• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Itali- Nisma për të shpëtuar nga mbyllja shkollën në Shkodër

February 14, 2021 by dgreca

Në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës shkolla 9-vjeçare “Cor Jesu”, ndërtuar në 1999-n prej arqipeshkvit Angelo Massafra, lufton për mbijetesë sepse kostot e funksionimit të saj (rreth 70.000 euro në vit) tejkalojnë të ardhurat. Ky institut ofron arsim për fëmijët nga cikli parashkollor deri tek fundi i ciklit 9-vjeçar.

Fondacioni shqiptar “Bridge For the Future” dhe Shoqata “Integra” (Itali), të drejtuar nga zonja Klodiana Çuka, kanë adoptuar Shkollën “Cor Jesu” në tentativën për të ndihmuar Motrat Apostulle të Zemrës së Shenjtë të Jezusit.

Prej një viti tashmë është ndërmarrë një nismë për të shpëtuar shkollën e cila pas shumë vitesh mbyllje negative të buxhetit, rrezikon mbylljen përfundimtare, duke lënë 231 fëmijë në shtëpi, midis kopshtit, fillores dhe shkollës së mesme.

E ndodhur në periferi të Shkodrës, lagjja “Mark Lula” është ndër më të varfrat e qarkut dhe varfëria është e përhapur edhe tek fëmijët e institucionit edukues.

Shkolla “Cor Jesu”, ( fillore dhe e mesme) është hapur në vitin 1999 dhe ndodhet në një zonë periferike shumë të varfër të qytetit në Shkodër. Jo të gjitha familjet janë në gjendje të paguajnë tarifat e shkollës megjithatë mësuesit i mirëpresin të gjithë fëmijët që dëshirojnë të studiojnë, dhe u sigurojnë një nivel të lartë arsimimi” tha për “Diaspora Shqiptare” Çuka.

Ajo në bashkëpunim me fondacionin shqiptar “The bridge for the future”  ka vendosur të ndihmojë një shkollë në Shkodër e cila rrezikon të mbyllë dyert, duke lënë në rrugë 231 fëmijë.

Këto ditë Fondacioni dhe “Integra” po shpërndajnë një apel, shfaqur fillimisht në kanalet e komunikimit të dy organizatave, për të ndihmuar financiarisht shkollën në mënyrë që cikli edukues i fëmijëve që e ndjekin të mos ndërpritet. Apeli u drejtohet gjithë atyre që mund të ndihmojnë përmes dhurimeve të drejtpërdrejta monetare e materiale në shkollë ose përmes një derdhjeje monetare në këto adresa bankare:

Shqipëri – APOSTULLET E ZEMRËS SË SHENJTË TË JEZUSIT

Lagja Mark Lula SHKODËR – SHQIPËRI

IBAN: 39 208511830000039835931801

SË IFT: USALALTRSH1

INTESA SANPAOLO BANK

Itali: – Associazione Integra

IBAN: IT83D0501804000000011390473SËIFT: CCRTIT2184O

BANCA ETICA – FILIALE DI BARI

(Kortezi-Gazeta e Diaspores)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Nisma, shkoder, shpetimi I Shkolles

Pese Koalicionet parazgjedhore në Kosovë

May 17, 2017 by dgreca

*Kosova në zgjedhjet e 11 qershorit me pesë koalicione/
*Në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian/
1 Rugova PrishtinePRISHTINË, 17 Maj 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë do marrin pjesë pesë koalicione, dy të partive shqiptare, dy të subjekteve boshnjake e një i subjekteve politike serbe.
Vetëm ndonjë minutë para mesnatës së kaluar të përmbylljes së afatit të deklarimit të partive politike për koalicione, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shkuan përfaqësuesit e koalicionit të 13 partive, në të cilin në momentet e fundit Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) iu bashkuan edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma për Kosovën (Nisma), e më herët Partia e Drejtësisë (PD), Lëvizja për Bashkim (LB), Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), Partia Konservatore e Kosovës (PK), Partia Liberale e Kosovës (PLK), Alternativa Demokratike e Kosovës (ADK), Republikanët e Kosovës (REK),  Partia e Ballit (PB); Partia Socialdemokrate (PSD) dhe Balli Kombëtar i Kosovës (BKK).
Në bllokun tjetër  të partive shqiptare, rreth tre orë para mesnatës Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)  dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) nënshkruan marrveshjen e koalicionit, që i përbërë nga këto dy parti u deklarua në momentet e fundit në KQZ, ndërsa më herët gjatë ditës LDK nënshkroi marrëveshje parazgjedhore me Lëvizjen për Drejtësi  dhe me subjektin tjetër politik më të riun drejt regjistrimit si parti – Alternativa.
E vetme nga partitë shqiptare do garojë Lëvizja Vetëvendosje (VV), jashtë dy kolaicioneve e kundër tyre, por me dy mundësi që pas zgjedhjeve të jetë pjesë e qeverisë – në koalicion me cilindo prej dy koalicioneve parazgjedhore.Në KQZ, Zyrën për Regjistrim të Partive dhe Certifikim, brenda afatit kanë deklaruar koalicionin dy subjekte serbe –Partia e Serbëve Kosovarë (Partija Kosovskih Srba-PKS dhe Iniciativa Qetetare Aktive (Aktivna Građanska Inicijativa-AGI).Nga komunitetet tjera pakicë, njëri koalicion i ka katër e tjetri dy subjekte politike.

Në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian/

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me të gjitha votat pro, miratoi sot pasdite Memorandumin e Mirëkuptimit që do e nënshkruaj me Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës në 11 qershor.

Ky Memorandum do të nënshkruhet brenda pak ditësh. Kryetarja e KQZ të Kosovës, Valdete Daka, njoftoi se do të jenë 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian që do të përcjellin procesin zgjedhor në Kosovë. Anëtarët e KQZ-së theksuan rëndësinë e procesit të vëzhgimit të zgjedhjeve, që do të ndikonte në integritetin dhe rritjen e besueshmërisë.

Gjatë mbledhjes, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, bëri të ditur aktivitetet që janë duke u ndërmarrë në përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. U bë e ditur se aktualisht është duke u zhvilluar procesi i krijimit të Listës Votuese e cila bazohet në ekstraktin e Regjistrit Qendror Civil të Kosovës.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Planin e Sigurisë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, KQZ miratoi emërimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Kosovës.

 

Filed Under: Komente Tagged With: AAK, AKR, coalition parazgjedhor, Koalicioni PDK, LDK, Nisma

Nisma: Opozita mbron sovranitetin e cënuar të Kosovës

October 23, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 23 Tetor 2015/ “Opozita është duke e mbrojtur sovranitetin e cënuar të shtetit të Kosovës”, ka deklaruar kryeparlamentari kosovar i mandatit të kaluar, Jakup Krasniqi, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nisma-s, subjektit të tretë opozitar kosovar.
“Të gjitha marrëveshjet e bëra deri më tani me Serbinë janë të dëmshme”, ka vlerësuar ai.
“Marrëveshja me Serbinë, Zajednica (Bashkësia e komunave serbe), është sikur me vendos “mina” (bomba) nëpër Kosovë, që kur të dëshiron pastaj Serbia mund ta çajë Kosovën”, është shprehur kryetari i Nisma, Fatmir Limaj.
Këto deklarata drejtuesit e Nisma për Kosovën i bënë në një takim me strukturat e NISMA-s në Prishtinë, derisa opozita e bashkuar, ku bëjnë pjesë edhe LVV e AAK, në kundërshtim të katër marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi ka paralajmëruar edhe sot bllokim të seancës së Kuvendit të thirrur për pasdite./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Jakup Krasniqi, Nisma, pavaresia e Kosoves

Artikujt e fundit

  • “Eposi i Kreshnikëve” dhe një përkujtim për Prof. Arshi Pipën e Prof. Stavro Skendin
  • “Columbia University Albanian Society,” organizon ekspozitën muzeale “Fëmijët e së Nesërmes”
  • VATRA VIZITOI “ZËRIN E AMERIKËS”
  • Mary Camaj: Celebrating Albanian Heritage through Dance and Advocacy
  • KRESHNIKË, LEGJENDA DHE MUZIKË…
  • TRAZIRA GJEOPOLITIKE ME TRYSNI BËRTHAMORE
  • VATRA U TAKUA ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË KOSOVËS
  • Natyra dhe ne
  • TE VATRA SONTE NE ORA 6.30 PM, PROF.DR. ZYMER NEZIRI MBAN LIGJËRATË RRETH EPOSIT TE KRESHNIKEVE
  • “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999”
  • Bektashizmi në Shqipëri dhe roli i tij në përhapjen e shkollave shqipe
  • Kryetari Glauk Konjufca në Samitin për Demokraci: Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm
  • Artisti shqiptar, Alfred Mirashi – Miloti, vendos në Piazza Mercato, Napoli, skulpturën monumentale “Çelësi i së sotmes”
  • VATRA FTON TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS NË PROMOVIMIN E LIBRIT: “FËMIJËT SHQIPTARË NË KOSOVË-VIKTIMA TË GJENOCIDIT SHTETËROR TË SERBISË”
  • Për herë të parë në Amerikë, ribotohet “Albumi” i Fan Nolit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT