• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KONGRESI I LUSHNJËS

January 20, 2021 by dgreca

Më 21 janar 1920 nisi punimet Kongresi Kombëtar i Lushnjës, i cili miratoi Aktin Kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë dhe të shtetit shqiptar, si edhe zgjodhi Këshillin e Lartë prej 4 vetash, regjencën, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe  Këshillin Kombëtar me 37 vetësh, në funksion të parlamentit. Kryetar i Kongresit u zgjodh Aqif  Pashë Elbasani. Kongresi formoi qeverinë demokratike me kryeministër Sulejman Delvinën. Kongresi i Lushnjës me vendimet e tij kombëtare i hapi rrugën Luftës çlirimtare te Vlorës dhe themelimit tw shtetit shqiptar të lirë, të pavarur dhe demokratik.

Me këtë rast, po ju dërgoj një shkrim të thuktë të Mid’hat Frashërit për Kongresin e Lushnjës, nxjerrë nga studimi i tij “Probleme të Shqipërisë Indipendente”.

                                               Uran Butka/

Mid’hat Frashëri /

KONGRESI I  LUSHNJËS/

    Situata kishte ardhur në atë pikë fort të vështirë, kur brenda në Shqipëri, prej vetë shqiptarëve, bash nga ana e atyre drejtpërdrejt të interesuar, po përgatitej një ngjarje që do të ndryshonte rrjedhën e punëve brenda në vend dhe do të krijonte një korrent të ri në opinionin politik të botës, duke vënë lakuriq aspiratat e shqiptarëve. 

     Në të marrë fund të luftës, ishte parë agimi i një kohe të re: okupimet e huaja kishin qenë përndryshe edhe një ilaç i çmueshëm për të formuar ndërgjegjen kombi­are; me disiplinën dhe rregullin relativ që kishin prurë sundimet ushtarake, ishte zhdukur edhe dufi i pasioneve, i rivaliteteve personale; ishte ngritur gjer në një shkallë lëngata-fort e vjetër, për fat të keq, e regjionalizmës Këto të mira, në mos me rrënjë të thella, të paktën në sipërfaqe dhe në dukje, kishin ardhur prej kushteve të reja që kishte prurë më tepër se nga çdo tjatër administrata austriake, që kishte stabilizuar autoritetin, kishte shtrënguar botën të punojë dhe të hajë bukën me djersën e ballit dhe kishte krijuar një burokraci thjesht shqiptare, duke shtuar në një mënyrë të çuditshme numurin e shkollave fillore. Këto situata të reja ishin të volitshme për zhvillimin e ideve kombiare, ide, dëshirë dhe vullnet që ishin bukur mani­festuar para dhe në kohën që u mblodh Kongresi i Durrësit, kur u formua qeveria provizore. 

     Shpresat e vëna në qeverinë dhe në dërgatën, që vajti të ankohej përpara konferencës, nuk mbushën premtimet dhe shpejt erdhi një moskënaqësi e shtuar akoma më tepër, kur politika e një mandati italian mbi Shqipërinë dhe projekti i një komisari po merrnin një karakter praktik, tërë duke u konfirmuar dhe me marrëveshjen e re Tittoni-Venizelo: këto janë shtytkat prej të cilave dolli manifestimi kombiar i madh i njohur nën emrin Kongre­si i Luslmjës (28-31 janar 1920). 

     Kongresi i Lushnjes do të kishte efektin e thellë të theksojë në aspiratat e kombit idenë e indipendencës absolute dhe të integritetit të vendit, duke u dhënë të kuptonin edhe të huajve, botës politike, se vendi punon pas parimeve të kombësisë, duke u mbështetur mbi të drejtat e tij pa qënë vegël e ndonjë pushteti të huaj. Mund të thuhet se që nga Lidhja e Prizrenit, ishte manifestimi i parë me një rëndësi fare të veçantë për këtë popull, e një punimi të bërë me fuqinë që buronte vetëm prej trupit të tij. 

      Vendimet e Lushnjës kishin dy detyra: 1- të realizonin brenda në Shqipëri një qeveri thjesht kombiare për të gjithë vëndin. 2-të mbahej një atitudë gjithashtu kombiare dhe larg çdo dyshimi përpara konferencës; të dy punët aq të rënda, njëra sa dhe tjatra. 

     Do të kujtojmë këtu se kur u mbështollën të pesëdhjetë përfaqësuësit në qytetin e vogël të Myzeqesë, vendi gjendej nën okupatën efektive, aq ush­tërore sa edhe civile të Italisë, sidomos nga Vjosa e në kufi të Greqisë: Shkodra ishte nën një sundim internacional (francez, englez, italian) dhe Korça gjendej nën një administratë franceze; megjithëkëtë, pa asnjë për­jashtim, të gjitha viset kishin çuar delegatë, ishin bashkuar në politikë dhe në vullnet. 

     Realizimi i pikës së dytë të programit lypte një durim dhe hollësi veprimi, me qenë indipendentë prej dëshirës së atyre di­rekt të interesuar në punë. Por zbatimi i pjesës së parë varej drejtpërdrejt nga aktiviteti që do të zhvillonte vetë populli, prej besimit që do të inspironte regjimi i ri, ky regjim i inauguruar në kondita kaq të vështira . 

      Marrja në dorëzim e Shkodrës (25 mars 1920) qe i pari sukses politik, bashkë me të dhe një shënjë sim­patie e dhënë prej Fuqive të Mëdha. Ishte dhe shkal­la e parë për grupimin e copëve të ndryshme të mëmëdheut rreth një autoriteti të vetëm. Të marrët e Gjinokastrës (27 prill), të lëshuarit e Korçës prej francezëve (I5 maj) dhe të bashkuarit e saj në një mënyrë paqësore, plotësoi edhe njëherë suksesin e qeverisë së re, shtoi besimin e saj dhe ngjalli ako­ma një herë vullnetin e kombit, i cili kurorëzoi veprën e nisur në Lushnje duke mbajtur tre muaj me radhë një përpjekje të ashpër në Tepelenë dhe Vlorë dhe duke parë që (më 17 gusht 1920) ky qytet dhe gjithë pikat e Shqipërisë të zbrazeshin prej çdo ushtrie, prej çdo administrate të huaj. 

       Kjo pemë s’ ishte arrirë pa vështirësi dhe pa rreziqe të panumurta. Sforci­mi i zhvilluar ishte një send titanik kur barazohet me mjetet që dispononte kombi. qeveria dhe shteti i ri: pa organizim, pa ushtri, pa polici as gjindarmëri, pa një ovull në arkë, i ndarë nga bota e qytetëruar, se udhët ishin prerë prej qeverive pak simpatike, rrethuar prej tre fqinjve aspak të favorshëm dhe më tepër akoma, të zvjerdhur prej çdo mbështetjeje morale. pa ndonjë ndihmë reale ose të paktën, simpati efektive diplomatike. Duke marrë në konsideratë këto rrethana, mund të thuhet se vepra e mbaruar në motin 1920 prej shqiptarëve është prej atyreve që s ‘kanë shëmbuj të shumtë. 

       Edhe kjo energji e dëftyer shfaqet në një formë akoma më kolosale në kujtofshim se kur zhvilloheshin ato përpjekje me ndalimet që ishin ngrehur prej të huajve, një vështirësi jo më pak importente ndezi një flakë të shkurtër brenda në gji të popullit: rreth Tiranës një lëvizje esadiste, një reaksion i vërtetë sërish po ngrinte krye (qershor 1920) duke shpikur një rrezik të tmerrshëm për të lindurin e ri dhe më tepër për prestigjin e tij. Me urtësi të madhe qeveria diti të ndalojë çdo krisje armësh dhe qetësoi nervozitetin duke dërguar një komision pranë Esadit në Paris. Zhdukja e këtij monstre pak javë më vonë, duke thyer idolin e tyre, theu edhe hovin e atyre që vazhdonin të ushqeheshin me ide tradhëtore dhe fanatike, të atyre që kujtonin se lumturia mund të ngrihet mbi çrregullsi, mbi punime arbitrare të influencave personale duke mohuar hamoninë që sjell një autoritet legal dhe kombiar. 

       Por, në qoftë se fuqia e lindur nga mbledhja e Lushnjës regjistroi në aktiv të saj një nga një kaq fitime dhe nderime,  bash kur vendi kishte nevojë për gjithë fuqitë e tij, kur zhvilloheshin përpjekjet në Vlorë, një vështirësi e madhe. me rrënime dhe gjakderdhje krijohej nga ana e serbëve në veri dhe veri-lindje të Shqipërisë: serbët kishin zënë vend fort më brenda vijës së caktuar më 1913, kështu që kufijtë e njohura në Londër, akoma s’ishin liruar të gjitha dhe kjo situatë përgatiste një vuajtje dhe lëngatë të madhe. 

*

Të dy vitet, 1919 dhe 1920, brenda në Shqipëri dhe përpara Konferencës së Paqës, qenë një luftim i paprerë kundër Traktatit të Fshehtë të Londrës, kundër copëtimit të Shqipërisë. Kongresi i Lushnjës dhe përpjekjet e gjakta të Vlorës kurorëzuan veprën patriotike duke proklamuar botërisht dhe me bujë vullnetin e kombit. Këto gjeste zgjidhën në një mënyrë definitive çështjen, duke siguruar triumfin e dy parimeve: indipendencën politike dhe integritetin tokësor. Pas atyre ngjarjeve Konferenca e Paqës më nuk guxoi të vërë në bisedim cënimin e këtyre dy të drejtave.

            Por efekti më i madh i luftimeve do të ishte për psikologjinë e brendshme tè popullit, për dinjitetin dhe karakterin e tij. Më 1912 ishte shfaqur tek shqiptarët një besim i rrezikshëm dhe fort i dëmshëm, sipas së cilit Shqipërinë s’e bënë shqiptarët, po e bëri Evropa. Ky mentalitet kishte për rezultat fatal një aparati, një mefshtësi dhe një moskujdesje. Meqenëse na bënë të huajt, atëhere ne më s’na binte ndonjë barrë, ndonjë detyrë. Logjika, vërtetë një logjikë e shtrembër, e donte që, kush e bëri, kush u bë shkak të bëhet, ay le të përpiqet ta kërrejë në krye! Gjykim i vdekshëm që vret dhe shkatërron çdo  përgjegjësi për një komb. Kurse tani, më 1920, Shqipëria u bë, u krijua, u gatua jo vetëm prej vetë shqiptarëve, por edhe kundër Evropës, kundër gjithë pushteteve dhe kombeve të mbështjella rreth Konferencës së Paqes. Punën e bënë vetë shqiptarët, kundër keqdashjes së të tjerëve, pa asnjë ndihmë syresh, as edhe makar  një simpati nuk vonoi të vinte, kur pa bota se shqiptari përqipej për veten e tij, me fuqinë dhe mjetet e veta. Një ngjarje e tillë ka një rëndësi të madhe për historinë e një kombi. Ekzerson një veprim, influencon gjithë jetën e tij. Është një kandil: ndrit dhe duhet të ndriçojë kurdoherë që gjendet në errësirë dhe në të keqe, në çdo kohë dhe në çdo rasje. Të mbajturit mend të akteve të mëdha të patriotizmës është një lumturi si edhe një detyrë.

Filed Under: Politike Tagged With: Mit'hat Frasheri, Uran Butka

ZGJEDHJET E 2021 NË DARDANI

January 19, 2021 by dgreca

Nga Asllan Bushati/

Fillimisht dëshiroj të  kërkoj mirkuptim se gjithmonë  në shkrimet e mija, përdor emërtimin  iliro-shqiptar “Dardania” në vend të “Kosova”. Këtë e bëj për shumë arsye të njohura, por edhe për faktin  se në këtë moment nuk do të ishte e drejtë  ndalesa  për shpiegime për këtë problem, kur objekt i shkrimit janë zgjedhjet. 

Sic dihet tashmë, zgjedhjet e përgjithëshme atje, janë dekretuar  të mbahen më 14 shkurt  2021. Ato, pas mëvetsisë nga Serbia dhe vecanërisht pas shpalljes së pavarsisë, janë bërë disi  të shumta. Disa janë të mendimit se kjo është një gjë e mirë se demokracia është në veprim e zhvillim. Disa të tjerë nuk e përkrahin shpeshtësinë e zgjedhjeve  duke gjykuar se qeverive të zgjedhura duhet të ju jepet koha e duhur për të mundësuar realizimin e detyrimeve të marra para votuesve të tyre  dhe shtetit Dardanisë. Edhe unë rreshtohem me këto të fundit.

Por le të shohim si paraqitet situate parazgjedhore atje dhe cilat janë pritshmëritë e rezultateve dhe disa nga  opsionet qeverisëse paszgjedhore.

Partia Vetvendosja  dhe udhëheqësi i saj Albin Kurti, kanë shumë  gjasa të jenë më të votuarit, aq më tepër që kësaj force ju bashkangjit edhe Vjosa Osmani. Por ceshtja shtrohet a do të jenë ata  në gjendje  që  të fitojnë pak më shumë se gjysmën e elektoratit (vendeve në Parlament) dhe të formojnë qeveri pa shtesa e “paterica”? Kjo është pak e dyshimtë, por për një moment po e marrim si të mirqënë. Ky opsion mund të ndodh se elektorati mendon se VV-ja është e pakorruptuar, nuk është vënë në provë për një mandat të plotë dhe se asaj i është bërë një hile e madhe nga ndërkombëtarët dhe një pabesi nga LDK-ja ose më shkurt nga Isa Mustafa.

Ky opsion mund të funksionojë, por assesi për zgjedhjen e Presidentit që i është premtuar Vjosa Osmanit dhe që për këtë kërkohen 80 vota. Pra Vjosa Osmani nuk mund të zgjidhet Presidente nga VV-ja, madje ndoshta as edhe Kryetare e Parlamentit. 

Në rastin kur VV-ja dhe Vjosa Osmani, do të siguronin më pak se gjysmën e votave të Parlamentit, atëherë do të kërkonin ndihmën e të tjerëve dhe situata do të ishte akoma më  e komplikuar dhe më komplekse. 

Në këtë rast, oferta më e afërt do të ishte AAK-ja, por kjo është e shoqëruar me kërkesën që Ramush Haradinaj do të ishte President. Pra del se Vjosa Osmani është e përjashtuar edhe si Presidente edhe si Kryeparlamentare.

Isa Mustafa në deklaratat e ditëve të fundit, nuk e ka përjashuar mundësinë e një bashkpunimi të ri me VV-në. Por Albin Kurti nga ana e tij, është plot mllef me LDK-në e vecanërisht më I.Mustafën për “tradhëtin” që ju bë në mandatin e shkuar. Kështu për Albin Kurtin bashkpunimi me LDK-në do të ishte opsioni më fundor. Në një bashkpunim të tillë Vjosa Osmani do të ishte tërësist e përjashtuar.

VV-ja në rastin kur nuk ka votat për të udhëhequr e vetme, (si forcë e majtë që është), mund të bënte një koalicion të qëndrueshëm me PDK-në. Këtë mund ta bënte se nuk është vetëm majtizmi që i bashkon, por edhe disa arsye të tjerë si: Hashim Thaci si “armiku më i egër i Albin Kurtit ” tashmë është prapa hekurave; Enver Hoxhaj është më i pranueshëm e më  bashkpunues; PDK-ja ka pësuar si të thuash një “nokdaun” etj. Por kjo qasje do ti kushtonte VV-së postin e Presidentit dhe të Kryeparlamentarit. Pra edhe në këtë rast Vjosa Osmani do të ishte e “djegur”.

Mund të ndodh që VV-ja të jetë forcë e parë, por të  mos arrijë  të formojë qeverinë. Kurse LDK-ja dhe PDK-ja duke qenë forcë e dyte dhe e tretë  të hyjnë në koalicion e të formojnë qeveri të përbashkët  sic kanë bërë edhe herë të tjera . Në këtë rast “ e ftuar nderi” do të ishte AAK-ja  dhe President Ramush Haradinaj, kurse Albin Kurti edhe Vjosa Osmani do të dilnin të humbur.

Si përfundim, në gjykimin tim, forcë e parë do të jetë VV-ja dhe Kryeninistër Albin Kurti dhe për të mos patur zgjedhje të tjera më afër postit të  Presidentit është Ramush Hradinaj, kurse Vjosa Osmani pothuaj është e “djegura”.

Filed Under: Politike Tagged With: asllan Bushati, zgjedhjet ne Kosove

Pjeter Arbnorin e Kujtojmë me rastin e 86-vjetorit të Lindjes

January 18, 2021 by dgreca




Shkruan: Anton ÇEFA/

Nga libri i Pjetrit “Lufta për të mbetur Njeri”, zgjodha shkrimin “Kembrixhi
për Arbnorin” Arritje të shek. XX.”

“Urime! Ju jeni nga ata që u zgjodhën!” Qendra Biografike
Ndërkombëtare e Kambrixhit, Angli, një nga organizatat kryesore botërore të
kërkimeve dhe botimeve biografike, tha dje  se ka zgjedhur deputetin dhe
shkrimtarin Pjeter Arbnori në grupin e një numri të vogël burrash dhe
grash nga e gjithë bota, të denjë për  Dekoratën “Për Arritje të
Shekullit 20”. Dekorata për Arbnorin, sipas kësaj qendre, shoqërohet me
citatin: “Në njohje të veprave të shquara në fushën e të Drejtave të Njeriut”.
Nicolas S Law, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Ndërkombëtare Biografike në
letrën që i shkruan Arbnorit , thotë se  “Kolegët e mi në Bordin Botues të
Qendrës Ndërkombëtare Biografike kanë qenë dakord që unë të zgjidhja vetëm fare
pak individë, që do të përfshihen në botimin e 26-të për t’u përmendur në
mënyrë të veçantë në një pjesë të shquar në krye të vëllimit. Kam kënaqësinë që
emri juaj është njëri nga ata që u zgjodhën dhe po ju shkruaj që t’ju ofroj
rastin që përveçse vënies së emrit tuaj në pjesën kryesore, që është gjë e
sigurt, t’jua kushtojnë juve këtë botim. Duke pranuar këtë nder, Biografia Juaj
e Përkushtimit do të jetë një nga zërat e parë në këtë libër”.

Përveç dekoratës për
arritje të shekullit 20-të dhe përfshirjes në Fjalorin Biografik Ndërkombëtar,
Botimi i 26-të, Qendra e Kembrixhit, ka vendosur ta përfshijë Arbnorin, i
cilësuar si Mandela i Shqiperisë, edhe në Botimin e Trembëdhjetë të Who’s Who
Ndërkombëtar të Intelektualëve. Botuesi Sam Tyler i shkruan Arbnorit se, “ju
ftoj të zini vendin tuaj ndërmjet faqeve të këtij botimi, ku deri tani ne kemi
nderuar më tepër se 20. 0000 vetë, në gjashtëdhjetë e dy vende të ndryshme të
botës”

Nëntor 1998 – “RD”

***

Tribuni i demokracisë Pjetër Arbnori

Fjalë e mbajtur në
mbledhjen përkujtimore për Pjetër Arbnorin

në tubimin e organizuar nga “Vatra” më 9  shtator 2006

               
Ndoshta më i afërmi ndër shokët e tij të fëmijërisë dhe të rinisë kam qenë unë.
Rrethanat e jetës i ndajnë dhe i largojnë njerëzit, por zemrat e shokëve e të
miqve nuk njohin ndarje.

               
Vdekja e tij e parakohshme dhe e papritur më tronditi aq shumë sa që nuk qeshë
në gjendje të merrja penën. E pra, unë kisha shkruar për të dhe kisha aq shumë
për të thënë. E kisha detyrim, e ndjeja si peng, por edhe si çlirim shpirtëror
nga dhimbja; megjithëse e dija që nuk do të shpëtoja nga ajo dhe nuk e ndjej se
po përligjem e po qetësohem me këtë Fjalë në këtë tubim të bukur përkujtimor që
po organizon “Vatra”. Ai  ishte mik i “Vatrës”, i historisë dhe bëmave të
saj të shkëlqyeshme; dhe në një vizitë që i bëri “Vatrës”, pati deklaruar: “Në
‘Vatër’ e ndjej veten më ngrohtë se kudo”. Dhe ‘Vatra’ e priti dhe e përcolli
me dashurinë, dashamirësinë dhe nderin që pritet një mik i shtrenjtë.

               
U rritëm bashkë. I kishim shtëpitë jo më shumë se 100 hapa larg njëri-tjetrit.
Nga dera e oborrit e shtëpisë sime, përtej rrugës dhe dy gardheve, e shihja atë
kur dilte në kopshtin e “Shtëpisë së mbetur përgjysmë”, siç e ka titulluar ai
romanin kushtuar viteve të fëmijërisë dhe të rinisë.

               
Pjetri erdhi në lagjën tonë, në vitin 1942, shtatëvjeçar. Kishim një diferencë
fare të vogël moshe, vetëm 5 muaj. E kujtoj që në fëmijëri me atë natyrë të
qetë që e ka karakterizuar gjithnjë – refleks i një flegme pjekurie dhe maturie
të hershme, që ndrydhte në çdo rast impulset e mospajtimit dhe kundërshtimit
deri në protestë ndaj së keqes, në çfarëdo ngjyre që të shfaqej ajo dhe prej
çfarëdo drejtimi që vinte.

               
U nisshim për shkollë, mbasi zgjoheshim shumë heret, porsa dilte drita, nga
zhurma e mitralozave që lajmëronin Shkodrën se në periferi të qytetit, pas
varrezës së Rmajeve- shumë afër lagjes sonë, u pushkatuan edhe një grup
“reaksionarësh”, mbi të cilët rëndonte një faj shumë i madh: ata e donin
Shqipërinë ndryshe nga komunistët, që po ia bënin fli politikës sllave dhe
paçavureve marksiste-leniniste. Për gjithë qytetin, e edhe për ne fëmijët, në
atë kohë unë e Pjetri kishim shkelur në të 12-in e në të 13-in vit të jetës,
bëhej objekt i përgjithshëm diskutimi ngjarja e përgjakshme. Shqiptoheshin
emrat, flitesh për rrethanat e jetës dhe viheshin në dukje meritat e secilit
prej martirëve.

               
Dy shkollat e mesme të qytetit, pedagogjikja dhe gjimnazi, që zhvillonin
mësimet në të njëjtën ndërtesë, qenë bërë qendër e rezistencës së rinisë
shkollore kundër komunizmit. Për ta mposhtur këtë rezistencë, qeveria pati
sjellë si nxënës konviktorë kryesisht nga Jugu i vendit ish-partizanë a djem të
tyre, që i kishim ndër klasa, por që ishin 4-5 vjet më të mëdhenj nga ne. I
mbaj ndër mend si sot mbledhjet e tendosura nervash, që organizonin ata me
britma çjerrëse e kërcënime, që përfundonin në oborr të shkollës me rrahje.
Këta “revolucionarë të çartur” i sulmonin të rinjtë që përjashtoheshin herë pas
here nga shkolla dhe i rrihnin kafshërisht. Ky kontigjent, i çmendur
politikisht dhe i çoroditur moralisht, mbas mbarimit të shkollës dërgohej për
të studiuar jashtë shteti, në vendet e Evropës Lindore, kryesisht në Bashkimin
Sovjetik. Mbas përfundimit të studimeve këta elementë u bënë kuadro të atij
regjimi kriminal, që sundoi për 50 vite. Edhe sot e kësaj dite, mjerisht, pa i
vrarë ndërgjegjja fare për çfarë i bënë popullit dhe   atdheut, shetisin
në rrugët e kryeqytetit, kryenaltë për bëmat e tyre të fëlliqura. 

               
Në këto rrethana u formuam me një urrejtje të ligjshme kundër komunistëve. Kur
u ndamë, unë u emërova mësues në rrethin e Matit, (ai, një vit më vonë, në
Dukagjin), i dhashë një poezi prej dy sonetesh, që ia kisha kushtuar atij
sikurse edhe ndonjë shoku tjetër. Titulli qe: “Kah galeritë e ardhmenisë
arbnore”, që ai e ndryshoi: aty për aty: “Kah katakombet e ardhmenisë arbnore”,
si për ta parandjerë zezonën që do t’i ndodhte atdheut. Dhe shkroi: “Questo e
il mio dramma che pianger’ mi fa”. (Kjo është drama ime që më bën të qajë). Me
shumë poezi të tjera u dogjën edhe sonetet e katakombeve. Mbaj ndër mend vetëm
strofën e parë dhe disa rreshta të shkëputur:

“Ndër sytë e tu, gjurmues t’ mendimit pashë

               
Shqetinë e vlagshtë për botën e praksueme

               
Shqetinë qi thekshem shpirtin t’ vrau e n’ fashë

               
Zemrën s’ta la jo kurr n’ ndiesi t’harbueme.”

               
Pjetri në atë kohë shkruante poezi satirike. Kishte një talent të rrallë.
Letrat e tij derdheshin në një harmoni të çuditshme satire. Koha i zhduku të
gjitha.

*   *   *

Arbnori na ka lënë një pasuri të madhe shpirtërore në disa fusha: rrugën
teorike dhe praktikën e politikës së tij për ndërtimin e demokracisë, veprën
letrare, të cilësuar si “koherencë shembullore njerëzore dhe artistike” të
jetës së tij dhe, mbi të gjitha, plarformën e përpjekjeve në rrethana të
jashtëzakonshme jo vetëm për të mos iu nënshtruar, jo vetëm për t’i dalë
përballë, por edhe për ta mposhtur të keqen, poshtërsinë, të shëmtuarën, ferrin
e diktaturës, atë që ai e ka quajtur “Lufta për të mbetur njeri”, luftë në të
cilën pati shumë luftëtarë të shquar dhe Arbnori qe një nga më të shquarit.
Kështu e ka quajtur ai ditarin e tij sekret të mbajtur në vitet e gjata të
burgut, sipas një kodi të veçantë, për dëshifrimin e të cilit ai vazhdonte të
punonte para se ta tradhëtonte vdekja.

  “Në mënyrë të ndërgjegjshme – ka shkruar ai në librin e tij
‘Martirët e rinj në Shqipëri’ – iu futa një rruge që më çoi në një burgim të
gjatë.”

“Të mbetesh njeri – vijon ai më poshtë – nuk është ndonjë trimëri e madhe,
por është detyrë. Megjithatë nuk ka qenë e lehtë të luftoja për të ndërtuar një
strehë pa lënë tjetrin në shi; të siguroja një kafshatë bukë pa ia hequr
tjetrit kafshatën nga goja, të përpiqesha të shkollohesha pa e lënë shokun në
errësirë, të rropatesha në pranga për të ndriçuar robërinë time pa ia rënduar
jetën shokut që kisha pranë. Në kushte tepër të vështira e quaj arritje që kam
shpëtuar pa u turpëruar dhe kam mundësi t’i shikoj shokët, miqtë dhe armiqtë
drejt në sy.”

*   *   *

               
Mendoj se është me vlerë të them shkurt, vetëm dy fjalë për “tabanin” e
edukatës familjare ku u rrit Pjetri, meqë nuk e di a ka folë kush për këtë. I
ati, Filip Toma, oficer i xhandarmërisë shqiptare, i njohur për tri “pa” – i pakorruptuar,
papërkrahës, pa shtëpi”, u vra duke luftuar trimërisht kundër komunistëve në v.
1942, mbasi pati luftuar edhe me 7 prill kundër pushtimit Italian. Me 5 prill
të v. 1939, ai i vuri në dorë të birit katërvjeçar nagantin dhe e ndihmoi të
tërhiqte këmbëzën, sepse kishte lindur trashëgimtari i Mbretërisë Shqiptare.
Gjithsesi, ky njeri me tri “pa”, i pati lënë të birit një bibliotekë të pasur.

E ëma, Gjystina a Dyta, siç e thërrisnim në lagje, një nënë më stoike e më
të përcaktuar në detyrën e saj si prind nuk kam njohur, ndikoi shumë në
edukimin e të birit. Pjetri kujton disa parime të kësaj nëne, që shkëlqente nga
dinjiteti për rezistencën e treguar ndaj reprezaljeve të regjimit komunist, dhe
që ai u përpoq t’i ndiqte:

Të mbështetem në besimin tek Zoti.

Të ruaj krenarinë e familjes.

T’i shtrohem punës me zell e këmbëngulje.

Të mos i ankohem njeriut për hallet e mia.

Të mos turpërohem moralisht.

Të mos prek gjënë e botës.

Të mos tradhëtoj as miq as të huaj.

 Të mos bëhem shërbëtor i askujt.

Të mos e humbas humorin as në kushte të vështira.

Pa u shitur trim të jem qëndrestar.

                               
*   *   *

               
Për qëndrimet politike të Arbnorit mbas rënies së diktaturës nuk do të flas.
Janë të njohura prej të gjithëve: I ekuilibruar në atë kaos çekuilibrimi të
përgjithshëm të politikës shqiptare gjatë këtyre viteve të tranzicionit; i
përmbajtur e gjakftohtë përballë të ndërsyerve të shfrenuar; i vendosur pa
kompromisin më të vogël në luftën e tij për demokraci dhe procese integruese
ndaj strukturave evropiane dhe evroatlantike, me shpresë e besim të plotë në
një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

               
Ai i qëndroi besnik politikës dhe partisë ku aderoi që në fillim, por politika
e braktisi, siç kishte braktisur edhe demokratë të tjerë të vërtetë për t’i
zëvendësuar me “katovicas”, mjeshtër të kualifikuar për ta penguar dhe për ta
çoroditur
demokracinë.               

E merrja shumë rrallë në telefon. Nuk doja ta trazoja, por e ndiqja hap për
hap jetën e tij përmes njerëzve të familjes sime dhe shokëve. Disa ditë mbasi u
dhanë rezultatet e zgjedhjeve, s’u durova më dhe i merakosur, i telefonova. Me
një zë si të huaj, m’u përgjigj: “Flitet për një emërim në ambasadën në
Vatikan, por deri tani asnjë njoftim zyrtar nuk kam; por vazhdoj të punoj në
kuadër të Institutit “Alqide de Gasperi” (një institut që merrej me studime
politike, të cilin e drejtonte ai vetë) dhe, si gjithmonë, vazhdoj të shkruaj.”

Thonë që “ishte i lodhur”. Vërtet, por po të ishte atje në Bruksel për të
përfaqësuar Shqipërinë, zëri i tij do të dëgjohej më shumë se zëri i çdo
tjetri. Vërtet, Evropa që e kishte futur në “Fjalorin ndërkombëtar të
biografive” “për kontributin e shquar për të mbetur njeri”; në “Fjalorin e
biografive ndërkombëtare” “për nder të kontributit të tij të shquar për të
drejtat e njeriut”; Evropa që i kishte dhënë “Çertifikatë merite shpallur në të
gjithë botën” “për shërbim të shquar, i cili dhe është shënuar në vëllimin
XXVI”, në “Fjalorin e biografive ndërkombëtare”; Evropa që i kishte dhënë
“Çertifikatën për njohje të arritjeve të shquara, të cilat janë regjistruar në
botimin XIII ‘cilët janë intelektualët ndërkombëtarë”, dhe  titullin 
e Asamblesë Parlamentare të Vendeve Frëngjishtfolëse ‘Oficer i madh i Urdhërit
të Plejadës”,  etj.; Evropa do ta kishte pranuar dhe nderuar më parë se
cilindo, siç e pati pranuar dhe nderuar, kur Arbnori firmosi për pranimin e
Shqipërisë në Këshillin e saj. 

Arbnori kishte një ideal të lartë për demokracinë. Ndoshta ai qe ndër të
paktët që iu futën politikës, duke e kuptuar esencën e saj dhe, ndoshta, qe ai
që e kuptonte atë më mirë se të tjerët. Një ndikim të dukshëm, siç duket,
ushtroi tek ai përkthimi i “Historisë së Anglisë” të Andrea Maurois, përkthim
që e bëri nën nxitjen e juristit të shquar, që e kaloi një pjesë të mirë të
jetës në burgun e Burrelit, Engjëll Çobës, i cili i pati thënë “Mund të mësosh
prej tij – është fjala për librin e Historinë së Anglisë –  më tepër se
nga çdo libër tjetër që qarkullon në Burgun e Burrelit”. Për bindjet e tij për
demokracinë, Pjetri ka shkruar: “Nëse popujt e tjerë nuk mund të ndjekin pikë
për pikë këtë shembull, Historia e Anglisë duhet t’i mësojë njërës palë ta
heqin mendjen nga ‘revanshi me çdo kusht’ dhe palës tjetër se do të jenë
fitimtarë për një kohë të gjatë po të jenë tolerantë dhe të bëjnë kompromise të
arsyeshme duke përsosur çdo ditë demokracinë.”

*   *   *

Vepra e tij letrare me vlera të mëdha njohëse, artistike e edukative është
mjaft e vëllimshme dhe nuk është botuar ende plotësisht. Janë botuar nga viti
1992 deri në v. 2000: romanet “Mugujt e Mesjetës”, “E bardha dhe e zeza”;
“Shtëpia e mbetur përgjysmë”, “Vorbulla”, “Brajtoni, një vetëtimë e largët”;
novelat “Kur dyndën vikingët”, “Bukuroshja me hijen”, “E panjohura – Vdekja e
‘Gebelsit”. Ka botuar gjithashtu; studimin historik “Nga jeta në burgjet
komuniste”, epistolarin “Letër nga burgu”, një përmbledhje intervistash “Lufta
për të mbetur njeri”; “Pjetër Arbnori – shkrimtar, politikan, njeri”; një
përmbledhje kujtimesh, fjalimesh dhe artikujsh publicistikë “Martirët e rinj në
Shqipëri”; në gjermanisht, kujtime mbi priftin gjerman dom Alfons Tracki “Unë
kam mbijetuar dhe kam shkruar”, përkthimet: “Historia e Anglisë” e Andrea
Moruas dhe “Ngritja e rënia e Rajhut të Tretë”, përkthyer nga frëngjishtja..

               
Nuk është vendi këtu të bëjmë analizë për vlerat letrare të këtyre veprave, por
kam dëshirë të tërheq vëmendjen për tri gjëra.

               
Së pari, Arbnori bën pjesë në treshen e shkëlqyeshme të lëtersisë së zhvilluar
në burgje: krahas Trebeshinës së zjarreve të skëterrës dhe Zhitit të yjeve të
qiellit. Së bashku edhe me disa emra të tjerë, kjo letërsi mbetet t’u zbulohet
lexuesve, sepse ngërthen në gjirin e saj vlera të pakrahasueshme artistike,
njohëse dhe edukative. Në parathënien e monografisë “Pjetër Arbnori-shkrimtar”
të studiuesit të huaj, Giuseppe Gradilone, Lazër Stani ka shkruar “Shkrimtari
Pjetër Arbnori bën pjesë ndër ata krijues shqiptarë, që duke jetuar në kushte
të jashtëzakonshme, nuk bënë asnjë lloj kompromisi me skemën zyrtare të
realizmit socialist dhe krijuan atë letërsi shqipe që mund të kategorizohet si
“letërsia tjetër”.

Studimi kritik fatkeqësisht sot mungon. Lavdërohen deri në neveritje vepra
që në vend të letërsisë kanë byk e krunde; por që kanë antivlera të
jashtëzakonshme çedukuese, sidomos për brezin e ri, në fushën e kuptimit të
artit të fjalës dhe realizimit të mjeshtërisë artistike, shpesh edhe në fushën
e moralit qytetar. 

Së dyti, Arbnori shkroi në kohën e mungesës së lirisë gjatë viteve të diktaturës,
që qenë vite të rënduara nga robëria diktatoriale, jo vetëm për Pjetrin dhe
shokët e tij të burgosur politikë, por për gjithë popullin tonë. Mungesën e
lirisë e vuajtëm të gjithë ne që ishim të ndërgjegjshëm për atë që po ndodhte
nën atë regjim antikombëtar e antipopullor krimi. Dëshira më e parë e më humane
për njeriun – liria – e çoi Arbnorin drejt letërsisë si nevojë shpirtërore
krijuese, si qëllim, si mjet dhe si ndihmesë për ta realizuar atë për vete, për
popullin dhe për atdheun e tij. Një ndryshim i madh diametral me rrugën e
shkrimtarit tonë më të madh të realizmit socialist, Ismail Kadare, të cilin siç
ka pohuar ai vetë në hyrje të librit “Nga një dhjetor në tjetrin” dhe e ka
përsëritur më vonë në “Dialog me Alain Bosquet”: “Letërsia e ka çuar drejt
lirisë, dhe jo e kundërta liria drejt letërsisë.”

Arbnori kishte krijuar në vetëdijen e tij një hapësirë me të gjerë
konceptuale për lirinë. Ai ka shkruar: “Për intelektualin, dhe jo vetëm për
intelektualin, jeta është përpjekje për të zgjeruar çdo ditë kufijtë e lirisë,
për të hapur çdo ditë dritaret e kontaktit me botën, me realitetin kur s’mund
t’i thyesh kufijtë që të rrethojnë. Ka edhe një mënyrë tjetër për të hyrë në
botën e lirisë që është e mundimshme por më efikase: zgjërimi i lirisë në veten
tënde, në mendjen dhe në shpirtin tënd. Kjo bëhet me anën e punës serioze
intelektuale, me anë të mendimit, diskutimit dhe shkrimit.” Këtë dukuri të
lartë shpirtërore, Gradilone e ka cilësuar si “fitorja e mundimshme, e
pikërisht për këtë e vlertë, e lirisë së brendshme, ku ndien nevojën e
meditimeve të shpirtrave të mëdhej, si Shën Agostini e Severino Boecio.” 1).
  
             Së
treti, në një intervistë, Arbnori ka thënë: “Në politikë shpejt njerëzit
harrohen. Përpiqem që njerëzit mos të më kujtojnë për keq. Në letërsi, një
pjesë e njerëzve kujtohen më gjatë. Dëshiroj që brezat e ardhshëm, nëse do të
më qëllojnë që të më kujtojnë, të mos thonë se i kam gënjyer, mashtruar ose kam
shkruar me mllef.”. 

Mbasi të kalojë kjo periudhë e stërzgjatur krize shpirtërore, mbasi të
shërohet kjo klimë e sëmurë e kulturës sonë dhe mbasi në vendin tonë të
triumfojë demokracia e vërtetë, që dëshironte, shpresonte dhe për të cilën
punoi Arbnori, do të krijohen kushtet e leximit dhe të studimit të veprës
letrare të tij dhe breznitë e reja do të reflektojnë dhe do të kuptojnë se kush
e tha të vërtetën për çka u bë në atdheun tonë gjatë viteve të diktaturës,
Arbnorët, Trebeshinat e Zhitët, apo vanadaku i pafund i penave të realizmit
socialist, sado të fuqishme të kenë qenë ato në fushën e mjeshtërisë artistike.

Populli ynë duhet të krenohet që nxori, në një nga periudhat më të vështira
të historisë së tij, historisë së turpshme të luftës së vëllezërve shqiptarë
ndërmjet vetit për hir të një ideologjie edhe më të turpshme a për hir të një
kolltuku të përgjakshëm diktatorial, një personalitet të tillë si Arbnori.
Lufta për rrëzimin e komunizmit dhe për ndërtimin e demokracisë lindi në Evropë
udhëheqës politikë e shpirtërorë të mëdhenj: në Poloni, një Lek Valezë; në
Çekosllovaki një Vaklav Havel dhe në Shqipëri një Pjetër Arbnor.

Me vdekjen e parakohshme të Rugovës dhe të Arbnorit, Kosova e Shqipëria
humbën – në një kohë që kishin shumë nevojë për ta – dy personalitete të
shquara, të çmuara prej popullit të tyre dhe të vlerësuara nga Evropa dhe mbarë
bota: Gandistin e Madh Ibrahim Rugova dhe Disidentin Tribun të Demokracisë
Pjetër Arbnori; por ata do të përjetojnë pavdekësinë e tyre në vetëdijen
kombëtare dhe do të jenë të pranishëm, për të gjitha breznitë shqiptare, në
panteonin e personaliteteve të ndritura që ka nxjerrë kombi ynë.

1). Boethius, Anicius Manilius Severinus (480-525), filozof dhe burrë shteti
romak, veprat filozofike të të cilit ndikuan fuqimisht në zhvillimin e mendimit
mesjetar. Në burg, duke pritur ta ekzekutonin, shkroi veprën “Ngushëllimi i
filozofisë”.

Filed Under: Politike Tagged With: Anton Cefa, Pjetër Arbnori

Poshtë imperializmi francez

January 18, 2021 by dgreca

Nga Ilir Levonja/ 1) Tetori i vitit 2019 rezultoi jo i suksesshëm për qytetarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Bashkimi Europian nuk i çeli negociatat me vendet përkatëse. Një kundërshtar i fortë qe presidenti aktual i Francës. Ai mbrojti idenë e një strategjie investimesh të menjëhershme në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut në ekonomi, arsim dhe kulturë. Madje edhe më pas ai do ta mbronte idenë e tij me shpjegimin se ”Në sytë e shumë njerëzve, unë jam presidenti francez që kam marrë rolin e njëriut të keq. Gjithsesi unë mendoj se nuk janë kushtet nga këndvështrimi europian për çeljen e negociatave. Proçedurat e pranimit për këto dy vende duhet të jenë të diferencueshme dhe të pakthyeshme. Qëllimi i vetos time është reformimi, pastaj anëtarësimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në Europë”.

2) Për të kuptuar reformimin ekonomik, së pari janë pagat e pa kontrolluara në nivel tavanesh a dyshemesh. Informaliteti etj. Dhe fakti që akoma shqiptarët paguhen me të futur dorën në xhep. Ndofta vetëm administrata shtetërore, mbase dhe një pjesë e privatit depozitojnë pagën tek llogaritë personale. Arsimin, mjafton të kujtoj një fakt që pas një investigimi i topstory-it po atë vit rezultoi se 23 deputetë ishin të pashkolluar dhe me diploma fallco. Madje prej tyre ishin deri ministra. Kulmi qe një farë Sadri Abazi i cili çertifikatën e një autoshkolle në Zvicër, e arshivon në Kuvendin e Shqipërisë si diplomë. Për kulturën. Demokracia është kulturë, madje bashkëpunim i ndërsjellë, balancim, vjen, qeveris dhe ikën. Mirëpo për shqiptarët nuk është kështu. Për kundër të gjitha shifrave, borxheve, pikiatës ekonomike dhe firove të burimeve njerëzore. Pushteti mbrohet me të gjitha mënyrat, madje deri në pikën e fundit të gjakut.

3) Për ta kuptuar disi më lehtë, por risjell një fakt. Po atë tetor, pra 2019… Zoran Zaevi kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut dha menjëherë dorëheqjen. Vendi duhej të shkonte në zgjedhje të reja. Arsyeja, nuk u çelën negociatat. Një premtim elektoral i pa arritur. Megjithëse dimër, kohë e vështirë, po vinte dhe pandemia. Maqedonia e Veriut ndoqi pikë për pikë kulturën europiane të tranzicionit të pushtetit. Mbajti zgjedhje të rregullta dhe rezultati nuk u kontestua. Nga ana tjetër në Shqipëri bie moralisht kuvendi për shkak të largimit frontal të opozitarizmit. Mbahen zgjedhje vendore pa kundërshtar politik. Votohen ligje themelore por pa asnjë konsensus. Ngrihen e protestojnë studentët. Proteston Opozita. Proteston shoqëria civile. Shëmben teatro në mes të natës, ndërkohë që grevistë kundër shëmbjes flinin brenda. E gjitha kjo lë të kuptohej se balancimi i pushtetit është një ëndërr imagjinare, kurse diktati i forcës me mjetet e demokracisë tashmë një realitet i gjallë. Gjithashtu kjo lë të kuptohet se Shqipëria nuk e ndihmoi rajonin, por i dogji shanset e mundshme edhe Maqedonisë së Veriut.

4) Megjithatë në raport me Shqipërinë, Maqedonia e Veriut vazhdon përpjekjet dhe nuk ka krijuar konflikt të hapur me vende si Franca. Kurse Shqipëria rezulton me plot indinjatë karshi Francës dhe presidentit të saj. Që ta mësojnë edhe derrat se kur Makroni përmend kulturën, e ka fjalën pikërisht për këtë, kulturën politike. Jo për kulturën e traditës, për vokalin e shpirtit shqiptar. Për politikën…, po ta kishte me qytetarin a me shoqërinë shqiptare, me popullin si e doni ju. Nuk i jepte një shkrimtari shqiptar një çmim të lartë si Oficer i Legjionit të Nderit. Një çmim i themeluar nga Napolon Bonaparti, një institucion shekujsh. Dhe kjo ndodhi në janarin e 2020. Pra bëni dallimin midis kulturës politike dhe kulturës kombëtare. Të parën e përfaqëson Edi Rama, të dytën Ismail Kadare.

5) Kultura jonë demokratike. Ku ta kapësh…. Vini re një gjë. Fushatat  zgjedhore nuk diskutojnë problemet e vendit, por marrëdhëniet mes njëshave. Intrigat, kush ja futi e kush ja hoqi. Partitë e reja, koalicionet etj. Një fakt që verteton se jeni të vrarë edhe për 4 vjet të tjera. Televizionet nuk i japin kurrë pjesën e duhur qytetarit, por lajmit që askujt nuk i duhet. Se si një karabush Berati la LSI për PS. Një karabush që mund të bëj gjithçka vetëm të jetë deputet.

Eshtë tashmë një luftë e legjitimuar kjo e deputetllëkut. Meritokracia, i kam dhënë kësaj partie, deputetllëku i përjetshëm. Deri pasurinë do ta shkrijë, o deputet o plasa. Nuk më zgjodhe, bëj parti më vete unë. Kthehuni tek opozitarizmi. Një kryetar partie i kërkon publikisht PD dy vende nga lista e saj, të vetin dhe të sekretarit. O je parti, o ik e hap krahun, or mik. Nuk mund të bëhesh deputet me votat e tjetrit, por me të tuat. Se ky është një mashtrim sy për sy. Kanë gjithë jetën e tyre shqiptarët që të paguajnë me taksat e tyre, për asgjë. Mund të kishin bërë ca rrugë në fshatrat ku po i ha balta me ato para. Kultura jonë politike, a demokratike…, fallxhorja, doktoresha e shkencave, gjumashi, deposita, më hëngërsh atë që nuk thuhet. Paratë e mia nuk ka birë kurve që i gjen. Kush nga ju këtu nuk voton nismën time, është i parjashtuar nga partia që tani. President pijanec, kryministër legen.., videot e tmerrit elektoral, rryshfeteve, përqindjeve, të vrarë në rrugë. Por që për çudi autorë nuk ka. Në burg shkon ai qytetari në periferi që lidh dritat pa leje, ajo pastruesja që të lyp 50 euro normalisht. Por kemi edhe agresorë politikë të fortë si Jozefina, e ka e gjetur dështimin tonë, e ka gjetur te ai që këto 8 vjetë ka vetëm çelsat e kashtës.

6) Kësisoj është e kuptueshme përse Franca refuzoi çeljen e negociatave me Shqipërinë. Përse Makroni na e drodhi publikisht. Edi Rama ka të drejtë të ankohet që ambasada e Francës po ia shtrëmbëron kuptimin fjalëve të tia. Edi Rama, thotë, Makron e bën për audiencë në Francë. Ne i kemi bërë detyrat, Franca nuk do, në koqe. Ne bar hamë dhe dorën nuk e shtrijmë. Poshtë imperializmi makronist francez.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja, Imperializmi Francez, poshte

Big-Tech dhe censura e mediave sociale

January 16, 2021 by dgreca

Analizë nga Rafael Floqi/

Gatishmëria pas trazirave të gjigantëve të BigTech për të bashkëpunuar në një përpjekje për të mbyllur aftësinë komunikuese të presidentit dhe mbështetësve të tij – “një përpjekje e dukshme për të mbrojtur demokracinë” sipas tyre – ka krijuar në të vërtetë një kërcënim shumë më të madh për fjalën e lirë dhe ligjërimin demokratik se çdo gjë që Trumpi bëri në katër vitet e tij në detyrë.

Edhe para sjelljes së dënueshme të Presidentit Donald Trump javën e kaluar, kishte një tendencë  në rritje për ndalimin e tij nga mediat sociale dhe gjithçka tjetër, që dikush mund të mendonte. Por duke sfiduar pranimin ritual të Kongresit për rezultatet e Kolegjit Zgjedhor, me një tubim ku pretendimet e tij dhe retorika ndezëse e nxitën turmën të marshonte drejt Kapitolittë SHBA, ku shumë njerëz u shndërruan në një turmë të dhunshme, Trump e ka shndërruar  veten në një lloj figure ku pak përtej mbështetësve të tij më besnikë, pak  e mbrojnë. Pasi pasojat e çdo akti përfshihen në vetë aktin.” Megjithatë, reagimi ndaj trazirave të Kapitolit ka shkuar përtej zemërimit të thjeshtë kombëtar.

Një mënyrë censure që çdo lloj diktatori do ta kishte zili

Gatishmëria pas trazirave të gjigantëve të BigTech për të bashkëpunuar në një përpjekje, për të shuar aftësinë komunikuese të presidentit dhe mbështetësve të tij – “një përpjekje e dukshme për të mbrojtur demokracinë” sipas tyre ,- ka krijuar në të vërtetë një kërcënim shumë më të madh për fjalën e lirë dhe ligjërimin demokratik se çdo gjë që Trumpi bëri në katër vitet e tij në detyrë. Ndërsa shumë kishin frikë nga instinktet autoritare të Trump, reagimi ndaj trazirave ka mundësuar Mark Zuckerbergun e Facebook-ut, JackDorsey e Twitterit dhe Jeff Bezos-in e Amazonës të bëhen arbritrat e asaj që mund ose nuk mund të thuhet në sheshin publik, në agorën virtuale të kombit, në një mënyrë censure mbi fjalën e lirë që çdo lloj diktatori do ta kishte zili. Tani duket, se pavarësisht se ata mund të jenë kompani private, ata po kanë më shumë pushtet se të tria degët e qeverisë dhe të shtrira si kompani globale. dhe po e përdorin aktivisht politikisht këtë pushtet, siç u pa qartas së fundi.

Kamala Harris “yshtëse” dhe profete

Më 30 shtator 2019, KamalaHarris, i cila atëherë po kandidonte për të qenë e nominuara demokrate për presidente, shkroi në Twitter: “Shikoni le të jemi të sinqertë, llogaria në Twitter e @ realDonaldTrump duhet të pezullohet.”  Gjatë një debati demokrat vetëm disa javë pas postimit të saj në Twitter, Harris mbrojti mbështetjen e saj për ndalimin e Donald Trump për të mbyllur llogarinë në Twitter, duke thënë, “Këtu kemi Donald Trump, i cili ka 65 milionë ndjekës në Twitter dhe po përdor atë platformë, si president i SHBA, për të frikësuar hapur dëshmitarët, kërcënuar dëshmitarët, për të penguar drejtësinë dhe se ai dhe llogaria e tij duhet të mbyllet”.( bëhejaso kohe fjalë për akuzat për bashkëpunim me Putinin që dolën të rreme  “ Pra kjo politikë censure është e mirëpritur nga administrata aktuale dhe Kamala tashmë jo vetëm ka arritje si e para grua me ngjyrë në postin e zv/presidentes, pot të ndjehet në rolin e profetes, kur bëhet fjalë për censurimin politik të kundërshtarëve nga mediat sociale.

Ndërsa ylli i radikalëve të majtë kongresistja  AlexandriaOcasio-Cortez (D – N.Y.) u tha ndjekësve të saj të mediave sociale në fillim të kësaj jave se Demokratët në Kongres mund t’i përgjigjen trazirave të Kapitolit, me një lloj iniciative për kontrollin e medias për “shkrim-leximin mediatik”.  Fraza e “leximit të medias” zakonisht nënkupton ndihmën e individëve, për të kuptuar peizazhin e medias, por AOC duket se ka më shumë se sa kaq nw mendjen e saj: Ajo sugjeroi “ne do të duhet të kuptojmë se si ta frenojmë mjedisin tonë të medias, kështu që ju të mundeni thjesht të shoshitim informatat nga dezinformatat “.

Amendamenti i parë:Karrota dhe shkopi i kongresit ndaj medias sociale

Është e vërtetë që si media tradicionale ashtu edhe media sociale ndonjëherë përhapin “të pavërteta dhe dezinformime”. Por qeveria federale nuk ka asnjë rol zyrtar për të luajtur në bllokimin e përhapjes së saj. Amendamenti i parë i kushtetutës në mënyrë të qartë e ndalon Kongresin të shkelë lirinë e shtypit ose lirinë e fjalës, dhe Gjykata e Lartë nuk ka njohur përjashtime për dezinformimin. Në qoftë se qeveria mund të ndalojë dezinformimin, në fund të fundit, ajo mund ta përdorë atë si një mbulesë për ndalimin e fjalës që nuk është në të vërtetë e rremë, por thjesht kritike ndaj qeverisë, ose ndaj politikanëve të veçantë.

Kujtojmë që demokratët denoncuan me shpejtësi raportin e NewYork Post mbi lidhjet e huaja të Hunter Biden si “dezinformimi rus”, edhe pse shumë aspekte themelore të historisë janë konfirmuar që atëherë. Dhe sipas një sondazhi 10 % e votuesve të Biden , nuk do të kishin votuar për të nëse do ta dinin me siguri që ai ishte në hetim nga FBI, e pohuar pas zgjedhjeve nga vetëHunter Biden.  Përdoruesit kanë të drejtë të kritikojnë këto vendime, por në fund të fundit Twitter dhe Facebook janë kompani private me të drejtë të përcaktojnë politikat e tyre të moderimit. Ata mund të ndalojnë fjalimin që ata e përcaktojnë si keqinformim. Por kongresi nuk mundet. Megjithësekëto deklaratatregojnë sesi Kongresi që e ka të ndaluar censurën i ka në dorë dhe i bën presion mediave sociale duke e përdorur nenin 230 për mediat sociale si shkopi dhe karota. Karota kur është puna e mos cilësimit të tyre si platforma mediatike , për të mos pasur penalitete nëse përdoruesit do t’i akuzonin për censurë, dhe shkopin kur u kërkohet të censurojnë kundërshtarët politikë përgjithësisht të djathtë.   

Duke sugjeruar një rol për qeverinë për të rregulluar median, AOC po u bën jehonë komenteve të bëra nga figura të shumta të krahut të djathtë – më e rëndësishmja Presidenti Donald Trump, i cili ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për ndryshimin e ligjeve për shpifje për të bërë më të lehtë për zyrtarët e keqpërdorur të padisin shtypin . Trump gjithashtu ka bërë kërcënime ndaj gazetave për mbulimin e presidencës së tij në mënyrë negative. Është kritike që ligji të mos ndryshohet; media duhet të jetë e lirë të kritikojë me forcë presidentin, Kongresin ose ndonjë aspekt tjetër të qeverisë, edhe nëse raportimi ndonjëherë është i gabuar ose i pa bazë. Në mënyrë të ngjashme, adresimi i dezinformimit duhet të jetë një punë për platformat private dhe lexuesit individualë, jo për qeverinë.

Një leak, nga Twitter : “Dorsey ne do të vazhdojmë rrugën tonë

Por një regjistrim të rrjedhur (leaked) nga një bilbilfryrës CEO i Twitter JackDorsey sugjeronte këto ditë që veprimet e zbatimit të politikave të kompanisë do të shkojnë përtej ndalimit të Presidentit Trump. Organizata e krahut të djathtë Project Veritas shfaqi një klip të enjten nga një “sinjalizues i brendshëm” i Twitter i cili regjistroi fshehurazi regjistroi vërejtjet e Dorsey për stafin ku thuhej . “Ju gjithmonë duhet të ndjeheni të lirë të shpreheni në çfarëdo forme ,” thotë Dorsey në klip., i cili kohët e fundit adresoi polemikat mbi vendimin e kompanisë së tij për të pezulluar përgjithmonë presidentin. Ai i tha stafit në një takim virtual se Twitter “Ne e dimë që jemi përqendruar në një llogari tani, por kjo do të jetë shumë më e madhe se vetëm një llogari nesër, dhe do të vazhdojë për më shumë se vetëm këto ditë, këtë javë dhe javët e ardhshme, dhe do të shkojë përtej inaugurimit”.   “Vërejtjet e treguara në video u dorëzuan më shumë se 5,400 punonjësve tanë dhe janë gati të njëjtat fjalë që Jack ndau në një thread të fundit Tweet ” .

Ndërsa një avokati i PBS-së u regjistrua javën e kaluar, duke u gëzuar nga vdekjet e njerëzve nga Covidi në shtetet republikane, madje ai tha në videon e regjistruar, se duhet t’ua marrim fëmijët prindërve republikanë për t’i riedukuar. Nuk besoj se Enver Hoxha ka bërë më  tepër.

Pra, kur, pas një kori në rritje të kërkesave për të “ndaluar mundësimin e sjelljes monstruoze të Trump” nga liberalët e famshëm si MichelleObama, Twitter dhe më pas Facebook vendosi të ndalojnë ose pezullojë llogaritë e tij, duke u brohoritur nga kundërshtarët e ndryshëm të presidentit. Twitter gjithashtu filloi të bllokonte njerëzit e tjerë – si komentatorin e FoxNews dhe drejtuesin e radios Dan Bongino – të  cilët përdorën llogaritë e tyre për të retweet-ur mesazhet disi ekuivokë të presidentit pas trazirave, në të cilat ai vazhdonte pretendimin se zgjedhjet e fituara nga Biden ishin me të vërtetë një “mashtrim” e se  Trumpit që iu vodh votat. Njerëz të tjerë të lidhur ngushtë me Trump, si ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Michael Flynn dhe avokati SidneyPowell, u hoqën gjithashtu nga platformat e këtyre mediave sociale.

Konspiracioni i Amazonkundrejt lirisë së Parler

Megjithatë, goditja e BigTech nuk u ndal këtu. GooglePlay dhe Apple shkelmuan Parler, një kompani e mediave sociale, që e quan veten si një zonë e sigurt e fjalës së lirë dhe një konkurrencë e mundshme për Twitter, nga dyqanet e aplikacioneve sepse Parler nuk kishte bllokuar  komente të caktuara nga përdoruesit e saj. Gjërat u përkeqësuan më keq për Parler kur AmazonWebServices – e cila kontrollon rreth gjysmën e të gjithë infrastrukturës së disponueshme të serverave publikë në Claud – njoftoi se do ta hiqte faqen nga hosting-u. Në mënyrë që të qëndronte e hapur, Parler i ishte thënë që duhet të fillonte të moderontepostimet e botuara në faqen e saj dhe “të hiqte të gjitha materialin e kundërshtueshëm”. Kur Parler  nuk pranoi ta bënte këtë, Amazon bllokoi faqen, e cila aktualisht është e prishur dhe mund të mbetet ashtu pёr një kohë të pacaktuar, pasi të përpiqet të gjejë një ofrues të ri serverash,  që nuk ka frikë të rrezikojë nga pakënaqësitë e gjigantëve të industrisë.

Kështu, brenda pak ditësh, Trump jo vetëm që humbi aksesin në platformën që shërbeu si linja e tij e drejtpërdrejtë e kontaktit për më shumë se 80 milion ndjekës, Twitterit, por edhe mbështetësit e tij po i heshtin në mënyrë të ngjashme duke u mbyllur llogaritë e tyre dhe / ose alternativat e tyre e preferuara si Twitter.

Ata që bëjnë bllokimin nuk mendojnë se ka ndonjë ironi në justifikimin e tyre për këtë lloj censure në emër të demokracisë. Siç shprehet zonja Obama në manifestin e saj, mbështetësit e Trump nuk janë thjesht të turpëruar nga lidhja me veprimet kriminale të një turme, por po trajtohen si mjete për një “kryengritje” aktuale.

74 milionë amerikanë të trajtohen si qeliza të  AlKaedës

Ndjenja e zemërimit e pothuajse të gjithë amerikanëve për atë që ndodhi në Kapitol po përdoret nga kompanitë e mediave sociale dhe politikanët liberalë duke inkurajuar ata për të justifikuar llojin e reagimit të tepërt, që mund të krahasohet me kufizimet në liritë civile, që u miratuan nga administrata George W. Bush pas sulmeve të 11 shtatorit. Sado e urryer të ishte trazira e Kapitolit dhe sa e papërgjegjshme tw ishte gjuha dhe veprimet e Trumpit, mbështetësit e tij tani po trajtohen sikur të jenë ekuivalenti moral i një qelize të Al-Kaedës prej 74 milionë vetash. Kjo është e pajustifikueshme. Kjo e përçan më tej Amerikën.

Teoritë e konspiracionit që po qarkullojnë në lidhje me zgjedhjet janë të tmerrshme – siç ishte gatishmëria e Trump dhe pasuesve të tij më të devotshëm për t’u përpjekur të ndërhyjnë në transferimin paqësor të pushtetit duke kërkuar të parandalojnë certifikimin e rezultateve të Kolegjit Zgjedhor. Por përgjigjja nga BigTech ilustron se frika rreth këtyre kompanive që e përdorin fuqinë e tyre unike për të mbytur përmbajtjet që ata nuk e pranojnë si të vërteta nuk është më një çështje për një “shmangie të thjeshtë” të e censurës. Ajo censurë tani është në prag.

“Një nen 55” po e kërcënon Amerikën

Me gjigandët e BigTech që u bashkuan për të censuruar Trump dhe ata që e mbështesin atë, ne kemi arritur në një pikë ku një grusht miliarderësh që kontrollojnë autostradën moderne të informacionit, nuk po mendojnë thjesht për censurimin – ata janë të angazhuar në mënyrë aktive në të. Për më tepër, ata po e bëjnë atë me mbështetjen e nënkuptuar të administratës së ardhshme Biden-Harris dhe të mbështetësve të saj.

Në vitet e fundit, shqetësimet për rritjen e ndikimit të grupeve të skajshme dhe teoricienëve të konspiracionit kanë bërë që shumë njerëz të besojnë se platformat e mediave sociale duhet të fillojnë të censurojnë përdoruesit, që të mos bëhen bashkëpunëtorë të atyre që nxisin urrejtjen.

Në fillim, kjo mori formën e përpjekjeve për të detyruar Facebook dhe Twitter të mbyllnin mohuesit neo-nazistë dhe Holokaustin, me njerëz si aktori dhe komedianiSacha Baron Cohen që grisnin Zuckerberg të Facebook për refuzimin e tij për të rregulluar më agresivisht përmbajtjen në faqen e tij. Por tani që kompanitë e mediave sociale kanë përmbushur këto kërkesa, parashikimet se censura nuk do të ndalet me nazistët po përpiqet të  shfajësohet.

Ndërsa kompanitë private, Twitter, Facebook, Google (i cili ka kërkuar të demonetizojë faqet konservatore si The Federalist) dhe Amazon mund të bëjnë atë që duan. Ata nuk janë qeveria, që do të thotë se ata janë brenda të drejtave të tyre kur vendosin të kufizojnë ligjërimin në faqet e tyre. Nuk është shkelje e të drejtave kushtetuese të askujt që të mohohet, të themi, mundësia për të botuar një botim në The NewYorkTimes ose The Washington Post. E njëjta gjë vlen kur një kompani botuese librash si Simon&Schuster vendos të shfuqizojë një vendim për të nxjerrë një libër, siç mësoi senatori Josh Hawley (R-MO) javën e kaluar, kur ajo firmë zgjodhi të mos shoqërohej me dikë që mbështeste Trumpin në përpjekjet për të protestuar ndaj votimit të Kolegjit Zgjedhor.

Monopoli virtual mbi Internetin

Por kompanitë BigTech janë në një pozicion shumë të ndryshëm. Amazon dhe Google kanë një monopol virtual mbi internetin. Me më shumë se tre miliardë përdorues globalë, Facebook është pronari i sheshit publik kombëtar i agoras së Amerikës – dhe e njëjta gjë është e vërtetë, në një masë më të vogël, për Twitterin. Facebook dhe Twitter kanë arritur këtë lloj dominimi ndërsa veprojnë si botues tradicionalë, por gjithsesi kanë një imunitet nga përgjegjësia që çdo gazetë apo revistë nuk mund ta ëndërronte: Seksioni 230 i Aktit të Mirësjelljestë Komunikimeve të vitit 1996 (Section 230 of the CommunicationsDecencyAct) i ka përjashtuar ata nga mbajtja e përgjegjësisë për çfarë ngjitet në platformat e tyre.

Seksioni 230 thotë se “Asnjë ofrues ose përdorues i një shërbimi kompjuterik interaktiv nuk do të trajtohet si botues ose folës i ndonjë informacioni të siguruar nga një tjetër ofrues i përmbajtjes së informacionit” (47 U.S.C. § 230)

Trajtimi i tyre si borde të buletinit në internet, në vend se botues, u ka mundësuar atyre që të dominojnë komunikimet në një mënyrë që asnjë botim ose media transmetuese nuk ka bërë më parë. Kjo pavarësisht nga fakti që Facebook dhe Twitter kanë përqafuar në mënyrë aktive prerogativën e zakonshme të botuesve duke censuruar materialin që ata e konsiderojnë të pakëndshëm.

Ndikimi i BigTech në administratën e ardhshme të Biden-it është i tillë që nuk ka gjasa që fuqia e tyre të zvogëlohet në ndonjë mënyrë serioze. Vetë fakti se nga donacionet e këtyre kompanive donacionet pёr demokratët sipas statistikave ishin 40 herë më shumë se ato për republikanët dhe fakti që punonjës të këtyre kompanive janë future edhe në administratën e re, tregon se këto kompani heshtjen e detyruar të Trump, do ta përdorin si presion edhe mbi administratën Biden. Në këtë mënyrë, heshtja e Trump dhe mbështetësve të tij përshtatet jo vetëm me paragjykimet politike të oligarkëve të mediave sociale që kontrollojnë rrjedhën e informacionit, por është gjithashtu qartë për biznesin. Megjithëse aksionet e tweeter-t ranë. Ngjarjet e Kapitolit sado të dënueshme nxorën në pah rriskun që ka fjala e lirë dhe liria e shtypit, amendamenti i parë nga ndalimet ndaj Trump dhe mbështetësve të tij po trajtohen si përpjekje për të bllokuar grupet e urrejtjes. Por problemi është se parimet e BigTech janë jashtëzakonisht të paqëndrueshme.

Twitter censurë mbi Presidentin dhe liri për diktatorët

Pretendimet e egra dhe të paprovuara në lidhje me mashtrimet zgjedhore janë shqetësuese, por a janë vërtet më të këqija, sesa mënyra se si Twitteri lejon qeverinë komuniste të Kinës të përhapë gënjeshtra dhe propagandë – ose udhëheqësin suprem i Iranit, AliAliKhamenei të përdorë llogarinë e tij për të lëshuar kërcënime me vdekje ndaj disidentëve dhe gjendjen e Izraelit, ndërsa në të njëjtën kohë, i ndalon njerëzit që jetojnë nën atë tirani islamike të shprehin lirisht mendimet e tyre? Ndërsa Twitter gjithmonë ka mbrojtur dhënien e të drejtës për diktatorët e huaj për të përdorur Twitter, si një çështje për të mbrojtur lirinë e informacionit dhe të drejtën e lexuesve për të ditur informacione të rëndësishme, Dorsey nuk ishte i predispozuar t’i  jepte të njëjtën mirësjellje presidentit Trump. As nuk ka ndonjë provë që kërcënimet ndaj ligjvënësve republikanë rezultojnë nga ndalesat e Twitterit.

Siç e pamë gjatë fushatës elektorale, kur kompanitë e mediave sociale ndërhynë për të mbrojtur Joe Biden duke përdorur fuqinë e tyre për të heshtur një histori të NewYork Post rreth lidhjeve të korruptuara të huaja të biznesit të djalit të tij Hunter, aftësia e këtyre oligarkëve të Luginës së Silikonit për të ndikuar në diskurs është as mosinteresues dhe as dashamirës. Dhe për faktin se indirekt zgjedhjet janë manipuluar prej tyre pasi 70 përqind e njerëzve të zakonshëm i marrin informacionet nga mediat sociale.

Dhe çfarëdo që dikush mendon për Trumpin, ose sa dikush do të donte që ai të largohej dhe t’i jepte vendit një farë paqeje, nocioni që Zuckerberg, Dorsey dhe Bezos duhet të lejohen ta heshtin atë dhe çdo konkurrent potencial që mund t’i lejojë atij një platformë është plotësisht antidemokratik ndaj çdo ideje për një demokraci që funksionon ose një treg të lirë idesh.

Ja pse romani i GeorgeOrwellështë bestseller në Amazon

Megjithëse një mosbesim i shëndetshëm i ndërhyrjeve të qeverisë në bizneset private është përgjithësisht i bazuar, fuqia e këtyre kompanive BigTech për të kontrolluar ligjërimin publik është një rrezik i qartë dhe i pranishëm – jo vetëm për ata me të cilët pronarët e tyre nuk pajtohen, por për këdo që vlerëson idealet themelore të fjalës së lirë.

Liria individuale. Shoqëria. Teknologjia. Liria politike. Revolucioni. Rëndësia e fjalës së lirë. Ambicia e shkrimtarit, GeorgeOrwell-it për të krijuar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë është frymëzimi thelbësor, ndërsa ne përpiqemi për liri dhe barazi në botën e sotme,  romani i tij profetik “1984” që i parasheh këto dukuritë e sotme, të mishëruara në thënien e tij, që në këtë kohë është rikthyer paradoksalisht në best-seller në Amazon pasi njerëzit e kanë kuptuar porosinë e tij se:

 ‘Nëse liria do të thotë diçka, kjo do të thotë të kesh të drejtë t’u thuash njerëzve atë që nuk duan ta dëgjojnë.”

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 300
  • 301
  • 302
  • 303
  • 304
  • …
  • 654
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT