Aktivistët e arrestuar në mbrëmjen e 12 tetorit po vazhdojnë të mbahen në arrest nga Policia e Kosovës.
Pushteti po i shton masat e sigurisë brenda Kuvendit ashtu që me forcë ta shtypë vullnetin e deputetëve opozitarë e t’i hapë rrugë “Zajednicën”, dhe paralelisht po i mbanë të arrestuar aktivistët për veprimin e tyre politik legjitim.
I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që menjëherë t’i lirojë 9 të arrestuarit, dhe ndalet së bëri argatin e Qeverisë për shkak se veprimet e tilla arbitrare veç sa e tensionojnë edhe më tutje situatën.
AKUZA NDAJ MINISTRIT TE SHENDETESISE
Deputetja Tabaku:Ilir Beqja nga 63.160 lekë fitim në 2013 arrin në 42.783.998 lekë fitim neto në 2015/
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se, nderkohe që shëndetësia është për faqe të zezë, Ministri i Shëndetësisë vazhdon i qetë nga zyra e tij të fitojë tendera nën emrin e kompanisë që deri më 9 shtator 2013 e kishte edhe me letra të vetën.
Tabaku gjate deklarates
“Shumë biznese po mbyllen nga taksat e larta e arbitrariteti i qeverisë, por ka disa biznese që lulëzojnë si rasti i kompanisë Intech+. Një kompani modeste e cila përpara vitit 2013 deklaronte shitje në vlerën 63.160.011 dhe Fitim Neto 8.892.074 lekë, dy vjet pasi themeluesi i saj, Ilir Beqa ka marrë postin e ministrit, ajo është shumëfishuar, ka arritur vlerën e shitjes në 160.760.830 lekë duke rritur Fitimin Neto në 42.783.998 lekë”- tha ajo.(Sipas Koha Jone)
AAK kërkon lirimin e menjëhershëm të Albin Kurtit
Sipas Policise arsyet e arrestimit të Albin Kurtit janë për shkak të veprimeve të fundit të bëra nga ai/
Ndalimi dhe rrëmbimi, pothuajse si nëpër filma, i Albin Kurtit deputet dhe përfaqësues i Opozitës, është mesazh i tmerrshëm për demokracinë në vend.Situata, edhe ashtu e rëndë politike, nuk qetësohet duke paraburgosur përfaqësues politikë opozitarë dhe kjo ndodhë vetëm në sistemet totalitare, në çfarë po rrëshqet edhe qeveria e Isa Mustafës.AAK, kërkon lirimin e mënjëhershëm të Albin Kurtit dhe kërkon që të nxirren para drejtësisë urdhërdhënësit e këtij arrestimi spektakular.
Poashtu i bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit Mustafa, që të heqë dorë nga përdorimi i policisë për agjenda ditore partiake, të reflektojë dhe të mos bëjë gabime që mund ta cojnë vendin në trazira të dhunshme.
Ai duhet të reflektojë dhe t’i korrigjojë gabimet e veta e jo të provojë spektakle të shtetit policor.Albin Kurti është deputet i zgjedhur dhe ai duhet ta zhvillojë i lirë aktivitetin e tij politik.
AAK
POLICIA: JA PSE U ARRESTUA ALBIN KURTI
Sipas zyrës për informim të Policisë së Kosovës, zëdhënësi Baki Kelani ka konfirmuar se në orët e mbrëmjes në hyrje të Prishtinës, njësitet kompetente kanë ndaluar Albin Kurtin dhe të njëjtin e kanë dërguar në stacionin policor për intervistim.
Kelani bëri të ditur se të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren me konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent.
Ndërsa arsyet e arrestimit të Kurtit, është njoftuar se janë për shkak të veprimeve të fundit të bëra nga personi në fjalë.
Mos votoni për ndarjen e Rugovës dhe copëtimin e Kosovës!
-Banorë të zonës kufitare me Malin e Zi në takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj/
Prishtinë, 5 tetor 2015/ Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka premtuar banorëve të zonës kufitare me Malin e zi, se nuk do të jetësohet marrëveshja aktuale për demarkacionin me Malin e zi. “Ajo do të korrigjohet dhe kufiri do të kthehet atje ku qenë gjithmonë”, është shprehur ai.Një grup prej rreth 20 përfaqësuesish të vendbanimeve kufitare me Malin e Zi, sot në Prishtinë kanë zhvilluar një takim të gjatë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn. Sipas njoftimit dërguar nga AAK, ata kanë dhënë detaje të pakundërshtueshme për kompromentimin e procesit të demarkacionit me Malin e zi. Qytetarë të moshuar të kësaj ane, me plot emocion kanë folur për zhdukjen e varrezave të shqiptarëve në Kullë, dhe kanë deklaruar se me marrëveshjen për Demarkacionin, është ndarë Rugova për gjysmë.
Mesazhi i këtyre përfaqësuesve, të cilët në takim me Haradinajn kanë deklaruar se flasin në emër të qytetarëv të asaj ane, ishte se pavarësisht prej cmimit që duhet paguar, nuk do të lejojnë që Mali i Zi, siç u shprehen ata, t’iu merren tokat dhe varret.
Përfaqësues të kësaj zone kufitare, u kanë bërë thirrje deputetëve, që si të zgjedhur të popullit që janë, edhe t’i mbrojnë interesat e popullit dhe të mos votojnë për ndarjen e Rugovës dhe copëtimin e Kosovës.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka thënë banorëvë të kësaj ane se kufiri nuk është cështje partiake dhe se ata duhet të bisedojnë më të gjithë. Ai u ka premtuar atyre se do të bëjë të pamundurën që kufiri të caktohet drejt dhe ata që e kanë bërë këtë ngatërresë, krejtësisht të panevojshme, ta marrin dënimin e mirituar. Mjerë ata që i leçitë populli, ka thënë Haradinaj, përfundon komunikata e AAK. /b.j/
LDK: Zhvillime të papranueshme, të orkestruara dhe të drejtuara nga opozita
-LDK-ja dënon sulmet e përsëritura ndaj Kyeministrit të vendit dhe i konsideron ato si veprime të rrezikshme për demokracinë e re të Kosovës/
PRISHTINË, 23 Shtator 2015/ Lidhja Demokratike e Kosovës, në një deklaratë pak më parë, shprehu shqetësimin e thellë për zhvillimet e papranueshme të ditëve të fundit, të orkestruara dhe të drejtuara nga opozita.LDK-ja dënon aktet e dhunshme të ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës dhe vlerëson se veprimet e tilla të opozitës dëmtojnë rëndë demokracinë dhe funksionim normal të institucioneve kushtetuese dhe janë në kundërshtim të plotë me aspiratat e popullit të Kosovës.LDK-ja dënon të gjitha sulmet ndaj pronës publike dhe pronës private të bëra nga ana e opozitës, si akte në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe normat, me qëlllim të vetëm përfitimin politik e në dëm të interesave madhore të vendit.LDK-ja dënon sulmet e përsëritura ndaj Kyeministrit të vendit dhe i konsideron ato si veprime të rrezikshme për demokracinë e re të Kosovës.LDK-ja dënon ashpër tentimin e sotëm për të sulmuar dhe rrezikuar jetën e Kryministrit të Kosovës nga njerëz që nuk ia duan të mirën vendit, që janë kundër demokracisë dhe prosperitetit, si dhe që po tentojnë që pa zgjedhur mjete ta pengojnë Kosovën në rrugën e saj evropiane.LDK-ja e konsideron tepër të rrezikshme thirrjen e opozitës për të penguar funksionim e shtetit të Kosovës dhe kërkon që ajo të heqë dorë dhe të distancohet nga aktet e dhunës dhe nga veprimet që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.LDK-ja fton opozitën që të veprojë sipas ligjeve dhe që të gjitha pretendimet e veta t’i shprehë me argumente brenda instucioneve kushtetuese e jo përmes akteve të papranueshme të dhunës.LDK-ja i jep mbështetje të plotë Kryministrit, Qeverisë dhe instucioneve të vendit që të shtyjnë përpara axhendën e integrimeve euro-atlantike dhe që të vijojnë të punojnë ngushtë me partnerët tanë strategjikë, BE-në dhe SHBA-të, në dobi të të gjithë qytetarëve te vendit./b.j/
- « Previous Page
- 1
- …
- 634
- 635
- 636
- 637
- 638
- …
- 671
- Next Page »