• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRILLI I I MBRETËRORËVE SHQIPTARË PËRKUJTOHET NË NEW YORK

April 8, 2013 by dgreca

Edhe sivjet, si çdo vit tjetër mbretërorët dhe legalistë shqiptarë në Amerikë, vazhduan traditën, me  perkujtimin e datave historike të Prillit që janë edhe Ditët e krenarisë sonë, kombëtare…

Përkujtohen tri ngjarje në një ditë: 5 Prill 1939, Ditëlindja e Mbertit Leka I, 7 prill 1939-ditëqëndresa e Heroit Abaz Kupit në Durrës, 9 prill 1961, ditëvdekja e Mbretit të Shqiptarëve, Zogu I/

NGA BEQIR SINA, New York/

East Elmhurst – Queens, NY :  Të Shtunën me daten 6 Prill në hollin e hotelit “Hotel Courtyard by Marriott”” në afërsi të aeoroportit të New Yorkut – La Guardia, një grup i mbretrorëve, legalistëve dhe simpatizantët e tyre, e përshkuan me ndjenjat e thella të respektit e dashurisë, datat historike të prillit, të cilat i kushtohen Familjes Mbretërore Shqiptare.
Ata u mblodhën sërish, të përkujtojn, tre nga ngjarjet më të rëndësishme, për kombin tonë: 5 Prillin 1939 – 74 – vjetorin e lindjes së Naltëmadhënisë së Tij Lekës së Parë, Mbretit të Shqiptarve, 7 Prillin 1939 – 74 vjetorin, e përkujtimit, të epopesë së mbreterorëve shqiptarë, me në krye Mujo Ulqinakun dhe gjeneral Abaz Kupin, e njohur përndryshe dhe si rezitenca kombëtare, dhe e vetmja kundra okupimit ushtarak – fashistë të Italisë,  dhe 9 Prillin 1961 – 52 vjetorin e vdekjes së Mbretit Zogu i Parë.
Mbretërorët dhe legalistët me këtë rast në këtë tubim në shenjë respekti, folën për jetën dhe sakrificat, arritjet që ka pasë Familja Mbretërore Shqiptare, duke e quajtur atë si “koha e artë” e asaj periudhe, dhe u përkulën thellë para figurës së Mbretit Zogu i Parë Ahmet Zogut, si dhe kan kremtuar me krenari ditëlindjen Naltëmadhënisë së Tij Lekës së Parë, Mbretit të Shqiptarve.
Mbretërorët, legalistët dhe simpatizantë e tyre, thanë se ne kujtojmë Ditët e Prillit, Ditët e krenarisë sonë, kombëtare, mbasi vlerësojmë me këtë rast me anë të këtyre datave dhe shprehim edhe një herë respektin tonë të thellë, dashurinë dhe krenarinë, përmes, takimeve që mbajmë prej shumë dekadash në mërgim, përkatësiht në New York
Megjithëse, këto përkujtime janë larg atyre tubimeve të fjalimeve të mëdha, apo kremtimet e përkujtimet përmes koncerteve me shpenzime të mëdha dhe ngjarjeve megalomane, duhet cekur se mbretërorët , legalistë dhe sipmatizantë përmes datave historike të prillit sado të vogla, që bëjnë për çdo vjet sipas traditës, të cilat i kushtohen Familjes Mbretërore Shqiptare, jan duke e mbajtur gjallë dhe duke e ngritur në vendin ku Ata hodhën themelet e shteti të parë Shqipëtarë, dhe siguruan lavdinë e Familjes Mbretërore shqiptare për t’a bërë të pavdekshme spese ajo na e ka rritur krenarinë kombëtare për të gjithë shqiptarët. “Ditët e Mbretërisë Shqiptare në Amerikë” mbajtën shpirtin gjallë dhe lëvrinë në vite  frymën nacionaliste, në komunitetin shqiptarë të Amerikës
Intonimi i hymnyve kombëtare, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Shqipërisë, nderimi i bërë nga të pranishmit, shënojë hapjen solmne të kremtimit tradicional, “Ditët e Monarkisë Shqiptare në Amerikë” . Drejtuesi i këtij tubimi, nën kryetari i degës së Partisë Lëvizja e Legalitetit, për SHBA dhe Kanada, zotëri Ahmet Hoti, kërkojë nga të pranishmit, për të mbajtur një minutë heshtje, që të nderojnë pjestarët e Familjes Mbretërore Shqiptare, dhe të gjithë ata legalistët dhe nacionalistët e ndarë nga jeta, gjatë kësaj periudhe disa vjeçare.
Ndërkohë, që në përkujtim të këtyre datave ai tha se :”Ata popuj që nuk njohin dhe nuk studion historinë e tyre, sipas tij janë të destinuar për të përsëritur gabimet që kan bërë – kohë mbas kohe, sepse periudhë ma të bukur për ne shqiptarët, për t’a studiuar dhe ristudiuar dhe për të nxjerrë edhe mësime është periudha e kohës së mbretit Zogu i Parë, dhe eveniment që çuan në pushtimin fashist të Italisë, dhe çfarë ndodhi më pasë tyre nuk ka”, u shpreh zoti Hoti.
Kreu i legalistëve në SHBA, Hakik Mena, pasi falenderoj në emrin tij dhe të degës së partisë PLL-së për Amerikë, të gjithë pjesmarrësit në këtë përkujtim tradicional shumë dekadësh të mbajtur rreth datave historike të Prillit prej mbretërorve dhe legalisteve këtu në Amerikë, foli rreth rëndësisë së kujtimit të këtyre datave..
Kur i hedh një sy këtyre datave të prillit, theksojë në fillim të fjalës së tij zoti Mena, lehtësisht një Shqiptar i mirë konstaton një dominim të hidherimit ndaj gëzimit. Por, shtoi ai, unë si optimist që jam kam dëshirë të filloj nga hidhërimi që në fakt përkon me të kundërtën e kronologjisë kohore.     Ai mbasi i bëri një përshkrim të hollësishem datave të prillit, foli edhe për gjëndjen e sotme të shqiptarëve dhe çështjen shqiptare, në përgjethësi.   ” Fatkeqsishtë, rruga për kosolodimin e kombit tonë, u shpreh me këtë rast Mena, është duke u stagnizuar nga elementi që i ka rrënjët e saj, në të kaluarën komuniste, pra ne legalistët dëshirojmë që hapat të jenë më të shpejta, duke mos lënë në harresë asnjë nga trevat e Shqipërisë Etnike dhe të drejtat e shqiptarëve që banojnë në këto treva duke filluar me Shqipërinë Lindore, Kosovën Lindore, Çamërinë, dhe atë të Malit te Zi. Ne, shtoi ai në të njëjtën kohë nuk mund të lemë pa përmendur edhe çështjen politike në Shqipëri duke pasë parasysh që ne të djathtët kërkojmë që të zbatohet një ligj i saktë dhe i drejtë në drejtim të pronës private dhe të integrimit të drejtë e maksimal të shtresës së persekutuar politike, shtresë kjo që edhe sot pas 20 vjetësh, sipas tij vazhdon të vuajë traumat e krijuara prej diktaturës sllavo komuniste.”
Kreu i legalistëve bëri thirrje duke thënë se : “Do të dëshiroja që tashmë të shikoja që jo vetëm ne legalistët por të gjitha partitë poitike, kudo, që janë në trevat tona etnike të kenë si “abc”- në, e tyre Bashkimin tonë Kombëtar, mbasi çdo alternativë tjetër, është e padrejtë fallco dhe e destinuar të dështojë”, u shpreh ai.

Zoti Mena, nuk la pa përmendur gjatë fjalës së tij dhe faktin që Kombi Shqiptar, sot sipas tij është e vërtetë që po jeton momentet me të mira të tij, edhe pse na ngelet shumë punë për të bërë të paktën deri në realizimin e Shqipërisë Etnike.
“Kjo gjendje e sotme, tha zoti Mena, nuk është e rastësishme, por është një projekt që fillon me Rilindasit, vazhdon me hedhjen e themeleve dhe ndërtimin e “shtëpisë” në periudhën e artë të monarkisë shqiptare, vazhdon t’i rezistoi erërave të Luftës së Dytë Botërore dhe sidomos uraganit të kuq që donte t’a përpinte këtë shtëpi të ndërtuar me kaq mundë, djersë e gjakë. Ndersa, me rënien e Murit të Berlinit, thotë ai ndonëse të gjitha vendet e Lindjes, filluan të shijojnë prej Zotit, dhurimin e një kohe të bukur si dhuratë për ndryshime të rrënjësishme demokratike, në vendin tonë fatkeqsisht nuk ndodhi e njëjeta gjë dhe si paralajmërim morëm dhuratë një kohë me vranësina.”
Zgjidhjen e kësaj çështje gjatë fjalës së tij zoti Mena, e shihte tek e vetmja alternativë, që si u shpreh ai e cila mundëson hapjen e kohës, dhe është, tek krijimi i një alternative të djathtë e përberë “kryekëput” prej partive të djathta tradicionale, dhe absolutisht jo e përzier me krunde që pretendojnë të jenë të tilla por që në faktë janë të ngjizura prej Katovicës famekeqe.
“Duke qenë se tradicionalistët e djathtë kanë qenë dhe janë për një Shqipëri të lire,demokratike, etnike, sqaroi Mena, në fund të fjalës së tij, dhe duke konsideruar të shenjtë pronën private dhe besimin në Zot, duke i shtuar këtij plani tradicional edhe një pikë të domosdoshme atë të integrimit maksimal në shoqërinë shqiptare të klasës së persekutuar gjatë diktaturës komuniste, të cilët janë të vetmit që mundë të na dhurojnë një kohë të bukur, është në dorën e kësajë të djathte tradicionale që të bashkërendojnë forcat midis njëra tjetrës dhe t’i dhurojnë më në fund një kohë të bukur popullit shqiptar në tërsi dhe sidomos klasës së persekutuar, që akoma nuk e ka shijuar ende një ditë të tillë. Dhe, për këtë,  ne legalistët dhe mbretërorët e Amerikës jemi gati t’i përveshim mëngët për veprim drejt fillimit të rinjgjalljes të së djathtës tradicionale aq shumë të munguar në këto vite të këtij tranzicioni të qëllimshëm të ztagniozuar, me qëllim afrimin e kësaj dite të bukur të shumëpritur të të gjithë shqiptarëve.” ka konkluduar në fjalën e tij kreu i legalistëve në SHBA, Hakik Mena,
Në fund tubmin për  kremtimin tradicional të datave të prillit i përshëndeti edhe sekretari i përgjithshëm i degës së PLL, në SHBA, Tomorr Selmani, Sali Bollati, kryetar i shoqatës “Çamëria” dhe veprimtari i dallur i kësaj çështje në Amerikë, si dhe poeti anti komunist Tahir Hysa, i cili si gjithmon ka zgjedhur të recitojë poezi të shkruar enkas për këto data historike.
Ndërsa, për të përkujtuar figurën e ndritur të Mbretit të shqiptarëve Zogu i Parë, si dhe për të treguar se kush ishte kjo figurë, në fjalën e tij Enver Ramadani, një mbretëror i vjetër shkodran, tha se çdo shqiptarë duhet sëparit të shohim se si e kan vlerësuar kundërshtarët Mbretin Zog, ata që janë quajtur kundërshtarët  e tij si: Fan Noli, Mustafa Merlika, Faik Konica, Tajar Zavalani, Kol Bib Mirakaj e shumë miq dhe histrorian, studiues shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare, ose çfarë kanë shkruar dhe kanë thënë më parë të huajt për Mbretin e Shqiptarëve Zogun e Parë”

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Ahmet Hoti, Beqir Sina, hakik Mena, ne New York, Prilli i mbreteroreve

Artikujt e fundit

  • Havzi Nela, 34 vjet pas varjes në litar të poetit të fundit antikomunist në Evropë
  • GJEKË MARINAJ, POETI ERUDIT MALËSOR SHQIPTARO – AMERIKAN PO PUSHTON BOTËN ME POEZINË E TIJ
  • DY DIJETARE POETE NE SHERBIM TE KOMBIT, AT BERNARDIN PALAJ  – AT DONAT KURTI
  • KOSOVA DHE VENDET E BE-së QË S’E KANË NJOHUR ATË
  • 1913 / KUR GAZETA FRANCEZE BOTONTE NJË FOTOGRAFI TË RRALLË TË ANËTARËVE KRYESORË TË KONGRESIT SHQIPTAR TË TRIESTES
  • Kur Djemtë e Skelës u përleshën me “Vullnetarët e Enverit”
  • PËRSHPIRTJE PËR SHPRESËN, ZONJËN E NDERUAR OSE VIRTYTIN…
  • Njeriu i ri
  • ZHULIANA JORGANXHI : TA DUAM ME SHUME SHQIPERINE
  • SOT, shqiptarët e Amerikës përcjellin në banesën e përjetshme Ornela Shehin dhe Florind Belliun
  • 199 vjet nga vdekja e atdhetarit Marko Boçari
  • Kryeministri Kurti takoi Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it
  • “OPERACIONE SEKRETE-SHQIPËRIA NËN LUFTËN E FTOHTË”
  • TREGIMTARI I HESHTUR
  • Lavdi Betejës së Junikut, 10 gusht 1998!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT