• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRYETARI I PD, BASHA: KONSENSUSI NE GIJOTINE

October 1, 2013 by dgreca

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi dje, vendimin e Ramës për shtyrjen me 6 muaj të Ligjit për statusin e Nëpunësit Civil si një vendim antikushtetues dhe arbitrar. Në një konferencë për shtyp, Basha u shpreh se, Kryeministri Rama shpërfilli paralajmërimin e opozitës dhe hodhi poshtë konsensusin e arritur në Parlament. “Mbrëmë, me një akt të njëanshëm antikushtetues dhe në mungesë totale transparence, Edi Rama shpalli shfuqizimin gjashtëmujor të Ligjit “për Nëpunësin Civil”, i miratuar me konsensus dhe unanimitet në Kuvendin e Shqipërisë, në maj të këtij viti. Ky është një nga tre ligjet, mosmiratimi i të cilëve me konsensus vitin e kaluar, u bë shkak që Shqipëria të mos përfitonte statusin e vendit kandidat.  Ky është një nga tre ligjet, për të cilat Brukseli zyrtar u shpreh se, nuk mjaftonte as miratimi me referendum, por duhej patjetër konsensus, konsensus që u dha më në fund në 30 maj, pasi Rama u sigurua se ishte tepër vonë për të përfituar statusin në pranverën që shkoi. Mbrëmë, ky konsensus u qëllua për vdekje me koburen arbitrare dhe antikushtetuese të aktit normativ”, theksoi Basha. Kryetari i PD, akuzoi Ramën se me aktin e ndërmarrë vendosi interesat personalë mbi ato të Shqipërisë dhe rrugës së saj europiane. “Duke vënë mbi interesat madhore të vendit, interesa egoiste dhe meskine, Rama hodhi poshtë mbrëmë me një firmë të vetme, konsensusin unanim të mbarë Kuvendit. Kjo nuk ka ndodhur e nuk mund të ndodhë në vendet që mbështeten në parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Opozita nuk e pranon këtë akt që godet në palcë konsensusin politik si vlerë, që rrezikon aspiratën tonë integruese në Europë dhe riciklon konfliktualitetin politik në vend”, theksoi Basha. Në vijim, Basha kujtoi se motivi i shtyrjes së këtij ligji është spastrimi i administratës, duke hequr mbrojtjen ligjore dhe duke shtuar intensifikimin e shkarkimeve. Më tej, Basha krahasoi se akte të tilla ndodhin vetëm në Republika-banana. Në këtë pikë, ai i bëri thirrje Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta të dëshmojë që, salla e Kuvendit nuk është bërë qesharake. “Kjo ndodh vetëm në banana-Republikat që mbështeten në ligjin e xhunglës. Duke zhbërë me një firmë të vetme një ligj konsensual, Rama e ka trajtuar Kuvendin e Shqipërisë si banana-Kuvend dhe partnerët tanë që aq shumë këmbëngulën në vlerat e konsensusit, si manekinë. Kryetari i Kuvendit të bëjë detyrën e tij, për të provuar se Parlamenti nuk është banana-Kuvend dhe të shmangë çdo tundim të mazhorancës, për të peshkuar mandate të opozitës me mjete dhe mënyra korruptive. Mazhoranca duhet ta kuptojë se, konsensusi nuk është çështje numrash, por vlerash”, theksoi Basha. Me një akt tė paprecedentë, Kryeministri Edi Rama zeroi shtetin ligjor dhe Kushtetutën e vendit, duke shtyrë në kalendat greke Ligjin “për Nëpunësin Civil”, me pretendimin se, ligji është i pazbatueshëm në formën që është. Kryeministri Rama në shkelje tė plotë të Kushtetutës pretendon se mund të kapërcejë Parlamentin e Republikës me një akt të nëpunësve ministra. Ky akt i paprecedentë i Kryeministrit Rama zeron konsensusin politik të arritur për tre ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian, madje synon të anulojë një prej tre ligjeve, atë “për Nëpunësin Civil”. Qëllimi i moszbatimit të këtij ligji nga Rama është spastrimi i administratës publike për ta mbushur me militantë partiakë.

Filed Under: Politike Tagged With: konsensusi ne Gijotine, Lulzim Basha

ZGJEDHJET: NUK KA MANDAT PER PR NE SHKODER

July 25, 2013 by dgreca

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli sot rreth ores 16:40 rinumërimin e votave të qarkut Shkodër me hapjen e kutive të ZAZ-së 7 dhe 8. Sot ka përfunduar rinumërimi i 417 kutive në total të kësaj zone zgjedhore.

Nga rinumërimi i tetë ZAZ që ka ky qark KQZ nuk janë konstatuar parregullsi apo shkelje që të kenë ndikim në rezultat. Nga rinumërimi PD iu shtuan 78 vota duke e ruajtur mandatin e saj, ndërsa PR nuk arriti të fitonte mandatin e pretenduar. Kësaj partie i duheshin 158 vota për të fituar mandatin në nisje të procesit, ndërsa tani ky rezultat thellohet në 236.
Kutitë e Shkodrës u numëruan në sallën e mbledhjeve të KQZ-së nga tetë grupe, me nga dy anëtarë, ndërsa procesi monitorohet nga përfaqësuesit e partive politike.
KQZ vendosi rinumërimin e votave në Shkodër, pas pranimit të ankesës së Partisë Republikane që kërkonte pavlefshmëri në këtë zonë zgjedhore, duke pretenduar se i është marrë një mandat.
Por, kjo vendimmarrje e KQZ-së u ankimua nga PS në Kolegjin Zgjedhor, i cili, dje vendosi ta shtyjë shqyrtimin me themel të kërkesës në fjalë për më 26 korrik.
KOSOVRASTI: RINUMËRIMI SOLLI TRANSPARENCË, POR RESPEKTOJMË VENDIMIN E KOLEGJIT
Përfaqësuesi ligjor i PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve komentoi procesin e rinumërimit të votive në qarkun e Shkodrës. Sipas tij, ky proces që nuk solli ndryshim në mandat, ashtu sic pretendonte PR ishte i drejtë dhe transparent.
“Hapja e kutive i shërbeu transparencës, i shërbeu dyshimt që ngritën partitë. Rezultoi një përmirësim i rezultatit për PD. Nuk ndodhi ajo që priste PR”, tha ai.
Sipas Kosovrastit edhe pse KQZ përfundoi rinumërimin, ajo do të zbatojë vendimin që do japë Kolegji Zgjedhor.
“Vendimi i Kolegjit është i detyrueshëm të zbatohet, tabela do mbetet ajo e miratura më herët nga KQZ”, tha ai.
OSMANAJ: NUK KA NDRYSHIM MANDATI NË SHKODËR
Anëtari i KQZ, Hysen Osmanaj në një prononcim për gazetarin Mariglen Mërtiri u shpreh se rinumërimi i kutive të fundit për Shkodrën nuk do të ketë ndryshim mandati.
“Janë parë me përpikmëri shpërndarja e votave, gjendja paraqitet e mirë deformim vote ka në ZAZ numër 1 por dhe tek te tjera kemi vërejtur ndryshime, dhe devijime më të vogla. Duke parë rezultatin në 7 ZAZ padiskutim dhe kur e kemi filluar procesin nuk kam menduar se do ketë ndryshim mandati . Pas rinumërimit në ZAZ diferenca është thelluar, unë kam mendimin nëse nuk do ketë ndryshim mandati”, rtha Osmanaj.

Sa i takon Qarkut Lezhë, anëtari i KQZ tha se vendimet e Kolegjit nuk diskutohen.

“E vërteta është është se nuk i kam diskutuar vendimet e Kolegjit Zgjedhor, pasi ku flet drejtësia duhet të heshtin. KQZ është i detyruar të zbatojë vendimet e kolegjit ne kemi menduar se procesi ka qenë i drejtë, por kolegji e ka rrezuar” tha Osmanaj teksa nënvizoi se sa i takon Shkodrës Kolegji ka qenë i lëkundur.
TABELA  E RINUMERIMIT NE QARKUN SHKODERV (Sipas raportimit të gazetarit Mariglen Mërtiri nga KQZ)
PARA RINUMËRIMIT
PD 45799 vota
PR 4930 vota
PAS RINUMËRIMIT
ZAZ Nr.1
PD humbi 176 vota arriti në 45623 vota
PR humbi 94 vota dhe arriti në 4836 vota

ZAZ Nr. 2
PD mori 8 vota dhe arriti në 45631 vota
PR fitoi 6 vota dhe arrtit në 4842 vota

ZAZ Nr.3
PD humbi 2 vota arriti në 45629 vota
PR fitoi 1 votë arriti në 4843

ZAZ Nr.4
PD fitoi 61 vota arriti në 45690 vota
PR fitoi 9 vota arriti në 4852 vota

ZAZ Nr.5
PD ka fituar vetëm 1 votë dhe arriti 45691 vota
PR nuk ka ndryshuar (4852 vota)

ZAZ Nr.6
PD fitoi 31 vota dhe arriti në 45722 vota
PR ka humbur 1 vote dhe shko në 4851 vota

ZAZ Nr.7 
PD humbi 30 vota dhe arriti 45692 vota

PR humbi 21 vota dhe arriti 4830 vota

ZAZ Nr.8
PD humbi 2 vota dhe arriti 45690 vota

PR fitoi 10 vota dhe arriti 4840 vota
(Kortezi: BalkanWeb)

Filed Under: Politike Tagged With: mandat, ne shkoder, PR nuk merr

Votimi për kreun e ri të PD,Olldashi hedh hije dyshimi

July 22, 2013 by dgreca

Kandidati per kryetar i Partise Demokratike, Sokol Olldashi hodhi hije dyshimi për listat dhe numrin serial në fletët e votimit./

Në Shqipëri partia demokratike mbylli mbrëmë procesin e votimit për zgjedhjen e kreytarit të ri të saj. Për të zënë vendin e lënë bosh nga zoti Sali Berisha i cili u dorëhoq pas humbjes në zgjedhjet e 23 qershorit, konkurruan kryetari aktual i Bashkisë Lulzim Basha dhe ministri i Transporteve Sokol Olldashi. Procesi i votimit u shoqërua me disa probleme, kryesisht me mungesa në lista të anëtarëve të partisë që mbetën pa votuar. Ndërsa kryetari i dorëhequr Berisha por edhe kandidati Lulzim Basha folën për një proces historik e të pashoq, në mbrëmje, kandidati tjetër në garë Sokol Olldashi hodhi hije dyshimi, ndërsa ngriti shqetësimin e listave, fletëve të votimit me numër serie si dhe la të kuptohej se në garë ai nuk kishte patur vetëm zotin Basha
Që në orët e para të votimit në partinë demokratike në shumë qytete u shfaq problemi I listave të anëtarëve, ku ishin të shumtë ata që u ankuan për faktin se nuk gjenin emrin. Një pjesë ishin anëtarë të vjetër që deklaruan se ishin në radhët e kësaj partie që në momentet e themelimit, të tjerë ishin të rinjë që ishin përfshirë edhe një vit më parë.
Megjithatë për këtë problem nuk pati asnjë sqarim zyrtar nga partia demokratike. për përmasat e përhapjes së tij. Nga selia qëndrore kryetari I dorëhequr Sali Berisha foli paradite me tone entuziaste për procesin. “Kjo është një ditë historike për Partinë Demokratike, pasi për herë të parë në historinë e saj por edhe në historinë e vendit, zgjedh bazuar në parimin më demokratik një anëtar një votë, kryetarin e saj të ri”, deklaroi zoti Berisha.
Pas tij edhe zonja Topalli në daljen e parë publike që pas mbledhjes së kryesisë ku u njoftua hapja e garës për ryetarin e ri, foli për një tjetër standart të lartë që sic theksoi ajo, mbante sërish autorësinë e zotit Berisha. Edhe kandidati Lulzim Basha foli për “një proces të pashoq në historinë e pluralizmit, procesi i parë i vërtetë, jo fals i zgjedhjes së kryetarit të një partie politike”, deklaroi ai.
Por në mbrëmje, pak para se të përfundonte orari i votimit, kandidati tjetër Sokol Olldashi bëri një deklaratë të hidhur duke lënë hije dyshimi mbi procesin. Ai shprehu shqetësim për cështjen e listave të votuesve për të cilat tha se nuk kish patur dijeni: “Dua t’i kërkoj ndjesë mijëra demokratëve që nuk morën dot pjesë në votim për shkak se nuk kanë emrat në listë. Eshtë një problem për të cilin nuk kam qenë në dijeni për përmasën. Duke qenë se Tirana kishte një shtesë prej 2500 emrash mendova se ishte pikërisht ky kontingjent, në fakt, me sa duket ishte një kontingjent tjetër që duhet parë se c’është”.
Një tjetër problem, për të cilin nuk u fol shumë, ishte se fletët e votimit kishin të stampuara me përmasa jo të vogla një numër serial. Një fakt për të cilin do të shprehej jo pa ironi zoti Olldashi: “Unë sapo votova. Votova me fletën 41302. Po e them që të jetë e qartë dhe për komisionin”, tha ai.
Zoti Olldashi u kujdes të pohonte se sipas tij këto probleme nuk lidheshin me rezultatin, pavarësisht se duhet të konsideroheshin të tilla edhe sikur të dilte ai fituesi. Ndërkohë nga ana tjetër ai la të kuptohej se nuk kishte qenë në një garë të barabartë kur tha se “Dua të përgëzoj gjithë demokratët për procesin, dua të përgëzoj gjithashtu dhe të gjithë kandidatët rivalë”. Duke folur në shumës ai bëri të qartë se nuk kishte konkurruar vetëm me zotin Basha, i parë gjerësisht si një figurë e cila pati një ngjitje të shpejtë falë mbështetjes së pakursyer të zotit Berisha.
Zyrtarisht votimi duhej të mbyllej në orën 19, por në disa qytete ai u shty për shkak të pranisë së demokratëve që donin të votonin. Nga partia demokratike nuk u dha asnjëherë pjesmarrja në votime. Kutitë me fletët e votimit u nisën drejt Tiranës në mbyllje të procesit, ku dhe do të numërohen, menjëherë pasi të jenë grumbulluar të gjitha. Dhjetë grupe numërimi do të shqyrtojnë fletët e votimit, ndërkohë që nuk është e qartë se kur do të mund të dalë rezultati përfundimtar.(Kortezi Armand Mero, VOA)

Filed Under: Kronike, Politike Tagged With: hedh hije dyshimi, olldashi, Votimi per kreun e pD

Kryeministri Berisha: Rama me bosët e drogës vodhën 706 vota në 10 kuti

July 19, 2013 by dgreca

Kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar dje pas hapjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të 10 kutive të qarkut të Lezhës, nga ku doli se demokratëve u ishin vjedhur një numër i madh votash. Në një status të postuar në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë thotë se Rama i vodhi PD-së 706 vota me bosët e drogës dhe të krimit. “Në 10 kuti, 706 vota të vjedhura. Ky është pushtet mbi vota të vjedhura! Të dashur miq, nga hapja e 10 kutive të votimit dhe nga verifikimi i tabelave të rezultateve të qarkut të Lezhës, doli se Edi Rama me bosët e drogës dhe krimit kishte vjedhur me falsifikim tabelash dhe mashtrim në numërim 706 vota. Ky është ndryshim! Vjedhje votash me drogë dhe trafiqe”, shkruan Berisha në rrjetin social. Gjatë ditëve të fundit, Kryeministri ka akuzuar Edi Ramën për revansh në institucione.


Ekspertiza e PS: Firmë nga një dorë, “votues” jashtë shtetit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë dje vendimmarrjen për ankimimin e PS-së dhe PD-së, që paraqitën pretendimet përfundimtare për qarkun e Lezhës. Dje, Partia Socialiste kërkoi nga KQZ që të shpallë pavlefshmërinë totale të zgjedhjeve në të gjithë qarkun e Lezhës, pasi nga provat e siguruara prej tyre faktohet se ka pasur manipulime në 6 qendra të zonës së Mamurrasit dhe Laçit. Rezultat që, sipas të majtëve, ndikon në humbjen e një mandati të deputetit. Ndërkohë që demokratët kërkuan nga ana tjetër që KQZ të pasqyrojë në rezultatin përfundimtar shifrat që dolën nga rinumërimi i 10 qendrave të votimit dy ditë më parë në KQZ, shifra që prodhuan një rezultat të ri në favor të koalicionit të djathtë. Nga 39 vota që ishte ky avantazh që kishte APMI, me hapjen e 10 kutive dhe zbulimin e manipulimeve, rezultoi se ky rezultat ka shkuar në 306 vota avantazh të koalicionit të djathtë mbi atë të majtë. Ndryshimi i rezultatit nuk mund të realizohet nga KQZ, pasi vendimi kërkon pesë vota.
Gjetjet e PS
Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj, paraqiti dje në KQZ ekspertizën që ka realizuar kjo forcë politike në listën e zgjedhësve të QV-së 0907 në shkollën e Shpërdhetit, që, sipas akt-ekspertimit të firmave, ka rezultuar se 50 firma janë hedhur nga e njëjta dorë. Po ashtu, PS pretendon se 156 votues të kësaj qendre kanë qenë jashtë vendit, ndërsa për 117 të tjerë është votuar nga persona të tretë. Akt-ekspertimi është realizuar nga dy ekspertët privatë të kriminalistikës, Dritan Zoto dhe Qemal Demaj, të cilët kanë paraqitur si konkluzion se “50 firmat e njëjta janë ekzaminuar me metodat e mikroskopit, stereoskopit binokular ‘SM XX’, i lidhur me sistem të kompjuterizuar, me ndriçim, me fibra optike në pamje grafike, nga ku u nxorën se nënshkrimet kanë karakteristika të njëjta me njëra-tjetrën”. PS kërkoi nga KQZ që të ndërmarrë një hetim administrativ të thelluar për 6 QV-të e Lezhës. Të majtët kërkojnë që të hetohet lista e zgjedhësve dhe të bëhet krahasimi i tyre me sistemin TIMS, për votuesit e QV-së 0907. Po ashtu dhe të hetohen nënshkrimet e votuesve në qendrën e Shpërdhetit. PS ka marrë si referencë rastin e komunës së Golemit në zgjedhjet e 2011-s, për të bërë krahasimin e listave. “Për sa më sipër, duke i analizuar në harmoni këto prova për 6 qendrat e votimit që u këqyrën materialet zgjedhore, konstatohen shkelje të hapura dhe të rënda të ligjit zgjedhor, për të cilat sipas kërkimit tonë për shpalljen e pavlefshme të QV nr. 0907, QV nr. 0910/1, QV nr. 0856, QV nr. 0856/1, QV nr. 0857, QV .nr. 0857/1, të ZAZ 15 dhe pavlefshmërinë e gjithë qarkut Lezhë, KQZ duhet të kryejë një hetim te plotë”, thuhet në kërkesën e PS.
Pretendimet e PD
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Niazi Kosovrasti, theksoi se KQZ duhet të përdorë tabelat e manipuluara për të dërguar para drejtësisë anëtarët e KZAZ-së Nr.13 dhe 5 grupet e numërimit të kësaj ZAZ-je. Kosovrasti kërkoi që KQZ të marrë një vendim për 10 kutitë, që rezultati i tyre të pasqyrohet në tabelën përfundimtare. Përfaqësuesi i PD-së theksoi se pretendimi për pavlefshmëri i kërkuar nga PS nuk qëndron, pasi shpallja e pavlefshmërisë në gjashtë qendrat e kërkuara nga të majtët nuk ndikon në cenimin  e një mandati.

Filed Under: Politike Tagged With: Berisha, Rama dhe boset e droges, vodhen votat

SHTOHEN SHANSET PER KEN BIBERAJ

July 2, 2013 by dgreca

*Një Epokë e re tek Demokratët dhe Klubi Politik i Pavarur – janë për Ken Biberajn për Këshillin Bashkiak /

*Organizata e pavarur  “Një Epokë e re tek Demokratët”, e cila qendron gjithmon shumë afër demokratëve dhe në zgjedhjet e fundit ka mbështetur fuqimisht Presidentin Obama, në New York, thotë se “Ken ka parimet demokratike dhe kualifikimet e lidershipit të nevojshme për të përfaqësuar jo vetëm anën e Perëndimit të qytetit, por të gjithë  New York Cityn.”/

 Nga BEQIR SINA, New York City/

WEST SIDE – NEW YORK CITY : Në njoftimin më të fundit, përcjellur për shtypin amerikan dhe shqiptarë, nga znj. Mediha Kosovrasti,  zëdhënsia dhe manaxheria e fushatës së kandidatit për Këshillin e Bashkisë së qytetit të New Yorkut,  Kandidatit Demokratë, Ken Biberaj  – Qarku 6 -të, thotë se organizata e pavarur  “Një Epokë e re tek Demokratët” – dhe Klubi Politik i Pavarur – përkrah Ken Biberajn për në Këshillin Bashkiak të qytetit të New Yorkut.

Organizata e pavarur  “Një Epokë e re tek Demokratët”, e cila qendron gjithmon shumë afër demokratëve dhe në zgjedhjet e fundit ka mbështetur fuqimisht Presidentin Obama, në New York, thotë se “Ken ka parimet demokratike dhe kualifikimet e lidershipit të nevojshme për të përfaqësuar jo vetëm anën e Perëndimit të qytetit, por të gjithë  New York Cityn.” – thotë Presidenti John Orlando.
“Me ndryshimet e ardhshme dhe “pasojat” që priten vitin e ardhshëm ne kemi nevojë, për një njeri si Ken në Këshillin e Bashkisë së Qytetit të New Yorkut, për të parë të gjithë me sinqertë dhe të fokusuar në atë që është më e rëndësishme për lagjet tona dhe bizneset e vogla.” – ka thënë Mateu W. Daus
“West Side – Pjesa Perendimore”, është një lagje e madhe, që përballet me të njëjtat sfida si shumë komunitete të tjera të tjera në qytetin tonë. Njerëzit duhet të kuptojnë se Këshilli Bashkiak merr vendime që ndikojnë të gjithë ne. Ken do të jetë i sinqertë se lideri i aftë që kërkon të ketë mbështetjen tonë;  “Një Epokë e re tek Demokratët” – dhe Klubit Politik i Pavarur – . Unë pres që të punojë me të( Ken) në Këshillin e Qytetit “- ka deklaruar 97 vjeçaria Mary C. Sansone. e cila është dhe themeluese e NED
“Unë jam i nderuar që të kemë mbështetjen e demokratëve, të “Një Epokë e re tek Demokratët” , thuhet në dekleratën për shtyp të fushatës së Ken Biberaj. “Ky klub i pavarur politik, thotë më tej Ken Biberaj me të vërtetë mishëron frymën që unë jam sjellë në fushatën time. Ne kemi nevojë për njerëz “shpëtimtar” për problemet në qeverisjen e qytetit, jo për politikanët.Unë dua të të sjellë energji të përtërirë të Këshillit Bashkiak, dhe me mbështetjen e demokratëve të  “Një Epokë e re tek Demokratët” , ne shpresojmë për të përmbushur këtë qëllim. ”
Organizata  “Një Epokë e re tek Demokratët”-  NED, është një organizatë e pavarur politike, por që është shumë e afërt dhe bënë politikën e Demokratëve, duke besuar se duhet të jetë më e aftë për detyrën e qeverisjes, dhe njerëzit duhet të jenë ata që zgjidhen për të bërë këtë. NED është e përkushtuar ndaj idesë që votuesit të votojnë për një kandidat dhe jo një parti.

Në fund të dekleratës për shtyp thuhet se: “Ken Biberaj – është një kandidat nga partia Demokratike për Këshillin Bashkiak të qytetit të New Yorkut, Zona Elektorale numër 6-të në Upper West Side, në një garë që është hapur për të zënë një vend për herë të parë mbas 12 vjetëve, ku si anëtare aktuale e Këshillit të Bashkisë, është Gale Brewer, e cila ka arritur kufirin e afatit limit- dhe dorzon mandatin e saj.

Ken aktualisht punon si Vice President i lokalit më të njohur në New York Russian Tea Room dhe ka një Master në Politikat Publike nga Shkolla Kennedy në Harvard, si dhe një JD nga Shkolla Juridike në New York. Para se t’i bashkohej firmës të pasurive të patundshme që zotëron Russian Tea Room, ai shërbeu si Drejtor i Kërkimeve në Florida për fushatën presidenciale të John Kerry. ”

 

Filed Under: Kronike, Politike Tagged With: ken biberaj, Mbeshtetje, nga Epoka e re

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 655
  • 656
  • 657
  • 658
  • 659
  • …
  • 662
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA APEL PUBLIK DREJTUAR KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Please join the Albanian American community in celebrating the 18th Anniversary of Kosova’s Independence at New York City Hall
  • VATRA TELEGRAM URIMI QEVERISË DHE PARLAMENTIT TË KOSOVËS
  • Reçaku, një histori e dhembjes, sakrificës dhe ngadhënjimit mbi vdekjen
  • Një shqiptar kandidat për Asamblenë e Shtetit të New York-ut, Shpetim Qorraj: “Dua të jem zëri i fortë i qytetarëve të Distriktit 64”
  • Job-i biblik dhe romani « Brenga » e Pashko Camaj
  • Komuniteti shqiptaro-amerikan kërkon drejtësi
  • Urgjenca dhe Protesta si regjim. Pse ritmi i revoltës prodhon pushtet, jo ndryshim?
  • Kur një korb flet shqip: pse “Korbi” i Nolit nuk është thjesht përkthim i POE-s
  • “Nomos”
  • 𝒁𝒆̈𝒓𝒊 𝒊 𝒅𝒆̈𝒔𝒉𝒎𝒊𝒕𝒂𝒓𝒊𝒕 𝒑𝒆̈𝒓𝒃𝒂𝒍𝒍𝒆̈ 𝒑𝒂𝒅𝒓𝒆𝒋𝒕𝒆̈𝒔𝒊𝒔𝒆̈
  • Kush ishte shkrimtari shqiptar që kishte letërkëmbim dhe vlerësohej nga Viktor Hygo
  • Si u bë Tirana kryeqytet dhe përse Kongresi i Lushnjes nuk mori vendim
  • Shqiptarë – fjala hyjnore që na mban gjallë edhe nga larg
  • Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës së tretë kombëtare të opozitës në Tiranë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT