• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

OHRI, QYTETI I NJË KUJTESE TË HARRUAR

October 7, 2015 by dgreca

NGA PËLLUMB GORICA/

Duke prekur hapsirat që shtrihen përtej kufirit të Qafë Thanës, çdokush prej nesh, që edhe pse ka udhëtuar në këtë vend provon mbresa. Në mes një grupi vizitorësh jemi nisur për në Ohër, në këtë qytet intersant, ndaj udhëtimi drejt tij është kënaqësi. Bashkëshoqëruesi ynë, Zamiri i cili sa herë që udhëton drejt Ohrit e ndjek një ndjesi e madhe kënaqësie dhe padurimi, për të shkuar sa më shpejt atje. Kështu duke shkelur vende me histori, orët kaluam me shëtitje në peizazhet e tij, në biseda, zbavitje, që e bën udhëtimin të gëzueshëm e të paharrueshëm. Ne do të rrëfejmë ca nga ca më poshtë, ku syri e shpirti e ndjen të bukurën, hijeshinë, kulturën, vlerat,dhe dhimbjen e harresës historike, si dhe ato që e ndryshuan atë kohë,por pesha e tyre bie mbi të gjithë ne, mbi brezat që vijnë. Natyra, historia janë thelbi i artit, të cilën e duam dhe ripërtrinë gjuhën që fle në shpirt. Banorët shqiptarë të Ohrit, edhe pse pakicë, krenohen me trashëgiminë shekullore,e cila është lënë në harresë si një këngë e pa shkruar në pentagramin e historisë. Jetojnë këtu në këtë bukuri që e ka falë natyra, por të trishtuar, kur reliket e historisë së lashtë të qytetit, që flasin shqip po fshihen nga kujtesa. I ngjeshur mes  kësaj heshtje harrimi të kohëve të lavdishme, të pështjelluara pas perdeve të errëta të tyre, dallgët janë përplasur pamëshirshëm në bregun e tij, sa as një rreze dielli nuk po i bën dritë.

     Në Ohër peizazhet janë kartolina e këndëshme e qytetit, ndjesia e parë dhe e drejtpërdrejtë e tij. Ato të vijnë pranë plot magji e mrekulli, ashtu siç është ky qytet. Për këtë ai është preferuar nga një lëvizje turistike përherë në rritje. Liqeni shtrihet me madhështinë e tij që nga prehistoria. Të eturit për tokë e ujëra e copëzuan atë në të tyren dhe në tonën. Ofshan i gjori liqen në shekuj, s’duron dot, kur në dy a më shumë gjuhë, ia lexojnë emrin e tij të ndryshëm. Kë emër më thonë!? Belbëzimet kthyer në valë nanuriten me bukurinë që ka. Ohri është në vetvete një mrekulli me ndërthurjen magjike të liqenit, qytetit, malit e këto të pushtojnë emocionalisht. Ohri është në mbrojtje të Trashëgimise Botërore të UNESCOS. Tej në lindje, gardhi madhështor i malit të Galiçicës, që ngrihet në një lartësi prej 2255 metra, duket sikur takohet me qiellin. Ai shndërit në diell me nuancat e natyrës e harlisjen e thellë të gjelbërimit dhe kjo është një tjetër shenjë e cila u thotë mysafirëve: Mirseardhët!

                                         Histori që meriton të shfletohet

 Kur ndodhesh në Ohër, nxitesh natyrshëm për të mësuar më shumë për historinë e tij. Por sado bëhesh kureshtar, pezmatohesh nga historia e lashtë e zbehur shqiptare. Heshtja dhe pluhuri i harresës së detyruar, duket sikur i ka mbuluar vlerat. Të dhënat historike janë baza e gjenezës dhe kur historia hesht për të vërtetat, i deformon ato, e kur shkruhet e pabazuar e me interesa nacionaliste, ajo e fsheh qëllimisht shkëlqimin e saj të shndëritshëm, të këtij vendbanimi të lashtë. Ohri, si gjithë qytetet, e ka një histori të tijën, të madhe, të shkruar e të pashkruar. Një histori të larmishme e të paqëndrueshme me ngjarje të shumta, dhe dëshmi të pakundërshtueshme, që vërtetojnë mjaft fakte, për të cilat, studiuesit duhet ta thonë me forcën e fjalës, edhe pse ajo nuk ka munguar. Albanologë dhe qartësia e tyre, kanë mundësuar të përcjellin tek mentaliteti njerëzor historinë e Ohrit, duke ndriçuar thesaret e gjenezës sonë, të mbetur në hije. Ata kanë zbuluar gjurmë ekzistence të kulturës ilire, që hedhin dritë me evoluimin e saj në shekuj,si një çertifikatë e moçme e këtyre trojeve.Ato të bëjnë me dije, të venë në mendime dhe punë kërkuese studimore të mëtejshme, për të depërtuar në tërë dimensionin e së shkuarës me argumente, duke zbutur ashpërsinë e urrejtjes me përmasat e tmerrshme, të gllabërimit të trashëgimisë sonë. Dihet se të gjitha i kanë përvehtësuar të tjerët, duke krijuar kështu shtete artificiale nga Iliria e lashtë. Ohri ka një mbijetesë mijëravjeçarësh. Ai është vendbanim ilir i fisit të Enkelejëve, të lashtësisë, tashmë të njohur me emrin Lyhnidos. Nuk është rasti më shumë të shkruajmë për këto thesare me plot të panjohura, por,që hulumtimi i mëtejshën duhet të marrë përmasat pa i humbur ato. Në Ohër, koha ka ruajtur një pjesë të gjurmëve të hershme me pasuri historike të fshehura thellë në gji të natyrës, edhe pse njeriu e natyra janë një binom i pandalshëm në fenomenet shkatrrimtare. Gjurmët më të hershme,të zbuluara këtu, i përkasin periudhave të shoqërisë njerëzore, të neolitit, e që përfaqësohen sot në muzeun e Ujit, në preferi të Ohrit, në brigjet e Liqenit, ose siç njihet ndryshe: Gjiri i kockave. Këto dëshmi me rëndësi për lashtësinë e këtyre trojeve tregojnë se këtu jeta ka qenë e zhvilluar. Ndërkaq, ndihesh po kaq i interesuar të mësosh më shumë për vazhdimësinë e jetës këtu, dhe për morinë e ngjarjeve përshtyplënëse në kohëra. Shekujt do të rendnin dhe evoluan në hapa gjigande me ndryshimet rrënjësore të kufijëve nga furtunat e stepave, lukunitë e ardhacakëve,që gëlltisnin kësisoj troje, artin, kulturën, historinë, të zhduknin thesaret dhe të çrrënjosnin gjithçka nga lashtësia e tij, e të krijonin një perandori të re dhe botkuptim e tyre. Qiellin e kaltër, si një korb i zi, retë e zezonin në fushata të shenjta dhe mjegulla që herë tkurreshin e herë zgjeroheshin. Me pozicionin e përshtatshëm, Ohri ishte përherë në lakmi të pushtuesve romakë, bullgarë, normadë, turq, të cilët tinëzisht dhe mizorisht i fshihnin gjurmët e lashtësisë me shkatërrime. Një popull vdes kur nuk ka histori, dhe i zhduken rrënjët e thella në shekuj. Por një gjë është më se e vërtetë që, banorëve shqiptarë të Ohrit, historikisht, prej padrejtësive të kohës, pushtuesve, shtypjes, diskriminimit u është mohuar besnikëria e historisë. Mëson më tej, se në shekullin e X, i pushtuar nga bullgarët mori emrin Ohrid, që shpjegohet si vend ″mbi kodër″. Ohri është quajtur edhe Ahras, e këtë e vërtetojnë drunjtë e shumtë të ahut. Ai ka qenë në shekuj vatër e atdhetarizmit me ngjarje të spikatura. Aty kanë lindur, jetuar e luftuar burra, që e vërteta e tyre sado ndryshe të ketë qënë duhet paraqitur sot. Ohri ishte qendër e principatës arbërore të Gropajve, e shtrirë nga Dibra, Struga, Ohri deri në Pogradec. Historianët  sllavo -maqedonas të Ohrit me kryeneçësinë e tyre të palëkundur, nuk duhet të ngrenë supet përpjetë e të mos harrojnë figurat e tij në kohëra, të kësaj familje si: Andrea Gropa, Pal Gropa, Zaharija Gropa, që në shekujt e XIII-XIV ishin sundimtare të tij. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, e ripushtimit turk, një pjesë e tyre u largua në krahina të tjera. Është interesante të përmendim gjithashtu, se Ohri u bë simbol i qendresës kundër osmanëve turq, e ku janë zhvilluar luftime të ashpra në kohën e Gjergj Kastriotit. Ohri është i njohur në Rilindjen Kombëtare Shqiptare dhe vendlindja e figurave të pavarësisë: Dervish Himës, Hamdi bej Ohrit, Zuhdi bej Ohrit, protagonistë në kohën ku roli i tyre ishte aktiv, por fatkeqësisht si mjaft territore ai mbeti jashtë kufijve të tokës shqiptare më 1912. Në Ohër, historikisht dominonin shqiptarët; sot ata janë në pakicë si shkak i rrjedhojave, që ofroi shekulli XX, dhe luftërave grabitqare ndaj territoreve shqiptare, sidomos pas vitit 1945 me politikën e famkeqit Rankoviç për spastrimin etnik. Për të i u shmangur pasojave të tjera të mëtejshme, u larguan në Turqi, por edhe në Amerikë e vendet e Europës Perëndimore, plot brengë për braktisjen. Pushtuesit, maestro të padiskutueshëm të udhës ideologjike, buzëqeshnin me dhëmbë skërmitur, duke iu kënaqur largimit të shqiptarëve, mes asaj tymnaje të errët, e të përgojuar, si një e shkuar e zymtë, nga e cila e shohim në sy hapsirën e rralluar prej tyre, edhe në asimilimin klasik të atyre që jetojnë aty. Marrveshja e Ohrit midis liderëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe përfaqësuesve të qeverisë maqedonase, në gusht të vitit 2001, ishte një tjetër ngjarje në historinë e këtij qyteti. Pamë lëvizje protagonistësh, të mbërthyer në ngërçin e pazgjithshëm të situatave, e ku roli i mëvonëshm i kësaj marrveshje me albitër ndërkombëtarët e humbi vlerën, duke lënë pas shijen e hidhur të mosrealizimit. Historia e Ohrit ka aq shumë për të treguar.

Një perlë për bukurinë e syve

 Para syve shtrihej panorama piktoreske e Ohrit. Sa shumë tregon ajo, ndaj, të pushton një kënaqësi, dhe ndoshta pse është e tillë e ndjen thellë. Shpirti gdhend në emocione magjinë e bukurive të tilla, që janë vërtet kënaqësi dhe më tepër. Një raport emocional me të panjohurën e peizazhit të mrekullueshëm, të liqenit, që të shfaqet më befasues para syve, teksa e sodit me një vëmendje ngulmuese. Ai përhap pasqyrime të shkëlqyeshme drite mbi gjithçka, rrugët, pemët, ndërtimet, njerëzit. Përshpëritjet e valëve, si ajo e të dashuruarëve, me hijezimin e ngjyrës çlodhëse të tij, bashkë me retë që kalërojnë qiellit blu, atë përplasjen gjithë finesë të krahëve pulëbardha me aromën e vjeshtës, të mbushin deri në plotësi. Patjetër ndjehesh vërtet i gëzuar, ashtu si qindra e mijëra vizitorë, të cilët duan të fusin brenda vetes sa më shumë lumturi me këto peizazhe. Ngjyra blu e ujit, koloritet e purpurt dhe të shton dëshirën të përjetosh çaste vozitje me katamaran, nën lëkundjen e valëve, që era e lehtë i llokoçit bregut.

    Të përhumbur në bukuritë që shfaqen nuk e ndjejmë orët që kalojnë, dhe emocionet të shtohen vazhdimisht. Endur me dëshirën për ta soditur qytetin, syri të rrok rrëke turistësh, aty ku gjenden me shumicë botikë, restorante, kafene. Në faqet e dy kodrave të Ohrit, rrugicat janë me dhjetëra e vargu i shtëpive po i tillë, të ndërtuara në brinjë, të njëra – tjetrës, si një krah i hedhur sup mbi sup. Dielli përplasej në shtëpitë e bardha plot dritë, duke shpërndarë ngrohtësi. Qyteti i shtrirë më poshtë me ndërtime moderne, e rreshta ndërtesash të restauruara, ndërthuret me dekorin e gjelbëruar. Kishat, që janë të shumta, të ndërtuara dhe të gdhendura nga mjeshtërit voskopojarë, të lënë përshtypje me përsosmërinë arkitekturore. Si një admirues i artit, arkitekturës, natyrës dhe së bukurës humbet mes tyre. Nëpër komplekse ndërtesash interesante, të përqëndruara me një densitet të madh, në të dyja anët e tyre gëlojnë lloj-lloj dyqanesh me suvenire dhe ormanente të ndryshme, të cilat ravijëzojnë bukurinë dhe arkitekturën e qytetit. Fryte të mendjes dhe punës njerëzore janë edhe restorantet e gatimeve tradicionale, që ndër shqiptarët ishte më e theksuar. Gjëja e parë që të bie në sy është rregulli, pastërtia, kultura. Në një nga lagjet e vjetra, Çinari, ku banojnë shqiptarët, të tërheq vëmëndjen një rrap shumëvjeçar me trung të trashë e kurorë të madhe gjelbërimi. Jo shumë larg tij një pazar tradicional i një zejtarie autentike, gumzhinte nga turistët. Më tutje statujat e shenjtorëve mbushin sheshet dhe parqet e qytetit me dimesione të ndryshme e mbishkrime cirilike. Një tendecë e qëllimshme kjo,që të zmadhojnë historinë e tyre sllavo-maqedonase. Në majë të njërës nga kodrat dominon kalaja e Samoilit, e cila është pjesa tjetër, që i shton pamjen mahnitëse qytetit. Një rrugicë dredha – dredha, e shtruar me kalldrëm, dhe që gjarpëronte kodrës të shpinte atje. I josh vizitorët ajo, me muret e larta dhe kur i prek ato, padashur futesh në labirinthet e ngjarjeve antike aq të padeshifruara. Koha, kjo shkatrrimtare e madhe ka mbuluar me pluhurin e harresës lashtësinë e saj dhe histori të largëta, e aq më shumë të pathënat, e të vërtetat. Ajo i përket shekullit të IV (prk), por restaurimi, tashmë me ndjesinë e krijimit të madhështisë pushtuese, të shfaqet sikur është ndërtuar edhe njëherë nga e para me një veshje të papërshtatshme. Historia shumë herë ndodh nga shndërrimi i një vendi nga situata e dëshmi të kësaj qenësie, nga gurët, mënyra e ndërtimit të tyre. Ecim territorit të saj, aty ku koha, ngjarjet, luftërat, jeta kanë lënë gjurmë dhe që evokojnë histori. Kujtesa e ngjarjeve të ngacmon mendimet, dhe përfytyrimet gjejnë ca udhë të largëta. Vijnë ato nga thellësia e shekujve me zëra që tingëllojnë në vringëllimat e shpatave, rëndesat e parzmoreve e shkëlqimin e stemave. Furia e erërave të ftohta trazonin valët e bregu të kaltër, por heshtja e gjatë e shkrinte dëborën e pastër. Të duket se këtu takon Aleksandrin e Madh, të birin e princeshës epiriote, Olimbinë, Mbretin ilir, Bardhylin me vështrimin krenar, diku tutje, mbi liqen,dhe luftëtarët ilirë, që me flakëdrite ndriçonin fortesën e enkelejëve. E tretim shikimin në liqen dhe malet rrotull tij, prej frëngjive dhe kullave katrore. Malit të lartë të Galiçicës i dallon qartë jo vetëm konturet, por edhe gjelbërimin e thellë. Re të bardha si copëza çarçafësh shpoheshin nga rrezet depërtuese të diellit, që shkëlqenin në liqen.Nën këtë prarim, kjo pamje mangjepse të bënte më romantik se ç’duhet.

  *      *    *

Një udhëtim i bukur lë mbresa kur përballesh me natyrën e gjallë. Një nga bukuritë e këtij udhëtimi është Shën Nauni. Sigurisht,nuk mund të largohemi pa marrë me vehte edhe përshtypjet e vizitës atje. Në shpirt e ndjejmë gëzimin e këtij udhëtimi, drejt tij, tek ndjekim gjarpërimet e rrugës me sytë e ngulur peizazheve pas çdo kthese. Rrugëtojmë nëpër pyje të dendura, me peizazhe të thyera, por të bukura, të cilat fshehin mrekullisht ndërtimet rrëzë shpateve, që varen ashpërsisht buzë liqenit. I sodit pamjet me dëshirën të fiksojmë të veçantat mikpritëse. Era luante me majat e larta të pemëve. Të freskon magjia e saj që fryn lehtë, magji vjeshte, e këndëshme. Pas kilometrash të pyllëzuara, nën shkëlqimin e rrezeve të diellit në perëndim, Shën Nauni, buzë liqenit në një kodrinë, i rrethuar nga uji e gjelbërimi dhe objekte adhurimi e peligrinazhi për mijëra vizitorë, të shfaqet si mpleksje midis ëndrrës dhe reales. Shën Nauni është një manastir i pagëzuar me emrin e teologut të ditur,Naunit,i cili kishte shërbyer këtu. Me godina të ç’ngjyrosura nga koha, muret e pikturuara  me zbukurime të ndryshme kishtare, të zverdhura, shenjtorët e kupolat e dekoruara me motive ëngjëllore kanë një pamje tërheqëse, ku shpirti të humbet në mistikën e tyre. Ndaj, kushdo që vjen këtu e nderon këtë vend të shenjte, një perlë që dora arkitekte e Zotit e ka krijuar kaq mjeshtërisht dhe kaq hyjnore. E kaluara edhe këtu ka lënë gjurmë. Ai dikur ishte territori ynë, i dhuruar fatkeqësisht nga mbreti Zog, Jugosllavisë si kompesim nderesh kur erdhi në pushtet. Ecim dhe bisedojmë, duke u bërë shijues të një mrekullie të veçantë, me vështrim të kthjellët në horizontin e përflakur nga retë e ndezura, dhe diellin që lëshon reflekse mbi valët. Një fllad i lehtë valët i përplaste në breg të liqenit e të shpupuriste flokët. Uji i ftohtë dhe gjarpërues, që gurgullonte nga thellësitë e lartësive të vargmalit kishte intersante një dukuri, që të jepte të tjera emocione. Pranë një ure druri, adhuruesit praktikonin ritin e hedhjes së monellave në ujë, të cilat qëndronin aty e shkëlqenin nga rrjedha e pastër e tij. Sipas një legjende, një bari i vogël nga Shën Nauni punonte në liqenet e Prespës tek një prift. Liqenet e Prespës kanë lidhje nëntoksore ujërash, të cilat ushqejnë liqenin e Ohrit. Bariu, ndërmjet këtyre ujërave u dërgonte familjes së tij të varfër çdo javë nga një qengj, të cilin e fuste në një thes, dhe ata e prisnin aty në Shën Naun. Një ditë prifti dyshon dhe e pyet pse po pakësohet bagëtia? Bariu i përgjigjet, ndoshta i sulmojnë kafshët e egra në mal. Prifti e ruan dhe e sheh veprimin e dërgimit të qengjit në ujrat nëntokësorë të Prespës. Kur vjen java tjetër, ai e vret bariun dhe e fut në thes trupin e tij në vënd të qengjit, duke e hedhur në ujrat nëntokësor. Të afërmit e djalit në vend të prisnin qengjn gjetën trupin e djalit. Që nga ajo kohë ky vend ka mbetur i shenjtë e njerëzia hedhin monella në kujtim të bariut. Heshtim për pak çaste për të kërkuar fjalët që ndjejmë pas rrëfimit të kësaj legjende nga bashkudhëtari ynë, Zamiri. Pemët e larta, uji i gjelbër, që reflektohet në sfondin plot dritë të dhurojnë një ndenjë qetesie, dhe kjo të bën të mendoje se po jeton një përrallë. Është kaq bukur sa mbetesh pa fjalë. Por, kënaqësisë i shtohehen edhe spektaklet e mrekullushme të fazanëve dhe mjelmave, aty ku uji formonte disa liqene të vegjël, që gurgullimën e kristalartë, e vijonin qetësisht në liqen.

*    *   *

 Përsëri në udhë, po tani atë të kthimit. Vështrimin herë pas here e rikthejmë mbi tokën që lamë pas. Dielli, në mes reve të bardha, perëndon i zhytur në horizont pas maleve. Valëzat e liqenit nëpër pllaquritjet sikur kërcejnë një vals në muzg. Zhurma e motorrit të makinës që mbushte zbraztësinë e pamatë të natës mbytej nga tinguj kënge.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Ohri, Pellumb Gorica, QYTETI I NJË KUJTESE, TË HARRUAR

Homazhe në nder të Dëshmorit të Atdheut, Simon Gjeta

October 5, 2015 by dgreca

Homazhe në nder të Dëshmorit të Atdheut, Simon Gjeta/

Homazhe per Simon Gjeken.TIRANË, 5 Tetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Në Akademinë e Sigurisë, u zhvilluan sot homazhet në nder të Dëshmorit të Atdheut, Simon Gjeta, i cili ra në krye të detyrës gjatë një operacioni policor të zhvilluar mbrëmjen e të shtunës në Shkodër.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, ambasadori amerikan në Tiranë,  Donald Lu, lideri i opozitës Lulzim Basha, kolege, miq e të afërm u përulen para veprës së tij.

Ndërsa Komisioni i Sigurisë e nisi mbledhjen me një minutë heshtje në nder të efektivit të rënë në krye të detyrës.

Kryeministri Rama: Simon Gjeta dha jetën e tij për të mbrojtur jetën e të tjerëveHomazhe per Simon Gjeka (4).

Simon Gjeta dha jetën e tij për të mbrojtur jetën e të tjerëve, u shpreh Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë homazheve për nënkomisarin Simon Gjeta.

Kryeministri Rama vlerësoi punën e nënkomisarit Gjeta, që sipas tij, iu bashkua forcave të Policisë së Shtetit në vitin 1997, pikërisht atëherë kur jo pak shqiptarë, mbase gjithë shqiptarët e kishin humbur shpresën e besimin e shtetit dhe kur shumë ndër ta braktisën detyrën .

Ai, tha Rama, dëshmoi qysh në krye të herës se ishte i vendosur me mish dhe me shpirt në rrugën që ju ndërpre përgjithmonë të shtunën e kaluar.

Kryeministri Rama ne homazhe (3) Foto Agim Dobi.“Largimi nga jeta i Simonit është një humbje e madhe për familjen, për miqtë dhe të afërmit e tij, por pa dyshim edhe për Policinë e Shtetit shqiptar që ka kaq shumë nevojë për modelin e njeriut siç ishte Simon Gjeta. Pa asnjë dyshim, gjaku i tij nuk do të bëhet ujë por do të shërbejë për të plazmuar më tutje shpirtin, zemrën e mundin e një policie shteti të rilindur, e cila me mbështetjen e palëkundër të Policisë së Shtetit do ta thyejë plotësisht fuqinë që krimi akumuloi në dekadat e tranzicionit dhe që po e shohim të dobësohet dita-ditës”, u shpreh Kryeministri Rama.
Ai shprehu bindjen se Policia e Shtetit po rritet përditë jo vetëm falë mbështetjes së vendosur që po merr, por edhe falë sakrificave si ajo e Simonit e Ibrahim Bashës.Kryeministri Rama ne homazhe (2) Foto Agim Dobi.

Rama tha se rivendosja përfundimtare e pozicioneve natyrale mes shtetit dhe krimit është sa e vështirë aq e sigurtë dhe sot ka edhe një arsye më shumë që është po aq e thjeshtë sa ç’ishte e thjeshtë jeta e Simon Gjetës, sepse Policia e Shtetit nuk është e tradhëtuar siç ishte deri dy vite më parë dhe në këtë luftë janë njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, si Simoni e Ibrahimi e kolegët e tyre, të cilët aq sa janë të zakonshëm aq janë edhe të jashtëzakonshëm.

Për këtë tha kryeministri Rama, fitorja anon gjithnjë e më shumë nga Policia e Shtetit.

ceremnia simon gjeta (21)Meta: Reforma në drejtësi do bëhet dhe kriminelët do të shkojnë aty  ku  meritojnë

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në fjalën e tij, duke ngushëlluar të afërmit e miqtë e të ndjerit Gjeta, garantoi më shumë vëmendje ndaj rendit e sigurisë, teksa theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi.

“Jemi këtu për të përcjellur heroin më të ri në radhën e Dëshmorit të Atdheut, ku dora kriminale ja ndërpreu jetën në mes. Jemi këtu për të shprehur solidaritetin njerëzor për familjarët e Simonit, por dhe kolegët, që sakrifikojnë çdo ditë, duke u përballur çdo ditë me të keqen, delikuentët dhe shkelësit e ligjit. Sot, nënvizoi Meta, duhet të jemi së bashku, dhe akoma më shumë duhet të shtrëngohim përreth njëri tjetrit në luftën ndaj së keqës. Asaj të keqe që kërcënon jetët tona dhe fëmijëve tanë”, vijoi Meta.

Kryetari i Kuvendit garantoi forcimin e rendit dhe sigurisë.

“Garantojmë se jeta e ndërprerë e Simonit është një këmbanë alarmi, që na thërret për të rritur vëmendjen ndaj rendit dhe sigurisë publike. Prandaj, garantojmë që reforma në drejtësi do bëhet dhe kriminelët do të shkojnë aty  ku  meritojnë. Përulemi përpara veprës së nënkomisar Simon Gjetës, Dëshmor i Atdhetu, i përjetshëm qoftë kujtimi i tij” përfundoi Meta.Homazhe per Simon Gjeken. Foto Agim Dobi jpg (15)

Tahiri: Kriminelët marrin ndëshkim të dakordësuar nga gjykata

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri u shpreh se Simon Gjeta na la barrën e rëndë të përuljes dhe respektit, ndërsa shkroi vetë me punën e tij, fjalën e mirë që meriton ti thuret sot. Ministri Tahiri gjithashtu u shpreh se “një nga njollat e zeza të vendi tonë, më shumë se sa krimi rrugës është drejtësia dhe reforma e këtij sistemi do ti jap ndëshkimin e duhur, krimit të rrugës dhe gjykatësve, që me çekiçin e tyre motivojnë krimin e rrugës.

ceremnia simon gjeta (14).“Nëna e Simonit, vëllezërit motrat e të afërm, koleg të tij në policinë e Shtetit, nuk ka moment më të vështirë se sa ky, ku duhet të thuash disa fjalë për një punonjës policie që humb jetën në krye të detyrës. Punonjës Policie, që bëhen heronjë e dëshmor atëherë, kur nuk jetojnë më. Këta punonjës, që përzgjalli kalojnë shumë sakrifica, plot prej tyre të pamerituara në përballje me krimin, por dhe me gjuhën e urrejtjes, që fluturon në ajër më shumë se sa plumbat. Zakoni e do, që të jetë e lehtë të thuash fjalë të mira për një person që ikën nga kjo botë. Por, Simoni e na e lehtësoi këtë punë, pasi e kishte shkruar vetë me punën e tij fajëln e mirë që po i thuret sot. Ai shkruajti fatin e tij, ashtu siç edhe bëri dhe në ditëne  fundit të jetës së tij, duke rënë në krye të detyrës. Ne tashmë, vijoi Tahiri, na mbetet barra e rëndë e respektit dhe përuljes”, deklaroi Tahiri.

“Forcat e Repartit RENEA bënë drejtësi, duke i dhënë fatin e merituar atij që i mori jetën Simonit. Ndëshkimi i merituar, por çfarë ndëshkkimit të merituar merr krimi, kur punonjësit e policisë, gjejnë përballë e luftojnë në rrugë persona që edhe pse janë arrestuar disa herë, drejtësia ka mbyllur sytë e i ka lënë të lirë. E pra, drejtësia shqiptare që jep shumë rrallë ndëshkimin e merituar, por jep gjithnjë, apo gati gjithnjë atë të dakordësuar”, theksoi Tahiri

Lidhur me këtë, Ministri i Brendshëm, kujtoi dhe ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku personat përgjegjësi ishin arrestuar nga Policia, por më pas u lanë të lirë nga drejtësia.

“Homazhe per Simon Gjeken. Foto Agim Dobi jpg (17)Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në mes të Tiranës. Autorët e kësaj ngjarje ishin arrestuar nga policia, por ishin lënë të lirë nga çekiçi Drejtësisë pak muaj më parë dhe tashmë ata morën jetën e dy personave, plagosën një të tretë dhe vetëm fati shpëtoi një të katërt. Pra drejtësia e korruptuar është thelbi i mos ndëshkimit. Ata, gjyqtarët janë vrasësit e drejtësisë dhe përmes ekzekutimit të drejtësisë, ata motivojnë krimin, që gjenë gjuhën e përbashkët me çekiçin”, vijoi Tahiri.

Ai garantoi se, “kur të përfundoi reforma në drejtësi gjyqtarët kriminel, më shumë se ata të rrugës, do të marrin ndëshkimin e merituar. Prandaj dhe ftoi të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë e të denoncojnë të gjitha dyshimet e tyre”.

Homazhe per Simon Gjeta- Basha Foto Agim Dobi.

Basha: Siguroj punonjësit e Policisë së Shtetit se do të jemi gjithmonë krah tyre 

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, duke i shprehur ngushëllimet familjes Gjeta për humbjen e Simonit, kryefamiljarit, birit, tha se “tronditja e thellë që ndjejmë me humbjen e nënkomisar Simon Gjetës, rënia e tij në krye të detyrës na kujton edhe një herë për rrezikun e përditshëm dhe përorëshëm me të cilin përballen forcat e rendit, efektivët e Policisë së Shtetit për të siguruar rend, ligj dhe siguri për çdo qytetar”.

Ai shtoi se “sakrifica e tyre e cila jo rrallë herë i kërkon të përballen edhe me rrezikun për jetën siç ishte rasti i operacionit të fundit që mori jetën e nënkomisar Simon Gjetës, është një burim reflektimi dhe mbështetje të madhe qytetare dhe politike për punonjësit e policisë dhe në radhë të parë një kushtrim për pastërtinë totale të duarve dhe mendjeve politike që drejtojnë Policinë e Shtetit”.

“Unë dua ti siguroj punonjësit e Policisë së Shtetit që unë personalisht dhe Partia Demokarike, kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithmonë krah tyre në përballjen dhëmb për dhëmb me krimin ordiner dhe me krimin e organizuar”, deklaroi Basha në një prononcim për mediat pas homazheve të zhvilluara në Akademinë e Sigurisë, në Sauk.Homazhe per Simon Gjeken. Foto Agim Dobi jpg (8)

Nënkomisari Simon Gjeta do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve, pranë varrit ku pushon, dëshmori tjetër, Ibrahim Basha.

Autori i vrasjes së Simon Gjetës, komandantit të reparti të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, u vra gjatë mëngjesit të së dielës nga policia, e cila kishte rrethuar prej mesnatës banesën e tij.

Ruzhdi Arishta, i cili qëlloi me 3 plumba oficerin e policisë nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për t’u dorëzuar, ndërkohë që aksioni zgjati rreth 12 orë..

Filed Under: Reportazh Tagged With: homazhe, në nder, Simon Gjeta, të Dëshmorit të Atdheut

AROMË LIRIE NË PREKAZIN E PËRFLAKUR

September 18, 2015 by dgreca

Shkruan; Avdi Ibrahimi/

Në, Prekazin e përflakur, në Prekazin e heroizmave të mëdha, në Prekazin e Skënderajt, ngrihej Kompleksi memorial “Adem Jashari” këtu të shumtën e rastëve është ndalesa ime. Kushdo që viziton këtë fshat nderon dhe respekton këtë vend të shenjtë, që ne kujtojmë dhe nderojmë Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Në fakt është ky heroizmi i familjes Jasharaj, me në krye komandantin legjendar Adem Jashari, që historisë më të re i kishte lënë këtë emër. Kjo gjë ia shtonte madhështinë që mbulonte Prekazin heroik.

Më duket se të gjithë vizitorët heshtin kur i afrohen shtëpive të Jasharëve nga ku duken të bëra shoshë muret dhe pullazet e shtëpive, nga predhat dhe plumbat e ushtrive pushtuese serbo-malazeze… dhe sejcili nga vizitorët do të ndiente një druajtje kur i shikon? Në faktë populli shqiptar ndihet krenar me legjendarin dhe familjen e tij, sepse ata u bënë emra të shquar në historin e lavdishme të popullit shqiptar.

Një ndjenjë e çuditshme prekte zemrën time, sa here që vizitoja këtë tempull të shenjtë të shqiptarisë, mrekullohesha nga kjo natyrë e bukur e tokës shqiptare. Lulishtarët përkujdesëshin aty për lulet e trandafilat shumëngjyrësh, rrezet e Diellit shndrrisnin mbi mermerët e bardhë e të kaftë të heronjëve dhe heroinave të atmëmëdheut ShqipëriKosovë, era e mire e gjithë atyre luleve e drunjëve të natyrës, të përziera sëbashku, krijonte një aromë lirie në Prekazin e lavdishëm.

Ecja nëpër rrugët e gjëra të shtruara në pllaka betoni që të çonte të varri i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Shaban Jashari, dhe familja Jashari, ngjan në një tempull të bukur e të shenjtë, aty bëhen nderime në shenjë respekti dhe adhurimi nga pelegrin të ndryshëm, për komandantin legjendar… komandantin legjendar të madhë… njerëzit nga mbarë bota e quajnë i Madhi komandanti legjendar… që këtë titull ia ka vënë ai me vepra konkrete vetës së tij!

Pastaj mendova se ç’do mendje mund të davaritet, të ngatërrohet, të përmbyset, ashtu siç mund të ketë ndodhur në anijën e shpëtimit të Nuhit.

Kështu zgjohet mendja e njeriut. – Legjendari ynë sëbashku me heronjtë dhe heroinat shqiptare do të na ruajnë TROJET SHQIPTARE, ngase kjo është lavdia e tyre e pavdekshme… ata janë mbrojtësit tanë…ata na  tregojnë si duhet rrugtuar të bashkur gjithë shqiptaria në të ardhmën e afërt… natyrisht se do ndeshemi edhe me stuhitë… që për fatin e atmëmëdheut tone ShqipëriKosove e viset tjera shqiptare, të vendosë vetë populli shqiptarë… assesi të mos lejojmë të bluhemi nga nofullat e të huajve!

Filed Under: Reportazh Tagged With: Arome lirie, Avdi Ibrahimi, Prekaz

Viti i Ri Shkollor- 120 klasave inteligjente në 60 shkolla

September 15, 2015 by dgreca

nga Zina Tosku/ 

Digitalizimi ne shkolla (3)Tiranë, 14 Shtator/ATSH/-Me fillimin e vitit të ri shkollor, nis edhe për herë të parë aplikimi i projektit për klasat inteligjente.

Sikurse u bë me dije që në muajin prill të këtij viti, në muajin shtator do të niste edhe aplikimi i projektit për klasat inteligjente, ku mësuesit dhe nxënësit do të mund të operojnë gjatë një ore mësimi nëpërmjet tabletave dhe stilolapsave elekronikë.

Ky ishte projekti i lançuar për herë të parë nga Ministria e Arsimit, në muajin  prill, projekti cili do të aplikohet në 60 gjimnaze ku do të mund të trajnohen 8000 mësues në 120 klasa inteligjente.

Nëpërmjet këtyre klasave inteligjente që sot do të ndërveprojmë në 5 kurrikula mësimore. Shkollat e përzgjedhura janë 60 , ku 43 prej tyre janë në qytete të mëdha ndërsa 17 janë në zona dhe komunitete të vogla.

Klasat dixhitale konsistojnë në modernizimin e 4 sistemeve teknologjike si : regjistër elektronik, laboratorë shkencor mësimdhënie dhe mësim në klasë. Nëpërmjet sistemit dixhital do të mund aplikohen teste onile dhe mjaft programacione të nevojshme për një mësimdhënie cilësore, por jo më si një orë tradicionale mësimi por bashkohore.12003334_10153213307926523_211736890779771804_n

Përveç të tjerave, klasat dixhitale do të mund të krijojnë një raport të rip rind-mësues-nxënës, pasi transparenca do të jetë më e lartë për shkak të aplikacioneve online që do të jenë, ku do të kenë akses, nxënës, mësues dhe prindër.
Implementimi dhe përzgjedhja e 60 shkollave të sistemit dixhital është bërë në bazë të kritereve që lidhen me profesionalizmin e mësuesve, nivelin e nxënësve, të trajnimit të mësuesve por edhe në gjithpërfshirje duke e implementuar thuajse në tërë Shqipërinë.

Klasat Inteligjente do të jepen nga Ministria Arsimit 4800 tableta, 200 laptopë, 120 laboratorë që do krijohen në 60 shkolla. Në secilin tablet dhe laptop do të jetë programi i manaxhimit të mësimdhënies si dhe në çdo klasë do të këtë wirless , për të ndërvepruar klasat me njëra-tjetrën dhe nxënësit midis tyre.

12009670_10153213309186523_2657029275804186736_nProgramet: Autoring tool, E-portal (SITOS), E-diary-regjistër, E-përmbajtje dixhitale, janë në funksion të mësimdhënies dhe nxënies në këto klasa.

Një nga elementët më të rëndësishëm të këtij projekti, është krijimi i regjistrit elekronik. Nëpërmjet tij, prindërit, nxënesit dhe mësuesit do të jenë në dijeni të plotë të ecurisë së nxënësve dhe fëmijëve të tyre.
Në tabletat dhe laptopët do të jetë edhe një sistem i quajtur “sokrates” i cili do të japë informacione për çdo nënës dhe mësues.

Si do të zhvillojë një mësues në orë mësimi në klasat inteligjente?

Sikurse ndodh në çdo orë mësimi, çdo mësues organizon orën e mësimit mbi bazën e kontrollit të dijës, më pas një testim dhe në përfndim më shpjegimin e orës së re të mësimit. Nëpërmjet tabletave, do të mund të kontrollohen dijet përmes disa pyetjeve të cilat do ti përgatisë mësuesi për të gjithë nxënesit dhe do të kontrollen përgjjigjet në mënyrë të shpejtë. Në këtë moment do të hyjë në funksion dhe elementi i anketimit, i cili nëpërmjet 2 apo 3 pyetjeve në kohë të shpejtë do të klikohet mbi përgjigjen dhe mësuesi do të marrë në kohë reale përgjigjen, pa ngritur duart fare nxënësi.Sami Frasheri 14 Shtator

Një tjetër element i cili do të mund të ndihmojë mësuesit është edhe mënyra e zhvillimit të provimeve. Pas letrave të pafund të provimeve që mësuesit përgatisin për nxënësit dhe korigjimit në shumë kohë, tanimë falë provimit elektronik do të shpërndahet testi i provimit për të gjithë nxënsit. Mësuesi ka avantazh sepse mund të shohë nëse ka lënë ndonjë nxënës pa i dërguar testin e provimit dhe bashkë me të do të jetë e vendosur edhe kohëzgjatja e provimit.

Korrigjimi i testit do të bëhet automatikisht pas përfundimit të provimit, pasi vetë mësuesi do ti ketë shënuar edhe përgjigjet e pyetjeve më parë në sistem. Ndërkaq, këto rezultate do ti dergohen edhe nxënësve në tablet edhe prindërve njëkohësisht.

12003299_10153213309051523_1395474302787245312_nKlasat inteligjente do të mund të krijojë dhe profilin apo ecurinë e çdo nxënësi dhe mësuesi, nëpërmjet statistikave që do të krijohen ne sisteme, në këtë menyrë do të mund të evindentohen mangësitë.

Mësues të pranishëm në aktivitet, pas përfundimit të takimit dhe njohjen e mënyrës sesi këto klasa do të funksionojnë, u shprehën se kjo është një sfidë për arsimin shqiptar sepse ambjentet dhe kushtet nëpër shkolla lënë për të dëshiruar.

Krahas saj, mësuesit vlersuan implementin e këtij projekti si dhe avantazhet për mësuesit dhe nxënësit që kjo mund të sjellë. Ky projekt që nis të zbatohet sot praktikisht, do të zgjasë 3 vjet.

Filed Under: Reportazh Tagged With: 120 klasave inteligjente në 60 shkolla, Viti i Ri shkollor

NE FESTEN E VJELJES SE RRUSHIT NE BERAT

September 13, 2015 by dgreca

Ministri i Bujqësisë Parariti – Jemi përqëndruar në prodhimin e verërave elitare/
Nga Berati Sulo Gozhina/
BERAT- Tashëm festa e vieljes së rrushit në Berat, në kantina “Çobo”, edhe në të tjera si kjo, i kalon përmasat e festës Kombëtare, nga viti në vit në këtë festë marin pjesë shumë të huaj të ardhur nga shtete të ballkanit, Maqedonija, Mali Zi, Kosova, Kroacija, Turqija etj, pjesmarës në këtë festë janë dhe të huaj të tjerë nga shtetet e Europës e më gjerë.  Ndryshe nga një vit më parë pjesëmarrja ka qënë më e madhe, madje pronari saj Petrit Çobo në fjalën e mirëseardhjes pohon i kënaqur mbushjen e sheshit para kantinës, çka do të thot për të interesi që kanë biznesi, tregtarët, por dhe kolegët prodhues për t ëshkëmbyer eksperiencën jo vetëm të organizimit të përsosur të kësaj feste. Këtë vit, festa ka mbledhur mbrëmjen e djeshme pranë kantinës, ministra, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë, artist, gazetar dhe prodhues verash nga Shqipëria, Kosova, etj.
Thuajse në të gjithë vendin tonë mesi i muajit Shtator shënon pikërish dhe pjekjen e frutit të rrushit, gjë e cila i hap rrugën prodhimit të verës.
Edmond Panariti – Pjesëmarrës në këtë festë Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrit të Ujërave, Edmond Panariti, u shpreh se tashmë vendi ynë ka filluar të prodhojë verëra elitare dhe padyshim një prej tyre është vera Çobo.   “Ne kemi filluar të konsolidojmë këtë prodhim, madje elitarr sepse traditën e prodhimit të verës e kemi pasur me kohë, por tashmë po konsolidojmë prodhimet tona, jo vetëm cilësore. Kantina Çobo është e njohur për prodhimet e saj dhe ne tashmë kemi filluar të prodhojmë vera elitare.”, të cilat kanë filluar të çajn vetë, madje pa shumë marketing, tregun e huaj atë të ballkanit dhe të europës e më gjerë. Prodhimi i rrushit dhe  i nënprodukteve të tij ka bërë që të rriten kërkesat për ekspert gjë të cilën këtë vit por dhe më parë rruga drejt tij ka marë një zhvillim masiv, duke dominuar në radhë të parë me prodhimet elitare. Ndaj mbështetja jonë
dhe e qeverisë do të jetë vendimtarë në stimbulimin e fermerve në shtimin e prodhimeve të tilla që i sjellin veçse të ardhura dhe mirqënie. Puna jonë dhe e specialistve në Bashkitë e reja do të jetë  epërqëndruar edhe tek prodhuesit e rrushit dhe tek prodhimet e verërave eletare pasi vetëm kështu mundet të cajm në tregjet botrore.

Konsulli i Vlorës  – Organizimin e të tilla aktiviteteve e shikon si një mundësi mjaft të mirë për zhvillimin e trurizimit Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë Stefano Bergesio, i cili shprehet se kjo traditë është një mundësi për tërheqjen e vizitorëve. Në vijim të fjalës së tij, Bergesio citon:   “Është hera e parë për mua që vijnë këtu në këtë festë dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu. Më bëhet qejfi sepse kultura e verës është e pranishme dhe këtu në Shqipëri. Mendojë se kjo traditë përbën një urë lidhëse mes Italisë dhe Shqipërisë. Pak më parë bëra një takim me kryetarin e bashkisë së Beratit Petrit Sinaj dhe ai më konfirmoi një shtim të numrit të vizitorëve dhe siç dhe shihet ka një shtim të numrit të vizitorëve në të gjithë Shqipërinë. Shumë turistë italian kanë qënë këtë vit në Shqipëri dhe një traditë e tillë si tradita e verës për mua është
një mundësi për tërheqjen e turistëve.”

Petrit Çobo – Me një traditë të trashëguar brez pas brezi familja Çobo në Berat deklaron se këtë vit prodhimet janë shumë të mbara dhe se festa e verës po bëhet çdo vit e më e madhe. Petrit Çobo, pronar i kantinës, thotë se  kjo traditë të bëhet edhe në kantina të tjera për të shtuar vlerat e verës së zonës. Ajo që na bënë të bashkpunojm është rritja e cilësisë së verës, kryesisht të përqëndruar  jemi tek vera elitare, që zë një vend të konsiderueshm në tregun vendas dhe të huaj.

Pjesmarës në këtë festë ka qënë dhe  Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Pranvera Fagu, e cila ka vlersuar kantinën e Verës “Çobo”,në Urë-Vajgorore, si një nga bizneset prodhuese e treguese të pijeve akoloke në vend që përdor rregullisht pullën fiskale,duke mbrojtur, jo vetëm veten para ligjit, por edhe konsumatorin. Më herët Fagu ka inspektuar punën e Doganës së Beratit dhe grupeve të ngritura në terren për luftën kundër informalitetit. Sipas saj, qëllimi i këtyre inspektomeve nuk ka qënë vetëm e përqëndruar tek bizneset por edhe tek kryerja e detyrës funskionale të vetë punonjësve të Doganës së Beratit. Pas inspektimeve,Fagu është shprehur se,në luftën kundër informaliteti,ne si qytetarë jemi aktorët kryesor veç bizneseve sepse jemi ne ata që detyrojmë bizneset të jenë formal ose joinformal. Përsa i përket grupeve të punës në terren, ka thënë Fagu,administrata shtetërore,në
mënyrë të veçantë administrata tatimore dhe ajo doganore,janë prej ditësh në terren dhe për të gjitha rastet kur janë vërejtur shkelje,janë bërë proçesverbalet e nevojshme, janë vendosur “sekuestro” dhe janë ndëshkuar me masa administrative

Në festën e rrushit,në evenimentin që organizohet çdo vit në këtë kantinë,kanë qënë të pranishëm edhe Ministrja Ermonela Felaj, kreyetare e bashkisë të Urës Vajgurore Juljana Memaj, deputeti Eduart Shalësi si dhe ambasador të shumtë të akredituar në vendin tonë, princi Leka si dhe drejtues të pushtetit vendor i cili ka cituar se kam ardhur dhe herë të tjera në Berat ndërsa në një fetë të tillë vij për herë të parë dhe po shoh se me punën ton të përqëndruar në prodhimet bio dhe elitare do të shumfishojm prodhimet, dominojm tregjet e vendit dhe të huaj. Festa ka vijuar më pjesmarjen e grupit të këngrve e valleve të bashkisë të Urës Vajgurore, e ftuar e vaëant në festë ka qënë këngëtarja Marisa Ikonomi .
E veçanta e festës ka qënë se për shtypsit e rrushit në menyrë primitive të traditës është ndarë dhe një kupë e cila për fituesen ka qënë e shoqëruar me një shishe vere  tre litroshe e prodhimit te 5 viteve më pare.

Filed Under: Reportazh Tagged With: NE FESTEN E VJELJES, SE RRUSHIT NE BERAT, Sulo Gozhina

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 127
  • 128
  • 129
  • 130
  • 131
  • …
  • 172
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT