• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

De Biasi: Besoj se do t’ia dalim te gjithe se bashku

December 13, 2015 by dgreca

Menjëherë pas hedhjes së shortit dhe njohjes së kundërshtarëve të Shqipërisë, trajneri Gianni de Biasi, në një intervistë për  mediat ka deklaruar se grupi është i fortë për Shqipërinë, por ka shprehur besimin se do t’ia dalim. Por megjithëse optimist, trajneri i kombëtares sonë, duke analizuar gjendjen e ekipeve kundërshtare në grup, thotë se nuk duhet të këndojmë këngën e fitores para kohe.

Trajner De Biasi, si e komentoni përballjen me Zvicrën?
De Biasi: Po, të themi që nuk e donim Zvicrën sepse është një luftë mes vëllezërish. Jo vetëm për faktin se do të perballen vetëm dy Xhakajt, por sepse në atë skuadër janë shumë lojtarë me origjinë shqiptare. Mendoj se është një ndeshje shumë e veçante për të gjithë, por ne do të ndeshemi siç do të bëjnë dhe ata, pa asnjë problem. Do të përgatitemi mirë dhe do të mundohemi t’i vëmë në rrezik. Ata na njohin shumë mirë pasi na kanë mundur dy herë ne eleminatoret e Botërorit, por ne kemi ndryshuar dhe tani jemi një skuader tjetër.
Po Francën si e shihni?
De Biasi: Edhe me Francën kemi luajtur dy herë dhe nuk besoj se jemi një surprizë. Problemi kryesor është që jemi ndeshur në miqësore, përballje të veçanta pasi ata nuk ishin dhe aq mirë. Kemi barazuar dhe fituar, por kjo nuk do të thotë që gjërat mund të përsëriten. Ata luajnë në shtëpinë e tyre dhe kanë objektiv për të qëndruar sa më gjatë në këtë kampionat. Ne duhet të japim 150 për qind për t’i përballur.

Po Rumania…
De Biasi: Rumania është një skuadër që është rritur shumë dhe u kualifikua pa asnjë problem. Është një ekip që nuk ka emra të mëdhenj, por që do të hapë probleme.
Cilat janë shpresat tuaja për këtë turne?
De Biasi: Nuk duhet të shpresojmë, duhet të besojmë në këtë grup që mund t’ia dalim. Nuk mendojmë që është e lehtë, por duhet të punojmë pasi gjërat janë të mundshme. Nëse ti nuk beson se ia del, nuk do t’ia arrish. Unë besoj se ne mund t’ia dalim të gjithë së bashku, por pa nisur këngën e fitores para kohe.

Filed Under: Sport Tagged With: De Biasi: Besoj se do t’ia dalim, së bashku, te gjithe

EURO 2016- SHQIPERIA PERBALLE FRANCES, ZVICRES, RUMANISE

December 12, 2015 by dgreca

Shqipëria është në grup shumë të fortë,  përvec Francës e Rumanisë,  ka edhe Zvicrën, e cila ka gjashtë shqiptar në petkun e saj, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Pajtim Kasami, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi./

Shqipëria ka rënë në grup me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë në shortin e hedhur sot pasdite për Europianin që zhvillohet në qershor. Ja si do të luhen ndeshjet për kombëtaren shqiptare. Shqipëria do ta nisë rrugën e saj në Europian në një përballje me Zvicrën e shqiptarëve. Ndeshja do të luhet ditën e dytë të Europianit në orën 15.00 më datë 11 qershor.

Datat e ndeshjeve
11 Qershor – SHQIPËRI : Zvicër (Lens, Ora 15:00)
15 Qershor – SHQIPËRI : Francë (Marseille, Ora 21:00)
19 Qershor – SHQIPËRI : Rumani (Lyon, Ora 21:00)
GRUPI A
Francë
Rumani
Shqipëri
Zvicër
GRUPI B
Angli
Rusi
Uells
Sllovaki
GRUPI C
Gjermani
Ukraine
Poloni
Irlanda e Veriut
GRUPI D
Spanjë
Çeki
Turqi
Kroaci
GRUPI E
Belgjikë
Itali
Irlandë
Suedi
GRUPI F
Portugali
Islandë
Austri
Hungari

Rama komenton shortin: Asgjë s’është e pamundur, e pamë edhe në eleminatore

Kryeministri Rama ka komentuar shortin e hedhur sot për Euro 2016, që e vuri Shqipërinë përballë Francës, Zvicrës dhe Rumanisë.Rama thotë se eleminatoret treguan se asgjë nuk është e pamundur.“Edhe ne Finalet 2016 nje grup i pamundur, por eliminatoret ne mesuan se asgje s’eshte e pamundur:-) ‪#‎ForcaShqiperi”, shkruan Rama.

Berisha ironizon Zvicrën: Më vjen keq, e pashpresë ndaj kuqezinjve!

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zgjedhur të ironizojë Zvicrën, në radhët e së cilës luajnë disa shqiptarë, nga tre kripet kundërshtare në Euro 2016.   “Grupi ynë është shume i fortë, por fati është me ne! Keqardhje ndjej për Zvicrën, një vend që e dua kaq shumë, por me Shqipërinë është e pashpresë. Dy ekipet e tjera janë shumë të forta, krejt të  pasigurta në  përballjen me ekipin tonë kombëtar. Kemi shumë arsye të jemi shpresëplotë me kuqezinjtë tanë!,” – komenti në profilin e tij Facebook, ish-Kryeministri Sali Berisha, për shortin, pas hedhjes së goglave .

Filed Under: Sport Tagged With: France 2016, ndeshet me Francen, Rumanine, shqiperia, Zvicren

Francë 2016”, 24 kombëtaret presin shortin. Shqipëria, në vazon e katërt

December 12, 2015 by dgreca

Ekipet kombëtare, plot 24 që janë kualifikuar për në fazën finale të kampionatit europian “Francë 2016”, mes të cilave për herë të parë edhe Shqipëria e Giovanni De Biasit, të shtunën më në fund do të mësojnë kundërshtarët e tyre në këtë Europian.
Shorti i Parisit do të shënojë dhe fillimin e kompeticionit, që zhvillohet mes 24 skuadrash, e para kjo që nga krijimi i kësaj ngjarjeje sportive. Për shkak të koefiçentit të ulët, kuqezinjtë tanë do të jenë në vazon e katërt, së bashku me Turqinë, Republikën e Irlandës, Islandën, Uellsin dhe Irlandën e Veriut. Gjatë momentit të hedhjes së shortit, në Pallatin e Kongreseve në Paris, Shqipëria do të përfaqësohet nga presidenti Armando Duka, trajneri De Biasi dhe menaxheri i kombëtares, Alban Bushi. Në vazon e parë, Francës – që është edhe vendi organizator, – i bashkohen Spanja, Gjermania, Anglia, Belgjika dhe Portugalia. Në vazon e dytë janë të tjerë emra të mëdhenj të futbollit europian, si Italia, Zvicra, Rusia, Austria, Kroacia dhe Ukraina.
Edhe vazoja e tretë nuk mbetet prapa, përsa i përket peshës që kanë këto kombëtare në Europë. Një nga kundërshtarët e Shqipërisë në “Francë 2016” mund të jetë edhe Suedia, apo Republika Çeke, Polonia, Rumania, Sllovakia e Hungaria. Në shortin e së shtunës, duke filluar nga ora 17:30, 24 përfaqësueset pjesëmarrëse do të ndahen në 6 grupe, me nga 4 skuadra. Sipas rregullit të ri të UEFA-s për këtë kompeticion, dy të parat e çdo grupi kualifikohen drejtpërdrejt në fazën tjetër, ndërkohë që një mundësi të mirë për të vazhduar më tej në “Francë 2016” do ta kenë edhe 4 skuadrat më të mira ndër të tretat e të gjitha grupeve. Një skemë kjo, që mban të hapur deri në ndeshjen e fundit në grup shpresat e skuadrave të vogla, përfshi edhe kuqezinjtë tanë, për të qëndruar sa më gjatë në Europianin e parë ku marrim pjesë. {SH.K}.

Filed Under: Sport Tagged With: Franc 2016, Shqiperia ne vazon e katert

Kosova në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit

December 5, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 5 Dhjetor 2015/ Federata e Auto Sportit e Kosovës është pranuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit. Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron Federatën e Automobilizmit të Kosovës, me rastin e pranimit të tyre në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit, në mbledhjen e mbajtur në Paris.Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, përgëzon drejtuesit e Federatës së Automobilizmit të Kosovës, dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë sukses të rëndësishëm të automobilizmit të Kosovës. Ai njëherësh garuesve të Kosovës iu uron suksese në garat ndërkombëtare.Ministri Shala, gjithashtu u shpreh se ky vit është historik për sportin e Kosovës, meqë shumë federatë kosovare tanimë janë pranuar në federatat respektive ndërkombëtare.Ministri Shala më tej u shpreh se ky është lajm i mirë për Kosovën, dhe një hap tjetër i rëndësishëm, i cili e ndihmon dhe e përshpejton ndërkombëtarizimin dhe njohjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare, dhe ka shtuar se Ministria do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, veçmas në ngritjen cilësore dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar./b.j/

Filed Under: Sport Tagged With: Kosova. në Federatën Ndërkombëtare, të Automobilizmit

Boksieri lezhian, pjese e klubit sportiv me te mire te Botes

November 16, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Boksiori Shqiptar Jurgen Uldedaj tashmë do të jetë pjesë e klubit sportiv më të mirë të Europës Europes SES Boxsing që ndodhet në Gjermani dhe ku bëjnë pjesë emrat e mëdhenj të boksit botëror si Robin Haxhi Krasniqi, Robert Stieglitz Domenik Bosel, Francesko Pianeta, Michael Wallisch dhe Tom Schwarz. Ka qenë përformanca e shkëlqyer e 18-vjeçarit e cila ka tërhequr vëmendjen e Trainerëve të spiktur të këtij sporti të cilët tashmë e kanë bërë lezhjanin Uldedaj pjesë të tyre. Prej 3-muajsh ai ka nisur trajtimin në Gjermani së bashku me boksierët më të mirë të botës, ku po stërviten për t’u përballur me sfidatë radhës. Boksieri Shqiptar vjen nga një eksperiencë e sukseshme në boksin amator në Kampionatin Shqiptar, Europian dhe Botëror ku është vlërsuar me medalje të ndryshme. Uldedaj diten e shtunë u përball në një ndeshje që u zhvillua në “Desua Arena” me kampionin Polak 28-vjeçarin Mateusz Gatek një boksier me mjaft eksperiencë në boksin profesionist. Në ndeshjen e zhvilluar 18-vjeçari Jurgen Uldedaj arriti të deminojë në të gjitha raundet, duke e vënë në vështirësi kundërshtarin dhe në randin e dytë i shkakton edhe nockdoën e parë. Përformanca e shkëlqyer e Uldedajt ka tërhequr edhe vëmedjen mediave në Gjermani të cilët e kanë cilësuar boksierin Shqiptar një super talent në Karierën e boksit profesionit. Nga ana tjetër Manaxheri dhe Promotori i Tij Ulf Stainforth, i cili është shpallur më i miri për vitin 2015, shprehet shumë i kënaqur për suksesin e arritur dhe për prespektivën që e pret Supertalentin Shqiptar me “Team Deutschland” si pjesë e klubit “SES Boxing”. Gjithashtu edhe vlersimi i shefit te klubit Dirk Dzemski dhe Trainerit Rene Friese janë me nota shumë pozitive, për boksierin 18-vjeçar Jurgen Uldedaj, që falë sukesit të tij një flamuri shqiptar është valvitur në vende të ndryshme të Europës dhe Botës.
Djaloshi lezhjan e ka nisur sportin e boksit që në moshë 13 vjeçare duke fituar tre herë medalje në kampionatet europiane, si dhe në vendin tonë shpallet pesë herë radhazi kampion i vendit.

Filed Under: Sport Tagged With: Ahmet Zani, Jurgen Uldedaj, ne klubin e famshem Europian

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 70
  • 71
  • 72
  • 73
  • 74
  • …
  • 118
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “The true history of mankind will be written only when Albanians participate in its writing.” – Maximilian Lambertz, Austrian Albanologist
  • SHQIPTARËT DHE IDEOLOGJITË
  • VATRA JU FTON MË 13 SHTATOR NË PROMOVIMIN E VEPRËS KUSHTUAR SKULPTORIT VASIL RAKAJ
  • VATRA THIRRJE DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË KOSOVËS VOTONI PRESIDENTIN E REPUBLIKËS
  • SAVE THE DATE!
  • Lideri i opozitës në Shqipëri Prof. Dr. Sali Berisha u takua me shqiptarët e Amerikës
  • Kujtojmë në ditën e lindjes akademikun Aleks Buda, kryetarin e parë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
  • Një udhëtim në kohë me Rita Orën
  • Labor Day në shekullin XXI: Punëtori amerikan përballë frikës nga AI
  • SHKOLLA SHQIPE NË WUPPERTAL, GJUHË DHE IDENTITET KOMBËTAR TE SHQIPTARËT NË GJERMANI
  • E mira dhe e keqja…
  • Legacy of Light: Commemorating Mother Teresa’s Spirit of Humanity
  • VINÇENC PRENNUSHI – NJË JETË MES FJALËS, BESIMIT DHE LIRISË
  • Kur Kristo Dako dhe Mihal Grameno i kërkuan Wilsonit të mbronte Shqipërinë
  • Demografia dhe gjeopolitika e Vilajetit të Kosovës në prag të Konferencës së Paqes në Paris (1919)

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT