• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NATA SHQIPTARE” PER 100 VJETORIN E PAVARESISE NE UNIVERSITETIN” WILLIAM PATERSON” NJ

November 15, 2012 by dgreca

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në New York, promovuan Shqipërinë me shfaqjen e dokumentarit televiziv “Beautiful Albania – Ionian Romance – Saranda” dhe u bë prezantimi i librit : “Odhise Paskali – Themelues i Sklupturës Shqiptare” studime nga piktori Leonard Voci./

NGA BEQIR SINA New Jersey/

PASAIC – NEW YRSEY : Të martën mbasdite date 13 nëntor 2012 në orën 19.00, në William Paterson University – në New Jersey, në kuadrin aktiviteteve të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në New York, promovuan Shqipërinë me shfaqjen e dokumentarit televiziv “Beautiful Albania – Ionian Romance – Saranda”.
Me këtë rast në tempullin e dijes universitetin “William Paterson” – në New Jersey, nën kujdesin e professor Bruce Williams, u bë edhe prezantimi i librit : “Odhise Paskali – Themelues i Sklupturës Shqiptare” studime nga zoti Leonard Voci. E bija e skulptorit të madh shqiptarë Floriana Paskali- drejtore Qendra Ndërkombëtare e Kulturës në Tiranë në një bashkëbisedim me auditoriumin foli së bashku me zotin Voci për jetën dhe veprën e Odhise Paskalit si edhe lexoi disa poezit të tij.
Ndërkohë, që këtë veprimtari kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë e përshëndeti edhe Konsulli i përgjithëshëm i Shqipërisë në New York zoti Dritan Mishto, dhe Dr. Bruce Williams PhD..
Përveç studentëve të universitetit “William Paterson” profesorëve të saj – në këtë veprimtari morën pjesë edhe dhjetra aktivistë të dalluar nga : Këshilli Shqiptaro Amerikan, shoqata Fondi i Përbashkët, Shkolla dhe Grupi i këngëve e valleve të fëmijëve të Fondi i Përbashkët, Xhamisë dhe klubit të futbollit Vëllazërimi të Patersonit
Këtë veprimtari kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, e drejtojë professor Bruce Williams, i Departamentit të Gjuhëve dhe Kulturave., një “filo” shqiptarë, i cili ka një njohje të vjetër me kulturën dhe artin shqiptarë, të cilën tha ai e ka nisë prej vitit 1970.
Dr. Bruce Williams Ph.D. nga Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos, është Professor dhe drejtor diplomuar në Departamentin e Gjuhëve dhe Kulturave në Universitetin e William Paterson në New Jersey. Ai ka botuar gjerësisht në fushat e historisë të kinemasë, teoria e filmit, kinemaia e Amerikës Latine dhe evropiane, gjuha dhe kinema. Interesat e tij kërkimore përfshijnë, dhe Sociolinguistikë e kinemasë, kineman aktuale shqiptare; kinemasë si një mjet për ndërtimin e vendit në Korenë e Veriut dhe Shqipërisë, lidhjet mes kinematografisë së Brazilit dhe Bashkimit Sovjetik,.

Mbas shfaqjes së dokumentarit televiziv “Beautiful Albania – Ionian Romance – Saranda”, zoti Leonardo Voci – piktor i Rrymës moderne Abstrakte, i cili ka mbaruar specializime në Gjermani, Itali dhe Hollandë, prezantoi në hollin e universitetit William Paterson, disa piktura dhe fotografi të Nënë Terezes dhe 10 artistëve më të famshëm shqiptarë.

Në fund ai foli gjatë dhe u përfshi së bashku me zonjën Floriana Paskali në një diskutim mbi prezantimin e Librit “Odhise Paskali – Themelues i Sklupturës Shqiptare”, biografi, esse, dhe me përmblëdhjen e punëve më të mira të skulpturave të laurentit për Filozofi në Universitetin Mbretëror – Odhise Paskalit.
Voci tha se ” Odhise Paskali, lindi më 1903 dhe vdiq në vitin 1985 nga një vdekje e cila “ende mbetet e dyshimtë”. Paskali vijojë ai është autori i 523 veprave, ai ka qenë poet, esseit me 810 esse, përkthyes, botues, Akademik(1973) dhe fitues i çmimit Nderi i Kombit në vitin 2003.
Një vend të veçantë në këtë auditorium Leonardo Voci dhe Floriana Paskali ia kushtuan rolit dhe kontributit të Odhise Paskalit, veprave të tij – kushtuar Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit nga Plaku i urtë dhe i mençur Ismail Bej Qemali.
Nuk dua të jem i përsëritur gjatë artikullimit të fjalëve të mija, tha zoti Leonardo Voci, kur flitet për Ismail Qemalin, rolin e tij në Shpalljen e Pavarësisë dhe për sfondin historik dhe rrethanat në të cilat u krye ky akt.
“Ismail Qemalin, Paskali, e konfiguron, tha Voci në suazat e konturimit, të portretizimit të diplomatit që u rropat ndërmjet perandosrisë otomane në ikje, dhe Konferencave që zhvilloheshin në kryeqendrat e Perendimit”.

Filed Under: Kulture, Reportazh Tagged With: Beqir Sina, nata Shqiptare, ne William Paterson, NJ

100 VJET- PAVARËSI: PRITJE NË MINEAPOLIS

November 15, 2012 by dgreca

Festë mes miqsh, dhe ish-armiqsh. Diçka e veçantë: Në këtë pritje i pranishëm një sërbo-amerikan që falenderon dhe uron për festën e shekullit të pavarësisë shqiptare-/

Nga Shefqet Meko-Minesota/

Në Minesota, komuniteti Shqiptaro-Amerkan, është i “shkrirë” ndër liqenet e Minesotës. Këtu nuk ka ndonjë “lagje me shqiptarë”, por ndërkohë shqiptarët i gjen gjithandej, duke filluar nga Universiteti i Minesotës dhe deri tek bizneset e përditshme. Një komunitet i ri, shpërthyes, plot energji dhe këndveshtrime të kthjellëta. Djem të rinj, pa “metastazat” komuniste, të gjallë dhe të shkathët, që kanë kapërcyer oqeanet në moshën e artë. Ata janë një model i ri shqiptari që toleron, që dialogon dhe flet për të ardhmen. Ata janë djem që kanë martuar vajza amerikane, sikurse dhëndurrë nga Minesota që janë martuar me bukoroshe shqiptare. Nuk ka një shtet tjetër që ta “gatuajë” kaq zellshëm një komunitet ku fshatareskët ngelen në Karaborun, apo brigjeve në Vlorë, ose në majë të Korabit, ndërsa njerëzit moderrnë ecin para dhe bëhen pjesë e një shoqërie të avancuar demokratike siç është Minesota.. Kjo është Minesota moderrne, ku vlera e individit ka vlerën e universit…
Në këtë mjedis kaq progresiv, përherë jemi përpjekur të bashkohemi. Kemi afruar vlerat, jo thjesht “meqë jemi shqiptar” por në emër të një të nesërme pa koncpete fshatareske shqiptare. Pa atë xhelozi, cmirë dhe bukëshkalje dibrane, pa atë “grop-gjoksin lab”, pa ato cene të cinizmit idojtkesk vlonjat. Dhimbje, por malokësia ka zbritur deri këtu, e kamufluar, zvarranike, por është e parnishme. Diku e fshehur, pas “filaxhanit të kafese”, e zezë si kafeja në Nokomis, por pa fuqi të ndalë atë vrull shiptarësh në këtë demokraci të lirë. Ne jemi të lirë nga të ligjtë në këtë shtet të “10 mijë liqeneve”.

“100 vjet Pavarësi me 10 miq të mirë” ishte një pritje modeste, organizuar nga AAIRC- Instituti Shqiptaro -Amerikan për Marrdhënie dhe Kontribute. Nderim për ata që e bënë të mundur këtë shekull të parë, nderim për ata breza që u flijuan dhe sakfirikuan, për ata breza që dhanë aq shumë në të gjitha planet. Njerëz të thjeshtë, të mëdhenj, bejljerë dhe agallarë, bujq të thjeshtë dhe yzmeqarë me dashuri të madhe për Shqipërinë. Nderim për mbretin, për “afërmbretër” dhe njerëz diku larg, larg mbretërive dhe zyrave lluksoze, aty ku shpalostet jeta e sinqertë dhe tradicionale shqiptare. Nderim për të gjithë që e bënë të mundur shekullin e parë të Pavarësisë…. Nderim për babain tim dhe babain tënd. Nderim për komshiun dhe atë burrë që nuk e njohëm kurrë. Nderim për të gjithë burrat e mirë shiptarë,për të mençurit dhe trimat, për bujarët dhe punëdashësit, për të varfërit dhe të pasuirt patriotë, që ditën ta shpëtonin Shqipërinë përmes “tornedove” ballkanike. Dhe bashkohen në një mjedis të ngrohtë shqiptarë nga Prishtina, Tirana, Pogradeci, Tepelena, Vlora, Elbasani, Tropoja, Lezha, Gjirokastra, Ulqini… Për vite me radhë kjo organiztë ka mbledhur së bashku shqiptarë, por kësaj radhe, ishte një ide ndryshe: Pak dhe saktë! Pa injoruar vlerat e populizmit, në këtë shekull të parë të pavarësisë në Minesota, nuk kemi nevojë për brohorima dhe thirrje joshëse, kemi nevoje të reflektojmë thellësisht në historinë e një kombi shumëshekullor, që dhimbshëm feston shekullin e parë të shtetit të vet të pavarur.Kemi nevojë për një dialog mes vetes dhe jashte vetes. Një dialog mes vetes dhe ish-armiqve. Një dialog moderrn amerikan. Kjo ndodhi këtë radhë në Mineapolis.

Duket se Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi janë ulur në këtë sofër dialogu. Kanë ardhur aq sa duhet të vijnë: Shqiptarë të mbarë:Xhevat Berisha, Imer balidemaj, Uljan Cobo dhe Zana Cobo,Vilma Topuzi, Bledi Shehu dhe Katlyn Shehu, Ben Tomini, Ridvan Hajrullahu, Altin Niklekaj dhe Randy Niklekaj, Ilir Skendaj dhe miq të tjerë…
Nuk ka fjalime, apo thirrje patriotike. Ka një dialog brezash. Xhevat Berisha nuk rri do pa e ngritur zërin duke thënë: “Ta duani Shqipërinë djema.. Ta duani Atdheun tuaj. Ky është një amanet i brezave që e ka artikulluar qartë doktor Mitrush Kuteli…” Dhe fillon një gumëzhitje. Ca pyetje. Ca debate të rastit… Nga ana tjetër Dr. Imer Balidemaj kërkon të japë shpjegimin e vet. Kështu në këtë pritje, si jo në çdo pritje, bisedat rrëshaqsin tek njëra tjetra. Dialog ballkanik shqiptar, zhurmë ballkanike, përplasje tipike ballkanike që përfundon me “përplasje gotash: “Gëzuar”!. Sepse në atë Balkan të trazuar mbijetuam dhe jetojmë virtutshëm. Aty, ku kulturat dhe kombet kryqëzohen me njëra tjetrën. Aty pimë dolli dhe shëndete.. Aty vajtuam fatkeqsitë tona, dhe ndamë gëzimet tona… Ballkan i trazuar. Ballkan i brengosur nga vetvetja…

Por bukuria e kësaj pritje ishtë një “armik” në festë. Një armik historik, por që erdhi pa asnjë ndrojtje në festën tonë të 100 vjetorit. Një sërbo-amerikan iu bashkua kësaj pritje, pa asnjë lloj ndrojtje. Ai është Aleks Stejmenoviç. Një sërb autentik, por me një këndveshtrim moderrn për fatet e të dy kombeve. Aleksi erdhi në këtë festë të Flamurit Shiptar pa komplekse , pa mëdyshje se aty do të gjente shqiptaro-marikanë që kanë një pikvështrim bashkëkohës për të ardhmen e të dy kombeve drejt Europës së bashkuar. “Ne jemi sa armiq, aq edhe miq…Ne ndajmë të njëjtin fat dhe presim të njëtin fat: T’i bashkohemi Europes…. Nuk jam zëdhënës i asnjë rryme, jam Aleksi, që nuk jam shqiptar, por jam sërbo-amerikan. Por uroj fat të bardhë për fqinjët shqiptarë…Ne kemi vuajtur të njëjtin pushtim për 500 vjet, nën perandorinë Turke..Pra 500 vjet se bashku kemi qënë “një perandori” …Nuk urrej shqiptarët. Kosovën dhe Serbinë dua t’i shoh në BE. Kjo do te jetë “Happy end” për të dyja palët..” Aleks është një përfaqsues i bezit të ri sërb, që vështron larg dhe ndryshe… Ai është nja “ballkanas ndryshe”ose thënë shqip “Ballkanas i amerikanizuar”…
Ai lirshëm futet në bisedë me Xhevat Berishën, nga Prishtina, Imer Balidemaj nga Mali i zi, apo Ridvan Hajrullahu. Është befasuese të dëgjosh bashkëkomabsin tënd të flasë lirshëm Sërbo-kroatisht dhe tjetri të të thotë “Nuk e dalloj do që është kosovar”. Por shokuese është kur audeinca natyrshëm pranon çdo lloj bisede. Në këtë kuptim pritja në Minneapolis ishte një hap përpara në festimet tona të këtij shekulli. Personalisht mendoj se për një shekull, gjithë fajin ua lamë armiqve tanë. Natyrisht ata janë, jo pa faje në vuajtjet tona kombëtare. Ata e kanë bërë të dhimbëshme mbijetesën tonë. Kjo është e vërtetë historike. Por tani nuk ka arsye të kërkojmë fajtorë dhe viktima. Në këtë shekull të mbijtesës kombëtare, është moment të reflektojmë në mënyrë realiste: Cili është “mëkati” ynë? Cila është përgjegjësia jonë? Si mund të fuqizojmë një frymë pozitive breda vetes? Si të jemi kudo dhe kurdoherë njerëz të mirë? Shqiptarë të mirë. Shqiptarë pozitivë dhe progresivë, qytetarë dhe të emancipuar? Kjo është sfida jonë e ardhshme. Boll me “topin në fushë të kundërshtarit”. Shekulli i dytë do jetë sfida e vetvetes.

Ne jemi shqiptarë. Ne kemi pasur historikisht komshinj serbë, grekë, malazezë, bullgarë, italianë… Nuk i injorojmë dot. Nuk e zgjedh dot komshiun. Mund të zgjedhësh mikun, por jo kombin komshi… Ky shekull që iku mabse ishte shekulli i “kungullit në derë të komshiut”, por ky shekull i ri i pavarësisë nuk mund të jetë i tillë. Ky duhet të jetë “shekulli i vetvetes” që do të thotë: Përgjegjesi, qytetari, progres brenda kombit dhe vendit tënd… Moral dhe principe për të gjithë brenda kombit. Barazi dhe qytetari për të gjithë brenda kombit tënd. Respekt dhe qytetari brenda kombit tënd. Ky me sa duket është misioni qytetar ndërsa troksim drejt shekullit të dytë të pavarësisë dhe mëvtesisë shqiptare…
Bisedat në këtë pritje ishin shpërthyese dhe krijuese. Ato kapërcenin “klishtetë” e deritanishme dhe vinin si një risi e shekullit që po trokasim. Dialog me vetveten dhe komshinjtë. Dialog për progres shumëplanësh… Në këtë pritje pati një manifest të brendshëm me mision të qartë: Përpara.Nuk pati thjesht “këngë e valle”, pati biseda të thella, diskutime interesante, dialog që të frymëzon për nesërmen dhe përtej së nesërmes..
Kjo na duhet. Dialogu në këtë shekull. Sado që duam të fajësojmë të tjerët, ne jemi përgjegjës për të ardhmen tonë. Ne nuk mund të ribëjmë kufij, dhe harta, ne mund të ribëjmë veten tonë duke përurar kudo emrin e mirë shqiptar… Ne jemi shqiptraro-amerikanë në Minesota. Ne jemi njerëz të mirë. Pritja në Minneapolis ishte nje model. Të gjitha dialoguan për këtë shekull të parë, duke këndvështruar shekullin që vjen.
Në mbyllje të kësaj pritje, të vjen në mendje ajo thënie e Frashëllinjve shqiptarë: “Lum kush të rrojë, ta shikojë Shqiperinë zonjë..”
Kjo pritje përcolli pikërisht këtë mesazh, duke pasur “mysafir” edhe një “armik” të kombit…Një sërbo-amerikan, me emrin Aleks!
Jetojmë në Amerikë. Festojmë së bashku. Gëzuar 100 vjetroin e Pavarësisë Shqipëri e dashur. Të urojmë nga Minneapolis! Gëzuar dhe paç shekuj të pafund festimesh !

Minesota, 15 Nentor 2012

Filed Under: Reportazh Tagged With: 100 vjet, feste ne Minesota, pavaresi, Shefqet Meko

SHQIPTARET E BASHKUAR NE 100 VJETORIN E PAVARESISE

November 6, 2012 by dgreca

Reportazh nga New Yorku/

 Shkruan Nora Kalaja /

 Producenti Adem Belliu me datën 4 nëntor 2012 organizoi një festë madhështore me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe 15-vjeçarin e TV Kultura nëNew York, të cilin ai drejton. Ceremonia u hap me himnin shqiptar dhe amerikan. Midis të ftuarve prezent prej 500 pjesëmarrësve ishin edhe prezantues nga komuniteti shqiptar shkencëtar, artistik dhe politik, duke përfshirë dhe këngëtarët e shquar Gëzim Nika, Hajro Ceka, Eagles Up Entertainment (Gem Belushi, Marty Magz), Alba Band, Muharrem Borova, Cobo Music Studio, Valerie Veneski dhe Tom Smajlaj nga “Shoqata Kulturore Artistike Kelmendi”, aktori i talentuar Agim Rugova, regjizori i shquar Roko Markolovic (producenti/regjizori/skenaristi i filmit të parë shqiptar në Amerikë ‘My Destiny: An Albanian Love Story’), artisti Astrit Tota, etj.

 

Aktori i famshëm Agim Rugova luajti rolin e këshilltarit politik të Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqi dhe lexoi Deklaratën e Pavarësisë gjatë skicës teatrale performuar për publikun e pranishëm. Në skenë ka performuar edhe Shaban Lajqi i cili luajti rolin e Ismail Qemalit dhe Tom Gjergji i cili luan rolin e Isa Boletinës dhe rikrijuar skenën e Pavarësisë 1912. Gjithashtu trupa e aktorëve do interpretojnë edhe jashtë qytetit të New Yorkut. Do jenë të ftuar  në LehmanCollegepër festivalin shqiptar, dhe do performojnë në Torontodhe Michiganme 24-25 Nëntor 2012.

“O sot o kurrë, ka ardhur koha të jemi së bashku një shtet, një Shqipëri etnike, pasi kemi derdhur gjakun e pafajshëm shqiptar për të mbrojtur kombin nga padrejtësite bërë ndaj nesh. Në këtë skenë të shkurtër, roli im është një këshilltar politik i Ismail Qemaijli, dhe unë lexoj ‘Deklaratën e Pavarësisë’. Luigj Gurakuqi (19 shkurt 1879 – 2 mars 1925) ishte një shkrimtar shqiptar dhe politikan. Ai ishte një figurë e rëndësishme e Kombit Shqiptar. Luigj i shërbeu çështjes kombëtare, jo vetëm duke luajtur një rol aktiv në jetën publike, por edhe duke kontribuar artikuj informues për një numër të mirë të periodike shqiptare. Është një nder i madh të luaj rolin e kësaj figure madhështore për kombin shqiptar,” tha aktori Agim Rugova.

 

Gjatë manifestimit ishin të pranishëm dhe personalitete të respektura si Mark Gjonaj, i cili fitoi zgjedhjet parësore për Asamblenë e New Yorkut, ish-kongresmeni Joseph DioGuardi, Bajram Doka nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Artit, Dalip Greca dhe Danny Blloshmi nga federata panshqiptare ‘Vatra’ dhe gazeta Dielli dhe Ermira Babamusta. Ngjarja u transmetua në kanalet televizive të mediave shqiptare dhe amerikane si TV Alba (Kozeta dhe Qazim Zylo), RTV 21 (Halil Mula), TV Kultura, etj.

 

“100 vjetori i pavarësisë ka një kuptim special për të gjithë shqiptarët në botë. Është kënaqësi të shikosh shiptarët nga të gjitha trevat shqiptare prezent këtu në këtë festë në New York. Në veçanti është nder për kompaninë muzikore ‘Eagles Up’ (Shqiponjat lart) të jetë pranishëm sonte. Një mbrëmje e tillë organizuar nga Kultura TV simbolizion një bashkim të shqipëtarve, të cilëve i uroj suksese kudo që janë,” tha themeluesi i Eagles Up (EU) Entertainment, Gem Belushi (Producent, artist, biznesmen).    

 

“Jam krenar për prejardhjen time shqiptare dhe i uroj shqiptarëve kudo që janë gëzuar pavarësinë. Shpresoj që komuniteti artistik shqiptaro-amerikan të ecë sa më shumë përpara dhe të jenë të lidhur më shumë për të zhvilluar kulturën shqiptare dhe famën e mirë që kanë jashtë vendit,” tha Marty Magz (Eagls Up Entertainment) në Michigan. 

 

“E kam nder dhe kënaqësi të jem pjesë e këtij celebrimi historik me shqiptarët e New Yorkut. I jam mirënjohëse partneritetit të fuqishëm shqiptaro-amerikan, dhe në veçanti kontributit të madh të Amerikës në përkrahje të Shqipërisë gjatë shumë viteve, duke filluar që me presidentin amerikan Woodrow Wilson, forcuar nga presidenti Bill Clinton dhe ecur më tej nga president Barack Obama me përkrahjen e fuqishme të pavarësisë së Kosovës. Gjatë festimit të 100 vjetorit të pavarësisë, me rëndësi është që si komb të jemi të bashkuar në misionin tonë për paqe, demokraci dhe prosperitet. Një Kosovë e lirë dhe e pavarur nënkupton një hap më afër të një bote paqësore,” u shpreh Ermira Babamusta, Ph.D., eksperete e punëve të jashtme dhe drejtuesja e GOTV (Get Out the Vote) e fushatës elektorate të President Obamës në 2008 dhe drejtuese në fushatën presidenciale në 2012.

 

Shqiptarët e Amerikës janë të bashkuar për të krijuar një atmosferë festive këtë muaj. Shqiptarët e New Yorkut dhe nëpër botë vazhdojnë festimet e 100-vjetorit të pavarësisë gjatë muajit të Nëntorit. Festimet në vijim janë:  3-9 Nëntor 2012, festivali i 13të i filmit shqiptar mbajtur në Tiranë me drejtor Artan Minarolli; veprimtari klutorore-artistike në 11 nëntor 2012 në Lehman College si dhe me shoqatën e Shkrimatarëve Shqiptaro-Amerikanë në New York; koncert me 17 nëntor 2012 nga Shkolla Shqipe Alva Life & TV Alba me drejtues Qazim dhe Kozeta Zylo në New York dhe festivali madhështor i pranverës për pavarësinë në Kanada me 24 nëntor 2012 me drejtor Tonin Ndoja.

 

“Me rastin e 100 vjetorit të pamvarësisë,  të nënës tonë të dashur, Shqipërisë tonë dhe ngritjes së Flamurit tonë Kombetar nga plaku i Vlorës Ismail Qemali me patriotët nga gjithë trevat Shqiptare i uroj gjithë kombit Shqiptar të jetojnë ne paqe dhe liri së bashku, në një Shqipëri natyrale, pa kufij dhe të integrohen sa më shpejt në Europën e Bashkuar, pasi kemi qenë dhe jemi banorë të përjetshëm të saj. Gjithashtu ju uroj Camëve, banorëve të Camërisë , vendit që në mesjetë quhesh Epir dhe në lashtësi ka qenë djepi Pellazgjik, të kenë mundësi të vizitojnë varret e të parëve të tyre dhe të jenë zot të trojeve dhe tokave të tyre amtare,” u shpreh Prof.Bajram Doka, epigrafist i gjuhëve të lashta/ Albanian-American Academy of Sciences and Arts.  

 

Diaspora shqiptare është angazhuar për pregaditjet për festën madhështore të pavarësisë. Shqipëria, Kosova dhe Maqdonia kanë planifkuar aktivitete të ndryshme me rastin e ditës së Flamurit. Në Tiranë u krijua enkas për rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë projekti ‘Skënderbeu – Epirioti fitimtar Atlet i Krishtit’ një ekspozitë me foto artistike e historike të shekullit XV-XX, drejtuar nga Fotaq Andrea.

 

Edhe shqiptarët e Kanadasë dhe Gjermanisë, midis të tjerëve janë duke përfunduar organizimet për festën duke u përkushtuar në mënyrë dinjitoze.  

 

“Komuniteti shqiptar këtu në Kanada është shumë i ndjeshëm dhe në një mënyrë apo tjetër e shpreh se i mungon Atdheu, por ka arritur me punë dhe dinjitet të integrohet plotësisht ne jetën kanadeze. Unë do uroja që komuniteti shqiptar do gjejë një motiv më shumë të marrë pjesë ne Koncertin e 100 vjetorit të organizuar nga Albanian Canadian events, por dhe në të gjitha aktivitetet që do organizohen nga individdë apo shoqata te ndryshme këtu në Kanada, pasi motivi është i njëjtë:  të festojme të gjithë së bashku dhe të percojmë tek brezi i ri vlerat tona të muzikës dhe artit.  Shprehja ime e vjetër ka qenë atë si nuk arrin ta bëjë politika, le ta bëjë muzika dhe ne te bashkohemi dhe ne vllazërim me njeri tjetrin vetem te festojme dhe te gezojmë, për një të ardhe më të mirë,” tha Tonin Ndoja themelusi/drejtuesi i Albanian-Canadian Events.   

 

“Unë e shof Festivalin e 13-të të Filmit Shqiptar në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, si një event shumë të rëndësishëm për kinematografinë shqiptare në përgjithësi edhe pse në lidhje me jubilarin për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë.Ky event mban mbi vete një përgjegjësi artistike të këndshme, për të grumbulluar shqiptarët e artit kudo ku janë. Duke u hapur të gjithëve “dyert” e artit shqiptar! Personalisht gëzohem shumë që mu dha mundësia të jem pjestar i një eventi kaq të rëndësishëm. Shpresoj që edhe në të ardhmen lidhjet të qëndrojnë impakt, jo vetëm me njerëzit e Artit në Shqipëri, por edhe me të gjithë Artëdashurit e tjerë Shqiptar brënda dhe jashtë trojeve shqiptare,” tha aktori i shquar në Gjermani, i talentuar Kasem Hoxha.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Ermira Babamusta, festa e 100 vjetorit, Reportazh nga New Yorku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 170
  • 171
  • 172

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT