• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Çmimi Nobel për mjekësinë për vitin 2018

October 1, 2018 by dgreca

Çmimi Nobel për mjekësinë iu dha amerikanit James P. Allison dhe japonezit, Tasuku Honjo-Nobel Mjeksi

Ata kryen zbulime të rëndësishme në fushën e imunologjisë në luftë kundër kancerit.Të dy shkencëtarët ia kanë dalë të vendosin një gurthemeli të ri në luftën kundër sëmundjes së kancerit, deklaroi juria e Çmimit Nobel në Stokholm të hënën (01.10). James P. Allison dhe Tasuku Honjo kanë bërë zbulime inovative, se si mund të përdoret sistemi imunitar i njeriut për të luftuar qelizat kanceroze. Prej kohësh të dy kandidatët njihen si shkencëtarë në fushën e mjekësisë dhe konsideroheshin si pretendentë për Çmimin Nobel.

Terapia e imunitetit është një trend i viteve të fundit në fushën e mjekësisë. Synimi i saj është që të aktivizojë sistemin imunitar të njeriut për të luftuar qelizat malinje, pra në momentin që qelizat mbrojtëse të sistemit imunitar, (qelizat T) i identifikojnë qelizat tumorale në trup, atëherë ato fillojnë t’i luftojnë ato. Problemi ishte se ishte e vështirë për sistemin imunitar t’i dallonte këto qeliza. Pikërisht kësaj ia dolën dy shkencëtarët, Allison dhe Honjo – ata zhvilluan një metodë, që i bën të “dukshme” qelizat kanceroze për sistemin imunitar.(DW)

Filed Under: Sociale Tagged With: Çmimi Nobel. për mjekësinë, James P. Allison, Tasuku Honjo

Vatikani-Kosova, Dioqezë e re me emrin Prizren-Prishtinë

September 8, 2018 by dgreca

Vatikani e lartëson Kishën katolike në Kosovë në Dioqezë të re me emrin Prizren-Prishtinë /1 Vatikani

Në festën e Shën Nënë Terezës, më 5 shtator 2018, në Katedralen e Shën Nënë Terezës në Prishtinë, për Kishën Katolike në Kosovë ishte gëzim dhe festë e dyfishtë, pasi Delegati Apostolik për Kosovë, Sh. T. Mon. Juliusz Janusz, e solli lajmin e gëzuar që Papa Françesku e ka lartësuar Kishën tonë në Dioqezë të re me emrin Prizren-Prishtinë: “Me autorizim të zotëri Kardinalit Pietro Parolin, Sekretarit të Shtetit, jam tejet i lumtur që t’ua komunikoj që Ati i Shenjtë e ka lartësuar Administraturën Apostolike të Prizrenit në Dioqezë, subjekt i drejtpërdrejt i Selisë së Shenjtë, me emër Prizren – Prishtinë, si dhe ka emëruar Shkëlqesinë Tuaj Ipeshkëv të Dioqezës së re. Më lejoni, Shkëlqesi, që t’ua shprehi në këtë rast ndjenjat e sinqerta të kënaqësisë, për përfundimin e kësaj çështje, që ka kërkuar kaq shumë punë të rëndësishme për realitetin e Kosovës. Njëkohësisht,  uroj Shkëlqesisë Tuaj, që të mund të udhëhiqni pastoralin e ri, sipas përvojës Tuaj tashmë të njohur, për të mirën e shpirtrave në tokën e Nënës Tereze. Me ndjena vëllazërore, përshëndetje të përzemërta u kujtoj në uratë.”

Në të njëjtën ditë, më 5 shtator 2018, ora 12:00 Buletini zyrtar i Sallës së Shtypit të Vatikanit në webfaqen http://press.vatican.va/content/salastampa/it/bollettino/pubblico/2018/09/05/0613/01317.html[01317-IT.01] [Testi origjinal: italisht][B0613-XX.01] dhe të nesërmen Gazeta zyrtare e Selisë së Shenjtë “L’Osservatore Romano”, viti CLVIII n. 201 (47.934), e enjte, 6 shtator 2018, f. 1 (ballina), e jep lajmin zyrtar me këtë përmbajtje: “Në ditën e sotme, 5 shtator, kujtimi liturgjik i Shën Terezës së Kalkutës, Ati i Shenjtë Françesku e ka lartësuar Administraturën Apostolike të Prizrenit në Dioqezë, me emrin Prizren-Prishtinë, duke e rimëkëmbur një Dioqezë të ekzistuar historikisht dhe duke e lënë të pandryshuar statutin e Qarkut Kishtar subjekt të drejtëpërdrejt të Selisë së Shenjtë. Papa e ka emëruar Ipeshkëv të Dioqezës Sh. T. Dodë Gjergji, deri më tani Administrator Apostolik të të njëjti Qark Kishtar.”

Ky akt i Selisë së Shenjtë, Papa Françeskut, është një gjest dashurie dhe mirënjohje për të gjithë Kishën tonë, ipeshkvin Imzot Dodë Gjergjin, klerin, rregulltarët e rregulltaret dhe gjithë besimtarët për fenë e qëndrueshme e të pakëputur, dëshminë dhe veprimtarinë e tyre, pa përjashtuar qytetarët e vendit tonë. Gjithashtu, është një rinjohje dhe rimëkëmbje e gëzueshme e lashtësisë sonë apostolike në Dardani-Kosovë, e selive të shekujve të parë Ulpianën, Shkupin dhe Prizrenin, të cilat janë qendra dhe themele të fuqishme të formësimit dhe jetësimit të krishterimit apostolik shqiptar në këto troje./drita

Filed Under: Sociale Tagged With: Dioqeze e RE, kosova, Prishtine-Prizren, Vatikani

DIELLI: VELLEZER MUSLIMANE- GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!

September 1, 2017 by dgreca

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!/

1 Gezuar

Gazeta “Dielli” në SHBA uron të gjithë lexuesit, vatranët, të gjithë shqiptarët muslimanë, kudo ku ndodhen:

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!
Kjo ditë e bekuar e sakrificës le t’na kujtojë sa e rëndësishme dhe thelbsore është për jetën tonë dashuria dhe respekti për njeri-tjetrin. Kjo ditë na përcjell mesazhin: Të duam veten dhe të tjerët! Të mendojmë mirë për njeri-tjetrin dhe të bëjmë më të mirën për njerëzit që na rrethojnë, që të jetojnë në harmoni !Dashuria është pasuria më e cmuar e njerëzimit. Kjo ditë na apelon për dashuri, respekt dhe jo urrejtje!

Filed Under: Sociale Tagged With: dalip greca, dielli, Gezuar Kurban Bajrami, uron, Vatra

“Bamirësia nuk të bën të varfër”

May 17, 2017 by dgreca

Grupi Ideartë me nismën “Bamirësia nuk të bën të varfër”/

unnamed (3)unnamed (2)unnamed (5)1 fitusja

Nga Ermira Babamusta/Grupi rinor vullnetar “Ideartë” ka nisur disa nisma bamirëse për qytetin dhe banorët e Peqinit. Konceptuar nga Ermir Cani dhe themeluar nga një rrjet shoqëror në vitin 2015 shoqata Ideartë ka organizuar disa aktivitete social-kulturore për të ndihmuar qytetarët e Peqinit.

Çdo vit organizohet nisma “Bamirësia nuk të bën të varfër” ku të rinjtë e grupit dhe të tjerë kontribojnë me financa dhe mënyra të tjera, për të ndihmuar familjet në nevojë që të festojnë fundvitin. Prioritet ka qenë edhe nxitja për lexim me nismën “Librat Janë Pasuri”. Me ndihmën e Shtëpisë Botuese “Onufri” bibloteka e qytetit u pasurua me 300 libra.

“Falenderojmë përzemërsisht drejtorin e Shtëpinë Botuese “Onufri” z. Bujar Hudhri për përkrahjen e idesë sonë dhe ndihmesën e menjëhershme e cila nuk u kursye, sapo u informua rreth grupit tonë rinor dhe projektit mbi librat. Biblioteka u pasurua me 300 libra, në dispozicion prej disa muajsh të qytetarëve libërdashës,” tha Ermir Cani, një nga themeluesit e grupit.

 “Krijimi i grupit tonë fillimisht nisi nga një rreth shoqëror, ndanim të njëjtat mendime dhe duke parë që jetonim në një qytet historik dhe plot vlera, menduam se si mund t’i investonim aftësitë dhe mundësitë tona modeste në Peqin. Këtu lindi “Ideartë” që dëshifrohet në ide të arta, secili që ka një ide të bukur e prezanton dhe ne mobilizojmë forcat për ta jetësuar këtë ide. Disa nga aktivitetet tona janë: maratona me biçikleta që tashmë është bërë e përvitshme, bamirësi në fundvit për ti dhënë mundësinë familjeve më në nevojë për të festuar njësoj. Gjithashtu prioritet kemi edhe nxitjen e të lexuarit prandaj kemi bërë donacion nëbibliotekën e qytetit tonë rreth 300 libra,” shtoi Ermir Cani.

 Në 3 tetor 2016 u organizua për të dytin vit radhazi “Maratona me Biçikleta”, nga grupi rinor “IDEARTË” në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore, Bashkinë dhe Policinë e qytetit. Gara me biçikleta u zhvillua midis nxënësve të dy shkollave “Demir Godelli” dhe “Adem Bedalli” me propozim nga “Ideartë” dhe me mbështetje nga mësuesit e fizkulturës: Brikena Kosta dhe Bledar Zyba.Ideartë u themelua në vitin 2015 si nismë e përbashkët nga grupi i të rinjëve, përkatësisht: Izaora Çollaku, Doralda Dushku, Denajda Dervishi, Hermes Gjinishi, Aldo Kajo, Entela Çela, Ogerta Gripshi, Brunilda Dubali dhe Ermir Cani. Disa nga anëtarët e tjerë janë: Brikida Çollaku, Franko Kateshi, Alessia Vogli, Rikardo Vogli, Renis Resuli, Eridana Sulkja, Armand Dranga, Rigers Haremija, etj.

 “Të shfrytëzosh energjitë, idetë, potencialin individual për të pasuruar jetën social-kulturore të qytetit tënd me histori të lashtë, por që aktualisht dashur padashur është pluhurosur nga një petk monotonie e rutine që lë për të dëshiruar, për të parë fytyra të vendlindjes tënde që shndërrisin lumturi nga aktivietet tona, mendoj se është shpenzimi më me vlerë i kohës! Ndaj jam munduar gjithmonë të ndjek çdo takim të grupit. Më i preferuari ndër organizimet tona, për mua, deri tani është pasurimi i bibliotekës së qytetit me rreth 300 libra falë përkrahjes së pakusht që na ka ofruar z. Bujar Hudhri, drejtor i SHB “Onufri”. I kemi dhënë kështu mesazhin të rinjve, e jo vetëm, për të përqafuar librat, dijen, të bukurën! Ne “Ideartët” jemi grup vullnetarësh dhe mirëpresim çdokënd që dëshiron të kontribuojë pakëz me idetë dhe aktivizimin e tij për gjallërimin e Peqinit, për tu ndierë mirë, për eksperienca të pakrahasueshme, për të lënë një gjurmë,” tha Izaora Çollaku, një nga themelueset e grupit “Ideartë”.

Filed Under: Sociale Tagged With: “Bamirësia nuk të bën të varfër”, Ermira Babamusta

Kryqi i Kuq shqiptar, trajnim dhe konkurs për ndihmën e parë

April 22, 2017 by dgreca

Ekipet fituese të takimit u shpallën: Tirana, Elbasani, Librazhdi, Durrësi dhe Korça./

2 KryqiIMG_06001 Kryqi kuq

Shefqet Kërcelli/ Durrës/Durrës 22 Prill 2017- Sot paradite në mjediset e shëtitores Taulantia, Kryqi i Kuq shqiptar organizoi një trajnim për dhënien e ndihmës së parë gjatë aksidenteve të ndryshme. Në këtë aktivitet morrën pjesë dhjetra të rinj e të reja nga të  qytetet e vendit. Ky trajnim teoriko-praktik i gërshetuar me elementë të shumtë të ndihmës së parë tërhoqi vëmendjen e qyetarëve durrsakë dhe vizitorëve të shumtë që po kalonin në shëtitoren kryesore të qytetit.

Zonja Luljeta Hidi, Koordinatore e Programit Shërbimi Trajnimit për Ndihmën e Parë tek Kryqi i Kuq Shqiptar na sqaron për qëllimin dhe fazat e zhvillimit të këtij aktiviteti mbarë kombëtar. E kontaktuar nga ana jonë ajo na shpjegon se, “Të gjithë dëshirojmë të ndihmojmë dhe të na ndihmojnë në vështirësi e tragjedi, por në se për këtë ndihmë nuk kemi menduar e mësuar si jepet më përpara, para nesh do të shfaqet paniku dhe vetë tragjedia.

Prandaj Kryqi i Kuq Shqiptar dhe Gjysmë Hëna e Kuqe, prej vitesh është i angazhuar dhe luan rol të rëndësishëm në sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit në përhapjen e njohurive të ndihmës së parë. Objektivi kryesor i Konkursit Kombëtar të Ndihmës së Parë është që në çdo situatë, të jemi të gatshëm dhe të aftë për të larguar rrezikun me qëllim që të shpëtojnë jetë njerëzish.

Në 39 degë e Kryqit të Kuq Shqiptar zhvillohen takime në nivel degësh, më pas zhvillohen tre takime rajonale: Shkodër, Durrës dhe Fier. Ekipet më të mira që do të konkurrojnë në fazën finale, që do të zhvillohet në datën 8 Maj, Ditë Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Organizimi i këtij aktiviteti-konkurrues realizohet sipas të njëjtit standard që ndjek dhe Konkursi Evropian i Ndihmës së Parë. Për këtë konkurrim janë përgatitur “stacione simulimi” të aksidenteve të ndryshme, ku vullnetarët do të demonstrojnë dhënien e ndihmës së parë për personat e aksidentuar.

Ndihma e parë duhet të konsiderohet, jo si një alternativë për të ndërhyrë në shërbimin e urgjencave, por si një hap i parë jetësor për të ofruar një ndërhyrje të shpejtë dhe efektive. “Ndihma e parë e parë shpëton jetë”! Kjo është dhe moto e këtij aktiviteti të rëndësishëm.

Në fund mes entuziazmit dhe ovacioneve të pjesmarrësve u shpallën  ekipet fituese të takimit të sotëm respektivisht: Tirana, Elbasani, Librazhdi, Durrësi dhe Korça.

Filed Under: Sociale Tagged With: Konkurs, Kryqi i Kuq, ndihma e pare, Shefqet Kercelli, trajnim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 69
  • 70
  • 71
  • 72
  • 73
  • …
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJOFTIM NGA VATRA: HAPET GARA PËR KANDIDATËT PËR KRYETAR TË FEDERATËS VATRA
  • Kthesë historike për Kosovën: 19 Qershori 1998 – Legjitimimi politik i UÇK-së nga SHBA-ja
  • Join the Albanian Roots Parade & Festival
  • Kontributi shkencor i Ukshin Hotit në interpretimin e Lidhjes së Prizrenit
  • Francesco Chetta – Schirò “Kastriotët, princa të Shqipërisë në Urdhrin Sovran dhe Ushtarak të Maltës – Zanafilla e derës së Kastriotëve” – Francesco Chetta – Schirò
  • Rruga Lissus–Naissus: Arteria strategjike e Ballkanit Romak dhe roli i Mirditës në lidhjen Adriatik–Danub
  • Revolucioni i Flamingove dhe frika nga perëndimi
  • BABALLARËT E KOMBIT DHE LINDJA E AMERIKËS
  • KOSOVA NË PERSPEKTIVËN EVROPIANE: DOMOSDOSHËMËRIA JURIDIKE DHE LEGJITIMITETI SIPAS SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË DREJTËS EVROPIANE
  • Nga Judge John Ingram Monitor i Zgjedhjeve : Lidhur me Konventën dhe zgjedhjet e VATRËS
  • Kujtojmë Karlo Taljavinin, albanologun italian që studioi rrënjët indoeuropiane dhe pasurinë e dialekteve të shqipes
  • BREZI QË SFIDOI STATUS-QUO-në, TRIUMFI STUDENTOR PËR GJUHËN NË STRAZBURG
  • KUR NDËRGJEGJA VLEN MË SHUMË SE DISIPLINA PARTIAKE
  • GEORGE W. BUSH, PRESIDENTI QË E ÇOI AMERIKËN NËPËR STUHINË E 11 SHTATORIT DHE MBËSHTETI SHQIPTARËT NË MOMENTET VENDIMTARE
  • Mësimi hungarez për Shqipërinë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT