• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, humbje e thellë ndaj Kroacisë, 0:6

October 6, 2016 by dgreca

 

1-kosove-kroaciKosova ka pësuar një humbje të thellë nga Kroacisë me rezultat 0:6.  Tre jolat janë shënuar që në pjesën e parë nga Mandzukic dhe tre të tjerët në pjesën e dytë.

Për gjatë gjithë minutave, Kosova dukej e pafuqishme në përballjen ndaj skuadrës kundërshtare.

Ndeshjen e parë si mikpritëse, Kosova e luan në Shkodër dhe ëndërroi një fitore ndaj Kroacisë.  Në përballjen e parë Kosova barazoi me Finlandën dhe shpresoi se do të merrte një rezultat pozitiv edhe ndaj Kroacisë.

Edhe në minutat e para të pjesës së dytë, Kosova nuk ka mundur që të shkurtojë rezultatin ndaj kundërshtares së saj.

Filed Under: Sport Tagged With: 6 me 0, humbje e thelle, Kosovë-Kroaci

KOMBËTARJA KUQ E ZI PËRKOHËSISHT KRYESON GRUPIN “G”

October 6, 2016 by dgreca

 

de-biasiJAHMIR HYKA, VLERESOHET NGA UEFA SI “LOJTARI I NDESHJES”/

1-hyka-njeriu-ndeshjes

Kombëtarja kuq e zi  me De Biasin në krye arriti të përmbushë synimin duke siguruar fitoren ndaj skuadrës modeste të Lihtenshtejnit, e cila në përgjithësi u shërben skuadrave të mëdha për të rregulluar golaverazhin.Kuqezinjtë siguruan një fitore të pastër 2 me 0 në fushën e Lihtenshtejnit, c’ka bën që kuqezinjtë të sigurojnë pikët maksimale pas dy ndeshjesh, në Eliminatoret e Botërorit 2018 dhe të kryesojnë grupin.

Në ndeshjen e sotme të zhvilluar në “The Rheinpark Stadion”, goli i parë erdhi nga një kros i Roshit në zonë dhe aty mesfushori Jahmir Hyka gjuan fort me kokë, portjerit i shpëtoi topi nga duart.Goli i dytë pati për arkitektë dy shkodranët, kur krosimi i Elseid Hysaj gjeti kokën e Bekim Balajt, i cili një minutë më parë kishte humbur një mundësi të artë, ku gjuajtaj e tij e rrezikshme u prit nga portiere vendas. Pra 2 me 0.

Traineri De Biasi u shpreh pas ndeshjes “Është një ndeshje që luajtëm mirë, por mund të luanim edhe më me shumë kualitet. Morëm një rezultat që na jep besim në të ardhmen dhe që nuk është i lehtë të merret.  Luajtëm ndryshe këtë herë, ashtu siç edhe kemi bërë kohët e fundit.  Por me vjen mirë që bëmë gol dhe sidomos Balaj, që kishte nevojë të vazhdonte në ritmin e ndeshjeve të mira që ka bërë kohët e fundit.  Kjo për mua është një kënaqësi e madhe”, vleresoi De Biasi. Traineri vleresoi Jahmir Hyken, i cili i vleresua edhe nga UEFA si njeriu i ndeshjes.

Ndërkohë për grupin tonë luhej në Torino dhe në Shkup. Italia vendase në Torino arriti të barazojë Spanjën me penallti, 1 me 1. Golin për Spanjën e realizoi Vitolo, ndërsa për Italinë rezultatin e barazoi De Rossi.

Në Shkup, në kohën shtesë Maqedonia e kishte mudnësinë e artë të barazonte me penallti, por që u prit nga portieri izraelit. Kjo ndeshje përfundoi 2 me 1 për Izraelin.

Filed Under: Sport Tagged With: Kuqezinte, udheheqin Grupin G

Gianni De Biasi:”Jam i lumtur te drejtoj Kombetaren Shqiptare”.

September 29, 2016 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/Pak dite perara perballjes me Lihtenshtenin dhe Spanjen tekniku i Kombetares Shqiptare Gianni De Biasi gjate nje interviste per faqen e njohur sportive Tuttomercatoweb mbi ekipet italiane te futbollit te cilat marrin pjese ne Ligen Europiane u pyet edhe per Kombetaren e Shqiperise. Gjate kesaj interviste Gianni De Biasi  deklaroi se :”Kemi nje seri ndeshjesh. E para u duk e lehte. Tani do te perballemi me Spanjen qe eshte rikthyer ne nivelet e saj te larta ashtu si pak vite me pare dhe qe ka ne organiken e saj lojtare te jashtezakonshem me emra te tille si Diego Costa, David Silva apo Jordi Alba”.. Nderkohe mbi lajmet e perhapura se ekipi kroat i Dinamos se Zagrepit ka kerkuar qe De Biasi te marre drejtimin e skuadres, tekniku Italian u pergjigj:” Nuk kam patur asnje oferte ne Dinamo e Zagrepit. Une kam nje kontrate me FSHF dhe jam i  lumtur te drejtoj kombetaren shqiptare. Kam ndermend te respektoj impenjimin tim”. Kombetarja e Shqiperise do te luaje me 6 Tetor ne ora 20.45 me Lihtenshtenin ne Lihtenshtenj dhe tre dite me vone me 9 Tetor me Spanjen ne Shkoder ne ora 20.45.  Pritet qe keto dite tekniku De Biasi te beje te ditur edhe listen e futbollisteve qe do te thirren per keto dy ndeshje. Me interes prite te shikohen nese sulmuesi Armando Sadiku do te jete ose jo ne dispozicion te kuqezinjeve kjo pasi pak dite me pare ai u demtua gjate nje ndeshje ne kampionatin zvicerian.

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, De Biasi:, Kombetarja Shqiptare

Aleksander Čeferin President i ri i UEFA-s. Lamtumira e Michel Platini

September 14, 2016 by Administrator

Nga Albano Kolonjari,

Aleksander Čeferin do te jete President i ri i UEFA-s. Ish-Presidenti i Federates Sllovene te Futbollit fitoi zgjedhjet  pas votimit qe u be ne Kongresin e UEFA-s te po zhvillohet ne Athine. 48 vjecari Aleksander Čeferin morri 42 vota, ndersa rivali i tij per kete post  Presidenti i Federates Hollandeze Michael Van Praag morri 13 vota. Aleksander Čeferin zevendesoi ne kete post ish Presidentin Michel Platini i cili eshte denuar nga gjykata sportive CAS ne Lozane per nje periudhe 5 vjecare. FSHF ne kete Kongres perfaqesohej nga Presidenti i saj Armondo Duka, ndersa Federata Kosovare e Futbollit Fadil Vokrri. Pas votimit Presidenti i FSHF Armando Duka uroi Aleksander Čeferin. “Ju uroj per detyren e larte, qe ju besoi ky kongres dhe shpresoj qe ne drejtimin tuaj institucioni i futbollit europian, te ece perpara drejt sukseseve te reja”. Interesant eshte fakti qe ne kete Kongres ish presidenti Michel Plati i akuzuar per korrupsion u paraqit perpara delegateve me leje te posaqme nga FIFA. Ai theksoi edhe nje hete faktin qe eshte i pafajshem. Pavaresisht nga deklaratat e tij Michel Plati nuk do te jete pjese e futbollit per pese vitet e ardheshme, duke shuar keshtu “yllin” qe shkelqente ne fushat e blerta ne menyre shume te keqe. Gjithashtu mesohet se FSHF dhe FFK votuan ne favor te Aleksander Čeferin.

***

Čeferin elected as UEFA President

1-ceferin_1409getty_875Slovenian Aleksander Čeferin has been elected as UEFA’s seventh President at the Extraordinary UEFA Congress in Athens, taking 42 votes to Michael van Praag’s 13.

by Mark Chaplin from Athens/

Aleksander Čeferin has been elected as UEFA’s seventh President at the European body’s Extraordinary Congress in Athens.

The 48-year-old Slovenian received 42 votes from UEFA’s member associations, against 13 votes for the other candidate, Michael van Praag (Netherlands).

In taking the helm of European football, Čeferin follows Ebbe Schwartz (Denmark), Gustav Wiederkehr (Switzerland), Artemio Franchi (Italy), Jacques Georges (France), Lennart Johansson (Sweden) and Michel Platini (France), who have all served as UEFA President since the body was founded in 1954.

Čeferin was born in Ljubljana, Slovenia on 13 October 1967. A graduate of Ljubljana University’s law faculty, he went on to work for his family’s law firm and developed a special interest in representing professional athletes and sports clubs. He later took over the role of company director.

He first took a formal interest in local football in 2005 through his work with the executive board of KMN Svea Lesna Litija, one of Slovenia’s most successful futsal clubs. He has also been a member of the executive committee of amateur side FC Ljubljana Lawyers since 2005.

A married father of three, fluent in English and Italian, Čeferin was elected as Football Association of Slovenia president in 2011. He has also served as a second and third vice-chairman of the UEFA Legal Committee since 2011.(UEFA.com)

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Čeferin President i ri i UEFA-s

Në Çikago u organizua turneu në futboll,,Diaspora Shqiptare 2016,,

September 5, 2016 by dgreca

2 Chikago

Nga Skënder Karaçica/

Në organizim të KF,,Albanian Stars,,në Çikago u organizua turneu në futboll,,Diaspora Shqiptare 2016,,ku përmes lojës së futbollit morën pjesë katër ekipe nga Detroiti dhe Çikago.Këtë manifestim sportiv i pari i këtij lloji që organizohet në Çikago e shpalli të hapur kryetari i KF,,Albanian Stars,,Mugni Isa që për sportdashësit  shqiptaro-amerikan njihet një nga organizatiorët dhe nusmëtari për të mbajtur të fortë në Ligën Nacionale të shtetit të Ilinoisit ekipin e të rinjve kuq e zi.Në fushën e gjelbërt u bë një kolazh i bukur i lojës së futbollit dhe përmes tingujve të muzikës shqiptare,futbollistët s e rinj shqiptaro-amerikan treguan lojën e bukur të futbollit dhe për të pranishmit ishte kënaqësia e tyre,u shprehën në fund të këtij manifestimi sportiv në Çikago.

Në turneun sportiv në Çikago morën pjesë katër ekipe:KF,,Albanian Stars,,KF,,Forca Besa,,KF,,Kosova,,dhe KF,,Besa që e kurorëzuan me sukses turneun sportiv.Për më të mirët nuk munguan shpërblimet,djemtë kuq e zi të KF,,Drita,,e morën me meritë vendin e parë,të dytin kuqe zi nga Çikago dhe të tretin KF,,Kosova,,.Porjteri më i mirë u shpall Rasim Ramani dhe sportisti Nik Gjonaj nga Detroiti.

Vitin e ardhsëm mikpritës i manifestimit sportiv në futboll,,Diaspora Shqiptare 2017,,do të jetë KF,,Drita,,nga Detroiti.Përmes duartrokitjeve u përmenden emrat e sportistëve të dalluar që e ndihmuan organizimin e mirë të këltij manifestimi sportiv në lojën e bukjur të futbollit në Çikago:Alil Sherifi,Rasim Xhemajli,Tahir Ajroja,Agim Sejdini,Xhafer Lika me të tjerët.

Për fund duhet theksuar se Komuniteti Shqiptaro-Amerikan bashkë me organizatat tjera dhe të ekonomisë së bisneseve dubhet të ndihmojnë KF,,Albanian Stars,,që të qendrojë e fortë në Ligën Naciinale të Futboillit në shtetin e Ilinoisit,me një traditë tashmë të gjatë të lojës së futbollit në Çikago dhe krenari i brezave të rinj shqiptarë që kanë lindur dhe po rritën në Amerikë.

 

Filed Under: Sport Tagged With: Chikago, Diaspora Shqiptare 2016, Skender Karacica, turneu në futboll

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • …
  • 116
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT