• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PARADA E RRËNJËVE SHEKULLORE NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

September 23, 2025 by s p

Angela Kosta/

Të shtunën e kaluar, më 20 shtator 2025, për të katërtin vit radhazi, qyteti i Astit në Piemonte të Italisë, u shndërrua në një skenë të madhe sfilate të kostumeve, folklorit dhe traditave shqiptare.

Edhe këtë vit, “LE RADICI DEL CUORE – RRËNJËT E ZEMRËS”, aktivitet i organizuar nga shoqata Assoalbania Piemonte si dhe Qendra Artistike e Kulturore Margarita Xhepa, me mbështetjen e Bashkisë së Astit, solli në qytet një larmi të pasur kostumesh, muzike dhe shijesh guzhine, gjatë një dite të tërë përkushtuar kulturës, paqes dhe urave që lidhin vëllazëri mes popujve, pa dallim identiteti.

Në orën 15:30, nga sheshi Roma, parada përshkoi qendrën e qytetit, duke kaluar nga sheshi Alfieri dhe sheshi 1 Maji, për t’u ndalur në parkingun Way Assauto. Pas përshëndetjes së Kryetarit dhe Nënkryetarit të Bashkisë së Astit, si dhe të kryetarëve e këshilltarëve të tjerë bashkiakë me origjinë shqiptare nga disa qytete të veriut, e mori fjalën edhe zyrtarja për Diasporën pranë Konsullatës së Shqipërisë në Milano, Znj. Luljeta Çobanaj, e cila në fjalimin e saj, theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti, jo vetëm për popullin dhe komunitetet shqiptare, por edhe për lidhjet dhe urat që krijohen me vëllezërit tanë italianë.

Pas fjalimeve nga autoritetet e tjera institucionale të Astit, deri në orët e vona të mbrëmjes, u zhvillua një spektakël madhështor, me prezantimin e valleve shqiptare dhe instrumenteve tradicionale karakteristike, nën shoqërinë e grupeve folklorike dhe shoqatave të shumta, që erdhën jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga komunitete të ndryshme shqiptare, si: Torino, Modena, Brescia, Milano, Montebelluna, etj. Ndër të ftuarit ishin edhe këngëtarët: Mustafa Meja, Renato Jaho dhe Dj Beni 006.

Gjatë shfaqjeve artistike, pjesëmarrësit patën mundësinë të shijojnë gatimet tradicionale shqiptare, të shoqëruara me pije verërash nga rajoni i Piemontes, duke festuar kështu takimin mes kulturave dhe popujve, pa dallim gjuhe.

“Komuniteti ynë dëshiron të ndajë me qytetin e Astit rrënjët e veta, identitetin dhe traditat që kemi ruajtur ndër shekuj, pavarësisht një historie të shënuar nga pushtimet dhe emigracioni”, thanë organizatorët, të kënaqur nga pjesëmarrja e gjerë e komuniteteve të ardhura nga larg.

Ndërmjetësja kulturore, Sabina Darova shpjegoi se të gjitha veshjet në sfilatë, janë kostume popullore nga zona të ndryshme shqiptare, disa origjinale dhe të çmuara, si “Xhubleta”, një veshje artizanale prej leshi të zi, e qëndisur me motive që përfaqësojnë aspekte të ndryshme të jetës. Një veshje e përdorur kjo në Veri të Shqipërisë që daton mbi 3000 vite më parë dhe që është shpallur trashëgimi kulturore nga UNESCO.

Nga kjo veshje kemi dy ekzemplarë, të trashëguar brez pas brezi. Kurse disa kostume të tjera, janë riprodhuar në kohët moderne duke ruajtur traditat artizanale të hershme.

Manifestimi i 20 shtatorit ishte një rast feste midis miqsh, i cili bashkoi Shqipërinë dhe Piemonten, të mbështjellë me flamurin tonë, duke kënduar së bashku himnet kombëtare.

Filed Under: Reportazh

REXHEP RIFATI, FRYMËZUES E KRIJUES I PANDALSHËM NË PROMOVIM TË HISTORISË E VLERAVE KOMBËTARE

September 19, 2025 by s p

Hazir Mehmeti/

Pesëdhjetë vjet udhëtim tokave arbëreshe. “Ju i dashur vëlla Rexhep Rifati, jeni Apostull i Arbëreshëve me plotë kuptimin e fjalës.  Jeni pjesë e jona, e gjakut arbëresh” (At. Antonio Bellushi.

     Në sallën e bukur të Institutit Albanologjik u prezantuan vepra të autorëve nga mërgata, mes tyre ishte Rexhep Rifati me librin i tij të njohur “Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim”. Rreth  kësaj vepre kushtuar arbëreshëve, shkruan kritik e figura të njohura,  mes tyre At Antonio Belushi: “Ju i dashur vëlla Rexhep Rifati, jeni Apostull i Arbëreshëve me plotë kuptimin e fjalës.  Jeni pjesë e jona, e gjakut arbëresh.” Miku i njohur i shqiptarëve Prof. Dr. Basil Schader  kështu vlerëso:    “Rexhep Rifati mund të quhet kujtesa ose enciklopedia e gjallë  (por tejet diskrete!) e mërgatës shqiptare në Zvicër dhe rrethanave që lidhen me të”, e tha miku ynë i madh Basil Schader. Zvicra u pasurua me emrin qytetarin e saj nga Kosova martire ashtu sikurse “Shqiptarët në Zvicër në 1001 pamje”, dhe më shumë.                       

      Pesëdhjetë vjet udhëtim tokave arbëreshe,  a nuk është kjo një histori e llojit të vet!  Në udhëtimet e tij u pasuruan emra të rinj nga fusha e gjuhësisë, publicistikës dhe kulturës shqiptare nga Atdheu dhe mërgata.  Unë si autor i shkrimit, fati e deshi që të jem pjesë e nëntë udhëtimeve mbresëlënëse. Në qenien time ishte kjo hapje horizonti të ri në njohjen e një pjese të kombit, arbëreshët, për të cilët nuk dinim sa duhet.  Por mbi të gjitha njeriu mëson  mbi përkushtimin e Rexhës ndaj arbëreshëve, dashurinë e tij vëllazërore e flakëruar në gjakun arbëror. Përkushtimin i tij e takuam gjithandej, kudo: në takime, muze, biblioteka, shkolla e institucione të shumta të cilat organizuan pritje vëllazërore për grupin tonë.  I mirënjohuri At Antonio Belushi e tha: “Ju i dashur vëlla Rexhep Rifati, jeni Apostull i Arbëreshëve me plotë kuptimin e fjalës.  Jeni pjesë e jona, e gjakut arbëresh” .

      Rexhep Rifatit është simbol e veçantë e një pune me vlera kombëtare.   Kudo që shkon katundeve arbëreshe e njohin të gjithë, edhe barinjtë, me të cilët ndalet të kuvendon pa e harruar kamerën e tij të praruar;  foto peizazhe në fushat e gjëra arbëreshe.  Por, Profesor Rexhep Rifati nuk ndalet deri në përfundimin e librit kushtuar arbëreshëve   me të cilët u mishërua në jetën tij gjysmë shekulli. Përmbylljen e projektit mbi arbëreshët, e arrin simbolikisht  për ditëlindjen e tij të tetëdhjetë festive, kur doli ekzemplari i parë me titull ARBËRESHËT.  Kjo vepër e punuar me kujdes në foto e shkrim, në shqip e italisht, është thesar për arbëreshët, kombin dhe literaturën globale. Janë disa projekt ide të Rexhep Rifatit të realizuara tek arbëreshët të mbështetura fuqishëm nga rrethi i tij i gjerë në Zvicër ku Rexha është i respektuar, familja e tij, veprimtarë, biznese, artistë e krijues. Mes tyre dallohet Gëzim Muriqi, skulptor i njohur nga Kosova.

        As tani kur libri mori dhënë, Rexha nuk ka të ndalur. Ai vazhdon udhëtimin me grupin e tij projekteve madhore për arbëreshët. Kështu e kërkon ushqimi i shpirtit me frymëmarrje arbëresh.      

  Në orën letrare e organizuar nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë,  në sallën e Institutit Albanologjik, Rexhep Rifati u prezantua me veprën e tij të zemrës “Arbëreshët, fotosintezë e shpirtit tim”. Ishte i bukur takimi i tij me shoqen e klasës në Shkollën Normale dhe të studimeve, Hanëmshahe Ilazi. Të dy krijues e veprimtarë të dalluar në lëvizjen për liri e progres kombëtar. Të dy të persekutuar dhe larguar nga puna e tyre me dhunë nga pushtuesit serb. Profesori i tyre Isak Shema, u gjet në përqafimet e studentëve të tij krenar e i lumtur. Ne, të pranishmit në sallë shijuam kënaqësinë e një momenti emocional, moment i krenarisë së ndërsjellë. Dhe ne ishim me Ta, krenar që i kemi.

      Rexhep Rifati ka lindur në fshatin Komogllavë të Ferizajt në vitin 1942. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1966 ka kryer shkollën normale në Ferizaj, është diplomuar në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Fillimet e para në fushë të gazetarisë ishin rreth vitit 1967 në të përditshmen “Rilindja”, ku ushtroi këtë profesion deri në vitin 1995. Për shkak të presionit e dhunës së pushtetit serb, më 1 nëntor 1995 ka migruar në Zvicër, ku i njihet edhe statusi i të strehuarit politik. Rexhepi nuk ishte vetëm një korrespondent aktiv “Rilindjes” në qytetin e Ferizajt, por  edhe aktivist në jetën kulturore.

 Shpirti i tij prej artisti hapi shtigjet e jetës hapësirave të reja: themelues i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët”, duke qenë drejtori i parë dhe donator; themelues i Fondit të Bursave të Solidaritetit dhe donator i tij.  Në vitin 2013 ka botuar librin monografik: “Shqiptarët në Zvicër – 1001 pamje”. Në vitin 2018 “Shtegtimet e një gazetari”, libër tre gjuhësor. Në vitin 2019 “Një jetë në shërbim të lirisë dhe të zhvillimit” (Kushtuar jetës dhe veprës së veprimtarit Ilaz Ilazi). Në vitin 2022 “Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim”, shqip dhe italisht. Po ashtu është nënkryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, nga e cila lidhje është shpërbluar me titullin “Dielli Dardan”. Jeton në Cyrih të Zvicrës.

Filed Under: Reportazh

VALLET E SHQIPONJAVE TË FIRENCES

September 18, 2025 by s p

Zëra gazmor, emocionues, buçasin ambël në qytetin e arteve Firence. Buzëqeshjet janë mbjellur hijshëm në buzët e fytyrat njomëzake të vogëlushëve. Rëmbehemi në gjirin e emocioneve kënaqësi ndjellëse. Rrokullisen ato brenda nesh me plotë ngjyra kostumesh kombëtare, vogëlushësh simpatik. Edhe dielli sikur lëshon të tjera rreze duke zgjuar llavën e kulturës të kohërave të një kombi. Natyrisht koha na thërret për rizgjim të shpirtërave, me veprimet frymëzuese, kudo në pikat e dheut të rruzullit tokë. Gavinana në qytetin Firence, Toska, Itali, i kulturës e arteve të bukura, sikur ju buzëqesh ngjyrave të ylberta të kostumeve të të vegjëlve valltar. Ato shkëlqejnë, rrezatojn art krijues zejtarie e kulture të një populli të stërlashtë. Shëtitorja gjallëron hareshëm, këtë pasdite të dielë katërmbëdhjetë shtator nga lëvizjet elegante, mrekulluese, të vogëlushëve sy shqiponjë e fytyrë zanash mali. Ato ju ngjajnë fluturave me krahë shumë ngjyrëshe që vallzojn në qendismat e pranverës. Ku aroma e luleve shkrihet ambël me fytyrbukurit fëmijë shqiptarësh. Ato dinë të kërcejnë bukur, të na buzëqeshin herë pas here, por edhe të na mbjellin atë neve që jemi shkrirë me ta, në artin e tyre, valle dhe kangë me za e melodi ambëla.

Shoqata ‘’Adriatiku” e sapo lindur në truallin e bekuar të qytetit artjoshës Firence. Ajo sa vjen e veç rritet e zbukurohet, gjallërohet. Se Naimi si kryetar veç preukupohet. Programon. Komunikon. Konsultohet me anëtarët e Shoqatës. Nga ide në programe në vepra. Kostumet nga Rovereta e Italise e Kavaja në Shqipëri porositur nga kryetar Naim Doda mbërritën. Ndërsa Artan Bakiasi e Ledion Kalivaçi me përkushtim e pregatitën këtë buçetë të kandshme arti për tre muaj. Sejcili vullnetarisht, me deshirë e përkujdesje, vendos një gur në kalanë e artit shqiptar i kudo ndodhur. Sejcili me nga një kontribut në ujitjen e rrënjëve tona. E pema e artit me perkushtim edhe të mësusve, e prindërve të vogelusheve u zbukurua me gjethëza e lule ngjyrë ndezura patriotizmi, atdhe dashurie. Pas kësaj u sdhpreh artistikisht me mjeshtëri, kulturë e dinjitet, shqiptarizme në kostumet e qëndisura e shkathtësinë e valltarëve të vegjël.

Pas kohës që rrjedh pa pushim, ecën pregatitësit përgjatë tre muajve. Dhe ja fruti i tyre, plotë ambëlsi e dhurues kënaqësie u formua. Ai tani na gëzon e zgjon emocione malli për atdheun e peshën, vlerat shpirt mrekulluese të artit buçitës entuziast. Këto janë për neve rizgjim e mbjellje krenarie kombëtare. Dhuratë që ne tani i gëzojmë sëbashku. Dhe ja se çfar gurgullon në këto momente nga shpirti i vrullshëm dhe i pastër e plote limfë atdhedashurie e përkushtimi i A. Bakiasit: “Ne jemi një grup i mrekullueshëm, Zefi që ishte i pranishëm nga ora 14,30, Ledioni si gjithmonë, Fatosi, prindërit e Erzenit, Marios, Aleksandrit, Natalit. Shumë aktive, Senka. Gjithashtu një falenderim i veçantë iu takon fëmijëve tanë, të ardhmes së kombit tonë”.

Vështroi ngultazi me kureshtje lëvizjet plotë energji yjendezëse të një arti emocionues, dinamik, që luhet me shkathtësi, elegancë, shpirt dashuri e shprehje bukuri ndjellëse, gëzimesh. Po ku vallë? Natyrisht në fytyrat si drethëza të kuqe, në sytë shkëndija zgjuarsie, në plisat me shqiponjën dy krenash, kapelet e vogëlusheve e kostumet, praruar nga zbukurime, dalun prej gurrës së artit popullor mbarë kombëtar të fëmijëve artista të vegjël. Vetëvetiu filloi edhe une, ti, ai, ajo, ato, të lëvizin, kambët, duart, kokën, të gëzohemi e buzëqeshim si ato, ngjizur brenda botës së tyre ëndrrimtare, të pastër, ngazëllyese. Dhe sigurisht pena vazhdon të hap hullitë e artit të lashtë, të larmisë se kostumeve, të valleve, të melodive, me veglat muzikore të një populli me rranjë, trup e degë, kudo në pikat e qytetëruara të globit. Por pa me i lanun me u vyshk nga limfa e dashurisë plotë ambëlsi, kulturë e tradita të kombit tonë duke e ushqyer vazhdimisht me dijen të mësuar me shkrimin e të folmen e gjuhës shqipe.

Përsëri festë, përsëri me libra, përsëri me këto vogëlush që po hedhin valle do të hapim dyert e shkolles ‘’J. De Rada” më 27 Shtator. Ato do të ulen me të njëjta energji, zell e pasion, në banka, pranë librave me shkronja, fjalë e fjali në gjuhën shqipe. Do të mëkohen me fjalën e shkruar e të folur të atdheut të prindërve. Gjuhën e Zeusit, zanave e perëndive të stërlashta.

E natyrshëm na vjen ndërmend kumti gezim plote i Gentjan Sheros, veprimtar i flakët nga Trentino: ‘’Ju dërguam me postë 15 libra, ndërsa kur të vijmë në Firence edhe 20 të tjera. “Ishin dallëndyshet e para të dijes kur shkolla e parë (19.04.2025) në Firence hapi dyert e saja për fëmijët Shqiptar. Ndërsa tani me shtatë Shator, Inxhinieri Fatos Kapo, anëtar i shoqatës tonë, shkruan ’Gjashte tekste për këtë vit mi dhuruan në Shqipëri për shkollën”…Gjithmonë shpirt gjërë e bujar, ndërmarrja private Karroceria në Firence ‘’GI.PI.ERRE” dhuroi për shoqatën ‘’Adriatiku” 1000,00€ të tjera. Edhe ky ‘’ushqim” financiar është një shtysë për veprimtari të reja që, të mbajm të gjallë shqiptarizmën. Sigurisht këtyre ju përkasin falenderimet tona, luleçelur zambakësh.

Era e vjeshtës do të ngjyros e këput gjethet e drurëve të pyllit e pemëve. Ato do të vallzojnë nën melodine e fëshfëritjes dhe emocionuar me bukurinë e ngjyrave. Edhe Shoqata ‘’Adriatiku” do të mbaj ndezur veprimtaritë e saja në art e kulturë. Kurse mësueset e mësuesit vullnetar do të ushqejnë me dijen e marrë nga gjuha shqipe, vogëlushët, fidanat ne rritje të pranverës të kombit tonë.

Dr. Selman Meziu

Filed Under: Reportazh

Festë shqiptare në Boston

September 17, 2025 by s p

Katedralja Ortodokse Shqiptare e Shën Gjergjit në jug të Bostonit fton komunitetin shqiptar në eventin e përvitshëm “South Boston Street Fest”, që do të zhvillohet ditën e Shtunë, më 20 Shtator 2025 me muzikë live, valle, ushqim dhe argëtim komunitar gjatë gjithë ditës!

Mos e humbisni performancën e veçantë të Valleve Rinore të Kishës Shën Gjergji, si dhe grupin e shoqatës “Laberia” në Boston me iso tradicionale, të cilët do të ngjiten në Skenën 1 nga ora 1:30–2:00 pasdite!

Gjithashtu, të dielën, më 21 shtator 2025 pranë Katedrales Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit, e njohur edhe si Kisha e Nolit, do të mbahet Festivali i Verës nga ora 11:00am deri 4:00pm!

Ftohet komuniteti për të festuar traditën me shtrydhje rrushi, muzikë dhe atmosferë festive!

Shijoni një drekë të plotë shqiptare me sallatë, qofte, oriz, byrek dhe ëmbëlsirë, plus një gotë falas të verës së vitit të kaluar.

Dreka vetëm me një donacion prej $20 për të rriturit, ndërsa fëmijët hanë falas.

Regjistrohuni këtu: https://forms.gle/KwG77R2uskXX7muD6

VATRA në Boston mbështet këtë event dhe fton komunitetin të bashkohet për këtë fundjavë festive me kulturë, traditë dhe gëzim komunitar.

Filed Under: Reportazh

Atë Antonio Bellusci nderohet në 91-vjetorin e lindjes përmes një shtatoreje madhështore në zemër të Frasnitës, Kalabri

September 15, 2025 by s p

QSPA/

Shtatorja e Atë Antonio Bellusci-t u realizua me mjeshtëri nga skulptori i njohur Gëzim Muriqi (financoi LKSHM) dhe u vendos në Frasnita (Frascineto) ditën e djeshme, më 14 shtator. Ajo u parapri nga një larmi e pasur aktivitetesh të mbështetura nga komuna e Frasnitës në datat 13-14 shtator. Në këtë larmi aktivitetesh veçojmë prezantimin e librit “Epopeja e Arbërisë me vjershë arbërore”, me autor Antonio Bellusci-n, botim i komunës së Frasnitës nën kujdesin e veçantë të Caterina Adduci-t.

Fotot e aktivitetit nga Gaetano Ferrari.

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 174
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!
  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT