• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ç’PUNË KANË TAKSAPAGUESIT AMERIKANË ME PROMOVIMIN E KULTURËS OTOMANE NË SHQIPËRI!?

October 28, 2021 by s p

                                     Nga Frank Shkreli

See the source image

Ministria e Kulturës

October 22 at 1:59 PM  · 

“Qeveria shqiptare miratoi sot, në mbledhjen e saj më të fundit, shpronësimin e banesës së Toptanasve, për t’ia rikthyer atë kulturës.”

May be an image of 1 person, standing and indoor

                   

Elva Margariti

October 22 at 1:20 PM  · 

“📌Sot mori fund saga e banesës së Toptanasve, njohur edhe si “Sarajet”, ish-ndërtesa e bibliotekës së parë shqiptare, monument kulture i kategorisë I, që këtë verë u përpoqën që ta zhduknin me zjarr.

Qeveria shqiptare mori vendimin e shpronësimit të pronarëve të kësaj ndërtese për ta restauruar, rijetëzuar e kthyer në një hapësirë kulture, dedikuar librit, për ngritjen e së cilës jemi në bisedime me qeverinë e SHBA-ve.”  

Ky ishte njoftimi (22 tetor, 2021) nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë!  PYETJA IME ËSHTË: Ç’PUNË KANË TAKSAPAGUESIT AMERIKANË ME PROMOVIMIN E KULTURËS OTOMANE NË SHQIPËRI!?

Ndërkaq, saga e shtëpisë ku ka jetuar at Gjergj Fishta vazhdon.  Shtëpia e Fishtës, e mbyllur/ e restauruar por askush nuk mund ta vizitojë – e rinovuar me fonde private — jo, jo as me fonde të qeverisë shqiptare as me fonde të qeverisë amerikane – por me fonde private! 

Pse Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë nuk e shpronëson edhe shtëpinë e At Gjergj Fishtës pasi është monument kulture e kategorisë së I?  Edhe për shtëpinë e Fishtës, Ministria ka thënë, vazhidmisht, se ka probleme pronësie. Ku qëndron e vërveta sa i përket hapjesë së shtëpisë së Fishtës, sidomos në këtë 150-vjetor të lindjes së tij dhe pse nuk shpronësohet edhe ajo?

NË 150-VJETORIN E LINDJES, QEVERIA SHQIPTARE, MINISTRIA E SAJ E KULTURËS, E HARRUAN AT GJERGJ FISHTËN E ALFABETIT SHQIP  – GJENIUN E LETRAVE SHQIPE! NË 150-VJETORIN E LINDJES, AT GJERGJ FISHTA VAZHDON TË JETË PA VARR, PA SHTËPI DHE PA KUJTESË NGA SHQIPËRIA ZYRTARE DHE NGA SHQIPTARËT!  

Ai nuk ka nevojë për ne, por Shqipëria dhe shqiptarët, kudo, kanë më shumë nevojë sot për të.  Dashuria e tij për Shqipërinë nuk shuhet kurrë…pa marrë parasysh trajtimin e tij në këtë 150-vjetor — nga Shqipëria dhe shqiptarët. Edhe ashtu At Gjergji, na thotë: veç të jeni mirë ju dhe Shqipëria – edhe pa mua Shqipëria “kjoftë e rrnoftë”, për jetë!

“Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë,
E nami i sajë përjetë u trashigoftë!
Po, po: rrnoftë Shqypnija!

E porsi krypa n’Dri,
E porsi krandja e that n’nji flakada,
U shoftë me arë, me farë, me mal e vrri
Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me za,
Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me uzdajë:
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë!..”
“Çohi t’dekun” – (Gjergj Fishta)

See the source image

Shtëpia ku ka jetuar At Gjergj Fishtës e mbyllur me çels – s’ka nevojë për koment!

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli

Zbulohet portreti i Skëndërbeut në Muzeun e Fermos, në Itali

October 27, 2021 by s p

Përgatiti: Eneida Jaçaj/

Një portret i panjohur i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, është zbuluar në Muzeun e qytetit të Fermos në Itali. Portreti është shumë i vjetër në moshë, i përket një periudhe 471 vjeçare. Sipas një dokumenti, portreti i është dhuruar Muzeut të Fermos, nga një prift në vitin 1550. Portreti i heroit tonë legjendar, prijësit të Arbrit, është zbuluar nga studiuesi i mirënjohur, z.Mark Palnikaj, i cili shkoi për një vizitë studimore në Bibliotekën Komunale “Romolo Spezioli”. Ajo që të bën  përshtypje në këtë portret ndryshe nga çka e kemi parë, është se hunda me kurriz të dalë nuk paraqitet e tillë; Skëndërbeu paraqitet në një moshë shumë të re, me mollëza të dala, dhe mendohet sipas studiuesve, që i përket periudhës së Rilindjes Europiane, pasi nuk ka autor, dhe kjo është tipike e kësaj periudhe. Zbulimi i këtij portreti tregon qartë marrëdhëniet e ngushta miqësore të prijësit të Arbrit, udhërrëfyesit, strategut legjendar, Skëndërbeut, me Italinë. Pas krijimit të shtetit të Arbërit, në 1448, Skëndërbeu ishte i pari që vendosi marrëdhëniet diplomatike me shtetet e tjera. Heroi legjendar forcoi marrëdhëniet miqësore me Vatikanin dhe Mbretërinë e Napolit, gjë që e ndihmoi me ushtri dhe financa. Pra, nuk është e rastit, zbulimi i një portreti të tillë. Studiuesi Mark Palnikaj është mjaft i apasionuar me figurën e Skëndërbeut. Siç dihet, ai është autor i librit “Skënderbeu, letërkëmbimet me sulltanët”, i mbështetur në dokumente të zbuluara nga vetë ai, nga Arkivi i Bibliotekës Kombëtare të Napolit dhe nga Arkivi Sekret i Vatikanit. Bashkëpunimi i z.Mark Palnikaj me arkivat italiane, është i kahershëm. Palnikaj vijon të studiojë dokumente të vjetra që i përkasin historisë së Shqipërisë dhe pritet që së shpejti të vijë me zbulime të mëdha.  

-Z.Mark, si u ndeshët me portretin e heroit tonë kombëtar, Skëndërbeut, në Muzeun e qytetit të Fermos, në Itali?

Me datë 11 deri 14 tetor shkova për një vizitë studimore në Bibliotekën Komunale “Romolo Spezioli”, në Arkivin Dioqezan dhe në Muzeun e qytetit të Fermos në Itali. Kjo vizitë më solli një befasi të këndshme, që nuk e kisha imagjinuar. Në murin e sallës së muzeut, krahas dhjetra portreteve të personaliteteve të ndryshme nga Italia dhe nga vende të tjera, ishte i ekspozuar edhe një portret i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skendërbeu. Ky portret ndoshta do të më kishte shpëtuar pa e parë, por ishte një rastësi se si ndodhi që unë munda ta shikoja. Midis librave që unë i kam dërguar si dhuratë bibliotekës dhe arkivit, ishin edhe libri im “Skendërbeu, letërkëmbimi me Sulltanët” dhe disa albume mbi Skendërbeun. Kur unë i dorëzova Kryetarit të Provincës së Fermos, Paolo Calcinaro, një album me ngjyra për Skendërbeun shkruar në gjuhët shqipe dhe angleze, ai më falenderoi dhe u shpreh se në muzeun e qytetit kemi të ekspozuar një portret të Skendërbeut. Unë menjëherë kërkova që të më mundësonin ta shikoja.

-Cilës periudhë i përket ky portret, dhe si ka ardhur në Muzeun e Fermos?
 

Kryetari më shoqëroi në sallën e madhe të mbledhjeve të muzeut ku ishte i ekspozuar portreti. Në murin përballë derës hyrëse, në rreshtin e parë, ky portret ishte i vendosur i dyti midis disa dhjetra portreteve të tjera. Ishte i rrethuar me një kornizë druri shumë të vjetër dhe të shkruar në anën e poshtme me gdhendje shenimi; “SCANDERBERG GIORGIO 1414 + 1467”. Reagimi im ishte i menjëhershëm për datën e lindjes dhe të vdekjes së heroit, që sipas meje, ishin të shënuara gabim që të dyja. Punonjësit e muzeut, krejtësisht të qetë më dhanë sa mundën spjegimet e tyre mbi këtë reagim timin. Menjëherë më sollën një katalog me ngjyra, ku ishin të botuara fotot e të gjitha pikturave me një shpjegim të shkurtër për secilën prej tyre. Në katalog, poshtë fotos së portretit në fjalë, ishin të shënuara me korrektësi, sipas njohurive që kisha unë, data e lindjes dhe e vdekjes, 1405 dhe 1468. Kur pashë katalogun u binda menjëherë që ndërhyrja ime ishte e panevojshme dhe nuk u zgjata më në këtë diskutim. Ata me shumë mirësjellje më shpjeguan se ky portret ishte dhuruar, sipas dokumentit që ata kishin, nga një prift në vitin 1550, pra 471 vjet, më parë dhe ky ishte një objekt historik mbi të cilin nuk duhej dhe nuk kishte kuptim të vihej dorë. I falenderova për pritjen dhe për shpjegimet që më dhanë, dhe u largova i kënaqur që shikoja një portret të Heroit tonë Kombëtar, që nuk e kisha parë ndonjëherë. Në vijimësi, mësova se ekziston në një muze tjetër edhe një portret i Skendërbeut me rroba kombëtare të zonës fushore të Shqipërisë së Mesme. Kur i pyeta se në cilin vend ndodhej, rezultoi që ishte 500 kilometra larg dhe unë në këtë vizitë nuk munda të shkoja ta shikoja. Jemi marrë vesh që do të kryej një tjetër udhëtim të planifikuar në Itali, posaçërisht për këtë portret sapo të jetë e mundur. Sipas konsultave me specialistët e pikturës, ky portret ka mjaft veçanti që e bëjnë shumë interesant qoftë në aspektin historik, qoftë në aspektin artistik si një portret i punuar me teknika shumë të veçanta.

Ja çfarë thotë piktori i njohur nga Mirdita, Pjetër Marku: 

Nuk e kam hasur ndonjë herë këtë portret dhe është i panjohur edhe nga unë në gjithë njohjet e mija të pikturave kushtuar Skënderbeut. Portreti nuk ka autor dhe si duket autori nuk e ka nënshkruar siç ka ndodhur jo rrallë në periudhën e Rilindjes Europjane. Piktura është një portret i mirëkompozuar, një arritje kjo e periudhës së Rilindjes. Piktorët atë periudhë i kushtonin shumë kujdes vendosjes së pikturës në telajo si një gjuhë e veçantë komunikimi. Madje ishte kthyer në kanun kërkesa për kompozimin e veprës në telajo. Piktorët përllogaritnin saktësisht vendosjen e figurës si edhe hapësirat brënda dhe për rreth saj. Ky portret është vendosur mirë sipas atyre kërkesave dhe eksperiencave të kohës. Së dyti, vizatimi i portretit është i ngjeshur saktësisht i vizatuar me kërkesë profesionale. Autori duhet të ketë pasur eksperiencë pune të gjatë pasi ka ruajtur fort mirë raportet kokë – tors. Ana piktorike. Bie në sy sfondi i pikturës i errët gjë që është bashkëkohor i periudhës klasike italiane, dhe trajtimi koloristik ka profesionalizëm. Në vështrimin tim, ky portret paraqet interes si vepër kushtuar Skendërbeut , ndërsa përsa i përket trajtimit koloristik është në zhvillimet e pikturës së kohës. 

-Çfarë ju bën përshtypje në këtë portret të zbuluar nga z.Palnikaj?

Përshtypja ime është trajtimi i veshjeve në kontrast më fytyrën. Piktori në mbajtjen e mbulesës së kokës ose kapeles si edhe në veshje, ruan një raport profesional. Mbi kokë ka një kësulë të kuqe shumë të pikturuar impresive, por që lejon portretin të evidentohet si plan i parë ashtu si edhe veshja e Skendërbeut mes atyre të errtave dhe evidentohen lehtë. Pa hyrë në portretin, kam bindjen se autori ka qënë me eksperiencë të gjatë pune si piktor. Në portret apo fytyrë kemi një gjendje tjetër. Klasikët ndriçonin idenë themelore të veprës, ato kryesisht i shihnin me dritë dhe ngjyrat të thjeshta pa shumë kolorit, por komunikuese me vizitorin. Te portreti sido që ka kujdes të madh në vizatim është mbajtur thuajse monokron, pa shumë kolor, dhe në një gamë larg gamës së veshjeve. Por duhet parë me syrin e piktorit. Ai është një portret me psikologji optimiste, sytë i qeshin figurës. Ai krijon një portret imagjinatë të përafërt me këtë pikturë. Në pamje të parë duket i thjeshtë , komunikues, me kolor të përmbajtur, që vjen nga përvoja krijuese e autorit. Autori e shpreh Skendërbeun shumë njerëzor, si një qytetar më shumë se një luftëtar. Nuk përdor atë përkrenarën dhe veshjen e hekurt që jemi mësuar ta shohim në portretet e tjera të Skendërbeut. Siç duket, autori kishte në veprat e tij psikologjinë e njerëzve të thjeshtë pa sforcime historike e luftëtari. Unë e shoh në tërësinë e vet këtë portret një vepër tjetër unike kushtuar Gjergj Kastriot-Skendërbeut. Dhe duhet të jetë e fundit të shek XV apo mesi i shek XVI. Gjithnjë duke njohur vepra të asaj periudhe, mosha e kësaj pikture është e madhe. Për mua ardhja e një portreti tjetër nga arkivat Italiane për Skenderbeun tregon miqësinë njerëzore të Skënderbeut me Italinë. Vetë fakti se merret edhe një piktor tjetër ndër shumë piktorë me figurën e tij kjo ka domethënie të madhe. Gjithësesi gjendemi para një vepre arti me vlera historike të herëshme artistike dhe kontribut në historiografinë e artit figurativ kushtuar Skënderbeut.

Reagimi i studiuesit Fotaq Andrea

Studiuesi i njohur, Fotaq Andrea, duke analizuar këtë portret është shprehur:

Të falenderoj ngrohtesisht që më dërguat portretin e Skendërbeut zbuluar këto dit

nga Z. Mark Palnikaj në muzeun e Fermos si dhe shkrimin shoqërues për këtë portret.

 I shpreh me këtë rast, përgëzimet e mia Z. Palnikaj për botimin e veprës së tij “Skenderbeu dhe letërkëmbimi me Sulltanët”, i cili për fat të keq ende nuk më ka rënë në dorë, si dhe për zbulimin e vyer që ai ka bërë në Fermo të portretit aq të veçantë të Skenderbeut, të cilin ma derguat me dashamirësi. Pa dyshim, ky portret është i Shkolles Italiane të fillimit të shekullit XVI dhe menjëherë bie dukshëm në sy pozicioni me profil nga e djathta e personazhit, që është shfaqur për herë të parë në medaljonin e v. 1467-1468 botuar në koleksionin e Pietro Voltalinës dhe studiuar me imtesi nga prof. Lutfi Alia. Po ashtu, bie në sy edhe etiketimi SCANDERBERG GIORGIO 1414 + 1467, dëshmi e hershme e një emërtese me ndikim franko- flamand kur mbaresa BERG shpreh një origjine fisnikërore të familjeve të mëdha të Perëndimit dhe që e gjejmë për herë të parë tek emertesa “Pirgu i Scanderbergut” në Savojë të Francës me 1448, si dhe më vonë tek botimi i veprës së Barletit në gjermanisht, ilustruar nga Jorg Breu i Riu me 1533. Për këtë mbaresa SCANDER – BERG ka tërhequr vemendjen që heret Faik Konica tek Albania e tij e famshme. Sa për datën e lindjes me 1414, dihet se ky variant i pasigurt ka qarkulluar që heret në shekullin XVI e që lidhet me moshën e marrjes peng të djaloshit Skendërbe (studiuesi Hammer këmbëngul për v. 1414 si vit lindjeje i Skendërbeut), kurse viti 1467 i vdekjes, dihet që jepet sipas kalendarit të vjetër venecian.

– Çfare bie në sy konkretisht te ky portret i Skendërbeut?

Duhet të jetë i periudhës kur është pikturuar edhe portreti i Skendërbeut mbi portën e shtëpise ku ka bujtur në Romë, duke parë midis dy portreteve njëfarë analogjie pozicionale dhe veshjeje, sidomos te tipari i hundës që na jepet disi e drejte, pa kurriz, por me majën disi të rënë, krejt ndryshe nga portreti në ksilografi te Barleti i v. 1510, që e shfaq Skendërbeun “legjendar” me hundën e theksuar akiline, një sajesë kjo àla Barletiane.. Është sigurisht me veshje veneciane, por fundi i shamisë shfaqet i plotë nën kapele, më e lartë kjo nga kapa e zakonshmja ku KryeHeroi shqiptar na shfaqet në portretet origjinale. Mosha e Heroit jepet më e re, me mollëz të dalë kockore dhe me fytyrë muskulore disi të tërhequr, ku bie në sy hunda edhe buza e poshtme hollake, krejt ndryshe nga “Skenderbeu” i Altissimo-s apo nga “Skenderbeu” i Pinakotekës së Palermos, por që ngjan shumë me portretin e Skendërbeut të shek. XVI referuar nga F. Kenner, me dallimin se bebja e syrit te “Skenderbeu” i Fermos nuk shfaqet e plotë, gjë që le njëfarësoji për të dëshiruar, nëse i besojmë fotografimit që na dhuron publikisht Z. Palnikaj. Ndriçimi i faqes, dhe po ashtu i pjesës së ballit dhe të hundës është i ëmbël dhe kontraston dukshëm me krejt pjesën e pasme të errët të imazhit dhe të sfondit, ku është harmonizuar po ashtu edhe e bardha e shamisë nën kapele si dhe mustaku dhe mjekra e shkrifët dhe e derdhur. Një vëzhgim i ngulët tek pjesa e mjekrës dhe e mustakut, si dhe tek pjesa e gëzofte na shfaq një punë mjeshtërore artistike, ku i është kushtuar kujdes detajit, për ta dhënë sa më të natyrshme, me njëfare ndikimi nga Van Dyk-u. Këto mund të them në përgjithësi nga një shikim i parë i këtij portreti të ri të Skenderbez ut realizuar me porosi nga një fisnik i lartë tek një piktor mjeshtër i shkollës ndoshta napolitane, që fakteqësisht mbetet hëpërhe anonim…”.

Filed Under: Politike Tagged With: Eneida Jacaj, Mark Palnikaj

RIVALITETI MIDIS IRANIT, SHBA-VE DHE TALEBANËVE NË AFGANISTAN

October 26, 2021 by s p

* Dritan Demiraj, Ph.D. Ish ministër i brendshëm dhe autor i librave: “Al-Qaeda Tri Dekada Terror” (2020), “10 Komandat Strategjike të Al-Qaedës në Botë”, “Al-Qaeda në Afganistan-Pakistan” (2021), “Forcat Speciale dhe Lufta Asimetrike” (2021), “Afganistani-Një Paqe e Vështirë” (2014), “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik” (2017), “Nëpër Labirintet e Shtetit Islamik” (2015), “Al-Qaeda në Siri” (2019), “Al-Qaeda në Irak” (2019).

Ndërkohë që Kabuli ra krejtësisht nën kontrollin e Talebanëve, presidenti i vendit Ashraf Ghani u largua në Taxhikistan së bashku me zv/presidentin Amrullah Saleh dhe 30 milionë dollarë kesh, kaosi ka mbërthyer gjithë vendit, një krizë e madhe ekonomike, sigurie dhe refugjatësh duket se sapo ka filluar dhe zgjidhja duket e pamundur. Por si erdhëm në këtë situatë, kush është i interesuar për këtë situatë dhe cilat janë interesat dhe konseguencat e vendeve fqinje me Afganistanin? Qeveria afgane e përkrahur nga SHBA-të, ka qenë në pushtet në Afganistan prej pushtimit amerikan në dimrin e vitit 2001. Që nga ajo kohë, Talebanët kanë fituar kontroll të madh në disa pjesë të vendit dhe sipas marrëveshjes së nënshkruar mes SHBA-ve dhe Talebanëve në Doha në muajin shkurt 2020, të gjitha forcat e huaja duhet të largoheshin nga Afganistani deri në fund të muajit maj të vitit 2021, në këmbim të garancisë për siguri nga ana e grupit të Talebanëve. Këto negociata u urdhëruan nga ish Presidenti amerikan Donald J. Trump, i cili që në mesin e vitit 2020 kishte kërkuar që të përshpejtohej procesi i tërheqjes së trupave amerikane, duke deklaruar se dëshironte që ata të ktheheshin në shtëpi për festat e Krishtlindjeve.Ky konflikt në Afganistan gjatë dy dekadave ka krijuar rivalitet në marëdhëniet midis SHBA-ve dhe Iranit, Pakistanit, Indisë dhe Kinës. Armiqësia e Iranit ndaj SHBA-ve ka shërbyer si një katalizator për Iranin për të bërë një lojë të dyfishtë në Afganistan. Irani fillimisht mbështeti ndërhyrjen ushtarake të SHBA-ve kundër Talebanëve dhe luaji një rol të rëndësishëm në krijimin e qeverisë së parë të Afganistanit, por njëkohësisht më pas në mënyrë të fshehtë vazhdoi mbështetjen e Talebanëve afganë gjatë viteve pasuese kundër misionit të ISAF-it. Irani ndodhet në perëndim të Afganistanit, ndan me të 901 km vijë kufitare dhe ka lidhje të rëndësishme fetare, kulturore me popullin e tij. Pas rënies së regjimit të Talebanëve, qeveria e Afganistanit e ka cilësuar Iranin si: “Vëllezër dhe partnerë që na kanë ndihmuar shumë”. Të dyja vendet kanë njohur rritje të bashkëpunimit ekonomik nga fundi i vitit 2001, duke e bërë Iranin eksportuesin e dytë më të madh në vend pas Pakistanit. Por marëveshjet bilaterale për sigurinë midis Afganistanit dhe SHBA-ve janë kundërshtuar me forcë nga Irani, pasi prania e trupave amerikane dhe të NATO-s në “oborrin” e tyre konsiderohej e papranueshme. Në mënyrë të vazhdueshme Irani ka bërë thirrje për largimin e amerikanëve nga Afganistani.Pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, e cila rrëzoi një regjim 26 vjeçar të Pahlavit shënoi përfundimin edhe marëveshja e CENTO-s, duke filluar një konflikt të gjatë midis Iranit dhe SHBA-ve, i cili vazhdon edhe sot në mesin e vitit 2021. Të dyja vendet vazhdimisht akuzojnë njëra tjetrën si eksportues të terrorizmit, ndërkohë që SHBA-të e quajnë Iranin si “Boshti i së keqes”, Irani e quan SHBA-në “Shejtani i Madh”. Revolucioni Islamik qetësoi marëdhëniet e tensionuara me Bashkimin Sovjetik, megjithëse pushtimi i Afganistanit në vitin 1979 nga ana e Bashkimit Sovjetik shikohej si një kërcënim për Iranin. Gjatë këtij konflikti, Irani nuk ishte shumë aktiv në lidhje me mbështetjen e muxhahedinëve nga SHBA-të, Arabia Saudite dhe Pakistani. Kjo për shkak edhe të përplasjeve si pasojë e pushtimit të Iranit nga Iraku gjatë konfliktit 1980-1988 dhe mbështetjes së SHBA-ve për Sadam Hysein-in. Pas tërheqjes së Sovjetikëve nga Afganistani në vitin 1989, Irani filloi të angazhohej më shumë në rajon, duke vazhduar të mbështesë me mjete financiare dhe armatime aleatët e saj të Aleancës së Veriut, të cilët kishin lidhje fetare dhe të vjetra me Iranin, duke i mbështetur fuqishëm nga vitet 1992-2001 nëpërmjet njësive të forcave speciale al-Quds nën drejtimin e gjeneralbrigade Qasim Sulejmanit. Irani e zgjeroi përfshirjen dhe mbështetjen e komunitetit Shia Hazara në Afganistan dhe të grupeve muxhahedine që përfaqësonin ata. Kur në vitin 1994 u shpall lëvizja e Talebanëve dhe shumica e vendit ra nën kontrollin e tyre, atëherë Irani filloi mbështetjen e Aleancës së Veriut që drejtohej nga gjenerali i famshën Afgan me origjinë nga Taxhikistani Ahmad Shah Masoud. Kjo do të përbënte, bërthamën më të fortë të rezistencës anti-talebane nga viti 2006-2001. Pakistani me ndihmën e parave të Arabisë Saudite dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe ndihmoi në krijimin e Talebanëve Afganë, duke bërë që të tre këto vende të sfidonin influencën Shia të Iranit në Azinë juglindore. Në kohën kur Talebanët vranë tetë diplomatë dhe një gazetar iranian në qytetin verior të Mazar-e-Sharif-it në vitin 1998, ushtria e Iranit dislokoi rreth 120.000 trupa në kufirin me Heratin, e gatshme për një pushtim të Afganistanit. Irani e përshëndeti pushtimin e Afganistanit nga SHBA-të, pasi ky pushtim ndryshoi balancën e fuqisë në interes të Iranit. Pas rrëzimit të regjimit të Talebanëve, Irani-India-Rusia filluan të bashkëpunojnë me qëllim krijimin e një qeverie të re në Afganistan. Influenca e Iranit tek Aleanca e Veriut ishte shumë e rëndësishme për krijimin e qeverisë së Hamid Karzait. Presioni diplomatik i Iranit gjatë bisedimeve të paqes për krijimin e qeverisë i zhvilluar në Bonn të Gjermanisë, bëri që të arrihej një marëveshje për ndarjen e pushtetit në Afganistan. Qeveria e re i ofroi shumë pozicione ministrash Aleancës së Veriut dhe me këtë rast duke rritur influencën e Iranit në të ardhmen e Afganistanit. Për të forcuar ndikimin e tij, Irani përdori fuqinë e butë me qëllim ruajtjen e influencës në Afganistan, duke kundërshtuar në mënyrë të fshehtë SHBA-të dhe Talebanët gjatë gjithë kohës. Një nga mjetet e vazhdueshme që Irani ka përdorur në Afganistan, ka qënë fuqia e butë nëpërmjet përdorimit të mediave, duke harxhuar rreth 100 milionë dollarë në projekte civile, media sociale dhe ndërtimin e shkollave Shia. Në vitin 2002, Irani premtoi 570 milionë dollarë dhe rreth 100 milionë dollarë të tjera në vitin 2006 për procesin e rindërtimit të Afganistanit, shumica e të cilave u bënë realitet. Në vitin 2008, ata premtuan edhe 50 milionë dollarë të tjera dhe 300 milionë dollarë kredi për tre vitet e ardhshme (2009-2011). Gjatë viteve 2012-2013, sasia e tregtisë midis dy vendeve i kalonte 2 miliardë dollarët, duke e pozicionuar Iranin në rreth 35-40 për qind të sasisë së përgjithshme të tregtisë që Afganistani realizonte me vendet e tjera. Si Irani dhe SHBA-të ndajnë disa qëndrime të njëjta rreth Afganistanit. Të dy vendet dëshirojnë një qeveri të qëndrueshme me qëllim që të parandalojë kthimin e qeverisë së Talebanëve dhe të al-Qaedës në pushtet. Me marëveshjen e fundit të ndërmjetësuar nga SHBA-të, me sa duket kjo qasje do të ndryshojë. Marëdhëniet e tyre u përkeqësuan shumë kur presidenti Bush iu referua Iranit në vitin 2002 si “Boshti i së keqes” dhe në vitin 2003 kur u zbulua se Irani po ndërtonte fabrika për energji nukleare dhe përdorim ushtarak. Më pas, rivaliteti midis këtyre dy shteteve e vështirësoi shumë marëdhënien nga njëra anë me një shtet që ishte kundër Talebanëve dhe nga ana tjetër e një fqinji të rëndësishëm. Në kohën kur qeveria e Afganistanit firmosi një marëveshje strategjike me SHBA-të në vitin 2005, Irani kërkoi nga qeveria e Afganistanit që të firmosnin një marëveshje që SHBA-të nuk do të përdornin territorin e tyre për të realizuan operacione ushtarake kundër Iranit. Por SHBA-të i ushtruan presion Afganistanit që të mos e firmosnin një marëveshje të tillë. Në vitin 2012, Departamenti Amerikan i Thesarit i kërkoi me forcë sistemit bankar të Afganistanit dhe organizatave të biznesit që të mos bënin biznes me Iranin, pasi do të bëheshin objekt i sanksioneve të SHBA-ve. Megjithatë, Afganistani refuzoi që të ndalonte biznesin me Iranin. Një nga ngjarjet më të rëndësishme sa i përket marëdhënieve midis Iranit dhe Talebanëve është vizita e delegacionit të Talebanëve, me kërkesë së qeverisë së Iranit në Teheran në muajin qershor 2013. Pas këtij takimi, disa takime të tjera u realizuan përsëri me Iranin. Qëllimi i këtyre takimeve ishte normalizimi i marëdhënieve midis Talebanëve dhe Iranit. Gjatë këtyre takimeve, Teherani kishte shfaqur shqetësimin e tij rreth popullsisë Hazara në Afganistan, ndërkohë që Talebanët i kërkuan Iranit që të mos mbështesnin më kundërshtarët e tyre pas largimit të trupave amerikane nga Afganistani.

Filed Under: Politike Tagged With: Dritan demiraj

SHKENCAT ALBANOLOGJIKE NUK MUND TË JENË ZORRË QORRE TË AKADEMIVE TË SHKENCAVE DHE ARTEVE

October 26, 2021 by s p

Nga Prof.dr. Skender ASANI


Me projekte konkrete në terren dhe me botime e konferenca të ndryshme shkencore, institutet tona janë shndërruar në asete kombëtare dhe si të tillë ato po e trasojnë edhe rrugën e mendimit të mirëfillt shkencor. Është për t’u habitur tendenca e frikës që po shfaqet nga kjo frymë autonome e mendimit shkencor, sepse nuk mund të shpjegohet ndryshe kjo frikë, e cila si duket rrënjët i ka në atë thënien e moçme popullore “prish shtëpi, e ndreq çardak”.
Nga Prof.dr. Skender ASANI
Ka një tendencë burokratike për zbehjen e rolit të shkencave albanologjike në avancimin dhe konsolidimin e çështjeve që lidhen me korpusin e temave e problemeve identitare. Për rrjedhojë,jo vetëm që është tepër shqetëuese tendenca për ngulfatjen e zërave që artikulojnë çështje identitare, por është edhe absurde që nga albanologjia të kërkohet të bëhet zorrë qorre e Akademive tona të Shkencave e Arteve.
Ky shqetësim vie në shprehje sidomos në Shkup, pasi që atje thyhen shtizat e betejave identitare, ku ITSHKSH i ka zhvilluar me sukses ato beteja, duke u përfshi në një treg më të gjerë idesh e projektesh. Instituti ynë ka dalë shumë fuqishëm mbi sipërfaqen e amullisë ekzituese dhe kjo me siguri nuk iu konvenon atyre që duan status quo. Ata nuk duan që idetë shkencore t’iu prijnë proceseve shoqërore, prandaj të vetmin instrument që tani për tani përdorin është të disiplojnë institutet, madje edhe t’i lënë pa buxhet, siç ka ndodhur me Institutin tonë, dhe pastaj t’i fusin ato nën tutelën e Akademive të Shkencave dhe Arteve. Këto të fundit, që është një realitet i ngjashëm edhe në Tiranë dhe në Prishtinë, ka kohë që nuk po e kryejnë misionin e tyrebazik dhe për të kompenzuar këtë pasivitet, tani kanë shpikur integrimin, gjegjësisht, shkrirjen e instituteve nën ombrellën e akademive.Instutet shkencore tash më kanë krijuar fizionominë dhe autoniminë e tyre të veprimit. Me projekte konkrete në terren dhe me botime e konferenca të ndryshme shkencore, institutet tona janë shndërruar në asete kombëtare dhe si të tillë ato po e trasojnë edhe rrugën e mendimit të mirëfillt shkencor. Është për t’u habitur tendenca e frikës që po shfaqet nga kjo frymë autonome e mendimit shkencor, sepse nuk mund të shpjegohet ndryshe kjo frikë, e cila si duket rrënjët i ka në atë thënien e moçme popullore “prish shtëpi, e ndreq çardak”. Se kujtpo i konvenonqëshkencattonaalbanologjiket’ilënë pa shtëpitë e tyre, kjombetettëanalizohet, porajoqëmundtëshihet e qënukkërkonndonjësqarimshtesëështëfakti se te ne ponxjerinkryetendencatburokratikepërcentralizimin e mbikqyrjesdhekontrollitmbimendiminshkencoralbanologjik, duke i përdorurakademitë e shkencavesigardianë me çelësanëduartëcilët do tëvendosinpastaj se kushmundetdhekushjo ta gezojëlirinë e shprehjessëmendimittëpavarurshkencor. Me fjalëtëtjera, i bieqëAkademitë e Shkencave, pasiqënukpopunojnëasgjë, tani do t’iangazhojnëqëtëndajnëlicencapërgjithëataqëduajtëmerren me shkencë, pornëntutetën e tyre. Ne nëMaqedoninë e Veriutkëtotendenca i përjetojmëdyfishrëndë: edhesishkencëtarë, edhesipjesëtarëtënjëetnieqëpoluftonpërtëavancuarstatusin e vet identitar.Dhenë vend se ngaPrishtina, dhesidomosngaTiranë, tënavininpërkahjetdhesolidarizimet, edheatjepondodhë, fatkeqësisht e njejtatendencë, por me njënatyrëtjetërtëdestruktivitetitburokratik.Prandajkemibërëshumëmirëqëjemimbledhur sot nëShkodërdhesidomosështëpërt’upërshëndeturnisma e rektorittëAkademisësëStudimeveAlbanlogjike, z.LuanPërzhita, i cili, bashkë me neve, potregongatishmëripërpërgatitjen e njëstrategjietëpërbashkëtqë do t’iukundërvihejtendencave retrograde burokratikeqësisynimkanëngulfatjen e institucionevetonaalbanologjike.ITSHKSH nëShkup do tëjetëpjesë e këtyrepërpjekjevepërtëruajturdhekonsoliduarautonominë e institutive tonadhepërrrjedhojë ne do tëmbështesimçdonismëdheçdoaktivitetqëparandalonngulfatjen e punëssonë. Këtë do ta bëjmënëemërtëalbanologjisëdhenëemërtëbrezavetëtërësduiuesishqënukkursyenasgjëngavetja e tyrepërtëafirmuarsamëlargaritjettonashkencorealbanologjike.Qendrattonaalbanologjikeduhettëvazhdojnëtëpunojnë me njëhovedhemëtëmadh, duke e thelluarbashkëpunimin shkencor me institucionet e ngjashme të Evropës Juglindore, si dhe duke avancuar këmbimin e përvojave dhe përgatitjen e botimeve të përbashkëta.Si pikësynim i yni strategjik duhet të jetë gjithsesi edhe përgatitja e kuadrove të reja, që nënkupton edhe qëndrimet studimore në shtetet e Evropës ose në Amerikë, si dhe mundësi të shumta për hulumtime sa më tëmirëfillta.Qendrat tona albanologjiek duhet të bëjnë Projekte të përbashkëta me interes kombëtar, kurse një prej prioriteteve tona duhet të jetë përkthimi i veprave të albanologëve të huaj si Thunmann, Xylander, Bopp, G. Mayer, Lambertz, Jokl etj.,Botimi i ndonjë vepre të rëndësishme të autorëve shqiptar në ndonjërën nga gjuhët e mëdha, duhet të jetë gjithashtu pjesë e strategjisë sonë, kurse botimi i një reviste të përbashkët në gjuhë të huaja, për autorët shqiptarë dhe të huaj, duhet të jetë një nga obligimet tona të ngutshme në të ardhmen.Shkencat e albanologjisë kanë nevojë për më tepër qarkullim idesh e mendimesh, prandaj mbajtja e konferencave shkencore të përbashkëta dhe i prezantimeve të përbashkëta shkencore, do t’iu ndihmonte së tepërmi studiuesve tanë që të kultivojnë edhe më fuqishëm sensin e avancimit të dijeve albanologjike në një horizont me të gjerë konkurrues.

Shkodër, 26 tetor, 2021
(Kumtesë e lexuar në konsultën e mbajtur në Shkodër “Drejtnjë strategjie të albanoligjisë”, e mbajtur në Shkodër)

Filed Under: Politike Tagged With: Prof.dr. Skender ASANI

Gjendja në viset shqiptare në prag të Luftës Ballkanike dhe qëndrimi i Fuqive të Mëdha

October 25, 2021 by s p

Krijimi i komisionit qeverisës për reformat në viset shqiptare

Dr. Paulin Marku/

Në vitin 1912 situata në viset shqiptare paraqitej e vështirë. Arsyet ishin te ndryshme, si politike, ekonomike dhe gjeopolitike. Perandoria Osmane se bashku me kabinetin e qeverise xhonturke ishte vene ne lëvizje për te ndërmarrë disa reforma ne shuarjen e pakënaqësive dhe uljen e tensionit ne popullate. Trupat diplomatike italiane, kishin marrë njoftim nga ministri i Jashtëm i Italisë San Giuliano për gjendjen e rënduar në vilajetet shqiptare. Nëpërmjet telegramin të 12 shkurtit 1912, San Giuliano u kishte dërguar ambasadave të Londrës, Parisit, Petersburgut dhe legatave të Cetinës, Sofjes, Beogradit se situata në Shqipëri konsiderohet pak a shumë e pasigurte. Arsyet e ngritjes se Komisionit ishin për te pare nga afër gjendjen ne terren dhe për te qetësuar situatën si dhe për vendosjen e rendit dhe qetësisë. Qeveria miratoi ngritjen e një grupi pune për te analizuar gjendjen ne Rumeli, përfshirë viset shqiptare, te cilat shfaqnin trazira dhe rebelime te ndryshme. Kështu, ne shkurt te vitit 1912, Ministri i Brendshëm, Haxhi Adil beu udhëhoqi komisionin, se bashku me ekspert te fushave te ndryshme.Në telegramin e datës 12 prill 1912 diplomati italian, Labia-s pohonte se “komisioni gjithkund ku ka shkuar ka bërë të njëjtat premtime të cilat janë pritur shumë ftohtë nga ana e popullatës”, madje në ndonjë vend ka gjetur protesta kundër. Gjatë takimeve ministri, Haxhi Adil Beu iu premtoi shqiptarëve për fillimin e punimeve publike në: hekurudha; rrugë; ura; porte; bonifikime; reforma në taksa; reforma ligjore si hapjen e disa shkollave, etj… .Në një takim të Hasan Prishtinës me konsullin Austro-Hungarez në Selanik, i kishte shprehur se sundimi i ashpër xhonturk shfaqet kudo në viset shqiptare dhe nuk besonte që kjo qeveri do t’i vinte në jetë kërkesat e shqiptarëve, ndaj së shpejti do të shpërthejë një tjetër revoltë.Edhe diplomati shqiptarë Ismail Qemali e ndiqte me shumë kujdes lëvizjen shqiptare dhe udhëtimin e ministrit Haxhi Adil Beu. Në një takim që kishte zhvilluar me diplomatin italian Pompeo Aloisi, Ismail Qemali i kishte kërkuar ndihmë qeverisë së tij dhe ishte shprehur se nuk kam besim në reformat e ministrit të Brendshëm, përkundrazi revoltat kanë shpërthyer pas udhëtimit të këtij komisioni.Korrespondenti i gazetës “The Times”, James Bourchier pohonte se, shqiptaret kanë ngelur disa herë të zhgënjyer nga premtimet e qeverisë. Ata po veprojnë me të njëjtën mënyrë si vitet e tjera qe nëpërmjet kërcënimeve dhe presioneve te përfitojnë nga qeveria, pretendimet e tyre qe iu bëhen padrejtësisht.Shqiptarët në pranverë të vitit 1912 dhe reagimi i fqinjëve ballkanikRebelimet e armatosura sporadike i paraprinë lëvizjes kryengritëse që shpërtheu në Kosovë që duhej të përshkallëzohej edhe në viset tjera shqiptare siç ishte rënë dakord në mbledhjen e Taksimit. Në betejat e ashpra që u pasua në kryengritje kryesisht veçohet: forca të shumta ushtarake turke; mungesa në armatime e municione për shqiptarët; qëndrimi kundra i Fuqive të Mëdha ndaj kësaj kryengritjeje; aspiratat ekspansioniste të vendeve Ballkanike, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia që prisnin momentin e përshtatshëm të përfitonin ndaj situatës së trazuar që po përjetonte Perandoria Osmane për t’iu sulur tokave shqiptare.Mali i Zi u distancua nga lëvizja kryengritëse në Kosovë dhe vëzhgonte situatën duke ndjekur me kujdes çdo veprim të krerëve të Malësisë së Madhe. Qeveria serbe manovronte e nëndheshme për te shtrire influencën dhe për te krijuar lidhjet ne interes te saj. Ajo nuk e informoi Cetinën për fillimin dhe zhvillimin e bisedimeve me Bullgarinë, te cilat u finalizuan me nënshkrimin e aleancës mes palesh. Afrimi i Beogradit me Cetinën nuk ishte i lehtë për shkak të ambicieve dhe epërsive që kishin ndaj njëra-tjetrës dhe i shfaqnin hapur synimet e tyre ekspansioniste territoriale. Por përpara agresionit nacionalist xhonturk u lidhën në Aleancë, të mbështetura në fshehtësi dhe nga Rusia për të përzënë turqit nga territoret evropiane dhe për të përfituar territore duke u zgjeruar në viset e banuara nga shqiptarët.Iniciativa e Serbisë, Bullgarisë, Greqisë dhe e Malit të Zi për formimin e Aleancës Ballkanike, me ndihmën aktive edhe të agjentëve diplomatikë rus, ishte kambanë alarmi për të ardhmen politike të perandorisë Osmane. Ndikimi i diplomacisë cariste, ndonëse nuk ishte për fillimin e luftës në atë moment, ajo e përkrahte nismën e lidhjes së aktit. Aleanca kishte objektiv kryesorë luftën kundër Perandorisë Osmane dhe ndarjen e zotërimit në Ballkan.Shqiptarët të gjendur para vështirësive të mëdha me disa faktor kundra, vështirësi të mëdha ekonomike, mungesë ne armatime e municione, faktori ndërkombëtare ishte kundër kryengritjeve te armatosura, përsëri nuk u dorëzuan dhe nuk hoqën dore ndaj kauzës së tyre ne interes te Shqipërisë. Ata ia arritën qëllimit duke fituar beteja të ndryshme në kryengritjen e Pranverës së 1912-ës, fatkeqësisht lëvizja nuk u shtri në të gjitha trojet shqiptare por u kushtëzuan në pjesën veri-lindore shqiptare. Pavarësisht të gjithave kjo kryengritje pati suksesin e saj për shkak të parashtrimit të kërkesave të kuvendit të Junikut që nënkuptonte jetësimin e autonomisë së Shqipërisë brenda katër vilajeteve. Këto ngjarje i dërguan një sinjal të fortë Perandorisë Osmane, Fuqive të Mëdha dhe shqetësuan shtetet Ballkanike. Po ashtu, u preokupua edhe Rusia e Franca. Vendet fqinjë ballkanike nuk pranonin asnjë kombinim politik të Portës së Lartë për aprovimin e parashtruar nga shqiptarët për autonomi e Shqipërisë.Qëndrimi i shqiptarëve ndaj marrëveshjes së gushtit 1912 dhe roli i Malit të ZiNë gusht të vitit 1912 qeveria e Stambollit pranoi 12 prej 14 kërkesave të shqiptarëve. Dy prej pikave të marrëveshjes që qeveria iu refuzoi shqiptarëve ishin: a) kthimi i armëve; b) nxjerrja e qeverive xhonturke para gjyqit. Diplomacia ruse nuk i mbështeste lëshimet e Stambollit, dhe i kërkoi Portës së Lartë kufizim të lëshimeve ndaj shqiptarëve dhe privilegjet të shtrihen edhe tek kombësitë e tjera. Kishte edhe disa prej krerëve si: Riza Beun, Bajram Currin, Isa Boletinin dhe Idris Seferin që nuk e pranuan marrëveshjen e pjesshme të gushtit të 1912-ës. Por me ndërmjetësimin pajtues të Hasan Prishtinës ata u binden të pranojnë marrëveshjen. Ftesa e Hasan Prishtinës për shpërndarjen e popullsisë u respektua nga kryengritësit në vilajetin e Kosovës dhe nga pjesa dërmuese e krerëve drejtues në vilajetin e Manastirit dhe të Janinës. Ndërsa krerë të zonave të vilajetit të Shkodrës, sidomos ata të Malësisë së Madhe dhe të Mirditës nuk e respektuan këtë vendim. Pasi përfundoi kryengritja në Kosovë dhe filluan bisedimet me Stambollin, në vilajetin e Shkodrës u tentua me çdo mënyrë që lëvizja të rindizet përsëri, falë edhe nxitjes së madhe të qarqeve malazeze. Interesi i Malit te Zi ishte qe Porta e Larte te kishte sa me shume përplasje brenda dhe jashtë Perandorisë. Ndaj, dhe kërkonte me çdo kusht për të masivizuar kryengritjen shqiptare.Këtë e pohonin edhe autoritet austro-hungareze që akuzonin Malin e Zi se prej gushtit të vitit 1912 e në vazhdim, ishte nxitësi vazhdueshëm i malësorëve katolikë. Raporti i konsullit austro-hungarez, Zambaur dërguar kontin Berchtold përshkruan gjendjen e katolikëve të Mbishkodrës dhe rrezikun e propagandës malazeze. Diplomati Zambaur pohonte: “zgjedha turke është bërë e papranueshme dhe shpresat e fundit janë të drejtuara tek Austro-Hungaria, dhe se njerëzit e mençur vazhdojnë të shpërfillin ndërhyrjen e Malit të Zi”. Ne vazhdim te raportit, ai pohonte propaganda malazeze shfaqej dukshëm në zonat e Malësisë së Madhe. Në fund të gushtit të vitit 1912, Nikolla kishte propozuar një takim të “niveleve të Larta” me përfaqësues të lëvizjes shqiptare. Por Ismail Qemali ishte i bindur se shpëtimi i Shqipërisë nuk mund të merrej me mend në një bashkim veprimesh me shtetet ballkanike, pasi diheshin planet e aleatëve Ballkanik lidhur me të ardhmen e Shqipërisë.Krajl Nikolla kërkoi të bashkëpunojë edhe me Preng Bib Dodën duke i bërë oferta personale dhe alternativë për të ardhmen e autonomisë së Shqipërisë, me kusht që Shkodra t’i bashkohej Malit të Zi. Kjo kërkesë ishte refuzuar kategorikisht nga princi i Mirditës, Preng Bib Doda. Ministri i Jashtëm i Italisë, San Giulianno dhe kolegu austriak Berchtold ndanin të njëjtin mendim për Shkodrën. Sipas tyre, Shkodra përfaqësonte një interes të madh për të gjithë shqiptarët, por ju rezultonte e vështirë që të mbrohet kundër mbështetjes së Rusisë në favor të Malit të Zi. Austro-Hungaria dhe Italia edhe pse rivale me njëra tjetrën, ato filluan që të lidhin objektivat e tyre më lëvizje shqiptare në interes të shtrirjes së influencës në Ballkan.Qëndrimi thuajse neutral që mbajti Mali i Zi ndaj Kryengritjes së shqiptarëve deri ne gusht 1912, ndryshoi qasje pas kësaj periudhe dhe vihet re se politika malazeze investohej për bashkëpunim me drejtues shqiptare dhe përpiqej t’i te nxiste malësorët ne rebelime kunder autoriteteve te Stambollit. Për shqiptaret ne këtë periudhe ishte e rëndësishme te gjendni arme e municione per bashkëkombësit po aq e rëndësishme ishte qe ti sillnin ne viset shqiptare. Mali i Zi ishte pik kyqe për futjen e armatimeve nëpërmjet territorit malazez. Ndaj, shpesh here, krerë te ndryshem shqiptare iu drejtuan për te marr leje për depërtimin e armeve nëpërmjet territorit malazez.Nga fundi i gushtit 1912, të nxitur dhe nga propaganda e qeverisë së Malit të Zi, krerë te ndryshëm shqiptare, kërkonin bashkëpunimin me shqiptarët e tjerë, duke synuar me çdo kusht që të rindezët kryengritja kundër Perandorisë Osmane. Ftesës se Hasan Prishtinës për shpërndarje të kryengritjes iu përgjigjën pozitivisht dhe e respektuan krerët drejtues të vilajetit të Kosovës, dhe nga pjesa dërrmuese e krerëve të vilajetit të Manastirit dhe Janinës. Por, kjo kërkesë e Hasan Prishtinës nuk u respektua nga drejtues të kryengritjes të vilajetit të Shkodrës, kryesisht u kundërshtua në Malësi të Madhe dhe në Mirditë. Gjendja ne këto krahina u përkeqësua dhe shpërthyen rebelimet të armatosura kundër-osmane. Ato u organizuan nga drejtuesit e Hotit, Grudës, Dukagjinit, Zadrimës, Kallmetit, Mirditës e të shumë zonave të tjera shqiptare. Krerët kryengritës kishin për qëllim që të largonin prej andej forcat ushtarake dhe nëpunësit osmanë.Shqiptaret përballë Aleancës Ballkanike dhe qëndrimi i Fuqive të MëdhaNdonëse nga njëra anë luftonin kundër forcave turke, nga ana tjetër kishin për qëllim mbrojtjen e tërësisë së territoreve shqiptare nga pushtuesit serb, malazez, grek e bullgar. Pra, shqiptaret gjendeshin përballë sfidave te mëdha dhe po rrezikonin shume, nga njëra ana synohej autonomia e Shqipërisë, ndërsa nga ana tjetër ruajtja dhe mbrojtja e territoreve shqiptare Rreziku ishte dhe me i madh sepse as Fuqitë e Mëdha nuk mbështesnin kryengritjet e shqiptareve dhe kishin deklaruar publikisht se mbështesnin ruajtjen e Status-Quosë.Ndërkohë qe dhe Serbia, Mali i Zi e Greqi, e kërcënonin hapur Portën e Lartë. Ato kërkonin me çdo kusht që të finalizonin me sukses objektivat e vjetra për copëtimin e trojeve shqiptare. Porta e Lartë e shihte shumë pranë rrezikun e aleatëve Ballkanik, të mbështetura në fshehtësi nga Rusia për të përzënë turqit nga territori Evropian.Austro-Hungaria dhe Rusia ishin të shqetësuara për situatën në Ballkan. Në një komunikim të datës 23 shtator 1912, ministri i Jashtëm Berchtold udhëzonte diplomatin e tij Von Giesl në Cetinë, se Vjena mbështeste ruajtjen e paqes në Perandorinë Osmane. Ministri Berchtold rekomandonte Gieslin që të veprojë ashtu siç ka vepruar kolegu i tij rus, që të flasë në mënyrë miqësore dhe me vendosmëri, si me Mbretin Nikolla ashtu edhe me qeverinë mbretërore në mbështetje të ruajtjes së qetësisë. Austro-Hungaria dhe Rusia nuk e përjashtuan mundësi e një ndërhyrje ushtarake për të mënjanuar konfliktet por frika se ky veprim mund t’i hidhte në luftë të drejt për drejtë, edhe pse të papërgatitura për një përballje të mundshme, bëri që ata të frenohen dhe të shohin për një zgjidhje tjetër. Kështu, në tetor të vitit 1912, Rusia bashkëpunoi me kundërshtaren e saj Austro-Hungarinë për të paralajmëruar vendet Ballkanike, në emër të Fuqive të Mëdha, se modifikimet që do t’i bëheshin integritetit territorial të Perandorisë Osmane nuk do të njiheshin. Dy Perandoritë u shprehen se ishte në interes të përbashkët dhe mbështesnin ruajtjen e Status-Quosë. Por aleatët ballkanik nuk e respektuan notën austro-ruse që i paralajmëronte të ruanin paqen dhe të respektonin status quo-në, dhe i shpallën luftë Perandorisë Osmane. Ne këto rrethana, më 6 tetor 1912, Mali i Zi nënshkroi një akt formal aleance me Serbinë, që pas pak ditësh vendet e Aleancës Ballkanike do të fillonin sulmet kundër armatës turke që ishte e dobësuar dhe e ndarë në dyshe. Armata e Lindjes vepronte në Trakë, ndërsa ajo e Perëndimit vepronte në viset shqiptare e maqedonase.Shpërthimi i Luftës Ballkanike dhe sfidat e shqiptarëve I pari që veproi ishte Mali i Zi, që me 8 tetor 1912, i mbështetur nga Aleanca Ballkanike, i shpalli luftë Perandorisë Osmane. Sipas Jasha Tomiç, malazezët nuk patën oficerë të mirë-përgatitur ashtu si shtetet e tjera, e as armë moderne të kohës e municione të mjaftueshme për luftë. Ushtarët malazez ishin më të paktë në numër në muajin tetor 1912 në krahasim me ata osman në Shkodër. Megjithatë, malazezët sulmuan të parët trupat osmane në kufi dhe zhvilluan betejave të ashpra duke arritur të pushtojnë fortesën e Tuzit dhe zbritën në drejtim të fushës së Shtojit e të Vrakës me pikësynim Shkodrën. Pak ditë më vonë, më 17 tetor 1912 Serbia e Bullgaria deklaruan pjesëmarrjen e tyre në luftë, dhe një ditë më pas koalicionit të shteteve ballkanike iu bashkuan edhe Greqia. Ushtritë ballkanike kapërcyen kufijtë e Perandorisë Osmane dhe korparmatat osmane të Selanikut, Manastirit, Shkupit dhe ato në Shkodër, Janinë, Strumë, Plevlje, Pejë dhe në Thesali, lëshuan terren dhe bënë rezistencë.Lufta Ballkanike i gjeti shqiptarët jashtë radhëve të frontit ballkanik, pa një marrëveshje me ta dhe në luftën të hapur kundër Perandorisë Osmane. Sulmi i aleatëve ballkanik për ndarjen e territoreve iu shkaktoi probleme të mëdha krerëve shqiptarë duke iu rrezikuar pushtimi apo e keqja më e vogël ishte aneksimi i tokave shqiptare. Drejtues shqiptarë me besime religjioze të ndryshme, ishin të bashkuar në një qëllim të vetëm, në interes të të ardhmes së Shqipërisë. Ata jo vetëm që mobilizoheshin për përballje të vazhdueshme me trupat e Perandorisë Osmane por u organizuan edhe kundër ushtrive të Aleancës Ballkanike. Komitetet shqiptare vijuan veprimtarinë brenda dhe jashtë vendi. Krerët shqiptar mbanin kontakte të vazhdueshme me bashkëkombësit në emigracion nga ku u formuan disa komitete, nëpër shtete të ndryshme për të ardhur në mbrojtje të tokave shqiptare. Paria shqiptare përpiqej të shfrytëzonte çdo rrethanë të krijuar gjatë Luftës Ballkanike dhe nga konfliktet e kundërshtitë midis Fuqive të Mëdha për të realizuar qëllimin e përbashkët të çështjes Kombëtare, atë të krijimit të Shtetit të pavarur shqiptarë. Ismail Qemali, si një politikan dhe diplomat vizionar, e kuptoi fort mire rrezikun qe i kanosej Shqipërisë, dhe e konsideronte te domosdoshme te bëheshin veprime sa me te shpejta, e te vendosnin për te mbrojtur çështjen shqiptare me fillimin e luftës ballkanike.Shqiptaret zhvilluan beteja dhe luftëra të ashpra shekullore në interes të Çështjes Kombëtare dhe shpeshherë u gjenden përballë sfidave te vështira, një nder përballjet më të vështira historike i përket vitit 1912. Pra, mund te veçohen, Porta e Larte ishte e tronditur nga sulmet qe po i bëheshin, lufta ballkanike qe kishte shpërthyer dhe vendet fqinje prisnin te përfitonin territore ne dem te tokave shqiptare, si dhe vështirësitë e shumta qe përballeshin Fuqitë e Mëdha. Por sidoqoftë, e drejta e një populli te shtypur triumfoi, dhe më 28 nëntor 1912 shpallën Pavarësinë e Shqipërisë. Ne kujtimet e tij, Ismail Qemali pohohet, “shqiptaret nuk gjeten mirëkuptimin ne rrethet qeveritare turke, dhe pati ardhur koha qe ne te marrim masa për shpëtimin tone”.

Filed Under: Politike Tagged With: Paulin Marku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 270
  • 271
  • 272
  • 273
  • 274
  • …
  • 672
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶
  • Arbëreshët e Argjentinës – Një histori e dy emigrimeve dhe e mbijetesës së identitetit shqiptar
  • SKËNDERBEU, VASAL APO ALEAT I ALFONSIT TË ARAGONËS?
  • HIJESHIA LIGJËRIMORE DHE APOTEOZA E SHQIPTARISË NË KËNGËT E NIKOLLË NIKPRELAJT
  • LEGJITIMITETI DHE PUSHTETI
  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT