• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MAQEDONIA, NDIHMAT E SHBA PER MBROJTJEN

August 18, 2017 by dgreca

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë: Ndihma e SHBA është me të vërtetë e madhe/

ministre Shekerinska-Kolonel Bjuken

Javën e kaluar, Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Shekerinska Jankovska, mirëpriti në zyrën e saj atasheun e ri të Mbrojtjes së SHBA në RM, Kolonel Timoti Bjuken, duke i uruar atij një qëndrim të këndshëm e produktiv në Maqedoni. Gjatë takimit Ministre Shekerinska dhe Kolonel Bjuken, shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e stërvitjes “Dragoon Guardia17”, e cila po zhvillohet aktualisht në Krivollak, duke theksuar përfitimet nga ky aktivitet i përbashkët. Ndihma e SHBA-së, është me të vërtetë e madhe, si në sektorin e mbrojtjes, ashtu dhe më gjerë, tha Shekerinska. Në këtë kontekst, ajo përmendi deklaratën e Zv.Presidentit, zoti Mike Pence, gjatë Samitit të grupit të Kartës së Adriatikut në Podgoricë, 2 gusht 2017, se SHBA mbeten të angazhuara në rajon, në Maqedoni dhe në aspiratat e vendit tonë për anëtarësim në NATO. Së fundmi, qeveria ka demonstruar përkushtimin e saj për integrimin Euro-Atlantik. Dëshmi e qartë për këtë është përmirësimi i marrdhënieve me fqinjët dhe gatishmëria për të zgjidhur ceshtjet e pazgjidhura, tha Shekerinska. Ajo përcolli deklaratën e kryeministrit Zaev, për rritjen graduale të buxhetit të Mbrojtjes dhe për kontributin në operacionet ndërkombëtare. Ministre Shekerinska-Jankovska, përshëndeti mundësinë e dhënë për arsimimin e pjestarëve të ARM-së në SHBA, si dhe përkrahjen në pajisjen dhe modernizimin e ushtrisë. Nga ana e Tij, Kolenel Bjuken falenderoi për pritjen e ngrohtë dhe tha se, mandati i tij fillon në një periudhë interesante dhe dinamike, si për Ministrinë e Mbrojtjes, ashtu dhe për Armatën e vendin në tërësi. Zoti Bjuken theksoi se, Dera e Zyrës së Atasheut të Mbrojtjes të SHBA, por dhe Ambasada në përgjithësi, gjithmonë do jetë e hapur për bashkëpunim dhe ndihmë.

{Shefqet Kërcelli, sipas Zyrës së Shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes të RM}.

Filed Under: Rajon Tagged With: Maqedonia, NDIHMAT E SHBA, per mbrojtjen, Shefqet Kercelli

Kosovë-Maqedoni, marrëveshje për hapjen e pikës kufitare në Stançiq

August 16, 2017 by dgreca

-Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë nga Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj dhe zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, Arta Toqi/

1 Neshkrimi i Marreveshjes2

PRISHTINË, 16 Gusht 2017-B.Jashari/ Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë kanë nënshkruar edhe një marrëveshje të re dy-palëshe në mes dy vendeve, e cila synon hapjen e pikës së re kufitare në Stançiq, duke i kontribuar edhe më tej bashkëpunimit ndër-kufitar në mes dy vendeve respektive.Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë nga Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj dhe zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, Arta Toqi.

Kjo marrëveshje është vlerësuar si shumë e rëndësishme nga përfaqësuesit politikë të të dyja vendeve, pasi që do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.

“Sot është një ditë e veçantë, sidomos për zonën e Anamoravës, pasi është nënshkruar një Marrëveshje që hap edhe një derë rreth lëvizjes së lirë, e sidomos për ata që jetojnë në këto zona. Kosova ka kryer të gjitha obligimet e saj sa i përket hapjes së pikës kufitare”, ka thënë U.D. ministri Demaj, pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

Vlerësim të ngjashëm për rëndësinë e kësaj Marrëveshje ka bërë edhe zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, Arta Toqi.

“Është ditë e rëndësishme hapja e kësaj pike kufitare sa i përket banorëve, pasi do të shkurtojë rrugën për 20 deri në 25 kilometra. Shpresojmë në një afat shumë të shkurtër do ta finalizojmë këtë projekt ”, tha Toqi.

Në 8 shkurt 2016, në Prishtinë, atëherë zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur për një takim bilateral ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshjen ndërshtetërore për kalimin e kufirit me letërnjoftim dhe për hapjen e vendkalimit të ri kufitar Stançiq-Bellanoc.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, e pikës kufitare, Kosove-Maqedoni, marrëveshje për hapjen, në Stançiq

McCain propozon “strategjinë për sukses” në Afganistan

August 10, 2017 by dgreca

1 MCCainSenatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, ka propozuar një “strategji të re të suksesit” për Afganistanin, e cila përfshin rritjen e forcave kundërterrorizmit në vendin e shkatërruar nga lufta, të cilat do t’ju jepnin më shumë hapësirë ushtarëve për të targetuar, talibanët, grupin ekstremist, Shteti Islamik dhe grupe të tjera të ngjashme.

McCain, njihet si kritik i hapur i politikës së presidentit Trump, në këtë rajon, pasi sipas tij, Shtetet e Bashkuara, kanë qenë “nën mëshirën e fatit” në Afganistan.

“Zbatimi i strategjisë së re për të siguruar interesat e vendit tonë në Afganistan, është një nga vendimet më të rëndësishme, i cili duhet diskutuar brenda qeverisë sonë. Mirëpo na duhet ta pranojmë: Jemi duke humbur në Afganistan, andaj tani është koha për ta ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve”, ka thënë McCain, përmes një deklarate në faqen e tij zyrtare.

Trump u ka rezistuar rekomandimeve nga Pentagoni për rritjen e trupave amerikane në Afganistan.

Aktualisht McCain është duke u trajtuar nga një kancer i llojit të rrallë në tru, mirëpo ai ka thënë se do të kërkojë votë për strategjinë e tij kur Senati të kthehet në shtator.

Filed Under: Rajon Tagged With: "strategjinë për sukses", Afganistan, McCain

SHBA-Kosovë, vizitë e dekanëve nga Iowa

July 19, 2017 by dgreca

-Ministrja Hoxha takoi dekanët Wing dhe Ross nga Iowa, bashkëpunim në drejtim të edukimit të gjeneratave të reja në fushën e drejtësisë/

1 ok Ministrja e Drejt

PRISHTINË, 19 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Ministrja kosovare e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot, priti në takim dekanët e Universitetit të Iowa-s, ekspertë të së Drejtës dhe të drejtave të njeriut, znj. Adrien Katherine Wing dhe z. Christopher Rossi, dhe me këtë rast diskutoi për mundësinë e bashkëpunimit e partneritetit ndërmjet dyja shteteve edhe në fushën e drejtësisë. Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Iowa-s, duke përmendur takimet e deritashme të ndërsjella, me vështrim të veçantë në lëmin e drejtësisë. Ministrja theksoi nevojën për reforma në fakultetet juridike dhe nevojën për mbështetje nga Universitete të njohura siç është ai i Iowas, në mënyrë që të dalin juristë sa më të kualifikuar dhe të gatshëm për tregun e punës.Ministrja Hoxha falënderoi dekanët e pranishëm  për gatishmërinë e tyre për të kontribuar në këtë drejtim. Znj. Wing dhe Z. Rossi, theksuan se do të ofrojnë përkrahjen e tyre në sjelljen e përvojave më të mira në Kosovë, duke avancuar bashkëpunimin në drejtim të edukimit të gjeneratave të reja në fushën e drejtësisë./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, e dekanëve, nga Iowa, SHBA- KOSOVE:, vizite

Kryeministri i Irakut ka shpallur fitore kundër IS-it dhe çlirimin e Mosulit

July 9, 2017 by dgreca

1 Iraku ISIS

Ne Foto:Haider al-Abadi i veshur me uniformë të zezë dhe me kapelë në kokë duke u përshëndetur me jë oficer të armatës me të arritur sot në Mosulin e çliruar/
 Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, i ka uruar forcat e armatosura të vendit të tij për betejën triumfuese tetëmujore për çlirimin e qytetit Mosul nga okupimi trevjeçar i militantëve të Shtetit Islamik (IS).“Komandanti i forcave të armatosura, Haider al-Abadi, ka arritur në qytetin e çliruar në Mosul dhe i ka uruar luftëtarët heroikë dhe popullin e Irakut për fitoren e madhe”, ka njoftuar sot kryeministria e Irakut.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin Twitter shihet kryeministri Abadi i veshur në uniformë të zezë ushtarake dhe me kapelë, derisa arriti në Mosul për ta shpallur rimarrjen e kontrollit në këtë qytet.

Operacioni për Mosulin ishte lansuar në muajin tetor të vitit të kaluar nga forcat ushtarake irakiane, të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas Kombeve të Bashkuara, gjatë betejës për Mosul, që është qyteti më i madh të cilin e kanë kontrolluar militantët, janë vrarë mijëra civilë dhe afro një milion njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zyrtarët kanë tërhequr vërejtjen se derisa beteja kryesore për Mosulin ka përfunduar, militantët ende mund të ndërmarrin sulme sporadike nga afërsia e qytetit, ku grupi ekstremist, Shteti Islamik, ende ka hapësira që i kontrollon.

Filed Under: Rajon Tagged With: Abadi, fituam kunder ISIS, Kryeministri i IRakut

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 99
  • 100
  • 101
  • 102
  • 103
  • …
  • 203
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝐙𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐞𝐨𝐫𝐠𝐞 𝐖𝐚𝐬𝐡𝐢𝐧𝐠𝐭𝐨𝐧 𝐬𝐢 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐢 𝐒𝐇𝐁𝐀
  • “VOA” DHE SHQIPËRIA
  • Grenlanda, rëndësia kritike e ishullit për mbrojtjen raketore dhe interesat gjeostrategjike të ShBA
  • AMBASADA PRANË DALLGËVE TË OQEANIT
  • “Eksodi i zogjve të Çamërisë”, poema e re e Luan Ramës
  • Shqiptarët dhe dy anët e medaljes së sistemit osman të mileteve
  • Abaz Kupi, Legaliteti dhe Operacioni BGFIEND — Një Pasqyrë Kritike Historike
  • NJE JETE E MOHUAR…NJE VLERESIM I   MUNGUAR
  • Koha, Barazia dhe Urtia, kundër-rendi ndaj pushtetit të vonesës dhe shterimit të emergjencës!
  • Anton Çehov, mjeku që u bë gjeni i novelës, që u rrit me kamxhikun e të atit dhe varfërinë e familjes
  • Rileximi i Ernest Koliqit: Një udhëtim zbulese
  • NJË LETËRKËMBIM MES SULLTAN MEHMETIT DHE SKËNDERBEUT
  • Parashqevi Qiriazi, e vërteta historike
  • Rauf Fico – Diplomacia shqiptare si kulturë shtetërore, ndërgjegje morale dhe vizion europian
  • Me rastin e 102-vjetorit të ndarjes nga jeta, nderojmë jetën dhe veprën e Woodrow Wilson, Presidentit të 28-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT