
Pse nuk e zë gjumi natën Xhufin…

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by dgreca

by dgreca
-Neni 1 i Kushtetutës Republikën e Kosovës e përcakton “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”/




-Në rrugën drejt pavarësisë Kosova ka një histori kushtetuese edhe para kushtetutës së saj të parë si shtet i pavarur me njohje ndërkombëtare/
SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/
PRISHTINË, 9 Prill 2018/ Kosova para 10 viteve miratoi Kushtetën e Republikës, e cila në nenin 1 e përcakton “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”. Ishte viti 2008 kur u miratua nga Kuvendi i Kosovës akti më i lartë juridik i shtetit në ditën e 9 prillit, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik, ndërsa ka hyrë në fuqi në 15 qershor.
Atëherë, dekretimi i 41 ligjeve, të dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës.
Ndërsa zhvillimet më të rëndësishme brenda dhjetë viteve ishin në 2012-tën, kur Kuvendi, në 7 shtator, ka miratuar amendamentimin e Kushtetutës së Republikës lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ndërsa në 10 shtator pasoi vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i mbledhur në Prishtinë, për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare.
“Përmbyllja e mbikëqyrjes është vlerësimi më i lartë ndërkombëtar, që i është bërë shtetit të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë”, u vlerësua atëherë.
Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur pavarësinë, ishte formuar më 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të shtetit të ri, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin.
Deri në 10 vjetorin e Kushtetutës Pavarësia e Kosovës është e njohur nga 116 shtete anëtare të OKB-së.
Në rrugën drejt pavarësisë Kosova ka një histori kushtetuese edhe para kushtetutës së saj të parë si shtet i pavarur me njohje ndërkombëtare.
Kosova prej vitit 1974 ka pasur Kushtetutën e vet e cila i ka siguruar mëvetësi organizative si njësi konstituive me të drejtë vetoje në federatën e atëhershme, nga shpërbërja e së cilës dolën shtatë shtete të reja të rajonit – edhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedona.
Pas kundërshtimeve të fuqishme institucionale e gjithëpopullore të “kushtetutës së tankeve” serbe me të cilën në mars të vitit 1989 dhunshëm e përgjakshëm në mënyrë kundërkushtetuese suprimohej autonomia, në rrethana të okupimit, Kosova në vitin 1990, shpalli Deklaratën e pavarësisë në 2 korrik e më pastaj Kuvendi miratoi në 7 shtator Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Në vitin 1991, nga 26 deri në 30 Shtator 1991 u organizua edhe edhe referendumi ku kosovarët votuan 99,87 për qind për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, i cili pasohej me zgjedhjet e para pluraliste, parlamentare e presidenciale të 24 majit 1992.
Republika e Kosovës me kushtetutën e vet e institucionet demokratike të zgjedhura atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, por megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit të popullit mbi 90 përqind shumicë shqiptare, si edhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.Prej vitit 2001 deri para 10 viteve, Kosova ka pasur një Kornizë Kushtetuese, e miratuar nga OKB-ja, e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë de fakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.Kosova është e lirë nga 12 qershori i vitit 1999 i hyrjes së trupave të para të NATO-s në ndërhyrjen shpëtimtare për popullin kosovar.Dita e Kushtetutës, 9 prilli, është festë shtetërore, sipas Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, të miratuar në Kuvend në 21 maj 2008 e të shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës të 15 qershorit po të atij viti.
PRESIDENTI THAÇI: DEKADA E PARË E KUSHTETUTËS SË SHTETIT TË KOSOVËS
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi: Kushtetuta e Republikës së Kosovës sot shënon dekadën e parë. Si udhërrëfyes për krijimin dhe forcimin e shtetit, ajo pasqyron më së miri përpjekjet shekullore për liri, barazi e drejtësi dhe dëshmon vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në paqe të qëndrueshme. Asnjëherë nuk do të ndalemi së punuari për të forcuar shtetin, duke respektuar të drejtat e liritë e çdo qytetari dhe duke garantuar barazinë e tyre para ligjit.
KRYEMINISTRI HARADINAJ URON DITËN E KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Prishtinë, 9 prill 2018– Me rastin e dhjetëvjetorit të hartimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës
Fjala e plotë e Kryeministrit Haradinaj:
Pas çlirimit të Kosovës, shpalljes së Pavarësisë, themelimi i Kushtetutës së vendit është ndër datat më të rëndësishme të kalendarit tonë shtetëror. Me 9 Prill të vitit 2008, Kosova vendosi themelet e saj të konsolidimit si shtet, duke e funksionalizuar aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e saj.
Një dekadë më parë, përmes këtij dokumenti, u vulos Kosova jonë si vend i pavarur, me qytetarë të lirë me të drejta të barabarta per secilin, në frymën e pakufizuar demokratike.
Dekada e parë e Kushtetutës së vendit, krahas qenësimit tonë si shtet juridik, ka përjetuar edhe sfidat e saj. Këto sfida, na tregojnë edhe vlerat tona demokratike si shoqëri kur ne kemi pranuar këto parime kushtetuese si parime udhëheqëse të Kosovës.
Sot, ky bazament ligjor shpërfaqë vlerat më të larta të demokracisë tonë.
Përvjetori i sivjem, i shtyllës kryesore ligjore të vendit, na gjenë me plot detyra. Na gjenë me punë, me suksese të numëruara por edhe sfida për t’i tejkaluar e që na bëjnë më të fortë. Por, mbi të gjitha, ky jubile na gjenë më të sigurtë se kurrë, për rrugën tonë Euro-atlantike dhe miqësinë e përhershme me SHBA-të.
Urime 9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!
Ramush Haradinaj
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Raportim i para 10 viteve-9 prill 2008: PËRMBLEDHJE – KUSHTETUTA FUQIZON SHTETIN E PAVARUR, SOVRAN, DEMOKRATIK, UNIK DHE TË PANDASHËM TË KOSOVËS
PRISHTINË, 9 prill /ATSH-B.Jashari/ – Kuvendi i Kosovës i mbledhur sot në një seancë solemne të jashtëzakonshme, ashtu si kur shpalli pavarësinë para më pak se dy muajsh, miratoi njëzëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës, që, siç u tha, fuqizon shtetin më të ri në botë si të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm.
“Duke u bazuar në votimin njëzëri të të gjithë deputetëve në sallë, sot në orën 10:45 u shpall solemnisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e miratuar nga 107 deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha kryeparlamentari Jakup Krasniqi pas votimit.
Gjithçka ishte unanime në këtë seancë, që nga fillimi i saj, kur ishin të pranishëm në sallë 103 deputetë, të cilët aprovuan të vetmen pikë të rendit të ditës: Miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Seanca e Kuvendit të Kosovës, ku merrnin pjesë udhëheqësit më të lartë të vendit, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, trupi diplomatik në Kosovë, si dhe përfaqësues të arsimit, shkencës, artit e të fesë, hapi punimet pak pas orës 10:00, nën drejtimin e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë të hap punimet e kësaj seance të jashtëzakonshme dhe solemne të Kuvendit për miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha ai.
“Kushtetuta jonë sanksionon shkallë të lartë të idealizmit të një shoqërie të lirë, të hapur, demokratike dhe sovrane. Ajo promovon dhe u garanton të drejta të standardeve të larta komuniteteve pakicë në Kosovë. Që nga sot, të drejtat e komuniteteve nuk janë më thjesht vetëm vullnet i mirë dhe i deklaruar i shumicës, por kategori e përcaktuar kushtetuese dhe partneritet solemn e publik. Ato janë të mbrojtura dhe të pacenueshme”, theksoi kryeparlamentari Krasniqi.
Më pas, Kuvendit iu drejtuan presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, e kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuçi, të cilët nxjerrjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës e vlerësuan një moment tjetër historik pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.
“Në vazhdën e zhvillimeve jashtëzakonisht të rëndësishme dhe historike për Kosovën, pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare nga një numër i madh vendesh të botës demokratike, dita e sotme po kështu shënon një moment të veçantë në përmbylljen e ciklit të shtetndërtimit të Kosovës”, tha presidenti Sejdiu.
”Kushtetuta, me peshën e saj të veçantë, sa mund të quhet me të drejtë përmbyllje e procesit shtetndërtues të Kosovës, po kaq, në të njëjtën kohë, në bazament të qëndrueshëm formal dhe juridik dhe esencial e fut Kosovën në rrafsh të ri të zhvillimeve shtetërore, politike dhe juridike”, shtoi ai.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës në të njëjtën kohë hap horizontin dhe mundësinë tonë për përballje me sfidat e shumta që do të kapërcehen duke e dëshmuar fuqishëm qëndrueshmërinë e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovë, të cilat edhe në rrugën e deritanishme kanë dëshmuar seriozitetin dhe këmbëngulësinë për veprim të sukseshëm në realizimin e interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës ”, theksoi presidenti Sejdiu.
Ai u shpreh optimist se mbi bazën e parimeve të Kushtetutës dhe duke pasur parasysh ndërtimin e gjithë strukturës institucionale përgjegjëse për zbatimin e tyre, “Republika e Kosovës do të kapërcejë më shpejt edhe rrugën drejt integrimit të saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO”.
Kryeministri Hashim Thaçi tha se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është evoluim i historisë së përbashkët të kosovarëve dhe garanton liriëtë dhe të drejtat e të gjithëve.
“Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera. Vlerat fondamentale dhe liritë e të gjitha kombeve demokratike janë të mbrojtura me anë të kushtetutës. Prandaj, edhe ne sot kemi vendosur që ta ndjekim rrugën e shteteve të lira dhe demokratike”, u shpreh ai.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës, është vullneti ynë, është legjitimiteti dhe vula e shtetit të Kosovës”, theksoi kryeministri Thaçi.
Kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuqi, prezantoi përmbajtjen e Kushtetutës, e cila, siç bëri të ditur, ka 14 kapituj dhe 162 nene.
“Kemi synuar të kemi një Kushtetutë moderne, te shkurtër, të qartë dhe të kuptueshme, që garanton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe zotimet ndërkombëtare dhe që është funksionale”, tha ai.
”Sot, në duart tuaja është drafti i Kushtetutës së Republikës se Kosovës si bazë e ndërtimit te sistemit politik, ekonomik dhe shoqëror në shtetin tonë në të cilën kemi shprehur synimet tona, në emër të popullit të Kosovës, për të ardhmen e vendit tonë të lirë, demokratik dhe paqedashës si shtet i të barabartëve”, është shprehur Kuqi.
“Sovranitetin e Republikës sonë Kushtetuta e përcakton se buron nga populli dhe i takon atij. Ajo garanton integritetin territorial të Kosovës si të pacenueshëm,të patjetërsueshëm dhe të pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e lejuara”, siguroi ai.
”Republika e Kosovës është e ndërtuar mbi bazën e konceptit të barazisë qytetare dhe e përcaktuar si shoqëri shumetnike, e përbëre nga shqiptarët dhe nga komunitetet e tjera ku qeveriset në mënyre demokratike dhe respektohet plotësisht sundimi i ligjit dhe barazia e qytetarëve para tij”, theksoi Kuqi.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është nënshkruar të hënen pasdite nga Komisioni Kushtetues në një ceremoni zyrtare në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, e ku morën pjesë udhëheqësit më të lartë të vendit e të komunave dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare.
Në dy ditët e para të prillit Komisioni Kushtetues i Kosovës e miratoi me konsenmsus të plotë tekstin final të Projektkushtetuës, ndërsa Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith, e certifikoi atë duke vlerësauar se është në përputhje me Paketën Ahtisaari.
Për Projektkushtetutën e hartuar nga Komisioni Kushtetues, i cili është ngritur nga Ekipi i Unitetit, është zhvilluar debat publik që nga 28 janari 2008, në fazën e parë, dhe që nga 19 shkurti, dy ditë pas shpalljes së pavarësië, në fazën e dytë.
Gjatë debatit publik u është bërë e ditur qyetarëve se “Kushtetuta është hartuar mbështetur në dy vullnete, i pari që Kosova të jetë shtet sovran dhe i pavarur dhe i dyti që me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit Kosova si shtet ka marrë obligime ndërkombëtare për zbatimin e Paketës së Ahtisaarit”.
“Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”, thuhet në nenin 1 të Kushtetutës, e cila, sipas nenit të fundit – 162 – “hyn në fuqi më 15 qershor 2008”./
a.jor.
7 prill 2008: KOSOVË – ILIAZ RAMAJLI, “RINËNSHKRUAN” KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS
PRISHTINË, 7 prill 2008-B.Jashari/ Anëtari i Komisionit Kushtuetues, Iliaz Ramajli, ka qenë sot ndër nëshkruesit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Për te ky ka qenë një „rinënshkrim“ i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Por, dallimi në kohë e rrethana është i madh sepse tash pavarësia e Republikës së Kosovës, e shpallur më 17 shkurt 2008, është jo vetëm deklarim i lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci, por edhe rezultat madhor i një procesi ndërkombëtar, dhe është njohur për pak më shumë se një muaj e gjysmë nga 36 shtete, duke përfshirë edhe 7 vendet e G-8-shit.
Iliaz Ramajli ka qenë nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, të shpallur nga Kuvendi i Kosovës më 2 Korrik 1990 dhe i Kushtetutës së Republikës së Kosovë, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, më 7 shtator 1990.
Atëherë ka qenë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.Më vonë Ramajli ka qenë për një kohë shef i Zyrës së Kosovës në Shqipëri.
by dgreca

By Gjon Buçaj/
We are all gathered here on this sad occasion to bid farewell to your loved one, your beloved husband, father, grandfather, brother, uncle, to our dear friend Agim.
While we Vatrans and friends alike mourn his departure, we also celebrate his life of a true friend and inspiring leader that we enjoyed with him for decades.
As a friend he was honest and sincere, someone that you could fully trust. He was polite and generous with all, with friends he was kind and always had words of praise and comfort when needed, and you knew that he always meant wat he said.
As a leader Agim possessed the moral and ideological qualities that are required for leading Vatra. He never sought the position of president, but he accepted it with awareness of great responsibility, when membership elected him, having observed and appreciated his dedication to Vatra and to the Albanian cause for many years, and they recognized his commitment to keep and strengthen this organization, while respecting its Constitution and democratic principles established by its Founders and kept by dedicated members ever since. He knew that the strength of Vatra lies in the harmonious cooperation among its members and supporters, and in the commitment to the common cause of national interests, standing above party politics and operating in the spirit of the American democracy, where respect for truth, justice and fairness constitutes the inspiring moral force for progress together. This spirit qualifies Vatra as an important pillar of the strong bond with great friendship between American people and the Albanian nation.
Agim recognized the need to expand and strengthen Vatra, to prepare for gradually transferring it into the hands of young generation, a generation of men and women enriched with patriotic idealism, with commitment to keep those good traditions and the basic principles that have ensured Vatra’s longevity and that do not age with time.
This past 4th of March I visited him for the last time, together with my son Eduard. He was happy to see us and we joked a little bit with a “Get Well” balloon; he always had a fine sense of humor.
Among other things, we talked about young generation being involved in Vatra. “Are you in Vatra?”, asked my son, who replied “Very much so”. Then he turned to me and said the words that my son keeps on tape; “I don’t hesitate to say that the best thing we did (was bringing) our children in Vatra”.
Agim has a long list of achievements and services in this beloved organization of ours, but I might mention only one: he was entrusted with Vatra funds, the “Permanent Fund” by him initiated, and the older “Building Fund” or “Fondi i Binasë” in Albanian. These funds were joined in one and were kept with sacrifices in difficult times, until his son Zudi, found the three-story building that we own now, at a price that could be paid in full with the available funds and with Zudi’s help, as the real estate broker who arranged the transaction without taking his due commission.
For his continued engagement and for contributions in various activities during his life, with the spirit of a patriot who looks after national interests above his own, he was honored with many recognitions and decorations; among those, the one that made him particularly proud and happy, was the Honorary Citizenship of his native city, Gjirokastra.
There are too many unforgettable episodes to tell here, that we enjoyed together with many friends, but let me conclude by just saying that he, for friends and especially for us Vatrans, left an enormous legacy of heavy responsibility that is not easy to keep, because keeping it requires unselfish leaders with moral and ideological qualities of Agim Karagjozi.
On behalf of my family and myself, and on behalf of many common friends that couldn’t be here today, I express my deepest sympathy to the Family here and to all relatives in Albania and wherever they may be.
Per gezime mbas sodit!
April 4, 2018
by dgreca

NGA PELLUMB KULLA*/…Me dhimbje dhe kënaqësi përzjerë, riprodhova nga gazeta Panorama një protestë qytetare të shkrimtarit Agron Tufa, ndër zërat e paktë publikë që nuk rresht së bëri thirrje për ato dëshmi që sot shoqëria e vuajtur shqiptare duhet t’i kish sjellë për reflektim.

Mjerisht Arenat e gjarpërinjve të fshehur dhe të pafshehur përtypin me lotë malli kujtime, për orë të tëra në kanale të shumta televizivë, mbretërinë e terrorit komunist, ku ata u rritën mes spaletave plot yje të baballarëve kriminelë dhe gëzuan fëmijërinë në ca shtëpi të grabitura të pasanikëve, që sa më të bukura t’i kishin shtëpitë, aq më shumë paskëshin kolaboruar me pushtuesit.. Dhe sot, pas theqafjes, dalëngadalë bënë një realitet të ri, të ri në formë, por të njëjtë në përmbajtje, ku turma nostalgjikësh marshojnë me portrete të dikatorit prapa Paskal Milos, të cilit (e këtu më ndjeni të vetëcitohem në një të thënë të para 12 vjetëve) po i rrjep qafën litari që tërheq zvarrë në një prapakthehu në Sheshin Qendror të Tiranës statujën gjigande të Atij.
E ndoqa dy herë atë palo bashkëbisedim, për të cilin flet Tufa, me historianë me rrënjë të thella enverizmi, me vepra të hershme shkruar me porosi dhe të paflakura publikisht, siç meritonin. Ishin të ftuar aty nga një enverist tjetër i deklaruar familjarisht. Për afro dy orë u rrekën e na recituan që vepra dhe karriera e tyre prej historianësh, edhepse nën trysni, qënkej zhvilluar jashtë politikës.
Bënë çmos të na mbushnin mendjen, ne dhe vetes.
Dhe ia mbushën …vetëm vetes!
Xhufi, Milo dhe Hila, tani në liri, (thonë ata!), marrin përsipër të na rrëfejnë historinë, këtë radhë vetëm si profesionistë. Por, na rrëfejnë të njëjtën përrallë të vjetër të paragjumit, atë që Enver Hoxha, çliroi Shqipërinë, e që e industrializoi atë, solli një edukatë të paparë gjer atëherë dhe nën këtë valë frymëzimi, edhepse me një sërë gabimesh në rrugë e sipër,” thonë ata – gabime u thonë vrasjeve, burgimeve, internnimeve, shpronësimeve, mbjelljes së urrejtje mes shqiptarëve, pushkatimit të tërë komandantëve partizanë” – ja, me këto arriti e shtyu ai atdheun të përparojë….” Dhe e lanë përrallën pezull, pa thënë që “përparimi” arriti ta shpjerë atë atdhe aty ku hakshe meritonte ndër shtetet e kontinentit të vjetër: në bisht, në vendin e fundit!
Dua të përgëzoj për notat objektive, pikpamjet realiste dhe shqetësimet për mjerimin, në të cilin është katandisur shkenca e historisë, shqetësime që sollën zonja Nika dhe në mënyrë të vecantë zoti Afrim Krasniqi.
Figurë të shëmtuar paraqiti në atë kuvënd historianësh, Pëllumb Xhufi…
Nuk besoja kurrë që një njeri i shkolluar më së miri, edhepse me lidhje të ngushta me regjimin komunist, do të merrte me aq zell atë avokati të mjerë, mbi gjoja teprimet krahasuese në rrëfimet mbi kampin famëkeq të Tepelenës. A mund të përfyrtyroni një shkencëtar shqiptar, që i pat në diktaturë dhe pas saj, të hapura tëra portat për të tëra dëshmitë dhe pasqyrat, listat e lindjeve dhe vdekjeve të mijëra njerëzve krejtësisht të pafajshëm, t’u referohet selektivisht dokumentëve amerikanë? Në reagimet e shumta që kam parë kundër tij këto ditë, dua ta mbroj nga sulmet që i bëjnë diletantizmit të tij “shkencor”. Nuk është diletant, zoti Xhufi! Militant, po! Avokatia e krimeve të Enverit të tij e shtyn në atë mjerim. Një njeriu të formuar në Perëndim, ku aso kohe shqiptarët e vetëm që mund të gjeje, do të ishin të përkëdhelurit dhe të arratisurit nga telat me gjemba, duhet t’i thuhet se i kërkojmë ligjërisht një qasje humane ndaj vdekjeve.
Zoti historian, edhe një vdekje e vetme fëmije është më tronditëse, se një shifër qoftë e fryrë ose jo!
Zelli për të zbutur egërsinë kriminale në atë kamp, që të vojtur të ndryshëm e kanë krahasuar me një Auschwitz, ishte mjeran. Kundërshtimi i krahasimit do të të kishte sukses, nëse në ndonjërin nga punimet e tua shkencore të mëparshme, të kishe shfryrë krahasimin e parajsës enveriane si “kopësht i lulëzuar në brigjet e Adriatikut”
Dhe kjo mungesë të falet, Xhufi! Se Shqipëria, për ty dhe Hilën, ishte vërtet kopësht i lulëzuar. Recitimet e asaj mbrëmjeje, nuk ka prift që t’i fal!
Ekrani juaj atë natë ishte vërtet një kamare turpi!
……………………………………………………………………….
*Shënim. Duke falenderuar edhe një herë Agron Tufën për shkrimin e tij të ndjerë që mora ta komentoj, bashkangjis për ta shoqëruar me një skicë tronditëse të të vuajturit Lek Previzi, bërë në ato vite dhe që nga ndjenjat që zgjon, unë i jap përmasat e një vepre arti.
by dgreca
Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Nderit të Federatës Pan-Shqiptare “VATRA”/
Tirane- 4 prill 2018/
“U trishtova jashtë mase kur mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të atdhetarit të pashoq, shqiptaro-amerikanit të spikatur, Agim Karagjozit.
Në këto momente dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut të shtrenjtë, dëshiroj t’u gjendem shpirtërisht pranë familjarëve dhe të afërmve të tij, duke iu shprehur atyre ngushëllimet e mia më të sinqerta!
Jeta dhe veprimtaria e tij në shërbim të atdheut, në përkrahje dhe mbështetje të palodhur të çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, si dhe vëllezërve e motrave tona në Amerikë, në mbrojtje dhe përhapje të vlerave të patjetërsueshme të lirisë e demokracisë, duke drejtuar me mençuri dhe largpamësi Federatën Pan-Shqiptare “VATRA”, do të na shërbejë si një shembull e burim frymëzimi i pashtershëm atdhedashurie e përkushtimi.
I pastë dritë shpirti!
Ilir META