Albert Bunjaku u shpreh i gëzuar që shënoi golin e parë historik të Përfaqësueses së Kosovës, ndonëse më shumë do ta gëzonte fitorja ndaj turqve.
E shënoi golin e parë historik të Përfaqësueses së Kosovës dhe një për një gjë të tillë është tejet i lumtur.
Megjithatë, Albert Bunjakun më shumë do ta gëzonte një fitore ndaj superfuqisë së futbollit evropian e botëror, Turqisë.
“Ishte kënaqësi që e shënova golin e parë të Kosovës, por pata dëshirë të fitonim. Gjithsesi, Turqia është një skuadër cilësore”, u shpreh Bunjaku.
“Besoj se edhe ndaj Senegalit do të jetë një ndeshje e vështirë dhe ne duhet të përgatitemi edhe më mirë. Shpresoj në një rezultat pozitiv”, shtoi tutje njeriu i cili do të futet në analet e historisë së futbollit kosovar, si futbollisti i cili shënoi golin e parë në një miqësore zyrtare ndërkombëtare.
Rashkaj i gëzohet përvojës së fituar
Në anën tjetër, kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj, theksoi se ai dhe bashkëlojtarët e tij duhet të përfitojnë nga kjo ndeshje miqësore.
“Turqia është një prej skuadrave më të forta dhe nëse e shikojmë kualitetin e Turqisë, sigurisht se Turqia e meritoi të fitonte”, tha Rashkaj.
“Ndoshta ishte pak herët që të luanin ndaj Turqisë, marrë parasysh fazën që jemi. Por, gjithsesi kjo ishte një përvojë e mirë për ne për ndeshjet e radhës”, shtoi tutje kapiteni kosovar.
De Biazi shpall listën e Kombetares
Debutojnë me kuqezinjtë Xhaka, Aliti dhe Cikalleshi/
Traineri italian i Kombetares Shqiptare, Xhani De Biazi, publikoi listën me 21 futbollistë që do të ketë në dispozicion për tre ndeshjet miqësore, që do të luhet njëra pas tjetrës, gjatë muajit në vazhdim. Shqipëria do të vihet përballë Rumanisë, San Marinos dhe Hungarisë në tre takime miqësore, të cilat do t’i shërbejnë trajnerit kuqezi të shohë gjendjen e ekipit dhe të çdo lojtari në vigjilje të eliminatoreve “Francë 2016”. Për shkak dëmtimi do të mungojnë disa lojtarë kryesorë, si Roshi, Hyka, Sadiku, Memushaj, për të cilët trajneri u shpreh i shqetësuar, por janë lënë sërish jashtë ekipit disa senatorë, si Ervin Bulku dhe Edgar Çani. Ka edhe risi si Fidan Aliti, Taulant Xhaka, Sokol Cikalleshi apo edhe konfirmimi i sulmuesit të FSV Frankfurt, Edmond Kapllani. Vëllai i Granit Xhakës, që zgjodhi të luajë me Zvicrën, ishte paralajmëruar më parë se do të vishej kuqezi. Surpriza e madhe mban emrin e Fidan Alitit, mbrojtës i majtë, i cili ende nuk ka mbushur 21 vjeç. Ai luante me ekipin e dytë të Lucernës në Zvicër dhe këtë sezon është një skuadër me Jahmir Hykën. Sulmuesi i Kukësit, Cikalleshi, është ndër të paktët e kampionatit shqiptar që zë vend në kombëtare. De Biazi hodhi poshtë mundësinë e rikthimit të sulmuesit, Besart Berisha, duke përsëritur të njëjtën gjë, se Australia ndodhet larg dhe ai nuk mund të bëhet pjesë e kombëtares nëse nuk do të kthehet të luajë një ditë në Europë. Para se të shpallej lista, trajneri i Shqipërisë, De Biazi, dhe ai i Kosovës, Albert Bunjaki, patën një takim së bashku – “Me trajnerin e Kosovës, Bunjaki ramë dakord në shumë gjëra dhe diskutuam për të ardhmen dhe bashkëpunimin mes dy ekipeve,” – theksoi De Biazi.
Kombëtarja, 21 emrat që do të përfaqësojnë Shqipërinë në tre miqësoret e ardhshme :
1.Etrit Berisha
2.Orges Shehi
3. Ansi Agolli
4.Fidan Aliti
5.Lorik Cana
6.Debatik Curri
7.Ermir Lenjani
8.Andi Lila
9.Taulant Xhaka
10.Amir Abrashi
11.Sabien Lilaj
12.Ergys Kace
13.Emiljano Vila
14.Sokol Cikalleshi
15.Shkelzen Gashi
16.Edmond Kapllani
17.Valdet Rama
18.Hamdi Salihi
19.Armando Vajushi
20.Mergim Mavraj
21.Elseid Hysaj
MBYLLET KAMPIONATI BOTEROR I PINGPNGUT, KOSOVA ME 4 PERFAQESUES
Auckland (Zelandë e Re/
Në qytetin metropol të Auckland-it u mbyll Kampionati Botëror i 17-të në Pingpong për Veteranë. Ky Kampionat do të mbahet në mend për shtetin e Republikës së Kosovës. Është hera e parë që sportistët nga Kosova morrin pjesë në Kampionat me logon e shteti të tyre. Në mesin e flamujve shtetëror valëvitej edhe flamur i Republikës së Kosovës. Ishte kjo ngjarje me rëndësi jo vetëm për pingpongistët, por edhe për shtetin e Kosovës dhe Mërgatën shqiptare këtu në Zelandë të Re. Sportistët: Nehat Çitaku, Besart Domaniku e Besire Domaniku me sjelljet, disiplinën dhe lojën e tyre sulmuese, atraktive dhe me fantazi të pingpongut me dinjitet të plotë prezantuan Republikën e Kosovës. Që të gjithë kaluan rundin e parë të kualifikimeve duke arritur rezultate të kënaqshme. Besire Domaniku arriti të jetë në mesin e 16 garuesve më të mira në botë dhe po mos të ishte lënduar me siguri do kthehej me njërën prej medaljeve në Kosovë. Vlen të përmend këtu edhe pingpongistin Burim Rakovica, i cili ishte përfaqësues i shteti të Zelandës së Re.(Sabit Abdyli)
Sevilla mposhti Benfican dhe rrëmbeu trofeun e Europa League
Sevilla është fituese e Europa League. Skuadra spanjolle mposhti në finale Benfican, në Juventus Stadium në Torino, pas penalltive, me rezultat 4:2.
Skuadra spanjolle festoi pas penalltive me rezultat 4:2, pasi koha e rregullt nuk solli gola, ndonëse të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar, por nuk i shfrytëzuan rastet që iu ofruan. Loja e rregullt dhe vazhdimet nuk sollën gola andaj penalltitë përcaktuan fituesin.
Carlos Bacca, Stephane M’Bia, Coke dhe Kevin Gameiro ishin të saktë për Sevillan, kurse nga katër tentime të Benficas, shënuan vetëm Lima dhe Luisao. Vendimtare ishin huqjet nga Oscar Cardozo dhe Rodrigo.
Benfica humbi finalen e tetë në gara evropiane, kurse Sevilla hyri në mesin e skuadrave si Juventus, Inter dhe Liverpool që e kanë fituar Kupën UEFA, tani Europa League nga tri herë.
Prandelli, publikon listën e Boterorit me 30 lojtarë
Sulmuesi i Fiorentines, Giuseppe Rossi, figuron ne listen paraprake prej 30 lojtaresh te Italise per Boterorin 2014, publikuar te marten nga trajneri Cesare Prandelli.
Trajneri ka perfshire ne liste edhe Antonio Cassano, i cili nuk eshte aktivizuar me perfaqesuesen qe nga finalja e Euro-2012, por ka bere nje paraqitje te mire kete sezon me Parmen.
Lista e 30 lojtareve eshte:
Portiere: Gianluigi Buffon (Juventus), Salvatore Sirigu (Paris SG/FRA), Mattia Perin (Genoa)
Mbrojtes: Ignazio Abate (AC Milan), Andrea Barzagli (Juventus), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Matteo Darmian (Torino), Mattia De Sciglio (AC Milan), Cristian Maggio (Napoli), Gabriel Paletta (Parme), Manuel Pasqual (Fiorentina), Andrea Ranocchia (Inter)
Mesfushore: Alberto Aquilani (Fiorentina), Antonio Candreva (Lazio), Daniele De Rossi (AS Rome), Claudio Marchisio (Juventus), Riccardo Montolivo (AC Milan), Thiago Motta (Paris Saint-Germain/FRA), Marco Parolo (Parme), Andrea Pirlo (Juventus), Romulo (Hellas Vérone), Marco Verratti (Paris Saint-Germain/FRA)
Sulmues: Mario Balotelli (AC Milan), Antonio Cassano (Parme), Alessio Cerci (Torino), Mattia Destro (AS Rome), Ciro Immobile (Torino), Lorenzo Insigne (Napoli), Giuseppe Rossi (Fiorentina).
- « Previous Page
- 1
- …
- 94
- 95
- 96
- 97
- 98
- …
- 117
- Next Page »