• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Panairi i librit shqip në Preshevë 2026

July 9, 2026 by s p

Biblioteka “Mehmet Jusufi”/

Ngjarje madhështore në Preshevë – Presidenti Bajram Begaj hapi Edicionin e Dytë të Panairit të Librit Shqip

Presheva u shndërrua sot në kryeqendrën e librit, kulturës dhe artit shqiptar, me hapjen solemne të Edicionit të Dytë të Panairit të Librit Shqip, me moton “Libri dhe Tradita”, në praninë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ambasadorëve, përfaqësuesve të institucioneve, botuesve, shkrimtarëve, artistëve dhe qindra vizitorëve nga të gjitha trojet shqiptare.

Drejtoresha e Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” dhe organizatorja e panairit, Albina Azizi, e cilësoi këtë ngjarje si një festë të dijes, kulturës dhe traditës, duke theksuar se mbi 30 shtëpi botuese dhe artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi e kanë kthyer Preshevën në një pikëtakim të rëndësishëm të librit shqip.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, vlerësoi se panairi është shumë më tepër se një aktivitet kulturor – ai është një investim në dije, identitet dhe të ardhmen e Luginës së Preshevës. Ajo nënvizoi se prania e Presidentit Begaj përbën një mesazh të fuqishëm të mbështetjes së shtetit shqiptar për Preshevën dhe shqiptarët e Luginës.

Rita Petro, themeluese e Shtëpisë Botuese Albas, tha se ëndrra për të bashkuar shqiptarët përmes librit po bëhet realitet, duke e cilësuar Preshevën si një vend ku fjala shqipe është identitet dhe premtim për të ardhmen.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Arta Marku, theksoi se libri në gjuhën shqipe mbetet elementi themelor i identitetit kombëtar, duke bërë thirrje për mbështetje të vazhdueshme të leximit dhe promovimit të librit shqip.

Në fjalën e tij, Presidenti Bajram Begaj ritheksoi mbështetjen e Republikës së Shqipërisë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke garantuar se do të vazhdojë të jetë zëri i tyre në mbrojtje të të drejtave, identitetit dhe interesave të tyre në çdo institucion dhe kancelari ndërkombëtare.

Pas ceremonisë së hapjes, atmosfera festive vazhdoi me koncertin e Shoqërisë Kulturore-Artistike “Presheva”, ndërsa Presidenti Begaj vizitoi edhe ekspozitën kolektive të piktorëve nga trojet shqiptare, duke u njohur nga afër me veprat artistike të ekspozuara. Aty delegacioni i prit nga organizatori dhe kuratori i ekspozitës Shqiprim Fejzullahu.

Aktivitetet e Panairit të Librit Shqip vazhdojnë edhe nesër me një program të pasur që përfshin promovime librash, tryeza diskutimi, takime me autorë e botues, si dhe aktivitete të tjera kulturore, duke e bërë Preshevën qendrën e librit shqip për dy ditë me radhë.

Edicioni i Dytë i Panairit të Librit Shqip u organizua nga Biblioteka e Qytetit “Mehmet Jusufi” në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese Albas, me mbështetjen e Komunës së Preshevës, ndërsa u financua nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, duke dëshmuar përkushtimin e institucioneve shqiptare në mbështetje të librit, kulturës dhe identitetit kombëtar në Luginën e Preshevës.

Filed Under: Reportazh

“Danja (Dagnum): Historia dhe arkitektura”

July 6, 2026 by s p

Paulin Zefi/

Qyteti i fortifikuar i Danjës, i përmendur në burimet historike me emra të ndryshëm, si: “Dain, Dajin, Dajino, Dagnum, Danum, Dainum, Dagno, Dagne, Dano, Danj apo Dai etj. (1)”, ka qenë një nga qendrat më të rëndësishme tregtare të kohës dhe, falë pozitës së saj tejet të favorshme strategjike, ka luajtur një rol të rëndësishëm ushtarak, politik dhe ekonomik gjatë gjithë periudhës së Mesjetës. Pozicioni dominues i qytetit të Danjës siguronte një kontroll të plotë vizual mbi korridorin e poshtëm të Drinit dhe rrugët që lidhnin Lezhën me Shkodrën dhe Sardën etj. Nga kjo kështjellë hapet një fushëpamje e gjerë, që përfshin hapësirën nga Lezha deri në rrethinat e kështjellës së Rozafës, me sfondin verior të dominuar nga shpatet e thepisura të Alpeve Shqiptare. Pikërisht ky kontroll i gjerë territorial shpjegon pse Danja u shndërrua në një nga nyjet ushtarako-strategjike më të rëndësishme të Arbërisë Veriore gjatë Mesjetës. Këtu kalonte “Rruga e Zetës”, e cila lidhte qytetet dhe tregjet e Arbërisë Perëndimore me qytetet dhe tregjet e Dardanisë (Novobërda/Artana, Trepça, Janjeva) dhe në Danjë karvanet paguanin taksa doganore për mallrat e tyre (2). Pra, në Danjë bashkoheshin rrugët e mëdha që vinin nga veriperëndimi e nga jugu (3), përkatësisht nga Shkodra e Lezha dhe si një rrugë e vetme vazhdonte më pas drejt lindjes, kah Prizreni (4).

Duke gjykuar nga qeramika dhe monedhat e zbuluara gjatë gërmimeve arkeologjike të kryera në vitet 1984-1989 nga Gjergj Saraçi, rezulton se shtresa kulturore më e hershme e identifikuar në Kështjellën e Danjës i përket periudhës së perandorit bizantin, Johani I Tzimiskes (969–976), dhe pikërisht në këtë periudhë datohet edhe ndërtimi i parë i murit rrethues të qytetit (5). Nga ana tjetër, një pjesë e historianëve e identifikojnë këtë qytet të vogël me kështjellën «Διόναα (Dionaa)», e cila, sipas njoftimit të Prokopit të Çezaresë, iu nënshtrua punimeve të rinovimit gjatë programit të gjerë fortifikues të ndërmarrë nga perandori ilir i Perandorisë Romake të Lindjes, Justiniani i Madh (6). Mirëpo, në burimet e shkruara, “Danja” përmendet për herë të parë në vitin 1189, menjëherë pas pushtimit të saj nga mbreti serb i Rashës, Stefan Nemanja (7). Në burimet e kohës, rezulton se në fillim të shek. XIV, Danja ishte pjesë e zotërimeve të fisnikut arbër, Vladislav Jonima (lat. Bladislao Gonome – P.Z.), i cili, gjatë viteve 1303-1306, e zotëroi Danjën së bashku me territoret e tjera si vasal i mbretit serb, Stefan Uroshi II Milutin (1253-1321) dhe më 1306 mori titullin “zhupan”. Duke nisur nga viti 1303 ai jetonte në oborrin e mbretit serb, ishte pasardhësi i “sevastit Jonimë”, i përmendur në një dokument anzhuin të vitit 1274 dhe siç dëshmohet nga dekreti i mëposhtëm papnor, “zhupani Vladislav” ishte katolik.

Në vitin 1319, Vladislav Jonima shkëputet nga ndikimi serb, duke u afruar krejt natyrshëm me Mbretërinë e Arbërisë (Regnum Albaniae: 1272-1368) si vasal i monarkut të saj, Filipi I i Tarantos (1294-1332). Asokohe, Vladislav Jonima përmendet në dekretin e Papës me titullin “Dioclee et Maritime Albanie comiti (kont i Dioklesë dhe i Arbërisë Bregdetare – P.Z.) (😎.” Pas vdekjes së Vladislav Jonimës, po në vitin 1319, Danja ra sërish nën pushtimin serb. Më 25 mars 1326, në Danjë u nënshkrua një traktat paqeje ndërmjet Republikës së Raguzës dhe Mbretërisë së Rashës. Dokumenti u hartua në prani të dy përfaqësuesve të lartë: vojvodës Mladen dhe çelnikut Gjurash Ilijiç. Ky traktat është një dëshmi e rëndësishme e rolit diplomatik që kishte Danja në gjysmën e parë të shek. XIV. Fakti që marrëveshja u nënshkrua pikërisht në këtë qendër tregon se Danja nuk ishte vetëm një kështjellë strategjike, por edhe një vendtakim për negociata politike dhe diplomatike ndërmjet fuqive rajonale.

Në atë kohë, Danja ndodhej nën autoritetin e mbretit Stefan Uroshi III Deçanski, dhe prania e dy funksionarëve të tij më të lartë në ceremoninë e nënshkrimit nënvizon rëndësinë që oborri mbretëror i kushtonte këtij qyteti. Po më 1326, Stefan Uroshi III u lëshoi raguzanëve një privilegj tregtie në Danjë (9) dhe rreth vitit 1348, car Stefan Dushani ia fali kishën e Shën Marisë së bashku me njerëzit, manastirit të tij (Manastiri i Kryeëngjëllit) në Prizren (10). Pas vdekjes së car Stefan Dushanit, më 1355, Danja u çlirua dhe kaloi nën zotërimin e Balshajve. Mirëpo, duke filluar nga vitet 1372-1373, Zahariajt shfaqen në burimet historike jo vetëm si zotërues të Danjës, por edhe si familja së cilës tradita historiografike i atribuon themelimin e qytetit (11). Sidoqoftë, gjatë çerekut të fundit të shek. XIV, Danja gjendej kryesisht nën kontrollin e Balshajve, të cilët, në kuadrin e zgjerimit të zotërimeve të tyre në Arbërinë Veriore, ushtronin autoritet politik dhe ushtarak mbi këtë qendër të rëndësishme strategjike. Nga pamundësia për t’i mbrojtur nga sulmet e turqve osmanë, më 14 prill 1396, Gjergji II Strazimiri Balsha, bashkë me qytetin e Shkodrës, Drishtit, Shatit dhe pikës doganore të Shirqit, ua lëshoi venecianëve edhe kështjellën e Danjës (12), por para se të hynin ata, Danja u mor nga kështjellari i Sapës (Nënshat), Kojë Zaharia (13). Koja u vendos aty si vasal i Perandorisë Osmane.

Gjithashtu, ndonëse i përkiste besimit ortodoks, ai ia kishte besuar drejtimin e marrëdhënieve diplomatike ipeshkvit katolik të Dioqezës së Sapës (14), duke dëshmuar qartë një praktikë pragmatike të administrimit politik dhe ndërveprimit ndërfetar në kontekstin e kohës. Pragmatizmi i Kojë Zaharisë shfaqet gjithashtu edhe në veprimtarinë e tij ushtarake, ku ai bashkëpunoi me turqit osmanë në dëm të Balshajve. Për të shtënë në dorë Drishtin dhe Shkodrën, osmanëve u kishte ardhur në ndihmë edhe ky fisnik, zot i Danjës dhe i Shatit, i cili jo vetëm që u kishte lejuar kalimin nëpër territoret e tij, ku gjendeshin shtigjet strategjike drejt qyteteve të sipërpërmendura, por kishte marrë pjesë aktivisht edhe në inkursionet e tyre ushtarake (15). Gjatë këtyre fushatave, ai shoqërohej edhe nga vasali i tij, Dhimitër Jonima, që ishte zot i Shufadasë (16). Asokohe, Koja ishte një ndër përfaqësuesit më të pasur e më të rëndësishëm të aristokracisë feudale arbëre. Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me Republikën Veneciane nga Kojë Zaharia dhe vasali i tij, Dhimitër Jonima, më 7 tetor 1400, mësojmë se Koja ishte në gjendje të mobilizonte një forcë ushtarake prej 500 deri në 2.000 burrash të armatosur (17). Midis viteve 1400 (18) dhe 1403 (19), Kojë Zaharia ndërmerr një proces të plotë rindërtimi të sistemit fortifikues të Danjës, duke krijuar një kështjellë të mirëfilltë.

Ndërkohë, më 28 korrik 1402, Kojë Zaharia përmendet në burimet historike së bashku me Gjon Kastriotin dhe Dhimitër Jonimën, duke marrë pjesë si vasalë të sulltan Bajazitit I në Betejën e Ankarasë, ku luftuan kundër perandorit turko-mongol, Timurit ose Tamerlanit. Kjo betejë përfundoi me një disfatë shkatërrimtare të ushtrisë osmane, e cila pati pasoja të thella politike dhe ushtarake për Perandorinë Osmane dhe për zotërimet e saj në Ballkan. Lufta për fron ndërmjet bijve të sulltan Bajazitit I, i cili pas disfatës në Betejën e Ankarasë u zu rob nga Timuri dhe vdiq në robëri, krijoi rrethana tejet të favorshme për feudalët arbër që të shkëputeshin nga varësia osmane. Megjithatë, me përjashtim të Gjon Kastriotit, i cili arriti ta shfrytëzonte me zgjuarsi këtë krizë politike për të forcuar pozitat e tij, shumica e feudalëve të tjerë arbër u treguan të paaftë ose hezitues për të përfituar nga kjo mundësi historike. Në vitin 1411, Kojë Zaharia, i gjendur nën trysninë e njëkohshme të rivalitetit veneto-osman, nga njëra anë, dhe të presionit të feudalëve të fuqishëm vendas, nga ana tjetër, u detyrua të braktiste Danjën dhe të vendosej në Budva (20). Kjo tërheqje dëshmon se fuqia ushtarake e tij, sado e konsiderueshme, nuk ishte e mjaftueshme për t’i bërë ballë rrethanave të ndërlikuara politike dhe ushtarake që karakterizonin rajonin në fillim të shek. XV. Në një letër të Papa Gregorit XII, me datë 14 korrik 1414, e cila nis me fjalët: “Dilecto filio, nobili viro, Domino Sabatensi et Dagnensi (Birit tonë të dashur, burrit fisnik, Zotit të Sapës dhe të Danjës)”, dëshmohet se Kojë Zaharia e kishte rimarrë në zotërim Danjën (21).

Nga e njëjta letër rezulton gjithashtu se ai kishte përqafuar besimin katolik, duke hequr dorë nga ortodoksia dhe, si rrjedhojë, ishte shkëputur përfundimisht nga ndikimi i Kishës Lindore. Pavarësisht manovrave politike të Kojë Zaharisë dhe fuqisë së tij ushtarake, në vitin 1426, Danja ra në duart e turqve osmanë dhe, pas një pushtimi të përkohshëm, u rimor dhe kaloi në zotërimin e Nikollë Dukagjinit (22). Më 1431, rezulton se Danja u pushtua sërish nga turqit osmanë dhe ipeshkvi i saj u detyrua të shpërngulej së bashku me këshillin e vet për t’u vendosur në famullinë e afërme të Shën Sofisë (23). Qytetin me rrethina e kishte pushtuar Isak Beu, i cili e lidhi këtë territor me krahinën e kontrolluar prej Ali Beut, dhe gjatë kësaj kohe, kur në Danjë figuron një qeveritar turk (qefali), Kojë Zaharia duhet të jetë burgosur ose dëbuar nga zotërimet e tij (24). Në vitin 1432, Andrea Topia (25) ndezi zjarrin e kryengritjes antiosmane të viteve 1432-1436, e cila, duke nisur nga viti 1433 u zhvillua nën udhëheqjen e Gjergj Arianitit (26). Kryengritjes iu bashkua edhe Nikollë Dukagjini, i cili në verën e vitin 1433 sulmoi dhe shpartalloi trupën mbrojtëse osmane në Danjë (27), duke dëbuar qeveritarin turk, Hasan Beun, dhe mori në zotërim disa fshatra të Zadrimës, që kishin qenë pronat feudale të familjes së tij. Por, nga pamundësia për ta mbrojtur, Danjën ia lëshoi me konçesion Republikës Veneciane.

Në vitin 1435, kur Republika po ndihej e kërcënuar nga sulltan Murati II dhe me qëllim për të mos provokuar një luftë me Perandorinë Osmane, vendosi që Danja të transferohej në duart e turqve (28), duke krijuar kështu një konflikt të hapur me Dukagjinët, të cilët kishin derdhur tri herë gjak për çlirimin dhe mbrojtjen e kësaj kështjelle. Më 1438, pasi kryengritja antiosmane e viteve 1432-1436 u shtyp prej Muratit II, pasardhësi i Kojë Zaharisë dhe nipi i Tanush Dukagjinit, Lekë Zaharia, mori në zotërim qytetin e Danjës, të cilin ia kthyen turqit osmanë (29). Pra Lekë Zaharia, u caktua ta qeverisë Danjën si vasal osman (30) dhe ndërsa i ati, Koja, rezulton të ketë ndërruar jetë në vitin 1442 (31). Pjesëmarrja e Lekë Zaharisë në Kuvendin e Besëlidhjes së Lezhës më 2 mars 1444 (32), shënon bashkimin e Danjës dhe të gjithë Principatës së rëndësishme të Zahariajve me Shtetin e Lidhjes së Lezhës. Pas vrasjes së Lekë Zaharisë në vitin 1445 nga Nikollë Dukagjini (33) ose Leka III Dukagjini (34), e ëma e tij, Boksa ose Bosa (bijë e Dukagjinëve), ua dorëzoi qytetin e Danjës venecianëve (35). Mirëpo, siç del nga burimet historike, pas Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës, ndërmjet Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe të ndjerit Lekë Zaharia, që ishin si vëllezër me njëri-tjetrin, ekzistonte një kontratë personale në bazë të së cilës “Ai që do të vdiste i pari, zotërimet e tij do t’i kalonin tjetrit që do të ishte gjallë (36).”

Kjo është arsyeja, që, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu u fye rëndë prej një veprimi të tillë nga ana e nënës së Lekë Zaharisë dhe pasi venecianët nuk pranuan kërkesat e përsëritura për t’ia kthyer Danjën, në fund të muajit nëntor ai i shpalli luftë Republikës Veneciane, mobilizoi ushtrinë dhe rrethoi Danjën për ta marrë atë nëpërmjet forcës (37). Pra, aq i rëndësishëm ishte ky qytet saqë zotërimi i tij shkaktoi Luftën Arbëro-Veneciane (1447-1448). Megjithatë, pavarësisht veprimeve të përgjakshme luftarake në zotëtimet e tjera veneciane në Arbëri, rrethimi i Danjës nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu u karakterizua vetëm nga një izolim hermetik, duke i privuar qytetarët e saj nga mundësia për t’u furnizuar me ushqim, por nga ana tjetër, ai nuk i shkretoi rrethinat e qytetit, nuk dëmtoi të mbjellat dhe as nuk i lejoi ushtarët që të bënin plaçkë. Pra, ai planifikoi të zhvillonte vetëm një luftë psikologjike, duke i kërcënuar me urinë, sepse nuk donte të nxiste urrejtjen e tyre me shpresën se do t’i nënshtronte pa shkaktuar hidhërim dhe as gjakderdhje të panevojshme te bashkëkombësit e vet. Mirëpo, pavarësisht një burimi dokumentar që daton më 23 qershor 1448, ku thuhet se Senati Venecian shkarkoi rektorin e Danjës, Augustino de Reniero, nga të gjitha funksionet, duke u bazuar nga informacionet që vijnë nga Arbëria se Danja është marrë (38), në fakt, ushtarët e garnizonit dhe qytetarët e Danjës rezistuan me vendosmëri deri më 4 tetor 1448, kur pranë qytetit të Lezhës u nënshkrua traktati i paqes midis Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe aleatëve të tij me Republikën Veneciane (39).

Midis dispozitave të traktatit të paqes së Lezhës, vendin kryesor e zë neni 1, i cili përcakton përfundimin e gjendjes së luftës dhe vendosjen e paqes dhe të fqinjësisë së mirë, ku shkruhet se Republika Veneciane merr dhe pranon të lartpërmendurit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe Nikollë Dukagjinin, së bashku me të gjithë zotërinjtë e tjerë të Arbërisë si miq e fqinj të mirë, të vërtetë e të dashur, duke u falur të gjithëve çdo dhunë e fyerje, që në çdo mënyrë mund të kenë bërë kundër zotërimeve veneciane (40). Së dyti, u vendos që Danja të kompensohej duke i dhënë Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Nikollë Dukagjinit një pjesë të konsiderueshme të Zadrimës. Kufiri midis Shtetit të Lidhjes së Lezhës dhe Republikës Veneciane u vendos pranë rrjedhës së poshtme të lumit Drin, ku Gjergj Kastriotit-Skënderbeut i jepej një territor i konsiderueshëm pranë këtij lumi dhe një vend i quajtur “Busegiarpeni [Buzëgjarpëni] (41).” 3 vite më vonë, më 1451, besohet se ceremonia e kurorëzimit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut me Donika Arianitin është bërë në kishën katolike të Shën Marisë së Dejës (42).

Për këtë kishë A.Degrand shkruan se është ndërtuar nga vetë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (Il aurait été élevé par Iskender Bey ou Scanderbeg), si kujtim për fitoret e tij në luftën kundër ushtrisë veneciane (43) dhe ndërsa ipeshkvi i Sapës, Simon Suma, më 4 nëntor të vitit 1659 shkruan se kisha është ndërtuar në kohët e lashta nga Lekë Zaharia (fabricata anticam.te da Leca Zaccaria), princ i atij vendi (44). Mirëpo, pavarësisht lidhjes së veçantë të Kishës së Shën Marisë me Kryeheroin dhe me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Lekë Zaharinë, rezulton se ky objekt religjioz ka një vertikale më të thellë historike, që shkon deri në shek. XIII (45). Mjerisht, nga kjo kishë e tipit bazilikë njënefshe dhe e stilit romano-gotik sot ekzistojnë vetëm themelet, pasi ky objekt nuk është kursyer nga histeria komuniste, që vazhdoi edhe pas Revolucionit Kulturor Ateist të vitit 1967, kur u hodh në erë me eksploziv më 30 maj të vitit 1969, me urdhër të kryeministrit të R.P.S.SH., Mehmet Shehut. “Pra, atë që nuk e bëri sulltan Mehmeti turk, e bëri Mehmeti shqiptar (46)”, duke shkatërruar këtë aset kaq të çmuar të Trashëgimisë sonë Kulturore Kombëtare, me vlera historike dhe arkitekturore të jashtëzakonshme. Në vitin 1452 kështjella e Danjës goditet nga rrufeja dhe pëson dëmtimeve mjaft të rënda (47). Më 28 nëntor 1456, Duka i Milanos njoftohet nga ambasadori i vet në Venecia në lidhje me disa letra të dërguara nga qyteti i Shkodrës, prej të cilave mësohet se “kështjella shumë e fortë e Danjës (Dagno, castel fortissimo)” është pushtuar më 4 nëntor 1456 nga njerëzit e Lekë Dukagjinit (Lecha Duchagin), duke vrarë rektorin (venecian) e duke mbajtur rob gruan dhe fëmijët e tij dhe se ky pushtim është bërë i mundur me ndihmën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut (48).

Nga disa burime të tjera mësohet se kjo ngjarje duhet të ketë ndodhur më herët, që më 29 tetor të vitit 1456 (49). Fillimisht, Leka III Dukagjini kishte vendosur lidhje të fshehta me njerëz brenda në kështjellë, duke arritur të blejë edhe një oficer venecian, por komploti u zbulua nga mëkëmbësi, Antonio Dolfin, i cili arrestoi tetë persona të dyshuar (50). Po ashtu, A.Dolfin, duke njohur mirë natyrën e Lekës III, shtoi masat e sigurisë së kështjellës. Mirëpo, pavarësisht masave që u morën për të armatosur trupën mbrojtëse, në një natë të errët vjeshte, Leka III me njerëzit e tij u ngjitën mbi muret e kështjellës së Danjës nëpërmjet shkallëve të gjata dhe depërtuan brenda në qytet. Ata hynë menjëherë në ndërtesën ku qëndronte mëkëmbësi venecian, i cili u kap në befasi ndërsa ishte duke fjetur (51). Leka III urdhëroi që Antonio Dolfin t’i pritej koka dhe më pas përdhunoi vajzën e tij të re e të bukur dhe i dëboi të shoqen me gjithë fëmijët e tjerë në drejtim të Shkodrës, gjysmë lakuriq dhe në një gjendje të mjeruar (52). Nëse kapiteni i Shkodrës nuk do t’u kishte dalë rrugës për t’i ndihmuar me ushqim dhe gjëra të tjera të nevojshme, ata me siguri do të kishin mbaruar nga të ftohtët dhe uria (53). Gjatë këtij aksioni luftarak që u zhvillua në Danjë, pasi e kishte zënë rob, Leka III i preu dorën e djathtë fisnikut, Vasilio Hungaros, të cilit i ishin vrarë babai dhe vëllai në shërbim të Republikës Veneciane (54).

Ndër të tjerë, ra viktimë edhe djali tashmë i rritur i komestablit të kështjellës, Baldesar de Forluxijs (55). Pavarësisht brutalitetit me të cilin e finalizoi këtë aksion luftarak, duhet të theksoj se atë çfarë arriti të bëjë Leka III Dukagjini brenda një nate të vetme, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu nuk kishte mundur ta bënte gjatë 10 muajve të rrethimit hermetik të këtij qyteti të fortifikuar (dhjetor 1447 – 04.10.1448). Mendohet se marrjen e Danjës, ai e realizoi me përkrahjen e Spanëve, zotërve të Pultit (56). Lajmi për marrjen e kështjellës së Danjës prej tij mbërriti në Venecia më 20 nëntor 1456 dhe shkaktoi llahtari, tmerr e zemëratë publike (57). Pas kësaj ngjarjeje, Leka III Dukagjini ishte bërë për Republikën Veneciane po aq problematik sa vetë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në vitin 1448 (58). Ai u shpall armiku publik numër një! Në fillim, Sinjoria vendosi të veproi me Lekën III njësoj siç ishte munduar të eliminonte fizikisht Gjergj Kastriotin-Skënderbeun 8 vite më herët, më 4 maj 1448 (59). Autoritetet shtetërore veneciane përhapën nëpër të gjitha zotërimet veneciane në Arbëri, njoftimin se do të jepnin si shpërblim 1.000 dukatë ari për trupin e Lekës dhe 1.500 dukatë ari nëse atë e kapte dhe e dorëzonte ndokush të gjallë (60). Mirëpo, njësoj si me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, venecianët nuk nxorën asgjë në dritë, as në përpjekjet e tyre të kota për të eliminuar Lekën III.

Si kundërpërgjigje ndaj këtyre metodave makiaveliste, Leka III nuk u tërhoq aspak, por mbajti një qëndrim të papajtueshëm, duke vijuar konfliktin e armatosur me ta. Pavarësisht disfatës që pësoi pranë Drishtit, ai kishte korrur një fitore shumë të vlefshme në Danjë, duke i shkëputur Republikës së Shën Markut njërin nga qytetet më të rëndësishëm në Arbërinë Veneciane. Megjithatë, Lekë Dukagjini nuk mundi ta mbajë Danjën për një kohë të gjatë, sepse në muajin qershor të vitit 1457 Republika e Shën Markut, edhe pse me shumë kosto, e mori përsëri këtë kështjellë (61). Këtë e mësojmë nga një letër që mban datën 6 shtator 1457, të cilën Sinjoria i dërgonte kontkapitenit të Shkodrës (62). Në sulmin e zhvilluar nga Leka III kundër garnizonit venecian të Danjës më 1456, supozohej se kishte dorë edhe Alfonsi V i Aragonës, por duke qenë se në Venecia ishin përhapur fjalë se pushtimi i Danjës ishte bërë i mundur kryesisht falë ndihmës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, në zotërimet e tij filluan provokimet ushtarake të organizuara nga qeveritarët venecianë të qyteteve arbëre, që kontrolloheshin nga Sinjoria. Situata u tensionua aq shumë sa rrezikoi të shpërthente një tjetër konflikt ushtarak, duke përsëritur Luftën Arbëro-Veneciane, që u zhvillua në vitet 1447-1448. Ky konflikt do të vijojë deri në verën e vitit pasardhës, sepse Kastrioti, të cilit i humbi durimi, u detyrua t’i dërgojë Senatit Venecian një ultimatum nëpërmjet ambasadorit dhe njeriut të vet të besuar, abatit Gjergj Pelini. Senati, që u vu në një pozitë shumë të vështirë, me qëllim për të shmangur luftën u detyrua që t’i kthejë përgjigje më 8 korrik të vitit 1457, ku i premtoi rivendosjen e marrëdhënieve miqësore që kishin patur më parë, duke i shprehur edhe gatishmërinë e plotë për ta ndihmuar me aq sa mundej në luftën e tij të shenjtë kundër Perandorisë Osmane (63). Më 7 dhjetor 1458, Senati Venecian lëshon një urdhër të posaçëm për kryerjen e punimeve fortifikuese në Shkodër e në Danjë dhe ndërhyrjet u realizuan gjatë vitit 1459 (64).

Në fillim të fushatës së madhe sulltanore të vitit 1466, më 23 mars 1466, një pjesë e armatës perandorake osmane rrethoi edhe kështjellën e Danjës dhe nga aty u lëshuan, duke plaçkitur e rrënuar rrethinat e qytetit të Shkodrës (65). Megjithatë, ata nuk mundën të marrin asnjë kështjellë të rëndësishme, siç ishin Sarda (Shurdhahu) (66), asokohe qendra politike dhe administrative e Dukagjinëve (67), apo Shkodra, Lezha, Drishti dhe Danja, që mbroheshin falë aleancës ushtarake, e cila ishte nënshkruar midis Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Republikës Veneciane, Lekë III Dukagjinit dhe Ivan Cernojeviçit. Më 12 dhjetor 1466, pikërisht në ditën kur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mbërrin në qytetin e Romës, Feriz Aga sulmoi kështjellën e Danjës dhe më pas qytetin e Shkodrës, duke pasuar inkursionin e mëparshëm, të udhëhequr nga Ballaban Pashë Badera kundër Danjës, më 24 tetor 1466, i cili komandonte një ushtri të përzier me turq-osmanë, serbë të krishterë dhe dezertorë arbër (68). Më 17 korrik 1467, gjatë fushatës së dytë sulltanore të udhëhequr nga vetë Mehmeti II Fatih kundër Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Veziri i Madh i Perandorisë Osmane, Mahmud Pasha Angeloviç, u largua nga qyteti i Shkodrës dhe ushtria e tij, pasi kaloi lumin Drin, u shfaq pranë Danjës (69). Nga aty, Mahmud Pasha Angeloviç marshoi në malet e Lekës III Dukagjinit (70). Asokohe, ky i fundit, ndodhej në pozita mjaft të vështira, sepse e kishin tradhtuar Nikolla dhe Progon Dukagjini, që tashmë ishin bashkuar me turqit osmanë (71).

Megjithatë, pavarësisht tradhtisë në gjirin familjar, Leka III, i bëri ballë me shumë sukses ushtrisë armike, duke i shkaktuar humbje të mëdha (72). I gjendur në këto rrethana, Mahmud Pashë Angeloviç nuk vazhdoi më tej, por u detyrua të tërhiqet dhe u nis drejt qytetit të Krujës për t’u bashkuar me forcat kryesore të sulltan Mehmetit II Fatih. Pavarësisht tërheqjses së palavdishme përballë Lekës III, Veziri i Madh e mbylli fushatën e tij plaçkitëse, duke i kthyer rrethinat e Shkodrës dhe trevën e Zadrimës në një tokë të djegur. Përveç vrasjeve, plaçkitjeve, shkatërrimeve masive dhe mizorive të tjera, ai mori me vete edhe shumë robër nga këto vise të Arbërisë. Më pas, plot 10.000 njerëz u vranë para syve të sulltan Mehmetit II Fatih (73), i cili tha me gojën e vet: “Ol dijara tevexhyk olunmaja ihtijaç kalmamisti”, që e përkthyer në shqip do të thotë se: “Nuk është më nevoja që të drejtohemi nga ato krahina (74).” Pavarësisht se e gjithë zona përreth u plaçkit dhe shkatërrua pa mëshirë, garnizoni dhe banorët e strehuar brenda mureve të Danjës, arritën ta mbrojnë qytetin me shumë sukses. Mirëpo, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit–Skënderbeut në vitin 1468 dhe dobësimit të qëndresës së popullsisë arbëre, qyteti filloi të braktisej gradualisht si pasojë e shtimit të presionit osman. Ky proces u përmbyll me braktisjen e plotë të tij, pasi një pjesë e banorëve u shpërngulën në Venecia, ndërsa pjesa tjetër gjeti strehë në malësitë e Dukagjinit të Vjetër (Pukë–Mirditë) dhe në Alpet Shqiptare. Në vitin 1474, Danja u braktis përfundimisht dhe u shkatërrua në dy etapa: fillimisht në muajin mars, me urdhër të rektorit venecian, Pietro Salmone, dhe më pas, më 17 gusht, nga ushtria osmane e bejlerbeut të Rumelisë, Sulejman Pashës (75). Ky i fundit e shkatërroi kështjellën në shenjë hakmarrjeje për humbjet e pësuara gjatë rrethimit të Shkodrës, duke djegur dhe rrënuar kështjellën tashmë të braktisur të Danjës, e cila nuk u rindërtua më kurrë (76). Që prej kësaj kohe, Danja përmendet në dokumentacionin historik vetëm si një vend i rrënuar (77). Gjurmët materiale të këtyre dy shkatërrimeve vijojnë të jenë të dukshme edhe në ditët e sotme.

Qyteti i fortifikuar i Danjës është ngritur mbi një kodër shkëmbore në formë kambane (78), me lartësi maksimale 204 m mbi nivelin e detit, në grykën e poshtme të lumit Drin, në një pozicion me vlera të jashtëzakonshme strategjike (79). Në shënimet e udhëtimit të vitit 1863, Johann Georg von Hahn, duke përshkruar vizitën e tij në “Bergfeste von Dáino (Kështjellën malore të Danjës), vëren se: “Kodra shkëmbore, mbi të cilën ajo ngrihet, është formuar nga natyra për të dominuar zonën përreth (80).” Ky vlerësim i i J.G.Hahn rezulton të jetë plotësisht i saktë, pasi pasqyron me saktësi të veçantë realitetin topografik të fortifikimit dhe pozitën e tij dominuese mbi territorin përreth. Shpatet e kodrës ku ngrihet fortifikimi janë të thepisura, sidomos në veriperëndim, ku humnerat bien pothuajse pingul mbi luginën e Drinit, duke krijuar një mbrojtje natyrore shumë të fuqishme. Muret rrethuese ndjekin në mënyrë organike konfiguracionin e terrenit, duke shfrytëzuar shkëmbinjtë si pjesë përbërëse të sistemit mbrojtës. Në sektorët lindorë, ku terreni është më pak i mbrojtur natyrshëm, fortifikimi u përforcua me mure më të fuqishme dhe kulla mbrojtëse, ndërsa në anët e tjera mbrojtja mbështetej kryesisht në relievin e thyer shkëmbor.

Pozita tejet e favorshme strategjike në rrjedhën e poshtme të lumit Drin, vendosja e fortifikimit mbi një kodër të lartë shkëmbore me shpate, në disa sektorë, pothuajse të pakalueshme, kurtinat e holla të ndërtuara me llaç gëlqereje, të cilat ndjekin me përpikëri konfiguracionin natyror të terrenit dhe përforcohen në mënyrë selektive në pikat më të ekspozuara, ku trashësia e tyre rritet për t’u bërë ballë edhe goditjeve të mundshme të artilerisë, prania e skarpatit në faqen e jashtme të mureve, numri i kufizuar i kullave të shpërndara në mënyrë jo uniforme, me tipologji ende pak të zhvilluar dhe, në disa raste, të tërhequra drejt brendësisë së kurtinave, si edhe hyrjet e projektuara për t’u mbrojtur nga zjarri i artilerisë dhe të pajisura me frëngji për armë zjarri, përbëjnë elemente karakteristike që dëshmojnë qartë fizionominë mesjetare të sistemit fortifikues të Dejës (81). Në aspektin tipologjik dhe ndërtimor, sistemi fortifikues i Dejës shfaq afri të dukshme me fortifikimet e tjera të Arbërisë Veriore, veçanërisht me Kështjellat e Shurdhahut, Shkodrës dhe Lezhës, por edhe me fortifikime të një areali më të gjerë adriatiko-ballkanik, si Kështjella e Ulqinit, e Budvës, Krujës dhe ajo e Petrelës (82). Këto ngjashmëri dëshmojnë për përkatësinë e saj në traditën e fortifikimeve mesjetare të rajonit, të karakterizuara nga përshtatja optimale me relievin, ekonomia ndërtimore dhe përshtatja graduale ndaj zhvillimit të teknikës së artilerisë. Sistemi fortifikues i Danjës paraqet një planimetri të çrregullt dhe ndërsa strukturat mbi kreshtën e kodrës (pjesa më e mbrojtur) kanë një formë të zgjatur fusiforme (amigdaloide), të zhvilluar përgjatë boshtit veriperëndim–juglindje dhe të përshtatur organikisht me morfologjinë e kreshtës shkëmbore. Aksesi kryesor drejt qytetit të fortifikuar realizohej vetëm nga ana lindore, nëpërmjet qafës së njohur si “Lugu i Sh’Markut”, e cila përbënte hyrjen e vetme natyrore të kështjellës. Mbi izoipsin 160 m, pjerrësia e terrenit zvogëlohet ndjeshëm dhe krijon një platformë relativisht të rrafshët, ku u zhvillua qyteti mesjetar i Danjës. Fillimisht, ky sistem fortifikues, i cili është ndërtuar kryesisht gjatë tri fazave ndërtimore, përbëhej nga një mur i vetëm rrethues dhe brendësia e këtij fortifikimi komunikonte me zonat përreth nëpërmjet hyrjes së dytë.

Ekziston mendimi se prania e këtij muri lidhet me harkun kohor të shekujve VI–XII, pasi ai, në fillim të traktit “C”, është vendosur mbi një depozitim ndërtimor që përmban tjegulla të datueshme në shek. IV–VI dhe, në vitin 1198, duhet të ketë rrethuar “qytetin” e Danjës (83). Sistemi fortifikues përbëhet nga dy breza të njëpasnjëshëm muresh rrethuese, që ndjekin konfiguracionin natyror të terrenit, duke krijuar një perimetër të ngushtuar në të dy skajet dhe më të gjerë në pjesën qendrore, ku shtrihej oborri kryesor i fortifikimit. Muri i parë rrethues, me gjatësi 387 m, ndërpritet në shpatet veriore dhe perëndimore të Malit të Shën Markut, ku mbrojtja natyrore e terrenit e bënte të panevojshëm vazhdimin e tij, pasi në disa segmente mali zbret thuajse pingul mbi lumin Drin (84). Së bashku me këto barriera natyrore, ai përfshin një sipërfaqe prej rreth 2.5 ha. Në anën lindore, ky mur është përforcuar me dy kulla me planimetri në formë të shkronjës “U.” Pranë murit të jashtëm, nga i cili ka mbijetuar vetëm një trakt 90 m i gjatë, si dhe një hyrje e thjeshtë, ndodhet Kisha e Shën Markut (85). E mbështetur pjesërisht mbi një sterë të ndërtuar pas mbylljes së hyrjes së dytë, kjo kishë, e cila datohet në shek. XIII-XIV (86), përmendet për herë të parë në dokumentacionin histirik më 10 maj 1400 (87), ndërsa mbi arkitraun e saj është shënuar viti 1465 (88). Muri i dytë rrethues, me gjatësi 353 m, rrethon një sipërfaqe prej rreth 0,2 ha (89). Edhe ky brez mbrojtës është i pajisur me kulla, në këtë rast katër, të cilat paraqesin forma të ndryshme planimetrike. Sistemi i brendshëm fortifikues organizohet në lidhje të drejtpërdrejtë me katër hyrjet e kompleksit, duke siguruar komunikimin dhe funksionimin mbrojtës të tij. E gjithë hapësira e brendshme ka qenë e banuar intensivisht, çka vërtetohet nga gjurmët e shumta të banesave dhe strukturave të tjera që ruhen ende deri në ditët tona (90). Pikërisht në pjesën më të lartë të kompleksit, ndodhet akropoli mesjetar, i identifikuar si rezidenca feudale e familjes Zaharia dhe përbënte bërthamën administrative e ushtarake të qytetit (91). Në fakt, pjesa më e madhe e mureve të sistemit fortifikues të Danjës, duke krijuar një kështjellë të mirëfilltë, siç e kam përmendur më lart, janë ndërtuar në vitin 1400 (92) ose 1403 (93) nga princi arbër, Kojë Zaharia. Elementi arkitektonik mbizotërues i kompleksit fortifikues është kryekulla (donzhoni), e cila paraqiste një planimetri drejtkëndëshe (94). Rreth saj janë organizuar një numër ndërtesash ndihmëse, ndërsa vetë kryekulla vendoset në pjesën më të mbrojtur të kështjellës, pas dy oborreve të fortifikuara të njëpasnjëshme (95).

Ajo paraqet ngjashmëri tipologjike me kullat e fortifikimeve mesjetare të Petrelës dhe të Mashkjezës. Përmasat e brinjëve të saj, duke filluar nga ajo veriperëndimore e në vijim juglindore, verilindore e jugperëndimore, janë përkatësisht: 7.15 m, 6.65 m, 7.10 m dhe 6.80 m (96). Mbrojtja e saj ishte konceptuar me kujdes të veçantë. Kryekulla ndahet nga oborri i parë me anë të një muri të ndërmjetëm, i cili në njërin skaj lidhej me murin rrethues të oborrit, ndërsa në skajin tjetër bashkohej me muraturën e kullës, duke krijuar një pengesë shtesë mbrojtëse. Hyrja në oborrin e fortifikuar realizohej nëpërmjet një parafortifikimi, të pajisur me një portë anësore të fortifikuar mirë, e cila forconte kontrollin e hyrjes dhe rritej ndjeshëm aftësia mbrojtëse e kompleksit (97). Ndërhyrjet e realizuara rreth vitit 1459, menjëherë pas urdhrit të Senatit Venecian të datës 7 dhjetor 1458 për kryerjen e punimeve fortifikuese në Shkodër dhe në Danjë, përfaqësojnë fazën e tretë dhe të fundit ndërtimore të sistemit fortifikues të Danjës (98). Ndërhyrjet në fjalë u ndërmorën si pasojë e dëmtimeve të rënda që kishte pësuar kështjella nga një goditje rrufeje në vitin 1452 (99). Aktualisht, Kështjella e Danjës mban statusin “Monument Kulture i Kategorisë së Parë (100)” dhe ajo përfaqëson një nga qendrat fortifikuese më të rëndësishme të Arbërisë mesjetare, ku ndërthuren në mënyrë organike vlerat historike, ushtarako-strategjike, urbanistike dhe arkitektonike. Pozita e saj dominuese mbi korridorin e poshtëm të Drinit, roli në kontrollin e rrugëve kryesore tregtare dhe ushtarake, si edhe zhvillimi i vazhdueshëm i sistemit të saj fortifikues, e shndërruan këtë qytet në një nyje me rëndësi të veçantë në historinë politike dhe ushtarake të Shqipërisë mesjetare. Edhe pse u shkatërrua përfundimisht në vitin 1474 dhe nuk u rindërtua më, mbetjet monumentale të Danjës vijojnë të ruajnë dëshmi të çmuara mbi organizimin urban, arkitekturën ushtarake dhe jetën politike të një prej qendrave më të rëndësishme mesjetare të vendit tonë. Për këtë arsye, Danja mbetet një monument me vlera të jashtëzakonshme historike, arkeologjike dhe arkitekturore. Studimi, mbrojtja dhe promovimi i saj përbëjnë një detyrim shkencor, institucional, por edhe moral, në funksion të ruajtjes së identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore kombëtare.

BIBLIOGRAFIA:

1- M.Shuflaj, Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë: kryesisht në Mesjetë, f. 53; K.Jireçek, Nga Shkodra gjer në Vlorë nëpër Shqipërinë mesjetare, f. 56; E.Malaj, Dêja në Mesjetë, në: Hylli i Dritës, Vjeti XXXVII, Nr. 1, Shkodër, janar-qershor 2017, f. 123-124; E.Malaj, Profile qytetesh dhe lokalitetesh mesjetare të Arbërisë Veriore, f. 100.

2- L.Malltezi, Lufta e Skënderbeut kundër Venedikut (1447-1448), në: Poeta Nascitur, Historicus fit – Ad honorem Zef Mirdita, (Red. Albert Ramaj; Bashkeditorë / Suurednici/ Mitherausgeber: Gordan Ravančić, Zef Ahmeti, Aleksandar Stipčević, Nuri Bexheti), Albanisches Institut St. Gallen & Hrvatski institut za povijest Zagreb, St. Gallen – Zagreb: 2013, f. 191.

3- N.Selimi, Kultura e Kománit dhe kománasit, f. 25.

4- K.Jireçek, Nga Shkodra gjer në Vlorë nëpër Shqipërinë mesjetare, f. 56.

5- Gj.Saraçi, Sistemi fortifikues i Dejës / The Fortifications of Deja, në: ILIRIA, Vol. 30, 2001, f. 252.

6- M.Shuflaj, Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë: kryesisht në Mesjetë, f. 53; Shih edhe E.Malaj, Profile qytetesh dhe lokalitetesh mesjetare të Arbërisë Veriore, f. 99.

7- Gj.Karaiskaj, Fortifikimet e Antikitetit të Vonë dhe të Mesjetës në Shqipëri: qytete, kala, fortesa dhe kështjella, f. 124.

8- M.Shuflaj, Serbët dhe Shqiptarët, f. 158.

9- E.Malaj, Profile qytetesh dhe lokalitetesh mesjetare të Arbërisë Veriore, f. 101.

10- K.Jireçek, Nga Shkodra gjer në Vlorë nëpër Shqipërinë mesjetare, f. 56-57; Shih edhe E.Malaj, Dêja në Mesjetë, në: Hylli i Dritës, Vjeti XXXVII, Nr. 1, Shkodër, janar-qershor 2017, f. 125.

11- Gj.Saraçi, Sistemi fortifikues i Dejës / The Fortifications of Deja, në: ILIRIA, Vol. 30, 2001, f. 254.

12- K.Jireçek, Nga Shkodra gjer në Vlorë nëpër Shqipërinë mesjetare, f. 57; M.Shuflaj, Serbët dhe Shqiptarët, f. 62; E.Malaj, Historia dhe fizionomia e një qyteti mesjetar shqiptar: Drishti, f. 52.

13- N.Selimi, Kultura e Kománit dhe kománasit, f. 25.

14- M.Shuflaj, Situata të Kishës në Shqipërinë paraturke: Zona e depërtimit ortodoks në “digën” katolike, f. 72.

15- E.Malaj, Profile qytetesh dhe lokalitetesh mesjetare të Arbërisë Veriore, f. 102.

16- E.Malaj, Dêja në Mesjetë, në: Hylli i Dritës, Vjeti XXXVII, Nr. 1, Shkodër, janar-qershor 2017, f. 126.

17- E.Malaj, Dêja në Mesjetë, në: Hylli i Dritës, Vjeti XXXVII, Nr. 1, Shkodër, janar-qershor 2017, f. 126.

18- Gj.Karaiskaj, Fortifikimet e Antikitetit të Vonë dhe të Mesjetës në Shqipëri: qytete, kala, fortesa dhe kështjella, f. 124.

19- Gj.Saraçi, Rezidenca e familjes feudale të Zahariajve në Danjë, Vështrim historiko-urbanistik, në: ILIRIA, I-II, Tiranë, 1993, f. 288.

20- Gj.Saraçi, Sistemi fortifikues i Dejës / The Fortifications of Deja, në: ILIRIA, Vol. 30, 2001, f. 254.

21- Zgjerimisht për Danjën në kohën e princit Kojë Zaharia, shih: Иван Божић. Немирно Поморје XV века, Београд, Српска књижевна задруга, 1979, f. 206-217; G.Gurakuqi, Dieçezi i Sapës, f. 33; М.Antonović. Town and district in littoral of Zeta and Northiern Albania in XIV-th and XV-th century, Belgrade, 2003, f. 64-65; M.Shuflaj, Situata të Kishës në Shqipërinë paraturke: Zona e depërtimit ortodoks në “digën” katolike, f. 41; P.Bartl, Über den Ritusstreit in den italo-albanischen Gemeinden Kalabriens im 18. Jahrhundert, në: Studia Albanica Monacensia, In Memoriam “Georgii Castriotae Scanderbegi (1468-1968)”, … , VIII, München: Dr. Dr. Rudolf Trofenik, 1969, f. 35.

22- Gj.Karaiskaj, Fortifikimet e Antikitetit të Vonë dhe të Mesjetës në Shqipëri: qytete, kala, fortesa dhe kështjella, f. 124.

23- M.Shuflaj, Serbët dhe Shqiptarët, f. 132; M.Shuflaj, Situata të Kishës në Shqipërinë paraturke: Zona e depërtimit ortodoks në “digën” katolike, f. 41.

24- E.Malaj, Dêja në Mesjetë, në: Hylli i Dritës, Vjeti XXXVII, Nr. 1, Shkodër, janar-qershor 2017, f. 127.

25- Г.Л.Курбатов, Скандербег, народный герой Албаний: популярный очерк, f. 37.

26- A.Buda, Studime për Skënderbeun, f. 156.

27- O.J.Schmitt, Arbëria Venedike (1392-1479), f. 287.

28- J.V.A.Fine Jr., The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest, f. 535.

29- A.Gegaj, L’Albanie et l’invasion turque au XVe siècle, f. 23.

30- O.J.Schmitt, Arbëria Venedike (1392-1479), f. 287.

31- E.Malaj, Dêja në Mesjetë, në: Hylli i Dritës, Vjeti XXXVII, Nr. 1, Shkodër, janar-qershor 2017, f. 127-128.

32- D.Franco, Historia e gloriosi gesti e Et vittoriose imprese fatte contra Turchi dal signor D. Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, Prencipe d’Epirro, f. 15; M.Barleti, Historia e Skënderbeut, f. 96-99; A.Thevet, Les vrais pourtraits et vies des hommes illustres grecz, latins et payens, recueilliz de leur tableaux, livres, médailles antiques et modernes, A Paris: Vefue J. Kervert et Guillaume Chaudiere, 1584, f. 306; J.Lavardin, Histoire de Georges Castriot Surnomé Scanderbeg, Roy d’Albanie, f. 43-45; J.N.Duponcet, Exploits héroiques de Scanderbeg, roi d’Albanie, f. 51-52; G.Biemmi, Istoria di Giorgio Castrioto, detto Scander-Begh, f. 30; F.Sansovino, Historia Universale dell’origine, et imperio de’Turchi, f. 250-251; J.C.L. Simonde De Sismondi,Storia delle Repubbliche Italiane dei Secoli di Mezzo, Tom. X, f. 178-179; G.Hammer, Storia dell’Impero Osmano, (Illustrata ed arricchita di molte aggiunte dallo stesso autore e recata in italiano per la prima volta da Samuele Romanini), Epoca prima: Dal 1300 al 1453, Tomo IV, Venezia,1829, f. 464-466; C.Paganel, Histoire de Scanderbeg: ou turks et chrétiens au XVe siècle, f. 45-48.

33- C.Marinescu, La politique orientale d’Alfonse V d’Aragon, roi de Naples (1416-1458), f. 155; A.Buda, Studime për Skënderbeun, f.132; A.Plasari, Skënderbeu – Një histori politike, f. 395.

34- M.Barleti, Historia e Skënderbeut, f. 143.

35- D.Franco, Historia e gloriosi gesti e Et vittoriose imprese fatte contra Turchi dal signor D. Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, Prencipe d’Epirro, f. 51-52.

36- A.K.Brackob, Scanderbeg: A History of George Castriota and the Albanian Resistance to Islamic Expansion in Fifteenth Century Europe, f. 79; Z.I.Jubani, Historia e jets e veprave t’Gjergj Kastriotit, f. 177.

37- D.Franco, Historia e gloriosi gesti e Et vittoriose imprese fatte contra Turchi dal signor D. Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, Prencipe d’Epirro, f. 51-52.

38- Dh.S.Shuteriqi, Moti i Madh: Përmbledhje shënimesh e dokumentesh për historinë shqiptare të viteve 1379-1479, f. 140; L.Malltezi, Lufta e Skënderbeut kundër Venedikut (1447-1448), në: Poeta Nascitur, Historicus fit – Ad honorem Zef Mirdita, (Red. Albert Ramaj; Bashkeditorë / Suurednici/ Mitherausgeber: Gordan Ravančić,Zef Ahmeti, Aleksandar Stipčević, Nuri Bexheti), Albanisches Institut St. Gallen & Hrvatski institut za povijest Zagreb, St. Gallen – Zagreb: 2013, f. 194.

39- Š.Ljubić, Listine: O odnošajih izmedju Južnoga Slavenstva i Mletačke Republike, Knjiga IX, Od godine 1423 do 1452, u Zagrebu, 1890, f. 282-283; R.Predelli, I libri commemoriali della Republica di Venezia: Regestri, Vol. V, f. 16, Doc. Nr. 31; Јован Радонић, Ђурађ Кастриот Скендербег и Арбанија у XV веку, (историска грађа), Споменик XCV, Други разеред, 74, Београд: Српскa краљевскa академијa, 1942, f. 15, Doc. Nr. 22; J.Drançolli, Shteti mesjetar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, f. 152; S.Daci, Lezha nën sundimin e Venedikut, në: Studime për epokën e Skënderbeut, II, Akademia e Shkencave e R.P.S.SH. (Instituti i Historisë), Tiranë, 1989, f. 173; A.Cutolo, Scanderbeg, f. 81.

40- P.Xhufi, Skënderbeu. Ideja dhe ndërtimi i shtetit, f. 183.

41- D.Franco, Historia e gloriosi gesti e Et vittoriose imprese fatte contra Turchi dal signor D. Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, Prencipe d’Epirro, f. 64; M.Barleti, Historia e Skënderbeut, f. 173; Shih edhe J.Lavardin, Histoire de Georges Castriot Surnomé Scanderbeg, Roy d’Albanie, f. 122; A.Teissier, Abrégé de la vie de divers princes illustres avec des reflexions historiques sur leur conduite et sur leurs actions, Amsterdam: M.D.C.C.X. (1710), f. 157; G.Biemmi, Istoria di Giorgio Castrioto, detto Scander-Begh, f. 142; M.Sirdani, Për çfarë fajsohet Skënderbeu, Tiranë, Geer, 2001, f. 44.

42- M.W.E.Peters, Geschichte der Katholischen Kirche in Albanien 1919-1993, Wiesbaden: Otto Harrassowitz Verlag, 2003, f. 203; D.Gjergji, Dioqeza e Sapës, në: 300-vjetori i Kuvendit te Arbnit, (Boton: Konferenca Ipeshkvnore e Shqiperisë), (Simpozium, Tiranë, 24-25 tetor 2004), Shkodër: Arqipeshkvia Shkodër-Pult, 2009, f. 220; E.Malaj, Dêja në Mesjetë, në: Hylli i Dritës, Nr. I, Shkodër, 2017, f. 137; N.Selimi, Kultura e Kománit dhe kománasit, f. 27; N.Dedaj, Skënderbeu bashkëkohës: Sprovë publicistike, f. 136-138.

43- A.Degrand, Souvenirs de la Haute-Albanie, f. 106; Shih edhe Dh.Dhamo, Piktura e kishave në Shqipëri në shekujt V-XV, f. 133.

44- P.Bartl, Albania Sacra: Geistliche Visitationsberichte aus Albanien, 3: Diözese Sappa, f. 166.

45- Th.Ippen, Shqipëria e vjetër, f. 146; Më gjerësisht, shih Dh.Dhamo, Kisha e Shën Mërisë në Vaun e Dejës, në: Studime Historike, 3, Tiranë: 1964, f. 47-70; A.Meksi, Kishat mesjetare të Shqipërisë së Mesme e të Veriut, në: Monumentet, 2, Tiranë: 1983, f. 86-88.

46- N.Selimi, Kultura e Kománit dhe kománasit, f. 28.

47- M.Shuflaj, Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë: kryesisht në Mesjetë, f. 53.

48- Јован Радонић, Ђурађ Кастриот Скендербег и Арбанија у XV веку, (историска грађа), Споменик XCV, Други разеред, 74, Београд: Српскa краљевскa академијa, 1942, f. 73-74, Doc. Nr. 128.

49- A.Plasari, Skënderbeu – Një histori politike, f. 556; V.Kule, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Kryqtari i fundit, f. 270; O.J.Schmitt, Skënderbeu, f. 206; E.Malaj, Dukagjinët gjatë Mesjetës. Shtrirja gjeografike e trojeve dhe disa karakteristika, në: Studime Historike, 1-2/2017, VITI LXXI (LXV), Tiranë, 2017, f. 20.

50- O.J.Schmitt, Skënderbeu, f. 206.

51- E.Malaj, Profile qytetesh dhe lokalitetesh mesjetare të Arbërisë Veriore, f. 109.

52- O.J.Schmitt, Skënderbeu, f. 206.

53- E.Malaj, Dukagjinët gjatë Mesjetës. Shtrirja gjeografike e trojeve dhe disa karakteristika, në: Studime Historike, 1-2/2017, VITI LXXI (LXV), Tiranë, 2017, f. 20.

54- Ibidem, f. 20.

55- E.Malaj, Profile qytetesh dhe lokalitetesh mesjetare të Arbërisë Veriore, f. 110.

56- M.Sirdani, Në shka fajiset Skanderbegu, në: Gjergj Kastrioti “Athleta Christi”, f. 179.

57- O.J.Schmitt, Skënderbeu, f. 206-207.

58- V.Kule, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Kryqtari i fundit, f. 273.

59- Š.Ljubić, Listine: O odnošajih izmedju Južnoga Slavenstva i Mletačke Republike, Knjiga IX, Od godine 1423 do 1452, u Zagrebu, 1890, f. 268-269; C.Marinescu, La politique orientale d’Alfonse V d’Aragon, roi de Naples (1416-1458), f. 158.

60- E.Malaj, Dukagjinët gjatë Mesjetës. Shtrirja gjeografike e trojeve dhe disa karakteristika, në: Studime Historike, 1-2/2017, VITI LXXI (LXV), Tiranë, 2017, f. 21.

61- E.Malaj, Profile qytetesh dhe lokalitetesh mesjetare të Arbërisë Veriore, f. 111.

62- Ibidem, f. 111.

63- K.Frashëri, Skënderbeu dhe lufta shqiptaro-turke në shek.XV, Vëll. I, Burime dokumentare shqiptare (në origjinal dhe në përkthim shqip), f.78-82; P.Xhufi, Skënderbeu. Ideja dhe ndërtimi i shtetit, f. 203.

64- Gj.Saraçi, Sistemi fortifikues i Dejës / The Fortifications of Deja, në: ILIRIA, Vol. 30, 2001, f. 254.

65- O.J.Schmitt, Skënderbeu, f. 371.

66- Për historinë e Sardës, më gjerësisht, shih: H.Spahiu, Shurdhahu – Një qytet mesjetar i hershëm shqiptar (Sarda), në: Studime Historike, 1, Tiranë: 1973, f. 163-168; H.Spahiu & D.Komata, Shurdhahu – Sarda qytet i fortifikuar mesjetar shqiptar (Rezultatet e gërmimeve të viteve 1967-1970), në: Iliria, III, 1974, f. 257-328.

67- Gj.Varfi, Heraldika shqiptare, f. 45.

68- O.J.Schmitt, Skënderbeu, f. 382.

69- Ibidem, f. 405.

70- Ibidem, f. 405.

71- O.J.Schmitt, Vitet e fundit të Skënderbeut: 1464-1468, në: Skënderbeu dhe Evropa (përmbledhje kumtesash), Akademia e Shkencave, Tiranë 2006, f. 59.

72- P.Zefi, Leka III Dukagjini dhe roli i tij në luftën kundër Perandorisë Osmane, në: Fjala e Lirë; Zemra Shqiptare, 2 Nëntor 2025; Drini.us, 3 Nëntor 2025; Dielli / The Sun, November 3, 2025.

73- B.Bilmez, Skënderbeu në historiografinë turke: Sprovë për një vlerësim kritik, në: “Përpjekja (Revistë kulturore)”, Viti XIX, nr. 28-29, Skënderbeu i kërkimit shkencor, Tiranë: 2012, f. 265.

74- S.Tansel, Mehmeti II dhe pushtimi i Shqipërisë (E përktheu: Vasfi Samimi), në: Buletin shkencor i Institutit Pedagogjik Dyvjeçar të Shkodrës, Viti III, 1966, Nr. 6, Kushtue 500-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Shkodër: Shtypshkronja “Migjeni”, 1967, f. 178.

75- Gj.Saraçi, Rezidenca e familjes feudale të Zahariajve në Danjë, Vështrim historiko-urbanistik, në: ILIRIA, I-II, Tiranë, 1993, f. 286.

76- F.Babinger, Mehmet Pushtuesi: Botësulmuesi në kapërcyell kohe, Vol. II. f. 58.

77- Gj.Saraçi, Rezidenca e familjes feudale të Zahariajve në Danjë, Vështrim historiko-urbanistik, në: ILIRIA, I-II, Tiranë, 1993, f. 286.

78- M.Shuflaj, Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë: kryesisht në Mesjetë, f. 53; K.Jireçek, Nga Shkodra gjer në Vlorë nëpër Shqipërinë mesjetare, f. 56; E.Malaj, Profile qytetesh dhe lokalitetesh mesjetare të Arbërisë Veriore, f. 100.

79- Gj.Saraçi, Rezidenca e familjes feudale të Zahariajve në Danjë, Vështrim historiko-urbanistik, në: ILIRIA, I-II, Tiranë, 1993, f. 285; Gj.Saraçi, Sistemi fortifikues i Dejës / The Fortifications of Deja, në: ILIRIA, Vol. 30, 2001, f. 237.

80- J.G.Hahn, Reise durch die Gebiete von Drin und Wardar: im Auftrage der K. Akademie der Wissenschaften unternommen im Jahre 1863, Wien: Aus der Kaiserlich-Königlichen Hof- und Staatsdruckerei, 1867, f. 36.

81- Gj.Saraçi, Sistemi fortifikues i Dejës / The Fortifications of Deja, në: ILIRIA, Vol. 30, 2001, f. 251-252.

82- Ibidem, f. 252.

83- Ibidem, f. 252.

84- Ibidem, f. 240.

85- Gj.Karaiskaj, Fortifikimet e Antikitetit të Vonë dhe të Mesjetës në Shqipëri: qytete, kala, fortesa dhe kështjella, f. 123.

86- A.Meksi, Kishat mesjetare të Shqipërisë së Mesme e të Veriut, në: Monumentet, 2, Tiranë: 1983, f. 88-89.

87- Gj.Saraçi, Sistemi fortifikues i Dejës / The Fortifications of Deja, në: ILIRIA, Vol. 30, 2001, f. 254.

88- Gj.Karaiskaj, Fortifikimet e Antikitetit të Vonë dhe të Mesjetës në Shqipëri: qytete, kala, fortesa dhe kështjella, f. 123.

89- Gj.Saraçi, Sistemi fortifikues i Dejës / The Fortifications of Deja, në: ILIRIA, Vol. 30, 2001, f. 240.

90- H.Sokoli, Fortifikime mesjetare në rajonin e Shkodrës, në: Gegnia, Nr. 6, Vjeti III i botimit, Shkodër: 2018, f. 44-45.

91- Gj.Saraçi, Rezidenca e familjes feudale të Zahariajve në Danjë, Vështrim historiko-urbanistik, në: ILIRIA, I-II, Tiranë, 1993, f. 285-292.

92- Gj.Karaiskaj, Fortifikimet e Antikitetit të Vonë dhe të Mesjetës në Shqipëri: qytete, kala, fortesa dhe kështjella, f. 124.

93- Gj.Saraçi, Rezidenca e familjes feudale të Zahariajve në Danjë, Vështrim historiko-urbanistik, në: ILIRIA, I-II, Tiranë, 1993, f. 288.

94- Ibidem, f. 288-289.

95- Gj.Karaiskaj, Fortifikimet e Antikitetit të Vonë dhe të Mesjetës në Shqipëri: qytete, kala, fortesa dhe kështjella, f. 124.

96- Gj.Saraçi, Sistemi fortifikues i Dejës / The Fortifications of Deja, në: ILIRIA, Vol. 30, 2001, f. 248.

97- Gj.Karaiskaj, Fortifikimet e Antikitetit të Vonë dhe të Mesjetës në Shqipëri: qytete, kala, fortesa dhe kështjella, f. 124.

98- Gj.Saraçi, Sistemi fortifikues i Dejës / The Fortifications of Deja, në: ILIRIA, Vol. 30, 2001, f. 254.

99- M.Shuflaj, Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë: kryesisht në Mesjetë, f. 53.

100- 1. Vendim i Institutit të Shkencave, botuar në Gazeta Zyrtare, nr. 95, 16 tetor 1948; 2. Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës, shkresa nr. 6, 15 janar 1963; 3. Ministria e Arsimit dhe Kulturës, shkresa nr. 1886, 10 qershor 1973.

Filed Under: Reportazh

4 KORRIKU 1776 – THEMELI NORMATIV I KUSHTETUTSHMËRISË MODERNE DHE ARKITEKTURËS GLOBALE TË LIRISË

July 4, 2026 by s p

Prof. Dr. Fejzulla BERISHA/

4 Korriku 1776 përfaqëson një moment konstitutiv në historinë e qytetërimit politik modern dhe në zhvillimin e rendit juridiko-kushtetues ndërkombëtar. Ky akt historik nuk duhet kuptuar thjesht si shpallje e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por si një transformim paradigmatik në strukturën normative të autoritetit politik, ku rishpërkufizohen konceptet themelore të sovranitetit, legjitimitetit dhe marrëdhënies ndërmjet shtetit dhe individit.

Në këtë sens, Deklarata e Pavarësisë përbën një tekst themelor proto-kushtetues, i cili artikulon për herë të parë në mënyrë sistematike parimin se burimi i pushtetit politik nuk qëndron në strukturat trashëgimore, as në autoritetin absolut, por në pëlqimin e të qeverisurve dhe në dinjitetin e patjetërsueshëm të personit njerëzor.

TRANSFORMIMI EPISTEMOLOGJIK I SOVRANITETIT

Deklarata e vitit 1776 shënon një ndërprerje të qartë me traditat e mëhershme të mendimit politik, veçanërisht me teoritë absolutiste dhe teologjike të sovranitetit. Në vend të konceptimit të pushtetit si autoritet i pakufizuar dhe i pandashëm, ajo inauguron një model të ri ku sovraniteti është i kushtëzuar, i justifikueshëm dhe i kufizuar nga parime morale dhe juridike.

Ky transformim përfaqëson një zhvendosje epistemologjike nga “pushteti si fakt” drejt “pushtetit si normë”, duke vendosur themelin e shtetit modern kushtetues si një strukturë e kufizuar nga ligji dhe e orientuar nga të drejtat themelore të njeriut.

KUSHTETUTSHMËRIA SI KORNIZË E KUFIZIMIT TË PUSHTETIT

Nga parimet e Deklaratës së Pavarësisë evoluon koncepti i kushtetutshmërisë moderne, i cili presupozon se çdo formë e ushtrimit të pushtetit publik duhet të jetë e kufizuar, e kontrolluar dhe e justifikueshme në raport me normat më të larta juridike.

Në këtë kuadër, ligji nuk është shprehje e thjeshtë e vullnetit politik, por një sistem i strukturuar normativ që garanton hierarkinë e vlerave kushtetuese, përfshirë parimin e barazisë, të drejtësisë procedurale dhe substanciale, si dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.

Ky zhvillim përbën kalimin nga shteti i bazuar në urdhër (command-based order) në shtetin e bazuar në të drejta (rights-based constitutional order).

UNIVERSALIZIMI I PARIMEVE TË 1776 NË RENDIN NDËRKOMBËTAR

Parimet e artikuluara në vitin 1776 kanë kaluar një proces të thellë universalizimi historik dhe normativ, duke u shndërruar në pjesë përbërëse të arkitekturës së së drejtës ndërkombëtare bashkëkohore.

Pas Luftës së Dytë Botërore, këto parime u institucionalizuan përmes krijimit të sistemit të Kombeve të Bashkuara, Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (1948), si dhe instrumenteve të shumta ndërkombëtare që afirmojnë mbrojtjen e dinjitetit njerëzor si normë supreme globale.

Në këtë kontekst, sovraniteti shtetëror nuk perceptohet më si absolut, por si i kushtëzuar nga përgjegjësia ndërkombëtare dhe respektimi i standardeve universale të të drejtave të njeriut.

RENDI EUROATLANTIK SI SISTEM NORMATIV KUSHTETUES

Rendi euroatlantik përfaqëson institucionalizimin më të avancuar të trashëgimisë normative të vitit 1776. Ai nuk është thjesht një aleancë strategjike, por një rend juridiko-politik i bazuar në parimet e demokracisë kushtetuese, shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së lirive themelore.

Roli historik i Shteteve të Bashkuara në rindërtimin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore dhe në konsolidimin e institucioneve euroatlantike duhet interpretuar si projekt normativ global për stabilizimin e modelit të demokracisë liberale si formë dominuese e organizimit politik bashkëkohor.

BALLKANI DHE TRANSFORMIMI I SOVRANITETIT WESTFALIAN

Ballkani përfaqëson një hapësirë paradigmatike të tensionit ndërmjet sovranitetit klasik westfalian dhe rendit të ri ndërkombëtar të bazuar në të drejta dhe përgjegjësi.

Ndërhyrjet humanitare në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë përbëjnë pikë kthese në evolucionin e së drejtës ndërkombëtare, duke afirmuar parimin se mbrojtja e jetës njerëzore dhe dinjitetit të individit mund të prevalojë mbi konceptin absolut të mosndërhyrjes.

Në këtë kuadër, pavarësia e Kosovës përfaqëson një rast të veçantë të legjitimimit ndërkombëtar të vetëvendosjes në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe zhvillimet e reja kushtetuese globale.

PËRVOJA SHQIPTARE DHE KONVERGJENCA TRANSATLANTIKE

Evolucioni historik i shqiptarëve në shekullin XX dhe XXI ilustron në mënyrë të qartë ndërveprimin midis aktorëve vendorë dhe strukturave normative ndërkombëtare.

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për proceset e shtetformimit shqiptar, tranzicionin demokratik në Shqipëri dhe pavarësinë e Kosovës përfaqëson një linjë të vazhdueshme të përputhjes strategjike dhe normative me parimet e vetëvendosjes, të drejtave të njeriut dhe stabilitetit rajonal.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 dhe zhvillimet pasuese drejt pavarësisë përbëjnë një rast paradigmatik të transformimit të së drejtës ndërkombëtare nga një sistem rigid shtetocentrik në një sistem të orientuar drejt mbrojtjes së individit.

4 KORRIKU SI MOMENT KUSHTETUES I VAZHDUESHËM

4 Korriku 1776 duhet kuptuar jo si një ngjarje historike e mbyllur, por si një moment i vazhdueshëm kushtetues që strukturon rendin juridiko-politik bashkëkohor.

Rëndësia e tij qëndron në afirmimin e një parimi themelor të modernitetit politik: se çdo autoritet është legjitim vetëm nëse është i kufizuar nga ligji, i bazuar në pëlqimin e të qeverisurve dhe i orientuar drejt mbrojtjes së dinjitetit njerëzor.

Në këtë kuptim, 1776 mbetet një bosht normativ i pandryshueshëm i rendit euroatlantik dhe i sistemit ndërkombëtar të pasluftës.

Gëzuar 4 Korrikun, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trashëgimia e Deklaratës së Pavarësisë vazhdon të përbëjë themelin filozofik dhe juridik të arkitekturës globale të lirisë.

Filed Under: Reportazh

KOSTANDIN KOMNEN ARIANITI

July 2, 2026 by s p

Princi shqiptar që nuk reshti së ëndërruari çlirimin e Arbërisë.

Nga Rafael Floqi

Historia shqiptare e shekullit XV është e lidhur pazgjidhshmërisht me emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Fitorja e tij kundër Perandorisë Osmane dhe rezistenca njëçerek shekullore e Arbërisë e kanë bërë heroin kombëtar simbolin më të njohur të identitetit shqiptar. Megjithatë, pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468 dhe rënies përfundimtare të kështjellave shqiptare, historia nuk u mbyll. Ajo vazhdoi në një skenë tjetër, jashtë kufijve të Arbërisë, aty ku fisnikët shqiptarë të detyruar të mërgonin u përpoqën ta shndërronin Evropën në aleaten e çlirimit të vendit të tyre.

Njëri prej tyre ishte Kostandin Komnen Arianiti, një figurë që për dekada mbeti në hijen e Skënderbeut, megjithëse në kohën e tij ishte një nga shqiptarët më të njohur në oborret mbretërore të Evropës. Ai shërbeu pranë papëve, mbretërve të Francës dhe perandorëve të Perandorisë së Shenjtë Romake, drejtoi ushtri, zhvilloi misione diplomatike, qeverisi principata italiane dhe u përfshi në projektet më ambicioze të kohës për organizimin e një kryqëzate kundër Perandorisë Osmane. Për më shumë se katër dekada ai mbeti zëri më këmbëngulës i aristokracisë shqiptare në mërgim.

Megjithëse disa bashkëkohës e konsideruan aventurier për shkak të pretendimeve të tij mbi titujt bizantinë, dokumentet historike dëshmojnë një realitet shumë më kompleks. Kostandin Arianiti nuk ishte një fisnik që kërkonte vetëm lavdi personale. Ai ishte pjesë e brezit të princërve shqiptarë që besonin se pushtimi osman nuk ishte i përhershëm dhe se Evropa, herët a vonë, do të organizonte një ekspeditë të madhe për çlirimin e Ballkanit. Jeta e tij është historia e një njeriu që jetoi midis diplomacisë dhe luftës, midis idealit dhe realpolitikës, midis kujtesës së Bizantit dhe lindjes së Evropës moderne. 

Trashëgimtari i një prej familjeve më të mëdha princërore shqiptare

Kostandin Komnen Arianiti lindi rreth viteve 1456–1457, ndoshta në Durrës, në një periudhë kur Arbëria po jetonte vitet e fundit të rezistencës së organizuar kundër Perandorisë Osmane. Ai ishte djali i Gjergj Arianitit, një prej komandantëve më të mëdhenj shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XV, princi që kishte fituar një sërë betejash kundër ushtrive osmane edhe përpara se Skënderbeu të ngrinte flamurin në Krujë më 1443.

Historianët shpesh e kanë lënë në plan të dytë figurën e Gjergj Arianitit, por kronikat e kohës dëshmojnë se ai ishte një nga aleatët më të rëndësishëm të Skënderbeut dhe një nga udhëheqësit ushtarakë më të respektuar të Arbërisë. Për afro tri dekada ai mbrojti zotërimet e tij nga sulmet osmane dhe u bë simbol i qëndresës shqiptare. Nëna e Kostandinit ishte Pietrina Francone, bija e baronit Oliviero Francone nga Pulia, çka e lidhte familjen Arianiti edhe me aristokracinë italiane. 

Rrjeti familjar i Arianitëve ishte ndër më të fuqishmit në Ballkan. Motra e tij Donika ishte bashkëshortja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Motra tjetër, Angelina, u martua me despotin serb Stefan Brankoviç, ndërsa Vojisava u bë bashkëshortja e Ivan Crnojeviçit, sundimtarit të Zetës. Këto martesa nuk ishin rastësi; ato përbënin pjesë të një politike aleancash që synonte bashkimin e forcave të krishtera kundër zgjerimit osman.

Pas vdekjes së Gjergj Arianitit dhe Skënderbeut në vitin 1468, ekuilibri politik në Ballkan u shemb me shpejtësi. Njëra pas tjetrës ranë qytetet shqiptare. Kruja u pushtua në vitin 1478, ndërsa një vit më vonë ra edhe Shkodra. Mijëra familje shqiptare u detyruan të kalonin Adriatikun drejt brigjeve italiane. Midis tyre ishte edhe familja e re e Kostandinit.

Në vitin 1463, Senati i Republikës së Venedikut njohu tre djemtë e Gjergj Arianitit me titullin Patricë Venedikas, duke njohur statusin dhe rëndësinë politike të kësaj familjeje. Kjo nuk ishte vetëm një nderim simbolik; ishte një mënyrë për të ruajtur lidhjet me aristokracinë shqiptare, e cila konsiderohej ende një faktor i rëndësishëm në politikën adriatike. Dokumentet venedikase dëshmojnë se nëna e Kostandinit, Pietrina, kërkoi mbështetjen e Senatit për të siguruar mbijetesën e familjes pas rënies së Arbërisë. 

Fillimi i një karriere evropiane

Ndryshe nga shumë fisnikë të tjerë shqiptarë që mbetën në shërbim ushtarak të Mbretërisë së Napolit, Kostandini zgjodhi një rrugë më të gjerë politike. I ri në moshë, ai hyri në administratën pontifikale gjatë papatit të Sikstit IV dhe mori detyrën e protonotarit apostolik, një funksion që e afronte me administratën më të lartë të Selisë së Shenjtë.

Papa i dha një pension të konsiderueshëm mujor, çka tregon se ai gëzonte besim dhe mbështetje. Për një princ shqiptar në mërgim, kjo ishte një mundësi e rrallë për të hyrë në qendrat ku vendosej politika evropiane. Ai filloi të krijonte lidhje me fisnikërinë italiane, diplomatët francezë dhe oborret mbretërore, duke fituar gradualisht reputacionin e një njeriu të kulturuar, me aftësi të spikatura negociuese dhe njohës të shkëlqyer të Ballkanit.

Kthesa vendimtare në jetën e tij erdhi në vitin 1492, kur u martua me Françeska Paleologun e Monferratos, vajzën e markezit Bonifaci III Paleolog. Përmes kësaj martese ai u lidh me dinastinë e fundit perandorake të Bizantit, familjen Paleologe, një lidhje që do të ndikonte fuqishëm në karrierën dhe ambiciet e tij politike. Martesa i solli jo vetëm prona, kështjella dhe pasuri në Piemonte, por edhe një prestigj të jashtëzakonshëm në qarqet aristokratike evropiane.

Që nga kjo periudhë, emri i tij shfaqet në dokumente si Constantinus Comnenus Arianites, duke bashkuar trashëgiminë shqiptare me atë bizantine. Pikërisht këtu fillon edhe historia e pretendimeve të tij për titujt Princ i Maqedonisë, Dukë i Akaisë dhe më vonë Despot i Moresë. Edhe pse historianët modernë i konsiderojnë këta tituj kryesisht simbolikë, në fundin e shekullit XV ata kishin një rëndësi të madhe diplomatike. Në një Evropë ku legjitimiteti dinastik ishte pjesë e politikës ndërkombëtare, këta tituj e paraqisnin Kostandinin si një kandidat të mundshëm për udhëheqjen e territoreve që mund të çliroheshin nga osmanët. 

Në fund të shekullit XV, Evropa ndodhej në një udhëkryq historik. Vetëm katër dekada kishin kaluar nga rënia e Kostandinopojës dhe zgjerimi osman dukej i pandalshëm. Megjithatë, në oborret mbretërore të Francës, Napolit, Vjenës dhe Romës vazhdonte të ushqehej ideja e një kryqëzate të re, e cila jo vetëm do të ndalte marshimin osman, por do të rikthente edhe tokat e humbura të krishterimit në Ballkan.

Për Kostandin Komnen Arianitin kjo nuk ishte thjesht një strategji diplomatike. Ishte misioni i jetës së tij.

Projekti i Karlit VIII dhe shpresa për rikthimin në Arbëri

Në vitin 1494, mbreti i ri i Francës, Karli VIII, nisi ekspeditën e tij drejt Italisë për të marrë fronin e Napolit. Për shumë historianë kjo ishte vetëm fillimi i Luftërave Italiane, por për Kostandin Arianitin ajo përfaqësonte një mundësi historike.

Në Casale të Monferratos ai u takua me mbretin francez dhe i paraqiti një projekt shumë më të madh sesa pushtimi i Napolit. Sipas planit të tij, pasi Franca të siguronte Italinë Jugore, ushtria franceze duhej të kalonte Adriatikun dhe të zbarkonte në brigjet shqiptare. Në të njëjtën kohë shqiptarët, grekët dhe popujt e tjerë të Ballkanit do të ngrinin kryengritje të përgjithshme kundër Perandorisë Osmane. Ky ishte vizioni i një fronti të përbashkët evropian për çlirimin e Ballkanit. 

Diplomati dhe kronisti francez Philippe de Commynes, i cili e njihte personalisht Kostandinin, shkruante se princi shqiptar ishte i bindur se shqiptarët prisnin vetëm një shenjë për t’u ngritur në armë. Sipas tij, “Maqedonia dhe Thesalia janë pjesë e trashëgimisë së tij”, duke iu referuar pretendimeve dinastike të Arianitit dhe besimit të tij se mund të udhëhiqte territoret e çliruara. Për Commynes, Kostandini nuk ishte një aventurier, por një nga njerëzit më të informuar për gjendjen politike në Ballkan. 

Në këtë projekt një rol të rëndësishëm kishte edhe kryepeshkopi i Durrësit, Martin Albari (ose Martin Firmiano), i cili udhëtonte fshehurazi midis Shqipërisë, Venedikut dhe Italisë së Jugut për të organizuar kryengritjen. Dokumentet venedikase tregojnë se ai transportonte armë, korrespondencë dhe udhëzime për krerët shqiptarë, ndërsa mbante lidhje të vazhdueshme me Arianitin dhe me oborrin francez. 

Siç shkruan dhe historiani Joël Blanchard në studimin e tij Commynes evropiani, “peshkopi shqiptar Martino pak kohë më parë kishte bërë një inspektim në zonën e Dalmacisë, ku kishte takuar nipat e Konstandin Aranitit dhe të Skënderbeut. Ai kishte frymëzuar shpirtrat e mijra kristianëve që ishin gati të ngriheshin në luftë.” Megjithatë, Martino arriti të arratisej, apo të lirohej, siç shkruhet dhe në një letër të datës 10 mars 1495, që miqtë e tij në Venecie i dërgojnë ambasadorit francez Commynes, i cili kishte bërë të gjitha përçapjet që ta nxirrte arqipeshkvin shqiptar nga qelia ku e mbanin. Franciscus Bernardus Vivecomes dhe Taddeus Vicomercatus, i shkruajnë “Illustrissime et excellentissime Seigneur Philippe Commynnes” se “arqipeshkvi shqiptar që po përgatitej këto ditë të ikte në Levant, u la i lirë në sajë të mbështetjes, influencës dhe kërkesave të princ d’Argenton”.

Frika e Venedikut

Nëse Franca e shihte projektin si një mundësi për të zgjeruar ndikimin e saj në Mesdhe, Republika e Venedikut kishte një këndvështrim krejt tjetër. Ajo kishte ndërtuar prej dekadash një ekuilibër delikat me Perandorinë Osmane, mbi të cilin mbështetej tregtia e saj në Lindje.

Një kryengritje shqiptare e mbështetur nga Franca rrezikonte ta prishte këtë ekuilibër.

Ndërkohë Konstandini kishte shkuar në Milano dhe kishte kërkuar të bindë fisnikët Sforza të Milanos që të angazhoheshin edhe ata në këtë betejë të madhe. Por Sforzat nuk pranuan, madje fshehurazi, ata i kërkuan venedikasve që ta ndalonin Aranitin në përpjekjet e tij. Në Durrës, luftëtarët e Martino Firmianos mblidhnin armë, ndërsa në bregun tjetër të Adriatikut, Konstandini u kërkonte dalmatëve të Raguzës që tu shisnin disa anije lufte, “lombarda”, për të mundur kështu të pushtonin kështjellat që ishin ende në duart e osmanëve.

Më 22 shkurt të vitit 1495, Charles VIII hyri në Napoli. Ai hyri pa pompozitet dhe i pa armatosur. Ai priste që Papa Alexandre VI të shfaqej në oborrin e tij për të bërë bekimin papal të domosdoshëm, por ndërkohë në fshehtësi, Papa ishte bashkuar në një Ligë të formuar midis milanezëve dhe vendikasve, pra në një ligë anti-franceze.

Kur Senati venedikas mori vesh planet e Kostandin Arianitit dhe të kryepeshkopit Martin, reagoi menjëherë. Martin Albari u arrestua, dokumentet e tij u sekuestruan dhe përgatitjet për kryengritjen u sabotuan. Vetë Kostandini arriti të shpëtonte vetëm falë ndërhyrjes së miqve të tij dhe statusit si patric venedikas. Për Venedikun, ruajtja e paqes me sulltanin kishte përparësi ndaj çdo ideje për një kryqëzatë. 

Ky episod tregon një nga paradokset më të mëdha të politikës evropiane të kohës. Ndërsa princat shqiptarë përpiqeshin të bindnin Perëndimin të organizonte çlirimin e Ballkanit, interesat ekonomike dhe rivalitetet ndërmjet fuqive italiane e bënin pothuajse të pamundur një bashkim të vërtetë kundër Perandorisë Osmane.

Beteja e Fornovës

Edhe pse projekti i zbarkimit në Shqipëri dështoi, Kostandini nuk u shkëput nga Karli VIII. Ai vazhdoi ta shoqëronte mbretin francez gjatë fushatës italiane.

Kulmi i kësaj periudhe ishte Beteja e Fornovës, më 6 korrik 1495, një nga përplasjet më të rëndësishme të Luftërave Italiane. Ushtria franceze, shumë më e vogël në numër, u përball me forcat e Lidhjes së Shenjtë të përbërë nga Venediku, Milano, Mantova dhe aleatët e tyre.

Në të dy kampet luftonin edhe stratiotët shqiptarë, kalorësit e famshëm ballkanikë që kishin fituar reputacion të jashtëzakonshëm për shpejtësinë dhe aftësitë luftarake. Disa ishin në shërbim të Francës, të tjerë të Venedikut dhe Mantovës. Ishte një situatë paradoksale ku shqiptarët gjendeshin në të dyja anët e fushës së betejës. 

Kronikat tregojnë se vetë Karli VIII luftoi në vijën e parë. Stratiotët sulmuan kolonën franceze, por duke u shpërndarë për të plaçkitur karvanin mbretëror humbën avantazhin fillestar. Francezët arritën të çanin rrethimin dhe të vazhdonin marshimin drejt veriut.

Edhe pse beteja nuk solli fitues të qartë, ajo shënoi fundin e ëndrrës së Karlit VIII për një ekspeditë drejt Ballkanit. Franca tashmë duhej të merrej me konfliktet italiane dhe jo me çlirimin e Shqipërisë.

Për Kostandin Arianitin kjo ishte një goditje e rëndë. Një mundësi historike kishte humbur.

Regjent i Monferratos

Pas vdekjes së markezit Bonifaci III dhe më pas të Maria Brankoviçit, Kostandini mori kujdestarinë e trashëgimtarit të mitur Guglielmo IX dhe u bë regjent i Monferratos.

Për pesë vjet ai qeverisi një nga principatat më të rëndësishme të Italisë Veriore. Ishte një arritje e jashtëzakonshme për një princ shqiptar në mërgim. Ai drejtonte administratën, ushtrinë dhe marrëdhëniet diplomatike të principatës, duke fituar respektin e shumë oborreve evropiane.

Megjithatë politika ishte e pamëshirshme. Kur në fronin francez erdhi Luigji XII, balancat ndryshuan. Kostandini u akuzua se nuk ishte mjaftueshëm besnik ndaj interesave franceze, u arrestua në Novara dhe u burgos. Por edhe kësaj radhe ai arriti të arratisej dhe rifilloi karrierën diplomatike. 

Në shërbim të Papëve dhe Perandorëve

Arratisja nuk shënoi fundin e karrierës së tij. Përkundrazi.

Perandori Maksimilian I e emëroi ambasador pranë Selisë së Shenjtë, ndërsa Papa Juli II e bëri një nga bashkëpunëtorët më të afërt.

Kronikat papnore e përshkruajnë Kostandinin si një burrë me shtat të lartë, elokuent dhe me autoritet të madh diplomatik. Papa jo vetëm që ia rriti pensionin, por e emëroi komandant të forcave papnore dhe e mori me vete në disa nga ekspeditat më të rëndësishme ushtarake të kohës.

Ai ishte pjesë e ceremonive madhështore të hyrjes së Julit II në Bolonjë, mori pjesë në krijimin e Lidhjes së Kambrës dhe shërbeu si ndërmjetës midis Francës, Perandorisë dhe Papatit. Në këtë periudhë emri i tij përmendet vazhdimisht në korrespondencën diplomatike të Evropës Perëndimore. 

Në vitin 1514 Papa Leoni X e emëroi guvernator të Fanos, qytetit strategjik në brigjet e Adriatikut. Nuk ishte një zgjedhje rastësore. Fano ishte një nga portat kryesore ku mbërrinin refugjatët shqiptarë dhe grekë dhe konsiderohej pikënisje e mundshme për çdo ekspeditë të ardhshme drejt Ballkanit.

Megjithatë administrimi i qytetit u vështirësua nga politikat fiskale të Papatit. Banorët u rebeluan dhe Arianiti u detyrua të strehohej në kështjellë. Edhe pse u largua përkohësisht nga detyra, Papa Klementi VII e riktheu më vonë në administratë, një dëshmi e besimit që Selia e Shenjtë vazhdonte të kishte ndaj tij. 

Fundi i një jete të jashtëzakonshme

Vitet e fundit të jetës Kostandini i kaloi në Montefiore Conca, një fortesë e fuqishme në zotërim të Papatit. Edhe në pleqëri ai vazhdoi të përdorte titujt Princ i Maqedonisë, Dukë i Akaisë dhe Despot i Moresë, jo si shenjë vaniteti, por si simbol i një bote që besonte se mund të ringjallej.

Ai vdiq më 8 maj 1530, rreth moshës 74-vjeçare. Trupi i tij u varros në Romë, ndërsa vendndodhja e saktë e varrit mbetet ende objekt diskutimesh mes historianëve. Në epitafin e tij u gdhendën pikërisht titujt që kishte mbrojtur gjatë gjithë jetës. 

Trashëgimia

Historia shqiptare e ka kujtuar me të drejtë Skënderbeun si heroin e madh të qëndresës, por shumë më pak është ndalur te brezi që vazhdoi betejën pas tij. Kostandin Komnen Arianiti ishte figura më përfaqësuese e këtij brezi.

Ai nuk arriti ta çlironte Arbërinë. Nuk u bë mbret i Maqedonisë dhe as despot i Moresë. Por për më shumë se dyzet vjet ai mbajti gjallë në kancelaritë e Evropës idenë se Shqipëria dhe Ballkani nuk ishin një çështje e mbyllur.

Në një kohë kur Evropa po kalonte nga Mesjeta në Rilindje, ai ndërtoi ura midis aristokracisë shqiptare, trashëgimisë bizantine dhe diplomacisë perëndimore. Prandaj figura e tij nuk duhet parë si ajo e një pretendenti romantik ndaj froneve të humbura, por si një diplomat shqiptar me ndikim evropian, i cili përdori prestigjin, lidhjet familjare dhe aftësitë politike për ta mbajtur gjallë çështjen shqiptare në një nga periudhat më të vështira të historisë sonë.

Në këtë kuptim, Kostandin Komnen Arianiti mbetet një nga personalitetet më ndërkombëtare të aristokracisë shqiptare të shekujve XV-XVI, një njeri që jetoi mes lavdisë së së kaluarës dhe shpresës për një të ardhme që nuk u realizua kurrë, por që la gjurmë të pashlyeshme në historinë politike të Evropës.

Burimet

  • Franz Babinger, studimet mbi Kostandin Komnen Arianitin. 
  • Philippe de Commynes, Mémoires. 
  • Jonathan Harris, studime mbi trashëgiminë bizantine dhe diasporën. 
  • Giorgio Fiori, Gli Arianiti, una famiglia albanese alla corte di Monferrato. 
  • Paolo Petta, studime mbi aristokracinë shqiptare në Itali. 
  • Pierluigi Piano, studime mbi familjen Arianiti dhe Monferraton. 
  • Didier Le Fur, Charles VIII. 
  • Ivan Cloulas, Charles VIII. 
  • Marino Sanudo, Diarii. 
  • Domenico Malipiero, Annali. 
  • Dokumentet e Arkivit të Vatikanit. 
  • Dokumentet e Arkivit Shtetëror të Venedikut.

Filed Under: Reportazh

Nderim i përjetshëm për Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova

July 2, 2026 by s p

Ilir Cubi/

I nderuari kryetari i Komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj,

Të nderuar anëtarë të familjes Rugova

I nderuari Nënkryetar i Komunës së Klinës, z. Fadil Gashi,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Komunës së Klinës të nderuar krytarja Vjosa Osmani

Të nderuar ish kryministri Ramush Haradinaj

Të nderuar ish kryeministër Abdullah Hoti

Të dashur qytetarë,

Zonja dhe zotërinj,

Në emrin tim dhe të gjithë familjes sime, ju falënderoj nga zemra për praninë tuaj në këtë ditë të veçantë.

Sot, në Klinën kreshnike e historike, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, përjetësohet në shtatore, si shenjë e respektit dhe mirënjohjes së përhershme për veprën e tij madhështore në shërbim të Kosovës dhe të gjithë kombit shqiptar.

Studiues, historianë dhe personalitete të shumta e vlerësojnë Dr. Rugovën si një nga figurat më të mëdha të historisë sonë moderne kombëtare. Ai ishte një burrë shteti me vizion të rrallë, një udhëheqës që e ngriti çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe i dha popullit tonë shpresë në kohët më të vështira.

Dr. Ibrahim Rugova ishte i veçantë si njeri, si politikan, si ideolog dhe si filozof. Me urtësi, mençuri, vizion dhe përkushtim të palëkundur, ai e udhëhoqi popullin e Kosovës në një nga periudhat më të rënda të historisë sonë, duke ndërtuar rezistencën paqësore dhe duke mbajtur gjallë idealin e lirisë.

Kjo shtatore që zbulojmë sot në Klinë nuk është thjesht një vepër arti e punuar në bronz. Kjo shtatore është simbol i një epoke, simbol i qëndresës paqësore, i besimit në liri, demokraci dhe pavarësi, përfaqëson vizionin e Presidentit Rugova për një Kosovë të lirë, demokratike, të integruar në familjen euroatlantike dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin tonë më të madh dhe garantuesin e paqes, sigurisë dhe lirisë së Kosovës.

Unë jam një dardan i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 48 vjet më parë. Ndihem jashtëzakonisht me fat që pata privilegjin ta njoh nga afër Presidentin Rugova, ta shoqëroj, ta pres dhe ta përcjell gjatë vizitave të tij diplomatike dhe patriotike në Shtetet e Bashkuara.

Këtë privilegj e pata së bashku me babain tim, Marjan Cubi, i cili në atë kohë ishte Kryetar i Degës së LDK-së për New York, New Jersey dhe Connecticut. Ishte një nder i veçantë të kontribuoja, qoftë edhe modestisht, në misionin e Presidentit Rugova për ta bërë të njohur çështjen e Kosovës para botës.

Krenaria ime më e madhe është se jam biri i një burri që pati fatin të ishte mik i afërt i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Kjo është një trashëgimi morale që do ta mbaj me nder gjatë gjithë jetës sime.

A few words in English

I am incredibly proud to stand here today in a free and independent Kosova.

What makes this moment even more meaningful is that today I had the honor of delivering a speech in the Albanian language, on Albanian soil, surrounded by my Albanian brothers and sisters.

I hope and pray that we have made our ancestors proud and that we continue to honor the sacrifices of those who dedicated their lives to the freedom of our nation.

Thank you.

Ju faleminderit të gjithëve!

Të dashur miq,

Me kete rast ndjeh obligim te falenderoj Komunën e Klinës, gjegjesisht kryetarin e Komunes, prof. dr. Zenun Elezajn dhe Nënkryetarin e Komunës, z. Fadil Gashin, të cilët u angazhuan me tërë përkushtimin që sot, në Ditën historike të 2 Korrikut, në këtë vend të lartësohet kjo shtatore e Dr. Rugovës, e cila nga sot do të rrezatojë në qytetin e. ukur të Klinës, e cila do t’i jap imazh atraktiv këtij qyteti te rezistencës dhe qytetërimit.

Faleminderim të veçantë njëherësh ju përçojmë kryerësve artistë te veprës, z. Burim Berisha dhe Agron Beqiri për kontributin dhe veprën cilësore që reslizuan.

Bashkë endës të mi, klinas të dashur dhe gjithë ju qytetarë të pranishëm,

Gëzuar kjo Ditë e Bekuar dhe kjo Shtatore e Bukur- shprehje e RiLINDJES NË BRONZ e Arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Zoti e bekoftë Amerikën.

Zoti e bekoftë Kosovën.

Zoti e bekoftë familjen Rugova!

Ju faleminderit.

Klinë, më 2 Korrik 2026

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 193
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
  • Guximi për të qenë vetvetja
  • Gjuha shqipe në pasqyrën e poliglotisë evropiane: Dëshmia e “Lutjes së Zotit” te Lorenzo Hervás y Panduro
  • “Mes shkencës dhe dritës” – një roman për njeriun modern
  • KOSOVA NË SESIONIN E 81-TË
  • Për Bujar Alimanin, “Virgjereshën” dhe kinematografinë shqiptare
  • PETRO NINI LUARASI NË AMERIKË 1904-1908 — NJË MISION PATRIOTIK
  • KOSOVA MES KONSOLIDIMIT KUSHTETUES DHE AFIRMIMIT NDËRKOMBËTAR
  • NËSE UASHINGTONI MBRON SOVRANITETIN E VET PËRBALLË NJË GJYKATE NDËRKOMBËTARE, KOSOVA DUHET TË KETË TË DREJTËN TË HAPË DEBATIN E VET KUSHTETUES PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA
  • Pse arrestimi i kreut të SHISH është një dështim shtetëror
  • “Si shihet atdheu nga larg”
  • Në besnikërinë ndaj Shqipnisë…
  • Shqiptarët dhe Europa…
  • SHQIPTARËT NË MAL TË ZI DHE IDENTITETI SI PJESË E VLERAVE TONA KOMBËTARE
  • ÇËSHTJA ÇAME NË PUNIMET E ASAMBLESË KUSHTETUESE TË VITIT 1924

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT