• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ja si mund të siguroni një biletë për Shqipërinë në “Euro 2016”

October 18, 2015 by dgreca

10 qershorin e ardhshëm në Europian do të jetë dhe Shqipëria, dhe ëndrra më e madhe e cdo tifozi kuqezi tani është të ketë ndër duar një biletë të ndeshjeve të kuqezinjve në këtë kompeticion. Për këtë arsye, është e nevojshme të informoheni mbi rrugët dhe mundësitë që krijohen për pasjen e një bilete së tillë.
Gjëja e parë që duhet bërë është të shkosh në faqen online të Uefa-s, në sesionin “Ticket” ose “Bileta” në shqip.
Për të zgjedhur skuadrën që do të ndjekësh në Europian, mjafton të klikosh mbi ikonën me flamurin më të bukur në botë, atë shqiptar.
Faqja pasardhëse të informon që në fillim se për të blerë një biletë online në uefa.com duhet të plotësosh minimalisht një nga dy kushtet e mëposhtme, të jetosh në Shqipëri ose të kesh pasaportë shqiptare.
Më pas mund të vazhdosh me procedurën duke zgjedhur ndeshjen që kërkon të ndjekësh në stadium, duke plotesuar aplikimin online dhe në fund, nuk duhet harruar, që të theksosh faktin se në shkurt dëshiron të njoftohesh me email nëse ke fituar apo jo të drejtën e pajisjes me një biletë.
Sipas rregullores një person nuk mund të blejë më shumë se katër bileta për ndeshje, por për ata që duan të shohin më shumë se një ndeshje ekziston dhe një paketë e veçantë që ua mundëson këtë, ndërkohë që ka dhe bileta të vecanta për personat me aftësi të kufizuara.
Për një herë që Shqipëria luan në Europian cmimi i biletave nuk është dhe aq i kripur duke qenë se bëhet fjalë për një fazë finale të Europianit.
Nëse do të kemi fatin të luajmë ndeshjen hapëse me Francën, një biletë në bazë të kategorisë do t’ju kushtojë nga 75 euro më e lira në 595 euro bileta në tribunën vip, për ndeshjet e grupeve dhe 1/8 ato variojnë nga 25 euro deri në 145 euro, për cerekfinalet 45 euro deri në 195.
Për gjysmëfinalet dhe finalen ndërkohë, çmimet janë pak më të kripura siç i shihni dhe në tabelë.
Për momentin, aplikimi nuk ka filluar ende, por për të mos humbur asnjë sekondë të vyer, është mirë që në kutinë e mëposhtme të shkruani adresën tuaj të email dhe uefa.com do t’ju njoftojë sapo aplikimi për shorteun e biletave të jetë i disponueshëm.

Filed Under: Sport Tagged With: Biletat per Shqiperine, Euro 2016, si ti siguroni

Dion Ahmetaj po shkëlqen në futbollin e të rinjve në SHBA

October 18, 2015 by dgreca

Nga Esad GJONBALAJ/
Bota shqiptare po shkëlqen në çdo anë të globit me talentet e rinjë në disiplina të shumta sportive. Është ëndërr e çdo të riu që të arrij majat e suksesit ne hapërimet e tyre jetësore, arritjet e çdo të riu shqiptare përveç që mbart në vete ëndrrën personale të një te riu është edhe arritje dhe mburrje e tërë kombit.
Sot ambasadoret me të mirë të kombit shqiptare janë rinia e jonë që po lan gjurmë të pa shlyera në analet ma të larta të sportit botëror.
Ne New York nje yll i Ri që po shkëlqen me aftësitë e tija është Dion Ahmatj 12 vjeçar me origjine nga fshati Vuthaj i Plavë Gucisë .
Për Dionin kanë shfaqur interesimin e tyre edhe klube të fuqishme të ligës angleze ku para një viti ishte i ftuar në Akademinë e Futbollit anglez pran klubit të mirënjohur Sunderland.
Aktualisht Dioni është ne Akademinë e klubit ma të fuqishëm të futbollit në SHBA-ve Red Bull’s ku me aftësitë dhe prezantimet e tija po mahnit edhe profesionistet e kësaj fushe.
Historia e Dionit ne futboll fillon që nga mosha 5 vjeçare ku mori dhe hapat e parë në klubin e futbollit Brooklyn Italians dhe më pastaj në klubin Gatci ndërkaq aktualisht gjendët në Red Bull dhe luan për moshën e tijë U-12.
Ëndrra e Dionit është për të pushtuar majat e suksesit në futboll dhe me mburrje dhe krenari do të vishte ndërresat kuq e zi të kombëtares tonë thotë Dioni.
I riu vuthjan përveç sportit është edhe nxënës i dalluar në shkollë ku prirje të veçantë e ka pikturimin ku ka arritur të marr edhe shumë Mirënjohjeje edhe në këtë lëmi.

Filed Under: Sport Tagged With: Dion Ahmetaj, Esad Gjonbalaj, futboll, SHBA, shkelqen

Kosova anëtare në Asociacionin Evropian të Atletikës

October 16, 2015 by dgreca

-Ministri Shala uron Federatën e Atletikës të Kosovës/
Prishtinë, 16 tetor 2015/ Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron Federatën e Atletikës të Kosovës (FAK), me rastin e pranimit me të drejta të plota si anëtare në Asociacionin Evropian të Atletikës (EAA).
Ministri Shala përgëzon drejtuesit e kësaj federate dhe atletët e Kosovës për këtë të arritur të jashtëzakonshme, duke u shprehur se ky është lajm i rëndësishëm për sportin e atletikës por edhe për fazën finale të procesit të ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës. Shala u shpreh se përmes anëtarësimit me të drejta të plota, atletëve të Kosovës përpos që u është mundësuar pjesëmarrja në garat ndërkombëtare, ata pritet të bëhen të njohur në botë, si dhe është një nxitje për zhvillimin e mëtutjeshëm të atletikës në Kosovë.
Ministri Shala, tha se MKRS-ja po punon që të krijojë lehtësira për funksionimin e federatave dhe po punon në përmirësimin e infrastrukturës sporteve në vend, kur tashmë pritet të përfundojë faza e investimeve në shtigjet e atletikës në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë, ku atletët do të kenë mundësinë të zhvillojë përgatitjet e tyre. Shala, nënvizoi se investimet e MKRS-së bëhen në mënyrë që të krijohen kushte sa më të volitshme për ngritjen cilësore të sportit tonë dhe njohjen e tij sa më të gjerë në botë./b.j/

Filed Under: Sport Tagged With: anetare, Atletike, kosova, ne Federaten Boterore

Euro 2016, Shqipëria në vazon e katërt

October 15, 2015 by dgreca

20 ekipet që kanë siguruar kualifikimin në Europianin e Francës, vitin e ardhshëm, kanë nisur qysh tani të mendojnë mbi shortin e finaleve që do të hidhet më 12 dhjetor në Paris, pasi UEFA ka shpallur edhe renditjen e koefiçentëve të ekipeve kombëtare, përcaktuese për ndarjen nëpër vazo. Renditja është publikuar këtë të mërkurë pas përfundimit të 9 grupeve kualifikuese, ndërkohë që shorti për “play-off”-et do të hidhet më 18 tetor, këtë të dielë.
Franca organizatore do të jetë e para në grupin A, ndërsa kampionët në fuqi të Spanjës kanë gjithashtu të garantuar një vend mes 6 më të fortave, pavarësisht koefiçentit. Së bashku me Spanjën do të jenë edhe Gjermania, Anglia, Portugalia dhe Belgjika, të cilat kryesuan grupet e tyre respektive kualifikuese. Përfundimisht, në vazon e dytë do të jenë Italia, Rusia, Zvicra, Austria dhe Kroacia. Nëse Bosnja do të fitojë sfidën e dyfishtë të “play-off”-it, do të jetë gjithashtu në vazon e dytë, por nëse humbet, Ukraina do të ishte ekipi që do të futej në vazon e dytë, gjithnjë në rast fitoreje të sfidës përkatëse. Por, nëse të dyja këto do të humbisnin, atëherë vendin e mbetur në vazon e dytë do ta merrte Republika e Çekisë. Në vazon e katërt janë të përcaktuar përfundimisht ekipe si Islanda, Uellsi, SHQIPËRIA dhe Irlanda e Veriut. Ndërkohë që, Çekia, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Turqia janë të gjitha “në ankth”, pasi u duhet të presin ndeshjet e “play-off”-eve për të mësuar se në cilën vazo të shortit të dhjetorit do të bëjnë pjesë. Ndërkaq, UEFA ka zyrtarizuar edhe vazot e ekipeve kombëtare, të cilat do të ndeshen në fazën “play-off”, për të përcaktuar 4 ekipet e mbetura të Europianit 2016. Bosnja, Ukraina, Suedia dhe Hungaria janë ekipet më të vlerësuara në renditjen e publikuar po sot, gjë që i bën ata pretendentë përballë katër rivalëve të tjerë Danimarkë, Republika e Irlandës, Norvegji dhe Slloveni. Shorti do të vendosë përballë njëri-tjetrit këto kombëtare, me të parat që do t’i zhvillojnë ndeshjet në shtëpi fillimisht, e më pas në transfertë. Takimet e para të “play-off”-eve do të zhvillohen më 12-14 nëntor, ndërsa ato të kthimit më 15-17 nëntor.

Filed Under: Sport Tagged With: Euro 2016, në vazon e katërt, shqiperia

Flet ish kapiteni Igli Tare:”Shqiperia do te beje nje paraqitje te mire ne France 2016″.

October 13, 2015 by Administrator

Igli Tare Drejtori Sportiv i skuadres se Lacios eshte gjithmone i gatshem te ndjeke Perfaqesuesen e Shqiperise ne cdo takim thote editori Farncesco Lucca./
Intervista e ish kapitenit te Kombetares Shqiptare ne studio SKY Italia e hapet me nje anekdode e cilat lidhet me nje statuje te vjedhur ne Shqiperi ne vitin 1997. “Rastesisht gjate nje nate ne Rome isha per darke tek disa miq dhe mora vesh qe nje statuje ishte vjedhur gjate luftes civile ne vitin 1997. Behej fjale per statujen e Asklepit-. Tashme ajo gjendej ne shtepine e nje koleksionisti Italian qe perpiqej ta rishiste ne Shqiperi. Ai ishte perpjekur per rreth dy vjet pa ia arritur qellimit. Me dukej dicka e cuditeshme. Per kete lajmerova vellane tim te madh Drejtor i Parkut Kombetar nga ku ishte vjedhur kjo statuje. Sapo e degjoi kete histori me tha qe te beja dicka per ta kthyer ne atdhe. Doja te jepja nje shembull per te sensibilizuar opinionin publik dhe e ribleva. Ishte nje gjest simbolik por e bera per te dhene nje kontribut dhe per te kthyer ne atdhe dicka qe na perkiste.”, thote Igli Tare.
Ne kete emission ku ishte i ftuar edhe ish milanisti dhe futbollisti i mirnjohur Italian Costacurta, editoriali Francesco Lucca pyet Igli Taren nese e mban mend 26 gushtin e 2001 takimin Breshia Milan ? Tare pergjigjet me shaka :”Bente shume ftohte! Costacurta ishte i pranishem”. Pas ketij pohimi Costacurta merr fjalen duke buzeqeshur dhe thote:”Tare me beri dy gola. Gjithashtu mora edhe karton te verdhe. Duhej ta hiqnim qafe per ta ndalur”.
Si po e perjeton Shqiperia kete moment?
Ndeshja me Serbine kishte brenda shume emocion dhe shume histori. Kjo eshte dicka qe e ve skuadren nen presion. Lojtaret e dinin qe nuk mund te humbisnin, por per fat te keq luajten pa deshire dhe te shtypur nga ky presion”.
Cana eshte lideri i Perfaqesueses. Si ka mundesi qe nuk shkelqeu ne Itali?
Pati shume probleme fizike te cilat e kushtezuan. Gjithmone ka qene nje lider si tani me Nante. Ne qofte se i jepet mundesia luan mire. Lacio ka shume lojtare te mire dhe pati veshtiresi, por megjithate ishte nje lojtar shume pozitiv dhe ne cdo moment kur ju dha mundesia u perpoq te jepte maksimumin.”
De Biasi te Lacio?
Sinqerisht jo. Edhe sepse nga ajo qe kam degjuar do te zgjase kontraten me Shqiperine. E admiroj shume. Ka arritur shume me Shqiperine.  Eshte personalitet ne futbollin Italian dhe po shkruan historine shqiptare.
Tare tranjer i Shqiperise?
Me eshte propozuar nga federata por refuzova. Jam njeri i futbollit dhe nuk me pelqen te bej keto role. Gjithsesi jam tifoz i Perfaqesueses Shqiptare.  Une do ta mare ne konsiderate kete mundesi por pas disa vitesh. De Biasi ka akoma per ti dhene skuadres. Eshte nje skuader e re qe ne vitet e ardheshme mund te eci perpara.
Kualifikimi ?
Ishte endra e nje populli. Me preku moment i kualifikimit. Do te doja te isha 15 vjet me i ri. E merituan fitoren . I kam derguar mesazh te gjitheve. De Biasit, Tramezzanit dhe Berishes. Jam krenar. Ne Shqiperi jane te cmendur pas futbollit. Nje rezultat gjithmone i enderuar dhe i realizuar fale punes te jashtezakonshme te De Biasit.
Sekreti?
Ky ishte nje grup i konsoliduar. Nje pune 3-4 vjecare. De Biasi e di mire qe ka nje skuader te re me nje shpirt te madh. Jane te gjithe luane qe luajne per atdheun e tyre. Ata e dine qe kane nje popull qe ii mbeshtet. Nuk ka shume cilesi teknike, por kompaktesia eshte arma e tyre me e mire dhe luftojne nga minuta e pare tek e fundit me nje pressing te vazhdueshme. Sume njerez nuk kishin besim ne fillim, por De biasi Po.
E ardhmja? Shqiperia do te beje nje paraqitje te mire ne France 2016. Ajo eshte rritur nga grupi dhe sidomos ata do te kene mbeshtetje e mijra shqiptarve qe jetojne aty. Ekipet e tjera nuk jane per tu nenvleresuar. Kombet e vogla jane rritur shume ne nje organizate te madhe. Pergatiti:Albano Kolonjari.

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Igli tare, mire, ne France, shqiperia do te paraqitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 72
  • 73
  • 74
  • 75
  • 76
  • …
  • 118
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “The true history of mankind will be written only when Albanians participate in its writing.” – Maximilian Lambertz, Austrian Albanologist
  • SHQIPTARËT DHE IDEOLOGJITË
  • VATRA JU FTON MË 13 SHTATOR NË PROMOVIMIN E VEPRËS KUSHTUAR SKULPTORIT VASIL RAKAJ
  • VATRA THIRRJE DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË KOSOVËS VOTONI PRESIDENTIN E REPUBLIKËS
  • SAVE THE DATE!
  • Lideri i opozitës në Shqipëri Prof. Dr. Sali Berisha u takua me shqiptarët e Amerikës
  • Kujtojmë në ditën e lindjes akademikun Aleks Buda, kryetarin e parë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
  • Një udhëtim në kohë me Rita Orën
  • Labor Day në shekullin XXI: Punëtori amerikan përballë frikës nga AI
  • SHKOLLA SHQIPE NË WUPPERTAL, GJUHË DHE IDENTITET KOMBËTAR TE SHQIPTARËT NË GJERMANI
  • E mira dhe e keqja…
  • Legacy of Light: Commemorating Mother Teresa’s Spirit of Humanity
  • VINÇENC PRENNUSHI – NJË JETË MES FJALËS, BESIMIT DHE LIRISË
  • Kur Kristo Dako dhe Mihal Grameno i kërkuan Wilsonit të mbronte Shqipërinë
  • Demografia dhe gjeopolitika e Vilajetit të Kosovës në prag të Konferencës së Paqes në Paris (1919)

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT