Dy ditë para vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë, qeveria gjermane nënshkroi gjashtë kredi dhe grante me vlerë të përgjithshme prej 107.5 milion euro, për të përmirësuar sektorët e energjisë dhe furnizimit me ujë në Shqipëri.
Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha të hënën se Gjermania ka qenë një nga donatorët kryesorë të Shqipërisë që nga koha kur dy vendet rivendosën marrëdhëniet diplomatike në vitin 1988, duke i dhënë Tiranës mbi 1 miliard euro kredi për sektorë të tillë si energjia, uji, arsimi si dhe zhvillimi rural dhe urban.
Marrëveshjet e njoftuara të hënën përfshijnë grante prej 1.5 milionë eurosh dhe kredi me vlerë 106 milion euro. Kushtet financiare të kredive nuk janë bërë të ditura.
Tirana e sheh vizitën e Kancelares Merkel të mërkurën si pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të saj për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të plotë.
Merkel: Referendumi grek nuk lë hapësira për bisedime ndihme
BERLIN, 6 korrik /– Zëdhënësi i qeverisë gjermane deklaroi se kancelarja gjermane, Angela Merkel beson se nuk ka më hapësirë për negociata për një paketë të re shpëtimi pas refuzimit të Greqisë për reforma dhe shkurtime në buxhet nëpërmjet referendumit të së dielës.
”Referendumi nënkupton refuzimin e parimeve të ndihmës evropiane, e cila mbështetet në solidaritet dhe përpjekje individuale”, tha ai.
“Dera është e hapur për negociata”, tha Seibert, por ai hedh poshtë çdo marrëveshje të hershme me Greqinë duke theksuar procesin e gjatë për miratimin e një marrëveshjeje shpëtimi.
Steffen Seibert u shpreh se “nuk ka kushte për fillimin e negociatave të reja për program ndihme duke marrë parasysh zgjedhjen e djeshme të popullit grek,” dhe shtoi se Merkel e sheh votën si “sqarim” të qëndrimit të shtetit grek./
Kosova mot vere dhe rritje fluksi për bregdetin shqiptar
-Patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë/
Nga: Behlul Jashari/ PRISHTINË,6 Korrik.-Kosova këtë javë, në pjesën dërmuese, do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit, të cilat burimin e kanë nga Afrika Veriore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, kurse maksimalet ditës, nga e hëna deri të mërkurën, do të lëvizin ndërmjet 31-35. Të enjtën ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës jep parashikimin e motit edhe për bregdetin shqiptar, drejt të cilit pritet të rritet edhe më shumë fluksi i pushuesëve kosovarë në këtë sezon vere.
Thekson se, edhe përgjatë vijës bregdetare pritet të mbajë mot i nxehtë me temperatura tipike verore. Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet 17-23, derisa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 31-38 gradë celsius.
Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri, në qershor 2015 ka pasë gjithësej 500288 hyrje dalje të personave, 142763 ose 39% më shumë se në qershor 2014, kur kishte 357525 personave, e që ishin 105179 më shumë se në 2013-tën.
Në Vërmicë kishte 234167 hyrje e 198513 dalje. Në Qafë Morinë 25688 hyrje e 19530 dalje. Në Qafë Prush 13457 hyrje e 8933 dalje. Këto janë shifrat për hyrje-daljet e personave.
Ndërsa, për automjetet: Në Vërmicë kishte 70258 hyrje e 69590 dalje. Në Qafë Morinë 10009 hyrje e 8664 dalje. Në Qafë Prush 5466 hyrje e 4690 dalje.
Shifratat e hyrjeve-daljeve në tre portat kufitare i bëri të ditura ekskluzivisht për ATSH-në Major Baki Kelani, Shef i Zyrës për Infomim dhe Marrëdhënie me Publikun – Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë së Kosovës, në Prishtinë.
Në 1 korrik 2015 ka nisur zbatimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë. Pas një konference të përbashkët për shtyp në vendkalimin kufitar në Vërmicë-Morinë, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes dy agjencive policore në përpjekje për rritjen e elementëve të sigurisë rrugore, nisi turni i parë i zyrtarëve policorë të trafikut nga Kosova për të patrulluar bashkërisht me njësitet e trafikut të Policisë Shqiptare, në Shqipëri.
U bë e ditur se, gjatë sezonit turistik, ka një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasëve nga Kosova që shkojnë për pushime në zonat turistike të Shqipërisë, si dhe të mjeteve që qarkullojnë në akset kryesore rrugore që lidhin të dy vendet, prandaj është parë e nevojshme realizimi i kësaj marrëveshje të përbashkët.
Me synim intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe për të forcuar bashkëpunimin midis policive të dy vendeve, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të përbashkëta si dhe me qëllim ngritjen e sigurisë në trafik për pjesëmarrësit e të dy vendeve janë vlerësuar të nevojshme dhe të suksesshme patrullimet e përbashkëta në Shqipëri.
Patrullimi i përbashkët është siguri e përkujdesje për të gjithë qytetarët në fluksin e rritur në verë në akset rrugore Shqipëri-Kosovë.
GREKET I THANE”JO” REFORMAVE
Në Greqi janë mbyllur votimet për referendumin për reformat e propozuara nga trojka. Zyrtarisht grekët kanë votuar për politikën e kursimeve, por në lojë janë edhe shumë gjëra të tjera.
Rreth 10 milionë grekë kanë pasur të drejtën e votimit në referendumin e sotëm historik, ku kanë vendosur nëse ky vend do të vazhdojë reformat dhe kursimet e kërkuara nga Trojka, apo do t’i refuzojë ato. Në bazë të rezultateve të para shumica e grekëve (61,32 %) kanë votuar në referendum kundër reformave dhe kursimeve të propozuara nga Trojka. Partitë në pushtet kanë filluar festimet, pasi që qeveria greke kishte kërkuar që në referendumt’i thuhet jo kërkesave të Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Autoritetet greke kanë bërë ditur se menjëherë do të kërkojnë vazhdimin e negociatave me autoritetet në Bruksel, por mbi mandatin e fituar nga populli. Referendumi është paralajmëruar si vendimtar për drejtimin e Greqisë, e cila gjendet para falimentimit, si dhe për qeverinë e re në krye me Aleksis Cipras. Referendumi i sotëm mund të jetë vendimtar edhe për mbejten e Greqisë në Eurozonë.
Cipras: “Kapitulli i ri për Evropën”
Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras ka deklaruar pas votimit të sotëm se votimi kundër e forcon pozicionin e Greqisë në negociata me kreditorët. “Dikush mund ta injorojë vullnetin e një qeverie, por jo edhe të një populli”, tha Cipras, duke shtuar se “të hënën do të hapet një kapitull i ri për Evropën. Të njëjtin apel ka dërguar edhe ministri i Financave Janis Varoufakis.
Greqia hyn në histori
Më 30 qershor, Greqia hyri në histori, duke u bërë vendi i parë i industrializuar që nuk i kthen një kredi FMN-së, një ngjarje që shqetësoi tregjet financiare botërore dhe ato në Eurozonë. Votimi ka bërë që grekët majtistë dhe evropianët të jenë në kampe të ndryshme. Të premten, u mbajtën në Athinë dy mitingje masive në mbështetje të kampeve opozitare, duke shkaktuar skepticizëm tek grekët në botën e jashtme. Por referendumi ka polarizuar edhe Evropën. Mijëra vetë kanë demonstruar në disa kryeqytete evropiane në mbështetje të një vote ‘jo’ si përgjigje ndaj drejtuesve të Eurozonës, duke përfshirë edhe kancelaren Angela Merkel, që ka bërë thirrje që të votohet me ‘po’.
Kancelarja Merkel njoftohet se do të udhëtojë të hënën pasdite për në Paris për të biseduar për Greqinë me presidentin Hollande. Kryeministri Aleksis Cipras ka zhvilluar ndërkohë edhe një bisedë telefonike me presidentin francez Holande.
Në regaimet e para gjermane thuhet se pozicioni për negociata me qeverinë greke është shumë i rëndë. Krerët e socialdemokratëve kanë kërkuar që të hënën në Bruksel të mbahet një samit i vendeve anëtare të Eurozonës – në nivel kryeministrash.
Kongresisti Engel dhe ambasdorja Jacobson vizitojnë Teqenë e Madhe në Rahovec
RAHOVEC : Në profilin e saj në face book, Teqeja e Madhe e Tarikatit Alie-Halvetie e Baba Shejh Sylejmanit – Rahovec, shkrunate sot se :” 4 Korriku, ditë e madhe e miqëve tane, për të festuar së bashku Pavarësinë e Shteteve të Bashkuar (USA). Të falemenderojm ata që kan kontribuar për Kosovon si në kohën e luftës, kohën kur Kosova është dashur të filloj të marr hapat fillestare pas luftës si nji shtet i ri, diten e pavarësis, si dhe në ditët e sodit. Falemenderojm mikun tonë Kongresmenin Eliot Engel si dhe Ambasadoren Tracey Ann Jacobson që na vizituan sonte, në këtë ditë të madhe për kombin Amerikan.”
Delegacioni Amerikano-Shqiptar, i cili është duke zhvilluar një vizitë disa ditore në Kosovë, kryesuar nga Kongresisti, e mbi të gjitha Lobisti i Kauzës Shqiptare Eliot Engel, miku i dëshmuar i shqiptarëve në Kongresin amerikan, dhe Ambasadoria Tracey Jackobson, biznesmeni shqiptaro-amerikan Harri Bajraktari, botuesin e gazetës shqiptaro amerikane ‘Illyria’ në SHBA, z. Vehbi Bajrami, veprimtari i njohur Rrustem Gecaj, si dhe shumë miq të tjerë nga bota akademike, ajo e biznesit, medias dhe nga sfera tjera të jetës shoqërore në vend e rajon, kan zhvilluar sot një vizitë në Teqen e Madhe e Tarikatit Alie-Halvetie e Baba Shejh Sylejmanit – Rahovec
Keshtu te pakten thuhet në rrjetin shoqëror facebook teksa njoftohet se Kongresisti Eliot Engel – i shoqëruar nga ambasadorja amerikane Tracey Jacobson dhe anëtarët e tjer të delegacionit nga Amerika, kanë vizituar Teqen e Madhe në Rahovec, ku me këtë rast Engel bëhet e ditur se ka theksuar se SHBA-ja është vendi me demokracinë më të vjetër, derisa Kosova me demokracinë më të re.
“Sot në Rahovec, në Teqene e Madhe, na nderuan me vizite Kongresisti Eliot Engel dhe Abasadorja Amerikane me bashkepunetore te tjere. Festuam bashke diten e pavaresise se ShBA-ve, ketij vendi mik. Sipas Kongresistit Engel, ShBA eshte vendi me demokracine me te vjeter, nderkaq Kosova me demokracine me te re qe ka shume per te mesuar”, shkruan Ministri i Financave Avdullah Hoti në faqen e tij facebook./Beqir SINA/
- « Previous Page
- 1
- …
- 153
- 154
- 155
- 156
- 157
- …
- 202
- Next Page »