Nga Albano Kolonjari ”
“Eshte nje kenaqesi e vecante pasi jo shpesh here na qellon te jemi ne krye. Kalendari na ka fovarizuar kete. Jam i lumur per djemte kuqezinj. Por mos harrojme qe beteja vazhdon. Ne anet tona ne Itali thuhet qe te vdekurit numerohen ne fund te betejes”, shprehet pas ndeshjes Giani De Biazi. Shqiperia fitoi ndeshjen e dyte duke qene perkohesisht ne krye te grupit me 6 pike. Tekniku Giani De Biazi kerkon te mbaje futbolliste me “kembe ne toke”. Beteja fillon te djelen ne ndeshjen kunder Spanjes. Sipas teknikut De Biazi kalendari na ka favorizuar ne kete fillim eleminatoresh.
Formacionet zyrtare
Lihtenshtejn: Jehle, Kofman, Gopel, Oehri, Burgmajer, Vajzer, Polverino (Reshtajner 46′), Salanoviç (Kuhne 73′), Hazler, Gubzer (Frik 60′), Byçel
Trajner: Rene Pauritsh
Shqipëri (4-4-1-1): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji; Roshi, Kukeli (Basha 44′), Abrashi (Lila 46′), Llullaku (Cikalleshi 69′); Hyka; Balaj
Trajner: Xhani De Biazi
Gjyqtar: Tamas Bonjar (Hungari)
KV: Bugmajer 81′, Oehri 84′, Frik 88′ / Hyka 80
Kemi pare nje skuader me sulmuese ne keto dy ndeshje?
Ne eleminatoret e Kampionatit Europian kemi luajtur ndryshe. Ndersa ne keto dy ndeshje te eleminatoreve te Kampionatit Boteror kemi tentuar qe lojen ta bejme ne duke patur ne fushe nje skuader me sulmuese . Ishte nje ndeshje e veshtire. Ishte nje ndeshje qe duhet ta fitonim ne cdo menyre. Luajtem me nje skeme ndryshe . Kemi luajtur me shume lojtare me tipare sulmuese. Por kur luan me lojtare te tille nuk duhet menduar qe do te shenosh me shume. Persa i perket lojes, ne castet benim levizjet e duhara dhe ne kohen e duhur ishim te rrezikshem. Ndoshta gabuam ne pasin e fundit/ por deri aty shkonim shume mire, dhe ne moment qe luanim jashte asaj qe kishim pergatitur ndeshjen hasnim me veshtiresi.
A dhane lojtaret 100% te mundesive te tyre?
Jam i kenaqur nga ato qe dhane lojtaret ne fushe. Ne koferencen per shtyp para ndeshjes thashe se do te isha i kenaqur edhe me 1-0. Kjo eshte nje skuader qe fitoren mund ta gjesh me veshtiresi. Kete ata e treguan edhe ne ndeshjen me Spanjen e cila e ashtu sic ne e mbylli pjesen e pare 1-0. Ne pjesen e dyte patem kater raste per gol. Por ishte merite e portierit te tyre qe ne nuk shenuam me shume. Me vjen keq qe Cikalleshi nuk shenoi sepse kjo do ta ndihmonte psikolligjisht.
A jeni dakord me mendimin se mesfusha shfaqi probleme duke mos patur lojtaret e duhur..
Nuk isha i shume kenaqur me mesfushen ne pjesen e pare. Nuk arritem te vertikalizonim topat nga krahet . Ne pjesen e dyte me Bashen dhe Lilen luajtem me mire. Duke marre lojen nga krahet dhe duke qene me solide ne loje. Mos aktivizimi i Kaces apo lojtareve te tjere ka te beje me ndeshjen e se dieles (me Spanjen) dhe asaj qe ne si staf lexojme ne fushen e lojes.
Lluaku?
Llulaku beri nje loje te mire pasi nuk eshte e lehte qe te luash ne nje ekip pa patur njohje me shoket e skuadres pasi rikthehej pas nje kohe shume te gjate. Me vjen keq qe nuk shenoi me rastin qe ju paraqit ne pjesen e pare.
Jemi ne vend te pare . Kemi lene poshte Italine?
Eshte nje kenaqesi e vecante pasi jo shpesh here na qellon te jemi ne krye. Kalendari na ka fovarizuar kete. Jam i lumur per djemte kuqezinj. Por mos harrojme qe beteja vazhdon. Ne anet tona ne Itali thuhet qe te vdekurit numerohen ne fund te betejes.