Dr. Zekri Palushi (MD)
Psoriaza është një sëmundje/dermatozë kronike inflamatore e lëkurës, (jo-ngjitëse), që prek mbi 3% të popullsisë së botës. Mund të fillojë në ç’do moshë, përfshi dhe fëmijërine e hershme, por zakonisht kulminon në moshat 15-25, dhe 50-60 vjeçare.
Është një sëmundje auto-imune, ku sistemi imunitar dërgon sinjale te gabuara, e si pasoje qëlizat e lëkurës rriten me një shpejtësi 5-10 herë më të shpejtë, se sa normalisht.
Psoriaza paraqitet në disa forma, si:
Psoriaza pllakore, (Plaque psoriasis) është forma më e shpeshtë që gjindet në 80-90% të pacienteve. Karakterizohet nga pllaka/luspa të trasha, si të pluhrosura, të ngritura pak mbi nivelin e lëkurës, me pamje të inflamuar, me nuance argjendi, të vendosura në sfondin e një lëkurë të kuqe, që gjinden më shpesh në brryla, gjunjë, pjesën e poshtme të shpinës, dhe lëkurën e kokës, por edhe gjithkund tjetër. Shpesh keto pllaka mund të kruhen, ose të dhëmbin. (fig. 1).
Psoriaza Gutate, (Guttate psoriasis), prekë 8% të psoriatikve, dhe shpesh shfaqet papritmas, në një kohë të ftohët, apo gjatë një infeksioni të rrugëve të frymë-marrjes, dhe pas nje tonsilliti streptokoksik. Gjendet kryesisht në fëmijë, dhe në të rinjët. Karakteristikë të kësaj forme janë copat e vogla luspoze, jo aq të trasha sa ata të psoriazës me pllaka, që duken si pika uji të kuqe. Prekë më së shumti lekurën e krahëve, ekstremiteteve të poshtme, gjoksit, -por mund të prekë edhe fytyrën, veshët, dhe lëkurën e kokës, -por jo në palmat e duarve, apo pjesën e poshtme/plantare, të këmbëve, dhe thonjëve. Kjo formë kruhet më shumë se sa psoriaza me pllaka. (fig. 2). Psoriaza PUSTULARE, (Pustular psoriasis), është një formë më pak e zakonshme, forma e gjeneralizuar shoqërohet me skuqje (erythematoze) të lëkurës, me puçrra të shumta që duken si të qelbëzuara, mund të duken edhe si luspa deskuamuse, dhe që edhe mund të dhëmbin, apo të kruhen. Prekë më së shumti shuplakat e duarve, pjesen plantare të këmbëve, si dhe gishtat e duarve dhe të këmbëve. Mund të shoqërohet me temperature të lartë, dhe një gjendje toksike të përgjithëshme. Këta pacjent hospitalizohen, -derisa ky episodë t’ju qetësohet. (fig. 3).
Inverse psoriasis, është një formë që gjindet në palët e lëkurës si psh sqetulla, zonat inguinale, poshtë gjinjëve, zonat gluteale/vithe. Në këtë rast, lëkura duket si plagë e kuqe, e lëmuar, dhe me shkëlqim. (fig. 4).
Psoriaza erytrodermike, (Erythrodermic psoriasis). -është një formë e rrallë, por shumë serioze, që karakterizohet me një skuqje ndriçuese inflamatore të pjesës më të madhe, apo edhe të t’gjithë sipërfaqes lëkurës së trupit. Në këtë rast lëkura ç’vishet, (si lëkura që bjen nga diegia në diellë). Kjo skuqje zakonisht kruhet, ose djeg, -dhe mund të shoqërohet edhe me temperatura të pa-rregullta, që shkojnë poshtë-e-lartë, dhimbje dhe enjtje të kyçeve, dhe rrahje të shpeshta të zemrës. Prandaj këto të sëmurë duhet të shtrohen në spital. (shif fig. 5).
Psoriaza e lëkurës së kokës, (scalp psoriasis),- shifet më shpesh në vajza, -ndoshta për shkak të fenomenit Koebner, që rrezulton nga krehjet e shpeshta të flokëve. Zakonisht shoqërohet me kruarje. (fig. 6, dhe 6a).
Shfaqjet psoriatike PALMO-PLANTARE, -pra gjendet në shuplakat e duarve, dhe shputat e këmbëve. (fig. 7a/7b).
Psoriatic arthritis, -është një tip arthriti që mund të ndodhë tek psoriatikët. Kyçet e gishtave të duarve dhe të këmbëve preken më shpesh. 10-30 % e njerëzit me pustular psoriasis, ose me psoriazë te thonjëve, kanë më më shumë rrisk që të vuajn nga ky lloj arthriti, që shoqërohet me dhimbje dhe ngrirje kyçesh, por nuk shoqërohet me dobësi muskulare. (fig. 8)
Traitimi/Mjekimi sistemik i psoriazës:
Menagjimi i psoriazës ka ndryshue shumë gjatë 10-15 viteve të fundit, -sidomos me ardhjen në skenë të Mjekimit BIOLOGJIK, -me përfaqësues kryesorë (Etanercept, dhe Infliximab). Kjo ka bërë që gati të gjithë pacjentët psoriatic të jenë në gjendje ta kontrollojnë këtë sëmundje, dhe në shumë raste të arrijnë një pastrim të plotë, me shumë pak efekte anësore.
*INFLIXIMAB, (Remicade)-është më efektivi i grupit të bllokuesve TNF (TNF blocker), -jepet në infuzione IV (intra-venoze), në doza 5mg/kg, -kështu që është efektiv edhe në obezët.
*ETANERCEPT, (Enbrel).
*ADALIMUMAB, (Humira).
*USTEKINUMAB, (stelara), (IL 12 dhe IL23 inhibitor), -ka një efikasitet të madh kur jepet në injeksione sub-cutane,-45mg,- ç’do 3 muaj, për pacjentët nën 100kg. –(Ndërsa për pacjentët mbi 100kg, jepet në dozën 90mg).
*SECUKINUMAB, (Cosentyx)dhe IXEKIZUMAB, (Taltz), (IL 17 inhibitor), -jepen SC (sub-cutan), 1 x në muaj.
Trajtimi me agjent BIOLOGJIK,– është shumë më i përshtatshëm, -pasi ai ofron një rregjim më të mirë dozimi, kanë një toxicitet më të ulët, dhe kërkesa më të pakta monitorizimi me analiza gjaku.
Këshilla të përgjithëshme praktike trajtimi:
Fillimisht provohet mjekimi sistemik me METHOTREXAT+UVB phototherapy. *METHOTREXATE, -mundë të jetë 60% efektiv. -Jepet në një doze të vetme, (10-30mg), në javë, -nga goja, ose SC. Nq sky kombinim dështon, -atëhere provohet:
ACITRETIN, (Neotigason, Zetin)-vepron mirë në një numër të vogel pacjentësh, -por mund të shkaktojë disa efekte anësore si, tharje të buzëve, të lëkurës të hundës, si dhe dhimbje koke, dhimbje muskulare, dhe rënje flokësh. ACITRETIN,-(një derivate I vitaminës A), është efektiv në format e rënda dhe kryeneçe të psoriazës, -por s’duhet të përdoret kurrë në grate shtatzana.
Ndërsa CYCLOSPORINE, -vepron shpejt, dhe mund të jetë mjaft efektive, -por edhe mund të japë disa efekte anësore, -si hypertension, dhe ç’rregullime të veshkave, -sidomos kur merret mbi dy vjet. Jepet në ato raste kur duam një kontroll të shpejtë.
APREMILAST,-(phosphodiesterase inhibitor), -mund të jetë një alternative,- në vend të methotrexate, acitretin dhe cyclosporine. Ka një efektivitet si methotrexate, -por s’ka nevojë që t’monitorizohet me analiza gjaku. Efektet e mundëshme anësore janë , provokim vjelljesh/nausea, dhimbje koke, dhe diarrhoea, që mund të qetësohen pas muajt të pare të mjekimit. Kto efekte anësore mund të minimizohen, nëse fillohet me doza të vogela, si psh., me 10mg në ditë, dhe gradualisht shkohet në dozen e zakonëshme 30mg, dy here në ditë.
CORTICOSTEROIDET oral, -përdoren vetëm në formën ERYTHRODERMIKE të psoriazës, ndërsa format tjera, mund të destabilizohen nga përdorimi i corticosteroidve oral.
Po përmendi edhe JAK kinase inhibitort, që janë të aprovuar për arthritin rheumatoid, por janë duke dhënë rezultate të mira edhe në mjekimin e psoriazës, dhe arthritit psoriatic.
Trajtimi Topikal, – përfshinë: -steroidët, calcipotriol, dhe daivobet (kombinim i calcipotriol/betamethasone dipropionate).
Pregatitjet me TAR mund të jenë ndihmuese, veçanërisht për psoriazën e lëkurës së kokës, –por nga që janë jo fort të përshtatshëm kozmetikisht, -jepen me deshirën e pacjentit.
Pregatitjet Coal tar,– përdoren direct në lëkurë,-s’kan efekte ansore, dhe veprojnë mirë në kruarjet e lëkurës, dhe pengojnë mbi-shumëzimin e qëlizave të lëkurës.
Edhe pse veprojnë më ngadal, –për fëmijët janë më efektive se sa steroided topical, -dhe me kto, koha e remisioneve është më e gjatë.
Një kombinim i tar me salicilik acid, -aplikohet zakonisht 2 x në ditë. Koncentrimet gjykohen nga vendi ku do të aplikohen. Psh.,kKoncentrime më të larta bëhen për lëkurën e kokës, -ndëra koncentrime më të ulta përdoren për fytyrën, flexurat, zonat genitale. Po kështu, për psoriazën e kokës duhet të përdoren shampo me bazë tar.
DITHRANOL, përdoret në qendrat e trajtimit ditorë, por për shkak të njollave që lën, dhe irritimit, -nuk përdoret aq shumë në shtëpi. -DITHRANOL (anthralin), -0.05%, -si dhe në koncentrime të tjera si: 0.1%, ose 0.25%, ose 0.5%, ose maksimumi 2%, -për të rriturit (por sipas gjykimit mjekësor, edhe në fëmijët). Rrekomandohet më së shumti në trajtimin e pllakave të trasha.Fillohet në koncentrimet më të ulta, duke e shtuar atë, sipas tolerances dhe rrezultateve.
ENSTILAR, -(kombinim i calcipotriene/betamethasone diproprionate), -është një formulim shkumë i daivobet. Kjo formë është më efektive, sepse thithet mire nga lëkura, dhe pëlqehet edhe prej pacjentve. Calcipotriol ointment, 0.005% (vitamin D analogs),-rrekomandohet aplikimi 2 x në ditë, per jo më pak se 6 javë. E mira e calcipotriol është se nuk lenë shenja në teshat e veshjes, dhe s’ka erë,- si pregatitjet me tar.
Një kombinim i calcipotriol me një steroid me strength moderat/mesatar, i aplikuar 2 x në ditë, mud të veprojë mire. Efekti anësor më i zakonshmi mund të jetë një irritim i lëkurës, -veçanërisht kur aplikohet ne fytyrë dhe flexura.
Calcineurin inhibitors,-Tacrolimus 0.1%, vepron mire në zonat sensitive, si fytyrë, dhe sqetulla. Një efekt anësor mund të jenë një djegi dhe kruarje e lehtë, veçanërisht kur aplikohet ne pllakat e plasura.
STEROIDËT topikal, -veprojnë shpejt, por me ndalimin e mjekimit shifet ri-kthimi i sëmundjes. Megjithatë për një përjudhë të shkurtër mund të përdoret HYDROCORTISONE 1%, sidomos për pjesët sensitive të lëkurës, -ndërsa në zona të tjera përdoren corticosteroid më potent si BETAMETHASONE DIPROPRIONATE. Rrekomandohet që corticosteroidët të mos përdoren pa u perzie me TAR ose CALCIPOTRIOL, -sepse përdorimi në vehte mund të jape instabilitet. Clobetasol shampo punon mire për qetësimin e kruarjes së lëkurës së kokës.
PHOTOTHERAPIA,- (me dritë UVB), -mund të veprojë mirë, sidomos në fëmijët me një shpërndarje të madhe. -Megjithatë aspekti praktik i ktij lloj trajtimi që përfshinë atendencën 3 x në javë, për tëpaktën 3 muaj, mund të jetë sfiduese, si për pjesmarrjen në shkollë, ashtu dhe kohën e prindërve. Përveç kësaj, është e zorëshme për femijët e vegjël qe të qëndrojnë disa minuta pa-lëvizur në një kabinet të vogël e të mbyllur, -kështu që përdorimi i kësaj metode rrekomandohet më së shumti tek fëmijët e rritur, dhe adolishëntët.
Rrezultatet më të mira, nga kjo metodë, konstatohen më së shumti ne Psoriazën guttate, se sa në atë me pllaka të mëdha.
Një alternativë e mirë do të ishte ekspozimi në diell, -rrezet e të cilit përmbajnë UVA dhe UVB, veçanërisht gjatë stinës së verës. (Por mos harroni se psoriaza mund të përmirësohet nga expozimi në djellë, -por edhe keqësohet nga djegia e diellit).
Siq shifet, shumë ndryshime positive janë duke ndodhur në mjekimin e psoriazës, -dhe rrugë të reja për t’bllokuar inflamacionin e sëmundjes psoriatike janë duke u gjetur vazhdimisht.
Shumë ilaçe të reja dhe efektive, janë duke ardhur, -si psh.: BIMEKIZUMAB, -që lufton kundra dy proteinave inflamatore, (IL-17 dhe IL-17F), -me një efikacitet deri në 90%.
Megjithatë, psoriatikët prap duhet ti kushtojne vemendje stilit të jetës, dhe paksimin e faktorve të rriskut për sëmundjen metabolike, (mbi-peshë/obezë, -apo grumbullimi i dhjamit në bark, kolesterol të lartë, Diabeti I tipit 2, hypërtension.
Ndërsa faktor që mund të keqësojnë apo precipitojnë psoriazën, mund të jenë:
*infeksionet, sidomos ata që shkaktohen nga Streptococu i grupit A, *traumat, stresi fizik dhe emocional, djegiet nga dielli, menopauza, disa ilaçe, (NSAIDs, Lithium, beta-bllokuesit, cotraceptivët oral). *Koha e ftohtë, (psoriaza keqsohet në dimër).
Është e rëndësishme që të shpjegohet natyra gjenetike dhe kronike e psoriazës. Qëllimi i mjekimit është që t’kontrollojë shenjat, por fatkeqësisht, -akoma s’ka një kuro shëruese për psoriazën. Bile siq vihet re, psoriaza krijon edhe një tolerance ndaj mjekimit, -prandaj strategjia më e mire e mjekimit, ngelet përdorimi i kombinimeve të ndryshme me rrotacion.
Përfundoj duke ju uruar me shumë rrespekt dhe përzemërsi të thelle, -të gjithë Shqipëtarve, -kudo që janë, -një festim Krishtlindjesh të mrekullueshme në ngrohtësinë dhe dashurinë e familjeve të tyre, -dhe gjatë këtyre ditëve të shejtnuara, të luten me shpresën që Viti i Ri 2022, -të na sjellë prapë, vlerat e humbura njerëzore, -si dhe liritë dhe demokracinë e vjedhur, gjatë viteve 2020-2021.
Dr. Zekri Palushi (MD)