• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Randësia për shqiptarët e zgjedhjeve të ardhme në Shtetet e Bashkueme

August 12, 2020 by dgreca

Shkruan: Prof. Sami Repishti, PhD.*-

Ridgefield, CT.- Kontaktet e shumëzueme, distancat e pakësueme, nevoja jetësore për shkembime, ndihma dhe bashkëpunim kanë ba sot botën tonë nji konglomerat të ndërlidhun ngushtë njeni me tjetrin. Para nji gjendje të këtill, çdo popull studjon të kaluemen historike, vlerëson të tashmen e dëshirueme ose jo, dhe planifikon për nji të ardhme që pershtatet interesave jetësore të tij. Nji nga elementët e kësaj perspektive ashtë edhe zgjedhja e “aleatëve”, popuj me të cilët komunikojmë ma mire, ndjehemi ma afër e dëshirojmë të mbetemi afër njeni-tjetrit edhe në të ardhmen, sidomos në situata të vështira.

   Kështu ngjet edhe me popullin shqiptar në të dy anët e kufinit arbitrar shtetnor që na ndanë sot në dy pjesë: Shqipëria Prendimore dhe Shqipëria Lindore, në kuptimin gjeografik gjinden sot në nji situatë të padëshirueshme dhe që shpresohet se në kondita ma të favorëshme kjo “situatë” mund të reparohet pa dhunë dhe përfundimisht. Kështu shoh unë të ardhmen e popullit shqiptar, dhe për këte vizion, ndoshta të largët, punoj çdo herë që më  paraqitet rasti.

   Zgjedhjet e ardhme në SHBA, 3 nandor 2020, janë nji rast i këtill Në krye të shtetit amerikan, shpresohet të vij nji figurë politike e nivelit të naltë, i nderuemi ish N/Presidenti i Amerikës, Joseph R. Biden, Jr., nji personalitet politik, karriera e të cilit fillon që në moshën 28 vjeçare si anëtar i Kongresit Amerikan dhe besohet të arrijë kulmin në moshen 74 vjeçare me zgjedhjen e tij President i Amerikës, në votimet e 3 nandorit 2020. 

   Për ne shqiptarët, nji ngjarje e këtill ashtë shumë e dëshirueshme sepse kemi të bajmë me nji personalitet të aftë e profesional që njeh mirë edhe problemin tonë në Ballkan. Dhe këte, ai e ka thanë ma shumë se nji herë.

   Në nji fjalim të mbajtun në Hotel Sheraton, N.Y.C., me 28 prill 2002, ish Senatori Joseph R.Biden, Jr., në prezencën bi-partiake Kongresmen Tom Lantos (D.,Ca.) dhe Kongresmen Benjamin Gilman (R.,N.Y.)  dhe të ftuemëve shqiptarë: i ndjeri Pjetër Årbnori (Shqipëri), Ramush Haradinaj (Kosovë) dhe i ndjeri Arben Xhaferi (Maqedonia e Veriut), ai deklaroi:

” ….Interesat e qarta të vetë Shteteve të Bashkueme të Amerikes gjatë shekullit 21 fillojnë me nji Europë të pandame, të plotë, dhe të bashkueme, sepse ‘ kurdoherë që Europa zbret ne kaos’ bijtë e bijat tona vdesin, ekonomia e jonë dobësohet, dhe na paguejmë çmimin që kerkohet. Të paisun me kulturë, histori, dhe prirje natyrore të përbashkët, na jemi të pa aftë me u largue prej saj, dhe prej asaj që ngjet në Europë. Fati i shtatë miljonë shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik ashtë gjithashu kritik për interesat e vetë Amerikës. Në se legjitimiteti etnik i popullit shqiptar nuk do të njihet dhe nuk do të mbrohet, të gjitha njësitë që përbajnë atë regjon do të bijnë, dhe në se ne nuk jemi gati me stabilizue Ballkanin, jemi na, Amerikanët, që do e paguejmë shtrenjtë!” (Panorama,26.III.2020) 

    Pak ditë para këtij takimi, unë pata nderin me deshmue para Komitetit Senatorial që kryesonte i nderuemi Senator Biden. Në fund të dëshmisë, ai më ftoi të afrohem te tryeza. Në nji bisedë 2-3 minutash, Senatori Biden më pyeti: “Doktor, më thuej pse të gjitha këto probleme në Ballkan?” 

   Unë pergjegja me bindje: “Senator! Serbia ashtë nji shtet militarist që në esencë drejtohet nga klasa militariste e dehun nga sukseset e luftave të kalueme, dhe e vendosun me ripërtri lavdinë e perandorisë së shekullit 14, të carit Stefan Dushan.  Asnji nga shtetet që rrethojnë Serbinë nuk përban nji kërcenim për Serbinë; të gjitha këto shtete jetojnë me frikën se nji ditë mund të jenë viktima të nji sulmi të pa provokuem serb.” Senatori më falënderoj dhe u largue.

   Në votimet e përgjithëshme të nandorit 2006, unë urova fitoren e tij elektorale: 

’I nderuemi Senator Joseph R. Biden, Jr.  Urimet e mia ma të mira për nji fitore bindëse të Partise Demokratike në zgjedhjet e fundit. Koha kërkonte ndryshime, dhe populli amerikan u shpreh me za të naltë.

   Tue pasë parasyshë eksperiencën dhe profesionalizmin që ju keni tregue për dekada me rradhë në fushen e të drejtave të njeriut dhe sherbimin tuej në Senatin Amerikan ashtë e arsyeshme që na të presim ardhjen tuej në pozitën e kryetarit të Komitetit Senatorial për Punët e Jashtëme, në legjislaturën e re. (Ashtu ngjau!)

   Unë kam ndjekë veprimtarinë tuej në fushën për të drejtat e njeriut gjatë viteve të sherbimit tuej, dhe veçanërisht të drejtat e njeriut për popullsinë shqiptare në ish-Jugosllavi. Si nji ish i burgosun politik, unë jam i bindun se nën udhëheqjen tuej, ky aspekt i politikës amerikane do të forcohet për të mirën e të gjithë atyne që kanë kaq shumë nevojë.    Sinqerisht i jueji, …..”

    Me 17 shkurt 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli pavarësinë e Kosovës, shtet i lirë, sovran, dhe demokratik, në mes të nji entuziasmi të panjohun ma parë, Reagimi i botës së jashtëme ka njohë dy qendrimet e mundëshme: pozitive, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkueme, dhe negative nën influencën ruse e kineze, pa marrë parasyshë qendrimin obstruksionist të qeverive te ndryshme serbe, qendrim që vazhdon edhe sot me nji fushatë të egër diplomatike për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ose tërheqjen e saj nga ata që fillimisht e njohën. Në këte periudhë jashtëzakonisht delikate për Kosovën, Shtetet e Bashkueme ndërmorren inisiativen me mbrojtë pavarësinë, dhe për këte qellim, Kongresi amerikan organizoi nji “Hearings” vetëm tri javë mbas shpalljes zyrtare në Prishtinë. Personaliteti që kryesoi këte séancë ka qenë i nderuemi Senator Joseph R. Biden, Jr. kryetar i Komitetit Senatorial për Punët e Jashtëme, i cili e cilësoi gjendjen me fjalinë monumentale: “Pavarësia e Kosovës ashtë nji piramidë udhë-rrëfyese në rrugën për nji të ardhme paqësore dhe prosperitet”. 

    Nji element inkurajues për nji ndërmarrje të këtill ka qenë edhe lobimi i bashkësisë shqiptare në Amerikë, sidomos i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (a.k.a. NAAC). Lobimi ashtë nji faktor me randësi në jetën politike dhe shoqënore amerikane, dhe sherben si element shoqënues i organeve të Administratës, ligjërisht i njohun dhe i përkrahun. Qellimi i lobizmit në Amerikë ashte mbajtja dhe përforcimi i vemendjes së organeve qeveritare mbi probleme të ndryshme që shpesh herë mbulohen në grumullin e problemeve të shumëta ditore të këtij vendi. Lobizmi ashtë kumbonë zgjimi i vemendjes qeveritare. Formalisht. “Lobizmi” ashtë kërkesa/lutja që bahet tek anëtarët e trupit legjislativ me qellim influencimi në legjislacion. Nga shpërdorimet, lobizmi shpesh keq-kuptohet, por në esencë ashte faktor pozitiv: sqarimi i problemeve pjesërisht të lanuna mbas dore.

    Fjala e hymjes së “Hearings”, (e riprodhueme tanësisht nga gazeta ILLYRIA e New York-ut, Nr.1728, datë 7-10.III.2008) e mbajtun nga Kryetari, Senator Biden, vijon ma poshtë (përkthye shqip nga origjinali anglisht):

    “ Statusi i Kosovës ka qenë sfida e madhe dhe e fundit që mbeti pa u zgjidhë mbas shpërbamjes së Jugosllavisë. Në balancë, gjendja ligjore e Kosovës tregonte se populli i saj nuk kishte perpsektivë me sigurue investime të hueja të nevojshme me rindertue ekonominë e tyne ose nji bazë politike mbi të cilën të ndërtohej shoqënia e tyne.

    Për dy vjet me rradhë, Kombet e Bashkueme u përpoqën me ndërmjetësue nji marrëveshje mbi pavarësinë e Kosovës. Për fat të keq, Serbia dhe padroni i saj, Rusia, hodhën poshtë nji plan që do të kishte garantue nji pavaresi të mbikëqyrun, dhe mbrojtje të fuqishme për pakicën serbe.

   As edhe nji herë të vetme gjatë këtyne dy viteve me negociata për të ardhmen e Kosovës, Serbia nuk paraqiti argumente mbi të ardhmen e Kosovës ose pse nji sundim i vazhdueshëm serb mbi Kosovën do të përmirësonte jetët e shqiptarëve etnikë, të cilët përbajnë ma shumë se 90 përqind të popullsisë së Kosovës.

    Në botën tonë moderne, sovraniteti nuk ashtë nji e drejtë stërgjyshore; sovraniteti ashtë mirëbesimi i shenjtë reciprok në mes të qeverisë dhe mbar popullsisë së nji vendi. Slobodan Milosheviqi shkelmoi këte mirëbesim kur ai u përpoq me spastrue etnicitetin e Kosovës, dhe qeveritë serbe që erdhën ma vonë nuk banë diçka me rivendosë atë mirëbesim. Beogradi dëshironte vetëm sundimin mbi Kosovën, jo të lejonte kosovarët me u vetëqeverisë.

    Na jetojmë në nji botë ku historia ka peshë, por edhe qeniet njerëzore peshojnë gjithashtu. Kosova nuk mund të mbetej ma gjatë nji kujtim tokësor i së kaluemes së lavdishme imperiale. Kështu, me zgjidhë problemin e statusit të Kosovës nepërmjet nji deklarate unilaterale të pavarësisë së Kosovës nuk ashtë nji zgjidhje ideale. Unë besoj se ishte nji zgjidhje e nevojshme, dhe jam kryenaltë që Shtetet e Bashkueme të Amerikës kanë qenë nga të parët vende që kanë njohë zyrtarisht shtetin e pavarun të Kosovës.

    Qeveria e  re e Kosovës duhet të ruej trashëgimin e madhnueshëm të së kaluemes serbe në Kosovë, por na duhet të mbrojmë të ardhmen e Kosovës. Qeveria e Kosovës, e zgjedhun demokratikisht, ka pranue nji mbrojtje të fortë të pakicave etnike në Kosovë, dhe ka fillue nji seri takimesh që synojnë pajtimin me serbët e Kosovës. Populli i Kosovës ka tregue se çfar vendi duen ata të krijojnë. Në se dalin me sukses, Kosova do të përparojë.

    Nuk ashtë nji ndermarrje e lehtë. Kosova përballet me vështirësi epike, si niveli i naltë i papunësisë, korrupsioni i tejpërhapun, dhe tensionet që akoma vazhdojnë. Por vendi zotënon rezerva dhe energji të mëdha, nji popullsi të re, dhe dëshirën me ndertue nji atdhe me shumicë myslimane demokratike në nji shtet pro-perëndimor. Në se populli i saj vazhdon me mbrojtë të drejtat e njeriut dhe me luftue korrupsionin, udhëheqsit kosovarë do të meritojnë përkrahjen tonë të plotë në përpjekjet e tyne me u antarësue në shoqëninë e kombeve dhe në institucionet euro-atlantike. Beogradi duhet të marre hapat e duhun me të cilët edhe vendet tjera ballkanike do të vlerësojnë përparimin e tyne për anëtarësim në BE dhe NATO.

    E kundërta ka ndodhë! Serbët kanë ra viktimë e udhëheqësve të tyne të cilët, me citue Abba Eban, “nuk kanë humbë rastin me prishë nji mundësi….” Në vend që të ecet përpara me guxim drejt Europës, udhëheqsit e Beogradit ngulin kambë mbi të kaluemen që përfaqson vetëm nji politikë që pruni  shkatërrim.

    Unë jam veçanërisht i shgënjyem me aktet e zyrtarëve të qeverisë serbe që erdhën në fuqi mbasi rrëzuen nga throni nji tiran, por kanë fillue tashti të ndjekin të njajtat taktika dhe bajnë po ato deklarata që ata vetë kundërshtuen pak kohë ma parë. Refuzimi i vazhdueshëm i kryeministrit Koshtunica me thirrë për arrestimin e kriminelëve të luftës të arratisun, si dhe refuzimi i tij me firmue Marrëveshjen e Stabilitetit dhe Shoqënimit me Bashkimin Europian kanë damtue randë standartin ndërkombëtar të Beogradit. Udhëheqës të tjerë serbë kanë qenë ma pak shkelës të rregullave me aksionet e tyne, por kanë dështue megjithate në marrjen e nji qendrimi që mund të lejojë ecjen përpara të vendit tyne.

    Dhuna që u përdorue mbas deklaratës së pavarësisë së Kosovës ishte e parapame, e evitueshme, dhe si rezultat i disa individëve që ndezin gjakërat e egërsisë publike, dhe mospranimin e përgjegjsisë për rrjedhimet që pasuen. Qeveria e Serbisë duhet të ndalojë përdorimin e pavarësisë së Kosovës si çfajsim për damtimet që i shkaktojnë kombit tyne. 

     Serbia duhet të filloj procesin  e eliminimit të politikës saj të dështueme në këto 15 vitet e fundit dhe me fillue rrugën e nji të ardhmje si pjesë e Europës.

   Na nuk mund të lejojmë ngerçin qeveritar që ka kapë Beogradin të përhapet edhe në Kosovë e Bosnje-Herzegovinë. Amerikanët, europianët dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë kanë investue shumë me qellim që të mos shohim ambiciet demokratike të këtyne vendeve të mbyten që në lindje.

    Çdo përpjekje nga ana e Beogradit me mbjellë kaos në Kosovën e Veriut, ose në Republika Srpska të Bosnjes duhet kundërshtue menjiherë dhe me vendosmëni nga BE, dhe NATO. Aktet serbe duhet të influencojnë vendimet e investuesve të huej, të cilët mund të kenë në program-projekte në atë vend.

    Për tetë vjet me rradhë, populli i Kosovës – dhe i gjithë rajoni- janë përpjekë me ndertue ekonomitë dhe shoqënitë e tyne mbi bazat e nji pasigurie. Sot, na kemi mundësi me heqë velin e dyshimit. Europianët dhe amerikanët duhet të ndërgjegjsohen për thirrjet që vijnë me kërkesa për nji mosangazhim të përkohëshëm nga rajoni, tashti që Kosova ashtë shtet në vete. Tensionet do të vazhdojnë me u ngritë gjatë këtyne muejve të ardhshëm. Qoftë edhe në kondita e rrethana ideale, ruejtja dhe stabiliteti ne Gadishullin Ballkanik do të kërkojë ndihmën ekonomike të konsiderueshme për zhvillim, ruejtjen e paqës dhe diplomaci të fortë.

   Unë pres që në të ardhmen të ndigjoj mendimet e deshmitarëve, me mësue se si janë planet e Shteteve të Bashkueme të Amerikës për përkrahjen e Kosovës në këto ditë e javë sfiduese nga të papritunat para nesh.

    Na duhet të pranojmë pavarësinë e Kosovës si nji gur piramide udhë-rrëfyes, ashtu siç ashtë në fakt. E mirëkuptueme si duhet, pavarësia e Kosovës do të heq edhe gurin e fundit pengues (në rrugën e mirëkuptimit) që mbetet në mes të Ballkanasve dhe nji të ardhmje paqësore me prosperitet”.

  Me nji mik të këtill në Washington,D.C. e ardhmja e Kosovës ashtë e sigurtë! 

  Fjala e Senatorit Biden nuk kaloi pa efekt. Ish Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, D.Rupel, me njohjen e pavarësisë së Kosovës deklaroi para votuesve sllovenë :”Ky vendim (i njohjes së pavarësisë së Kosovës) nuk ashtë kundër Serbisë. Sllovenia nuk e mori këte vendim për interesat e saj; ne vendosim sot mbi bazën e politikës europiane e ndërkombëtare”, tha ai. 

   Kundërshtimi i fortë erdhi nga qendrimet e Rusisë dhe Kinës komuniste.

   Në këte atmosferë të tensionueme, zyrtarët amerikanë i banë thirrje Serbisë me ndjekë rrugën që shpie në integrimin europian dhe jo në izolim. N/Sekretari i Shtetit, diplomati Daniel Fried reagoj kundër veprimtarive serbe që synojshin largimin e Serbisë nga Europa, dhe pengimin e njohjes së Kosovës nga vendet europiane. “Pavarësia e Kosovës”, theksoi ai, “ashtë rezultat i thyemjes së Jugosllavisë në shumë shtete trashëgimtare. Situata e Kosovës përfshinë faktorë që nuk paraqiten në raste tjera…. Duhet të ndihmojmë Kosovën me forcue institucionet shtetnore moderne, dhe funksionale. Duhet të ndihmojmë me krijue nji atmosferë të favorëshme për investime dhe pak nga pak me zhdukë korrupsionin”….Ai bani thirrje Rusisë për qetësi, në mënyrë që të ndigjohen këto fjalë pa asnji dyshim nga Serbia dhe nga serbët në Kosovë”, raporton gazeta ILLYRIA (N.Y.)

*******

   Me qellim që të ndihmojmë zgjedhjen President i Shteteve të Bashkueme të Amerikes ish N/Presidentin Joseph R. Biden, Jr. me 3 nandor 2020, nji grup aktivistësh demokratë shqiptaro-amerikanë ka formue grupimin e bashkëmendimtarëve të bashkësisë sonë dhe ka lëshue këte “Deklaratë”:

“ Na, të neënshruemët, përkrahim Joseph R. Biden, Jr. në fushatën e tij për President të Shteteve të Bashkueme të Amerikës. N/Presidenti Joseph R. Biden, Jr. ka tregue vazhdimisht gjatë karrierës së tij, nji afinitet të fortë për popullin shqiptar, nji angazhim me ndihmue të gjithë Amerikanët në përpjekjet e tyne për sukses, dhe nji devocion për institucionet tona demokratike. Shtetet e Bashkueme të Amerikës kanë sot nevojë për nji President të ardhshëm që personifikon këto cilësi. Përkrahja gjatë gjithë jetës së tij politike e dhanun për Shqiptarët ka qenë veçanërisht impresionuese. Si udhëheqës në Kongres, ai perqafoi tranzicionin demokratik të Shqipërisë në demokraci, dhe bani thirrje për Shtetet e Bashkueme të përkrahë zhvillimin e Shqipërisë që në ato ditë.

    Kur populli i Kosovës luftonte për lirinë dhe pavarësinë e vet, Joseph R. Biden, Jr. mori anën e tyne. Kur qeveria serbe u përgjegj kërkesave shqiptare me nji spastrim të egër etnik, Joseph R. Biden, Jr. mbështeti ndërhymjen ushtarake amerikane, dhe Pavarësinë e Kosovës. Ai ka përkrahë gjithmonë demokracinë dhe të  drejtat e njeriut për Shqiptarët në të gjithë Ballkanin, gjatë ushtrimit të detyrës së tij si Senator ashtu edhe si N/President i Shhteteve të Bashkueme……..

   Për këto arsye dhe shumë të tjera, na përkrahim Joseph R. Biden, Jr. për President të Shteteve të Bashkueme të Amerikës në këto momente kritike për Kombin tonë, dhe për botën mbar”.

========

* Autori ashtë aktivist për të drejtat e njeriut. Åi voton demokratet.

Filed Under: Politike Tagged With: Sami repishti, SHBA, Zgjedhjet e 2 Nandorit

HAVZI NELA SI NJË DASHURI TRAGJIKE

August 10, 2020 by dgreca

-Ripublikohet me rastin e 32 vjetorit të vdekjes-

NGA VISAR ZHITI-

Poeti martir, Havzi Nelaj, erdhi sërisht në qytetin e Lindjes, tani në bronz, besnik i vetes dhe i të gjithëve ne. Me një rezëllim të mynxyrshëm si të fitimtarëve moralë, që kanë gjithçka, edhe jetën. Bustin e tij e realizoj skulptori Hilmi Hoxha, mik im kur isha mësues në Kukës, në një fshat të largët. Afër  piedestalit me bustin e Havziut tonë më arrestuan dhe mua dhe më dënuan 10 vjet burg për poezitë e mia. Dhe do ta njihja Havziun në burgun e Spaçit, teksa shtynim vagona në ferr. Më nëpërmendet heshtja e tij e mënçur dhe ajo pak buzëqeshje, që kishte një si dritë të përtejme në terret e nëndheshme.                            

Si një peng mall po sjell një pjesë nga burgologjia ime “Ferri i çarë” dhe fjalët e gruas së tij si një porosi e rrallë shpirti.

      Varja e fundit

Kam lajm nga Havzi Nelaj.                                                                            

Ashtu, si është? Ka shkruar më poezi atje në Kukës(burg)? Pasi u lirua nga burgu e çuan në internim, në Arrën.                                                                                 

Ç’emër, si arnat, si leckat e shpirtit.                                                                         

Ç’vështrim që kishe, të gjerë dhe ëndërrues. Heshtje. S’kisha ndeshur heshtje më rroposëse se tënden. Flisje pak. Pse kemi folur aq pak? Sa keq më vjen tani! Dhe në trup ishe i paktë, me kokën të anuar në njërin sup. Ah, si të varurit! Fytyrë e butë, me një ëmbëlsi trishtane.                                                      

Ike pa leje nga internimi…

Po ti ishe arratisur një herë, kishin frikë prej teje. Kishe dhe një revole, s’dihej ku e gjete, që, në rast rrethimi, të vrisje veten… Dhe ashtu ndodhi, të rrethuan në shtëpinë e dajës, herët në mëngjes. Po flije, kur të zgjuan. Pe policët… Qëllove me revole për të vrarë veten. Ta kapën dorën dhe plagose njërin nga rrethuesit në gojë. Arma ngeci. Vjetërane. T’u hodhën përsipër. Dhe të çuan në gjyq për të të dënuar për herë të katërt, po në atë ngrehinë ku isha dënuar edhe unë, i njëjti prokuror egërshan dhe i kafshët.                   

Për herë të parë ishe dënuar poshtë, në Kukësin e vjetër, të mbytur tashmë nga ujërat e Drinit, në sallën e shfaqjeve të shtëpisë së kulturës. Dramë e vërtetë. Ti, mësuesi i urtë, sapo kishe mbaruar universitetin me mundime dhe guxove e dole kundër prishjeve të tempujve të fesë, ishe për veshjet e bukura popullore, nuk duhen hequr me zor, ç’janë këto kooperativa, the, nuk kolektivizohen shpirtrat. Populli është i sëmurë, shtove. Dhe po të ndiqnin si kundërshtar.                                     

Bashkë më tët shoqe u arratisët. Në piramidën e kufirit le një letër “Lamtumirë, Atdhe i dashtun…” Në Prizren të mbyllën në një hotel. Do të na shërbesh ne, të thanë, bëhu polic. Jam mësues, u the, dhe poet, e kam parim të jetës. Por bëhesh dhe i vdekjes, të thanë. Dhe ju kthyen. Dhe ju dënuan. Ty 15 vjet burg, tët shoqe 10. Të dy 25 vjet. Dhe të ridënuan edhe me 8 vjet të tjerë, prapë si kundërshtar politik. I besoj Zotit, i the hetuesit, liri ka në Perëndim, i the prapë, në Amerikë, Francë, Suedi, Gjermani…

Ku u njohëm ne, miku im, që avitesh midis qiellit dhe tokës, i ëndërrt, në Spaç apo në Qafë-Bar? Në errësirë, nën dhé. Shtynim vagonë si skllevër. Seç më the për poezinë. Me kryet mënjanë, dhembshurisht, si të varurit. Dhe unë të thashë se ç’është një që ka mbiemrin tënd, ai e pati librin tim dhe… nga i njëjti fshat jemi, fis… S’e dija që ti kishe shkruar poezi për të drejtat e njeriut, për Helsinkin, ishe i pari që e përmendje, kur nuk lejohej, në të gjithë poezinë shqipe.

             Fryma e Helsinkit u derdh porsi era,

             na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera…

Kishe shkruar dhe në burgun e Burrelit, madje një roman “Bota e bardhë”, po ku është, s’gjendet? Në birucat e Rrëshenit ke bërë poezi me mend, po edhe unë. Dhe për Kanunin se ç’thamë një ditë, se mos ishte ditë, makth, tmerr, të dhashë një libër, më duket. Ja që edhe prilli thyhet, buzëqeshe hidhur. Po pse kemi folur aq pak bashkë? Pse?

Dhe u liruam në të njëjtin dimër, ti në dhjetor, unë mbas pak, në janar. Po ajo borë e ftohtë, po ajo diktaturë. Ti u ktheve në Kukësin tënd, nise të ndërtoje një shtëpi, por të internuan, të çuan andej ku nuk duhej të rrije as me bishat, kështu the, kurse unë shkova prapë në Lushnjë, mbartja tulla si i dënuar, pa asnjë të drejtë tjetër.                                                                                        

Dhe të çuan në bankën e të akuzuarve për herë të katërt e të fundit. Ku ishte jot shoqe? Të erdhi nga pas kudo. Të ulën atje ku kam qenë ulur dhe unë. E pe Kukësin e Ri? A ishte shpirti i qytetit apo qe mbytur me të vjetrin? Ndoshta po ato pranga kam pasur edhe unë ndër duar, se si shtrëngohen, ka një vidhë të trashë, i vënë dhe një dryn të madh si dyerve të birucave. Në cilën ishe ti, në birucat andej, te 9-a isha unë në fillim. Dhe të dënuan shpejt e shpejt. Me vdekje. Me varje.                                                                                                

  Te agjencia e autobusëve ngritën trekëmbëshin, gati afër qendrës së qytetit, ku isha arrestuar edhe unë. Sa herë kisha pritur aty për të ikur larg, në fshatin ku më kishin caktuar mësues. Ja dhe fusha me drurë molle anash dhe më tej mali me emrin Pikëllimë. Mjegull si andej. Fantazma ime avitet që të shikojë. Fantazma jote… zhduket.                                                                         

Gjithçka u krye natën. Pas mesnate. Gusht, zagushi mbytëse. Ca yj të mëdhenj binin mbi qytet si kokrra misri, dora e Zotit i hidhte mbi rrugët dhe tarracat.                                                                                                               

Të sollën te vendi, heshturazi. Si hajdutë. Ah, sa i varfër ishe, me rroba të vjetra. Si të hipën në trekëmbësh? Kush ta vuri litarin në fyt? Çfarë the? Asnjë dëshmi.                                                                                                    

Një lëkundje e fortë lart-poshtë. Terratisje. Ra mali mbi agjencinë e autobusëve, i theu drurët e mollëve anash, dritaret, u shtrembëruan, gulçe, qyteti përpëlitej në litarin e varur në qiell, u këput qielli, njëra këpucë preku gjykatën dhe tjetra komitetin e partisë, po lëkundej nata, i mbylli sytë përgjithmonë, kokëmënjanë, ashtu si ti, po shuhej…                                                  

Zbardhi fytyra e të varurit në të gjitha rrugët. Dhe u thirrën njerëzit për ta parë. Ishin shpërndarë ftesa. O Zot! Si në gjyqin tim.                                                

Midis tokës dhe qiellit ai, i varuri. Lëkundej lehtë, pikëllueshëm. Me kokën mënjanë. Symbyllur. Me qerpikët e zinj si zi e përjetshme. Herë shkonte paksa në të ardhmen, pastaj në të shkuarën, shpatë e drejtë e ngulur tej e tej mbi këdo, nga kryet te këmbët, e pamundur ta shoh, hiqeni.                                                

Ora 11 e paradites digjte si pishtar. Një thikë e ashpër preu litarin. Trupi i Havzi Nelës ra përtokë në fund të trekëmbëshit. Pak fare trup i kishte mbetur, ndërsa shpirti i kishte ikur lart. Me përbuzje të shenjtë.                                                        

Kufomën e çuan te lavazhet e policisë. E flakën në një qoshe. Afër mesnatës e ngritën si një deng. Në një gropë çfarëdo e mbuluan me dhé, gati si më këmbë, ashtu si në varje. Qafa ishte rrjepur. Përsipër hodhën ca shkurre, që të mos kuptohej asgjë. S’duhet të ishte më as i vdekur.                                         

Një vit më vonë do të binte Muri i Berlinit.                                                                                                                                                                                          

FORCA E BUZËQESHJES

Po buzëqeshja jote e hidhur ku kishte mbetur? E gjeta, ishte te jot shoqe. Ajo buzëqeshte si ti, për ty prapë. Kaq shumë njëlloj, mallëngjyeshëm, si drita e syve.                                                                                                                  

Do të desha të tregoja si u dashuruam, më tha ajo.                                                 

Ashtu? Jo për vuajtjet dhe dënimet? Se të gjithë ne flasim si na burgosën, si na vranë, si na hodhën dhé përsipër, si endemi si fantazma, kurse ajo, grua e heshtur, e bukur ende, me hiret e moshës së vonë, dinjitoze, ka vendosur të tregojë se si u dashuruan. Atje në Veri, maleve. E pabesueshme. Vetëm kjo ka rëndësi, më shumë se sa burgjet dhe vdekja.                                                       

Kur të fillojmë të flasim për dashurinë, atëherë kemi fituar…

Filed Under: Politike Tagged With: Dashuri tragjike, Havzi nela, Visar Zhiti

MASHTRIMI I MADH

August 10, 2020 by dgreca

-(Demokracia e trukuar dhe komunizmi rozë)–

“Shqipërinë do t’a gëzojmë ne dhe fëmijët tanë”- Ramiz Alia-

 “Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji”…–

NGA EUGJEN MERLIKA-Me këtë pohim “të sinqertë” që binte ndesh me dogmën gjysëm shekullore të “epërsisë së socializmit” si rend shoqëror, politik dhe ekonomik, Kryetari i Shtetit dhe i partisë së komunistëve shqiptarë, Ramiz Alia, në tetor 1989, fillonte fjalën e tij para Byrosë Politike. Ai ishte i vetëdijshëm se ajo fjalë do të ishte një gur sinori mes dy kohëve historike, asaj të socializmit dhe një tjetre që do t’a pasonte, me gjithë të panjohurat e saj e që do të ishte, në synimin e tij dhe të kastës së kuqe që ai kryesonte, një kapitalizëm rozë.

            Viti 1989, i mrekullive të paimagjinueshme të një shekulli luftërash mizore e diktaturash të pashembullta, po ecte me revan drejt fundit të tij. Kishte sjellë flladin e lirisë në Vendet e Evropës Lindore që, njëri pas tjetrit, rrëzuan regjimet komuniste që i kishin sunduar për gati një gjysëm qindvjeti. Muri i Berlinit ishte shembur dhe “perdja e hekurt” mes dy pjesëve të kontinentit mbetej vetëm një relike e një periudhe historike që, çuditërisht, kishte arritur në stacionin e saj të fundit.

            Në Shqipëri ndryshimet epokale të kampit socialist përcilleshin me një heshtje të përgjithëshme, nën të cilën ndizeshin shpresat e vakëta e mbi të cilën vigjëlonte si skifteri arma e mprehtë e diktaturës së kuqe, Sigurimi i Shtetit. Dyshja Ramiz-Nexhmije, që deri atëhere ishte nanurisur në përrallën e përjetësisë së enverizmit pa Enverin, në fshehtësi projektonte një t’ardhme që do t’ju siguronte atyre dhe vartësve të tyre një pleqëri të rehatëshme e pa telashe e fëmijëve të tyre një sundim të qetë, jo më në një sistem terrori siç kishte qënë diktatura e kuqe, por në një “demokraci kapitaliste” në ngjyrën e formën që do t’ju këshillonin “miqtë e Perëndimit”.

            Ky ishte thelbi i fjalës së Ramiz Alisë në Byronë Politike në tetor 1989. I arkivuar si “shumë i fshehtë” për vite të tëra ky dokument, një nga më të rëndësishmit e historisë së Shtetit bashkëkohor shqiptar, ka disa vite që është në duart e shqiptarëve të cilët, nëpërmjet tij, kanë mundësi të kuptojnë e të shpjegojnë të gjitha “enigmat” e periudhës së  kalimit nga një sistem në një tjetër. Si i tillë ai vlen të studjohet e të komentohet në hollësi. Fjala është një parashtrim i qartë dhe i detajuar i një projekti të madh, që do të fillonte sendërtimin e tij së shpejti e do të shtrihej në gjatësi kohe.

            Simbas ish Kryetarit Alia ndryshimi i pashmangshëm do të kufizohej në dy pika:”në respektimin e të drejtave të njeriut e në pluralizmin politik”. Ishin çështjet në të cilat këmbëngulte Evropa Perëndimore në dokumentat e saj e të cilat, dështimi ekonomik i sistemit socialist, i kishte bërë të detyrueshme për t’u gëlltitur nga hierarkët e tij. Se sa do të ishin të mjaftueshme këto dy parime bazë për të ndërtuar një demokraci të vërtetë  e treguan përvojat e këtyre viteve, por e paralajmëroi dhe dinaku Alia kur parashtroi:

            “Të drejtat e njeriut janë diçka brënda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën. Kundërshtarët tanë do t’i nxisim që të krijojnë parti sa të duan; të majta, të djathta e të qendrës, por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e drejtohen nga Ne. Programet e themelimit të këtyre partive, do t’i formulojmë dhe do t’i miratojmë Ne. Në krye të këtyre partive, duhet të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë tonë”

            A u zbatuan porositë e Ramiz Alisë në krijimin e partive, apo ato lindën spontanisht nga dëshira e ndrydhur dhjetëvjeçarë me rradhë? A ishte një rastësi që në krye të partive u vunë ish kuadro të regjimit, madje të ardhura edhe nga shërbimet e fshehta, apo ata patën guximin që u mungoi të përndjekurve të diktaturës? A ishte thjesht pasioni i politikës, një mënyrë për të nxjerrë jetesën apo pjesë e strategjisë për të copëzuar opozitën ndaj partisë komuniste “të reformuar” krijimi i dhjetra partive në jetën shqiptare? Këto e të tjera pyetje si këto ende e mundojnë shqiptarin e thjeshtë që nuk arrin dot të kuptojë se kujt i shërbejnë dhjetra grupime njerëzish, që quhen parti, kur ritmet e zhvillimit të Vendit nuk kanë krahasim as me fqinjët tanë e standarti i jetesës njeh ngjitje marramendëse vetëm për kastat në pushtet e për trafikantët e shkelësit e ligjit.

            Të gjithëve u kujtohen kohët e entuziazmit të krijimit të partive, duke filluar nga ajo Demokratike. Drejtuesit e tyre, që hodhën shpejt triskën e kuqe në kosh dhe u vetëshpallën kampionë të demokracisë e të antikomunizmit, flisnin me zjarr e pasion kundër Enver Hoxhës, për krimet e regjimit, mungesën e lirisë etj. Binte në sy  fakti se në këto parti kishte pak ose aspak ish të burgosur të ndërgjegjes apo përfaqësues të diasporës antikomuniste. Kjo i detyrohej deri diku dhe ndrojtjes së tyre  e mendimit se populli i indoktrinuar nuk do t’a kuptonte pjesëmarrjen e tyre në jetën politike, por diku haptas e diku në mënyrë të maskuar dhe mospranimit të drejtuesve të rinj. Këta të fundit që mendonin, sikurse ustai i tyre, se i nevoitej “karta morale” e të dënuarve të diktaturës bënin garë në  demagogji për të fituar përkrahjen e tyre.

 Partia Demokratike qe ajo që mori në gjirin e saj më shumë ish të përndjekur. Në vitet e para disave prej tyre  u dha poste me rëndësi partiake dhe shtetërore, në nivele të ndryshme. Por aktivizimi i ish të përndjekurve politikë ishte vetëm një anë e treguesit të prirjeve demokratike të këtyre partive. Ana tjetër dhe më e rëndësishmja ishte strategjia ekonomike dhe e reformave që duhet të ndryshonin sistemin.

            Thelbi i këtyre reformave ishte njohja dhe kthimi i pronave, pra një rindarje e pasurisë shtetërore ndërmjet qytetarëve, të cilëve gati gjysëm shekulli më parë Shteti komunist ua kishte grabitur me dhunë. Qëndrimi i partive qe një ngritje shqytesh e përgjithëshme e përmbledhur në shprehjen shqeto komuniste:” nuk do të lejojmë të nakthehen bejlerët dhe agallarët.”. Ligji 7501, që u miratua thuajse njëzëri nga Kuvendi, si pasojë e një marrëveshjeje ndërmjet demokratëve e socialistëve, ishte themeli i të gjithë prapësirës pas komuniste. Ai ligj jepte tokën në përdorim pa shumë ndryshim nga reforma agrare e 1946,  pa synimin që t’i bashkonte sërish forcërisht fshatarët, por edhe pa mbajtur parasysh se e kujt kishte qënë ajo tokë. Me një ndërhyrje zbukuruese vetëm për dukje krijohej ideja se Shteti po zhvishej nga pushteti ekonomik e se popullit i kthehej mundësia e rivendosjes së pronësisë vetiake. Fshatarët ktheheshin në argatë të tokës, që nuk ishte e tyre, por që për një farë kohe nuk do të paguanin detyrimet që rridhnin nga shfrytëzimi i saj. Nuk ishte gjë e rastit që populli në disa zona të Vendit, sidomos në pjesën Veri-Lindore nuk e pranoi këtë ligj dhe vendosi njëzëri khimin e pronësisë së secilit në kufijtë e para reformës agrare. Kasta komuniste, që ishte e vetëdijshme se duhej lëshuar përkohësisht pushteti politik për të zotëruar në mënyrë “demokratike” atë ekonomik, e kishte hartuar atë me synimin , më pas të sendërtuar, të ruante mundësinë e pasurimit të saj në rrugë të ligjshme e më shumë të paligjshme.

            Mungesa e përcaktimit të pronësisë i humbi Vendit shortet e investimeve të huaja që, në fillimet e viteve 90, ishin pothuaj të barabarta për të gjitha Vendet e Lindjes, duke çuar në kalendat greke kohët e vënies së tij në rrugën e zhvillimit ekonomik. Ky dëm i stërmadh që iu shkaktua Vendit, pasojat e rënda të të cilit vazhdojmë t’i paguajmë çdo ditë, ishte rrjedhojë e paaftësisë, e diletantizmit të klasës drejtuese pas komuniste që nuk arrinte të kuptonte përparësitë e çastit, apo zbatim i një strategjie të paracaktuar? Përgjigjen shkoqur e pa dredha e gjejmë tek fjalët e Ramiz Alisë: “ Ne, “Komunistët Reformatorë”, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist, të jemi ne dhe njerëzit tanë. Me këtë strategji, brenda dy tre legjislaturave, do të arrijmë që nga klasat komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes që e kemi planifikuar dhe po e pregatisim vetë….”

            Në zbatim të kësaj strategjie qemë të pranishëm në fillimin e viteve 90 në sulmin asgjësues të vandalizmit mbi objektet ekonomike, social-kulturale, të tregëtisë, mbi mjetet e trasportit, madje deri dhe mbi drurët frutorë e jo frutorë, në grabitjet e depove e të dyqaneve. Ky lloj banditizmi, i mbuluar me vellon e “urrejtjes për komunizmin”, i orkestruar nga një rrjetë e padukëshme ish sigurimsash e antarësh të partisë së punës, synonte të zotëronte nëpërmjet grabitjes atë pasuri që kishte mbetur në depot e Shtetit, por dhe të kthente, në dukje, në gjëra pa vlerë objektet shtetërore. Askush, duke filluar nga Qeveria e papërgjegjëshme e  “destabilitetit” të Ylli Bufit, nuk shqetësohej për dëmin e madh që i shkaktohej imazhit të Vendit nga kjo strategji shkatërrimi, në një nga çastet më vendimtare për të ardhmen e tij.

 Mallrat e grabitura do të shërbenin si bazë për të filluar rrugën e pasurimit, ndërsa zhvleftësimi i objekteve do të kishte si pasojë blerjen e tyre, gati falas, në proçesin e privatizimit që do të fillonte së shpejti. Ky i fundit do të bëhej me kritere haptas favorizuese për komunistët që, simbas parimit të vjetër “politika në plan të parë” kishin në dorë të gjitha postet kyç në sektorët e ndryshëm të ekonomisë e në tregti. Përparësinë në blerjen e objekteve Shteti i PD do t’ja u jepte atyre që punonin në to. Në pamje të parë ishte diçka e drejtë, në fakt ishte vënie në jetë e strategjisë së krijimit të “klasës kapitaliste” nga komunistët. Në këtë drejtim do të jepnin ndihmesën e tyre komisionet e privatizimit që, jo vetëm për përzgjedhje klasore por edhe për përfitim vetiak, do të zbatonin çmime krejtësisht në dobi të blerësve. Lidhjet me mjediset e fitimit të paligjshëm në Vendet fqinjë e në ata Perëndimore, sidomos në Itali, do t’i jepnin shkas lindjes së trafiqeve të ndryshme që sollën pasurime marramendëse në kohë relativisht shumë të shkurtëra. 

Kjo ishte strategjia afatmesme e komunistëve por, për çastin, duhej mbajtur vetëm si një synim i fshehtë e i padeklaruar. Për çastin duhej lëmuar fasada, duhej fituar besueshmëria e Perëndimit që duhej të miratonte rrugën e nisur, për të çelur epokën e paqtimit e të lënies së konflikteve mbrapa krahëve. Për këtë nevoitej një qëndrim i ri karshi të gjithë atyre që, deri dje, kishin qenë “armiqtë e betuar” të socializmit brënda dhe jashtë Shqipërisë. Ujqit do të vishnin lëkurët e qëngjave e, duke sharë  sa të mundnin kryeujkun, do t’ju krijonin viktimave iluzionin se tashmë kishte ardhur koha e tyre. Strategjia ramiziane parashihte një përmirësim të ndjeshëm të kushteve të jetesës të asaj pjese të popullsisë, që kishte qenë kavje e sprovës enveriste në larminë djallëzore të burgjeve, kampeve të punës e atyre të internimit për dhjetëvjeçarë me rradhë.    

Strategjia ishte sa dinake aq dhe e poshtër. Për t’u bërë bindëse në “qëllimin” e saj i duhej besuar jo ish ministrave të Adil Çarçanit, gazetarëve të Zërit të popullit apo studjuesve të Institutit që kryesohej nga Nexhmije Hoxha, por klasës së re politike, të përbërë nga profesionistë të të gjitha fushave e ndonjë ish të burgosuri politik. Kryetari Alia projekton si në një ekran ngjarjet e pritëshme dhe mundësitë e kanalizimit të tyre simbas interesave të caktuara e planit të studjuar deri në imtësitë e tij.

“Partia që do të marrë pushtetin, do të shajë komunizmin në themel e në çati. Në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës Antikomuniste. Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë do të flasin për ne dhe do të na shajnë. Dhe këta dihet që e urrejnë komunizmin por do  të na afrohen e do të na përkrahin. Neve na intereson karta morale e tyre. Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme;por kurrë nuk do t’i lemë të na marrin pushtetin, sepse Ata, sa të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe ne kështu do të bëheshim hyzmeqarët e tyre.

Në zbatim të të drejtave të njeriut, duhet t’u japim edhe kompensimin në para, të burgosurit politikë t’i kompletojmë me komoditete banimi…”

            Përcaktohen kështu qartë kufijtë, brënda të cilëve do të vërtitet demagogjia e stilit të ri, për të arritur në synimin thelbësor që mbetet ruajtja e pushtetit nga rreziku i rënies së tij tek ata që duhej të kishin qenë trashëgimtarët e ligjshëm të tij në kushtet e shëmbjes së sistemit. Skenari u vu në jetë me një besnikëri të admirueshme, madje lëshimet e detyrueshme qenë më të pakta se sa ata që parashikoheshin.

            Sot, në largësi 15 vitesh, ish të përndjekurit  duhet t’i ngrenë një “përmendore” Kryetarit Alia, sepse po të ishte sendërtuar programi i tij, ndoshta do të kishin patur të gjithë nga një shtëpi e do të kishin përfituar edhe paratë e dëmshpërblimit për djersën e papaguar nëpër kampet e punës së detyruar të Shqipërisë socialiste. Pasardhësit e tij në pushtet bënë garë me njëri tjetrin se kush mund t’i mashtronte më shumë ata. Problemi  i banesave të tyre, që normalisht duhej të ishte zgjidhur në kuadrin e rindarjes së pasurisë së paluajtëshme shtetërore ende sot mbetet një rebus. Me paratë që Shteti u ep si shpërblim nuk mund të blejnë as  banesë për një person kurse ata, të cilëve u është njohur pronësia e shtëpive të sekuestruara, ende vazhdojnë të shohin qiraxhinjtë “zotër shtëpie”, që paguajnë qira qesharake, më pak se simbolike. Shumë të tjerë vazhdojnë të sorollaten vite me rradhë gjyqeve, siç kishte profetizuar “magjistari Alia” në tetor 1989:

“Të sekuestruarvet dhe të shpronësuarvet do t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’u japim pronën e tyre dhe në forma të ndryshme do t’i ngatërrojmë me njëri tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër gjykata, ku do të zbatohet rotacion nga Gjykata e Shkallës së parë në të dytën etj. dhe për “difekte teknike” do të kthehen përsëri në të parën…”

            Tuneli i errët i drejtësisë, një nga problemet e pazgjidhura të gjithë këtyre viteve. Sa drama e tragjedi i janë shtuar shqiptarëve nga vendimet e sallave të gjykatave, sa padrejtësi janë ligjësuar në to. Nga fjalët e regjizorit të pas komunizmit kuptohet qartë se drejtësia ka qenë e telekomanduar, se nuk i ka shërbyer krijimit e fuqizimit të Institucionit të pavarur. Ajo ka shërbyer si mashë, si dora e gjatë e partisë komuniste për të sendërtuar synimet e saj, që mbeteshin përjetësimi i grabitjes së qytetarëve shqiptarë, i nisur më 1945, e përvehtësimi me mjete “demokratike” i pasurisë së tyre. Sorollatjet shumëvjeçare në dyert e gjykatave, që kanë helmuar jetën e shumë njerëzve në këto vite, nuk janë vetëm pasojë e zbrazësirës morale të një pjese të shërbyesve të tempullit të drejtësisë, por edhe pjesë e strategjisë ekonomike e pushtetore të projektit ramizian. 

  Mars 2004- Vijon

Filed Under: Politike Tagged With: Eugjen Merlika, mashtrimi i madh, Ramiz Alia

Vaccine, Herd Immunity and Treatment in fight against Covid-19 Pandemic

August 10, 2020 by dgreca

*By: Dr. Pashko R. Camaj, Doctor of Public Health Sciences –

We are entering the seventh months into the coronavirus pandemic. During this time, we have learned many things about the SARS-CoV-2 virus and the disease it causes. With the numbers of infections and fatalities still on the increase, some questions remain difficult to answer: when will the vaccine for Coivi-19 be ready, and will it be safe and effective? The answers to these questions are not easy, and certainly not simple, but from the standpoint of our desire to get back to immediate normalcy, the answer is no. However, from the standpoint of typical vaccine-development timing, yes, it will be ready and here soon.

Vaccine Progress: Developing a new vaccine can take years or even decades. That was true until now! The speed and progress in search for a viable and safe vaccine against Covid-19 have been inspiring. The early positive results can be attributed partly to the number of world-wide research teams working on it around the clock. In addition, relaxed restrictions on moving between stages of vaccine development, and the promise of new vaccine technologies that have been unleashed globally, have also played a role in this unprecedented progress.

Traditionally, vaccines have worked by introducing dead or weakened viruses into the body, which stimulate the body to preemptively produce antibodies that are ready to attack the intruding viruses. While this has been an effective approach, it has also been slow to develop, since there are a lot of safety concerns anytime we introduce a virus, dead or weekend to a human body. More recently, new vaccine approaches utilizing introduction of only a small portion of the virus, called an antigen, which acts almost like show-and-tell. The antigen typically prompts the body to make antibodies, without the safety concerns with introducing the entire virus. Now, in the most novel approach, scientists are working to get our own cells to produce the antigen; our body, in turn, produces the antibody. Vaccines made like this are potentially fast to produce. But this approach is largely untested, with potential many side effects and uncertainty if they will even work.

At the moment, researchers are working on all these approaches, and several are already in the process of testing for safety and efficacy. Some of that trials are well in their last stages and will be finished by the end of the summer. Concerns remain, that even with an approved vaccine, it will still take some time to manufacture and distribute large number of doses. Later in 2020 or early 2021 is probably an optimistic estimate for the first actual vaccines being administered to the larger populations. Logistics of how and where vaccines will go first, and who will get the priority of early vaccination are still to be ironed out. But that is a ‘problem’ we should all be happy to grapple with.

Effectiveness of a Vaccine and ‘Herd’ Immunity: Typically, for a vaccine to be considered a successful it will need to promote immunity in at least 60 percent of people. That is considered a minimum when we talk about achieving “herd” immunity. Some data suggests that we need 70-80 percent effectiveness for this immunity to take hold. There are those that say we should have left the virus run its course and build the immunity that way. But early original modeling estimated that without any changes in our behavior, and allowing the virus to run wild, the virus

may have killed 1 million to 2 million Americans-some estimates even double or triple that number. That was unacceptable! We also know that Sweden, which came the closest to letting the virus “run its course,” had much, much higher death rates than its neighboring countries. So, waiting for herd immunity to take hold, would have resulted in many more deaths, in addition to completely ‘flooding’ our health care system, which could have produced additional concerns, not only related to Covid-19.

Improvements in Health Care: While we look for news on the vaccine front, we have been seeing progress in the treatments for Covid-19. There has been some good news on the treatment front. Remdesivir and a steroid called dexamethasone have both been shown to significantly reduce mortality in seriously ill patients – in some cases by up to a third. In addition, RLF-100 or aviptadil, a synthetic form of a natural peptide that protects the lung has shown some significant progress treating critically ill patients. The therapy has been granted fast-track designation to develop the drug in the United States. Treatments to improve prognosis for patients with milder cases of the infections have been also on a research front-with improved outcomes. One important aspect of improved treatments has been that hospitals and health care providers in general are far better prepared now than earlier in the year. This is a result of increased capacities to treat and care for patients. Also, hospitals are getting better at treating the virus, thanks to a combination of experience and new treatments. A testament to this is relatively low and declining death rate compared to those of a few months ago.

So, the continued virus prevention methods such as good hygiene and social distancing, using face covers and masks will help lower the risk of spreading the virus or becoming infected and keeping us healthy. For those unlucky ones that get infected and require medical care, use of improved medication will be essential. These are the viable options in the fight against this enemy, until a safe and effective vaccine puts us on a path to returning to lives we knew before the Covid-19 shook our world!

**Vice-President of Pan-Albanian Federation of America -VATRA

Filed Under: Politike Tagged With: COVID-19, dr. Pashko Camaj, Vaccine

Vaksina, imuniteti i tufës dhe ilaçet e reja në luftën kundër pandemisë Covid-19

August 8, 2020 by dgreca

Nga Dr. Pashko R. Camaj, Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik *-

Po hyjmë në muajin e shtatë të pandemisë të koronavirusit. Gjatë kësaj kohe, ne kemi mësuar shumë gjëra në lidhje me virusin SARS-CoV-2 dhe sëmundjen që ai shkakton.Me numrin e infeksioneve dhe vdekjeve ende në rritje, disa pyetje mbeten të vështira për t’u përgjigjur:

-kur do të jetë e gatshme vaksina për Covid-19, dhe a do të jetë e sigurt dhe efikase?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve nuk janë të lehta, dhe sigurisht jo të thjeshta, por nga pikëpamja e dëshirës sonë për t’u rikthyer menjëherë në normalitet, përgjigjja është Jo. Sidoqoftë, nga pikëpamja e kohës së zhvillimit të vaksinave tipike, përgjigja është, Po, do të jetë gati dhe ne përdorim së shpejti.

Progresi në kërkim të vaksinave:

Siç e dimë, zhvillimi i një vaksine të re mund të zgjasë me vite apo edhe dekada. Kjo ishte e vërtetë deri tani! Shpejtësia dhe përparimi në kërkimin e një vaksine të efikase dhe të sigurt kundër Covid-19 kanë qenë shpresëdhanëse. Rezultatet e para pozitive mund t’i atribuhen pjesërisht numrit të madh të ekipeve kërkimore në mbarë botën që punojnë pa ndalur. Për më tepër, relaksimi i kufizimëve për të lëvizur ndërmjet fazave të zhvillimit të vaksinave, dhe premtimi i teknologjive të reja në kërkim të vaksinave në mbarë botën, gjithashtu kanë luajtur një rol në këtë përparim të paparë.

Tradicionalisht, vaksinat funksionojnë duke futur viruse të vdekur ose të dobësuara në trup, të cilat stimulojnë trupin që të prodhojë në mënyrë preemptive antitrupa që janë të gatshëm të sulmojnë viruset invazues. Ndërsa kjo ka qenë një qasje efektive, gjithashtu ka qenë e ngadaltë për t’u zhvilluar, pasi ka shqetësime rreth sigurisë çdo herë kurë ne injektojme virus, të vdekur ose të dobësuar në trup të njeriut. Kohët e fundit, vaksinat e reja përdorin futjen e vetëm një pjese të vogël të virusit, të quajtur një antigjen, i cili vepron pothuajse si ngacmues për të prodhuar antitrupa kundr ketij antigjeni. Kjo zakonisht e shtyn trupin të bëjë antitrupa, pa shqetësimet e sigurisë me futjen e tërë virusit.

Për momentin, studiuesit janë tashmë në proces duke i testuar vaksinat për siguri dhe efikasitet. Disa nga ato prova janë në faza të përparuara dhe do të përfundojnë deri në fund të verës. Por edhe kurë të kemi një vaksinë të aprovuar, do të marrë akoma kohë për të prodhuar dhe shpërndarë numër të madh te dozave. Parashikimet, megjithëse optimiste, vlerësojnë disponueshmërinë e vaksinave kah fundi i këtij viti ose në fillim të vitit 2021. Logjistika se si dhe ku vaksinat do të shkojnë së pari, dhe kush do të marrë përparësinë e vaksinimit të hershëm, janë akoma për definuar. Por ky është një ‘problem’ me të cilin të gjithë duhet të jemi të lumtur të kemi.

Efektiviteti i vaksines dhe imuniteti i “tufës”:

Per një vaksinë qe të konsiderohet e suksesshme, do të duhet të nxisë imunitetin në të paktën 60 përqind të njerëzve. Kjo konsiderohet minimale kur flasim për arritjen e imunitetit të “tufë”. Disa të dhëna sugjerojnë që na nevojitet 70-80 përqind efektivitet që ky imunitet të jetëi mjaftueshëm.. Ka shumë që thonë se duhet të kemi lejuar që virusi të vazhdojë rrjedhën e tij qe ne te krijojmë imunitetin në atë mënyrë. Por modelimi fillestar vlerësoi se pa ndonjë ndryshim në sjelljen tonë, dhe lejimin e virusit pa kontroll, virusi mund të ketë vrarë 1 milion deri në 2 milion amerikanë, disa vlerësime madje dyfishojnë ose trefishojnë këtë numër. Kjo ishte thjesht e papranueshme! Ne gjithashtu e dimë se Suedia, e cila ishte më e afërta për ta lënë virusin të “drejtonte rrugën e saj”, kishte

vdekje shumë më të larta se vendet fqinje. Kështu që, pritja e imunitetit të tufës në këtë mënyre, do të kishte rezultuar në shumë më shumë vdekje, përveç vershimit të sistemit tonë të kujdesit shëndetësor, i cili mund të kishte krijuar shqetësime shtesë, jo vetëm nga Covid-19.

Përmirësimet në kujdesin shëndetësor:

Ndërsa presim lajme në frontin e vaksinës, ne kemi parë përparim në mënyrën se si ne trajtojmë dhe kurojmë Covid-19. Kohët e fundit remdesivir, dhe një steroid i quajtur dexamethasone janë treguar të dy në mënyrë të konsiderueshme uljen e vdekshmërisë në pacientët me sëmundje serioze – në disa raste deri në një të tretën. Për më tepër, RLF-100 ose aviptadil, një formë sintetike e një peptidi natyral që mbron mushkëritë ka treguar një përparim domethënës në trajtimin e pacientëve me sëmundje kritike. Kësaj terapi i është dhënë një përcaktim i shpejtë për të zhvilluar ilaçin në Shtetet e Bashkuara. Trajtimet për të

përmirësuar prognozën për pacientët me raste më të buta të infeksionit kanë qenë edhe në studimin paraprak – me rezultate të përmirësuara. Një aspekt i rëndësishëm i trajtimeve të përmirësuara ka qenë që spitalet dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor në përgjithësi janë më të përgatitur tani sesa në fillim të vitit. Ata po përmirësohen në trajtimin e virusit, falë një kombinimi të përvojës dhe trajtimeve të reja. Një dëshmi për këtë është dhe niveli i vdekjeve relativisht e ulët dhe në rënie në krahasim me ato të disa muajve më parë.

Pra, metodat e vazhdueshme të parandalimit të virusit, siç është larja e mirë e duarve (dhe jo prekja e fytyrës, gojes, hundes dhe syve), dhe distancimi i vazhdueshëm shoqëror, si dhe përdorimi i mbulesave të fytyrës dhe maskave do të ulë rrezikun për përhapjen e virusit ose infektimin dhe mbajtjen e shëndetshme. Për ata fatkeq që infektohen dhe kërkojnë kujdes mjekësor, përdorimi i ilaçeve të përmirësuara dhe kujdes më i mirë i përgjithshëm, do të jetë thelbësore. Këto janë opsionet e mundshme në luftën kundër këtij armiku, derisa një vaksinë e sigurt dhe efektive të na vendosë në një rrugë drejt kthimit në jetën që kemi njohur përpara se Covid-19 të trondiste botën tonë!

**Nënkryetare i Federatës Pan-Shqiptre të Amerikës “Vatra”

Filed Under: Politike Tagged With: COVID-19, Dr.Pashko Camaj, Ilacet, Vaksina

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 326
  • 327
  • 328
  • 329
  • 330
  • …
  • 654
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës
  • KLINIKA E POEZISË, VISARI NË UNIVERSITETIN ILLINOIS, SHBA…
  • Dialogu dhe politika e jashtme e Kosovës, katër vitet vendimtare për shtetin
  • KRISHTLINDJET…
  • Enedio Metushi: “Për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë shqiptare”
  • Shoqata “Rrënjët Shqiptare” festuan festat e fundvitit
  • KOLONJËN E BËJNË EMËRMADHE RILINDASIT E SAJ TË SHQUAR
  • Kosovo Between Political Noise and the Need for Civic Clarity
  • TË FALËSH, TË MOS HARROJSH!
  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT