Nga Blerta Haxhiaj/Për të determinuar kur jemi në prezencen e një prepozicioni apo të një fraze është e mjaftueshme të dallojme se vetë ato respektojne rregullat. Sistemi i rregullave nuk është një rrafsh i asociuar aq sa është si diçka që vjen derisa mund të ndërtojmë një prepozicion apo një frazë. Rrafshi i asociuar është diçka më kompleks, është e konstituar nga seri të tjera të formulacioneve të tjera në brendësi të formulimeve në të cilat shenjohet dhe konstituohet një element; është e konstituar nga formulacione në të cilat formulimi i referohet për përsëritje, për modifikim apo adaptim, për mbivendosje; është e konstituar edhe nga formulacione ku formulimi predisponon një mundësi që mund të vjen pas tij si pasojë e saj. Nuk ekziston asnjë formulim që është në gjendje të lirë nga të gjitha fushat e koekzistences së funksioneve, roleve, çdo frazë dhe prepozicion nuk mund të analizohen nese nuk nisemi nga rrafshi formulues ku ato ekzistojne, Foucault-ja thotë se formulimi ka gjithmonë nevoje për një zë (vox) që e artikullon, ka nevojë për një memorie, për një hapësirë për të ekzistuar dhe është pikërisht materialiteti i formulimit që bën të mundshme që një frazë këmbehet sipas paraqitjes në faqen tjetër, që të jetë e shqiptuar nga një zë. Arkeologjia e dijes nuk dëshiron ta përshkruajë atë që gjendet pas diskurseve qëllimeve, mendimeve, përfaqësimeve por pikërisht diskurset e praktikuara nga rregulla preçise. Jo diskurset në cilësi të dokumenteve të interpretuara, si shenjë e diçka tjetre, por diskurse në shpeshtësinë konkrete dhe specifike. Arkeologjia prezantohet si një analizë diferenciale nga modaliteti i diskursit, kjo dëshiron të definojë diskurset në specificitetin e tij, duke i treguar sistemet e rregullave që sundojnë dhe nuk kërkojnë të ri-ngjiten në një identitet unik dhe të pandryshueshëm nga vetevetja, referencat e praktikave diskursive qe kalojnë përmes akteve individuale; Ajo më në fund nuk kërkon të hyjë në mënyrën e asaj që ka qënë e menduar, imagjinuar në një diskurs nuk kërkon një identitet që është e shpërhapur edhe e humbur nga diskursi; ajo është një lloj rishkrimi i një diskursi i shndërruar në objekt, i asaj që është e thënë dhe e shkruar. Arkeologjia e dijes dëshiron të studiojë raportet mes formacioneve diskursive dhe jo-diskursive (institucionet, ngjarjet politike, proceset ekonomike) por kjo nuk kërkon ardhjen e motivacioneve të njësive të fakteve formulative (hulumtimi i kontekstit të formulimit) dhe as të asaj që i shpreh në vetëvete (detyre e hermeneutikes), por dëshiron të dallojë mënyrat në të cilat artikullohen këto dy baza të formulimit ku raporti i kazualitetit, refleksit, simbolikes mund të dallohen sipas analizës arkeologjike vetëm pas përshkrimit të pozivitetit dhe rregullave të formacionit të këtij pozivitetit. Nese arkeologjia e refuzon hulumtimin e shkakut si metodë të punës së saj nuk dëshiron të shikojë diskursin në sipërfaqe të refleksionit të ngjarjeve që ndodhin tjetërkund, nese eliminon kursin e figures subjekt-padron nuk është për të pohuar kundër pavarsisë absolute të diskursit por për të zbuluar që kjo nuk posedon statutin e pastër ideal, por jeton në brendësi të një rrafshi institucional, të proceseve ekonomike, politike dhe raporteve sociale. Diskursi i konsideruar nga arkeologjia nuk konsiston në një vetëdije që nxjerr projektin e saj nën formën e një gjuhe, por është një praktikë që prezanton forma të determinuara të bashkë-zinxhirëzimit sipas aspektit që duhet të shpjegojë arkeologjia, siç e kemi verejtur, në vend që të lidhë nyje fijet që duhet të bashkojnë diskurset, ngjarjet, kërkon diferencat, diskointinuitetin dhe kërkon të analizojë, t’i diferencojë. Sipas Foucault: “Në të kundërt, arkeologjia nuk përshkruar disiplina por poziviteti në formacionin diskursiv, që në disa raste mund të konçidojne me disa disiplina por jo me disa të tjera. Nuk është asnjë relacion biunivokale mes disiplinave të ndërtuara dhe formacioneve diskursive (në Historinë e Çmendurisë duke analizuar lidhjet mes institucioneve që nuk përshkruhen si elemente të thjeshta të një disipline; të gjitha këto praktika tejkalojnë vet disiplinën duke i takuar rrafsheve të ndryshme asaj të administrates, të filozofisë të gjuhësise, të organizimit të punës dhe asistencës).” Por atëherë çfarë ishte e diktuar me emrin e formacionit diskursiv nuk mund të jetë bërthama e shkencës së ardhshme? Arkeologjia nuk do të synonte kështu kërkimit të të gjithave elementeve heterogjene që ndërtojnë bazën nga ku lind një shkence? Edhe këtu Foucault jep një përgjigje negative – ajo që për shembull ka qënë një gramatikë e përgjithshme nuk perfshin çdo gjë që deri më tani është thënë (linguistika) apo me atë që merret filologjia.
Erotika në Sufizëm
Nga MP Blerta Haxhiaj/
Sufizmi shpeshherë është definuar si islamizmi mistik, një tjetër dimension i islamit, ai karakterizohet nga vlera, rite, praktika, doktrina dhe institucione që manifeston një kristalizim të praktikave mistike në islam. Nga etimologjia e konceptit Sufi janë dy origjina që mbizotërojnë – ṣafā si pastërti dhe ṣūf – lesh (Arabisht); “Sufist është ai që vesh rroba leshi si simbol i pastërtisë së tij”. Si një aspekt asketik dhe mistik i islamit, Sufizmi, konsiderohet në pjesët ligjëruese të islamit që pajtohet me purifikimin e vetes së brendshme duke përjetuar eksperiencë direkte me Zotin si pasojë e përdorimit të aftësive zgjedhore intuitive dhe emocionale.
Seksualiteti dhe shpirtërorja, janë një formë e rëndësishme në literaturën Sufiste dhe në të menduar që janë prevalence e shumë subjekteve për tu diskutuar, të dyja duke luajtur rol në formulimin e mendimit të proçesit të mendimit dhe jo vetëm mistike por edhe Freudiane. Aty kërkohet përgjigje për çështje si vullneti i lirë, lumturia e vërtetë: Ibn Arab –
Dashuria është besimi që mbaj: sa herë që kthehet;
Devete e tij, dashuria është akoma besimi dhe fati im;
Historikisht Sufizmi bëhet pjesë e rëndësishme e Islamit nga periudha e hershme e Mesjetës, atëherë kur civilizimi Islamik filloi të determinohet nga modernizmi. Transmisioni i dritës hyjnore nga zemra e mësuesit të zemra e nxënësit lejon progresimin, por të dy duhet ti nënshtrohet ligjin Hyjnor. Ky misticizem ka ngjallur interes në botën perëndimore sidomos nga studiuesit. Rumi mori shumë njohje në USA aty ku Sufizmi përceptohet si formë i Islamit paqësor dhe apolitik. Michel Foucault ka shkruar se shoqëritë përdorin si qëllim amplifikim e së vërtetës.
Ars Erotica e cila nga domosdoshmëria e cila shërbehet në mënyrë sekrete në seksualitet ishte sepse domosdoshmëria mbahet në rezerva madhore duke u pajtuar me traditat që mund ta humbë efektin e vet dhe virtyti mund të shpërbëhet. Hermeneutika në erotizmin e Rumit që shprehet në poezitë e tij tregon një traditë sekrete që e gjejme erotizmin dhe metaforën për ta shprehur atë më koncepte ezoterike. Ashtu si arti erotik mbartja mistike tregon nivelin e ezoterizmit. Imperativi për të shprehur se sekreti duhet treguar eshtë sepse sekreti nuk është i fshehtë. Një sekret komplet i fshehtë nuk është i mundur sepse atëherë ai nuk do të ekzistonte, tregimi do ta bënte atë më kuptimplotë ashtu si në erotizëm ku gjatë përformimit të aktit barazohet më përfundimin e aktit.
Te pasazhet e Rumit dija mistike është komunikimi më erotikën. Dinamika erotike eksploron dhe simbolizon praktikat e ndryshme. Linjat erotike të strukturuara përgjatë lidhjes së simboleve të praktikave janë të lidhura dhe përgjithësuara nga subjektiviteti dhe pashmangshmërisht kuptimplotë në kontekstin kulturor. Në pasazhet e Masnavi-t të Rumi hasim kuptimin erotik, simbolika kurajon hyjnoren, ku shkrimet dhe tekstet mistike jane të shprehura terme të mishëruara dhe gjinore që janë të projektuara nën trupa seksuale dhe erotike. Rumi sjell në fokus feminilitetin si një kategori hermeneutike, aty ku funksioni biologjik i femrës si lindja është i lidhur më shpjegimin e hyjnisë mashkullore që inspiron kreativitetin. Termi jaib, i përkthyer si ‘gji’gjithashtu nënkupton ‘vrimë’ që derivon në ‘mitër’Rumi përdorë edhe funksionin biologjik të femrës –menstruacionet – për të ilustruar një tjetër aspekt të lidhjes më hyjnoren.
Në të vërtetë dëshira mishtore janë menstruacionet e njerëzve. Këtu përshkruhet dëshira karnale në termat biologjike, në ligjet e islamit menstruacionet janë konsideruar si gjendje papastërtie ku disa ligje dhe rite janë të ndaluara, (lutja, dhe prezenca në vendet e shenjta). Rumi aludon se është lidhja ku femra është receptive ndërsa mashkulli është aktiv në mes tyre si simbol i kompletimit të aktit në kontekstin erotik. Perfaqësimi i femrës si diçka e çrregullt, cënuese dhe si krijesa thjeshtë fizike apo objekte dëshirash tregojnë pikëpamjen e trupit seksual femëror dhe seksualitetin që gjeneron në kaos dhe në shumëfishimin e tij.
Kundrejt trupit mashkullor dhe seksualitetit aty tregohet që organi seksual mashkullor lokalizohet dhe paraqitet si një force e rendit dhe e ligjit. Në kontekstin e feminizmit bashkohor diskursi gjinor dhe seksual paraqet të njëjtin pluralitet dhe shumëfishimi i gjenitaleve femërore, dëshirave dhe seksualitetin që argumentohet me pushtet. Në kontekstin androcentrik kulturor , multipliciteti i seksit femëror dhe seksualiteti shikohet si detyrim i lidhur me një tjetër kulturë dhe pluralitet simbolik që jep kënaqësinë e mishit ku seksualiteti siguron metaforen ne literaturën mistike që subordinohet në supremacinë fallike. Organi gjenital mashkullor luan rol të rëndësishëm në funksionimin e tregimeve në Masnavi që ky organi ishte një organ i privilegjuar që simbolizon shumë veprime.
Lidhja mes misticizmit dhe seksualitetit në Kristianizem është shumë kompleks sepse aty gjithmonë seksualiteti në historinë e Kristianizmit sjellja seksuale sillet rreth seksit. Në religjonet monoteiste të Judaizmit dhe Islamit praktikat seksuale si imazhet seksuale mund dhe shpesh zhvillohen në role integrale në itinerarin mistik të Zotit. Duke u dakorduar me (ash- Sheikh al- akbar) Ibn Arabi aktiviteti seksual është një e vërtetë mistike apo gnostike që është rruga favorite që të arrihet bashkimi me zotin që është edhe aktiv edhe receptiv. Triumfi i idealit të virgjinitetit prezanton një numër të madh tensionesh në historinë e misticizmit të krishtertë që tronditë shumë nga zhvillimet e tij. Rumi ishte një poet i madh, nje poet mistik, që gjeti dhe mësoi bashkimin mistik me atë të njeriut të përkryer. Rumi flet në poemat e tij Diwan of Shams of Tabriz për ndërgjegjien e brendshme që mbahet të e vërteta e përjetshme dhe jo te religjonet e organizuara dhe ritualet, sufistet shikojnë në brendësinë e tyre, analizojnë të ndërgjegjshmen dhe të pandërgjeshmen sikurse Freud në Psikoanalizë.
Dinjiteti njerëzor është bërthama e psikoanalizës dhe e traditave shpirtërore e Sufistëve, të dy metodat e veçanta lidhen me individualitetin. Kjo paraqet një lloj transcendence, si një trancedence kuotidiane që na hap ndaj botës, qënieve. Vuajtja merret si marrëdhenia më të tjerët që Freud e konstaton si gjendja e isolimit vullnetar, ku sipas tij vuajtja nuk është gjë tjetër veç së një ndjesi. Freud nuk e refuzon misticizmin aty ku e shpreh se besimin që shpirti është i tej-jetësuar më teorinë e tij të Id dhe Ego. Freud nuk ishte i vetmi që fliste për erotizmin në Literaturën Arabe Sufiste, Rumi njihet për erotizmin në poezitë e tij, Tourage, përdorë filozofinë e Lacanit që ti afrohet fallocentrizmit ekzoterik të Rumit dhe zbulon se fallusi ka kuptim arkaik që përdorë imazhe që janë seksuale.
Destinacioni i tyre është me veten e tyre, ku mund ti gjejnë të gjitha përgjigjet. Mijëra vite më përpara se Freud bota pa kohën e arte Arabe, Ibn Arabi beson në atë pjesën e ndjërgjegjies e cila është akoma aktive që lidh Sufist më realitetin supreme apo më të vërtetën e cila shtrihet nën fasadën e mendimeve të ndërgjegjshme dhe në botën e jashtshme. Endrrat janë forma familjare të botës së jashtme por që përmbajnë kuptim të thellë. Freud referon së qëllimi i ëndrrës është si qënie e aksit të përmbushjes së dëshirës dhe është si ene mbajtëse e së vërtetës prapa metaforave. Ibn Arabi në mënyrë të ngajshme shpreh që ëndrrat përmbushin dëshirën e Sufistëve për të arritur të e vërteta e përjetshme. Metoda apo rruga Sufiste është mënyra për të arritur te e vërteta, jo nga burime të jashtme por nga gjëndra të brendshme të zemrës, mendjes, shpirtit. Vetmia apo vetmia individuale lejon që individi të gjejë vetën e tij të vërtetë përmes vetë-zbulimit. Kjo është pak e ngajshme me seancat psikoanalitike në raportin psikolog – pacient, aftësia për të qëndruar vetëm në prezencën e tjetrit është e njohur, e bazuar mbi ndjenja, i gjallë ashtu siç do të eksperimentonte në një botë më emocione kuptimplota. Kjo lloj vetmie nuk është ajo vetmi degraduese, ajo është një lloj i tillë që të jesh në paqe me veten. Krijimi i një ekzistence të bukur.
Komunitetet fetare në Elbasan, ndihma për fëmijët Sirianë
Një vend i varfër, por me zemër të madhe. Shqipëria i tregon edhe një herë botës jo vetëm tolerancën fetare, por edhe humanizmin e saj. Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, kanë nisur një fushatë 10 ditore për mbledhjen e fondeve në ndihmë të fëmijëve dhe popullit sirian. “Duke u sensibilizuar me të gjitha këto që po ndodhin në Siri dhe fëmijët e shumtë që po persekutohen padrejtësisht, liderët fetarë u mblodhën dhe vendosën të nisin një fushatë sensibilizimi për të mbledhur fonde”, u shpreh Sokol Lulgjuraj, koordinator në Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar. Përfaqësuesit e besimeve të ndryshme fetare janë mbledhur bashkë për t’u bërë thirrje besimtarëve të kontribuojnë me mundësitë e tyre për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve jetimë në Siri. “Shpresojmë që në vazhdim të jemi kontribuues të fëmijëve sirianë”, shprehet Agim Duka, myftiu i Elbasanit. “Ne si Kishë Katolikë i bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve dhe të gjithë njerëzve të bashkohen me këto iniciativa”, tha Don Emiglio Valente, Kisha Katotike. “Edhe Kisha Ortodokse i bashkëngjitet me të gjithë forcën e saj kësaj nisme. Nëpër kishat tona ne kemi nxjerrë nga një arkë të posaçme për donacione për fëmijët sirianë”, tha Atë Stavri Çipi, Kisha Ortodokse. Edhe pse ka vetëm 24 orë që është lançuar duket se ka pasur reagime të shumta ndaj kësaj nisme, ndërkohë që edhe mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë tolerancës dhe humanizmit të shqiptarëve.
TRAGJEDIA- KRIMI QE TRONDITI SHQIPERINE
Një krim makabër tronditi qytetin e Korçës pasi një 41-vjeçar mbyti dy fëmijët e tij të mitur dhe më pas vari veten. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës kur, Naum Toshi mbyti me një tel fëmijët e tij të moshës 7 dhe 4 vjeç dhe më pas i dha fund jetës duke u vetëvarur në katin e dytë të banesës ku ai jetonte. Burime zyrtare policore konfirmojnë se 41-vjeçari jetonte prej pak kohësh i vetëm pasi bashkëshortja e tij 24-vjeçarja Marsela Toshi ishte larguar nga banesa, pas konflikteve të shpeshta në çift. Mësohet se 24-vjeçarja punonte në një lokal nate në qytetin e Korçës dhe pikërisht ky ishte edhe shkaku i konflikteve mes tyre. Sipas të njëjtave burime, e reja mëngjesin kur ndodhi tragjedia kishte shkuar në banesën ku qëndronte Toshi dhe dy fëmijët ku kishte kërkuar që ti merrte këta të fundit me vete dhe të nisej drejt Greqisë aty ku jetonte prej pak kohësh. Një fakt të tillë nuk e ka pranuar 41-vjeçari Toshi dhe për këtë është hakmarrë ndaj bashkëshortes duke sjellë edhe tragjedinë.
Të afërmit e 41-vjeçarit bëjnë me dije se, gruaja ishte larguar nga shtëpia në mes të muajit nëntor, drejt Greqisë, duke e braktisur të shoqin dhe dy djemtë e mitur. Toshi ishte prind i fëmijës 4-vjeçar ndërsa 7-vjeçari ishte fëmijë i një lidhjeje martesore të mëparshme të gruas së tij. Marsela Toshi punonte si kameriere në një klub nate në Korçë, që dyshohet të ketë qene dhe shkaku i konflikteve të shumta mes çiftit, ndërsa prej pak kohësh ajo jetonte në shtetin fqinj. Burime nga policia pohuan se bashkëshortja e Toshit ka hyrë në Shqipëri në orën 02:00 të natës, e më pas është larguar serish drejt shtetit grek në orën 05:00.
Dyshohet se babai i dy fëmijëve ka ndërmarre krimin makabër pak momente pasi e shoqja ka dalë nga banesa si shenjë hakmarrje ndaj saj.
Letra
Policia e Korçës njoftoi ditën e djeshme se, 41-vjeçari Toshi para se të kryente vrasjet e dy fëmijëve, ka lënë një letër tek dera e shtëpisë private ku ai jetonte duke sqaruar edhe motivin e krimit të trefishtë. Ka qenë babai 41-vjeçarit, i cili kishte shkuar pranë banesës ndërsa në derën e jashtme të saj ka gjetur një letër ku autori i shkruante babait të tij, se gjithçka e kishte kryer pasi bashkëshortja i kishte marrë rrugë të keqe. “Ngjitu lart dhe shiko! Babi unë s’të pyeta kur e mora gruan dhe s’po të pyes as tani pse po iki! Po i jap fund jetës dhe fëmijët po i marr me vete! Ajo mori rrugë tjetër! S’më dëgjoi që të kthehej pranë familjes dhe të hiqte dorë nga jeta e rrugës! S’u kujdes asnjëherë për fëmijët! Asnjëherë s’pyeti nëse ushqeheshin apo jo! Ajo shkatërroi çdo gjë! Dhe unë ndaj po iki bashkë me fëmijët e mi!”, kishte shkruar në letër 41-vjeçari. Më pas, babai i të ndjerit ka parë të gjithë skenën dhe menjëherë ka njoftuar policinë për ngjarjen. Nga ana tjetër, policia njoftoi zyrtarisht se ditën e djeshme në lagjen nr 4,të qytetit të Korçës, në rrugën “Koli Tupa” në banesë janë gjetur të pajetë nga familjarët e tyre, trupat e shtetasve Naum Toshi, 41 vjeç, V. T., 4 vjeç djali i tij, si edhe J. T.,7 vjeç, fëmijë i ardhur nga martesa e parë, e bashkëshortes së 41-vjeçarit. Nga veprime hetimore në vendngjarje, rezulton se shtetasi Naum Toshi, gjatë natës, pasi ka mbytur e më pas ka varur dy djemtë e tij të mitur, është vetëvarur edhe vetë në ambientet e dhomës së tij. Në vendin e ngjarjes janë konstatuar edhe disa shënime, të cilat viktima ia kishte lënë babait të tij, ku e sqaronte atë për aktin që do të kryente.
Kortezi: Ermal Vija
ATJE KU SHTRESAT NË NEVOJË GJEJNË NDIHMË DHE SHPRESË
Në Qendrën Sociale Multidisiplinare të Bashkisë Tiranë/
Nga Enver Memishaj/*
Kur trokita tek dera e drejtoreshës së Qendrës Sociale Multidisiplinare, të Bashkisë Tiranë, prisja të më dilte përpara ndonjë fytyrë e vrejtur, që të më shikonte me përçmim, sikur kishte në dore jetën time. Por nuk ndodhi kështu. Një zë i bukur femre më ftoi të hyja brenda. Para meje qëndronte një vajzë e re me një buzëqeshje që të mbushte plot optimizëm.
- Haj, hajde, më tha ajo. Urdhëroni uluni.
S’kish si ndodhte ndryshe, punës i ishte gjetur njeriu i përshtashëm. Alma Tandili, drejtoresha e kësaj Qëndre ishte, diplomuar në vitin 2004, për punë sociale, master në komunikim dhe në vitin 2008 kishte fituar doktoraturën, për punë sociale..
Kishte filluar punë në këtë Qendër, në janar të këtij viti dhe siç morëm vesh i kishte ndryshuar fytyrën për mirë kësaj Qendre të shtresave në nevojë. Kishte arritur rezultate të lavdërueshme. Me ardhjen e sajë në krye të kësaj Qëndre stafi drejtues i kishte kthyer sytë nga njerëzit, nga ata njerëz që kanë nevojë, pasi janë braktisur nga fati, apo rrethana të ndryshme jetësore, e shoqërore.
Në këtë Qendër tashmë shtresat në nevojë gjejnë ndihmë, shpresa e optimizëm për të ardhmen.
Cili është qëllimi i krijimit të Qëndrës Sociale Multidisiplinare?
Sot, një nga plagët e shoqërisë sonë është thellimi i hendekut ndërmjet shtresës së pasur dhe të varfërve, këtë fakt e theksoi në një dalje publike edhe z. Bujar Leskaj, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Data 23 shkurt është vendosur si Dita Botërore e Drejtësisë Sociale. Qendra Sociale përkrah kauzën sociale për solidarizim dhe barazi. Të gjithë së bashku mund të hedhim një hap drejt humanizmit dhe ndërgjegjësimit ndaj padrejtësive. Qëllimi kryesor i kësaj dite është garantimi i lirive dhe të drejtave themelore të njeriut në mënyrë të barabartë për të gjitha grupimet sociale pa dallim gjinie, moshe, race, etnije, feje, kulture apo paftesie njerezore.
Kështu Qendra Sociale Multidisiplinare, shkurt QSM, ka për mision përmirësimin e cilësisë së jetës të kategorive në nevojë, duke ndërtuar një sistem shërbimesh sociale me bazë komunitare gjithë përfshirës me një shtrirje sa më të gjërë territoriale, të gjitha falas.
Pra siç shihet QSM është fytyra e vërtetë e një shteti human dhe demokratik. Pa këtë shërbim nuk mund të flasim për shoqëri humane dhe demokratike.
Rezultatet e shërbimeve gjatë 6 mujorit të parë 2016, nën drejtimin e Alma Tandilit.
Drejtoresha e re, nuk gjeti kushte të përshtatshme për kryerjen e detyrave funksionale për të cilat ishte krijuar kjo Qendër, prandaj së pari ajo u interesua, mori masa dhe arriti të përmirësojë kushtet e punës.
Kështu u përmirësuan kushtet për të zhvilluar terapi me fëmijët, duke siguruar edhe mjetet e punës për këtë qëllim, të moshuarve iu sigurua shërbimi kafesë, u zgjidh problemi për furnizimin me energji elektrike, me ujë etj., plotësoi dosjet dhe evidencat e frekuentsve të cilat i gjeti me mangësi, siguroi kontakte me 11 partner dhe bëri vlerësimin e punës për nëpunësit e Qendrës.
Pasi zgjidhi këto probleme drejtoresha i ktheu sytë dhe i mbajti gjithmonë nga njerëzit e varfër nga ata që luten dhe i mbajnë sytë nga shteti dhe që tek Alma Tandili gjejnë buzëqeshjen, fjalën e ngrohtë, përkrahjen, ndihmën dhe shpresën për të ardhmen.
Gjatë 6 mujorit, nën drejtimin e Alma Tandilit, Qendra si asnjëherë më parë, ka kryer, në ndihmë të shtresës në nevojë 30 aktivitete, ose për çdo muaj 5 aktivitete, çka flet për aftësinë e konpetencën profesionale të drejtoreshës, por edhe vlerësimin dhe ndjenjat njerzore që atë e udhëheqin në punën e përditshme.
Më 11 shkurt u bë trajnim dhe informim mbi mundësinë e perfitimit të granteve në fillimin e një biznesi social. Fituesit e granteve, 35 të rinj nga kurset profesionale, do te mbeshteten dhe monitorihen nga ekspert të kontratuar nga Bashkia e Tiranes.
Më 22 shkurt të moshuarit kaluan një ditë argëtuese në ambjentet e komplepsit FAFA në Durrës së bashku me fëmijët me problem të shëndetit mendor të cilët marrin terapi pranë Qendrës. Ata luajtën anës detit, ngjyrosën, shkruajtën emrat me plastelin, kërcyen dhe shijuan drekën e sponsorizuar nga z. Fatos Cerenishti.
Me datën 1 mars, 30 gra, festuan bashkarisht ditelindjen e një frekuentueses së Qendrës, festimi ditëlindjeve të të moshuarve ka vazhduar gjatë gjith 6 mujorit.
Në festat e 7-8 marsit, u bë një urim i veçantë për frekuentuesit e Qendrës, urime që sollën atmosfere dhe gjalleri të 65 grave pjesmarrëse. Sa më shumë dashuri dhe respekt për këtë moshë.
Më datën 1 prill në prani të mbi 120 frekuentuesve, u zhvillua aktivitet në kuadër të Dites Ndërkombëtare të Autizmit. Njëmbëdhjetë ditë më vonë në prani të 20 fëmijëve dhe prindërve u zhvillua aktiviteti tjetër nga Lions Club Tirana “Autizmi flet, ndriço blu”, me pjesmarrjen e Logopedistes Kleona Caushi. Shoqëria artistike “Buzëqeshja” dha shfaqen teatrale për fëmijët e Qendrës “Masha dhe Ariu”
Në ditën ndërkombëtare për Fëmijët në Situatë Rruge, u zhvillua aktiviteti “Unë mbroj fëmijët”.
Kështu kanë vazhduar aktivitetet njera pas tjetrës:
Takim me 15 prindërit e fëmijëve që marrin terapi. Diskutime rreth problematikave që ata kanë.
Me 130 pjesmarrës është zhvilluar aktivitet me rastin e festës së Pashkëve. Më 19 maj është shtruar drekë bamirësie nga Baba Mondi.
Më 9 qershor u bë aktivitet për fëmijët e Qendrës. Hapja e sallave të terapive me mjetet e reja si dhe u shtrua një kokteil për të pranishmit.
Fëmijëve me nevoja të veçanta u janë shpërndarë 20 pako, dhurata nga Big Market, po kështu u shpërndanë pako për 70 familje në nevojë dhuratë nga ALSAR dhe është bërë vleresim socio-ekonomik i familjeve që banojnë tek Bregu i Lumit.
Më datën 15 qeshor në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Abuzimit me të Moshuarit, në prani të 110 frekuentuesve u zhvillua aktivitet në ndihmë të kësaj shtrese.
Po kështu gjatë këtij 6 mujori janë bërë një sër trainimesh nga Arsis për “Vlerësimi i qendrave sociale multidisiplinare në varësi të bashkisë”, nga shoqata “Ndihmë per fëmijët”, trajnohet ekipi i terrenit, nga Adriatic IPA”Monitorimi dhe Vleresimi”.
Trajnimet kanë vazhduar me: “Menaxhim rasti”, ”Puna me Fëmijët në Situatë Rruge”, “Drejtimi dhe Menaxhimi”, “Vlerësim Rasti”, “Etika ne Punë” etj.
* * * Drejtoreshës i kërkuam të na tregonte se cili nga nëpunëst ishte dalluar gjat 6 muajve që ajo drejtonte këtë Qendër. Por, Dajana Hoxha, terapistja e Qendrës, diplomuar në Gjermani dhe që i jep shkëlqim kësaj Qëndre me qytetarinë, inteligjencën dhe aftësitë profesionale, nuk e la në baltë drejtoreshën:
– Gjatë ushtrimit të detyrave tona primare është barazia, na tha ajo, ne trajtojmë shtresën në nevoj pa asnjë dallim, pra edhe stafi është i barabartë dhe nuk mund të bëjmë dallim.
U largova nga ajo qendër duke menduar se sa të drejtë kishte pasur Gato Kukeli, ajo që më nxiti të shkruaj për këtë Qendër, kur më tha:
-Nënë Tereza nuk ka lindur nga hiçi, ky truall ka pasardhëset e sajë të denja e një prej atyre është edhe Alma Tandili…
Faleminderit dhe nderime z. Alma në emër të gjith atyre njerëzve që i ndihmon dhe u jep shpresë për të ardhmen.* Foto-Dielli arkiv
- « Previous Page
- 1
- …
- 70
- 71
- 72
- 73
- 74
- …
- 80
- Next Page »
