• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MESAZHI I KRYETARIT TE PLL, Z. SULEJMAN GJANA, DREJTUAR ELEKTORATIT

June 16, 2015 by dgreca

PLL del para elektoratit shqiptar për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit 2015,- Si partia që ka dhënë një kontribut të paçmuar në të gjitha etapat e formimit të shtetit shqiptar, në favor të konsolidimit të institucioneve, të lirisë dhe demokracisë, për të gjithë shqiptarët, para LDB, gjatë diktaturës komuniste dhe gjatë gjithë periudhës tashmë të tejzgjatur të tranzicionit pas ndryshimeve politike të fillim-viteve 90.

  • Si trashëgimtarja dhe bartësja e një filozofie dhe vizioni kombëtarist të drejtimit të shtetit në të gjitha nivelet e pushtetit, që inspirohet dhe bazohet në vlerat perëndimore, me një ideologji, program dhe përbërje njerëzore të së djathtës reale, që synon zhvillimin e vendit dhe të shoqërisë me politika, programe dhe projekte që kanë dhënë provat e tyre në historinë tonë por edhe në të gjitha vendet e qytetëruara.
  • Si një parti me identitet të veçantë, që nuk pranon fatalitetin dhe mjerimin e imponuar për qytetarët shqiptar nga politika dhe politikat e dështuara të 25 viteve të fundit dhe që, ndryshe nga të tjerët, ka në epiqendër të veprimtarisë vet: popullin, kombin, shtetin, dhe jo thjesht pushtetin.

Sepse ne kemi bindjen se Shqipëria mund të bëhet!

Ne dalim para elektoratit shqiptar me bindjen se në vendin tonë, politika dhe politikanët duhet të jenë në shërbim të interesave të qytetarëve, JO për ti mashtruar ata, JO për t’i blerë, JO për t’ju kthyer shpinën nesër, JO për të fituar statuse, privilegje, pasuri apo imunitet, POR për t’i përfaqësuar ata denjësisht në shqetësimet, kërkesat, nevojat dhe të drejtat e tyre, që nuk mund t’jua mohojnë dhe injorojnë më interesaxhinjtë, oportunistët, demagogët dhe dallaveraxhinjtë që ndërtuan një sistem në shërbim të interesave të tyre, të klaneve të djeshëm dhe të sotëm, duke injoruar e nëpërkëmbur qytetarët, popullin, kombin dhe shtetin.

***

Me ndarjen e re territoriale dhe reformën administrative, si shumë qytetarë, PLL ka bindjen se, pushteti vendor do të jetë problematik, aq më tepër në kushtet kur kjo reformë nuk është shoqëruar nga paketa ligjore për funksionimin dhe kompetencat e bashkive të reja.

Dihet tashmë se pushteti qendror ka vendos ta gllabërojë edhe pushtetin vendor për të kontrolluar gjithçka dhe vendosur si të dojë me fondet publike.

Angazhimi i të gjithë shtetit dhe qeverisë në këtë fushatë nuk është një shenjë e mirë për demokracinë dhe funksionimin normal të një shteti sidomos kur mendojmë se kryeministri i vendit deklaron se disa njësi do ti shohë si të nënës dhe disa si të njerkës, dhe kur disa kandidatë për kryetar bashkie janë të përfolur si të inkriminuar.

Edhe pse opozita ka shfaqur performanca jo optimale në këtë fushatë dhe se partitë e djathta si ne, duhet të përballojnë pabarazinë e mjeteve si dhe besëprerjen nga aleatët tanë, ne jemi optimist dhe të vendosur sepse besojmë se qytetarët janë në gjendje të gjykojnë sot më mirë se dje.

Në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit 2015, PLL ka bindjen dhe vullnetin që mund të ndryshohen kushtet e jetesës së qytetarëve shqiptar duke luajtut një rol vendimtar në Këshillat bashkiakë, në 61 Bashkitë e vendit, ku këshilltarët tanë do të jenë përfaqësuesit tuaj, ku do të sigurojmë mbrojtjen e interesave të përgjithshme të publikut, me vendosjen e prioriteteve në çdo vendim-marrje, ku shpenzimet publike do të shkojnë në dobi të publikut,

Për të stimuluar politika lokale të punësimit,

  • Për t’i dhënë përparësi dhe mbështetje iniciativës së lirë dhe private duke stimuluar ndërmarrjet e vogla dhe garantuar tregje brenda dhe jashtë vendit për prodhimet e tyre,
  • Për të garantuar projekte zhvillimi me institucione ndërkombëtare dhe bashki simotra në vende të ndryshme të botës dhe ku emigrantët shqiptar, djemtë dhe vajzat tona, mund të luajnë një rol vendimtar në krijimin e urave të bashkëpunimit në të gjitha fushat,
  • Për të ofruar kushte njerëzore të kujdesit ndaj të sëmurëve, të moshuarve, të vobegëtve dhe të gjitha shtresave në nevojë,
  • Për garantimin e kushteve optimale të arsimit dinjitar për të rinjtë e të rejat me investime publike jo vetën në infrastrukturë por edhe duke tërhequr mësuesit dhe pedagogët dhe stimuluar ata që të gjejnë kushtet e nevojshme dhe të barabarta në të gjitha institucionet e 61 bashkive të vendit,
  • Për të trajtuar me përparësi problemin e pronave të pakthyera tek pronarët legjitim, aty ku pushteti lokal e ka në kompetencë të vet këtë çështje.

Ne jemi të vetëdijshëm se secila prej 61 bashkive të vendit ka specifikat e veta dhe se paraqiten kushte dhe mundësi të ndryshme dhe jo të barabarta në secilën prej tyre, por ekzistojnë gjithkund mundësi reale të zhvillimit kur kapacitetet e këshilltarëve të përdoren me devotshmëri, integritet, ndërgjegje dhe profesionalizëm.

Mjafton të ekzistojë vullneti i përfaqësuesve tuaj, i këshilltarëve që të angazhohen për t’i shërbyer interesit kolektiv të komuniteteve lokale.

Dhe ne ju garantojmë se këshilltarët e PLL do të jenë gjithmonë prezent për ju, do të jenë gjithmonë në shërbimin tuaj dhe të interesave tuaja sepse ne i kemi përzgjedhur ata ndër profesione, profile dhe eksperienca të ndryshme si dhe të të gjitha moshave dhe gjinive duke ju dhënë përparësi të rinjve dhe të rejave.

Andaj, më 21 Qershor 2015, ne ju bëjmë thirrje, që të votoni, që të mos impresionoheni nga presionet dhe mashtrimet, që të mos shisni dinjitetin tuaj, që të mos mbeteni peng i politikave dhe politikanëve matrapazë, por të votoni për veten tuaj, për familjet tuaja, për djemtë dhe vajzat tuaja, që të shohin një të ardhme më të mirë në vendin tonë, duke mbështetur kandidatët e PLL për këshillat bashkiakë, duke votuar Partinë Lëvizja e Legalitetit.

 

Filed Under: Politike Tagged With: elektorat, mesazh, PLL, Sulejman Gjana

PRESIDENTI OBAMA KRITIKON ASHPER PRESIDENTIN PUTIN

June 9, 2015 by dgreca

Reuters and AFP/
Perktheu Gjon Kadeli/
Ne nji konference per shtyp, te mbajtun me rastin e mbylljes se mbledhjes se vendeve antare te Shtatses, ne Bavari te Gjermanise, Presidenti Obama tha se, Presidenti i Rusise Putin, asht tuej e shkatrrue ekonomine e Rusise per “Madheshti” [glori]. Ai shtoi se Putini po e ban kete gja, ne nji perpjekje, qe do te deshtoje, per te rikrijue madheshtine e Perandorise Sovjetike.
Ne nji nga kritikat ma te ashpra, gjate mbledhjes se nivelit te nalte te Shtatses, Presidenti Obama tha se, populli Rus po vuen shume, si rrjedhim i veprimtarive te Putinit. Putini nuk ishte i pranishem ne ate mbledhje te udheheqesve te vendeve ma te industrializueme tebotes, sepse ai u perjashtue ga ky ‘Klub i Vecante’ i fuqive ekonomike, mbasi Rusia pushtoi Krimene vjetin qe kaloi.
“Presidenti Obama tha, se, sic q kemi pa gjate diteve te fundit, forcat Ruse vazhdojne te veprojne ne zonen lindore te Ukraines, tuej cenue integritetin toksor dhe sovranitetin e Ukraines” Presidenti
shtoi, Rusia po pershkohet nga nji ngadalsim i madh i veprimtarive ekonomike, keshtu qe, veprimtaria Ruse, asht tuej damtue Rusine dhe popullin e saje.
Presidenti Obama tha gjirhashtu se “Ma ne fund, kjo gja do te jete nji problem per Putinin, i cili duhet te marri nji vendim rreth kesaj cashtje” ” A do te vazhdoje ai ta shkaterroje ekonomine Ruse, dhe t’a mbaje Rusine te vecueme, tuej vazhdue ne rrugen e gabueme, per te rikrijue “Madheshtine e Perandorise Sovjetike” A po do t’a kuptije ai,se madheshtia Ruse nuk mberrihet tuej dhunue integritetin tokesor dhe
sovranitetin e vendeve te tjera” Presidenti Obama tha se ne qofte se, Presidenti Putin vazhdon kete
rruge, sanksione te reja do te vendosen kunder vendit te tij ngaBashkimi Europian dhe nga Shtetet e Bashkueme.
Ne komunikaten qe u leshue nga Shtatshja, thuhet se, sanksionet ekonomike qe jane tashti ne fuqi do te vazhdojne, deri sa marreveshtjet e Minskut, per ndalimin e fuftimeve ne marreshjen e nenshkrueme nga qeveria e Ukraines dhe kryengritesit pro Rus qe perkrahen nga Rusia, nuk zbatohen plotsisht.
Ne ate deklarate thuhet, “Ne presim qe Rusia te ndaloje perkrahjen e kryengreitesve dhe te perdori ndikimin e saj te madh, ndaj kryengritesve, keshtu qe marrevshjet te zbatohen.”

Filed Under: Politike Tagged With: Gjon kadeli, kritika Putinit, Obama

KLANI I LDK-ist abuzoi me delegatet e Diaspores

June 5, 2015 by dgreca

Delegatët e Gjermanisë Zvicrës dhe me gjerë nga Diaspora u abuzuan nga klani LDK-ist në Kosovë/
Nga Asllan Dibrani/
Zgjedhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së shkelje e pamohueshme e elektoratit zgjedhor për kryetar partie?Ai kuvend ishte forma ma e keqe në praktiken e një sistemi demokratik.
-Me këtë akt LDK-ja tregoj një naivitet, papjekuri dhe nga krahu tjetër politik e sidomos abuzim ndaj delegateve të degëve të Gjermanisë e Zvicrës. Mohimi për pjesëmarrje i këtyre delegateve tregoj masë miri se sa respektohet “Mërgata Shqiptare”.
Të nuhaturit nga LDK-ja e Isa Mustafes për rrezikun potencial nga përfaqësuesit e Mërgatës dhe kundërshtareve politik në mesin e kësaj partie e përfaqësuar nga z.Vjosa Osmanin e bllokuan procesin politik nga e cila nuk konsideroj qe të jetë i qëndrueshëm as demokratik. Politika kosovare nuk është hera e parë qe bojkoton Diasporën Shqiptare duke e viktimizuar me një mospërfillje dhe keqpërdorimin e saj vetëm për interesa materiale!?.Prezantimi i krahut politik përbrenda kësaj partie dhe delegateve të degëve të Gjermanisë e Zvicrës sigurisht se kishte me qene një transparencë me një pasqyre tjetër dhe me një bilanc figurash tjera në frymën e ish presidentit të Kosovës Dr.Ibrahim Rugovës. Një, kuptohet se delegatet e Diasporës Shqiptare, as në këtë rast, as në raste tjera nuk kanë pretendime as interesa për karrige.
-Unë jam deklaruar disa herë se në Diasporën Shqiptare nuk është dashur me themeluar kurrfarë partie, as të LDK-së,por me qe u formuan është dashtë të respektohen po edhe nendeget e saj ne Gjermani dhe Zvicër. Në saje të formimit të këtyre partive se cila e përçau “Diasporën Shqiptare” sipas interesave dhe kuteve të tyre. Është mëkat dhe turp me këto shantazhe të tanishme t’i behet Mërgatës Shqiptare, qe një kohë ishte promotori i Pavarësisë së Kosovës. Kishte me qenë ma mirë me u organizuar në modelin e “Lobit Shqiptar” për Evropë,nga e cila jam shumë i bindur se do të kishte me qenë ma frutdhënëse për interesin tonë kombëtar. LDK-ja aktuale e Kosovës nuk e di qe i ka lënë vend vetës ma t’ja mësyjnë Diasporës Shqiptare, po as nikoqirëve të vet qe i ka pas deri me tash si argat të vet . Veç mos të harrojnë se shpesh fjalët e urta popullore e risjlellin ndërkohë aktualitetin si “Kalova lumin t’çkordhefsha kalin” ose “Ra kjo vdekje dhe u pamë” . Do të jetë e edhe ky rast si shkas i një ndryshimi dhe vetëdijesimi të Diasporës Shqiptare.
Zgjedhja e Isa Mustafës kryetar të LDK-së dhe gardës së ”vjetër” nuk i bënë nder as Kosovës as Partisë se tyre ne mëryen se si kanë vepruar ne atë kuvend!.Vet janë ata që krijuan Tragjedinë e Dramës se refugjateve shqiptar në krye me Isa Mustafën në ketë vit nga i cili rast këto ditë të kthimit të tyre në formë masive po vërtetohet se dolën të varfër, po edhe ma te varfër po kthehen në Kosovë nga shtete e Perëndimit.
Ngufatja e këtyre ditëve dhe sanksionet qe ju bene bashkpartiakëve të vet në Kosovë dhe nga Diaspora pritet te këtë përplasje të reja. Delegatët e Gjermanisë Zvicrës dhe me gjerë nga Diaspora u abuzuan nga klani LDK-ist në Kosovë me çka sigurisht se do të priten kundërpërgjigjeje,jo në të mirën e Isa Mustafers,as LDK-së aktuale.

Filed Under: Mergata, Politike Tagged With: abuzim, asllan dibrani, Diapsores, ME DELEGATET

AMBASADORI LU: PASTRIM I POLITIKES NGA KRIMINELET ME RENDESI JETIKE

June 2, 2015 by dgreca

Lu takim në KQZ: Donald Lu ka deklaruar në takim se pastrimi i politikës nga kriminelët është një proçes me rëndësi të madhe për demokracinë në Shqipëri dhe për për anëtarësimin e vendit në BE./
Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim me kryetaren dhe anëtarët e KQZ.
Burimi pranë këtij institucioni bëjnë të ditur se Donald Lu ka deklaruar në takim se pastrimi i politikës nga kriminelët është një proçes me rëndësi të madhe për demokracinë në Shqipëri dhe për për anëtarësimin e vendit në BE.
Ambasadori amerikan mësohet se gjatë këtij takimi ka vlerësuar vendimmarrjen e deritanishme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ai theksoi rëndësinë e të gjitha institucioneve zgjedhore, nga KQV-të tek KQZ e deri tek Kolegji Zgjedhor, për të zbatuar ligjin në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.
Ambasadori nënvizoi rolin jetik të KQZ-së, për të ruajtur demokracinë shqiptare dhe bëri një paraqitje të mbështetjes së qeverisë së SHBA për vëzhgimin vendas dhe ndërkombëtar të zgjedhjeve.
Takimi vjen një ditë pasi Ambasada e SHBA përshëndeti vendimin e liderit te opozitës, Lulzim Basha, për tërheqjen e kandidatit të PD për Këlcyrën, Gentian Muhameti.
Një ditë më parë KQZ vendosi të mos regjistrojë Ilir Pjetrajn si kandidat të PD në Kurbin dhe nga ana tjetër të mos pranojë dorëheqjen e Altin Bibës për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Kurbinit.

Filed Under: Politike

Isa Mustafa, me votim të hapur,rizgjidhet kryetar

May 31, 2015 by dgreca

Nga Behelul Jashari/
PRISHTINË, 31 Maj-Isa Mustafa rikonfirmohet kryetar i LDK-së. Udhëheqësi aktual është zgjedhur me votim të hapur. Sipas delegatit Rexhep Gjergji, ai është zgjedhur me vetëm dy vota kundër.
Punimet e Kuvendit të 8 Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës nisën mëngjesin e së dielës, ndërkohë që 10 delegatë të diasporës janë përjashtuar sipas vendimit të Kryesisë, i cili ka vlerësuar se zgjedhjet në dy degë, konkretisht në Zvicër dhe Gjermani, nuk janë zhvilluar në mënyrë të rregullt.
Përveç Isa Mustafës, kandidaturën e kishte paralajmëruar edhe deputetja Vjosa Osmani. Por, në mënyrë që t’i konfirmohej kandidatura, sipas Statutit të LDK-së, Osmanit i nevojiteshin 50% +1 vota të delegatëve, ose 178 delegatë nga 355 gjithsej që ka ky Kuvend.
Kuvendi i LDK-së vazhdoi punimet me dyer të mbyllura, ndërsa u mësua se delegatët diskutuan mbi heqjen e nenit 16 të rregullores, sipas të cilit nevojitej miratimi i kandidaturës për kryetar të LDK-së, përpara se të fillonte votimi i fshehtë. Burime brenda Kuvendit thanë se, disa delegatë këmbëngulën që të hiqej ky nen, pasi pamundësonte kandidimin e dy kandidatëve për kryetar.

Filed Under: Politike Tagged With: Isa Mustafa, kryetar i lDK, rizgjidhet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 635
  • 636
  • 637
  • 638
  • 639
  • …
  • 666
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË FESTË E BUKUR E SHKOLLËS SHQIPE NË BOSTON
  • Kosova mes diplomacisë pasive dhe rrezikut të izolimit të heshtur: a po humbet momenti historik i ingranimit në organizma ndërkombëtar?
  • LE SOIR ILLUSTRÉ (1934) / KUSH ËSHTË EKREM LIBOHOVA, AMBASADORI I RI I SHQIPËRISË NË BELGJIKË ?
  • Dr. VLORA MEHMETI – TËRSHANI, NJË FENOMEN I BOTËS SË SHKENCËS
  • Shqiptarët dhe Maqedonia e Veriut midis reformimit dhe stagnimit të procesit eurointegrues
  • Mes poezisë, këngës dhe mirënjohjes : Komuniteti shqiptar në Montreal feston 7 dhe 8 Marsin
  • Arnautët e Damaskut zotohen për riaktivizimin e Shoqërisë së parë shqiptare të themeluar më 1947
  • Shoqata “Malësia e Madhe” në Nju Jork shfaqi dokumentarin “Narhelmi” të autorit Mark Lucgjonaj
  • “Thinking of You”
  • “Thinking of You” , thirrje për dinjitet dhe drejtësi
  • KLASA POLITIKE NË SHQIPËRI DHE NË KOSOVË PO TRADHTON SHPRESËN DHE BESIMIN E SHQIPTARËVE PËR TË ARDHMEN
  • KANDIDATE PËR KËSHILLIN BASHKIAK NË KELLER, TEXAS, ELDA RATA: “SUKSESI I ÇDO SHQIPTARI ËSHTË SUKSES PËR KOMUNITETIN TONË NË AMERIKË”
  • NËNAT SHQIPTARE — DRITË E PASHUAR
  • “Shqiptarja”, botim shoqëror, kulturor dhe ekonomik, organ i Shoqërisë Gruaja Shqiptare
  • Roli i gruas në shoqërinë e sotme

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT