetër në Evropë, Shqipëria ka refuzuar për tre dekada tani për t’u përballur, seriozisht, me krimet e komunizmit? Flitet për vlera të përbashkëta me perëndimin, apo jo. Për të cilat vlera?
“Fatkeqësisht, duket sikur ekziston një marrëveshje e shëmtuar midis të gjitha këtyre palëve, për të heshtur për krimet e komunizmit dhe për të mos u përballur seriozisht me të kaluarën komuniste në Shqipëri”
“Heshtja e medias, heshtja dhe mosveprimi i organeve qeveritare dhe shtetërore shqiptare, heshtja e përfaqësive diplomatike Perëndimore në Tiranë, është e turpshme, moralisht dhe ligjërisht e pamundur për t’u mbrojtur”.
Thua nuk e di Ministria e Brendshme se ku gjenden varreza të tilla masive anembanë Shqipërisë? Prokuroria vendase duke marrë parasysh deklaratën e Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë ku njoftoi, dy javë pasi ishin zbuluar varrezat, se ato mund të ishin të kohës së mesjetës. A nuk mund të bashkrendojnë informacionin për këto varreza, Ministria e Mbrendshme, Ministria e Kulturës dhe Prokuroria për periudhën që i përkasin këto varreza. Duket se institucionet vendit kanë diçka për fshehur. Pyetja që çdo shqiptar/e duhej të bëjë, pse nuk bëhet më shumë për të identifikuar varreza të tilla masive dhe për t’i mbrojtur si vende të shenjta, jo vetëm në Përmet por anë e mbanë Shqipërisë, me qëllim, mbi të gjitha, për të lehtësuar dhimbjet e familjeve të atyre viktimave të pafajshme të komunizmit, por edhe epër hir të së vërtetës historike? Unë e kam ndjekur deri diku veprimtarinë në Shqipëri të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. Pse nuk pyet media se pse nuk zbatohet një marrëveshje për gjetjen e personave të zhdukur në komunizëm, midis këtij enti ndërkombëtar dhe qeverisë, shqiptare?
Ja rekomandimet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur:
Autori i shkrimit, Frank Shkreli ka botuar në gazetën “Telegraf” më, 2 qershor 2021, edhe shkrimin me titull “Të zhdukurit e periudhës komuniste në Shqipëri kërkojnë drejtësi!”, ku lexuesit tanë mund ta gjejnë në këtë
Zyra e Presidentes së Kosovës, institucioni më transparent në Ballkanin Perëndimor
PRISHTINË, 16 Korrik 2021-Gazeta DIELLI/ Rrjeti Ballkanik i gazetarisë Hulumtuese- BIRN, ka publikuar një raport rajonal vlerësues të transparencës qeveritare dhe llogaridhënies në Ballkanin Perëndimor, në të cilin Zyra e Presidentes Vjosa Osmani gjatë kohës sa ajo ishte ushtruese detyre është cilësuar institucioni më transparent në rajon në vitin 2020. Vlerësimi ka përfshirë institucione nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina. Sipas Raportit të BIRN, të dhënat e Zyrës së Presidentit të mëparshëm ishin krejtësisht e kundërta; kërkesat për të drejtë informimi nuk merrnin asnjë përgjigje ose refuzoheshin pavarësisht detyrimit ligjor. “Që nga 5 nëntori 2020, kur Vjosa Osmani u emërua Presidente në detyrë e Kosovës, të gjitha kërkesat për të drejtë informimi nga gazetarët e BIRN (si fatura shpenzimesh, të dhëna financiare, ose procesverbale takimesh) janë zbuluar plotësisht, dhe në një kohë rekord, madje edhe para përfundimit të afatit ligjor”, thuhet në Raportin e BIRN-it. Për periudhën 6 nëntor 2020 e deri ne fund te vitit 2020, Zyra e Presidentes ka pranuar 9 kërkesa për qasje ne dokumente publike. Këto kërkesa janë bërë një nga një person fizik, një nga një anëtarë i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregullore te Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, si dhe shtatë nga mediat. Në një diskutim të organizuar nga BIRN, Artan Murati, zëvendësshef i stafit të Presidentes, ka thënë se kjo transparencë e Zyrës është më shumë se vlerësim, përgjegjësi. Sipas tij, Zyra e Presidentes, është dhe do të jetë e hapur ndaj çdo kërkese të shtruar, duke ofruar informacionet e kërkuara. “Kemi hapur Zyrën përballë mediave, duke lehtësuar punën e tyre dhe duke dëshmuar vullnetin dhe gatishmërinë tonë për transparencë të plotë. Një hapje e tillë përballë kërkesave nga më të ndryshme jemi plotësisht të bindur se ka ndikuar edhe në besimin e qytetarëve në institucionin e Presidencës”, ka potencuar Murati. Më tej, ai ka thënë se ekziston vullneti i plotë i Presidentes të vendit, zonjës Vjosa Osmani që Zyra e Presidentes të jetë e hapur plotësisht si në vendimet që merr, po ashtu edhe në shpenzimin e parasë publike. “Ky çmim sot, është një inkurajim për ne që të vazhdojmë me po këtë gatishmëri, që të jemi të hapur përballë secilës kërkesë, përballë secilit qytetarë në raport me secilin vendim apo shpenzim që bëhet në kuadër të Zyrës së Presidentes. Do të synojmë që të kemi qasje proaktive në këtë drejtim, duke shikuar mundësinë që dokumentet jo-sensitive të publikohen nga vetë Zyra”, ka theksuar në debat, Murati.
Dërgoi korrespondenti i Diellit në Kosovë, Behlul Jashari
KOSOVA KUVEND NË KOHË LUFTE, PARA 23 VITEVE
Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari
PRISHTINË, 16 Korrik 2021/ Kosova, para 23 viteve, në kohë lufte, mbajti zgjedhje në 22 Mars dhe në 16 Korrik 1998 konstituoi Kuvendin që nuk kishte arritur ta konstituonte pas zgjedhjeve të para pluraliste parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992 të Republikës atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, që megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik. Seanca konstituive e Kuvendit u mbajt në shtëpinë e shkrimtarëve, që u shndërrua në seli të Presidencës e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, në sallën që ishte e vogël për ngjarjen e madhe, ku ishte gritur flamuri kombëtar shqiptar dhe u intonua Himni i Flamurit. Deputetët, të zgjedhurit e popullit që kishin ardhë edhe nga zonat e luftimeve, zgjodhën me aklamacion akademik Idriz Ajetin për kryetar të Kuvendit dhe tre nënkryetarë, ndërsa u betuan se, “do të angazhohen me përgjegjësi dhe me ndërgjegje për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, për realizimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave njerëzore dhe kombëtare të qytetarëve të saj në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.
Zgjedhjet ishin edhe presidenciale dhe i zgjedhuri për herë të dytë, Presidenti Ibrahim Rugova, dha poashtu betimin: “Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj arritjes dhe ruajtjes së pavarësisë të Republikës së Kosovës në tërësinë territoriale të saj, realizimit të lirive dhe të drejtave njerëzore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe të ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrat e mia. Betohem!”. Në seancën e nisur në orën 12:30, ku u bënë nderimet më të larta për të rënët për lirinë e pavarësinë e Kosovës, u miratua propozimi që Kuvendi të nxjerrë një Deklaratë për gjendjen në vend, e cila theksonte se, Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucion i bashkërendimit të përpjekjeve të përgjithshme politike e ushtarake në funksion të realizimit të pavarësisë së Kosovës. “Mbledhja konstitutive e Kuvendit të Republikës së Kosovës u bë në kushtet e okupimit serb të Kosovës, në rrethanat e ushtrimit të terrorit shtetëror serb me përmasa gjenocidi, por edhe në kushtet e fuqizimit të rezistencës së përgjithshme dhe të hovit të luftës çlirimtare të Kosovës”, thuhej fillimisht në Deklaratë. Theksohej se, “i dalë nga zgjedhjet e 22 Marsit 1998, të mbajtura gjithashtu në kushte të pushtimit, dhe si kundërshtim politik e institucional i këtij pushtimi dhe i institucioneve të pushtuesit, e, para së gjithash, si shprehje e vullnetit politik të popullit të Kosovës për liri e pavarësi, institucioni më i lartë politik përfaqësues dhe kushtetues – ligjvënës i pavarësimit të Kosovës”, po nxirrte Deklaratën. Seanca konstituive e Kuvendit zhvillohej nën shtetrrethimin ushtarako-policor që Beogradi kishte vendosur në Kosovë e që u dyfishua edhe me rrethimin nga forcat serbe me armatime e makineri luftarake që mbërritën te ndërtesa, madje edhe hynë brenda dhe konfiskuan dosje e dokumete.
Isha një nga gazetarët e paktë brenda seancës dhe raportoja drejtpërdrejtë me telefon për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – ATSH dhe Radio Televizionin Shqiptar – RTSH derisa me një kasetofon special të vogël e të fshehur, që ma kishte dërguar vëllai Demë Jashari nga Zvicëra, bëja gjithë audioincizimin e zhvillimeve, ku dëgjohej edhe uturima e blindave-tankeve. Pjesë e zhvillimeve, derisa vazhdonte ndërhyrja e forcave serbe, ishte edhe ardhja e shpejtë brenda selisë, ku ishin Presidenti Rugova dhe deputetët, e diplomatëve amerikanë – e Nikollas Hill, sekretar i parë në Ambasadën e SHBA-ve në Beograd, që ndodhej atë ditë në kryeqytetin kosovar dha nga Zyra Amerikane në Prishtinë, që ishte hapur nga Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, në 5 Qershor 1996 dhe shënonte vendosjen e pranisë amerikane në Kosovë në rrethana të veçanta. Gazeta e rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha e që dilte nga 18 Janari 1991 me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik e që ishte pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi dhe sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga Serbia okupatore të gazetës tradicionale Rilindja, atëherë të vetmen të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë, në botimin e 17 Korrikut 1998 mbititull e kryetitull balline kishte: Dje në Prishtinë U konstituua Parlamenti i Republikës së Kosovës. Në ballinë të gazetës ishte edhe titulli “Lufta përfshiu edhe Prizrenin”, ndërsa në mbititull të raportimit që e kisha bërë edhe për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë theksohej edhe se kishte “Luftime të ashpra në brezin kufitar, në Dukagjin, në Drenicë dhe në rrethinat e Mitrovicës”. Poashtu në ballinë gazeta botonte edhe një raportim nga Strasburgu, me datë 16 Korrik 1998, me mbititull “Parlamenti Evropian aprovoi një Rezolutë për zgjidhjen e problemit të Kosovës” e me titull “Kërkohet mënjëherë ndalja e spastrimit etnik të Kosovës”. Në prag të zgjedhjeve kosovare parlamentare e presidenciale të para 23 viteve, Kongresi Amerikan kishte miratuar një rezolutë, në të cilën, krahas kërkesës që SHBA-të të mos lejojnë të përsëritet një Bosnje tjetër në Ballkan, kërkohej që zgjedhjet në Kosovë të mos pengoheshin. “Ne kemi një shprehje në anglisht: ‘zgjedhje në hije’. Por, ne presim me padurim që kosovarët të mbajnë zgjedhje në dritën e diellit”, deklaronte ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Strob Talbot. Pas zgjedhjeve, në 29 Maj 1998, Presidenti Rugova në Uashington u takua me Presidentin amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Rugova pas takimit. Ndërsa, Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s. Njëmbëdhjet vite më vonë, në 1 Nëntor 2009, në Kosovën e lirë, Presidenti amerikan Bill Klinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës kosovare, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton.
“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”, ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë. Presidenti amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nderin ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”. Kosova para 31 vitesh, në 2 Korrik 1990, miratoi në Kuvend Deklaratën Kushtetuese për pavarësinë e saj. Më pas, Kuvendi i Kosovës miratoi Kushtetutën dhe më të shpalli Kosovën Republikë në një mbledhje në Kaçanik në 7 Shtator 1990. Në fundshtatorin 1991 Kosova mbajti Referendumi për pavarësi, në të cilin pro votuan 99,87% në pjesëmarrjen masive të 87,01% të qytetarëve me të drejtë vote. Kosova është e lirë 22 vite, nga 12 Qershori 1999, kur nisën të hyjnë forcat shpëtimtare paqeruajtëse të NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pavarësia e Kosovës, e shpallur para 13 viteve, në 17 Shkurt 2008, është njohur deri tani nga 117 shtete të botës anëtare të OKB-së. Nga vendet fqinje pavarësinë e Kosovës nuk e ka njohur ende vetëm Serbia, ndërkohë që drejt njohjes zhvillohet dialogu mes dy shteteve, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Grateful to Dalip Greca for his tireless work and dedication

By Harry Bajraktari/
Dalip Greca, a well-known journalist of our Albanian-American community is retiring after 12 years as Editor of Dielli, the oldest Albanian newspaper in the world.
I would like to commend Dalip for his tireless work in service of the Albanian community. As editor of the Illyria newspaper and later of Dielli, for more than two decades, he covered our events, interviewed our leaders, and wrote about our hopes and concerns.
Dielli, the newspaper of the PanAlbanian federation Vatra, grew and improved under his direction and now he is passing the torch to a new generation.
I am grateful to Dalip Greca for this contribution and wish him the best in this new chapter of his life.
At the same time, I would like to express my congratulations and my encouragement to the new editor of Dielli, Sokol Paja. I am confident that together with chairman Elmi Berisha and other leaders of Vatra they will continue to serve, with dedication and devotion, our community and our Albanian nation.
- « Previous Page
- 1
- …
- 269
- 270
- 271
- 272
- 273
- …
- 654
- Next Page »








