• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MINISTRI I JASHTEM I KOSOVES NE RUMANI

February 17, 2014 by dgreca

Nga B.Jashari/.-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është nisur sot për në Rumani, ku do të marrë pjesë në takimin e dytë jo formal të Organizatës SEECP, Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.MPJ e Kosovës bëri të ditur se, në vizitën e tij të parë zyrtare në Rumani, ministri i Jashtëm kosovar është ftuar nga homologu i tij rumun, Titus Corlăţean, pasi Rumania është kryesuesja e radhës e kësaj organizate të rëndësishme rajonale që promovon paqen, stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal në frymën evropiane.

Në Samitin dy ditor të SEECP, ku vendet përfaqësohen në nivel të ministrave të jashtëm, Hoxhaj pritet të takojë edhe homologë të vendeve të tjera, me synimin për anëtarësimin e Kosovës sa më parë  në këtë organizatë, që është një prej më të hershmet në Ballkan.

SEECP përbëhet nga 12 shtete anëtare, mes të cilave;  Shqipëria, BeH, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

Samiti i Ohrit, vitin e kaluar dështoi për shkak të mos ftesës së palës kosovare në nivelin më të lartë, ku shumica e vendeve anëtare ishin solidarizuar me vendimin e Kosovës për të mos u përfaqësuar në një nivel tjetër

Filed Under: Rajon Tagged With: Ministri Hoxhaj, ne Rumani

FSK-ja parakalon në gjashtë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2014 by dgreca

B.Jashari/.-Në përvjetorin e gjashtë të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së  Kosovës, në sheshet kryesore të Prishtinës parakaluan sot kuadratet e të gjitha njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.  Në këtë manifestim, kryeministri  Hashim Thaçi tha se është parada e fundit ku ne shohim parakalimin e FSK-së, me këtë emër, dhe se na ndan një kohë e shkurtër nga themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mund të krenohet me shumë arritje të realizuara brenda mandatit të saj të tanishëm. Por, tash është koha të vazhdojmë tutje. Tash është koha kur ne duhet të marrim përgjegjësinë e plotë për sigurinë e shtetit tonë. E kjo do të nënkuptojë ndryshime të rëndësishme në mandatin, misionin, madhësinë dhe strukturën e saj. Kjo do të thotë –  një emër i ri për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, u shpreh Thaçi.
Ai  tha se, kjo është parada e fundit e nderimit të Ditës së Pavarësisë, ku ne e shohim parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me emrin e saj të deritanishëm.
“Na ndan një kohë shumë e shkurtër nga themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës. Pra, një kohë shumë e shkurtër na ndan nga forca e re, e cila do t’i ketë kapacitetet e  mbrojtjes dhe do ta ketë një mandat të ri, madhësinë dhe strukturën e re”, tha Thaçi.

Ai shtoi se, Forcat e Armatosura të Kosovës do të zhvillohen që të janë të gatshme dhe të afta ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
“Forcat e Armatosura të Kosovës do t’i mbrojnë interesat e Kosovës, qytetarët e saj dhe pronën e tyre, do të kontribuojnë për ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global”, theksoi kryeministri Thaçi.
Ai tha se, aftësia që ne vet ta mbrojmë vendin tonë dhe t’i plotësojmë nevojat tona të sigurisë është po ashtu parakusht për integrimin e suksesshëm të Kosovës në strukturat Euroatlantike.
Presidentja e Republikës,  Atifete Jahjaga, tha se “suksesi i reformimit dhe profesionalizimit tuaj të mëtejshëm është i garantuar falë guximit, kurajës, durimit dhe zotimit për ta përmbushur misionin tuaj për një Kosovë paqësore dhe demokratike, për një shoqëri që ka për synim parësor investimin në sigurinë e çdo qytetari të saj dhe ku secili qytetar bashkëpunon me institucionet me besimin se ato ekzistojnë për t’i mbrojtur ata”, tha ajo.
“Jam e bindur se përkushtimi ynë për t’i ruajtur vlerat e idealet mbi të cilat u betuam dhe për të përforcuar dhe avancuar bashkëpunimin me aleatët tanë strategjikë, kurrë nuk do të vihet në dyshim”, tha Presidentja Jahjaga.
Ajo tha se, synimet e përcaktuara qartë për shtetin tonë, nuk mund të mbesin të papërmbushura, “sepse ne do të vlerësohemi për vlerat që po ndërtojmë, për idealet që po provojmë të krijojmë – të shtetit të së drejtës, të një shteti të lirë dhe të përparuar dhe në veçanti do të vlerësohet për luftën tonë në mbrojtje të këtyre idealeve”.
Në këtë manifestimin qendror të 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës morën pjesë edhe  komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjenerali Timothy Orr, ministri i FSK-së Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatore Farina, ambasadorët dhe atashetë e akredituar në Kosovë,  si dhe qytetarë të shumtë nga e gjithë Kosova.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Fsk-ja, parakalon, per festen e 6 vjetorit

Dhjetra nxënës të helmuar nga gazi në Gostivar

February 15, 2014 by dgreca

Helmohen nxënësit shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike të Gostivarit. Dyshohet që persona të panjohur të kenë kanë hedhur gaz në ambientet e shkollës, duke shkaktuar helmimin e dhjetëra nxënësve, pjesa më e madhe e të cilëve po kurohen në qendrën klinike në Shkup, për shkak të pasojave të rënda nga gazi. Në mesin e të helmuarve përveç nxënësve është dhe drejtori i shkollës dhe disa profesorë. Tek nxënësit shqiptarë të cilët kanë qenë duke ndjekur procesin mësimor përnjëherë kanë filluar t’iu paraqiten simptoma të kollitjes, frymëmarrjes së vështirësuar dhe djegies së syve.  Nga Klinika Toksikologjike në Shkup kanë theksuar se janë ndërmarrë të gjitha masat për t’iu dalë në ndihmë nxënësve të helmuar dhe se atyre u janë bërë të gjitha analizat e duhura të gjakut, të cilat më pas do të tregojnë shkaqet e helmimit. Ndërkohë kryetari i komunës së Gostivarit  Nevzat Bejta helmimin e nxënësve shqiptarë e ka quajtur akt çnjerëzor. Edhe pse zyrtarisht nuk është njoftuar se cilat janë shkaqet e helmimit masiv të nxënësve shqiptarë të Gostivarit, dyshimet e para flasin se në ambientet e shkollës së mesme ekonomike është hedhur gaz helmues nga persona të panjohur në turnin e nxënësve shqiptarë. Ekipet e Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë njoftuar se janë duke punuar në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Filed Under: Rajon Tagged With: dhjetra nxenes, ne Gostivar, te helmuar

Shkup, Tirane, Diber- Protesta kundër devijimit të lumit Radika

February 15, 2014 by dgreca

Në Shkup do të mbahet sot një protestë kundër ndërtimit të projektit hidroenergjetik “Fusha e Lukovës” dhe devijimit të lumit Radika.Protesta mbahet në mesditë në afërsi të sheshit “Skenderbeu” , në organizim të shoqatave qytetare të rajonit të Dibrës, diasporës dibrane, shoqatave ekologjike të Shqipërisë dhe shoqatave të tjera.

Protestuesit theksuan se do të kërkojnë ndërprerjen e këtyre projekteve që dëmtojnë rajonin e Dibrës.

“Të jemi bashkë dhe të vazhdojmë atë që nisën mërgata jonë. Radika ju bënë thirrje për protestë masive në Shkup. Të tregojmë se Radika nuk është as e Qeverisë së Maqedonisë, as e ndërmarrjes ELEM,  por Radika është e banorëve dibran dhe të Rekës dhe do të jetë ashtu siç është”, theksohet në thirrjen e protestës.Në mbështjetje të protestës këtyre ditëve u deklaruan disa shoqata shqiptare në Maqedoni.

Edhe Tirana, protesta kundër devijimit të lumit Radika

Paralelisht me protestat në Shkup për mos devijimin e lumit Radika edhe në Shqipëri, aleanca “Beslidhja kundër devijimti të lumenjëve” ka protestuar.Kjo është protesta e 7 megjithëse me një numër më të pakët aktivishtësh i është bërë edhe një herë thirrje qeverisë të heqin dorë nga ky projekt i devijimit të Radikës.

Aktivistët paralajmëruan edhe një herë që protestat do të vazhdojnë, do të përshkallëzohen më tej, kudo ku ka shqiptar të cilët janë të sensibilizuar për të mos lejuar shkatërrimin e këtij lumi. Protesta ka pase edhe ne Diber.

 

Filed Under: Rajon

Hoxhaj në Senegal, koordinim për fushatën e njohjes së Kosovës në Afrikë

February 15, 2014 by dgreca

Ne Foto: Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj u prit ne takim nga presidenti i Senegalit, Macky Sall/

Nga B.Jashari/.-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po vazhdon turneun lobues në kontinentin e Afrikës. Pas qëndrimit në Zambia, Hoxhaj ka vizituar Senegalin, bëhet e ditur nga Dakari në njoftimin e dërguar të MPJ-së së Kosovës. Në takimin me presidentin e Senegalit, Macky Sall, ministri Hoxhaj e falënderoi për vendimin e shtetit të tij që e njohu Kosovën në vitin 2008, si vendi i parë i kontinentit afrikan, ndërsa kërkoi ta vazhdojë edhe më tej mbështetjen në fushatën e njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Në takim të veçantë, Hoxhaj u prit edhe nga homologu i tij, Mankeur Ndiaye, me të cilin bisedoi për kapitullin e ri të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Senegalit. Hoxhaj i bëri thirrje nga Senegali të gjitha vendeve afrikane që ta njohin Kosovën. “Deri më tani 106 vende e kanë njohur Kosovën dhe kjo tregon që njohja e Kosovës është globale dhe ka një shtrirje ndërkombëtare. Jemi anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare, por edhe në të ardhmen do ta kemi mbështetjen e Senegalit. Nga këtu, në Dakar shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje vendeve afrikane ta njohin Kosovën, duke ndjekur shembullin e Senegalit”, tha Hoxhaj. Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Senegalit, Ndiaye, siguroi Hoxhajn se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha drejtimet. “Ministri shprehu falënderimin e tij për vendimin historik të njohjes së Kosovës nga Senegali si shteti i parë afrikan që e ka njohur Kosovën. Ne kemi vendosur ta vazhdojmë mbështetjen e Kosovës në fushatën e njohjes ndërkombëtare, ashtu edhe siç ka kërkuar Kosova nga ne dhe në këtë drejtim do të vazhdojmë të punojmë së bashku në një strategji të veçantë”, ka thënë ai. Më pas, të dy ministrat kanë nënshkruar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, duke e cuar në 65 numrin e shteteve me të cilat Kosova ka nënshkruar deri tani marrëdhënie diplomatike. Pas njohjes së Lesotos këtë javë, Hoxhaj po viziton Afrikën për të shtyrë përpara axhendën e njohjes së Kosovës, duke paralajmëruar njëkohësisht se edhe 5 shtete të tjera do ta njohin pavarësinë së shpejti./

Filed Under: Rajon Tagged With: Hoxhaj ne Senegal, njohje nga Afrika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 195
  • 196
  • 197
  • 198
  • 199
  • …
  • 203
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar
  • FREEDOM IN JANUARY 2026
  • “ALBLIBRIS”, NJË PREMTIM KADARESË QË E KREVA NË NËNTËDHJETËVJETORIN E TIJ
  • Përmendorja e Skënderbeut në Ulqin
  • Join us at Albanian Heritage Day at Yankee Stadium!
  • ABAS KUPI, AKTIVITETI POLITIK NË EMIGRACION DHE NË SHBA
  • Marksizmi, nostalgjia e sfumuar filozofike dhe praktike
  • U mbajt konferenca shkencore “Tish Daija në 100 vjetorin e lindjes”
  • NDËRROI JETË PJETËR LEKA IVEZAJ
  • LIRIA KA EMËR: UÇK
  • VENDI IM
  • NJË PIKTURË SI E PIKASOS…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT