• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova drejt zgjedhjeve, takohen Mustafa e Pacolli

March 1, 2014 by dgreca

Nga B.Jashari/.-Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, u takua sot me presidentin e AKR-së, Behxhet Pacolli, ku ka përsëritur se është e domosdoshme që të ketë pajtueshmëri të plotë të subjekteve politike për të përcaktuar dinamikën e punëve, si dhe për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat duhet të mbahen brenda pjesës se parë të këtij viti.

“Mustafa dhe Pacolli janë pajtuar për finalizimin e reformës zgjedhore. Po ashtu, ata kanë biseduar edhe për dinamikën e veprimeve të tjera, me qëllim që të gjitha subjektet politike, së bashku me institucionet, të angazhohen për të përgatitur zgjedhje të rregullta dhe demokratike”, bëhet e ditur në njoftimin e dërguar nga LDK.
Theksohet se, për të biseduar për këto çështje, deri më tani Mustafa është takuar edhe me kryetarin e PDK-së dhe me atë të AAK-së, ndërsa në ditët në vijim do të takohet edhe me liderët e subjekteve të tjera politike, me qëllim të koordinimit të të gjitha veprimeve.

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosova drejt zgjedhjeve, Mustafa takon Pacollin

Grupi parlamentar i BDI dorëzon kërkesën për shpërbërjen e Parlamentit

March 1, 2014 by dgreca

Nga ZinaTosku/-Grupi parlamentar i partisë Bashkimi Demokratik per Integrim në Maqedoni ka dorëzuar ditën e sotme kërkesën për shpërbërjen e Parlamentit. Ky qëndrim erdhi si pasojë e  vendimit të  partisë për mospjesëmarrje në zgjedhje presidenciale, pasi pala maqedonase nuk kishte disponim për pranim të idesë që të dilet me kandidat të përbashkët presidencial. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë një interviste  ka paralajmëruar se zgjedhje të reja mund të ketë edhe në muajin shtator, nëse deri në samitin e NATO-s në Londër, Maqedonia nuk arrin të zgjidhë çështjen e emrit. “NATO ka Samit në shtator, duam përparim, e jo zhgënjim. Ç’kuptim do të kishte sikur ta marrim rekomandimin e gjashtë. Pesë rekomandime i janë dhënë Maqedonisë për të marrë datë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Do të ishte një rekomandim i lodhshëm, rekomandim koti”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së

Filed Under: Rajon Tagged With: BDI, dorezon kerkesen, shperberja e Parlamentit, Zina Tosku

Mitrovica, “Qytetar Nderi” per Lulzim Bashen

March 1, 2014 by dgreca

Mitrovica do të shpallë “Qytetar Nderi” kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Bashën. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri. Kryetari i komunës se Mitrovicës i shoqëruar nga nënkryetari Safet Kamberi, kryetari i asamblesë Bislim Imeri dhe Gazment Boletuar u prit në një takim të veçantë nga kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha.

Kreu i komunës së Mitrovicës ka shprehur mirënjohjen e tij dhe qytetarëve të Mitrovicës për ndihmë që zoti Basha ka dhënë në kuadër të iniciativës “Ndihmo dhe ti” për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga lufta.

“Sot kam pasur kënaqësinë e veçantë të pres këtu në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Kryetarin e ri të komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri të cilin pasi i urova suksese në detyrën e tij të lartë, në besimin që i kanë dhënë qytetarët e Mitrovicës, e garantova se bashkëpunimin mes Bashkisë së Tiranës dhe komunës së Mitrovicës, i cili ka nisur prej kohësh, do të konsolidohet dhe do të rritet në të gjitha fushat. Bashkia e Tiranës, qytetarët e Tiranës, janë ndër kontribuuesit e parë të projektit “Ndihmo dhe ti”, i cili ka për qëllim ndërtimin dhe rindërtimin e shtëpive të dëmtuara gjatë luftës, të qytetarëve të Mitrovicës. Kjo është një ndihmë simbolike, por që shpresoj që do të ketë rolin e saj modest, jo vetëm në ndërtimin dhe rindërtimin e shtëpive të shkatërruara në Mitrovicë por edhe tërheqjen e vëmendjes ndaj këtij procesi kaq të rëndësishëm për rindërtimin e lagjeve, e shtëpive, banesave të qytetarëve të këtij qyteti simbol të Kosovës, por po kështu të një qyteti i cili për nga zhvillimi i tij do të jetë edhe treguesi më i mirë i përparimit të Kosovës në tërësi, drejt arritjes të objektivave të saj si një shoqëri e hapur, e lirë, europiane dhe e përparuar”- deklaroi Basha.

“Kam ardhur për të falënderuar me ndihmën që ka dhënë prej 100 mijë dollarëve, për të ndihmuar aksionin “Ndihmo dhe ti”. Ju e dini që Mitrovica është në gjendje të rëndë ekonomike sepse ka qenë një qytet më i rrezikueshmi deri më tani. Mitrovica, e dini që është një qytet specifik, ka probleme edhe politike edhe ekonomike. Përpara ka qenë një qytet shumë i pasur dhe tani pas zhdukjes, pas luftës, gjatë luftës gjithë industria e rëndë është shkatërruar dhe tani është në gjendje të rëndë ekonomike”-u shpreh kryetar i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Kryetari i bashkisë së Tiranës ndërsa është njohur me disa nga projektet e kryetarit të Mitrovicës ka ofruar mbështetjen dhe angazhimin e tij personal dhe të bashkisë së Tiranës për të ndihmuar në realizimin e çdo projekti që do të përmirësoj cilësinë e jetës së qytetarëve të Mitrovicës.

“Unë kam kërkuar nga qeveria e Kosovës që të shpallë zonë të lirë ekonomike, e cila do të më japë mundësi mua si kryetarë i komunës që të ftoj ndërkombëtarët e bizneset dhe më tej unë e di se shumë biznesmen të globit do të vinë në Mitrovicë dhe do të investojnë, kështu që kam kërkuar edhe nga qeveria e Kosovës që ligji mbi Trepçen të dal në shqyrtim dhe të hiqet nga protektorati dhe të kthehet në menaxhmentin e saj, për arsye se, unë nuk mund të duroj dhe nuk mund të toleroj që në komunën e Mitrovicës qytetarët e mi të flenë mbi ari dhe të kërkojnë miell, dhe unë do të jem zëri i tyre shumë i fuqishëm që ajo të kthehet në gjendjen e mëparshme dhe unë po shpresoj se gjendja ekonomike në Mitrovicë do të kthehet për së mbari. Njëkohësisht edhe nga ana politike jemi duke folur edhe me EULEX dhe me KFOR dhe me të gjithë ata që e dëshirojnë një qetësi normale dhe europiane që të jetë në dy krahët si nga ana e veriut dhe e jugut, sepse është në interesin e të gjithë neve që ajo të bëhet sa më parë, të normalizohet dhe unë e kam gjetur një pikë të dobët e cila ka qëndruar, jemi duke punuar ngushtë me policinë e Kosovës që kontrabanda që ka qenë deri tani të ndërprehet dhe është duke u ndërprerë, që një muaji e gjysëm ju garantoj nuk ka as një lëvizje tjetër, dhe unë po shpresoj që brenda 2-3 muajve zalli do të jetë i panevojshëm në atë urë të Ibrit. Njëkohësisht ne biseduam ngushtë edhe me planin i cili do të jetë në të ardhmen, bashkëpunime të ngushta. Unë kam një simpati të veçantë për kryetarin tuaj dhe shpresoj që ne do të gjejmë gjuhë të përbashkët për çdo ndihmë njëri-tjetrit”-theksoi kreu i komunës se Mitrovicës.

Basha theksoi se, “Kryetari Bahtiri më njohu me axhendën e tij ambicioze që ka në qendër punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Mitrovicës përmes aktivizimit dhe riaktivizimit të mundësive dhe potencialit të madh ekonomik të qytetit të Mitrovicës dhe potencialeve, resurseve të shoqëruar në këtë qytet. Siç jemi sot në krah të njëri-tjetrit do të vazhdojmë të jemi në bashkëpunim, në bashkëbisedim dhe në kontakt të vazhdueshëm si dy kryetarë, si dy njësive vendore të cilat janë të interesuara për mbarëvajtjen e punëve të njëri-tjetrit dhe në këtë kuptim Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të ketë një interes të vazhdueshëm në mbarëvajtjen e punëve në komunën e Mitrovicës dhe në ndihmën e drejtpërdrejtë për qytetarët e qytetit të Mitrovicës. Dua ta garantoj kryetarin e Mitrovicës për mbështetjen time të plotë në të gjitha sfidat dhe projektet që ka përpara”.

Zoti Basha dhe zoti Bahtiri me kërkesë të familjes Boletini ranë dakord për ngritjen e një komisioni të përbashkët për të organizuar ceremoninë e varrimit të eshtrave të Isa Boletinit.

“Diskutuam edhe për një ngjarje shumë të veçantë, shumë domethënëse në raport me historinë kombëtare dhe një nga figurat kryesore të historisë që është Isa Boletini. Autoritetet kosovare konfirmuan përfundimisht përmes analizave të ADN-së identitetin e eshtrave të ruajtura me fanatizëm nga familjarët e Isa Boletinit dhe sot ne diskutuam dhe rakorduam së bashku një angazhim të përbashkët të qytetit të Isa Boletinit, Mitrovicës dhe kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës për të bërë përgatitjet e nevojshme për një ceremoni dinjitoze të rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit”- deklaroi Basha.

Kryetari i komunës së Mitrovicës e ka ftuar zotin Basha ta vizitojë Mitrovicën, kohe në të cilën do t’i dorëzohet edhe titulli “Qytetar Nderi” i Mitrovicës.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Lulzim Basha, Mitrovice, qytetar Nderi

NEW YORK : Diskutim mbi Ballkanin dhe Bashkimin Europian në Institutin Peace Island

February 28, 2014 by dgreca

Katër ambasadorë nga vendet ballkanike, Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia dhe Kosova,  diskutuan në Panelin : “Marrëdhëniet Ndërqeveritare midis vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian”. Kurse, Serbia, e bojkotojë atë si shkak i pjesmarrjes së Republikës së Kosovës /

Nga Beqir SINA/

NEW YORK : Në qytetin e New Yorkut,  “Peace Islandas Institute”, Qendra për Çështjet Globale – mbajti një diskutim për :”Marrëdhëniet Ndërqeveritare midis vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian” , i organizuar nga ky institut me pjesmarrjen e studenteve të gazetarisë dhe pedagogve, dhe diplomtave ballkanik akredituar në OKB.

Në diskutim folën përfaqësues të Bullgarisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës dhe ekspertë për çështjet e Ballkanit. Pjesëmarrësit në diskutimin me temë: “Marrëdhëniet Ndërqeveritare midis vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian” , ishin të një mendimi, se të gjitha pasojat e trazirave në Ballkan – (luftrat) gjatë këtyre dy dekadave të fundit erdhën si shkak e sundimit të egër komunist, të cilat aplikuan gjatë sundimit të tyre në këto vende ndarjet e tmershme mes popujve të Ballkanit, madje si në Shqipëri egzistojë ndarja e thellë edhe mes vetë shqiptarëve të njërës anë të kufirit me anën tjetër. Sipas tyre çdo gjë në këto vende u finalizua me atë regjimit ultranacionalist të Millosheviqit. Zbatimi i demokracisë në Ballkan, ekonomia, shteti dhe rendi janë një faktor përcaktues i përparimit të vazhdueshëm të këtyre vendeve drejt Bashkimit Europian – forcimit të urave të lidhjes, mes vendeve Ballkanike”.

Diskutimi Paneli 2 për “Marrëdhëniet  Ndërqeveritare midis kombeve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian ”  trajtojë gjithashtu integrimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian , kohezionit politik për përfitim reciprok , zhvillimit të qëndrueshëm social-ekonomik dhe ruajtjen e paqes së gjatë, dhe të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit dhe të kontributeve të këtyre vendeve tek paqja botërore . Është gjithashtu e rëndësishme për tëpërmendur se diskutatët adresuan në kumtesat e tyre nevojën e bashkëpunimit rajonal për tranzicion demokratik , performancat financiare , dhe modelet e tregtisë, duke përfshirë sektorin privat në vendet Ballkanike, marrëveshjet ndërshtetrore dhe ndërkufitare që janë arritur për këtë qëllim”.

Diskutantët folën për rolin e qeverive të këtyre vendeve, si dhe rolin e popujve tek një forcim lidhjesh dhe marrëveshjesh ndër-ballkanike, sfidat para dhe pas antarësimit në familjen Europiane – Bashkimin Europian aty ku të gjitha këto vende, thonë se e kanë qëllimin e tyre dhe mënyrat se si komuniteti ndërkombëtar mund të ndihmojë për zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve”.

Eshtë e rëndësishme të ceket se ky ishte i pari diskutim i këtij lloji – që u mbajt në Nju Jork, të mërkurën mbi Bakllanin dhe Bashkimin Europian mes këtyre vendeve, ku për herë të parë mori pjesë edhe Kosova, ndërkohë, që Serbia e bojkotojë atë si shkak i pjesmarrjes së ambasadorit të Republikës Kosovës . Megjithatë, ishin katër ambasadorë nga, Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia dhe shteti më i ri Kosova që përfaqësojnë diplomacinë e vendeve të tyre në Kombet e Bashkuara, të cilët për tre orë iu bashkuan diskutimit në Institutin “Ishujt e Paqes” në panelin  2 : ” Marrëdhëniet  Ndërqeveritare midis vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian”

Diskutimin e moderoi Dr Aras Konjhodziç President dhe CEO nga Federata e Shoqatave Amerikane  – Ballkanike Amerikane, ndërsa mbajtën kumtesa : H.E. Stephan Tafrov Përfaqësues i Përhershëm Misioni i Përhershëm i Bullgarisë në OKB , H.E. Ferit Hoxha Përfaqësues i Përhershëm Misioni i Përhershëm e Shqipërisë në OKB, , H.E. Goce Karajanov Përfaqësues i Përhershëm Misioni i Përhershëm e Maqedonisë në OKB, H.E. Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork.

Kurse mirëseardhjen ua uroi mikëpritësi i këtij diskutimi Professor Mehmet Kilic Drejtor i Qendrës për Çështje Globale nga Instituti “Ishujt e Paqes” në New York.

Ambasadori i Bullgarisë Tafrov,  tha se roli i Bullgarisë në Ballkan, duhet ndjekur me shumë vëmendje dhe duhet t’i kushtohet rëndësi edhe nga vendet e tjera të Ballkanit, vende këto që aspirojnë për në Bashkimin Europian. Tafrov me një karrierë të shquar diplomatike, i kushtojë vemendje të veçantë gjatë diskutimit të tij – ndarjes një herë e përgjithmon nga e kaluara komuniste të Bullgarisë, me reformat në vend që e çuan atë drejt integrimit të saj Europian, duke e bërë Bullgarinë anëtare të Bashkimit Europian.” Bullgaria ishte e para që e ka njohur Kosovën – në Ballkan, dhe ishte me fat që qëndroi larg luftërave Ballkanike gjatë dy dekadave të fundit, duke dhënë kontributin e saj për të shërbyer vetëm paqes dhe sigurisë në Ballkan”.

“Unë jam shumë i kënaqur për këtë mundësi , tha në fillim të fjalës së tij Ambasadori Ferit Hoxha Përfaqësues i Përhershëm Misioni i Përhershëm e Shqipërisë në OKB, për të pasqyruar një ekspoze të gjerë, dhe sa më shumë të jetë e mundur fotografia e marrëdhënieve tona me BE-në dhe perspektivat e gjetjes së rrugve për të qenë sa më afër BE-së . Dhe për këtë do të doja të falënderoj Institutin Ishujt e  Paqes që na e sigurojë këtë platformë të diskutimit tonë”.

Ajo që ka ndodhur dhe ku jemi tani, tha ambasadori Hoxha është se  : “Shqipëria është pjesë e Stabilizim  Asociimit – ose , i njohur ndryshe si :”Versioni i shtrirë i procesit të zgjerimit të BE-së”, ku Shqipëria si çdo vendi shkon drejt BE-së nëpërmjet një seri hapash , ku secili është i kushtëzuar në përparimin në reformat që është monitoruar nga afër nga Komisioni Evropian .

Rajoni ynë, tha ambasadori Hoxha,  është plot me histori , por nuk është “tretur” plotësisht, duke na bërë ne të gjithë më të pjekur , mbasi ne të gjithë kemi mësuar nga e kaluara dhe ne të gjithë shikojmë me besim në të ardhmen; “Perspektiva e përbashkët të integrimit të BE-ja. E cila na ka ndihmuar në masë të madhe për të kapërcyer sfida të ndryshme dhe historike dhe padrejtësitë “.

“Kjo është ajo që ne e quajmë fuqia transformues të BE-së . kjo është pra, e qartë se Ballkani nuk mund të zhvillohet plotësisht në paqe dhe harmoni pa BE-në , BE-ja , nga ana tjetër , nuk do të ndjehen plotësisht e plotë dhe e sigurtë dhe pa Projektin e saj të krijimit të një zone të tërë evropiane të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit, e cila nuk do të kompletohet pa Ballkanin Perëndimor . Ballkani Perëndimor nuk është oborrin e shtëpisë të Evropës , por ajo është padyshim një pjesë përbërëse e tij . Procesi i integrimit nuk mund të zvarritet përgjithmonë . lodhja nga zgjerimi mund të marrë një taksë e rëndë në procesin e reformave dhe për të prodhuar një lodhje të reformës në rajonin . Procesi duhet të jetë konkretë , me objektiva të matshme dhe të jenë të arsyeshme në kohë të përshtatur . BE-ja ka qenë dhe duhet të mbetet një motor i fuqishëm për zhvillimin ekonomik , qeverisjen  e përmirësuar , dhe përparimin në sundimin e ligjit në të gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor .”

Në fund të diskutimit të tij Ambasadori Ferit Hoxha Përfaqësues i Përhershëm Misioni i Përhershëm e Shqipërisë në OKB, konkludoi se ” Është e rëndësishme për të shmangur ndarjen e rajonit në dy nivele . BE duhet , për të hapur negociatat e pranimit sa më shpejt të jetë e mundur , me të gjitha vendet – pa marrë parasysh se sa kohë procesi mund  do të marrë – bazuar në faktin e njohur se negociatat e pranimit kanë vetëm një ndikim të vërtetë transformues në institucionet shtetërore ”

Për Ekselencën e tij Ambasadorin Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork.   Instituti Ishujt e Paqes meriton një kredi të veçantë për organizimin e këtij debati për Ballkanin , këtu në Nju Jork .

“Ballkani ka rënë gradualisht nga axhenda politike ndërkombëtare dhe ajo është duke u bërë gjithnjë e më shumë një çështje rajonale, përkatësisht [ështje e BE-së dhe NATO’s, tha ambasadori Sejdiu duke shtuar se kjo është kryesisht për të mirë , sepse tregon se rajoni ynë ka bërë një rrugë të gjatë , që nga koha e luftërave të tmerrshme , gjenocidet dhe spastrimit etnik , në një moment tjetër ku çështja më e rëndësishme në agjendat politike të vendeve të rajonit, është përmbushja e standardeve për procesin e anëtarësimit në BE”.

Përshtypja, tha më tej ai është se ” Ballkanizimi “, term ky i përdorur për të përshkruar fragmentimet të përgjakshme politike përgjatë vijave etnike , i kanë lënë hapësirë “Evropianizmit” një koncept ky që mishëron procesin e integrimit në BE përmes përqafimit të standardeve politike të demokracisë dhe ekonomisë së tregut”.
Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, raportet e progresti tëe Komisioni i BE-së,  lëshuar çdo vit duke janë bërë një pikë referimi për matjen e transformimit të suksesshëm politik dhe socio – ekonomik të shoqërive ballkanike . Megjithatë, theksoi ai sfidat janë të mëdha dhe pikat e nisjes , unë do të thoja , nuk janë të njëjta tha ambasadori Sejdiu, ne të gjithë kemi kaluar ose jemi duke kaluar nëpër tranzicion.

Ai përmende faktin se Republika e Kosovës i takon një grupi vendesh , të Ballkanit, e cila kishte për të kaluar nëpër një tranzicion të trefishtë : 1 . Nga komunist në një sistem demokratik ; 2 . Nga të shkatërruar nga lufta në një shoqëri të pasluftës ; 3 . Nga para- pavarësisë me status të pavarur politik, në pavarësi dhe shtet të lirë dhe sovran .

Rruga jonë e lirisë dhe pavarësisë ishte e vështirë dhe e dhimbshme ceku Konsulli i Përgjithëshëm i Kosovës, në Neë York.

Ai tregoi më pasë se ku jemi sot ? “Kosova, tha ambasadori Sejdiu festoi gjashtë vjetorin e pavarësisë së saj javën e kaluar . Gjatë gjashtë viteve të fundit si shtet i pavarur , Kosova ka treguar vizion, kapacitet dhe angazhim për të përqafuar dhe për të avancuar standardet e demokracisë , multietnicitetit , të drejtat e njeriut dhe ekonominë e tregut të lirë. Me politikën tonë të fqinjësisë së mirë dhe orientimin e fortë Evro-Atlantik, ne treguam se jemi një shtyllë e fortë e stabilitetit dhe përparimit në rajonin tonë . Me 106 anëtarë të OKB-së, të cilat  kanë njohur pavarësinë e Kosovës  dhe të tjerë që pritet të njohin , Kosova në mënyrë të pakthyeshme është duke marrë vendin e saj të plotë në familjen e kombeve sovrane” .

Integrimi Euro – Atlantik për Kosovën është një aspiratë kombëtare dhe rrjedhimisht një objektiv politik i dorës së parë i shetit të Kosovës . “Në perspektivën tonë , kjo përfshin anëtarësimin në BE dhe NATO . Pra , edhe pse BE-ja dhe NATO janë dy organizata të pavarura , ne shohim ato si dy shtylla të një ombrellë të vetme euroatlantike ” ka potencuar në diskutimin e tij H.E. Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork.

Ai më tej ka dhënë katër arsye të përgjithshme që e bëjnë projektin Evro-Atlantik të pazëvëndësueshën për Kosovën dhe rajonin. Zoteri Sejdiu iu referua edhe integrimit te pakicës serbë në Kosovë si dhe dialogut Kosovë-Serbi. Për këtë të fundit, ai potencoi se populli i Kosovës ka vuajtur shumë, në vite dhe dekada, nën pushtim dhe politika shtypëse dhe shfarosëse. Ai nënvizoi se historia nuk mund të ndryshohet, siç nuk mund të ndryshohet as realiteti gjeografik, përktësisht se Kosova dhe Serbia janë shtete fqinjë dhe si të tilla ato duhet të normalizojnë marrëdhëniet si shtete fqinjë dhe të barabarta.

Diskutantët ju përgjigjën edhe pyetjeve të pjesëmarrësve. Një prej tyre ishte dhe ambasadori Maqedonas në New York, Goce Karjanov, i cili iu përgjigjë pyetjes së veprimtarit Uk Gjonbalaj mbi shqetësimin e devijimit të lumit të Radikës. “Me sa dije unë tha ambasadori maqedonas ende nuk ka një planë për Radikën, duke shtuar se me vjen keq por unë nuk kamë kompetencë të falsë për këte çështje, megjithatë do të jemë më se i kënaqur të ju njoftojë në të ardhmen mbi këtë çështje” tha në përgjigjen e tij H.E. Goce Karajanov Përfaqësues i Përhershëm Misioni i Përhershëm e Maqedonisë në OKB.

Filed Under: Rajon Tagged With: Beqir Sina, dhe BE, Diskutim mbi Ballkanin, ne New York

Forumi BERZH, Fyle: Moment kyç që Ballkani të kërkojë investime

February 24, 2014 by dgreca

Gjergji Mima/ – Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë Evropiane, Stefan Fyle, i pranishëm në forumin rajonal të nivelit të lartë për Investimet në Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga BERZH në Londër, prezantoi qasjen e re të investimeve në këtë rajon.“Ndërsa Evropa tregon shenjat e para të daljes nga kriza, ky është një moment kyç për Ballkanin Perëndimor për të kërkuar për të tërhequr më shumë investime. Fakti që ekziston një grup i tillë i shquar i njerëzve të mbledhur këtu sot, duke sjellë së bashku krerët e rajonit, investitorët dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve financiare ndërkombëtare aktuale dhe potenciale private dhe publike, tregon se rëndësia e investimeve është rritur për rajonin”, tha Fyle.

Duke paraqitur zyrtarisht për herë të parë qasjen e re të qeverisjes ekonomike, konkurrencën dhe rritjen e Komisionit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Komisioneri Fyle, u shpreh  se “në Dokumentin  e Strategjisë së Zgjerimit tetorin e kaluar, ne njoftuam synimin tonë për të zhvilluar një qasje të re në ekonomitë e rajonit të zgjerimit. Sot, unë zyrtarisht nis këtë qasje të re, e cila ka të bëjë me ndërtimin e një mirëkuptimi të përbashkët mes liderëve të këtyre vendeve dhe investitorëve të mundshëm mbi prioritetet për reformën ekonomike”.

“Cili është qëllimi i kësaj qasjeje të re ? Ne duam që të vazhdojmë t’u mbështesim në përmbushjen e sfidave të krijimit të vendeve të punës, rritjen e aftësisë konkurruese dhe nxitjen e rritjes . Gjatë pesë viteve të fundit, ne jemi ballafaquar me sfida të njëjta në Bashkimin Evropian. Përpjekjet tona për të trajtuar krizën po sjellin rezultate. Ne kemi përvojë – ne duam që ju të përfitoni prej saj tashmë”, tha Fyle.

“Asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është një ekonomi tregu funksionale. Papunësia në të gjithë rajonin është e lartë. Të rinjtë janë të prekur veçanërisht. Nivelet e defiçitit publik dhe borxhit janë rritur. Konkurrueshmëria pengohet shpesh përmes politizimit të vendimeve që duhet të jenë drejtuar nga tregu. Këto probleme duhet të adresohen nëpërmjet një axhende të reformave të besueshme, shoqëruar me fonde të bollshme nga sektori privat dhe publik”, tha Fyle.

“Reformat e financave publike dhe të institucioneve të tregut të punës dhe reduktimi i pengesave administrative për bizneset duhet të jenë prioritete. Investimet në arsim, aftësitë dhe hulumtim gjithashtu duhet të jetë e lartë. Sundimi i ligjit është veçanërisht i rëndësishëm në aspektin e sigurisë ligjore dhe të besimit të investitorëve dhe kështu, është kyç për reformën ekonomike”, theksoi Fyle.

Sipas Komisionerit Fyle, “investimet do të ndodhin vetëm nëse vendet përmirësojnë klimën ndaj investimeve, duke krijuar kushtet për një rritje të qëndrueshme, të nevojshme për të krijuar vende të reja pune; kushtet për të ndihmuar dhe për të tërhequr investime të huaja direkte; kushtet në të cilat bizneset mund të jenë konkurruese dhe të lulëzojnë, dhe kushtet që do të rindezin frymën e sipërmarrësve tuaja dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME)”.

Komisioneri Fyle inkurajoi të gjithë investitorët e pranishëm për të marrë këtë mundësi për të përcaktuar zonat në të cilat do të duan qeveritë të përqëndrohen për ta bërë klimën e investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor më tërheqëse.

“Unë gjithashtu dua të theksoj rëndësinë e qeverisjes ekonomike në ruajtjen e mbështetjen për zgjerimin e Bashkimit Evropian”, tha Fyle duke u shprehur se “ne do të punojmë me ju për të arritur këto qëllime”.

“Së pari , ne kemi nevojë për stabilitet makroekonomik, fiskal dhe financiar. Ne tashmë kemi një dialog në programet makro – ekonomike dhe fiskale vjetore me të gjitha vendet me përjashtim të Kosovës. Ne duam të forcojmë këtë proces dhe të përqëndrohemi mbi reformat kryesore strukturore”, tha Fyle.

Ne, vijoi Komsioneri për Zgjerim, “do të mbështesim dialogun tonë mbi Programet Kombëtare të Reformës Ekonomike. Rezultati duhet të jetë për të rënë dakord së bashku në një grup të Vendeve të rekomandimeve specifike për të drejtuar reformat. Ne, së bashku me FMN-në, do të japim asistencë teknike për të mbështetur zbatimin e këtyre rekomandimeve. Vendet gjithashtu do të kërkohet të hartojnë planet e veprimit për menaxhimin e financave publike. Progresi këtu do të hapë mundësinë e mbështetjes buxhetore në sektorë në kuadër të Instrumentit të Ndihmës së Para – Aderimit (IPA) – IPA II”.

Së dyti, theksoi Fyle, “ne kemi nevojë për reforma sektoriale dhe investime në sektorë të caktuar, duke çuar në rritjen e eksporteve dhe më shumë vende pune. Komisioni do të ftojë vendet për t’i dhënë Pasqyrat (çdo vit të dytë, duke filluar nga viti 2015 ) e planeve të tyre për reforma strukturore në të gjithë sektorët më shqetësues, për të përmirësuar konkurrueshmërinë dhe rritjen, të tilla si transporti, energjia dhe arsimi.

Së treti, tha Fyle, “fonde të rëndësishme përmes IPA II do të mbështesin këtë proces dhe reformat pasuese me një fokus në veçantë në mbështetje të sektorëve. Dhe ne do të punojmë me të gjithë ju dhe me Institucionet Financiare Ndërkombëtare për të ofruar dhe financuar këto reforma. Vendet tuaja, të dashur Kryeministra, do të varet nga lidershipi juaj për të siguruar koordinim të të gjithë departamenteve të qeverisë tuaj për të siguruar që ju po punoni në reformat e dakorduara”.

“Nevojat për investime në rajon janë të konsiderueshme. Për këtë arsye unë kam qenë i kënaqur me marrëveshjen nëntorin e kaluar mes Evropës dhe Institucioneve Financiare Ndërkombëtare që të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre në investime kyçe në infrastrukturë, duke përfshirë transportin si prioritet dhe energjisë . Kjo do të bëhet përmes Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Fyle.

Komisioneri për Zgjerim theksoi gjithashtu se, “vendet e Ballkanit Perëndimor janë shumë të integruar ekonomikisht nëpërmjet Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). Prandaj ka kuptim për të përgatitur së bashku disa reforma dhe të vlerësojmë zbatimin e tyre. Strategjia Evropa Juglindore e 2020 për Punë dhe Prosperitet në një Perspektivë Evropiane mund të jetë një pikë kyçe referimi për Komisionin dhe Institucionet Financiare Ndërkombëtare”

Filed Under: Rajon Tagged With: Ballkani, Berzh, Fyle, investime

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 196
  • 197
  • 198
  • 199
  • 200
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare
  • Mirash Ivanaj, 12 mars 1891-22 shtator 1953
  • Ramazani, tradita shqiptare e mikpritjes dhe harmonia ndërfetare
  • “Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar”!
  • Departamenti i Shtetit ka publikuar një rregull përfundimtar për të ndryshuar Programin e Vizave të Imigrantëve të Diversitetit (“Programi DV”) që hyn në fuqi më 10 prill 2026
  • 50-VJET SHQIPËRIA PRITI!
  • Gjon Buzuku, nga cikli “Humanistë të hershëm shqiptarë shek XV-XVIII”
  • DIELLEZIM VLERASH PATRIOTIKE NE KUJTIM TE FAMILJES JASHARI NE FIRENCE ITALI
  • Zef Kolombi, mjeshtri i penelit dhe ngjyrave, një dritë e pashuar e artit shqiptar

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT