• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

30 vjeçe dhe akoma nuk je martuar?

January 3, 2019 by dgreca

1 blerta-haxhiaj

Nga Blerta Haxhiaj/

Të jesh beqar/e në të ‘30 e tua dhe akoma nuk je martuar, nuk ke krijuar familje, nuk është një fat i keq që të ndjek nga pas por është një fenomen global. Periudha e thyerjes së subkulturës dhe traditave gjithmonë është dhe do të jetë një relativitet në vete që kërkon kohë dhe merr kohë të gjatë. Në një vend ku martesa shikohet si një status definitiv për rolin e femres në shoqëri dhe ajo kalon të 30 – 40 e saj ku cilësohet si një e ‘mbetur në derë’, ato femra nuk janë martuar më, apo femrat e reja shprehin dëshirën për arsimimin e duhur dhe të zhvillojnë karrieren e tyre përpara se të krijojnë familje apo të lindin fëmijë! Hulumtuesja Nancy Smith-Hefner identifikon disa probleme që përballen ato që ndjekin këtë rrugë. Femrat e reja përpiqen të përshtaten aq shumë në dritare të vogla oportuniteti mundësisht që ndonjëherë duket e pamundur. Duke u përqendruar në arsimimin dhe duke punuar shumë, ato përfunduan duke pyetur se si të gjejnë një partner me të cilin të krijojnë një familje. Ndonjëherë, kjo gjendje vazhdon duke u bërë burim i stresit dhe zhgënjimit. Pyetja më e shpeshtë që drejtohet është A jam vetëm unë? Në fakt nuk janë vetëm ato. Njerëzi janë duke përjetuar fenomenin që ka përfshirë tërë globin nga Brooklyn në Paris, Rwanda në Japoni. Ky fenomen quhet ‘pritja’ dhe kjo mund të çojë në një ndryshim thelbësor në mënyrën se si mendojmë për dashurinë dhe partneritetin. Smith-Hefner, një profesoreshë e asociuar e antropologjisë në Universitetin e Bostonit, ka studiuar për vite me radhë shoqëritë aziatike, por kur ajo filloi të shohë paralele të qarta ndërmjet indonezianëve të rinj të cilët ishin subjekt i hulumtimit të saj dhe studentët e saj të rinj amerikanë në shtëpi. “Ata gjithashtu po përballen me këtë problem se si të gjejnë një partner,” tha ajo. Si një trend që po rritet në rastin e tillë termi ‘çadra’ mund të asocohet me pritjen, ajo referohet mund t’u drejtohet shtyrjes së vendimeve të rëndësishme, të tilla si largimi nga shtëpia e prindërve ose marrja e përgjegjësive të moshës madhore, që për meshkujt në shoqërinë tonë kjo është shumë e pranueshme por për gjininë femërore kjo është akoma në tranzicion e sipër sepse një femër mund të lërë shtëpinë e prindërve përgjithmonë atëherë kur martohet. Një nga trendet globale është dhe pritja apo rritja e moshës për martesë sidomos në shtresat e arsimuara, edukuara ku specifikisht dallohen femrat, dhe nga të dhënat e fundit ky trend është shfaqur edhe në Jordani, Kine, US, Rëanda, Guatemala etj. Diane Singerman, e bashkon termin e ‘pritjes’ te të dy gjinitë dhe themelet ekonomike, ku përshembull në Egjipt, martesa është shumë shpenzuese për të rinjtë që ta përballojnë ata apo ta menaxhojnë ndërkohe që të kesh fëmijë jashtë aktit martesor për ta është një gjë që nuk arrijnë ta konceptojnë. Kjo lloj pritje mund të godasë shumë rëndë meshkujt, Emigrimi, shkalla e lartë e papunësisë dhe paga të ulëta kombinohen për të mbajtur njerëzit larg nga marrëdhëniet e tilla pra fillimi i familjes. Edhe në vendet ku është e mundur të bëhet një prind pa një martesë të shtrenjtë, normat e lindshmërisë po bien, duke përmendur Greqinë, Spanjën dhe Francën se si të përballet me problemet e pjellorisë që lidhen me moshën, pjesërisht për shkak se të rinjtë nuk mund të përballojnë përgjegjësitë e moshës madhore, si vendin e tyre për të jetuar. Për shkaqe të tilla të rinjtë, femrat e meshkujt e shtyjnë aktin e martesës si shkak që po shfaqet si trend global. Por nuk është vetëm edukimi universitar që po i bëjnë femrat të presin. Një studim i kohëve të fundit i shumë vendeve nga Afrika sub-sahariane zbuloi se edhe kur vetë femrat që nuk kishin marrë më shumë se arsimi formal, ato kishin gjasa të vononin martesën nëse femrat e arsimuara rreth tyre po e aplikonin këtë. Shumë prej këtyre femrave nuk presin deri në moshën 30-vjeçare; por ato po shtyjnë përsëri kundër modelit tradicional të martesës në adoleshencë, (që bie ndë ndesh me të drejtat e njeriut) duke dashur që në vend të kësaj të fitojnë një përvojë jetësore së pari. (shumë morale dhe etike). Për gratë, ndryshimi i sjelljeve dhe imperativi biologjik e dërgon atë në një debalancim material, i cili tenton të ndihet pasi të jenë gati të fillojnë një familje dhe nuk munden. Kjo është të paktën pjesërisht për shkak të disa pritjeve dhe sjelljeve që nuk po ndryshojnë. Nëse duhet zgjedhur një mashkull për bashkëshort në vendet e varfëta apo aty ku niveli ekonomik është shumë poshtë standarteve normale të jetësës atëhere bashkëshorti shihet si një bankomat. Kjo nuk është domosdoshmërisht e drejtë, por është thellësisht e rrënjosur, e lidhur me idetë tradicionale të maskulinitetit, duke siguruar një familje dhe duke e mbrojtur atë, që është e vështirë ta mirëmbash atë. Nëse zgjedhja, aksidentalisht (që aksidenti nuk ekziston sepse raporti shkak-pasoje është i vendosur dhe thjeshte ndiqet një linjë veprimi) ose një kombinim i dyjave, femrat gjithnjë e më të arsimuara dhe ambicioze po gjejnë veten të paaftë për të gjetur bashkëshortin që duan në kohën që po kërkojnë. Nuk është për shkak të mungesës së përpjekjes, llojet e burrave që po kërkojnë-të disponueshem për t’u nisur në jetën familjare, të gatshme për të kryer, dhe me nivele të ngjashme të arsimit dhe ambicjes – thjesht nuk janë atje aq sa janë të nevojshëm. Femrat, atë që po bëjnë përballë pabarazisë, në të shumtën e rasteve po bëjnë atë çka munden. Tashmë më avancimin e teknologjisë është shumë më e lehtë të caktosh një takim se sa në vitet e kaluara. Por një zgjidhje më e madhe për këtë çështje mund të jetë një ndryshim paradigme, që e sugjerojnë akademikët. Të dy gjinitë gratë dhe burrat mund të kenë nevojë të fillojnë të mendojnë me të vërtetë ndryshe në lidhje me rolet gjinore dhe atë që ata duan nga një martesë. Një zgjidhje e qartë është për femrat, meshkujt dhe shoqëritë përreth tyre (duke përfshirë figurat me ndikim si prindërit) që të pranojnë idenë e grave që të bëhen shtylla kryesore e familjes për familjet, tha Smith-Hefner. Një ndryshim i tillë mund të përfshijë gratë që martohen me burra që janë më të rinj se ata. Në mënyrë që kjo të funksionojë, shoqëritë do të duhet të kapërcejnë paragjykimet e tyre por sigurisht, ka probleme të tjera sesa gjykimi shoqëror. Njerëzit shtypen për një numër të madh arsyesh, dhe është shumë e vështirë të ndryshosh se kush është tërhequr thjesht nga përpjekja e vullnetit. Pra pritja mund të shfaqet si shumë e zakonshme në një vend ku femrat dhe nganjëherë njerëzit e vënë fazën e ardhshme të jetës së tyre në pritje sepse ata nuk janë në gjendje të gjejnë partnerin që ata duan ose mbahen nga detyrimet financiare. Martesa formale nuk është struktura e vetme në të cilën mund të kesh një familje dhe njerëzit me siguri po eksperimentojnë me mënyra të tjera për të përparuar në fazën e ardhshme të jetës, duke përfshirë zgjedhjen e tyre që mos të kenë fëmijëve, ose duke pasur dhe ngritur ato në kontekste më pak tradicionale. Një gjë që bie shume ndesh ne kulturë tonë shqiptare edhe pse shumë fëmije po rriten nga nenat beqare apo me prindër të divorcuar ose birësimi. Por shumë njerëz duan, nëse jo martesa, të paktën “një partner riprodhues monogam shumë i sigurt dhe shumë i përkushtuar” para se të sjellin fëmijë në botë, thotë Inhorn – “Derisa kjo ide të ndryshojë, dhe derisa njerëzit të ndihen më të sigurt të jenë prindër të vetëm … Unë thjesht mendoj se kjo çështje do të jetë një çështje globale”. Sipas të dhënave të INSTAT – zhvendosja drejt moshës më të vjetër për martesë konfirmohet edhe nga llogaritjet e mesatareve të moshës për martesë. Informacioni i bazuar mbi statistikat vitale për moshën mesatare në martesë tregon një rritje nga 28,5 në vitin 2006 në 30,4 vjeç në vitin 2016 për meshkujt si dhe nga 23,1 në 25,1 vjeç për femrat. Kjo rritje është e dukshme për të dyja gjinitë. Shtyrja e moshës për martësë nuk është fakt i keq apo syri i keq është thjeshtë një fenomen Global. Kush mund ta ndryshojë atë? Vetë njeriu!

Filed Under: Sociale Tagged With: 30 vjeçe dhe, akoma nuk je martuar?, Blerta Haxhiaj

Çmimi Nobel për mjekësinë për vitin 2018

October 1, 2018 by dgreca

Çmimi Nobel për mjekësinë iu dha amerikanit James P. Allison dhe japonezit, Tasuku Honjo-Nobel Mjeksi

Ata kryen zbulime të rëndësishme në fushën e imunologjisë në luftë kundër kancerit.Të dy shkencëtarët ia kanë dalë të vendosin një gurthemeli të ri në luftën kundër sëmundjes së kancerit, deklaroi juria e Çmimit Nobel në Stokholm të hënën (01.10). James P. Allison dhe Tasuku Honjo kanë bërë zbulime inovative, se si mund të përdoret sistemi imunitar i njeriut për të luftuar qelizat kanceroze. Prej kohësh të dy kandidatët njihen si shkencëtarë në fushën e mjekësisë dhe konsideroheshin si pretendentë për Çmimin Nobel.

Terapia e imunitetit është një trend i viteve të fundit në fushën e mjekësisë. Synimi i saj është që të aktivizojë sistemin imunitar të njeriut për të luftuar qelizat malinje, pra në momentin që qelizat mbrojtëse të sistemit imunitar, (qelizat T) i identifikojnë qelizat tumorale në trup, atëherë ato fillojnë t’i luftojnë ato. Problemi ishte se ishte e vështirë për sistemin imunitar t’i dallonte këto qeliza. Pikërisht kësaj ia dolën dy shkencëtarët, Allison dhe Honjo – ata zhvilluan një metodë, që i bën të “dukshme” qelizat kanceroze për sistemin imunitar.(DW)

Filed Under: Sociale Tagged With: Çmimi Nobel. për mjekësinë, James P. Allison, Tasuku Honjo

Vatikani-Kosova, Dioqezë e re me emrin Prizren-Prishtinë

September 8, 2018 by dgreca

Vatikani e lartëson Kishën katolike në Kosovë në Dioqezë të re me emrin Prizren-Prishtinë /1 Vatikani

Në festën e Shën Nënë Terezës, më 5 shtator 2018, në Katedralen e Shën Nënë Terezës në Prishtinë, për Kishën Katolike në Kosovë ishte gëzim dhe festë e dyfishtë, pasi Delegati Apostolik për Kosovë, Sh. T. Mon. Juliusz Janusz, e solli lajmin e gëzuar që Papa Françesku e ka lartësuar Kishën tonë në Dioqezë të re me emrin Prizren-Prishtinë: “Me autorizim të zotëri Kardinalit Pietro Parolin, Sekretarit të Shtetit, jam tejet i lumtur që t’ua komunikoj që Ati i Shenjtë e ka lartësuar Administraturën Apostolike të Prizrenit në Dioqezë, subjekt i drejtpërdrejt i Selisë së Shenjtë, me emër Prizren – Prishtinë, si dhe ka emëruar Shkëlqesinë Tuaj Ipeshkëv të Dioqezës së re. Më lejoni, Shkëlqesi, që t’ua shprehi në këtë rast ndjenjat e sinqerta të kënaqësisë, për përfundimin e kësaj çështje, që ka kërkuar kaq shumë punë të rëndësishme për realitetin e Kosovës. Njëkohësisht,  uroj Shkëlqesisë Tuaj, që të mund të udhëhiqni pastoralin e ri, sipas përvojës Tuaj tashmë të njohur, për të mirën e shpirtrave në tokën e Nënës Tereze. Me ndjena vëllazërore, përshëndetje të përzemërta u kujtoj në uratë.”

Në të njëjtën ditë, më 5 shtator 2018, ora 12:00 Buletini zyrtar i Sallës së Shtypit të Vatikanit në webfaqen http://press.vatican.va/content/salastampa/it/bollettino/pubblico/2018/09/05/0613/01317.html[01317-IT.01] [Testi origjinal: italisht][B0613-XX.01] dhe të nesërmen Gazeta zyrtare e Selisë së Shenjtë “L’Osservatore Romano”, viti CLVIII n. 201 (47.934), e enjte, 6 shtator 2018, f. 1 (ballina), e jep lajmin zyrtar me këtë përmbajtje: “Në ditën e sotme, 5 shtator, kujtimi liturgjik i Shën Terezës së Kalkutës, Ati i Shenjtë Françesku e ka lartësuar Administraturën Apostolike të Prizrenit në Dioqezë, me emrin Prizren-Prishtinë, duke e rimëkëmbur një Dioqezë të ekzistuar historikisht dhe duke e lënë të pandryshuar statutin e Qarkut Kishtar subjekt të drejtëpërdrejt të Selisë së Shenjtë. Papa e ka emëruar Ipeshkëv të Dioqezës Sh. T. Dodë Gjergji, deri më tani Administrator Apostolik të të njëjti Qark Kishtar.”

Ky akt i Selisë së Shenjtë, Papa Françeskut, është një gjest dashurie dhe mirënjohje për të gjithë Kishën tonë, ipeshkvin Imzot Dodë Gjergjin, klerin, rregulltarët e rregulltaret dhe gjithë besimtarët për fenë e qëndrueshme e të pakëputur, dëshminë dhe veprimtarinë e tyre, pa përjashtuar qytetarët e vendit tonë. Gjithashtu, është një rinjohje dhe rimëkëmbje e gëzueshme e lashtësisë sonë apostolike në Dardani-Kosovë, e selive të shekujve të parë Ulpianën, Shkupin dhe Prizrenin, të cilat janë qendra dhe themele të fuqishme të formësimit dhe jetësimit të krishterimit apostolik shqiptar në këto troje./drita

Filed Under: Sociale Tagged With: Dioqeze e RE, kosova, Prishtine-Prizren, Vatikani

DIELLI: VELLEZER MUSLIMANE- GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!

September 1, 2017 by dgreca

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!/

1 Gezuar

Gazeta “Dielli” në SHBA uron të gjithë lexuesit, vatranët, të gjithë shqiptarët muslimanë, kudo ku ndodhen:

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!
Kjo ditë e bekuar e sakrificës le t’na kujtojë sa e rëndësishme dhe thelbsore është për jetën tonë dashuria dhe respekti për njeri-tjetrin. Kjo ditë na përcjell mesazhin: Të duam veten dhe të tjerët! Të mendojmë mirë për njeri-tjetrin dhe të bëjmë më të mirën për njerëzit që na rrethojnë, që të jetojnë në harmoni !Dashuria është pasuria më e cmuar e njerëzimit. Kjo ditë na apelon për dashuri, respekt dhe jo urrejtje!

Filed Under: Sociale Tagged With: dalip greca, dielli, Gezuar Kurban Bajrami, uron, Vatra

“Bamirësia nuk të bën të varfër”

May 17, 2017 by dgreca

Grupi Ideartë me nismën “Bamirësia nuk të bën të varfër”/

unnamed (3)unnamed (2)unnamed (5)1 fitusja

Nga Ermira Babamusta/Grupi rinor vullnetar “Ideartë” ka nisur disa nisma bamirëse për qytetin dhe banorët e Peqinit. Konceptuar nga Ermir Cani dhe themeluar nga një rrjet shoqëror në vitin 2015 shoqata Ideartë ka organizuar disa aktivitete social-kulturore për të ndihmuar qytetarët e Peqinit.

Çdo vit organizohet nisma “Bamirësia nuk të bën të varfër” ku të rinjtë e grupit dhe të tjerë kontribojnë me financa dhe mënyra të tjera, për të ndihmuar familjet në nevojë që të festojnë fundvitin. Prioritet ka qenë edhe nxitja për lexim me nismën “Librat Janë Pasuri”. Me ndihmën e Shtëpisë Botuese “Onufri” bibloteka e qytetit u pasurua me 300 libra.

“Falenderojmë përzemërsisht drejtorin e Shtëpinë Botuese “Onufri” z. Bujar Hudhri për përkrahjen e idesë sonë dhe ndihmesën e menjëhershme e cila nuk u kursye, sapo u informua rreth grupit tonë rinor dhe projektit mbi librat. Biblioteka u pasurua me 300 libra, në dispozicion prej disa muajsh të qytetarëve libërdashës,” tha Ermir Cani, një nga themeluesit e grupit.

 “Krijimi i grupit tonë fillimisht nisi nga një rreth shoqëror, ndanim të njëjtat mendime dhe duke parë që jetonim në një qytet historik dhe plot vlera, menduam se si mund t’i investonim aftësitë dhe mundësitë tona modeste në Peqin. Këtu lindi “Ideartë” që dëshifrohet në ide të arta, secili që ka një ide të bukur e prezanton dhe ne mobilizojmë forcat për ta jetësuar këtë ide. Disa nga aktivitetet tona janë: maratona me biçikleta që tashmë është bërë e përvitshme, bamirësi në fundvit për ti dhënë mundësinë familjeve më në nevojë për të festuar njësoj. Gjithashtu prioritet kemi edhe nxitjen e të lexuarit prandaj kemi bërë donacion nëbibliotekën e qytetit tonë rreth 300 libra,” shtoi Ermir Cani.

 Në 3 tetor 2016 u organizua për të dytin vit radhazi “Maratona me Biçikleta”, nga grupi rinor “IDEARTË” në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore, Bashkinë dhe Policinë e qytetit. Gara me biçikleta u zhvillua midis nxënësve të dy shkollave “Demir Godelli” dhe “Adem Bedalli” me propozim nga “Ideartë” dhe me mbështetje nga mësuesit e fizkulturës: Brikena Kosta dhe Bledar Zyba.Ideartë u themelua në vitin 2015 si nismë e përbashkët nga grupi i të rinjëve, përkatësisht: Izaora Çollaku, Doralda Dushku, Denajda Dervishi, Hermes Gjinishi, Aldo Kajo, Entela Çela, Ogerta Gripshi, Brunilda Dubali dhe Ermir Cani. Disa nga anëtarët e tjerë janë: Brikida Çollaku, Franko Kateshi, Alessia Vogli, Rikardo Vogli, Renis Resuli, Eridana Sulkja, Armand Dranga, Rigers Haremija, etj.

 “Të shfrytëzosh energjitë, idetë, potencialin individual për të pasuruar jetën social-kulturore të qytetit tënd me histori të lashtë, por që aktualisht dashur padashur është pluhurosur nga një petk monotonie e rutine që lë për të dëshiruar, për të parë fytyra të vendlindjes tënde që shndërrisin lumturi nga aktivietet tona, mendoj se është shpenzimi më me vlerë i kohës! Ndaj jam munduar gjithmonë të ndjek çdo takim të grupit. Më i preferuari ndër organizimet tona, për mua, deri tani është pasurimi i bibliotekës së qytetit me rreth 300 libra falë përkrahjes së pakusht që na ka ofruar z. Bujar Hudhri, drejtor i SHB “Onufri”. I kemi dhënë kështu mesazhin të rinjve, e jo vetëm, për të përqafuar librat, dijen, të bukurën! Ne “Ideartët” jemi grup vullnetarësh dhe mirëpresim çdokënd që dëshiron të kontribuojë pakëz me idetë dhe aktivizimin e tij për gjallërimin e Peqinit, për tu ndierë mirë, për eksperienca të pakrahasueshme, për të lënë një gjurmë,” tha Izaora Çollaku, një nga themelueset e grupit “Ideartë”.

Filed Under: Sociale Tagged With: “Bamirësia nuk të bën të varfër”, Ermira Babamusta

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 67
  • 68
  • 69
  • 70
  • 71
  • …
  • 78
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT