• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

‘Topi i Artë’,Mesi pronar për të pestën herë

January 11, 2016 by dgreca

Lionel Messi, futbollisti I shquar i Barcelonës, fitoi ‘Topin e Artë 2015’, çmim që jepet për çdo vit nga FIFA dhe ‘France Football’. Ceremonia është mbajtur në një atmosferë të jashtëzakonshme në Zurich. Messi mposhti në finale dy rivalët, Cristiano Ronaldon e Real Madridit dhe bashkëlojtarin e tij, Neymar. Messi e ka fituar pesë herë ka fituar ‘Topin e Artë’.
Ylli ne ngjitje, Messi me Barcelonën në vitin 2015 ka fituar Champions Leaguen, titullin në Spanjë, Kupën e Mbretit, kupën e botës për klube dhe Superkupën e Europës. Futbollistja amerikane, Carli Lloyd, është më e mira e vitit 2015. Lloyd ka treguar formë të jashtëzakonshme dhe ngadhënjeu në konkurrencën e gjinisë më të bukur. Ajo i mposhti konkurrentet, japonezen Aya Muyama dhe gjermanen Celia Sasiç.
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique është shpallur trajneri më i mirë i vitit nga FIFA, pas sukseseve me skuadrën e tij në Spanjë dhe Evropë. Enrique ka udhëhequr skuadrën e tij drejtë pesë titujve, duke dominuar kështu futbollin evropian. Ai për këtë çmim ka mposhtur trajnerin e Bayern Munihut, Pep Guardiolën dhe atë të Kilit, Jorge Sampooli. Trajnerja e vitit në konkurrencën e femrave është zgjedhur Jill Ellis. Ajo zgjidhet më e mira pas sukseseve që i arriti me kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ellis në konkurrencë mposhti Mark Sampson, përzgjedhës i Uellsit dhe Norio Sasakin e Japonisë. Ndërkaq, FIFA e ka zgjedhur formacionin e vitit “FIFPro World XI Award”. Formacioni i vitit: Manuel Neuer, Thiago Silva, Marcelo, Sergio Ramos, Dani Alves, Andres Iniesta, Luka Modriç, Paul Pogba, Lionel Messi, Neymar, Cristiano Ronaldo. FIFA e ka ndarë edhe çmimin “Fair-Play”, i cili këtë radhë ka shkuar për organizatat e futbollit që i kanë ndihmuar refugjatët vitin e kaluar. Futbollisti brazilian, Wendell Lira, është fitues i çmimit ‘Puskas’. Goli i shënuar nga Wendell Lira, është zgjedhur goli më i mirë i vitit 2015 nga FIFA. Ai mposhti Lionel Messin dhe Alessandro Florenzi e Romës.

Filed Under: Sport Tagged With: ‘Topi i Artë’, Mesi pronar, për të pestën herë

Turneu në futboll të vogël “Vllaznimi Soccer Tournament 2015” në Nju Xhersi të SHBA-ve

January 11, 2016 by dgreca

Aktiviteti i vitit i komunitetit shqiptare në Shtetet e Bashkuara – 2015, i cili mund te konsiderohet dhe si arritja me e madhe e shqiptareve të Amerikës/
NEW JERSEY : Kjo është përmbyllja dhe si më thënë “Ajo Qershia mbi Tortë” përfundimi me sukses i turneut në futboll të vogël “Vllaznimi Soccer Tournament” në Nju Xhersi të SHBA-ve, i organizuar nga “Qendra kulturore shqiptaro-amerikane” -Fondi përbashkët shqiptar – FPSH, ku morën pjesë 24 skuadra me futbollistë nga të gjitha trojet etnike shqiptare.
Sport, traditë dhe kulturë vetëm kuq e zi – ditën e Krishtlindjeve, dhe në prag të Vitit të Ri, nga shqiptarët e Amerikës, mund të jetë përshkrimi më real i këtij evenimenti mbarkombëtar, të cilin e organizoi për të shtatin vit me rradhë komuniteti shqiptar, respektivisht mërgata strugane në Amerikë, pasi përveç garës sportive, në këtë eveniment madhështor, u kërcye dhe u këndua vallja dhe kënga shqipe vetëm kuq e zi.
Në foto me fituesin e Kupës së Turneut në futboll të vogël “Vllaznimi Soccer Tournament 2015” në Nju Xhersi të SHBA-ve, futbollistin e Ana e Malit, Kurti, duke percjell një pjesë të emocioneve nga Ana e Malit në SHBA, mes shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike.
Ky aktivitet shembullor u përcoll me kujdes nga mediat shqiptare në SHBA por edhe nga ato në vendlindje.
Gazeta Illyria, BotaSot,Dielli, televizioni Alsat-M dhe ShenjaTV në Maqedoni, portalet Almakos, Strugalajm, Drini.mk etj, i dhanë hapsirën e duhur këtij organizimi të shkëlqyeshëm i cili vitin e ardhshëm do të jetë edhe më madhështor, të paktën kështu kan premtuar në fund të kësaj veprimtarie organizatori – i cili patjetër duhet përgëzuar për këtë aktivitet dhe meriton një kup të veçantë nga të gjithë shqiptarët e Amerikës./B.S/

Filed Under: Sport

FIFA, kombëtarja shqiptare mbetet në vendin e 38-të

January 7, 2016 by dgreca

Renditja e përgjithshme e FIFA-s nuk ka pësuar ndryshime në fillimin e këtij viti. Kështu, kombëtarja jonë gjendet në të njëjtin pozicion ku mbylli edhe vitin 2015, në vendin e 38, në kuotën e 746 pikëve, kjo edhe sepse gjatë javëve të fundit nuk janë zhvilluar ndeshje të kombëtareve. E njëjta situatë është edhe në vendet e para të klasifikimit të FIFA-s. 
Në krye vazhdon të jetë përfaqësuesja e Belgjikës, me 1494 pikë, e ndjekur nga afër nga Argjentina me 1455. Vendi i tretë edhe këtë radhë mbahet nga Spanja, që ka lënë pas skuadrën kampione të Botës, Gjermaninë në vendin e katërt. Klasifikimi i FIFA-s vijon me Kilin, Brazilin dhe Portugalinë, ndërkohë që dhjetëshja më e mirë plotësohet nga Anglia dhe Austria, të renditura respektivisht në vendin e nëntë dhe të dhjetë.

Filed Under: Sport Tagged With: fifa, Kombetarja Shqiptare, mbetet, në vendin e 38-të

NJU XHERSI- TURNEU I FUTBOLLIT TE VOGEL

December 27, 2015 by dgreca

U zhvillua turneu i 7-të i Futbollit të Vogël në salla të mbyllura në Nju Xhersi/
FC Ulqini, nga Nju Jorku, fituesi i turneut skuadra më cilësore, e cila në përbërje të saj shquhet me futbollista të talentuar, Në vend të dytë, ekipi nga Struga Vllaznimi-1, e cila u dallua për shpirtin e fort të garës dhe ekipi më i disiplinuar/

Nga Beqir SINA – New Jersey/

WAYNE NEW JERSEY : Turneu gjithë-shqiptar në minifutboll për salla të mbyllura “Vllaznimi Soccer Tournament – 2015”, organizimi më i madh futbollistik sportiv i shqiptarëve të Amerikës, i cili kësaj rradhe shënojë edicionin e 7-të në radhë, ishte me të vërtet një sukses i madh i organizatorit të saj dhe ekipeve pjesëmarrese.
Ky eveniment sportiv, i cili organizohet për çdo fund-viti nga “Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane” me seli në shtetin e Nju Xhersit, e themeluar dhe e udhëhequr kryesisht nga komuniteti strugan, por edhe të tjerë, bëri edhe kësaj radhe së bashku 24 skuadra shqiptare, të cilat të ndara në 6 grupe me nga 4 skuadra, luajtën 51 ndeshje në dy fusha në kompleksin sportiv “TurffCity” në Wayne, Nju Xhersi, duke dhuruar një spektakël të bukur sportiv dhe me motive kombëtare.

Moderatori i këtij turneu Faton Arifi

Në këtë turne morën pjesë skuadra shqiptare, nga Tri-Shteshi të përbëra nga futbollistë nga të gjitha trojet etnike, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Malësia, të cilat garuan me ekipe shumë cilësore dhe me futbollistë të talentuar, pjesëmarrës në disa nga kampionatet në SHBA dhe vendlindje.
K.F. Ana Malit nga Ulqini(Kabil Hoxha, Mirsad Salaj, Edmond Kurti, Arber Dibra, Herodit Sinani, Besart Gjoni, Egzon Kurti) mori pjesë si mysafir special në këtë turne, disa futbollist të saj luajtën në përbërjen e skuadrës FC Ulqini nga Nju Jorku, e cila doli edhe fituese e këtij turneu.
Mikëpritësi skuadra e “Vllaznimit” nga Struga, e cila është organizatore i këtij turneu – garojë kësaj rradhe me dy ekipe, atë Vllaznimi-1 dhe Vllaznimi-2, të cilat i përbëjnë futbollistët që realisht luajnë për skuadrën e Vllaznimit, e cila garon në ligat amatore të futbollit në shtetin e New Jerseyt.
Ceremonia e hapjes së këtij turneu nisi me intonimin e hymnve kombëtare të të dy vendeve, Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë – në prezencën e të gjithë pjesëmarrësve dhe futbollistëve dhe trainerve të tyre.
Udhëheqësit e këtij turneu, Qendra Kulturore dhe stafi organizator(Pajazit Mena – kryetar, Ajri Hoxha, Edip Ramadani, e të tjerët), njëkohësisht dhe promotori i veprimtarisë sportive të futbollit, Klubi Vllaznimi i struganëve, në fjalën e tyre përshëndetëse, thanë se të tilla aktivitete për zhvillimin e jetës sportive të komuniteti shqiptar, gjithmon do të mbeten mjaft të rëndëssishme në jetën komunitare.
Duke hapur zyrtarshit edicionin e 7të , kryetari i Fonditit të Përbashkët Shqiptar të Patersonit, zoti Zylfi Alla, u ka uruar të gjitha skuadrave pjesmarrëse suksesë.
Ndërsa, në emër të Fondit të Përbashkët Shqiptar të Patersonit, zoti Alla, faleminderojë të gjithë ekipet për pjesmarrjjen dhe urojë suksesë, secilit prej ekipeve në këtë turnir kaq të bukur që mbahet për të shtatin vit me rradhë, tha ai.
Në, cilësinë e mikëpritësit, zoti Alla, tha se ndjehem shumë krenar, kur shohë sot rezultatet e punës tonë të përbashkët, duke grumbulluar këtu në këtë manifestim sportiv qindra shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha viset shqiptare, të rinjë e të vjetër, sportistë e trainer, dhe artistë, për të garuar dhe për t’u argëtuar së bashku – mbasi ky është edhe qëllimi ynë – i organizatës dhe organizatorit të këtij turneu Bashkimi Kombëtar, bashkëpunimi dhe respekti i madh për njëri tjetrin.
“Të gjithë e ndjemë peshën e madhe, u shpreh ai në kraharor, që na shkakton largësia nga vendlindja, dhe këto organizime të përbashkëta dhe vëllazërore, na bëjnë të ndjehemi më afër atdheut dhe vendlindjes tonë”
Kurse, në rolin e kryetarit të komisionit organizativ të këtij turneu, ka folur Pajazit Mena
“Unë, këtë vitë – u shpreh ai kisha nderin dhe pervilegjin, që të jap kontributin tim për realizimin e këtij turneu, i cili tashmë po merr përmasa shumë të mëdha – Ju faleminderojë, tha Mena, përzemërsisht të gjithëve për pjesmarrjen tuaj, ndërsa një faleminderim i veçantë për bashkë-puntorët e mi, stafin organizativ dhe “Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane”, me gjithë anëtarësinë e saj, pa të cilët kjo festë sportive mbarshqiptare nuk do të ishte bërë e mundur”.
Në emër të organizatorit të këtij turneu, Pajazit Mena, iu lut pjesëmarrësve të jepnin kontributin e tyre në këtë turne, për mbarvajtjen e tij – duke respektuar rregullat, dhe njëri tjetrin – respektuar punën e bërë deri tani, që kjo festë e madhe sportive gjithëshqiptare, të jetë sa më e suksesshme, nënvizojë, ai.
Para fillimit të turneut ndërsa ekipet po përgatiteshin për garat, organizatorët vendosën disa pika muzikore me kenge shqiptare.
Midis një përzgjedhje me këngë me motive patriotike , ato kuq e zi, ishte edhe kënga e Rock-starit strugan në SHBA – Haxhi Dauti, këngëtar i komunitetit shqiptarë në SHBA , kënga e tij ” Një Flamur dhe Një Shqiponjë “, e cila u bë pjesë e turneut – të minifutbollit në salla të mbyllura “Vllaznimi Soccer Tournament – 2015”, dhe ka qenë e tillë edhe në Sheshin Nena Tereze në Tiranë , në kualifikimin Francë Euro 2016 të kombëtares shqiptare .
Më pasë nisën takimet në grupe: ku 24 skuadra të ndara në 6 grupe me nga 4 skuadra secila luajtën në mes tyre me sistem eleminimi me nga 15 minuta për çdo ndeshje. Gjithësej u zhvilluan 51 ndeshje, përfshirë ato në Gjysmë-finale dhe dy në Çerek-finale, dhe takimi Final.
Në grupin A : luajtën Vllaznimi 1 – Korabi NY, Struga, Flamurtari FC – Grupin B: NY Force, Vllazinimi 2, Butrinti dhe Besa- Grupi C: United Albania, Ana e Malit, Tuzi Kafe dhe Plisat.Në grupin D: Ulqini, Koha, Vllaznimi U17/18 dhe Koroshishta – Grupi E : Ballkan FC, Kraja 2, Atlas, dhe PR Pizza, dhe Grupin F: Kraja, Muriçi, Rumija dhe Mezzeluna.
Në mesëpushimin e turneut organizatorët zhvilluan një ndeshje simbolike mes fëmijëve shqiptarë nga shkollat e futbollit U/10, e cila ka entusiazmuar spektatorët e pranishëm, nga loja e tyre me një spektakël që u dhuruan fëmijët shqiptarë.
Më pas me disa pika artistike, nën kujdesin e Argëtim Feratit dhe Xhemal Bekteshit, doli në fushë grupi i këngëve dhe valleve, i cili interpretojë pika muzikore me motive kombëtare shqiptare: “Valle Tradicionale shqiptare”, nga vallëtarët e grupit të këngëve dhe valleve shqipe Nju Xhersi, “Këngë për flamurin” këndojë Erzana dhe Eranda, “Vallja e Drenicës” u egzekutua nga grupi i valleve Qendrës Shqiptaro Amerikane – Nju Xhersi.

Mbas takimeve në grupe, u kalua në ndeshejt 1/16, në Gjysmë-finale kaluan 8 ekipe, të cilat u ndeshën në mes tyre, me sistem eleminimi në bazë rendtijes,.

Në Çerekfinale, u ballafaquan ekipet e Tuzi-Kafe me Vllaznimin-1, të struganëve, kurse Ulqini luajti kundra skuadrës Butrinti, ku si Vllaznimi-1 dhe Ulqini – u kualifikuan me fitoret 2 me 1 dhe 3 me 1.

Në finale luajtën Ulqini i ulqinakve me Vllaznimin-, të struganëve, mbas 30 minutave lojë, rezultati ishte i barabartë me nga dy golat e shënuar për secilin palë, dhe u deshën penalltitë për përcaktimin e fituesit të kupës së këtij turneu.
Ulqini, përfundimisht është fituese e këtij turneri – mbasi ajo u dallua si skuadra më cilësore e cila në përbërje të saj luan me disa futbollista të talentuar. Ajo luajti të gjitha ndeshjet e saj me këtë formacion : Herodit Sinani, Suad Gjeka, Arber Dibra, Eldin Lekpervukaj, Dardan Salaj, Taulant Salaj, Arben Lekprelaj, Ronaldo Rudaj, Cufo Palaj, Edmon Kurti, Bledar Kovaçi, dhe trainer Albert Salaj.
Ndërsa, vendin e dytë e mori skuadra Vllaznimi-1, e përbër nga futbollistët: Adem Isa, Dashmir Shazimani, Veton Kaba, Erblin Rramani, Egzon Zhuta, Ibrahim Delaj, Sali Vlashi, Krenar Alimi dhe Kreshnik Alimi,
Mbas takimit final mes Ulqinit dhe Vllaznimit-, u shënua edhe mbyllja e këtij turneu me ndarjen edhe të trofeve, të cilat ju dhanë ekipeve përkatëse dhe lojtarëve respektivë. Ato ua dorozojë, Pajazit Mena, Ajri Hoxha dhe Edip Ramadani, në emër të organizatorit.
Futbollistët e skuadrës FC Ulqini, me trainer Albert Salaj u nderuan me kupën e turnirit, kurse golashënuesi më i mirë u shpallë sulmuesi i Korabit NY, ndërkohë, futbollisiti më i mirë Edmond Kurti, dhe portieri më i mirë i Turneut 2015, u shpall uqinaku Cufo Palaj.
Duhet cekur se ky eveniment sportiv, është në rritje dhe po zgjon interesin shumë të madh tek komuniteti shqiptar në SHBA, tek të rinjët, madje, ai ka mbështetjen edhe të qytetit, policisë lokale, kompleksit sportiv, organizatave dhe shoqatatve, veprimtarve dhe mediave shqiptare në Amerikë.
Skuadrat e 24 ekipeve të komunitetit shqiptarë, që përfaqësojnë vendlindjen e tyre – pra vendorigjinën e këtyre futbollistëve, prej nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, të nxitura edhe nga sportdashësit e shumtë shqiptarë, kanë shprehur vetëm fjalë miradie ndaj organizatorëve të veprimtarisë më të madhe sportive të vitit në komunitetin shqiptarë.
Moderatori i këtij turneu Faton Arifi (gazetar), tha se “duhen faleminderuar për këtë organizim mjaft cilësor sportiv, organizatorët, e këtij turneu, madje, ky turne, sipas tij, i tejkalon kufijtë e një gare sportive dhe ka kuptim dhe efekt shumë më të gjërë dhe më të rëndësishëm edhe në aspektin tonë kombëtar”.
Me këtë rast një faleminderim i veçantë, Arifi përcolli edhe për oficerin e policisë Lirim Kaba – i shquar për mbajtjen e rendit dhe qetësinë në mbarvajtjen e këtij turneu – që është i vetmi dhe më i madhi në komunitet.
“Ju jeni Shqipëria Etnike, ëndrra e çdo shqiptari! Vëllezër e motra – kjo është Shqipëria e së ardhmes tonë në diasporë, Shqipëria, Kosova, Malësia, Presheva, Illiriada dhe Çamëria,” tha moderatori i saj Faton Arifi, në mbyllje të këtij turneu, duke shtuar se “ Ky turne i organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane dhe Vllaznimi i struganve, në Nju Xhersi, meriton respekt dhe mirënjohje të madhe , sepse është ky eveniment shumë më tepër se një organizim sportiv, madje është, tha ai, një mesazh i fuqishëm për vendet tona, për vet ne shqiptarët e Amerikës ; ne duam Bashkim – ne mundemi Bashkë dhe ne do të jemi gjithmonë Bashkë – kjo është edhe vlera e jonë “.

Filed Under: Sport Tagged With: Beqir Sina, Nju Xhersi, turneu i futbollit

14 vjecari nga Mamurrasi qe stervitet nga traineri brazilian

December 16, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Alan Bibaj është djaloshi 14 vjeçar nga qyteza e Mamurrasit, është futbollisti me të ardhme, i cili në dy vite ka arritur të zotërojë dy medalje. Sulmuesi stërvitet nga një trajner brazilian Hugo He, ndërsa meritat i dedikohen nga njeriu i shquar i futbollit Ded Ndreca. Alan Bibaj i është mirënjohës presidentit të klubit të futbollit në Mamurras Ded Ndreca në ndihmesën e pakursyer duke arritur të përgatisë një talent mjaft të mirëfilltë në të ardhmen.
Qyteti i Mamurrasit argëtimin gjatë fundjavave e ka gjtur tek sporti masiv i futbollit, ndërsa tani mundësia po shtohet tek brezat në ndjekjen e aktiviteteve sportive duke ju shtuar dhe kampionati i futbollit të moshave duke spikatur ky talent 14 vjeçar, si Alani, i cili shquhet dhe si nxënë shembullor në proçesin e mësimor.
 Teksa bisedon me futbollistin e së ardhemes së Mamurrasit ai tregon dhe për pasionin e tij që në vogli për sportin e futbollit ndaj ky përkushtim ka dhënë frytet duke arritur të fitojë dy herë radhazi kupat rajonale, përpos dhe medaljeve.
-Unë shumë shpejt do të bëhem pjesë e skuadrës e Ded Ndrecës – ka thënë djaloshi duke ia aderuar pikërisht Ded Ndrecës arritjen e tij si futbollist.
Përgjithësisht ekipi i moshave ka rritje cilësore, por na krahun tim si sulmues ndodhet dhe Esuel Mani mjaft aktiv si futbollist.
Pritet që elitës së futbollistëve në Mamurras t’i shtohet dhe Alan Bibaj sulmuesi i së ardhmes së qytetit dhe klubit të futbollit që menaxhohet nga Ded Ndreca.

Filed Under: Sport Tagged With: Ahmet Zani, Alan Bibaj, futbollsiti, i s eardhmes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 69
  • 70
  • 71
  • 72
  • 73
  • …
  • 118
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “The true history of mankind will be written only when Albanians participate in its writing.” – Maximilian Lambertz, Austrian Albanologist
  • SHQIPTARËT DHE IDEOLOGJITË
  • VATRA JU FTON MË 13 SHTATOR NË PROMOVIMIN E VEPRËS KUSHTUAR SKULPTORIT VASIL RAKAJ
  • VATRA THIRRJE DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË KOSOVËS VOTONI PRESIDENTIN E REPUBLIKËS
  • SAVE THE DATE!
  • Lideri i opozitës në Shqipëri Prof. Dr. Sali Berisha u takua me shqiptarët e Amerikës
  • Kujtojmë në ditën e lindjes akademikun Aleks Buda, kryetarin e parë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
  • Një udhëtim në kohë me Rita Orën
  • Labor Day në shekullin XXI: Punëtori amerikan përballë frikës nga AI
  • SHKOLLA SHQIPE NË WUPPERTAL, GJUHË DHE IDENTITET KOMBËTAR TE SHQIPTARËT NË GJERMANI
  • E mira dhe e keqja…
  • Legacy of Light: Commemorating Mother Teresa’s Spirit of Humanity
  • VINÇENC PRENNUSHI – NJË JETË MES FJALËS, BESIMIT DHE LIRISË
  • Kur Kristo Dako dhe Mihal Grameno i kërkuan Wilsonit të mbronte Shqipërinë
  • Demografia dhe gjeopolitika e Vilajetit të Kosovës në prag të Konferencës së Paqes në Paris (1919)

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT