• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova nis përgatitjet për Konferencën e Parisit

February 16, 2016 by dgreca

-Fokusi i konferencës së Parisit përveç projekteve infrastrukturore që tashmë janë dakorduar, do të jetë tek fuqizimi i rolit të rinisë në vendet e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet programeve të ndryshme që do të financohen nga BE/
PRISHTINË, 16 Shkurt 2016/ Kosova nis përgatitjet për Konferencën e Parisit, bëhet e ditur pas takimit sot të ministrit të Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, me ambasadoren e Francës në Prishtinë, Maryse Daviet.
Me ambasadorn Daviet, ministri Çollaku ka diskutuar për axhendën evropiane të Kosovës, duke u fokusuar në procesin e liberalizimit të vizave si dhe përgatitjet për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
“Po ashtu temë qendrore e takimi ishte përgatitja që po bënë Kosova për pjesëmarrjen në Konferencën e Parisit këtë vit, si vazhdimësi e Procesit të Berlinit”, thekson njoftimi i dërguar.
Ministri Çollaku vlerësoi se Konferenca e Parisit do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për forcimin e bashkëpunimit rajonal përmes realizimit të projekteve të ndryshme përmes së cilave do të përfitojnë qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të integrimit evropian.
“Fokusi i konferencës së Parisit përveç projekteve infrastrukturore që tashmë janë dakorduar, do të jetë tek fuqizimi i rolit të rinisë në vendet e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet programeve të ndryshme që do të financohen nga BE”, u shpreh ai.
Procesi i Berlinit është nismë e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, me qëllim të ofrimit të mbështetjes politike dhe financiare për shtetet e Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian.
Procesi nisi me Konferencën e Berlinit në vitin 2014, për të vazhduar me Samitin e Vjenës që u mbajt në gusht të 2015 dhe këtë vit vijon me Konferencën e Parisit./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: e Parisit, Kosova nis përgatitjet, për Konferencën

Kosova përmbush edhe një rekomandim për liberalizimin e vizave

February 12, 2016 by dgreca

-Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së mirëpret marrëveshjen e sotme për objektin e ri për Institucionin e Avokatit të Popullit i cili u nënshkrua ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe qeverisë së Kosovës/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 12 Shkurt 2016/ Është përmbushur edhe një rekomandim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, deklaroi sot Ministria e Integrimit Evropian, pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe Avokatit të Popullit Hilmi Jashari, lidhur me sigurimin e hapësirave të punës për Institucionin e Avokatit të Popullit.
Me këtë rast palët konsideruan se ky memorandum kontribuon pozitivisht në funksionimin e Institucionit të Avokatit të Popullit.
“Me nënshkrimin e këtij memorandumi u plotësua edhe një kusht për liberalizimin e vizave gjë që dëshmon përkushtimin e Republikës së Kosovës ndaj çështjes së mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut”, thekson deklarata.
Përmes memorandumit palët u dakorduan që hapësirat ekzistuese në ndërtesën e ish-Bankës së Lubjanës, në Prishtinë, do të ofrohen për akomodimin e Institucionit të Avokatit të Popullit.
Pas ceremonisë së nënshkrimit, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, avokati i popullit, Hilmi Jashari si dhe zëvendësministri i Integrimit Evropian Ramadan Ilazi, iu drejtuan mediave me nga një fjalë rasti.

Në një deklaratë , Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së mirëpret marrëveshjen e sotme për objektin e ri për Institucionin e Avokatit të Popullit i cili u nënshkrua ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe qeverisë së Kosovës.

“Me këtë rast, falënderojmë Avokatin e Popullit Hilmi Jashari për qasjen e tij konstruktive në gjetjen e një zgjidhje për objektin, në përputhje me parimet e Parisit që përcaktojnë kriteret për lokacionin e institucioneve kombëtare për të drejtat e njeriut, siç është Institucioni i Avokatit të Popullit”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së/PSBE për Memorandumin e Bashkëpunimit në mes të Avokatit të Popullit dhe qeverisë së Kosovës.

Theksohet se, ky është një parakusht i rëndësishëm që Institucioni i Avokatit të Popullit të jetë në gjendje për të kryer rolin e tij kushtetues në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve dhe institucioneve nga veprimet e paligjshme dhe të parregullta ose mosveprimet e autoriteteve publike.

“Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së vlerëson gjithashtu përpjekjet e qeverisë për të zgjidhur këtë angazhim shumëvjeçar të Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, i cili është edhe një rekomandim për liberalizimin e vizave, dhe jep shpresë se rekomandimet e mbetura për liberalizimin e vizave do të përmbushen së shpejti”, përfundon deklarata.

****
Statement by EU Office/EUSR on the Memorandum of Cooperation signed between the Ombudsperson and the Government of Kosovo
“The EU Office in Kosovo/EU Special Representative welcomes today’s agreement on the new premises for the Ombudsperson signed between the Ombudsperson and the Government of Kosovo. On this occasion, we thank Ombudsperson Hilmi Jashari for his constructive approach in finding a solution for the premises, in accordance with the Paris principles that define the criteria for location of national human rights institutions such as the Ombudsperson.
This is an important precondition for the Ombudsperson to be able to carry out his constitutional role of protecting human rights and freedoms of citizens and institutions from unlawful and irregular actions or inactions of the public authorities.
The EU Office in Kosovo/EU Special Representative also appreciates the Government’s effort to resolve this long-standing Stabilisation and Association Agreement Feasibility Study commitment, which is also a visa liberalisation recommendation, and expresses hope that the remaining visa liberalisation recommendations will be met shortly.”

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, kosova, liberalizimi i vizave, rekomandim i plotesuar

Kosovë-SHBA-Projekte dhe marrëveshje, partneritet strategjik

February 12, 2016 by dgreca

-Ministri Hyseni përmbylli vizitën në Washington me një ligjëratë në “George Washington University”/
Washington, 12 Shkurt 2016/ Në përfundim të vizitës së tij në Washington, ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Departamentit për Drejtësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtarë të “George Washington University”.
Duke trajtuar temën e migracionit në përgjithësi, e në veçanti atij nga Siria dhe Iraku, ministri Hyseni është përqendruar kryesisht në implikimet që ka kjo krizë për sigurinë në Evropën Juglindore, sidomos në Kosovë.
Ministri Hyseni me këtë rast i është përgjigjur interesimit të madh të pranishmëve rreth perspektivës së zgjidhjes së krizës së refugjatëve nga Siria. Në veçanti, kishte interesim të fokusuar në përpjekjet që Kosova po bën për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.
Njoftimi i dërguar thekson se, në audiencë kishte personalitete të shquara që janë marrë me Kosovën në të kaluarën e afërt dhe kjo prani e bëri debatin edhe më dinamik dhe interaktiv.
Kjo ligjëratë shënon edhe fundin e vizitës zyrtare të punës që ministri Hyseni pati në Washington D.C., duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe duke bashkërenduar veprimet në rrafshe të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë.
Krejt kjo pritet të rezultojë në projekte konkrete dhe marrëveshje tjera të bashkëpunimit në të ardhmen në kuadër të partneritet strategjik Kosovë-SHBA./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosovë-SHBA-Projekte dhe marrëveshje, Ministri Hyseni, partneritet strategjik

NATO, plane për rritjen e pranisë në Evropën Lindore

February 11, 2016 by dgreca

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se rritja e pranisë së aleancës në Evropën Lindore i dërgon një “sinjal të qartë” çdo agresori të mundshëm. Duke folur sot në Bruksel në prag të një takimi dy-ditor të Ministrave të mbrojtjes të NATO-s, zoti Jens Stoltenberg, iu referua qartë Rusisë dhe tha se “NATO-ja do t’i përgjigjet si një e vetme çdo agresioni kundër çdo aleati.” Që nga marrja e Krimesë nga Rusia rreth dy vjet më parë, aleanca ushtarake perëndimore ka qenë gjithnjë e më e shqetësuar se Moska mund të pushtonte me shpejtësi Poloninë apo shtetet baltike. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtmeruse Maria Zakharova tha të mërkurën se shtimi i pranisë ushtarake të NATO-s në krahun lindor të saj, më i madhi në Evropë që nga Lufta e Ftohtë, është një faktor destabilizues që synon të frenojë Rusinë.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës tha nga ana e tij se ministrat e mbrojtjespo shqyrtojnë kërkesën e Turqisë që NATO-ja të ndihmojë për të ngadalësuarfluksin e emigrantëve drejt Evropës. {Sh.K}.

Filed Under: Rajon Tagged With: NATO, në Evropën Lindore, plane për rritjen e pranisë

Kosova, thellim bashkëpunimi me Irlandën e Mauritaninë

February 10, 2016 by dgreca

-Ambasadori i Irlandës dhe ambasadorja e Mauritanisë dorëzojnë letrat kredenciale/
PRISHTINË, 10 Shkurt 2016/ Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takime të veçanta ambasadorin e Irlandës në Hungari, jorezident për Kosovën, Pat Kelly, dhe ambasadoren e Mauritanisë në Itali, jorezidente për Kosovën, Mariem Aouffa. Ambasadorja dhe ambasadori në ceremonitë e zhvilluara dorëzuan letrat kredenciale.
Presidentja Jahjaga çmoi mbështetjen që Irlanda i ka dhënë institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe gatishmërinë e shprehur për të vazhduar mbështetjen për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare. Duke vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve, Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Ambasadori Pat Kelly theksoi përkushtimin e qeverisë së Irlandës për të mbështetur institucionet e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike dhe për thellimin e bashkëpunimit në çdo sferë me interes për të dyja vendet.
Në pritjen tjetër të veçantë, Presidentja Jahjaga e uroi ambasadoren Aouffa për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të saj si ambasadore jorezidente e Mauritanisë në Republikën e Kosovës.
Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Mauritanisë, ndërkohë që theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vende në të gjitha fushat me interes bilateral.
Ambasadorja Mariem Aouffa shprehu gatishmërinë e institucioneve të Mauritanisë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës në çdo sferë me interes për të dyja vendet./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: e Mauritaninë, kosova, thellim bashkëpunimi me Irlandën

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 121
  • 122
  • 123
  • 124
  • 125
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026
  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT