• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vesa Ibrahimi, karateiste e vitit

February 9, 2016 by dgreca

Nga Ismet Azizi/
Vesa Ibrahimi gjilanasja që ka lindur në Zagreb të Kroacisë (25.12.2001), është nxënëse e klasës VIII/2 në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, ku përveç që është nxënëse e dalluar në mësime, dallohet edhe në sport, pasi ajo për vitin 2015 është përzgjedhur karateistja më e mirë në Kosovës për grupmoshat e reja.
Vesa që nga shtatori i vitit 2010 ushtron sportin e karatesë dhe është anëtare e klubit të karatesë “Drita” i cili është i themeluar në vitin 1972 dhe i cili njëherësh është klubi më i vjetër i karatesë në Komunën e Gjilanit si dhe një ndër klubet më të vjetra të karatesë në Kosovë.
Vesa për një kohë të shkurtër në sportin e karatesë tregon shkathtësi të larta dhe brenda këtyre 5 viteve sa merret me karate arrin të bëhet kampione e katërfishtë e Kosovës, kampione e dyfishtë mbarëkombëtare, kampione e katërfishtë e turneut mbarëkombëtarë “Adem Jashari”, nënkampione botërore në WSKU-së, nënkampione evropiane e dyfishtë në WSKU, nënkampione e kupës së botës në WSKU, nënkampione evropiane në IMAF, etj.
Që nga viti 2011 merr pjesë edhe nëpër gara të karatesë si nëpër Kosovë po ashtu edhe nëpër Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri, Serbi dhe në shtet të tjera të rajonit ku po ashtu ka arritur rezultate kulmore. Për nga numri i medaljeve të fituara nëpër këto gara ajo i është ofruar numrit 100.
Vesa Ibrahimi edhe pse në moshë është akoma e re, ajo 4 viteve të fundit është një ndër karateistet më të mira për grupmosha të reja në Kosovë. Vesa, për rezultatet e arritura në vitin 2015 nga Federata e Karatesë së Kosovës shpallet zyrtarisht karateistja më e mirë në Kosovë për grupmosha të reja.
“Kam shumë njerëz që janë meritorë për suksesin tim, por do veçoja prindërit e mi, trajnerin tim të pare Idriz Musliu, dy ish trajnerët e mi Selami Haziri dhe Agron Tosuni dhe trajnerët e mi te tanishëm Blerim Hajdari dhe Hazir Mustafa. Secili në mënyrën e vet ka bërë që unë sot të jem këtu ku jam. Me këtë rast i falënderoj dhe gjithmonë do të kenë respektin dhe mirënjohjen time për mundin e tyre” thotë Vesa tejet modeste.
Kujdestarja e klasës profesoresha Hanumshahe Zeka është tejet e kënaqur që në klasën e sajë ka një nxënëse çfarë është Vesa Ibrahimi. “ Vesa është e veçantë. Dallohet nga nxënësit tjerë si për nga kultura, sjellja, por edhe për nga suksesi. Është shembullore në çdo aspekt”.
Të gjithë shoqet dhe shokët e sajë, i gëzohen sukseseve të Vesës në garat sportive, Ata shpresojnë se shumë shpejt Vesa do t’i përfaqësojë edhe në arenën ndërkombëtare , jo vetëm ata, por sportistët mbarëkombëtarë.

Filed Under: Sport Tagged With: Ismet Azizi, karateiste e vitit, Vesa Ibrahimi

Xhudistja Majlinda Kelmendi e fitoi edhe një medalje të artë

February 7, 2016 by dgreca

Sportistja kosovare, Majlinda Kelmendi, mbrëmë e ka fituar edhe një medalje të artë. Xhudistja Kelmendit, ka fituar në finale të turneut Grand Slam në Paris, duke e mundur rivalen nga Rumania, Andreea Chitu.
Driton Kuka, trajneri i Majlindës, këtë fitore e ka vlerësuar si një të arritur të madhe për xhudon dhe shtetin e Kosovës.
“Prapë e artë, Majlinda dridh Parisin, ngadhënjen në finale për gjysmë minute”, ka shkruar Kuka në rrjetin social Facebook.
Fitoren e Majlindës e kanë përshëndetur dhe mirëpritur shumë sportistë dhe politikanë.
Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në rrjetin Facebook se “s’ka më mirë se festimet e 8-vjetorit të pavarësisë t’i nisim me fitoren e Majlindës. Ishte e pakonkurrencë në Xhudo Grand Slam të Parisit dhe na bëri krenarë të gjithëve”.

Filed Under: Sport Tagged With: fiton medaljen e Arte, Majlinda Kelmendi

Welcome Shkelzen Gashi !

February 2, 2016 by dgreca

*Shkelzen Gashi, firmosi për 4 vjete me Colorado Rapids në SHBA/
*Shkelzen Gashi është ftbollisti i dytë shqiptar që vjen nga Europa në super Ligën Amerikane MSL, pas bombierit shkodran Hamdi Salihut që luajti me Washington D.C/
Nga Beqir Sina/
CLOLORADO : Futbollisiti kuqezi Shkelzen Gashi, ka firmosur, kartonin e tij dhe do të bashkohet me skuadrën e super Ligës Amerikane MLS – Colorado Rapids për sezonin 2016.
Në Colorado Rapids ai vjen mbasi më përpara pati nënshkruar për të luajtur ndeshjet ndërkombëtare me Shqipërinë, shkruan faqja e internetit të skuadrës Amerikane, duke njoftuar të hënën se Shkelzen Gashi ka marrë të drejtën nga pala zvicerane FC Basel, për të luajtur me një klub të MLS, Colorado Rapids nga Colorado.
Gashi ka nënshkruar një kontratë të caktuar e ashtuquajtur “Designated Player contract,”, duke e bërë atë futbollistin e tretë nga Europa, të një klubi të MLS, “Colorado Rapids” nga Colorado, pasi përpara tij, ka nënshkruar kartonin e tij edhe futbollisti skocez Kevin Doyle.
Në rrjetin social Facebook dhe Twitter, klubi Amerikan shkruan se 27-vjeçari me pashaport shqiptare Shkelzen Gashi, e ka çuar në Super Ligën zvicerane, ne krye të tabelës skuadrën e tij, duke qenë golashenuesi më i mirë në secilin prej dy sezonet e kaluara.
Javën e kaluar, Colorado Rapids, ka huazuar një tjetër PD, spanjollin Juan Ramirez, nga Almeria.
“Shkelzeni Gashi ishte objektivi kryesorë i ynë, për një kundërsulmes këtë season që vjenë,” tha drejtori klubit të futbollit Colorado Rapids Paul Bravo.
“Ai ka provuar të jetë një golashënues “pjellor” në suksesin e klubit të tij, por edhe në kupat evropiane. Përveç kësaj ai ka qenë i rëndësishm në ndeshjet kualifikuese, të ekipit të tij kombëtar për Euro 2016, Shqipërisë. Ne jemi të kënaqur për të nënshkruar atë në një transferim të përhershëm dhe të shohim përpara , duke luajtur tek ne për të parë atë në vazhdim . ” thotë drejtori teknik i klubit amerikan.
Më pas të hënën, Rapids dërgoi mesfushorin Marcelo Sarvas tek D.C. United në këmbim të parave në merkaton e shpërndarjes.
Gashi përfaqëson Shqipërinë në nivel ndërkombëtar, por ka lindur në Zvicër, ku ka kaluar gjithë karrierën e tij profesionale.
Përveç Basel, Gashi ka luajtur ndër të tjera, edhe me FC Zurich, Neuchatel Xamax, Aarau, dhe për Grasshoppers.
Që nga Basel deri tek bashkimi me Grasshoppers në vitin 2014, ai ka shënuar 31 gola në 55 paraqitje në të gjitha garat si lojtar titullar.
Colorado renditet e fundit në MLS sezonin e kaluar në shënimin e golave, duke gjetur rrjetën vetëm 33 herë në 34 ndeshje kampionat, dhe klubi tani mendon se ka shpresa që Gashi jo vetëm që mund të vazhdojë të gjejë rrjetën – golin e tij për të shënuar me Rapids, por gjithashtu ai mund të shërbej me pasime për Doyle.
Në nivel ndërkombëtar, Gashi ka shënuar një gol në 10 paraqitje.
Shkelzen Gashi është ftbollisti i dytë shqiptar që vjen nga Europa në super Ligën Amerikane MSL, pas bombierit shkodran Hamdi Salihut që luajti me Washington D.C

Filed Under: Sport Tagged With: 4 vjet me Coloradon, USA, Welcome Shkelzen Gashi !

“Djaloshi i Artë Shqiptar” në ring përballë amerikanit Rivera

January 27, 2016 by dgreca

Boksieri amerikan Cameron Rivera – me boksierin shqiptar nga Struga, Fatlum Zhuta, ndryshe i njohur si “Djaloshi i Artë Shqiptar”/
Nga Beqir SINA New York/
9 shkurti po i afrohet shpejtë! sfidës së madhe të boksit – në ringun e Providence në Rhode Island …
Providence -Rhode Island:  Nëse jetoni në zonën veri-lindore të bregdetit, këtu në SHBA, kontaktoni për bileta nëpërmjet mesazhit privat, me përfaqësuesit e ekipit Rivera dhe ekipit Zhuta, Bill McDonald, Johnny BumpCity Bumphus, si dhe Bret Summers dhe “The boys invading Rhode Island”!
Boksieri amerikan Cameron Rivera – i cili thuhet se është në kërkim për të marrë “Brezin e kampionit” në peshën e mesme  WBC Youth JR, brez të cilin e tashmë e mbanë, kampioni ynë shqiptarë, bokseri i talentuar  i kësaj peshe , strugani Fatlum Zhuta, dhe do të boksoi në arenën e boksit në qytetin veri-lindor Providence – Rohd Island në SHBA.
Strugani në Amerikë, boksieri Fatlum Zhuta – ka 3 KO-të, e tij të fituar në rradhë. 
Pas fitores te mahnitshme e boksierit shqiptarë nga Struga, Fatlum Zhuta, ndryshe i njohur si “Djelmoshi i Artë Shqiptarë” – “Albanian Golden Boy”, i cili dalë -ngadalë por me sukses, po ngjitet në majat e boksit profesionist në SHBA, tani ai është gati përballë sfidës së rradhës me bokserin amerikan Cameron Rivera.
Së fundmi bokseri shqiptarë Fatlumi i cili thuhet se ka boksuar kundër një kundërshtari mjaft të papërshtatshëm dhe i cili pas vete ka shumë fitore dhe shumë tituj, duket të jetë i motivuar tek fitorja e radhës.
 Ishte dueli me Devison Riberio, një ish-kampion bote në MMA, e që pas vete kishte rezultat mbresëlënës 29-5, që e motivon më shumë kampionin tonë Zhuta. Por këto rezultatet nuk luhatën në asnjë moment Fatlum Zhutën, i cili me shpejtësi të madhe dhe goditje të forta, e detyroi kundërshtarin që në disa raste të gjendet në dysheme që në roundin e parë, ndërsa gjyqtari e ndërpreu meçin dhe duke e shpallur fitues Fatlum Zhutën me nokaut.
Kurse,  tash vjen sërish para ringut më 19 shkurt, në sfidën e radhës në Provindece të Rhode Island, bokseri shqiptarë Fatlum Zhuta, me boksierin Cameron Sevilla Rivera, për të na dhuruar fitoren e radhës.
Andaj dhe më 19 Shkurt në arenën e boksit në Providence të Rohd Island pa dyshim që nevoitet edhe mbështetja, dhe pëkrahja e shqiptarëve. 
Që do të jetë si në të kaluarën edhe kësaj rradhe si një shtytje e fuqishme për fitoren e radhës. 
Shqiptarë, të kësaj zone verilindore mos nguroni të bëheni edhe ju pjësë e kësaj fitore të madhe të bokserit shqiptarë Fatlum Zhuta, ndryshe i njohur si “Djelmoshi i Artë Shqiptarë” – “Albanian Golden Boy”, i cili i mirëpret dhe ju faleminderohet për pjesmarrjen tuaj!

Filed Under: Sport

‘Topi i Artë’,Mesi pronar për të pestën herë

January 11, 2016 by dgreca

Lionel Messi, futbollisti I shquar i Barcelonës, fitoi ‘Topin e Artë 2015’, çmim që jepet për çdo vit nga FIFA dhe ‘France Football’. Ceremonia është mbajtur në një atmosferë të jashtëzakonshme në Zurich. Messi mposhti në finale dy rivalët, Cristiano Ronaldon e Real Madridit dhe bashkëlojtarin e tij, Neymar. Messi e ka fituar pesë herë ka fituar ‘Topin e Artë’.
Ylli ne ngjitje, Messi me Barcelonën në vitin 2015 ka fituar Champions Leaguen, titullin në Spanjë, Kupën e Mbretit, kupën e botës për klube dhe Superkupën e Europës. Futbollistja amerikane, Carli Lloyd, është më e mira e vitit 2015. Lloyd ka treguar formë të jashtëzakonshme dhe ngadhënjeu në konkurrencën e gjinisë më të bukur. Ajo i mposhti konkurrentet, japonezen Aya Muyama dhe gjermanen Celia Sasiç.
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique është shpallur trajneri më i mirë i vitit nga FIFA, pas sukseseve me skuadrën e tij në Spanjë dhe Evropë. Enrique ka udhëhequr skuadrën e tij drejtë pesë titujve, duke dominuar kështu futbollin evropian. Ai për këtë çmim ka mposhtur trajnerin e Bayern Munihut, Pep Guardiolën dhe atë të Kilit, Jorge Sampooli. Trajnerja e vitit në konkurrencën e femrave është zgjedhur Jill Ellis. Ajo zgjidhet më e mira pas sukseseve që i arriti me kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ellis në konkurrencë mposhti Mark Sampson, përzgjedhës i Uellsit dhe Norio Sasakin e Japonisë. Ndërkaq, FIFA e ka zgjedhur formacionin e vitit “FIFPro World XI Award”. Formacioni i vitit: Manuel Neuer, Thiago Silva, Marcelo, Sergio Ramos, Dani Alves, Andres Iniesta, Luka Modriç, Paul Pogba, Lionel Messi, Neymar, Cristiano Ronaldo. FIFA e ka ndarë edhe çmimin “Fair-Play”, i cili këtë radhë ka shkuar për organizatat e futbollit që i kanë ndihmuar refugjatët vitin e kaluar. Futbollisti brazilian, Wendell Lira, është fitues i çmimit ‘Puskas’. Goli i shënuar nga Wendell Lira, është zgjedhur goli më i mirë i vitit 2015 nga FIFA. Ai mposhti Lionel Messin dhe Alessandro Florenzi e Romës.

Filed Under: Sport Tagged With: ‘Topi i Artë’, Mesi pronar, për të pestën herë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 67
  • 68
  • 69
  • 70
  • 71
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT