• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

REKUIEM PËR ARTISTIN E POETIN DARDHAR

May 15, 2013 by dgreca

Nga ROZI THEOHARI, Boston/
Më 29 tetor 2005 në restorantin “Pier 4” të Anton Athanasit në Boston shqiptaro-amerikanët zhvilluan një mbledhje përkujtimore dhe darkë solemne me rastin e 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut. Në një pushim midis kumtesave, në tavolinën tonë ku ishin ulur vetëm familje dardhare, Sotir Pani, bashkëfshatari ynë, nxori nga çanta e na tregoi një libër me titull: “Serenata dhe këngë qytetare korçare”, me autor Gaqo Zdrulin. Këngëtarja veterane znj.
Jorgjia Misja, duke shfletuar librin plot këngë e partitura, filloi të këndonte, në fillim solo, pastaj e pasuar nga të gjithë të pranishmit në sallë: “Për mëmëdhenë”, “Dëbora zbardhi malet”, “Vlora-Vlora”…etj. Këngët, njëra pas tjetrës, sollën një atmosferë të ngrohtë vëllazëruese e emocionuese tek pjesëmarrësit e tubimit, të cilët i drejtonin duartrokitjet tavolinës së dardharëve, por në realitet duartrokitjet i
përkisnin Gaqo Zdrulit. Gaqos, bilbilit dardhar, i cili na dukej se ndodhej aty, në festë, mes nesh, me kitarë e këndonim së bashku si dikur. Por Gaqoja atë çast ndodhej i shtrirë në shtrat duke luftuar me sëmundjen e rëndë.
Një muaj më vonë ai ndërroi jetë në Tiranë duke lënë në pikëllim familjen, të afërmit, miqtë e shokët, dardharët e devollinjtë. Por ai dëshpëroi edhe shqiptaro-amerikanët, më të shumtit dardharë e korçarë, të cilët e njihnin dhe ruanin kujtime e mbresa nga jeta e aktiviteti i tij.

NA ISHIN TRE VËLLEZËR KËPUCARË

Është e pamundur të shkruash për jetën e Gaqos pa përmendur edhe dy vëllezërit tij, Kocin dhe Vaskën. Tre vëllezërit, bashkë me Marien, motrën e vetme, u lindën e u rritën në një familje të varfër dardhare, por me tradita patriotike, e cila kishte dhënë kontribut në çështjen atdhetare. I ati, Pandi Zdruli, ishte këpucar dhe zanatin ua mësoi tre djemve, mes të cilëve Koci ishte “ustai i madh.” Tre vëllezërit këpucarë dalloheshin mes moshatarëve të fshatit si tre djelmosha simpatikë e bukuroshë, por mbi të gjitha ishin punëtorë e gazmorë. “Dyqani i këpucarëve” ndodhej në katin e parë të shtëpisë së tyre, buzë rrugës, me dy dritare të mbrojtura nga hekura të trashë, të cilat vështronin nga korija e Shën Pjetrit.
Në ato dritare ndaleshin shpesh kalimtarët, të cilët shkëmbenin
ndonjë bisedë të rastit apo shaka me këpucarët. Gaqoja, vëllai
i tretë, e filloi zanatin duke drejtuar peronat e vogla të këpucëve,
të cilat ishin përdorur një herë. Me një çekiç të vogël mbi një
kudhër metalike përpiqej t’i bënte si të reja gozhdët që ia vinin
të vëllezërit përpara. Por shpesh çekani godiste pa dashur dy
gishtat e tij, sepse, me natyrën romantike, shpesh e
përqendronte vështrimin në pyllin e dendur të ahut të korijes
përballë. Ishin vitet e vështira të Luftës së Dytë Botërore, kur
mungonte gjithçka. Këpucarët e fshatit bënin këpucë të reja
duke shqepur këpucë të vjetra dhe duke përdorur një farë sholle
që shërbente si veshje ambalazhi për arkat e municioneve të
topave dhe gjendeshin plot të tilla pas Luftës Italo-Greke. Më
tej, pas luftës, kur Koci gjente ndonjë lëkurë të mirë, e përdorte
për të bërë këpucë për vajzat që martoheshin dhe për nxënësit
e shkollës. Më kujtohet, ne fëmijët rrinim me orë të tëra të
mbështetur tek hekurat e dritares duke ndjekur me padurim
të na mbaroheshin këpucët me qafa që na kishin porositur
prindërit. Më në fund Gaqoja u mbërthente prroqe në taban e
në thembra, për të na mbrojtur nga rrëshqitja në rrugët me
akull. Në netët e ftohta të dimrit mblidheshin djemtë e fshatit
tek dyqani i tre vëllezërve këpucarë për të ndihmuar në
ndreqjen e peronave. Por ata i tërhiqte edhe magjia e këngëve.
Tre vëllezërit punonin e njëkohësisht këndonin. Mbasditeve,
pasi linin punën të tre uleshin në ballkonin e drunjtë e
këndonin të shoqëruar nga mandolina e kitara. Gaqoja, që
në moshën e re kishte një zë baritoni të ëmbël, i cili tërhiqte
vëmendjen dhe admirimin e fshatarëve që e dëgjonin.
Dardhari Kiço Çeku, me banim në Florida kujton: “Gaqoja
ishte 2-3 vjet më i madh se unë, por në moshën e fëmijërisë ai
na dukej i madh. Mblidheshim djemtë e mëhallës tek dyqani
i Zdrulit, i cili për ne kishte cilësinë e një vatre kulture…
Gaqoja i fëmijërisë sime ishte një njeri me shpirt të hollë artisti
e zemër të mirë. Me durimin dhe shkathtësinë e tij na futi
dashurinë për muzikën edhe neve moshatarëve më të vegjël,
na ngjalli pasionin e këngës, duke na mësuar t’i binim kitarës
e mandolinës. Nuk kishte shtëpi në Dardhë që të mos kishte
një kitarë apo një mandolinë. Duke ndjekur zërin e Gaqos,
ne, shokët tij, mësuam këngët karakteristike të folklorit
dardhar, këngët partizane të Dhora Lekës dhe të autorëve të
tjerë. Aty spikati talenti i Gaqos si këngëtar i vërtetë. Zërin e
tij e kishin zili jo vetëm këngëtarë të dëgjuar të fshatit, por
edhe këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës si Gaqo
Jorganxhiu, Petro Dula, Gaqo Hyrka e të tjerë.”
Pasi shtëpia e tyre u dogj nga fashistët italianë, i rritur me
edukatën qytetarë dhe ndjenjat liridashëse të familjes dhe
përgjithësisht të fshatit të Dardhës, Gaqoja qysh në moshën e
njomë u bashkua me të rinjtë e të rejat e fshatit në luftë kundër
pushtuesve nazi-fashistë. Koci dhe Vaska dolën partizanë,
ndërsa Gaqoja, si i ri antifashist, u bashkua me njësitin guerril
të fshatit.
Në vitet që pasuan, Gaqoja e Vaska banuan larg fshatit,
ndërsa vëllai i madh, usta Koci, nuk u nda nga Dardha, ku,
veç zanatit, u bë dhe një nga pjesëmarrësit e jetës artistike të
fshatit. Qysh nga viti 1948 ai filloi të regjistronte këngë
popullore, përralla, rite e zakone të Dardhës dhe të krahinës
së Devollit. Gjatë viteve ’50 e ’60 Koci e dendësoi punën e
mbledhësit të folklorit, ku ndikoi talenti dhe pasioni i tij në
shijet artistike dhe dashurinë për kulturën folklorike. Një pjesë
e materialit të tij u publikua në një përmbledhje të bukur e të
zgjedhur të poezisë popullore të Devollit, që u botua nga
Instituti i Kulturës Popullore. Kjo poezi popullore e ka
frymëzuar edhe Gaqon qysh në fëmijëri dhe më pas, kur ai
ka ndjekur edhe poezinë tonë klasike shqiptare. Muzika dhe
fjala poetike e shoqëruan Gaqon gjatë gjithë jetës.
“JETOVA ME ART—ËNDRRASH TRAZUAR”
Nga një poezi e hershme e Gaqos zgjodha këtë varg:
“Jetova me art—ëndrrash trazuar!” Dashurinë e tij për artin,
muzikën dhe interpretimin e ndjenjave nëpërmjet telave të
kitarës e mandolinës ai e shfaqi qysh me serenatat dardhare,
të cilat nuk binin më poshtë nga serenatat korçare… Natën,
ndriçuar nga hëna që sapo kishte nxjerrë vetullën mbi “Gurin
e Rrahut”, djelmuria e Dardhës ecnin ngadalë mbi kalldrëmet
e rrugëve të pastruara me kujdes nga duart e vajzave… Një
qëndrim i beftë tek muri i gurtë rrethues i një oborri, mbi të
cilin vareshin trëndafilat e kuq rënduar nga vesa e mbrëmjes.
Fillonte kënga e merrte krahë:
“Në mes të natës në qetësi,
Ti në ballkon po rrinje…”
Tingujt dramatike përplaseshin nëpër ballkonet e shtëpive
të mëhallës, zëri i Gaqos, i cili arrinte tonet më të larta,
zotëronte mbi zërat e tjerë. Diku, në errësirë, lëvizte perdja e
një dritareje… Me tutje, një avlli me lart, i këndohej
“perëndeshës së bukurisë…”
Në Dardhë, piknikët, argëtim i sjellë nga kurbetlinjtë e
Amerikës, fillonin që në pranverë, kur çelte gjethi, deri në
vjeshtën e parë kur fillonin të piqeshin kumbullat. Kënga e
parë karakteristike që këndonin dardharët në piknikë ishte:
“O vemi, ah, vemi
Në mes të pyllit do vemi…”
Mes tyre ndodhej edhe Gaqoja e melodia kumbonte në
korijen e Shën Pjetrit, jehonte deri në Devoll dhe e kthente
valën e tingujve përtej qiellit. Aty mbërrinin dhe tonet e zërit
magjik të birit të Dardhës.
Aktivitetin e tij si këngëtar Gaqoja e filloi në vitin 1947
me pjesëmarrjen në korin e Ansamblit të Ushtrisë me dirigjent
Gaqo Avrazin. Në vëllimin me poezi: “Shpërthen zëri në
suferinë” G.Zdruli ka përfshirë edhe një poezi: “Në gjoksin e
këngës” kushtuar Artistit të Popullit, Gaqo Avrazi, muzikant
i talentuar e dirigjent i pasionuar. Ai ngriti e krijoi korin e
ushtrisë, që, për nga forca e interpretimit, ndjesia e dinamika
u bë i famshëm jo vetëm brenda Shqipërisë, por dhe jashtë
kufijve të saj. Nga gjiri i këtij ansambli dolën solistët e talentuar
të Teatrit të Operës, si: Mentor Xhemali, Lluk Kacaj, Stavri
Rafaeli, Avni Mula, Ibrahim Tukici, Xhoni Athanasi, Maliq
Herri, Gaqo Zdruli e të tjerë. Në poezinë: “Berlin, 1 gusht
1951” Gaqoja përshkruan emocionet e mbresat nga udhëtimi
bashkë me Ansamblin e Ushtrisë për të dhënë shfaqje në
festivalin e rinisë në Berlinin që akoma s’e kishte marrë veten
nga lufta.
/Të erdha ty, o Berlin, që na fute tmerrin,/ Të erdha unë, një
fshatar i varfër, të erdha,/ Një ish-partizan i vogël me një ëndërr
të madhe,/ Të erdha… të të them se edhe unë e kam urryer
Hitlerin…/ Të erdha…jo me pushkë…/ Këngën time tani,
dëgjoje…llautën shqiptare,/ Sa bukur ia thotë kabaja me valle…/
Në gusht 1955 Ansambli i Ushtrisë udhëtoi për në disa
vende të Azisë: në Kinë, Kore, Vietnam e Mongoli, ku Gaqoja
shkroi shumë poezi të frymëzuara nga vendet e reja të
panjohura. Ja disa vargje të tij:
Era përshtyn retë
Në pirgje valëzon e ngrihet rëra
Mes saharës mongole…
Mbi vargmale dredhur mure lashtësie…
Në kolonë buzëtharë karvani me gamile…
Treni guget stepës dhe shkretëtirës,
Në mbrëmje Pekini pret miqtë prej Shqipërie…
Kur Ansambli i Ushtrisë po kthehej nga turneja e Azisë,
duke udhëtuar me vapor mbi detin Egje, Gaqoja shkroi për
kujtim këto vargje:
/Egje magjiplotë,/ Lundroj sot mbi valët e tua,/ Kërkoj mbi ty
perënditë,/ Të kuvendojnë me mua…/Egje, det i thellë mbuluar me
ëndrra dhe yje/ Zanat vetullholla mes teje dredhin valle,/ Manteli
i artë, purpurin në dallgë./
Këto vargje-dallgë më çojnë tutje, në vite. Më kujtohet
kur Gaqoja krijoi korin e fëmijëve të Dardhës, ku merrnim
pjesë ne, nxënësit e shkollës 7-vjeçare. Provat i bënim në sallën
e shkollës gjatë muajve korrik-gusht, kur familjet dardhare
ktheheshin në fshat për pushimet verore. Kori ndahej në zërin
e parë ku merrnim pjesë ne, vajzat dhe në zërin e dytë—
djemtë. E mbaj mend mirë, kënga e parë që na mësoi Gaqoja,
ishte “Vollga, Vollga”, një këngë ruse për lumin e Vollgës, që
atë kohë ishte në modë të këndohej në të gjitha koret e
Shqipërisë. Kur Gaqoja na mësonte me durim këngën, ne
shtangeshim tek dëgjonim atë zë bubullues dhe nuk na besohej
se ata tinguj dilnin nga gjoksi i tij. I luteshim ta përsëriste
edhe një herë melodinë, mbasi na dukej se kënga e tij na e
sillte Vollgën aty, para syve dhe zëri i shtruar i Gaqos lundronte
tok me dallgët e ngadalta të lumit… e ne nuk ngopeshim së
dëgjuari…
Në vitin 1958 Gaqon e gjejmë student në degën e kantos
në konservatorin “P.I.Çajkovski” të Moskës. Mbasi përfundoi
këtë konservator brezi i parë i artistëve shqiptarë, erdhi brezi
i dytë me Gaqo Cakon, Gaqo Zdrulin, Irena Gjergon,
Gjenovefa Heben, Luiza Papen e të tjerë. Por artistët e brezit
të dytë nuk arritën t’i përfundonin studimet plotësisht, për
shkak të situatave politike të kohës. Kështu, nga vitet ‘61-’62
ata u kthyen në Shqipëri dhe u diplomuan në konservatorin
e Tiranës.
Në të njëjtën kohë me Gaqon, në Moskë, studionte dhe i
vëllai, Vaska, në shkollën e artit ushtarak. Dy vëllezërit e
pandarë blenë një kitarë dhe në kohën e lirë këndonin së
bashku me grupin e studentëve shqiptarë këngë qytetare të
vendlindjes, pa harruar këngët e serenatave korçare e
dardhare. Dhe patën aq sukses këto “koncerte” të
improvizuara, sa këngëtarët ruse i mësuan shpejt këngët tona
e filluan të këndonin tok me shqiptarët. Zërin e Gaqos e
vlerësonin pedagogët e konservatorit, por ata pëlqenin
gjithashtu edhe edukatën e sjelljen e tij qytetare, pasionin e
tij për muzikën dhe këmbënguljen për të dalë me rezultate sa
më të mira. Një ditë pedagogu i kantos i tha Gaqos: “Ju
shqiptarët e keni Italinë në prag të derës dhe vini e studioni
për kanto në stepat e Rusisë! Ne, rusët, mjaftohemi të jemi të
lumtur vetëm kur kemi fatin të jetë moti i mirë për të mundur
të dëgjojmë në radio programin me muzikë nga Italia.”
Gjatë kohës së studimeve në Moskë Gaqoja nuk e harroi
kurrë Dardhën. Ai thurte vargje për të, që të shuante mallin
për fshatin e largët, përshkruante ujin e ftohtë të krojeve të
shumta që burojnë nga dëbora e maleve. Përpiqej të
krahasonte dimrin mesdhetar, duke e quajtur veten “jugor”,
me dimrin e ashpër të Moskës, të cilin e quante “dimri i
vendësve”. I bënte përshtypje moti i egër në dimrat e gjatë të
Rusisë, ndërsa kujtonte dëborën e fshatit të tij… Moskovitët,
të mësuar me të ftohtit, e prisnin gati me gëzim dëborën e
dimrin.
Disa vargje nga poezia “Ftohtë, oh sa ftohtë në Moskë”:
Jugori ia ndien dimrit ftohtësirën, /Kur bora dridhet e përcëllon
fytyrën…/ Vendësve, kur qan e ulurin furtuna / Veshur bukur porsi
Dubina, / Vodka ua ngroh e u gëzon të bardhat zemra, / Shkasin
me patinazh vocërrake, / Pleqtë, të rinjtë dhe gratë…/Ftohtë, oh sa
ftohtë…/ Nesër shpresohet të jetë më ngrohtë, / Provimin në kanto
kam, vërtet, /Rrugën “Gorki” përshkoj shpejt, / Dhe mbërrij në
konservator./
Disa vargje nga poezia : “Mbrëmë”
Mbrëmë rrëshqita për gjith’natën mbi akull…/ Dhe herë-herë
më dukej se fluturoja diku/ Duke kapur flokë bore pambarim/ Që
shkriheshin mbi shuplakën e ngrohtë të trupit tim…/Rendja,
rrëshqisja mbi akull…/ Cepat qerpikëve u mbyllën në largësi, /Më
zuri gjumi i vendlindjes, përsëri…/
Disa vargje nga poezia “Tek portat e tua.”
“Mirë se erdhët ju albanezë” dikush na uron…/ Mbi Neva
çajka gugatjen numëron…/ Garmoshkën luan vajza në të bardha
veshur,/ Para pallatit“Pjetri i Madh” i tëri i zhveshur…/ Qyteti i
lashtë zemrën na robëron,/ Lulëkuqe sallave na sollën ku ziente
kënga jonë,/ Leningrad i bukur, për ty kënga nuk mbaron…/
Gaqo Zdruli këndoi e punoi me profesionalizëm të lartë
si solist i Teatrit të Operas e Baletit për 30 vjet rresht. Ai krijoi
një mori figurash skenike operistike nga repertori i huaj e ai
kombëtar. Me 1956 ai interpretoi rolin e markezit në operën
“Traviata” të Verdit. Me 1962, mbasi u kthye nga studimet
në Moskë, interpretoi figurën e reshterit Morales në operën
“Karmen” të Bizesë. Me 1963 dhe 1971, rolin e Shonarit në
operën “Bohem” të Puçinit etj. Të gjitha rolet dhe këngët e
interpretuara nga Gaqoja në skenën e operës, në koncertet
recitale, në emisionet televizive e në radio, kanë lënë mbresa
tek dëgjuesit për ngrohtësinë e shpirtit e të mendimit të tij. Si
artist lirik e i talentuar, ai u dallua për zërin e tij të vrullshëm
dhe vokalin elegant skenik.
Këngëtarja dardhare, solistja e Teatrit të Operës e Baletit,
Jorgjia Misja, me banim në Worcester, Mass., ruan shumë
kujtime për Gaqon, gjatë kohës që ata punonin të dy në teatër.
“- Gaqoja, thotë Jorgjia, – ishte njeri punëtor, i thjeshtë, i
dashur e gojëmbël me të gjithë. Shpeshherë në pushimet e
punës gjatë intervaleve të skenës, rrinim bashkë dhe kujtonim
natyrën e bukur të Dardhës sonë dhe njerëzit e saj aq punëtore
e të edukuar, burrat e mençur dhe nënat tona aq punëtore e
pa fjalë, duarartat që nuk u lodhën kurrë… Gaqoja e donte
shumë artin, e kishte pasion. Ai ishte artist në shpirt. Nuk iu
nda kurrë skenës.” Jorgjia tregon se të dy i lidhte jo vetëm
Dardha, por edhe interpretimi i roleve të dyta. Por, sipas
artistes, kishte raste kur ata interpretonin edhe role të para
kur mungonte ndonjë këngëtar. Sepse Gaqoja ishte një artist
i kompletuar dhe punonte me seriozitet e këmbëngulje për të
dhënë maksimumin e aftësive. Jorgjia vazhdon të tregojë për
turnetë që organizonte teatri dhe koncertet e shumta që kishin
dhënë anekënd Shqipërisë në kooperativa bujqësore, në
reparte ushtarake, deri në Tomorricë e fshatrat e largëta të
Skraparit. “Shumë herë ecnim në këmbë, – thekson ajo, –
shpesh binim të flinim të lodhur pa pasur gjë për të ngrënë…
Bënim punën fizike një muaj në Çermë e vende të tjera të
papërshtatshme e me vështirësi banimi, ku nuk gjeje ujë për
të pirë etj. Por Gaqoja nuk u ankua asnjëherë, si gjithmonë
modest, buzagaz e me këngë në buzë, ai punonte më shumë
nga të gjithë dhe ushqimin e pakët e ndante me të tjerët.”
BIGLLES MBI MORAVË
Duke dëgjuar këngën “Vlora-Vlora”, ne dardharët
kujtojmë jo pa krenari, autorin që e kompozoi këtë këngë,
muzikantin e dëgjuar dardhar Thoma Nashi. Ja ç’shkruante
për të Gaqo Zdruli në një kumtesë mbajtur në sesionin
shkencor në Dardhë, me 1984: “Me 1920, me ardhjen e bandës
“Vatra” nga Amerika në Shqipëri, Dardha e priti Thomain
me aq dashuri sa dhe gjithë Shqipëria. Në krye të bandës
qëndronte Thomai i përmalluar, ai ngriti kokën dhe vështrimin
e drejtoi te “Guri i Vjeshtës”. Fshati u mbush me tingujt që
lëshonin instrumentet, “Vlora-Vlora”—përgjigjej jehona e
korijes përballë. Fëmijët, por jo vetëm ata, edhe të rriturit e të
moshuarit, burra e gra rendnin pas bandës që po ecte nëpër
rrugët e fshatit. “Gëzim të madh na solle, o Thoma!”- i thanë
fshatarët duke e përshëndetur.” Ndërsa në vitin 1988 G.Zdruli
shkroi poezinë: “Vlorë. Ulur te Monumenti i Lirisë” :
“Erdha për të parë ty, moj Vlorë…/Monumentet kuvendojnë…/
Dhe imazhi zbret tutje viteve 20-të/ Thoma Nashin, për të kujtuar/
Telat me gjemba vija pentagrami iu bënë/ Gunat e dhirta—fletë
muzike/ “Vlora-Vlora” për ta shkruar…
Duke ecur në gjurmët e bashkëfshatarit, pionierit të
muzikës dardhare, Thoma Nashit, Gaqoja këndoi me pasion,
kompozoi një varg romancash vokale, dha koncerte të
panumërta brenda e jashtë atdheut. Më se një dekadë Gaqo
Zdruli ka dhënë kontribut si pedagog në degën e kantos në
Liceun Artistik “Jordan Misja” të Tiranës. Ai përgatiti dhe
edukoi breza të rinj artistësh të vokalit. Gaqoja ishte studiues
i teorisë muzikore.
Gaqo Zdruli ka pasur një vizion të gjerë interesash artistike
jo vetëm në muzikë, por edhe në fushën e letërsisë. Përveç
romanit “Në krah të suferinës”, botoi edhe tri vëllime me
poezi. Në vitin 1999 botoi vëllimin poetik “Shpërthim zëri në
suferinë”. Vargjet e këtij vëllimi, sa origjinale aq edhe jetësore,
janë shkruar në luginën e Devollit dhe në vargmalet e Moravës
ku kërciste pushka. Vargjet janë një buqetë trëndafilash
kushtuar 164 djemve të Devollit që e bënë jetën fli për çlirimin
e atdheut nga nazifashistët.
Disa vargje nga poezia “Krisma e tinguj partizanë”:
/…Rrugës nga kaluam,/ Shtigjeve të acarta ku luftuam,/
Mbollëm vetëm trimërinë!/ Jehona vjen e kompozuar maleve,/ Me
krisma e tinguj partizane,/ Shpërthen zëri në suferinë,/ 164 djem
devolli jetën dhanë…/ Gjaku mbuluar nën dafinë…/ Gruri rritur
mbi arë,/ në jetë do t’i ledhatojë bijtë,/ për liri, atdheut rënë./
Nga poezia “Tek portat e fukarait”:
/ Losnja me top lecke kur gjëmoi,/ Bersaljeri me motor“Guxi”
kaloi…/Urrejtja e fukarait, trimërinë rizgjoi./
Në poemën kushtuar dëshmorit dardhar Ilo Çomi, rënë
në kampin e shfarosjes të Mathauzenit me 1945, Gaqoja
vargëzon:
/Iloja veshi xhaketën e shokut të vdekur,/ Dhe një copë laps
në xhep pat gjetur/ Dhe shkroi dërrasës së gjakosur: /”Jeta mbi
vdekjen do të fitojë!”
Vëllimi i dytë me poezi “Sytë e dashurisë”, botuar me
2001, përmbledh poezi me tingujt që i burojnë nga zemra për
jetën, luftën, këngën, peizazhe të natyrës në Dardhë dhe të
vendeve të botës ku ka udhëtuar. Gaqoja është përpjekur që
çdo ngjarje artistike të jetës ta përshkruajë në vargjet e tij
duke dhënë, përveç kujtimeve, edhe mesazhe të dashurisë e
të respektit për njeriun.
Nga poezia “Mes malesh”:
/Mes malesh ec ku rininë time lashë…/ Maleve të thepisura
gjerë e gjatë,/ Pyjeve çava, burimeve ujë s’u lashë…/Përrenjve të
isha arush mali vrapoj,/ Nga maja e borigës ketri merr horizontin…/
Mes malesh ec e s’ngopëm nga jeshili./ Luleshtrydhja skuqet nën
lëndinë / Zgorrofetja mbin në ditë prilli…/
Nga poezia “Biglles mbi Moravë” :
/Biglla ime, e arta Biglle…/Verës mbi krahë i mban retë,/
Ligjëron pisha malit mbi Moravë,/ E flladi fryn lehtë-lehtë…/Biglla
ime, bredhave të tua,/ Shikoj trimat që shkuan,/ hipur kuajve samarë
gunëmbuluar…/ Biglla ime…/Prej mallit ngjitem luginës përpjetë,/
Të ulem, të sodis…tutje…”Gurin e mprehtë”./
Nga poezia “Te kroi”:
/Furfurin gjethi ahut në mes majit/ E cicërrima ëmbël ledhaton

Filed Under: Kulture, Reportazh Tagged With: Gaqo Zdruli, poetin dardhar, Rekuiem per artistin, Rozi Theohari

Ali Ahmeti në Çikago: Ky shekull është i shqiptarëve

May 8, 2013 by dgreca

Raport special nga takimi i Delegacionit të udhëheqësve të lartë të BDI-së, me komunitetin shqiptar/
Raporton nga Çikago, Beqir SINA/
CHICAGO – ILLINOI : Delegacioni i udhëheqësve të lartë të BDI-së, në vijim të vizitës disa ditore në Shtetet e Bashkuara, u ndalën fillimisht në Çikago. Ata zhvilluan një takim me diasporën shqiptare. Kryetari i kësaj partie zoti Ali Ahmeti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Musa Xhaferri, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, shefi i kabinetit të tij Artan Grubi, mbajtën takimin me Komunitetin Shqiptaro – Amerikan të shtetit Illionis, në Qendrën Kulturore, e cila ka qenë dhe nikoqire e këtij takimi.
Në këtë takim morën pjesë më shumë se 500 vetë, lider të këtij komuniteti, veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare nga Illinois, Wisconsin dhe shtet për rreth. Në mesin e pjesmarrësve ishin edhe gazetarë, afaristë dhe biznesmen të sukseshëm, shkrimtarë dhe artistë, klerikë, studentë dhe aktivistë, kryesishtë nga Kërçova, dhe zonat për rreth saj, por, edhe shqiptarë të tjerë nga trevat e tjera shqiptare në Maqedoni, shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Lugina e Preshëvës dhe Çamëria.
Delegacioni i lartë të BDI-së, në këtë vizitë e shoqëronte edhe Konsulli i Përgjithshëm i Maqedonisë, në Çikago zoti Jakup Rexhepi Kurse, nga New Yorku, në këtë takim kishin ardhur kryetari i Akademisë Shqiptaro Amerikane, professor Skëndër Kodra, presidenti i Institutit Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, Rrape Ruci, sekretari i shoqatës Çamëria në SHBA, inxhinier Sali Bollati, veprimtari i dalluar i komunitetit dhe zoti Ylber Pilku.
Pas intonimit të dy hymneve kombëtare, Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, tubimin e hapi Kryetari i Komunitetit Shqiptaro – Amerikan (KSHA) për Illinoi, zoti Luan Elezi, i cili përshëndeti delegacionin e BDI-së, duke i dëshiruar mirëseardhje. Ndërkohë, që me këtë rast, ai shpalosi edhe një historik të shkurtër mbi aktivitetin e komunitetit dhe veprimtarinë e tij dhe foli pak edhe pjesmarrjen masive nga diaspora në zgjedhjet e fundit në Kërçovë.
Me këtë rast në fund të këtij tubimi, i cili shkoi mjaft mirë, kreut të BDI-së, zotit Ali Ahmeti në emër të Komunitetit Shqiptaro – Amerikan (KSHA) për Illinois, nga kryetari i kësaj shoqate i`u dorëzua një pllkat Mirënjohje për kontributin e tij në çështjen shqiptare. Ky komunitet më pllakat Mirënjohje nderoi gjithashtu edhe nën/Kryeministrin e Maqedonisë zotin Musa Xhaferrit, mirënjohje kjo që iu dorzua nga Azem Begzati kryetar i Këshillit të kësaj qendre, dhe një mirënjohje Kërçovarët kishin rezervuar edhe për kryetarin e ri zotin Fatmir Dehari, mirënjohje kjo që u dha nga drejtori i Shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” zoti Nuri Ibrahimi.
Lideri i BDI-së, zoti Ali Ahmeti në takimin me komunitetin, pasi ka faleminderuar komunitetin shqiptaro amerikan për kontributin e tyre, në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, luftën në Maqedoni, dhe së fundi për zgjedhjet atje, sidomos në fitoren e Kërçovës, ku pas 70 vjetëve shqiptarët e morën Kërçovën, ka folur edhe mbi zhvillimet e tjera aktuale në Maqedoni, çështjet dhe sfidat e shqiptarëve si dhe nevojën e integrimit të rajonit në strukturat euroatlantike.
Në fillim të fjalës së tij zoti Ahmeti tha se “Me theks të veçantë do të doja të shprehja mirënjohjen e lartë për ardhjen tuaj në votimet lokale për zgjedhjet në Kërçovë dhe fitoren e kandidatit Fatmir Dehari. Mobilizimi dhe ardhja juaj nga Amerika, tha Ahmeti, ishte inspirim për sakrificën e të tjerëve dhe se ishte ngritje morali për të gjithë në Evropë. Ky mobilizim i mërgatës, e bëri të mundur të pamundurën. Fitorja në Kërçovë ishte historike dhe tani kjo komunë menaxhohet nga shqiptarët”, theksoi Ahmeti, duke shtuar se Dehari dhe këshilli i ri komunal ka nisur proceset e reja në këtë komunë dhe krijimin e kushteve të reja për të gjithë qytetarët, si dhe njoftoi se së shpejti do të ngrihet një Memorial për të rënët gjatë luftës në Maqedoni, ku është përcaktuar vendi dhe zgjedhur edhe skulptori”
Ali Ahmeti në fjalën e tij theksoi se kishte ardhur në Çikago, për të shprehur faleminderime dhe mirënjohje për kontributin e kësaj diaspore të çmuar që sipas tij ka dhënë për çështjen shqiptare në përgjithësi. “Vizita ime këtu, tha zoti Ahmeti, është në shenjë respekti për ju të gjithë, mërgatën shqiptare, mbasi ju keni një kontribut të veçantë në ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare, e cila ka luftuar dhe ka punuar për realizmin e idealve të tyre kombëtare. Edhe në se sot në Maqedoni gjërat kan ndryshuar për së mbari dëshirojë të theksoi tha ai se ajo që i ndryshoi këto është Ushtria Çlirimtare Kombëtare UÇK-ja”.
Ai foli edhe për Universitetin e Tetovës, për të cilin tha ai, ka një simbolik të veçantë në të gjithë botën – mbasi është i vetmi tempull i dijes në botë, që është hapur me gjak – dhe me gjak shqiptari.
“Maqedonia, sa është e Gruevskit, po aq është edhe e imja, sa është e Cervenkovskit po aq është edhe e imja, mirëpo, lojaliteti i një shteti është sa lojal tregohet shteti ndaj komuniteteve të saj.” tha lideri i BDI-së, duke shtuar se ne si pjesë e qeverisë si parti kemi qenë vazhdimisht të angazhuar për avancimin e çështjes shqiptare dhe realizimin e të drejtave të barabarta. “Ky proces, nënvizojë Ahmeti, megjithëse është i vështirë, por po ecën rrugën e mbarë. Për këtë arsye shtoi ai inkuadrimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike është çështje me prioritet për BDI-në, sepse, sipas tij me këtë do të krijohen kushte për demokratizimin e vendit dhe Ballkanit si dhe kushte të reja për punësime dhe siguri”.
Në ndërkohë zoti Ali Ahmeti, duke komentuar edhe çështjen e ngecjes së zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë, ka theksuar se shqiptarët janë të interesuar që Maqedonia sa më shpejt të gjejë mënyrë dhe rrugë për ndryshimin e emrit, gjë e cila sipas tij nuk i pengon shqiptarët që kanë qenë , janë dhe do të jenë në këto troje. Ndërkaq shefi i kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi disa medieve në Maqedoni, para udhëtimit për në SHBA, u ka thënë se qëndrimi i BDI-së dhe VMRO DPMNE-së për çështjen e emrit është i njëjtë, ashtu si i të gjithë subjekteve të tjera politike në Maqedoni, të cilat angazhohen për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike
Ahmeti ka faleminderuar të gjithë mërgimtarët Kërçovarë për shkuarjen e tyre masive për fitoren e Kërçovës në zgjedhjet e fundit lokale.
“Me theks të veçantë do të doja të shprehja mirënjohjen e lartë për ardhjen tuaj në votimet lokale për zgjedhjet në Kërçovë dhe fitoren e kandidatit Fatmir Dehari. Mobilizimi dhe ardhja juaj nga Amerika, padyshim që ishte inspirim për sakrificën e të tjerëve dhe se ishte ngritje morali për të gjithë në Evropë. Ky mobilizim i mërgatës e bëri të mundur të pamundurën. Fitorja në Kërçovë, tha ai ishte historike dhe tani kjo komunë menaxhohet nga shqiptarët”, theksoi zoti Ahmeti, duke shtuar se Dehari dhe këshilli i ri komunal ka nisur proceset e reja në këtë komunë ku tani nçdo mjedis valon flamuri kuqezi, dhe krijimin e kushteve të reja për të gjithë qytetarët.
Lidhur me fitoren në zgjedhjet e 24 marsit, zoti Ahmeti ka vlerësuar shumë sovranin shqiptarë për besimin që i dha kësaj partie. ” Të kthehet edhe një herë ajo fitore si e 2002-shit, , tha zoti Ahmeti pas 11 vjetësh, do të thotë se ky është një vlerësim i lart i shqiptarëve të Maqedonisë, që nga ne kërkon jetësimin e fitores dhe materializimin e saj”.
Ahmeti i theksoi ndryshimet e arritura me Marrëveshjen e Ohrit, për të cilën tha se çështje të hapura sheh në statusin e gjuhës shqipe dhe nevojën nga punësimet e mëtutjeshme të shqiptarëve në administratën publike dhe tha se në SHBA është që të punojë edhe në përmirësimin e imazhit të Maqedonisë në botë. Ai disa herë faleminderoi Brukselin dhe SHBA në veçanti për ndihmesën që japin në drejtim të paqes dhe sigurisë në Ballkan.
Më shumë se 18 mijë shqiptarë janë punësuar në punë të ndryshme, përfshirë policinë, administratën shtetërore dhe lokale, prej se kur ne jemi në qeveri, tha në mes të tjerave zoti Ahmeti, duke shtuar se pa hapjen e vendeve të reja të punës nuk shtrohet ndonjë prespektivë, sidomos, për rininë shqiptare në Maqedoni.
Ai ftoi diasporën shqiptare që të investoi në vendlindjen e tyre, se ne tha ai i krijojmë të gjitha mundësit dhe u japim prioritet investimiteve të mërgimtarëve tanë. “Krijimi i kushteve të mira për investime, hapja e vendeve të punës, është një kauzë, që duhet t’i kontribojmë të gjithë,” tha ai.
Më pasë lideri shqiptarë në Maqedoni, zoti Ahmeti theksoi se : “Ky shekull me të drejtë është quajtur Shekulli i Shqiptarëve”
Më pasë, ai ka folur edhe për nënshkrimin e Marrëveshjes mes Kosovës e Seerbisë . “Para pesëmbëdhjet vjetësh, Kosova, tha zoti Ahmeti, as që mendohej se do të ishte shtet i pavarur i lirë , një ëndërr, kjo e cila sot është bërë realitet, duke shtuar se Marrëveshja e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit, është një marrëveshje e integrimit të qytetarëve të saj në kuadrin e shtetit të Kosovës.” Megjithse, ka nënvizuar ai se nuk ka marrëveshje në botë që arrihet pa kompromisë, dhe nuk ka marrëveshje që të kënaqi të dy palët.
“Kosova, shtoi ai duhet të njihet dhe të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe pas negociatave për heqjen e vizave të fillojnë edhe negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian ashtu sikurse, për shqiptarët e Maqedonisë, nevojitet zbatim i tërësishëm i Marrëveshjes së Ohrit, që shqiptarët të jenë të barabartë me maqedonasit.”
Sot, u shpreh zoti Ahmeti, është koha e pajtimit përfundimtar midis popujve të Ballkanit, të 100-vjetorit të luftërave të përgjakshme në Ballkan, kur të gjithë ishim viktima, edhe shqiptarët edhe maqedonasit, edhe të tjerët. “Nëse kanë mundur Franca dhe Gjermania ta heqin kufirin mes vete, në vende ku mijëra fëmijë janë vrarë në luftërat mes tyre, pse të mos mundemi edhe ne? ka sqaruar ai duke shtuar se kam thënë se, nëse dëshirojmë Shqipëri të madhe, atë mund ta kemi vetëm në Bashkimin Evropian, nga Athina deri në Stokholm”, deklaroi lideri i shqiptarëve të Maqedonisë zoti Ali Ahmeti.
Kryetari i BDI-së, zoti Ali Ahmeti më pas është pyetur nga mërgimtarët e tubuar lidhur me pyetje të ndryshme. Ndërsa ai kërkoi për nevojën e kthimit të ekspertëve shqiptarë apo kuadrit të ri të shkolluar në shkollat amerikane, për të ardhur në vendlindje dhe për tu përfshirë në trendet e reja të punësimeve. Folësit, në diskutimet e tyre kërkuan institucionalizimin e mërgtatës në SHBA, pajisjen e tyre me dokumente biometrike, për të qenë në gatishmëri për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ahmeti në këtë takim edhe një herë mënyrë të veçantë ka falënderuar diasporën Kërçovare për përkrahjen e madhe që i dhanë, ata kandidatit të BDI-së në ditën e zgjedhjeve. Ai gjithashtu para mërgatës shqiptare, ka shpjeguar gjendjen politike në Maqedoni, përparimin e statusit të shqiptarëve dhe të arriturat të pas konfliktit të vitit 2001.
Në diskutim u përfshi edhe Zëvendës/Kryeministri i Maqedonisë për Marrëveshjen e Ohrit, zoti Musa Xhaferri, i cili nga që ju kërkua nga të pranishmit, shpalosi edhe problemin e shtetësisë së Maqedonisë, një problem që ballafaqohen shumë shqiptarë. Ai theksoi se po punohet në këtë drejtim dhe kanë parasysh shqetësimet e disa shqiptarëve, por sipas tij, ky problem dalngadal do të zgjidhet.
Në këtë takim ka folur shkurtimisht edhe kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili shprehur faleminderime të thella për angazhimin e diasporës shqiptare nga SHBA për fitoren e zgjedhjeve. “Para dy muajve kërçovarëve i premtuam me Izet Mexhitin se Kiçevën do ta bëjmë Kërçovë, tha ai dhe në fund ndodhi kjo. Ne këtu kemi ardhur për t`ju shprehur faleminderime për mobilizimin dhe pjesëmarrjen masive në votimet për zgjedhjet atje”, theksoi Dehari. I cili o shoqërua gjatë me duartrokitje të forta nga bashkëqytetarët e tij këtu në diasporë.
Në fund, Kryetari i BDI-së, zoti Ali Ahmeti, i cili i prinë delegacionit, tha se: “Kam një agjendë mjaft të ngjeshur këto ditë në Uashington, do të kemi takime me Departamentin e Shtetit, në Pentagon, dhe në Shtëpinë e Bardhë, me Këshillin e lartë të sigurisë gjithashtu. Ndërkohë, që në Kombet e Bashkuara në New York, do të kemi një takim edhe me ndërmjetësuesin për kontestin e emrit z. Metju Nimic”, deklaroi kreu i kësaj partie zoti Ali Ahmeti, i cili po udhëheq delegacionin BDI-së në përbërje të cilit janë edhe Zëvendës/Kryeministri i Maqedonisë, zoti Musa Xhaferri, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, si dhe shefi i kabinetit të tij Artan Grubi,

Filed Under: Reportazh Tagged With: Ali Ahmeti ne Cikago, Beqir Sina, raport

REPORTAZH NGA STRASBURGU NË 50 VJETORIN E ANËTARËSIMIT TË ZVICRËS NË KËSHILLIN E EVROPËS

May 7, 2013 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ & SKËNDER BUÇPAPAJ/

Zvicra festoi këto ditë 50 vjetorin e hyrjes të saj në Këshillin e Europës. Me një seri aktivitetesh. Midis tyre edhe vizita në Strasburg e një grupi gazetarësh vendas e të huaj rezidentë në Zvicër. Ky aktivitet ishte organizuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme në kuadrin edhe të vizitës së numrit një të diplomacisë zvicerane zotit Didier Burkhalter, i cili me këtë rast mbajti një fjalim përpara Asamblesë të Këshillit të Europës e më pas dha një konferencë shtypi.
Në grupin e gazetarëve kësaj here ishim tre shqiptarë, ne nga Zëri i Shqiptarëve dhe kolegu ynë Nefail Maliqi nga portali Presheva jonë.
Departamenti Federal i Punëve të Jashtme ashtu si të gjitha institucionet në Konfederatën helvetike mbajnë marrëdhënie të shkëlqyera komunikimi jo vetëm me gazetarët vendas, por edhe me gazetarët e huaj që jetojnë e punojnë në Zvicër. Me këtë rast falenderojmë zëdhënësin e DFPJ zotin Renz Tilman dhe stafin që na shoqëroi.
Gjithnjë ne si gazetarë me rrënjë shqiptare pyesim veten se kur do të funksionojë shteti shqiptar si Zvicra, model i shteti ligjor dhe ekonomisë së tregut, e cila vitin që shkoi nga Forumi Ekonomik Botëror u shpall ekonomia më konkuruese në botë duke lënë në vendin e katërt SHBA, Francën në vendin e 21të e kështu me rradhë. Ndërsa nga Economist Inteligence Unit, Zvicra për vitin 2013 shpallet vendi ideal ku duhet të lindin fëmijët, SHBA dhe Gjermania mbajnë vendin e 16, Italia vendin e 21të, ndërsa Franca dhe Britania ndajnë vendet 26 dhe 27.
E pra, këto rezultate të mrekullueshme të cilave ua kanë zilinë vendet më të fuqishme të botës janë pasojë e funksionimit të shtetit të së drejtës, ku sipas indeksit të Transparency International për vitin 2012 Zvicra ishte midis gjashtë vendeve me nivelin më të ulët të korrupsionit, çka flet për integritetin e zyrtarëve publikë në të gjitha nivelet.
Ashtu si ndodh gjithnjë, edhe kësaj here organizimi ishte perfekt. Nuk të duhen shpenzime të mëdha të organizosh një udhëtim të tillë, veç përgjegjshmërisë dhe seriozitetit, të cilat në Zvicër janë në nivelin maksimal, ndërsa në nivelin minimal në Shqipëri.
Axhenda na ishte dërguar paraprakisht. Nisja nga Berna bëhej më 7:30 me autobus deri në Strasburg. Për ne që banojmë afër Bazelit, takimi ishte përpara Badischen Bahnhof. Megjithëse u përpoqëm të ishim të përpiktë, në pikën e takimit na priste zëdhënësi i Departamentit të Punëve të Jashtme, i cili nuk kishte harruar të blinte dy qese të mëdha me croissant ose gipfeli, si i quajnë zviceranët.
Autobusi ishte nga ata që shoqërojnë politikanët në fushata. Ne ishim një grup i vogël gazetarësh, së bashku me zyrtarë të Departamentit të Punëve të Jashtme. Duke pirë kafenë e mëngjesit e duke diskutuar u nisëm drejt Strasburgut, i cili nga Bazeli është rreth110 kilometra, pra shumë afër, kur ke parasysh se Zvicra është në zemër të Evropës.
Takimin e parë e kishim në Misionin e përhershëm të Zvicrës pranë Këshillit të Europës, ku ndodhet gjithashtu edhe Konsullata e Zvicrës. Mendoni, Zvicra, ky vend i vogël, me sipërfaqe një herë e gjysmë sa Shqipëria dhe me 9 milionë banorë ka 12 Konsullata vetëm në Republikën Franceze.
Ishte një drekë pune me sanduiçë të pasur, nga më të larmishmit, me gota vere të zgjedhur, të kuqe e të bardhë, por të vogla dhe në fund me eklerë e kafe, e cila shoqëroi bisedën midis gazetarëve me Ambasadorin e Zvicrës pranë këtij misioni zotin Charles-Edouard Held dhe me diplomatët e misionit. Biseda, me një referim, pastaj pyetje-përgjigje pati në qendër rolin e Zvicrës në Këshillin e Europës, si dhe objektivat kryesore të Këshillit të Europës, të cilat janë të Drejtat e Njeriut, Demokracia, Sundimi i Ligjit. Zvicra është model i komunikimit, dialogut, kompromisit. Në Zvicër funksionon sistemi i Konkordancës, që rregullon ekuilibret.
Zvicra nuk e kupton stilin e moskomunikimit politik si në Shqipëri, ku klasa politike nuk dialogon, nuk bën kompromise, nuk gjen konsensuse. Gjatë bisedën sonë ne pyetëm a është e mundur që institucionet demokratike si Këshilli i Europës të ushtrojnë instrumenta obliguese në të mirë të demokracisë së vendeve me demokraci të brishta apo në zhvillim.
Ndërkaq koha kishte fluturuar. Kështu e ka koha. Nuk të pret. Në orën 13:00 deri 14:00 ishte takimi me Delegacionin Parlamentar të Zvicrës pranë KE. Deputetët zviceranë na prisnin në zyrat e tyre. Ne ndërkohë shkuam tek zyrat e Shqipërisë. Ishin bosh. Këshu ndodh rëndom. Nuk gjen njeri. Edhe kur takohesh me delegacionin e Shqipërisë, ata kanë një komunikim mizerabël me gazetarët, nëse nuk e dinë se kanë të bëjnë me ndonjë gazetar që mbështet partinë. Kemi parasysh një takim para dy vitesh, kur i morëm intervistë Dick Marty-it. Vetëm Kastriot Islami u tregua i disponueshëm dhe Shpëtim Idrizi u tregua normalë, këta të PD-së na shihnin me dyshim si të ishim alienë.
Në zyrat e Zvicrës, pothuaj nuk mungonte askush nga delegacioni i përhershëm zvicreran. Dhe shfrytëzojmë rastin për t’i falenderuar për disponimin dhe seriozitetin e pritjes, për komunikimin sa profesional dhe njerëzor. Falenderojmë zonjën Liliane Maury Pasquier, që kryeson delegacionin e Zvicrës, zonjat Doris Fiala e Elisabeth Schneider Schneiter, zotërinjtë Urs Schwaller, Gerhard Pfister dhe të gjithë delegacionin e pranishëm që na treguan për rolin e Zvicrës në Këshillin e Europës, për të marrë përgjegjshmëri e dhënë kontribute për zbutjen e krizës ekonomike por edhe të krizave në vendet ku demokracia kërkon kohë për t’u përshtatur si sistem vlerash. Përfaqësues të pesë partive politike, ata shpesh kanë diferenca me njëri tjetrin, por kur vjen puna gjejnë konsensus për të ecur në shina të përbashkëta. Kjo është demokracia.
Qëndruam bashkë deri në prag të fjalimit të Didier Burkhalter, Ministrit të Jashtëm të Zvicrës përpara Asamblesë Parlamentare. Ne ndërkohë e kishim marrë paraprakisht. Fjalimi kishte një titull larg standartit të fjalimeve rutinë që na dëgjojnë veshët gjithë kohën ne shqiptarëve: „E ardhmja e Europës është të shohësh të qeshur sytë e fëmijëve“ –
Për shqiptarët Zvicra ka një rol shumë të veçantë. Një në çdo dhjetë shqiptarë të Kosovës është rezident këtu, pjesa më e madhe si shtetas zviceranë. Zvicra gjatë konfliktit të 1998, hapi portat e priti më tepër se 60 mijë refugjatë, Swisscoy është mision paqeje në Kosovë. Micheline Calmy-Rey, pararendësja e zotit Burkhalter shihet si heroinë për shqiptarët, sepse Zvicra ishte vendi i parë që shpalli në OKB se Kosova meriton të jetë e pavarur, po kështu Zvicra është një nga vendet e para që e njohu shtetin e Kosovës, ndërkohë që e ndihmon Kosovën me projekte e programe.
E pra, edhe zoti Didier Burkhalter jo vetëm që është në vijimësi të kësaj rruge mbështetje, por edhe e pasuron këtë rrugë.
Në fjalimin e tij u përmendën të paktën dy herë shqiptarët. Kur 50 të rinj nga Shqipëria dhe dhjetë vende të tjera, të pranuara më së fundmi në KE, ishin ftuar një javë në Zvicër për të festuar së bashku 50 vjetorin e pranimit të saj në Këshillin e Europës si dhe për t’u njohur me nstitucionet dhe kulturën e këtij vendi si dhe në rastin kur Zvicra do të mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës.
Duke u kthyer në kohën kur Zvicra u pranua në Këshillin e Europës më 6 maj 1963, zotit Burkhalt kujtoi se pak a shumë në të njëjtën periudhë Presidenti Amerikan John F. Kennedy do të mbante përpara Portës të Brandenburgut fjalimin e famshëm„Ich bin ein Berliner“. „Politika, tha ai, është të ndërtosh një vend, një Europë, një botë më të mirë për gjeneratat e ardhme, për fëmijët, është t’i ofrosh rinisë perspektiva dhe shanse për t’i realizuar,” duke cituar filozofin zviceran Denis de Rougement se „politika është një autorizim për të Ardhmen“.
Për më tepër, kur filozofi Denis de Rougement është nga Neuchatel-i dhe duket me ndikim të veçantë tek vetë Bukhalteri, i cili është deputet i të njëjtit kanton.
Kjo është Zvicra. Nuk është demagogji. Është realitet. Prandaj ekonomia e saj zë vendin e parë në botë, prandaj është vendi më i mirë për të lindur fëmijët. Sepse këtu funksionon shteti i së drejtës. Është vlerë në demokraci që ne shqiptarët kemi 22 vjet që e ëndërrojmë me sy hapur. Politikanët tanë janë demagogë, sharllatanë, gënjeshtarë.
Fjala e zotit Burhalter ishte shumë elitare dhe gjithë filozofi, e një burrështeti zviceran që krenohet me vendin e tij, Konfederatën Helvetike që ec përpara duke u mbështetur nga një trashëgimi aq e pasur, ku Zvicra është bërë strehë e vatër edhe për iluministët francezë si Voltaire, Rousseau.
Pas fjalimit pati pyetje. Nuk mungon asnjëherë një pyetje „për parajsat fiskale“, ku Zvicra gjithnjë tregon gatishmërinë për reforma të përbashkëta me vendet më të zhvilluara. Sekreti bankar nuk është temë tabu, është identitar, por brenda kornizave ligjore.
Ne gazetarëve na bëri përshtypje pyetja që i drejtoi një parlamentar italian, i cili ishte i shqetësuar se, sipas tij, „zvicerancët i shohin italianët në Zvicër si minjtë e djathit“. Na bëri përshtypje se demonstroi nivel aspak dinjitoz të paraqitjes, sepse natyrisht që italianët në Zvicër gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë e duhura për të jetuar dhe punuar. Kështu u përgjigj edhe zoti Burkhalter kur tha se fëmijët e tij luajnë gjithë ditën me shokë e shoqe italiane.
Në konferencën për shtyp pati dy pyetje nga gazetarët shqiptarë. Njëra për marrëveshjen që posa ishte nënshkruar midis Kosovës dhe Serbisë dhe pyetja tjetër në lidhje me kohën e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Zvicra e mbështet marrëveshjen midis dy vendeve, ndërkohë që do të vazhdojë të përkrahë edhe anëtarësimin e Kosovës në KE, por pa fiksuar afate. Zvicra më 2014 ka rradhën në kryesimin e OSBE-së dhe do t’i përmbushë angazhimet e saj.
Dhe me konferencën për shtyp do të mbaronte edhe dita e vizitës tonë në Këshillin e Europës. Strasburgu përjetonte një ditë pranvere fantastike, të vonuar këtë vit edhe në Zvicër. Ne bëmë fotot e rradhës, duke mos harruar të fiksonim të gjithë grupin tonë.
Pastaj të gjithë tek autobusi për t’u kthyer. Sa e bukur është mbrëmja në pranverë, sepse dielli perëndon vonë dhe drita e dita zgjat deri sa afrohet nata. Gjatë kthimit kihism birra dhe përshtypje plot.
Ne zbritëm të parët në Bazel, me atë përshëndetjen e njohur, mirupafshim herën tjetër! Tschüss bis bald ! A bientôt ! Till the next time!

Filed Under: Reportazh Tagged With: 50 vjetori i anetaresimit, Elida Buçpapaj, ne Keshillin e Europes, Skender Bucpapaj, te Zvicres

Delegacioni shqiptar nga Maqedonia vizitoi Komunitetin Shqiptar ne Cikago

May 7, 2013 by dgreca

Shkruan nga Chikago:ILIAZ KADRIU/ NE Foto:Gjate vizites te delegacionit ne Shkollen Shqipe”Kongresi i Manastirit” ne Cikago/
Te dielen, me 5 Maj, ne Cikago qendroi ne vizite nje delegacion i nivelit te larte partiak dhe shteteror i udhehequr nga kryetari i BDI-se Zt. Ali Ahmeti dhe zevendeskryeministri Musa Xhavferri te shoqeruar edhe nga kryetari i komunes se Cairit Zt. Izet Mexhiti dhe kryetari i posazgjedhur i Kercoves Zt. Fatmir Dehari. Ne delegacion merrnin pjese A. Grubi . Sh. Ceku dhe konzulli gjeneral i perfaqesise konzulare ne Cikago Zt. Jakup Rexhepi.
Fliimisht delegacioni vizitoi shkollen shqipe “Kongresi i Manastirit” dhe mbajti nje fjalim te shkurter pa nxenesve dhe stafit mesimor te kesaj shkolle e cila udhehiqet nga drejtori i saj Nuri Ibrahimi jdhe asistenti i tij Tefik Abdullai. Delgacioni nga Republika e Maqedonise gjate vizites se Shkolles Shqipe “Kongresi i Manastirit” u njoftua me punen dhe procesin aresimor ne kete institucion te Qendres Kulturore Shqiptare ne Cikago. Ali Almeti dhe zevendeskryeministri paten rastin te flasin para nxenesve te kesaj shkolle duke premtuar ndihmen e nevojshme ne literature shkollore nga vendlindja.
Menjehere pas kesaj vizite, ne sallen e madhe te Qendres Kulturore Shqiptare ne Cikago ku ishin tubuar me shume se 600 te pranishem, me duartrokitje frenetike u percoll hyrja e delegacionit e udhehequr nga lideri i BDI-se Zt. Ahmeti.
Konferencieri Faton Jusufi i prezentoi mysafiret e larte duke ia dhene fjalen kryetarit te Komunitetit dr. Luan Elezit i cili ne menyre telegrafike ie pershendeti delegacionin dhe te pranishmit pa u ndal pak a shume ne historikun e komunitetit ne menyre qe t’ua bente te mundur anetareve te delegacionit, sidodomos kryetarit Ahmeti qe ti beje nje rezyme te gjate aktivitetit te tij politik qe nga mbarimi i luftes gjer ne diten e sotme me theks te vecante perfundimin e zgjedhjeve lokale ne Maqedoni dhe fitoren historike ne komunen e Kercoves ku mergata e Evropes dhe kjo e Amerikes luajti rrol te rendesishem dhe ndoshta edhe vendimtar.
” Te nderuar vellezer, te nderuar te pranishem, kemi ardhur ketu ne Cikago t’ju faleminderojme se tepermi per punen dhe kontributin tuaj dhene ceshtjes shqiptare ne pergjithesi dhe ardhjes suaj ne votimet lokale me rastin e zgjedhjes se kryetarit te ri te komunes se Kercoves Zt. Dehari. Mobilizimi dhe ardhja juaj nga Amerika ishte inspirim per sakrificen e te tjereve. Ishte rritje morali per te gjithe ne Evrope. Ky mobilizim i mergates e beri te mundur te pamunduren. Fitorja ne Kercove ishte historike. Kjo komune tani menaxhohet nga shqiptaret. Zoti Dehari dhe Keshilli i Komunes me shumice shqiptare ka filluar proceset e zhvillimeve te reja ne Komune duke u ballafaquar me sfida te reja. Besojme se komuna e Kercoves me udheheqjen e re do te krijoje kushte te reja per te gjithe qytetaret e kesaj komune.”
Pas mbarimit te fjales se Zt. Ahmeti, te pranishmit shtruan pyetje te natyrave te ndryshme te cilave anetaret e delegacionit pa veshtiresi te madhe ju pergjigjeshin. Ne fjalimin e tij dhe ne pergjigjet e Zt. Ahmeti shifej nje modesiti e madhe per punen e bere dhe nje deshire e madhe per te bere me shume duke kerkuar edhe eksperte te lemive te ndryshme nga shkollat amerikane qe te kthehen dhe te punojne ne atdhe.
Nga rradhet e komunitetit Ilaz Kadriu kerkoi institucionalizimin e mergates shqiptare ne Amerike dhe ne Evrope, duke shtruar nevojen e pajisjes se shqiptareve me dokumenta biometrike per te pasur mundesi votimi, pasi qe shqiptaret si shumice ne Evrope dhe ne Amerike meritojne dy deputete ne Parlamentin e Maqedonise. Ai poashtu kerkoi personalisht nga Ali Almeti qe selia e BDI-se te transferohet nga Tetova ne Shkp ne qendren antike te Dardanise se mocme me qellim te pregaditjes se fitoreve tjera ne Shkup. Afez Jusuf Azemi, veprimtar i mocem i Lidhjes Kosovare dhe i Ballit Kombetar kerkoj rregullimin e ceshtjes se shtetesise ne Maqedoni per nje numer te mash shqiptares te cileve u mohohet zgjidhja e ketij probleme per aresye dhe motive te ndryshme. Musa Xhaferri foli per kete ceshtje dhe u angazha se do te beje c’eshte e mundur qe ky problem te zgjidhet sa me shpejt dhe ne favor te atyre qe e kerkojne shtetesine.
Tubimi zgjati disa ore. Pyetjet e shumices ishin me shume deshira e paraqitjes per te pershendetur se sa pyetje te cilat kerkonin pergjigje.
Para perfundimit te tubimit , dr. Luan Elezi i dorezoi zt Ahmeti nje Mirenjohje per kontributin e rendesishem ne avansimin e ceshtjes shqiptare. Te njejten mirenjohje Azem Begzati , udheheqes i Qendres ia dorezoi Musa Xhaferrit, kurse Nuri Ibrahimi ia dorezoi Fatmir Deharit.
Keshtu perfundoi takimi i delegacionit ne Qendren Kulturore Shqiptare ne Cikago, prej nga i tere delegacioni ne formacion komplet morri pjese ne 10 vjetorin e manifestimit tradicional kulturor ” Mbremja Kercovare 2013″ i cili ka filluar ne vitin 2003 dhe eshte shendruar ne manifestim te rendesishem te Shoqates Shqiptaro-Amerikane “Kercova” themeluar me iniciativen e disa aktivisteve te ketij komuniteti.
Ne salle e madhe te Diplomat West, ne Emhurst te Cikagos ishin mbeledhur me shume se nje mije vete per te marre pjese ne kete manifestim tradicional udhehequr nga moderatori Taip Beshiri, i cili pas ekzekutimit te himneve dhe kenges Uscana e dashur i cili eshte edhe himn i Kercoves, ftoi kryetarin e Keshillit Organizativ ta shpalli te hapur kete solemnitet dhe pastaj kryetarin e shoqates Ilir Zenkun te pershendesi mysafiret dhe te pranishmit ne emer te shoqates “Kercova”.
Dalja ne foltore e Zt. Ahmeti u percoll me duartrokitje frenetike. Ai ne menyre te qete dhe keshilluese i pershendeti vellezerit , motrat dhe nenat shqiptare te cilat kishin leshuar vendlindjet e tyre qe moti dhe sot ne Cikago femijet e tyre flasin shqip dhe edukohen anglisht. Ai pershkroi angazhimin e subjektit te tij politik pjesemarres ne koalicionin qeveritar per avansimin e ceshtjes shqiptare dhe realizimin e te drejtave te barabarta shqiptare ne Maqedoni. Inkuadrimi i RM ne strukturat euro-atllantike eshte ceshtje prioritare e BDI-se dhe me te do te krijohen kushte te reja te demokratizimit te Ballkanit dhe te krijimit te kushteve te reja per punesim dhe siguri ne kete pjese te Evropes Juglindore. Ai poashtu faleminderoi kercovaret per pjesemarrje masive ne zgjedhjet lokale dhe pershendeti fitoren historike ne Kercove, duke faleminderuar pjesemarrjen masive te mergates kercovare ne keto zgjedhje . Kjo pjesemarrje e madhe nga Evropa dhe nga Amerika ndryshuan raporte e zgjedhjeve dhe per here te pare pas 70 viteve ne Kercove fitoi kandidati shqiptar.
Lidhur me ndryshimin e emrit te Maqedonise, Zt. Ahmeti u shpreh se shqiptaret jane te interesuar qe Maqedonia te gjeje menyre dhe rruge per ndryshime te emrit gje e cila do te hapte rrugen per integrime euro-atlantike. Maqedoni e Eperme apo Veriore, per shqiptaret nuk eshte pengese. Eshte me rendesi qe shqiptaret kane qene, jane dhe do te jene ne keto troje. Prandaj integrimi i Maqedonise eshte me rendesi te vecante per rajonin ku shqiptaret behen faktor stabilizues i rajonit.
Zevendeskryeministri Xhaferri ne fjalimin e tij te shkurter pershendeti te pranishmit dhe u angazhua ne drejtim te gjetjes se modusit me te lehte te investimeve te huaja ne Maqedoni gje e cila do te mundesonte hapjen e vendeve te reja te punes per te rinjet te cilen kryejne shkollimin e profileve te ndryshme ne univerzitetin e Tetoves me deget e tij. Ai apeloi te gjenerata e re qe brenda munesive te mendoje per ndonje kthim eventual ne vendlindje .
Fjalimi i Zt Dehari filloi me faleminderimin e madh per pjesemarrje masive ne votime duke thene se para 2 muajsh me zt. Mexhiti u premtuan kercovareve se Kiceven do ta bejme Kercove dhe se me ne fund edhe keshtu ndodhi. Keni ardhur se bashku edhe me Mexhitin edhe me delegacionin t’ju faleminderohemi per mobilizim dhe per pjesemarrje masive me te cilen edhe u fituan zgjedhjet lokale ne Kercove.Secila fjali e tij percillej me duartrokitje frenetike. Kercoven e beme shqiptare bashke me ju. Aty ne komune dhe ne qytet valon flamuri shqiptar. Aty dalengadale do te futet gjuha shqipe si gjuhe e shumices. Proceset e para kane filluar dhe ne ballafaqohemi me svidat historike te vjetra 70 vite. Kemi veshtirsi, por, me kohe te gjitha do ti tejkalojme.
Pas ketij kapitulli, filloi programi i pasur artistik me kenge dhe valle uskanase gjer ne oret e vona te nates.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Iliaz Kadriu, komunitetin shqiptar, ne Chikago, nje delegacion nga Maqedonia, vizitoi

VATRA: “Një jetë të tërë, në shërbim të Kombit”!

April 29, 2013 by dgreca

*Punimet e KUVENDIT TE VATRES ne raportimin e gazetarit BEQIR SINA/

– Shoqata PanShqiptare VATRA mbajti Kuvendin e saj në Nju Jork – Kryetar i ri u zgjodhë Dr. GJON BUCAJ/

YONKERS NEW YORK : Hapja e Kuvendit të Fderatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA, u bë nëpërmjet një përshëndetje të posaçme të derguar nga Kryetari i Nderit, i kësaj shoqate shqiptare, fatlume, zoti Agim Karagjozi,  i cili, është tërhequr për asrye të forta shëndetësore. Zoti Agim Karagjozi, gjithashtu është shpall kryetar nderi i përjetshëm i Vatrës, titull, që deri tani i është dhënë vetëm të ndjerit Anthony Athanas.

   Në këtë Kuvend, morën pjesë dhjetra delegatë, dhe mysafirë të nderuar dashamirë të Vatrës, nga Nju Jorku, dhe zona e “Tri Shteteve”, Detrioiti, Uashingtoni, Florida, Bostoni e të tjerë. Kuvend i 27 prill 2013, në Yonkers New York, u mbajt 20 vjetë mbasi inxhinier Agim Karagjozi u zgjodhë kryetar, detyrë të cilën e kreu me një vullnet dhe përkushtim të pashoqë, deri në dorëheqje. 

     Mbas zgjedhjes së Komisionit prej tre vetësh, për verifikimin e kredencialeve të delegatëve, Kryetari i Kuvendit të Vatrës, u votua zoti Asllan Bushati, sekretar u zgjodhën Mondi Rakaj dhe Naze Veliu, të cilët ndoqën dhe procedurën e këtij Kuvendi në bazë të Kanunores së shoqatës VATRA.

      Më pasë u kënduan Hymnet kombëtare të SHBA dhe Shqipërisë nga këngëtaria e mirënjohur Merita Halili, lujtur në firsamonik nga mjeshtri i fisarmonikës Raif Hyseni. Kurse, udhëheqësi i këtij Kuvendi, kryetari i saj, zoti Aslan Bushati, kërkojë që me një minutë heshtje të pranishmit të nderonin të gjithë të rënët e Kombit amerikan dhe të Shqipërisë.

     Ministri i Diasporës së Kosovës, zoti Ibrahim Makolli, duke i uruar punë të mbarë këtij Kuvendi, tha se Vatra ishte adresa e vetme që u drejtuan shqiptarët, prej kolonive të para dhe ishte institucioni i vetëm shqiptarë në botë që mbajti gjallë frymën kombëtare., Sot ne kemi nderin të kujtojmë të gjithë atat Vatranë, veprimtarë dhe aktivistë të çështjes tonë kombëtare, që nuk janë më në mesin tonë. Të kujtojmë, dy kolosët e Vatrës, Nolin e Konicën, të cilët më mirë se secili tjetër shqiptarë, e jetësuan thënjën në praktikë të rilindasve tanë, “Një jetë të tërë në shërbim të Kombit”.

     “Vatra dhe vatranët e vunë një jetë në shërbim të kombit, theksoi në fjalën e tij ministri Makolli dhe prandaj ne sot duke iu faleminderuar gjithë këtij kontributi të madh, kemi shënuar 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptarë, dhe kemi shënuar  gjithashtu edhe 14- vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 5 vjetorin e pavarësisë së saj.

     Në fund zoti Makolli ka shtuar se Vatra paraqet një pjesë të realizmit të idealit të vatranëve, të atyre të cilëve asnjëherë nuk pushuan në drejtim të realizmit të idealit të tyre kombëtar, rilindasëve tanë dhe Lidhjes Shqiptare të Prizerenit – me lejtmotivin e tyre: ” Një Komb dhe një Qëndrim”.

    Asambleisti i parë dhe i vetëm shqiptarë në Amerikë, zoti Mark Gjonaj, duke përshëndetur Kuvendin e Vatrës, urojë që Vatra të punojë mbas këtyre 100 vjetëve edhe për një jetëgjatësi tjetër 100 vjeçare.

     “Unë, tha zoti Gjonaj si shqiptarë dhe si një Vatran i mirë, e kam përkrahur dhe do të përkrah Vatarën për rolin dhe kontributin e saj, në vite për çështjen tonë kombëtare, dhe kërkojë nga ju të gjithë vatranët që së bashku me ne të mendojmë seriozisht për të ardhmen e Vatrës, për vazhduar veprën e atyre burrave dhe grave që u dedikuan gjatë gjithë kësa kohe për Kombin tonë”.

    “Vatra me vite të tëra u shëndërrua me të vërtet në një “Vatër zjarri” u shpreh në fjalën përshëndetëse, Ambasadori Bekim Sjediu, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, atë të përpjekjeve të mëdha dhe të parreshtura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që bënë shqiptarët, prej themelimit të saj. Ajo, u gjend në ditët më të vështira për kombin tonë, atëhere kur mungonte shteti shqiptarë, dhe udheheqësit e parë të saj Noli, Konica, Peci, Koçi, Vasili, Çerkezi, e shumë të tjerë, i prinë çështjes tonë, në SHBA”

    Ambasdori Sejdiu, vuri në pah se Vatra qëndron sot si simbol i përpjekjeve të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’i dalë zot shqiptarëve në trojet e tyre dhe atdheun e tyre. Për më tepër, tha ai, Vatra, vazhdon të mbetet një shtyllë, që ka edhe një simbolik të veçantë, përsa i përket përpjekjeve të shqiptarëve të Amerikës, për t’i ruajtur vlerat e traditat tona kombëtare në diasporë.

      ” Duke shfrytëzuar rastin, tha Sejdiu, i bëjë thirrje Vatrës, dhe nëpërmjet saj në këtë Kuvend edhe organizatave të tjera, në SHBA, që veprimtarinë e tyre, le t’a përqendrojnë tash e tutje, tek brezat e ri, shqiptaro – amerikanët e rinjë, ata që bartin tek këta virtytet dhe vlerat tona kombëtare, ata që bartin edhe atë përkrhajen e madhe, që i erdhi kombit shqiptarë, në ditët më të vështira nga përtej Atlantikut, dhe këndej – qoftë nga shqiptaro amerikanët, edhe nga SHBA, nga ky vend i madh dhe mik i madh i Kosovës dhe Shqipërisë, ” ka përfundur fjalën e tij – përshëndetëse ambasadori Bekim Sjediu, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork.

      Kuvendin e Vatrës e përshëndeti edhe Konsulli i Përgjithëshëm i Shqipërisë në Nju Jork, zoti Dritan Mishto, i cili tha se “Ato thinjat e juaja mbi kokë, janë energjia dhe puna e madhe që keni bërë ju dhe të gjithë vatranët prej themelimit të saj – I dëshirojë punë të mbarë këtij Kuvendi të madh dhe suksese në të ardhmen, tha zoti Mishto.

     Zoti Hafiz Shala, një veprimtari i njohur, dhe anëtari i Bordit të Drejtorëve të Lidhejs Qytetare Shqiptaro Amerikane -LQSHA, e quajti përvilegj dhe nder, që ai po e përshëndetëte në këtë Kuvend të shoqatës Vatra, në emër të LQSHA, lobit të parë shqiptarë në Amerikë, dhe të vetëmit dedikuar çështjes kombëtare dhe presidentit të saj Joe Dioguardit, si u shpreh ai.

    Zoti Idriz Lamaj lexoi një mesazh nga z. Mal Berisha, Anëtar Nderi i Vatrës, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Londër, autor i botimit mbi jetën dhe veprën e Amerikanit “Charles Telford Erickson, mik i madh i shqiptarëve”. Kuvendin e Vatrës e përshëndeti gjithashtu edhe  nga Shoqata Kombi në Massachusetts, zoti Artu Vrekaj, iniciatori për krijimin e degës së Vatrës në këtë shtet.

      Kuvendin e Shoqatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA, e përshëndeti edhe Mayori i Qarkut të Yonkersit, zoti Mike Spano, dhe asambleistia e Nju Jorkut, Shelley Mayer, dhe miku i madh i shqiptarëve në kongresin Amerikan, Eliot Engël.

      Seanca e parë e Kuvendit të Vatrës, vazhdoi punën e saj me leximi i mesazheve përshëndetëse:  Dega Washington DC, Znj. Merita Bajraktari-McCormack( u lexua në mungesë), Dega Michigan, z. Alfons Grishaj; Dega Hudson Valley, z. Elmi Berisha; Dega South Florida, z. Kolec Ndoja, Dega Jacksonville, Florida, z. Adriatik Spahiu; Dega Queens, NY, dr. Skender Myrtezani; Dega South Westchester, NY, z. Nick Markolaj; Dega Neëburgh, NY, dr Nexhat Kalici.

 Më pasë u lexua  raporti i kryetarit dorëheqës, Dr. Gjon Buçaj

      Një Raport mbi gjëndjen financiare u mbajtë nga Arkëtari i deritanishëm, z. Deni Blloshmi ndërsa Raporti i tjetër i përgjithëshëm, u mbajt nga Kryetari i Fondacionit “Vatra Foundation, Inc.”, Dr. N. Kalici. Kurse, Raporti i Fondit të Studentave “Vatra Educational Foundation” u mbajt nga z. Mithat Gashi dhe Raporti i i Editorit të gazetës “Dielli”, z. Dalip Greca, mbylli punën e Seancës së parë.

 Seanca e dytë:

      Me shpalljen e dy kandidaturave, atë të kryetarit të dorëhequr, dr Gjon Buçaj, dhe oponetit të tij – Nick Markolaj, kryetar i degës së Westcheterit, u shpalosën pikpamjet e tyre për Vatrën, dhe u folë gjerësiht  për të ardhmen e Vatrës, në kushtet e një zhvillimi dhe përparimit të saj bashkëkohor, me qëllim që Vatra të forcohet edhe me shumë, duke ia besuar të ardhmen e saj, brezit të ri, të shkolluar dhe edukuar në SHBA, intensifikimin e përpjekjeve për gjallërimin e aktivitetit të Federatës më të vjetër të shqiptarëve në diasporë.,

     Rradhët e Vatrës u tha në Kuvend, duhet të mbushen me të rinjët shqiptarë në Amerikë, që duke ndjekur rrugën e vatranëve, të vjetër, të cilët duhet të jenë në krye të saj dhe flakadani i Vatrës 100 vjeçare. kësaj shoqate që lindi pak më parë se pavarësia e Shqipërisë.

       Kreu i Vatranëve në veri të Nju Jorkut, zoti Markola, bëri një prezantim jashtëzakonisht të shkëlqyer për projektin e tij, për të ardhëmen e Vatrës, me titull “Vatra nesër – VATRA Tomorrow ” nëpërmjet një video projeksioni, interesat,  duke marrë me vete një respekt dhe mirënjohje të thellë nga të gjithë delegatët e Kuvendit, por, edhe nga vetë kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, i cili e përgëzojë Markolën, për idetë e tija për të ardhmen e Vatrës.

       Markola, tha se “në rrethanat e reja, ku kërkohet një ritëm i ri pune në përshtatje me kohën tekonologjinë dhe mënyrën e re të organizmit, për ta gjallëruar Federatën Panshqiptare “Vatra”, pikësë pari duhet për të shtuar me anëtarë të rinj dhe për të ngritur edhe më shumë degë nëpër shtete të Amerikës e Kanada, rritur anë finanaciere dhe duhet futur një frymë e re”, tha Markola.

 Më pasë u kalua në diskutimet e kryetarëve të degëve dhe anëtarve të Vatrës, të cilët dhanë dhe disa propozime per ndryshimet në Kanunoren e Vatrës.

     Në seancën e dytë të këtij Kuvendi nisi proceduar për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili u propozua vetë-kandidim. Me “tërheqjen” në momentin e fundit të votimit, nga Nick Markola,  Dr Gjon Buçaj, u shpall Kryetari i ardhëshëm i Federatës PanShqiptare Vatra nga Kryetari i Kuvendit të Vatrës, zoti Asllan Bushati, në mes duratrokitjeve.

       Me këtë rast Kuvendi i Vatrës, vlerësoi kontributin e dr. Gjon Buçaj, i cili realisht ka qenë një ndihmës i afërt i kryetarit Karagjozi, dhe ka kryer disa vite detyrën e nën/kryetarit të Vatrës, dhe është treguar i palodhur dhe i përkushtuar. Në këtë mynyrë Kuvendi i Vatrës, votoi unanimisht dr. Gjon Buçajn si kryetar të Vatrës, deri në Kuvendin e ardhshëm..

          Kryetari i ri Dr. Gjon Bucaj, i cili është kryetari i parë në historinë e Vatrës, i besimit katolik, vuri në dukje “vlerën e lartë të urtësisë dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të zotit Agim Karagjozi, në udhëheqjen e Vatrës”, dhe falënderoi atë dhe të gjithë vatranët për besimin që i dhanë, duke e ngarkuar me drejtimin e Vatrës deri në Kuvendin e ardhshëm. “I vetëdijshëm për përgjegjësinë e rëndë të kësaj detyre” shtoi ai, ” e pranoj duke u mbështetur në besimin e të gjithë Vatranëve se do të punojmë edhe më shumë së bashku “.

      Për nder të mbylljes me sukses të punës së Kuvendit të Vatrës,  në lokalin e bukur Lighthouse Restaurant – në City Island Avenue, Bronx, NY, u shtrua një darkë. Gjatë darkës u dhanë çmimet “AËARD OF MERIT” disa vatranëve, të dalluar për merita në 30 vitet e fundit.

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Beqir Sina, raport per Kuvendine vatres

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 171
  • 172
  • 173
  • 174
  • 175
  • …
  • 181
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!
  • PERSONALITETE TË MËRGATËS SHQIPTARE NË MICHIGAN VIZITUAN KISHËN ORTODOKSE SHQIPTARE TË SHËN THOMAIT
  • VATRA CHICAGO ORGANIZOI “ALBANIAN BOOKFEST 2026”
  • U FESTUA NË NEW YORK 115 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË
  • ROLI I KONTIT LEOPOLD BERCHTOLD NË ÇËSHTJEN SHQIPTARE
  • Pashk Përvathi, poeti i peizazhit, virtuozi i ngjyrave të thella dhe dritës së vezullimtë të natyrës
  • Hormuzi – “Çil e mbyll”
  • Repertori i Mjeshtrit të Këngës Hajro Ceka bashkon Kombin
  • Vetëdija jonë kombëtare…
  • Kontributi për kulturën arbëreshe – thesar edhe për brezat që vijnë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT