• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rafail Dishnica-GËRNJOTI- Kampioni i Amerikës Latine

October 8, 2016 by dgreca

1-kampioni

Ne Foto:Kampioni i Amerikës Latine,Rafail Dishnica-GËRNJOTI-1-familjaRafail Dishnica-GËRNJOTI- Kampioni i Amerikës Latine, BABAI I BOKSIT SHQIPTAR/

 Nga Vangjel Simaku/

 Ai quhej Rafail Dishnica – Gërnjoti. Rridhte nga një familje vllahe nga Frasheri i Përmetit. Lindi pikërisht te ky fshat me emër të madh, Frashër, në vitin 1902. Më pas familja shpërngulet dhe u vendos në fshatin Dishnicë të Korcës, nga ku buron edhe mbiemri i tij. Kur Rafaili ishte ende i vogël, emigroi bashkë me familjen drejt Amerikës Latine, në  Argjentinë, ku shumë shpejt do të shdërrohej  në kampionin e saj. Rafail Dishnica-Gërnjoti,  ishte një talent i rrallë në sportin e boksit. Dallohej vecanërisht për forcën goditëse dhe  befasitë, aq të domosdoshme në këtë sport. Në krejt ndeshjet e të rinjve zhvilluar në vitet ’20-të në Argjentin,  ai doli  fitues. Ra shumë shpejt në sy të trajnerit të shquar argjentinas, Migrales,  i cili do ta stërviste me shumë  kujdes kampionin e ardhshëm, duke u ndeshur me boksierët më të mirë të atij vendi. Tri herë rradhazi  i riu  i talentuar do të fitojë titullin kampion i Argjentinës,  për peshën e mesme. Sukseset erdhën   njëra pas tjetrës. Tashmë boksier profesionist, ai do të ndeshej me figura të shquara të  boksit botëror në Argjentinë, Brazil, Uruguai, Kili , Bolivi, Ekuador etj. Në ndeshjen e zhvilluar në vitin 1931-ë, në Rio de Zhaneiro fitoi titullin “Kampion i Amerikës Latine “.

Por më 1937-ë, kampioni latino-amerikan kthehet në Korcë. I patën propozuar të merrte nënshtetësinë argjentinase,  por ai nuk pranoi. Toka e të parëve e tërhiqte si me magnet. Ai u kthye  në Shqipëri për të vazhduar këtu rrugën e suksesit.  Rafail Dishnica-Gërnjoti, ishte jo vetëm boksieri- themelues i këtij sporti të bukur e guximtar në Shqipëri, por edhe traineri dhe edukatori i aftë. Rafaili  martohet dhe pati shtatë  fëmijë, nga të cilët katër djem, dhe që  të gjithë u bënë boksierë. Traineri i tyre i parë pa dyshim ishte ai vete; “Mjeshtri i Merituar i Sportit “. Në Shqipëri u ndesh me figura të shquara të boksit shqiptar si Sotir Polena,  Pandi Shano, Ali Kastrati, Thanas Qafzezi, si dhe me figura të shquara botërore si;  gjermanin Arthur Ëinter, maqedonasin Vllado Markovic, kampionin e Greqise Janis Milopotamitaqis, serbin Mihal Celik, etj .

Korcarët i mbajnë  mend ndeshjet e tij të mrekullueshme, goditjet e tij të rrufeshme, të shoqëruara nga zërat në kor të tyre: ” Denju Rrapo ! ” ( vllahisht: Bjeri Rrapo ! )

Por jeta për Kampionin latino-amerikan dhe babain e Boksit Shqiptar nuk ka qenë  gjithnjë fushë me lule. Familja njohu persekutimin e gjatë, kur njëri prej djemve të tij boksier, i famëshmi Dhori  GËRNJOTI,  kampion edhe ai,  tenton të arratiset.

Pasojat gjithkush që ka jetuar në atë sistem i merr vete me mend.  Por Rafail Dishnica,  megjithë titujt botërore,  dhe titullin e mjeshtrit në boks, që i meritoi, nuk mori asnjëherë vlerësimet e duhura sa ishte gjallë. Edhe pas vdekjes figura e tij nuk u vlerësua sic duhej e sic e meritonte,  Babai i Boksit Shqiptar. Mbaj mend se në një aktivitet , organizuar në periudhën e demokracisë, nga i biri i tij,  Thimi Gërnjoti, pushtetarët e rinj të Korcës, nuk patën kohë të vinin e të nderonin sic duhet këtë figurë të paharrueshme të sportit shqiptar .

Sot mungon një përmendore e Rafail Dishnicës, në qytetin e kulturës,  në Korcën e tij, që ai e deshi dhe i dha aq shumë. Mungojnë dhe përmendoret e bamirësve të shquar Lakce e Turtulli , që bënë aq shumë për këtë qytet. Paturpësisht  dhe paradoksale ngrihen shtatore njerëzish, që nuk e meritojnë t’u përmendet as edhe  emri. Por pavarësisht kësaj,  emrat e bijve të shquar të saj,  Korca ka kohë që i ka gdhendur në memorjen e saj historike .

Këtu pa dyshim një vend të merituar ka edhe kampioni i kampioneve, i madhi Rafail Dishnica -Gërnjoti, -Babai i Boksit Shqiptar.

 

Filed Under: Sport Tagged With: i Amerikës Latine, Kampioni, Rafail Dishnica-GËRNJOTI- KRfail Dishnica

Flet “Albanian Bear – Ariu Shqiptar”, Kampioni që nuk njeh rivalë

September 18, 2014 by dgreca

Quhet Reshat Mati ose “Ariu Shqiptar” dhe nuk njeh rivalë, duke fituar trofe të shumtë në SHBA e botë/
Nga BEQIR SINA – Staten Island NYC/
STATEN ISLAND NY : Gjatë këtyre dy dekadave të fundit kam pasur rastin për të shkruar në lidhje për shumë fëmijë të shqiptarëve në Amerikë,. Bëhet fjalë për talente dhe fëmijë të suksesshme – fëmijë që edhe pse ka lindur në Amerikë, por janë më se krenar shqiptarë, dhe kanë arritje befasuese. Ndonjëri prej tyre ka ngjitur shkallët e suksesit dhe arritjeve deri në rang kombëtar në SHBA, dhe ndonjëri prej tyre edhe shkallë ndërkombëtarë. Çdo njeri prej tyre ka qenë një djalë apo një vajzë e vogël – shqiptari në Amerikë, i cili porsi nga një “det me peshk” del mbi fëmijët Amerikan – si një delfin “. Aq sa ndonjërit prej tyre është ‘peshkuar” edhe nga shtypi Amerikan, i cili ka kushtuar vëmendje të veçantë, duke përfshirë , edhe mendimet e trajnerëve, specialistëve, ekspertëve, komentatorëve , artdashësve, dhe sportdashësve, në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rasti për të njohur një fëmijë shqiptarë është edhe ky i Reshat Matit. Një fëmijë i cili veçse 15-vjeç, është mjaft i mirë për tju prezantuar, si një fëmijë tjetër shqiptarë. Fëmijë që po çuditë, fëmijë shqiptarë i cili po shkëlqen në sportin Amerikan, dhe është krenar të dalë në ringun amerikan me bluzën me flamurin kuq e zi. Ai është pikërisht Reshat Mati, i njohur këtu në SHBA, si “Albanian Bear – Ariu Shqiptarë”, një 15 vjeçar, që tashmë është një kampion bote, në Kickboxer, Muay Thai dhe “luftëtar” në Grappler, në Shtetet e Bashkuara, kampion kombëtarë në boks fitues i Dorezave të Argjenta (nëpërmjet vlersimit të MMA TKO).
“Ariu shqiptar” është emri që po bën bujë në artet parciale në Amerikë, por jo thjesht për sukseset, të cilat nuk i ka të pakta. Ai është vetëm 15 vjeç tani, dhe konsiderohet si fëmija-mrekulli në boks dhe arte parciale. Është kaq i avancuar në të gjitha disiplinat që stërvitet, sa që është praktikisht i pamposhtshëm. Është kampion i Amerikës në boks dhe shkëlqen në sportet Muai tai, kickboxing boksin dhe mundje.
I biri i dy prindërve nga Dibra e Madhe – quhet Reshat Mati, dhe jeton në ishullin njujorkez Staten Island në dhe shpreson që në vitet e ardhshëm e gjithë bota të dëgjojë për të. Duket në rrugën e duhur, pasi deri tani nuk ka pësuar asnjë humbje në kikboks, boks e Muai tai. Babai i tij, Adrian Mati, tregon se i biri, prej katër vjetësh, është kampion bote në kickboxing, ndërkohë që është kampion i Amerikës Veriore në Xhui Xhitsu.
Megjithëse ka fituar gjithë këta tituj, Reshati nuk ndryshon nga moshatarët e tij më pak të famshëm, për shumë gjëra. Për shembull, ende bëhet nervoz kur nuk ia arrin për diçka në sy të babait, i cili e ka stërvitur që kur ishte në kopsht. “Dua t’i provoj babait se jam i zoti në boks”, thotë Reshati. Por, nga ana tjetër, rreth tij është ngritur shqetësimi i ligjshëm për shëndetin e tij, duke pasur parasysh numrin e goditjeve që merr në kokë. I ati këmbëngul se familja e kupton rrezikun e ushtrimit të sporteve të rëndë. “Nëse shoh që im bir goditet rëndë apo po rrihet keqazi në ndonjë ndeshje, do ta ndaloj ndeshjen menjëherë”. Deri tani nuk ka pasur asnjë problem, thjesht sepse 15-vjeçari nuk është mundur asnjëherë. Kur të ndodhë, me siguri që do të ngrihen pyetje, por, duke parë rrugën e tij deri këtu, me siguri që ajo kohë do të vonojë të vijë.
Gazeta jonë foli eskluzivisht me “Ariu shqiptar”
Si e keni filluar kik-boksin ……..?
Kam filluar me karate në moshën 4 vjeçare dhe një herë kam marrë rripin e zi për t’u zhvendos për në ring në fillim me kikboksin, dhe tani me boksin. Jam i pasionuar pas Muay tajlandeze, MMA, delikuenca braziliane xhicu dhetani bëj edhe mundje – romake.
Çfarë është ajo që ju bëri të bini në dashuri me sportet e vështira kik- boksin?
…… Kam ra në dashuri me këto dy sporte të vështira – kikboks dhe boks, sepse, unë kam pasu trajnerë të mëdhenjë dhe mua më gëzojnë punët e vështira ndjhem me i lumtur kur fitoi në këto dy lloj sporti. Kur i kam fituar dyluftimet dhe jam bërë i pamposhtur kam bër që të më adhurojnë sa mëshumë fansa për atë që unë jam duke bërë, sepse unë e ndjejë se jamë duke bërë më të mirën qysh në këtë moshë.
Çfarë do të bënit për të ruajtur një gjendje të tillë të mirë psiko-fizike në ring ?
Për të ruajtuar një gjendje të madhe fiziko – psikike, zhvillojë një trajnim të fortë të cilin unë e filloi qysh në mëngjes me një vrapim në natyrë me 6 milje dhe 6 orë në ditë trajnim.
Më tregoni për ndeshjen tuaj të parë? ……
Ndeshja ime e parë ishte kickboxing në moshën 7 vjeç dhe atë e fitova. Ai dyluftim shkoi shumë mirë dhe shkoi rrugën time aq sa më nxiti të mos i ndahem dhe të jem më kërkues ndaj vetes i motivuar se do të jemë edhe më i mirë.
Kush është boksieri juaj i preferuar?
Dhe boksieri im më i preferuar është Muhamed Ali
Cila është jeta juaj në shkollë ?
Unë jam tani Junior në Shkollën e Mesme dhe kam synim shkollën e lartë. Unë jam duke mësuar shumë mirë. Sepse, pa u ndarë nga boksi unë dua të shkoj në kolegj. Unë dua të të marrë një arsimimin të lartë dhe të vazhdojë të bëhem një ” luftëtar” i madh dhe shpresoj që të bëhem
Më lejoni të pyes pak pas ndeshjes së fundit me Mike Ayeboafo Lufta ime me Mike Ayebosfo shkoi shumë mirë. Unë definitivisht besoj se kam fituar luftën. Megjithëse, mund të bëja një boksim edhe me mënyrë më të mirë – por sidoqoftë ndihem mirë me atë që arrita – ndeshje të tjera më presin
A mund të pyes për atë si ndiheni si shqiptar ? Sigurisht po! e pelqej këtë pyetje, kur ma drejtojnë gazetarët për të treguar ashtu si kam emrin dhe si e demostroi në ring se jam SHQIPTAR! .Unë jamë shqiptarë sepse kam lindur shqiptar me trashëgiminë e Madhe Shqiptare.Prindërit e mi janë të dy shqiptarë , gjyshërit e mi janë shqiptare dhe e gjithë trashëgimia edhe këtu në Amerikë janë shqiptarë. Unë jam krenar që jam shqiptar. Mbajë Shqiponjën dhe flamurin Shqiptarë me krenari dhe mburrem me ato në çdo ndeshje.

Filed Under: Sport Tagged With: Ariu Shqiptar", Beqir Sina, Flet "Albanian Bear -, Kampioni, që nuk njeh, rivalë

Artikujt e fundit

  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”
  • DEMOKRACIA E POLITIKA: PËRFUNDIMET E PAPARASHIKUESHME TË LUFTËS
  • DUKE MEDITUAR PËR CAMAJN, KOLIQIN, FISHTËN… 
  • Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren
  • PSE SHQIPTARËT DUHET TA KUNDËRSHTOJNË “BALLKANIN E HAPUR”?
  • KONICA- NJË STEKË AKOMA E PAKAPËRCYER NGA AMBASADORËT SHQIPTARË NË WASHINGTON
  • TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË
  • DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN
  • PROF. MUHARREM DRAGOVOJA IN MEMORIAM
  • NJË YLL MË SHUMË
  • RINOR GASHI  NJË  BOKSIER I RI, NË ARTIN MARCIAL MMA, QË SYNON TË ARRIJ MAJAT E FITORES ME ZEMËR SHQIPTARI
  • PUTINI A DO T’A KETË LEXUAR HERODOTIN?
  • VISAR ZHITI LAUREAT I ÇMIMIT TE MADH NE FESTIVALIN BOTËROR TË POEZISË “MIHAI EMINESCU”
  • DE OMNIBUS DUBITANDUM / POEZI NGA ALFONS GRISHAJ

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT